F A Q E T

Samstag, 7. März 2015

Hysen Sinani

Hysen Sinani lindi më 7 shkurt të vitit 1949, në Tiranë. Është arsimuar në Tiranë, autodidakt. Ka kryer disa specializime në fushën e gazetarisë dhe botimeve. Në vitet 1964-1974 ka përvetësuar gjuhën franceze; 1974-1980 përvetësoi gjuhën italiane; 1990-1995 përvetësoi gjuhën greke.
Nga viti 1964 deri në vitin 1974, ka punuar si punëtor në disa ndërmarrje prodhimi, si Fabrika e Lullave, Uzina Dajti, Konsumi i Gjerë, Ndërmarrja e Montimeve Industriale, etj.
Nga viti 1974 deri në vitin 1985, ka punuar redaktor letrar dhe gazetar në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Kurse në vitet 1986-1991 punoi përsëri punëtor në Uzinën e Traktorave dhe në Fabrikën e Llullave. Në vitet 1991-1992 shkoi në emigracion në Greqi. Në vitet 1992-1994 u rikthye në Shqipëri dhe nisi veprimtarinë private me firmën e tij botuese “Artemida”, midis botimeve të së cilës është edhe fjalori Greqisht-Shqip, me rreth 20 000 fjalë, i hartuar nga vetë autori. Në vitet 1994-1999 shkoi përsëri në emigracion në Greqi, për shkak të falimentimit të firmës botuese, si edhe realizoi disa udhëtime njohëse si gazetar në Itali dhe Francë. Në vitet 1999-2008 u rikthye në Tiranë, ku jeton dhe vepron si shkrimtar, publicist i lirë e përkthyes; krijimtarinë e publikon në faqet e shtypit letrar si gazeta "Drita", "Shqip", revista "Krahu i shqiponjës", etj.
Hysen Sinani ka shkruar një numer të konsiderueshëm romanesh dhe ka dhënë kontribut të vleshëm në në fushën e leksikografisë: “Fjalor Greqisht-Shqip” me 20.000 fjalë; “Fjalor Shqip-Greqisht” me rreth 6.000 shprehje të përdorimit të përditshëm të gjuhës greke, etj. Njeherit, ka perkthyer edhe një numer të konsiderueshëm te veprave te autorëve të ndryshem.
Aktualisht është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA).


Botime

  • “Gjergji”, roman, Tiranë (1980 )
  • “Nuk e harroja atë ditë”, roman, Tiranë (1989)
  • “Një burrë si ky”, roman Tiranë (1992)
  • “52 burra për një grua”, roman, Tiranë (1999)
  • “Legjenda e dheut të keq” roman, Tiranë (2000)
  • “Triseta, teoremë për dashurinë”, roman, Tiranë (2002)
  • “Sadisti”, roman, Tiranë (2003)


Përkthime

  • “Për atdheun”, nga Blasko Ibanjez; përkthim
  • “Maria Shapdëlenë”, nga Luis Hemon; përkthim
  • “Madalena”, nga Henri Truaja; përkthim
  • “Greqishtja për shqiptarët”, nga “Asimil”; përkthim
  • “Jeta e Volterit”, nga Andre Morua; përkthim
  • “Udhëtari i natës”, Maurizio Maggiani; përkthim
  • “Një Xhinxhis Khan i ditëve tona”, Alberto Bevilacqua; përkthim
  • “Krimet e mëdha të historisë”, Pierre Bellemare; përkthim
  • “Shqisa jonë e gjashtë”, Charles Richet; përkthim
  • “Udhëtim në fund të natës”, Louis-Ferdinand Céline; përkthim
  • “Filozofia në sallon”, Markezi Dë Sad; përkthim
______________
Nga WIKIPEDIA

1 Kommentar:

  1. Nuk mund të harroj sesi (magjia e bardhë) më ndihmoi të rikuperoja martesën pas 6 muajsh ndarje me gruan time për shkak të grindjes dhe ajo u largua dhe nuk u kthye më tek unë, bëra aq shumë për ta kthyer atë, por asgjë nuk funksionoi. deri sa pashë një koment në internet kur dikush po dëshmonte se si (magjia e bardhë) e ndihmoi atë të rivendoste burrin e saj dhe kështu e kontaktova përmes emailit të tij dhe pasi shkrova çështjen time ai më siguroi se do të më ndihmonte të kthehesha me gruan time pas 3 ditësh pasi bëri magjinë e dashurisë, dhe pasi ai bëri magjinë, gruaja ime u kthye në shtëpi dhe u lut që i vinte shumë keq sot jam kthyer me gruan time dhe jemi të dy të lumtur dhe jetojmë sërish bashkë. Unë e di se ka shumë njerëz atje që duan të rikthejnë të dashuruarit e tyre dhe shumë që duan të mbeten shtatzënë ose të kurojnë sëmundje. ju lutemi kontaktoni (magjinë e bardhë) Për shkak se ai është përgjigjja e përsosur për problemin tuaj, detajet e kontaktit të tij në emailin { findritualforlife@gmail.com }
    Whatsapp: +3550685677099
    +2349046229159

    AntwortenLöschen