F A Q E T

Samstag, 14. März 2015

Politikë idiote me gjakun e heronjve

Këta janë 135 dëshmorët e kombit që nuk u njihet statusi i dëshmorit

Komisionit të Familjeve të Dëshmorëve të Kombit ka reaguar lidhur me anashkalimin e dëshmorëve të kombit të rënë gjatë viteve ’80-a apo më herët, të cilëve nuk iu njihet statusi i dëshmorit. Ky komision ka paralajmruar në qoftëse nuk do të shqyrtohet kërkesat e tyre do të organizojnë protestë dhe formimin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, që përfshin të gjithë dëshmorët e periudhave të ndryshme.
 
“Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, seriozisht do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave dhe formimin e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, që përfshin të gjithë dëshmorët e periudhave të ndryshme.
 
Me indinjatë të thellë kundërshtojmë anashkalimin e dëshmorëve të kombit nga ana e Komisionit qeveritar për verifikim, i cili nuk ua njeh statusin e dëshmorit të kombit të rënëve të rënë në periudha dhe rrethana të ndryshme gjatë rezistencës kombëtare kundër Serbisë pushtuese. Dëshmorët e anashkaluar e që ranë para luftës çlirimtare në Kosovë, ishin pararendësit e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës, të kryekomandantit legjendar Adem Jashari, siç thotë edhe simboli dhe heroi i gjallë kombëtar Bacë Adem Demaçi. Prandaj, tingëllon paradoksale që edhe të rënëve gjatë viteve të mëhershme të mos iu njihet statusi i dëshmorit.

Në përvjetorin e 34 të demonstratave historike gjithë popullore të vitit 1981, të cilat ia dridhen themelet e shtetit diktatorial okupues dhe burgut të madh të shqiptarëve, e quajtur “Jugosllavi”, Komisioni i Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, seriozisht do të shqyrtojë mundësinë e organizimit të protestave, të cilat do të zgjasin deri në realizimin e kërkesave për njohjen e statusit zyrtar të dëshmorëve të rënë në fushën e nderit. Po ashtu do të shqyrtohet edhe formimi i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, e cila nuk do t’i ndajë dëshmorët në periudha dhe vite, por do të mbrojë të drejtat e të gjitha familjeve të dëshmorëve bijtë dhe bijat e të cilëve ranë në mbrojtje të atdheut dhe të çështjes kombëtare shqiptare kundër okupatorit fashist serb në të gjitha periudhat e historisë sonë sa të përgjakshme po aq të lavdishme.

Është pikërisht Ligji Nr. 04/L-054 PËR STATUSIN DHE TË DREJTAT E DËSHMORËVE, INVALIDËVE, VETERANËVE, PJESËTARËVE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS, VIKTIMAVE CIVILE DHE FAMILJEVE TË TYRE, gjegjësisht neni 8 paragrafi 2 i këtij Ligji që thotë se: “Këto të drejta i realizojnë edhe të gjitha familjet e dëshmorëve të kombit, të rënë në forma të ndryshme për lirinë e vendit në periudha te ndryshme historike”. Prandaj është e habitshme se si Komisioni Qeveritar për Verifikim i ka lënë anash dëshmorët e kombit që ranë gjatë viteve ’80 dhe viteve tjera në ballafaqim me forcat policore-ushtarake serbo-çetnike”, thuhet në reagim e dërguar për media.

Ndërsa, më poshtë i keni listen e emrave të dëshmorëve të kombit, të rënë në periudha të ndryshme të rezistencës sonë kombëtare për çlirim dhe pavarësi kundër okupatorit serb, janë:

Emrat e dëshmorëve të kombit, të rënë në periudha të ndryshme të rezistencës sonë kombëtare për çlirim dhe pavarësi kundër okupatorit serb, janë:

1. Fazli Grajçevci, i vrarë më 1964 në burg
2. Shaban Shala, i vrarë më 1964 në burg
3. Murat Mehmeti, i vrarë në demonstratat e vitit 1968 në Prishtinë
4. Naser Hajrizi nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981
5. Asllan Pireva nga Prishtina, i vrarë në demonstratë në Prishtinë, më 1981
6. Sherif Frangu (i vrarë në demonstrata) në Ferizaj, më 1981
7. Riza Matoshi (i vrarë në demonstrata në Ferizaj, më 1981
8. Ruzhdi Hyseni (i vrarë më 1981)
9. Xhelal Maliqi (i vrarë më 1981)
10. Sali Abazi (i vrarë më 1981)
11. Salih Maloku (i vrarë më 1981)
12. Nesimi Dervish Dana (i vrarë më 1981, në Gjakovë)
13. Salih Zeka (i vrarë më 1981)
14. Jusuf Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard
15. Bardhosh Gërvalla, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard
16. Kadri Zeka, i vrarë me atentat, më 17 janar 1982, në Shtutgard
17. Rexhep Mala, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984
18. Nuhi Berisha, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 11 janar 1984
19. Bajram Bahtiri, i vrarë duke luftuar, në rrethim më 8 shkurt 1984, Prishtinë
20. Xhemajli Blakaj, nga Istogu, i mbytur në torturë më 1987
21. Ismet Krasniqi, veprimtar dhe organizator i demonstratave që nga viti 1981, i vrarë në demonstratën e 27 marsit të vitit 1989, në Prishtinë
22. Afrim Zhitia, i vrarë duke luftuar në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë
23. Fahri Fazliu, i vrarë duke luftuar, në rrethim, më 2 nëntor 1989, Prishtinë
24. Ali Ajeti, i vrarë duke luftuar, më 1989, në Shtedim të Besianës
25. Tahir Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët
26. Nebih Meha, 13 maj 1981, i vrarë duke luftuar, Prekaz i Ulët
27. Besim Latifi, nga fshati Pollatë, Besianë, i vrarë në rrethim më 1990
28. Skënder Monolli, nga fshati Pollatë, Besianë, vrarë në rrethim më 1990
29. Enver Hadri, i vrarë me atentat, më 25 shkurt 1990, në Bruksel
30. Tahir Lush Berisha (vrarë gjatë përpjekjes së armatosur më 1992, në Leshan të Pejës
31. Arim Abazi, i mbytur në torturë në burgun e Ferizajt
32. Zijah Shemsiu, i mbytur në burg
33. Xhemajli Berisha (31 vjeç), profesor, nga fshati Brestovc Rahovec, i mbytur në torturë në burg të Prizrenit
34. Nesimi Elshani (28 vjeç), student, Nagavc, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
35. Bedri Sokoli, vrarë në vitin 1989
36. Ylfete Humolli, 17 vjeçe, (e rënë në demonstratat, në Lupç i Ulët i Besianës, më 1990)
37. Agron Fetahu (23 vjeç), bujk fshati Celinë, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
38. Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
39. Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Rahovec, vrarë më 27.01.1990, në Brestovc, Rahovec
40. Mehmet Ejupi (23 vjeç) fshati Sekiraçë, vrarë në Besianë
41. Agim Rashiti, (19 vjeç), Dragash, vrarë në Gjilan
42. Agim Kukleci (31 vjeç), punëtor, vrarë në Isniq, Deçan
43. Basri Ibrahimi, nga fshati Smirë, vrarë në Smirë, Viti
44. Xhymshit Ahmet Badallaj (24 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
45. Gjylbear Izet Badallaj (22 vjeç) bujk, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
46. Hajrim Badallaj (10 vjeç), nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
47. Naim Qemajli, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
48. Fatmir Hoxha, nga fshati Zhur, vrarë në Zhur, Prizren
49. Haki Pavataj, Decan
50. Zyle Gashi (23 vjeç), vrarë në Prishtinë
51. Mujë Berisha, nga fshati Maznik, vrarë në Maznik, Deçan
52. Ismet Qorraj (21 vjeç), punëtor, vrarë në Carrabreg, Deçan
53. Xhafer Qorraj, vrarë në Carrabreg, Deçan
54. Selman Haxhosaj, nga fshati Pobërxhë, vrarë në Deçan
55. Musa Gashi, nxënës, nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë
56. Mirvete Avdiu, nxënëse, nga fshati Muzeqinë, vrarë në Shtime
57. Mustafë Veselaj (23 vjeç), nga fshati Peçan, vrarë në Suharekë
58. Hilmi Jashar Kajtazi (31 vjeç), teknik, nga fshati Vitak, vrarë në Mitrovicë
59. Bedri Sergjonaj (19 vjeç), nga fshati Kllodernicë, vrarë në Mitrovicë
60. Behram Saniçi, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë
61. Hakif Bislimi (24 vjeç), i papunë, nga fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Mitrovicë
62. Sali Hadërgjonaj (19 vjeç), nxënës, nga fshati Voksh, vrarë në Deçan
63. Selat Berisha (28 vjeç), punëtor, nga fshati Barilevë, vrarë në Prishtinë
64. Muharrem Kabashi (19 vjeç), i papunë, nga Dushanova, vrarë në Dushanovë, Prizren
65. Idriz Rrahmani (41 vjeç), vrarë në Gjilan
66. Rrahman Demaj, vrarë në Skenderaj
67. Bedri Hasanaj (21 vjeç), vrarë në Mitrovicë
68. Sevdat Xhafolli (25 vjeç), vrarë në Prishtinë
69. Shukrije Obërtinca (17 vjeçe), nxënëse, nga fshati Lismir, vrarë më 27 mars 1989 në Prishtinë
70. Nufret Gashi (40 vjeç), vrarë në Suharekë
71. Muhamet Imeri (19 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren
72. Ibrahim Krasniqi, vrarë në Prishtinë
73. Ismet Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan
74. Xhafer Curraj, vrarë në Carrabreg, Deçan
75. Muhamet Bytyçi, nga fshati Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren
76. Bujar Haxhimusa (24 vjeç), vrarë në Mitrovicë
77. Riza Smajli, vrarë në Gjilan
78. Betim Shala (21 vjeç), student, nga fshati Nashec, vrarë në Prizren
79. Beqir Shimaniqi (41 vjeç), pensionist, nga fshati Roshan, vrarë në Mitrovicë
80. Ramadan Zeqiri (34 vjeç), punëtor, nga fshati Kopiliç i Epërm, vrarë në Mitrovicë
81. Istref Gashi (42 vjeç), punëtor, vrarë në Suharekë
82. Sakip Bislimi (33 vjeç), i papunë, fshati Koshtovë e Vllahisë, vrarë në Leposaviq
83. Afrim Bytyçi (14 vjeç), vrarë në Dushanovë, Prizren
84. Rrahman Sopa, Kaçanik, vrarë në Prishtinë
85. Shefki Sejdiu, Ferizaj, vrarë në Prishtinë
86. Shaip Bytyçi (30 vjeç), Dushanovë, vrarë në Dushanovë, Prizren
87. Ali Ajeti (30 vjeç), nga fshati Sveçël - Podujevë, vrarë në Mitrovicë
88. Xhemajl Krasniqi, demonstrues, i burgosur, vrarë në burg
89. Fatmir Hazir Ukaj (18 vjeç), Pejë
90. Agron Ukë Gashi, Celinë, Rahovec
91. Hilmi Rexhep Krasniqi (41 vjeç), Hoçë e Vogël
92. Halim Malush Hoti (29 vjeç), Krushë e Vogël, Rahovec
93. Nazim Qemal Elshani (28 vjeç), Nagavc
94. Reshat Ymeri (21 vjeç), Gjilan
95. Rexhep Aliu (43 vjeç), punëtor, Ferizaj
96. Bekim Ruzhdi Sejdiu (15 vjeç), Koshare, Ferizaj
97. Melit Kryeziu, Suharekë
98. Hysni Abdullah Mazrreku (15 vjeç), Bubavec, Malishevë
99. Ali Din Kryeziu (28 vjeç), Bubavec, Malishevë
100. Rexhep Selman Aliu,(36 vjeç), Bubavec, Malishevë
101. Sadik Malaj (23 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri
102. Sadri Maksuti (53 vjeç), Stanovc i Poshtëm, Vushtrri
103. Xhevat Hoxha (24 vjeç), Gjakovë
104. Fatmir Kërleshi (20 vjeç), Gjakovë
105. Qamil Morina, Logjë, Pejë
106. Fadil Nazmi Talla (25 vjeç), Podujevë
107. Ragip Brahim Hasanmetaj (23 vjeç), Strellc, Deçan
108. Islam Morina (38 vjeç), Topanicë, Kamenicë
109. Sylë Hazir Ukëmetaj (23 vjeç), Strellc i Epërm, Deçan
110. Nuhi Azemi (21 vjeç), Prelezi i Jerlive, Ferizaj
111. Xhevdet Breznica (22 vjeç), Magurë, Lypjan
112. Enver Morina (22 vjeç), Çikatovë e Vjetër, Drenas
113. Sahit Shala (25 vjeç), Krajkovë, Drenas
114. Gani Daci (22 vjeç), Nabërgjan, Pejë
115. Ali Hysevukaj (19 vjeç), Pejë
116. Ali Isë Zuka, Pejë
117. Nazmi Tefiku, Dubravë, Kaçanik
118. Sadri Shoshi, Istog
119. Samedin Bylykbashi, Prishtinë
120. Agron Fetahu (23 vjeç), bujk, Rahovec
121. Milazim Karaxha, Çikatovë, Drenas
122. Smajl Lladrovci, Gllanasellë, Drenas
123. Xhavit Lladrovci, Gllanasellë, Drenas
124. Shani Morina, Drenas
125. Bahtijar Gashi (52 vjeç), Prizren, mbytur në Gjilan
126. Sylë Ukë Haxhaj (46 vjeç), Carrabreg, Deçan
127. Haziz Shora, Kaçanik
128. Qazim Shoshi, Istog
129. Ali Tafa, Shtime
130. Vehbi Shesholli, profesor, Zveçan, Mitrovicë
131. Rasim Sheqer Mulliqi, profesor, Beleg, Deçan
132. Osman Vokshi (66 vjeç), Pejë
133. Osë Muqaj
134. Ragip Hasanmetaj (23 vjeç), fshati Strellc i Epërm, Deçan, vrarë më 31.01.1990
135. Hasan Ramadani, nga Albaniku (ish-Shajkoc – Besianë), i vrarë në luftim,1994.

Në listë mungojnë ushtarët e vrarë gjatë shërbimit ushtarak në ish-armatën e ashtuquajtur popullore jugosllave.

“Nëse eventualisht ka mbetur ndonjë dëshmor jashtë kësaj liste, Komisioni paraprakisht u kërkon falje familjeve të tyre, dhe njëkohësisht luten familjet e tyre të na ofrojnë shënimet për ta”, thuhet në reagim./A.M
_____________
Huazuar nga standardi.eu

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen