Samstag, 2. August 2014

Kujtim Stojku - Përtej legjendës

Dardani sapo kishte mbaruar studimet në Zvicër dhe, ishte kthyer në vendlinjden e tij. Kishte vendosur që të mos shkonte më jasht por, të punonte aty në qytetin e tij. E kishin rekomanduar që të takonte një inspektor në ministrinë e arsimit. Ora po shënonte 10-30’ dhe ai po qëndronte para derës së zyrës së inspektorit. Trokiti dhe uli dorezën e derës së zyrës. U fut Brenda dhe përballë tij, ulur në një tryezë me rimeso arre qëndronte i ulur inspektori me kokën e tij tullace dhe mjekër të zezë.Kostum ngjyrë kafe dhe një kravatë të gjelbër. Kjo pamje e tij atë e shtangu për disa sekonda.Ai,zoti inspektor pasi i uroi mirseardhjen nuk harroi t’i kujtonte se e kishte porosi edhe nga Bekimi për të cilin kishte respekt dhe ia dëgjonte fjalën. Pasi u informua për edukimin e tij, inspektori nja dy-tre herë rrudhi buzët kur degjoi se ai kishte studiuar shkencat humanitare me profil historinë.Pas kësaj bisede të shkurtër inspektori i mori numrin e telefonit se do ta merrte vete në telefon dhe, ai të mos mundohej fare për t’u paraqitur në zyrë. Mirëpo qysh prej asaj dite nuk u kujtua kush më për të. Zhvillimet social - kulturore ishin të larmishme.Por ai nuk u besoi veshëve të tij kur pa në televizion politikanë që sulmonin historinë se gjoja ajo nuk ishte shkruar siç duhet. Dhe sulmi drejtohej njërit prej figurave qendrore të historisë: Gjergj Kastriotit Skëndërbeu. Kjo figurë historike është e pakrahasueshme për kohën ku me gjenialitetin e tij gjunjëzoi një perandori të tërë. Ai sot i ka kaluar kufjtë e legjendës.
Sepse legjenda është organi me anë të cilës perceptohet madhështia figurës së tij.Dhe kjo është një nga përgjigjet më të mëdha të shpirtit njerzor të identitetit të një kombi.Dimensioni i këtij shpirti dhe gjenialiteti i ka kaluar përmasat njerzore duke u futur në përjetësi. Ngjitja në këtë shakllë të jashtzakonshme, ndërmarrja me gjenialitet po të veprave të jashtzakonshme,për shkencat e sotme si psikologjia, do të ishin të mjaftueshëm pragmatizmi dhe metodat realitetit të treguarit.Ne kemi në dorë një çelës dhe me këtë çelës ne hapim ditën e zakonshme, ky është kyçi magjik që ne hapim të gjitha gjërat. I tillë është besimi në disa epoka. Pozitivizmi është religjioni i kohës që nuk ka eksperiencë të madhe. Por e madhërishmja është e përhapur pak mbi hartën e botës,si një copëz metali që përshkon rrugën e gjatë, si gur i papërfillshëm. Mosbesimi ndaj të madhërishmes është lindur prej shpirtit njerzor.Tek ne ka disa shpirtra të vegjël të cilat vërtiten brenda trupit njerzor,që si ajo vemja na gërryejnë dalëngadalë derisa na thërrmojnë plotësisht, shpërbëhemi, coptohemi veç e veç si coprat e një shkëmbi të madh. E tillë është, e pandërprerë, etja e veprës nëntoksore e ndërtuar nga grimcat.Para se ta kuptojë njeriu në fillim duhet të ulë entuziazmin për të kuptuar asimilimin dhe, elementët e fuqishëm, ky eshtë funksioni automatik i njerzimit. Kështu ai e han përmes madhështisë, e shkatërron atë, historia mbushet me fole milingonash dhe shkatrrohet ajo më ndijesorja, kodrat e dheut i braktis madhështia.Nxorri paketën nga xhepi dhe ndezi një cigare.Mendimet po i vinin njëri pas tjetrit duke mundur të analizonte gjithçka me hollësi. Nuk i kujtohej se ku e kishte lexuar se shoqëria e hapur ka edhe armiqtë e saj.Ngrysi vetullat dhe konkludonte se psikologjia është mediokritet, besimi në njëtrajtshmërinë, rregulli i përhimtë për milingonat.Ai po mendonte dhe po mendonte duke krahasuar analizuar ngjarje, fakte, të dhëna të reja. Ai ishte i bindur se shkencat shoqërore nuk mund të eksperimentoheshin në laborotor. Ngjarjet historike nuk mund të përsëriten që t’i shohë historiani. Historiani është në kërkim të vazhdueshëm të grumbullimit të materialeve studimore si arkeologjike, historike, botimet e ndryshme e shumë e shumë të tjera dhe i analizon ato me syrin e studjuesit. Karl Poperi theksonte se shkencat shoqërore e pranojnë se parashikimi historik është qëllimi i tyre kryesor dhe, që pohojnë se ky qëllim është i arritshëm nëpërmjet zbulimit të ritmeve ose të rrugëve,të ligjeve ose të prirjeve që fshihen nën evolucionin e historisë. Këto bënin pjesë në historicizëm sipas këtij studiuesi të madh. Nëpër mendjen e tij shekujt ditët, ngjarjet po vraponin me shpejtësi.Individë që bënë historinë nuk mund të flaken nga ajo se kështu u pëlqen disave. Këta figura ishin pjesë e saj dhe historia i sheh me vështrimin e saj se veprimtaria njerzore ka ndikimin e saj në zhvillimet historike. Ngandonjëherë ndodh që rrethanat e ngjashme lindin vetëm brenda një periudhe të veçantë historike. Kur erdhi në shek e XIX filloi të shihte me një vështrim tjetër ngjarjet sepse koha evulon gjthmonë përpara. Në shekullin e 19 njeriu i madh nuk ishte më ai njeriu i shekujve të mëparshëm si në shek e XV.Në këtë shekull ky njeri u konsumua menjëherë, epoka të reja filluan të dilnin në skenë. Njëra nga këto ishte edhe epoka e psikologjisë e cila shpaloste dimensionet të pafundme dhe, kjo ishte një pafundësi e vërtetë.Një ditë me diell ku nuk fryn erë është zagushi dhe, dita është mjaft e lodhshme,njerzimi gulçon kur sheh ngushëllimin. Betohen se do të lindin jo më shumë se një njeri të madh. Ata mohojnë ekzistencën e tyre,dhe kthehen në grimcat e fillimit. Me një sens ngushëllues, mediokriteti është rikonstituar në principet e kuptueshmërisë, në restaurimin e racionalizimit. I githë territori i jetës është i ndarë,shpërndahen dhe sillen nën kontroll. Madhështia e kotësisë është proklamuar, lajmërimi është i pamundur dhe, në procesin historik objektiv është parashtruar nga figurat dhe statistikat dhe, në këtë çelës të kuptimit të historisë duhet parë. Ecte i menduar në trotuarin shtruar me pllaka të kuqerremta ku bleu tek një gazeta shitës gazetën “E VËRTETA”.Gazetashitësi po i kthente reston por ai Dardan Sharri iku duke lënë dorën shtrirë atij dhe u përqëndrua në titujt e gazetës.Gazeta këtë lajm e kishte botura në faqen e saj të parë. E lexoi duke u ndalur herë pas here dhe, të rrënqethura po ia përshkonin shtatin. Megjithatë mendoi ai me vete ai është një shkrim i thjeshtë gazetaresk dhe, jo historik.Ai këtë po e analizonte si fonemen në shoqërinë e lartë politike që kishte frenat drejtuese të pushtetit. Ata persona që kishin hapur këtë lojë kishin një imunitet të marrë nga votat e popullit. E mbylli gazetën, përshëndetjes së një burri rreth të pesdhejtave ai nuk iu përgjigj se nuk e kishte mendjen. Mendja tij bridhte nëpër skutat e historisë…
Figurat që bëjnë historinë paraqiten me të gjithë madhështinë e tyre, me aftësitë e tyre të rralla gjeniale kanë mundësi t’i ndryshojnë dhe t’i kontrollojnë ato. Populli nga ku dalin këto gjeni nuk i harron kurrë se, ato kanë dalë nga gjiri i tij. Sido që të flitet për ta ai i ruan me fanatizëm në kujtesën e tij. Dhe nëse ka paqartësi për epokën që shqyrtohet ajo vjen krejt ngadalë dhe fillon e përceptohet midis nesh duke kërkuar rrezet e dritës. Fjalët që përhapen me një qëllim të caktuar shkaktojnë një reaksion mbi popullin sepse i mohon ata. Dhe ky mohim ngrihet përballë një besimi religjoz fals i cili përballë gjenisë së individëve historik shkërrmoqet si kështjellë rëre. Mirëpo populli e mbron gjeniun e vet sepse ai e udhëhoqi drejt madhështisë. Historia bëhet madhështore dhe, kjo madhështore është përbuzëse, ngashnjyese,sepse mohon indulgjencën. Lajkatarët gjithnjë kanë fytyrë të pështirë. Ata që punojnë për llogari të dikujt tjetër, u lexohet në fytyrën e zbehtë shëmtia kombëtare. Këto lloj personazhesh kurvërojnë me një prostitutë që i ka ikur mosha. Ajo i ka blerë ata për kënaqësitë e veta. Prandaj ata janë dashuruar si të marrë me të sepse janë paguar për një punë të ndyrë. Ata do të punojnë pa u lëkundur dhe me devotshëmri, duke iu betuar asaj me dashurinë e tyre të zjarrtë, duke marrë mbi vete barrën e turpit përgjithnjë.
Kur madhështia e historisë fillon e anohet,ligjet e zakonshme qeverisëse ndërpresin proceset. Psikologjia dhe racionalizmi,këto procese të reduktimit dhe të kuptimit,bëhen një artileri gjymtuese, e çmendur dhe e pavlerë.Intelekti tërheq kapitullimin.
Ligjet e së madhërishmes janë në disporpcion të metodës së mendimit të përditshëm. Mendja kërkon t’i kapë ato dhe t’i kthejë mbrapsht në thellësinë e rezervave të saj,ndërtimi kohor që ndërton është i përshtatshëm dhe besimi në të vjetrën është legjendë. Kjo së pari është rubrika, titulli i përkohshëm i romancës me të cilën mbarset njerzimi.
Thelbi i manifestimit të madhështisë të antinomisë në vetvete qëndron në gënjeshtrën.Ajo në vetvete mban kontradikta të mprehta dhe, të pakrahasueshme, por ne e ndjejmë se vetëm nga perespektiva e kuptimit janë shtuar me një shenjë negative,ndërsa nga disa të tjerë,ana e panjohur e këtyre kontradiktave zgjidhen në vetvete me një marrveshje mjaft të lartë,permes arsyes dhe pozivititetit. Ne me gjuhën tonë humane duhet t’i shpjegojmë ato me guxim me shënimin “jo”, kjo përgjigje i përforcon ato me negativitete.Kjo është një gjë, e pandashmja dhe e tëra si në asnjë gjë tjetër në botë, ku ne duhet ta ndajmë në antiteza duke u përpjekur në padobishmërinë, dhe e tëra nuk është e ngjashme me një gjë tjetër në botë por, kur ne përpiqemi ta integrojmë veten me botën e qytetëruar oksidentale, përballemi me orientalizmin që na është ngjitur si muti pas këpucës. Ndezi edhe një cigare tjetër por,sa e thithi e flaku se ishte bërë helm duke i pirë njëra pas tjetrës,paketa po shkonte drejt mbarimit, i kishte a si kishte pesë-gjashtë cigare. U fut në një bar-kafe dhe porositi kafe dhe konjak.Kokën e kishte të rënduar. Ambjenti ishte i rëndë nga pirja e duahnit brenda. E ktheu menjëherë gotën me konjak dhe porositi një tjetër, edhe atë e ktheu menjëherë, barmeni e pa i çuditur, ai pagoi dhe doli jasht. Pak më tutje bleu një kaush me fara lule dielli tek një jevgë dhe u drejtua për në banesë. Rrugës analizonte figura, karaktere, individë, grupe etnish dhe rracash, kombe që kishin lindur dhe ishin zhdukur nga faqja e dheut dhe historisë. Ai deduktonte se sa mund të jetë i thellë dhe i gjërë një individ kur punon për shpëtimin e kombit të vet? Një burrë që e shpëton një komb nga zhdukja, kombi atë e ka atë bir, baba dhe krijues. A është ai për kohët e sotme modeli i vullnetit të sakrifices për të shpëtuar kombin e tij? Gjenitë janë mbinjerzorë,ata edhe pse nuk jetojnë fizikisht, kundërshtarët e tij i tmerron fryma që ai ka lënë. Ata nuk mund ta uzurpojnë këtë frymë as me përuljet e neveritshme dhe ,as me sulmet e pashpresa ndaj figures së tij. E si mund të jetë kjo krenari kombëtare përbuzje për njerzit? Spse ajo kryesisht priret nga adhurimi dhe dashuria,për veprimtarinë e pashenbullt nga sakrifica dhe përkushtimi për popullin dhe kombin e tij.Ja pse orientalizmi e sheh me trishtim madhështinë e figures së tij. Sepse ai e demaskoi përpara gjithë botës falsitetin religjioz që po përhapej me anë të shpatës. Ai demaskoi profetët e rremë. Dhe për këtë ai u bë i pavdekshëm.A zbehet apo theksohet më tepër sublimja e këtij gjeniu të kombit? Ne e ndjejmë se, në përputhje sigurisht me ligjet e thella,këto çifte antinomike nuk e zhdukin njëra tjetrën,por qëdrojnë midis një sasie të lartë.Disa e fillojnë me mësime të mëdha.Një detyrë e madhe është vendosja për politikanët, historianët,strategët dhe moralistët. Specialistët do të marin pjesë në këtë hapsirë, ajo ndahet midis vetvetes, ajo matet me hunjtë e gardhit të tyre, përmes këtyre dimensioneve superhumane.
Gjergj Kastrioti Skëndërbeu u shfaq i plotë me veprat e tij,ai ishte i transformuar në to,ai u shfaq përmes mendimit të tij gjenial.Ai paraqiti një kapacitet suprem për të investuar me një potencial të plotë në kategoritë lëndore,duke mos lënë që të largohet asgjë.
Veçanërisht tek ky moment,ai është vullkan i energjive aktive dhe, natyrisht i detyruar nga ngjarjet.Ai nga natyra ishte një forcë në mes forcash të tjera që nuk mund t’i përballoje lehtë.Këtu na dalin të harmonizuara mençuria,forca,strategjia e shumë e shumë të tjera që e barazon atë me një engjëll.
Por një i madh është i madh kur ai vepron.A nuk përmbante këto cilësi? E madhërishmja dhe e padëpërtueshmja, ai mbetet jasht tyre. Ai nuk i shteron plotësisht rezervat e tij, ai duhet të mabajë rezerva për një qëllim të madh. Forca e tij dhe, zemra e qenies së tij e bëjnë atë të pathyeshëm ku i tejkalon kufijtë e legjendës. Ai kurrë nuk shterron dhe nuk shpërndahet si një re kur fryen era dhe, kështu ai mbetet një figure e pakrahasueshme që i kapërcen kufijtë e legjendës.
 
 
Roli i tij historik është pikërisht fillimi.

  Skëndërbeu ishte e gjithë prezenca dhe momenti. Një shkëndijë e mrekullueshme që shpërthen nga vatra dhe ,shkëputet komplet duke pasur edhe një fat. Por ndryshe veprimet nuk do të ishin të fundit.Me mëdyshje dhe, me një kundërshtim të rëndë kur nuk mund të veprojë ndryshe ai i lejon veprimet ekzemplare të bien nga shpata e tij. Morali i fortë i cili e vazhdon më gjatë veprimin, është shumë më i rëndësishëm për të.Ai e ruan atë për lartësimin e kombit të tij,ai për ta forcuar më shumë vendos kapitalin e tij të përjetshëm, së pari nga brenda vetes pastaj tek të tjerët.Për këtë arsye ai rritet nën vështrimin e të gjithëve.Ai merr madhështinë mbi veten,e investon atë në veten e tij,ndërsa siguron vendin.Ai ndërton statujën e padukshme me anë të veprimtarisë së tij.Edhe pas vdekjes njerzit e shohin atë duke kalëruar nëpër hapsirë.Ai ai fluturon nga njëri mal në malin tjetër me gjithë kalë dhe len gjurmë mbi shkëmb ku dallohen edhe sot. Imazhi i tij përshkon hapsirën për shpëtimin e popullit, kombit dhe civilizimit.Një ditë kur kur kjo madhështi e tij mbaron, ai nis të mos perceptohet,fillojnë ta sulmojnë me fjalët jo të denja për një hero, por si një pushtues.Ndërsa atij, pushtuesit me të cilin ai u ndesh dhe i gjunjëzoi i ngrejnë objekt kulti që të falen për nder të pushtimit që ndërmori, por njëkohësisht nuk harrojnë as gjunjëzimin e tij dhe disfatat e turpshme…dhe pikërisht këtu shpërthen histeria. Sulmi i tyre mjeran synon që ta fshijë atë nga kujtesa e popullit, mirëpo ata harrojnë se edhe kafshët kanë kujtesë por nuk kanë asnjë kujtim. Dhe pikërisht këtë ata nuk e perceptojnë dot sepse ai u largohet gjithmonë e më shumë duke marrë përmasat e një engjëlli, largohet për tek e madhërishmja duke bartur tiparet e tij përgjithmonë. Sido që ta analizoje veprimtarinë e këtij burri nuk kishte se si dilte ndryshe. Qëllimi është i qartë, sulmi ndaj tij është sulmi ndaj kombit që e nxorri dhe mohimi i tij duke na quajtur popull endacak. Ngjiti shkallët e apartamenti dhe i ra ziles. Derën ia hapi e ëma. Pasi i tha të birit se mos donte ndonjë gjë për të ngrënë,ai i kërkoi vetëm një çaj dhe u fut në studion e tij…
Skëndërbeu paraqiti veten në histori si të pakrahasueshëm dhe, ishte një nga burrat e rrallë ku i kalojnë kufijtë e njerzores dhe marrin përmasa hyjnore. Ai e futi veten në histori si një gjeni i pakrahasueshëm duke i dhënë formën e mrekullueshme karrierës së tij. Ai është karakteristik për fuqinë e tij sepse ai ishte nga një popull me traditë, e shkuara i peshonte në shpirt. Kjo ndryshe shfaqet nga zgavrat e historisë,nga varret,jashtë së shkuarës. Ai është në buzë të ëndrrave të bardëve, i turbulluar nga vizionet e poetëve, i ngarkuar nga gjeneratat martire.Ai është e gjithë vazhdimsia. Ai e tërheq të kaluarën pas si një mantel të madh për gjithë civilizimin Evropian.
Në kohën që ai jetoi fytyra e tij ka qenë si të gjithë fytyrat e njerzëve të zakonshëm. Natyrisht kur i kujtojmë këto hollësi ne sot buzqeshim….Pas vdekjes shfaqet përjetësia, ëndrrat janë shfaqur në fytyrë dhe janë tërhequr nga kujtesa.Ajo endet përmes një procesioni të fytyrës e cila gjithnjë dhe më shumë është e zbehtë, e gjërë dhe rrezatuese nga ku radhiten këto ëndrra. Kur vendosen mbi të ngrijnë duke i dhënë fytyrës maskën e fundit, dhe përgjithmonë fytyrën e atdheut.
Dardan Sharri po i ngjiste dhe po i zbriste etapat e historisë si në ethe. Skëndërbeu, Pal Engjëlli, Frang Bardhi, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani e shumë e shumë të tjerë deri tani po na dilka se nuk paskan bërë asgjë. U mundua të rehatohej mbi poltronë sepse nuk po ndihej rehat.Ai shikonte një shpatë vezulluese dhe një dorë e fuqishme që me të çante shkëmbin dysh dhe,prej kësaj goditje buronte ujë…Turma ushtarësh dhe jeniçerësh thërmoheshin nën thundrat e kalit të tij që hingëllinte pa ndalur dhe,shpata e tij nuk kishte të ngopur me këtë gjak aziatik por, kokat e ushtarëve fluturonin si domate e grumbulli i të vrarëve rritej dhe vetëm rritej.E sot për ne dhe civilizimin Evropian nuk ka burrë më të madh,por dëgjojmë hingëllima….njerzish…..por atë Skëndërbeun nuk mund ta prekë askush.