Freitag, 7. Juni 2013

Ftos Ashiku: Demokracia si farsë

JETOJME NEN TRYSNINE E NJE MODELI SHPERFYTYRUES.
NJE LOJE E PESHTIRE INTERESASH.
KU DEMOKRACIA SHERBEN SI FARSE !

Shkruan Fatos ASHIKU

-Asgje per tu çuditur!Meriton te thuhet tek sheh, qe shum kush gjindet i "zhgenjyer". I lodhur edhe i pa qarte, rreth sa i ndodh ne nje bashkjetese ne kuader te shoqerise ku artikulohen dhe performojen vlera.
 - Vetem Njerez te indoktrinuar besojne ne alibi.!
Ne bote ka interesa. Kur preken del fytyra e vertete. Ka popujqe
e kane pranuar me kohe kete realitet dhe, marreveshjet kane
kushtuar shtrejt.
-Superfuqite , Shtetet e medha ate stres qe
krijohet , qe endet si realitet, ja kalojne ta mbajne popujt
tjere.
-A nuk e gjejme te afishuar-Moton:" Per interesat tona kombtare ne luftojme ne gjithe boten..' ?!
-A nuk eshte e vertete ,qe Shqiperia ,Iliria, u pushtua dhe
gjendet e copetuar qe permes trojeve te kalojne falangat
luftenxitese?(Trafiqet, droga, dhe mjaft rruge kalimi ku Europa e vjedh e mashtron vetveten)
-A nuk eshte e vertete,se Shqiperia ne keta terrene ngado u be
laborator eksperimental?
-E pra kur nuk ja ke dale ti mesosh keto .- Çfare pritet se kjo gjendje do prodhoje stabilitet edhe demokraci. Tjeter veçse farse kjo nuk mund te ishte!
-Te konstatosh eshte mjaft e pranueshme madje jo kushdo e ka mundesine dhe aftesine te sensebilizoje ndjesi Njerezore.
Keto ngjarje qe ne dukje na duken tejkaluese .Jane çfaqje perçudnuese , deshmi e shperfytyrimit te dimensionit human te shoqerise kohe me pare .Kohe, qysh kur ja besoj alibine e vet shtreses qe artikulon pushtetin.
-E rendesishme po ashtu, te perthyejme vezhgimin , zhbirojme ne ane te medaljes ku mundemi te riparojme, apo mohojme, per ndryshimin!
Nuk eshte pa zgjidhje.Puna se ende njerezia eshte "pragmatiste" , "luajale" me modelin e nje morali shperfytyrues deri ku nuk i cenohen interesat.
Nese do kishim nje harakiri te intelegjences Turke(fjala vjen sa po ndodh atje) apo tere sa mendojme qe kemi njerealitet ngado. Nuk do kishim nje renje te tille te pergjegjesive nder komunikimi.
Ende "Atomanizmi" apo mjaft izma tjere perandorishe.Anomali ku njerez me akademira edhe me tituj te marre mbi ato amalgama qe i kane trumbetuar si "zgjidhje". Shkojne deri atje sa ti quajne "Perandorite " e tyre ..' qeverise ..'edhe jo sundim!
-Jemi nen sundim .Ngado edhe atje ku duket ,se ka demokraci
"te kulluar".
Çeshtja shtrohet!- Sa eshte e ndergjegjesuar ndjesia e brendeshme e mohimit te kesaj gjendje dyzive?!!
-Duke e bere gjithkush nje analize te qarte. Mbase gjendja stresive , besueshmeria mbi keto te paverteta do kishte tjeter peshe ne jeten e çdo individi!
Nuk ka zhgenjim me te madh dhe dem me te madh qe i vjen nje shoqerie kur mendon se paska jetuar ne nje "sistem demokratik" . Ne nje situate "Normaliteti"!

Mit’hat Frashëri

Mit’hat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në New York, SHBA. Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit. Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit. Edukimin akademik e mbaroi në Stamboll. Pas mbarimit të shkollës, deri në vitin 1905, punoi në administratën turke dhe më pas kaloi në Selanik, në administratën shtetërore.

Në 4 prill 1929 Mit'hat Frasheri në testamentin e tij i lë shtetit shqiptar pasurinë e tij, të tundshme dhe të patundshme me qëllim krijimin e një instituti albanologjik në Tiranë, i cili do të merrej me studime në fushën e historisë së Shqipërisë.

Veprimtaria politike

Filloi të aktivizohet në politikën shqiptare që në fund të shekullit XIX. Një nga figurat më të spikatura në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX. Në vitin 1908, ai fillon botimin e gazetës "Liria" në Selanik. Gjatë kësaj periudhe bashkëpunon ngushtë me Kristo Luarasin, i cili drejtonte shtypshkronjën/shtëpinë botuese "Mbrothësia". Ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin Kongresi i alfabetit me 14 nëntor- 22 nëntor 1908. Mit'hat Bej Frashëri u zgjodh kryetar i Kongresit dhe nënkryetar i Komisionit të hartimit të alfabetit (kryetar i Komisionit ishte At Gjergj Fishta).

Në moshën 32-vjeçare largohet përfundimisht nga Stambolli dhe udhëton për në Shqipëri duke kaluar nga Kosova në Shkup dhe pastaj në Elbasan. Në vitin 1912, në qeverinë e pavarësisë të krijuar nga Ismail Qemali ai zgjidhet ministër i botores. Më 30 mars 1913, ai jep dorëheqjen nga detyra. Ai mirëpriti ardhjen e Princ Vidit në Shqipëri dhe ndihmon në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas largimit të Princ Vidit, Mit'hat Frashëri largohet nga Shqipëria dhe deri në vitin 1918 jeton në disa shtete të Ballkanit. Në vitin 1916 vendoset në Bukuresht ku arrestohet nga policia dhe internohet në Moldavi. Në vitin 1918, me mbarimin e Luftës së Parë Botërore, lejohet të largohet dhe vendoset në Lozanë, Zvicër. Aty ai i drejtohet me një promemorie konferencës në të cilën po përgatitej krijimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene. Në promemorje ai deklaron "Pa zgjidhjen e problemit shqiptar nuk do të ketë as Jugosllavi të re dhe as një zgjidhje përfundimtare të kufinjve në Ballkan". Në vitin 1920 ai vendoset në SHBA. Kthehet në Shqipëri në vitin 1922. Në janar 1923 fillon detyrën e Ministrit Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Athinë. Këtë detyrë e kreu deri në dhjetor 1925. I zhgënjyer nga zhvillimet politike në Shqipëri ai jep dorëheqjen dhe deklaron largimin e tij nga aktiviteti politik.



Në vitin 1927, fillon të botojë në Tiranë, revistën Dituria

dhe themelon librarinë Lumo Skëndo.

Në vitin 1939, pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste vendos të rikthehet aktivitetit politik. Në vitin 1941, ai është ideologu kryesor dhe një nga themeluesit e Partisë Nacionaliste, e njohur më shumë me emrin Partia e Ballit Kombëtar. Kundërshtar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, u detyrua në nëntor 1944, të largohet nga Shqipëria dhe të vendoset në Itali. Gjatë një udhëtimi për në Nju Jork, SHBA ai vdes si pasojë e një ataku kardiak.

Veprimtaria letrare

Nisi të merrej me krijimtari letrare që prej vitit 1897 dhe filloi të botonte Kalendarin kombiar, të cilin e botoi pa ndërprerje deri në vitin 1928. Më 1901, botoi biografinë e parë kushtuar Naim Frashërit. Në shkrimet publicistike ai përdori pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka, ndërsa në botimet e ndryshme përdori pseudonimin Ismail Malosmani.

Bibliofili Lumo Skëndo

Mbas çlirimit të Shqipërisë, u vendos sekuestro mbi pasurinë e Mid'hat Bey Frashërit. Një nga objektet e sekuestruara ishte edhe biblioteka personale e Mid'hat Bey Frashërit. Sot rreth 40 000 vëllime të kësaj biblioteke ruhen (dhe janë pjesë) e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Për këtë arsye Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë vendosen që çmimi për bibliofilinë të emërtohet Bibliofili Lumo Skëndo. Ky çmim do të ndahet çdo vit në Ditën Botërore të Librit, nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Për herë të parë ky çmim u dha në 23 prill 2006.

Vepra

* Naim bej Frashëri, kujtimi mbi të ungjin, (1901)
* Bej mire pa hidhe ne det, (1902)
* Dhe tregonje, (1902)
* Shkurtabiqi i verdhë, (1914)
* Hi dhe shpuzë, (1915)
* Letra mbi një udhëtim në Zvicër, (1915)
* Një re e zezë për Shqipërinë, (1918)
* Rilindja e Shqipërisë, (1918)
* Albanais et Slaves. (1919)
* Mosmarrëveshjet shqiptaro-serbe, (1921)
* Plagët tona, (1924)

Përkthime

* Gijom Teli, (1902)
* Robensoni, (1909)

 

Si u urdhërua zhdukja e dosjeve të çamëve

Kryeprokurori i Janinës:
"Më urdhëruan të zhduk dosjet e çamëve"

Zbulohet dokumenti tronditës në Arkivën sekrete të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. Në Greqi, në vitin 1976, u urdhërua shfarosja e të gjitha dosjeve për popullatën çame. Ish-kreu i akuzës së Janinës, Vasilios Xhavellas, e ka konfirmuar këtë fakt.

 


Të gjitha dosjet gjyqësore të popullsisë së dëbuar çame nga Greqia duhej të asgjësoheshin, - këtë fakt e ka konfirmuar Vasilios Xhavellas, ish-kryeprokurori i Janinës, gjatë një letërkëmbimi që ka patur në vitin 1976 me Ministrinë e Brendshme të Greqisë. Njëra prej letrave ka rënë në duart e shtetit shqiptar dhe i është dorëzuar Ministrisë së Jashtme të asaj kohe. Sot “Albania” boton të plotë kopjen e përkthyer të siguruar në Arkivën e Ministrisë së Jashtme ( e klasifikuar me vulë si dokument koefidencial), ndërsa është e qartë se në duart e shtetit shqiptar mund të ekzistojë edhe ndonjë kopje e dokumentit origjinal të shkruar në gjuhën helene.

I pari që e ka trajtuar një skandal të tillë ka qenë publicisti Mentor Nazarko, i cili, në librin “Lufta e fundit”, e ka bërë të qartë se shteti grek ka urdhëruar shkatërrimin e dosjeve të popullsisë çame. “Albania” boton sot dokumentin e siguruar në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë në radhët e të cilit fshihen ngjarje dhe zhvillime krejt të panjohura më pare, të cilat duken se mbartin një informacion të dorës së parë dhe shumë domethënës në rrafshin kombëtar. Dokumenti Më 29 shtator të vitit 1976, kryeprokurori i Janinës, Vasilios Xhavellas, në emër të Gjykatës së Diktimit në Janinë, me anë të shkresës me Nr. Prot. 1837, në kuadër të një korrespondence zyrtare intensive të atyre kohëve, i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Rendit Publik të Greqisë. Kjo përgjigje vinte pas shkresës zyrtare që Drejtoria e Shërbimeve Kriminale e Ministrisë së Rendit në Greqi i dërgoi ish-kryeprokurorit Xhavellas duke i kërkuar këtij të fundit që t’i vinte në dispozicion të gjitha dosjet me çështjet penale që shteti grek kishte hartuar ndaj popullsisë çame.

Pasi është njohur me këtë kërkesë, nga ana e tij Xhavellas ka dërguar shkresën që botohet sot në “Albania” duke pranuar se me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë së Greqisë këto dosje ishin zhdukur! Ish-kryeprokurori i Janinës ka specifikuar në këtë letër se ka qenë urdhri Nr.17835/1976 i Ministrisë së Drejtësisë që e ka detyruar atë të shkatërrojë dhe të zhdukë përgjithmonë atë dokumentacion. Ish-kryeprokurori Xhavellas arsyetonte se në bazë të urdhrit që kishte marrë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë kishte për detyrë të “avullonte” të gjitha dosjet e proceseve gjyqësore penale :1) të atij të diktimit 5 dhe 3-anëtarësh të Janinës deri në vitin 1970, 2) të Gjykatës Penale të Kolaboracionistëve të Janinës, Artës, Prevezës deri edhe në vitin 1950, 3) si edhe të Gjykatës Speciale të Janinës për kolaboracionistët. Nga ç’mund të kuptohet nga krahasimi i urdhrave del se kërkesa për të zotëruar dokumentacionin nga ana e Ministrisë së Brendshme vinte fill pas urdhrit që Ministria e Drejtësisë helene kishte dhënë për asgjësimin e këtyre dosjeve....

Arsyet e zhdukjes Kryeprokurori i Janinës, në përgjigjen që i ktheu kërkesës së Ministrisë së Rendit, e sqaronte se këto dosje ishin asgjësuar për shkak se Ministria e Drejtësisë mendonte se ato nuk kishin më vlerë dhe se të gjithë të akuzuarit (çamët që ndodheshin në Shqipëri) nuk rezultonin fajtorë tashmë që kishin kaluar shtatë vjet nga marrja e këtyre vendimeve, pasi gjatë kësaj periudhe këta të akuzuar nuk ishin njoftuar për prezencën në gjyq apo nuk ishin vënë në dijeni për vendimin e marrë nga gjykata ndaj tyre. “Duke i konsideruar këto vendime si asnjëherë të komunikuara dhe që nuk kanë qenë aspak në fuqi si të tilla ( të zbatuara), pra si jopërfundimtare”, - shkruhet në përgjigjen që ish-kryeprokurori i kthen Ministrisë së Rendit të Greqisë. Më tej, në përgjigjen e tij, ai e mbështet këtë arsyetim (për të zhdukur dosjet) në Nenin 549 të së Drejtës së Vjetër Penale.

Ky pohim i ish-kryeprokurorit të Greqisë duket se “hedh në erë” një pretendim shumëvjeçar të Athinës Zyrtare, e cila e ka konsideruar popullatën e përndjekur dhe të dëbuar të Çamërisë si kolaboracioniste të fashizmit. Sakaq, diferenca mes pretendimit që shpreh Ministria e Drejtësisë Greke dhe Diplomacia e këtij vendi është absolutisht kontradiktore, pasi të paktën vetëm nga ky dokument, ish-kryeprokurori i Janinës artikulon qartazi se vendimet e marra nga gjykatat greke ndaj popullsisë çame nuk mund të konsiderohen si përfundimtare për shkak të moszbatimit të disa parimeve themelore gjatë gjykimit të çështjes. Asgjësimi Përtej përplasjes serioze që konstatohet mes institucioneve të drejtësisë greke dhe diplomacisë së saj, duket se vendimi për të asgjësuar këto dosje ngre pikëpyetje të tjera.

Kjo pasi të gjitha dosjet e gjykimit të popullsisë çame në mungesë maksimalisht do të përbënin një argument të fortë juridik në të ardhmen ose minimalisht do të manifestonin një material të denjë për arkivat e historisë e më gjerë. Kësisoj, minimalisht Ministria e Drejtësisë Greke në vitin 1976 ka eliminuar mundësinë e një transparence në lidhje me gjykimet që i janë bërë popullsisë came, e cila u prezumua si bashkëpunëtore me nazizmin. Edhe kësaj here duket se qeveria greke ka treguar kujdesin e duhur ndaj “pastërtisë” së arkivave të saj. Gjithnjë shteti grek është treguar shumë i rreptë në kontrollin që i bënte arkivave në lidhje me çështjen e përndjekjes dhe dëbimit të popullsisë çame. Një shembull i qartë që e vërteton këtë gjendet në librin “Lufta e fundit”, në të cilin del qartë se nga referimet që autori Nazarko i ka bërë një studiuesi grek të çështjes, ky i fundit pohon se “është tmerrsisht e vështirë dhe thuajse e pamundur” që të sigurohen dokumente në arkivat shtetërore greke.

Nga cdodite.com

Dine Hoxha përballë ushtrisë serbe

Dine Hoxha në krye të 13 mijë luftëtarëve
përballë ushtrisë pushtuesve serbe

Alegoria e hollë dhe brilante e Dine Hoxhës, ka bërë të mundur
që mbreti Zog t'i shpëtojë për mrekulli atentatit në Vjenë...
 



Si e shpëtoi Zogun, Dine Hoxha

Alegoria e hollë dhe brilante e Dine Hoxhës, ka bërë të mundur që mbreti Zog t'i shpëtojë për mrekulli atentatit në Vjenë... Dhe konkretisht, ja si ka ndodhur, treguar nga goja e Isuf Peçit, shofer i Ahmet Zogut. Në shtëpinë e Dine Hoxhës vjen Konsulli jugosllav, pikërisht në periudhën kur Zogu ndodhej në Vjenë për konsultë mjekësore. Me buzë në gaz, i huaji pyeti Dine Hoxhën: - Pas Zogut, kush do të jetë Mbret në Shqipëri? E Dine Hoxha, tepër i zgjuar, duke kuptuar gjithçka, flakë për flakë përgjigjet: - Pas Zogut, në Shqipëri nuk ka Mbret. Duke u ndarë ftohtë me Konsullin jugosllav, drejt Vjenës, Dine Hoxha nisi këtë telegram: "Ahmet Bej Zogut, Hotel "Imperial", Vjenë: "Paria e këtushme ka vendosur me therë kaun e madh. Mos i leni ta therin. Me shnet, Dine Hoxha!".


"Letër. Fort i dashtuni, zotni Jashar Erebara! Po ju pyes për shëndetin e zotnisë tuej. Ka dashtë Allahu edhe na jemi mirë. Për sa më shkruejshi, ju faleminderit. Prefektura nuk interesohet për çështjen tonë. Ato rrogat i marrin rregullisht. Ne nuk jemi mësue me kotakçillëqe e për këtë kemi vendosë me dhanë dorëheqjen. Këtu kishte çrregullime të mëdha, në çdo pikëpamje. Prefekti ju thoshte katundarëve që martohuni pa kryer formalitetet ligjore.

Veçanërisht ju lutemi, së bashku me zotin Dine Hoxha, që të keni mirësinë me ba mundimin deri në Ministrinë e Punëve Botnore me kërkue rezultatin që është dhënë për punëtorët (mjeshtrit) që kanë përgadit urën e Muhurrit, e cila është shumë e nevojshme për këto katunde.
Keni ba një sevap shumë të madh në plotësimin e kësaj çështje.
Zoti Dine Hoxha ju komunikon të falat e tij. Me nderime, Hashim Harkani.

Arkivat dhe dëshmitë tregojnë se këshillat e Dine Hoxhës për Zogun, kurdoherë kanë qenë të sakta dhe në të mirë të punëve. Ndërsa qëndresa e njohur e Hoxhës bashkë me patriotë të tjerë dibranë e më gjërë, ishte një nga faktorët e rëndësishëm për mbrojtjen e trojeve nga ushtria pushtuese serbe.


Miqësia me Elez Isufin

 Pas pak, Haliti kërkoi leje me dalë. Rrugës, Tafë Kaziu i tha Halitit:
- Na preu Elezi.- Dine Hoxha, që deri në këto momente veçse kishte heshtur, ia ktheu: - Mos u tremb, or Tafë Kaziu! Qitja fishekët pushkës, se Elez Isufi nuk ka pre ndonjë mik brenda.
Takimi me Elez Isufin, për Dine Hoxhën, është mëse i nevojshëm. Kjo qe krisja e majorit muhurrak me Esat Pashën. Divorcin përfundimisht do ta bënte para 13 qershorit 1920, kohë kur u vra Esat Pashë Toptani. Ishte koha kur krerët e Dibrës po përgatiteshin për kryengritjen e përgjithshme, e zgjuarsia, urtia e trimëria e Dine Hoxhës kërkohej me patjetër.

"Kohë e humbur për mua ajo që kam qëndruar larg Elez Isufit",- u thoshte Dineja shpesh fshatarëve të tij. Është trim dhe atdhetar, dhe askush nuk është i humbur kur rreshtohet në të njëjtën llogore me të. Kjo periudhë përkon dhe me miqësinë e re që lidhi Dine Hoxha me Elez Isufin.

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës brenda një kohe shumë të shkurtër, kishte arritur rezultate të mëdha në përpjekjet për bashkimin kombëtar dhe administrimin e vendit.


Kryengritja e 1920-ës, Dine Hoxha në ballë

"Jo 13 000 veta, por edhe 13 milionë ushtarë po të keni, ne e kemi da mendjen me ba pushkë, se me duar në brez nuk do të rrimë!",- qe vendosmëria dibrane përballë pushtuesit, në gojën e Dine Hoxhës.
"Në korrik 1920, kur ishte duke vazhduar lufta e Vlorës, nënkolonel Ramiz Dibra, senatori i Dibrës, Ramiz Daci dhe Jashar Erebara shkojnë nga Tirana në Dibër. Bëhej një mbledhje në katundin Arras, ku morën pjesë të gjithë krerët e arratisur e jo të arratisur: Ramiz Dibra, Elez Isufi, Dine e Izet Maqellara, Ramiz Daci, Shaqir e Dine Dema, Dine Hoxha, Selim Noka, Murat Kaloshi, Dervish Lusha, etj., në të cilën bisedohet çështja e një aksioni kundër Jugosllavisë, pa u këshilluar me Qeverinë.

Qëllimi i këtij aksioni, ishte të detyrohej Jugosllavia të tërhiqej në kufijtë e 1913 dhe, përveç kësaj, të lirohej edhe Dibra thjesht shqiptare, përndryshe dibranët do të luftonin për këtë qëllim, njëlloj siç luftonin vlonjatët për Vlorën, mbasi për Dibrën nuk mendonte as Qeveria, as edhe viset e tjera të Shqipërisë. U bisedua mbi koordinimin e forcave në një shtab të përbashkët dhe u caktua Elez Isufi si Komandant i Përgjithshëm. U vendos data e kryengritjes dhe u caktuan sektorët e vendosjes së forcave. Dine Hoxha lajmëroi komandantin jugosllav që ta lironte Dibrën shqiptare, por ai iu përgjigj: "Kjo i është lënë Jugosllavisë dhe nuk e lirojmë.

Në rast se sulmoni, dijeni mirë se do t'ju presim me armë. Ushtria ime përbëhet prej 13000 vetave". "Jo 13 000 veta, por edhe 13 milionë ushtarë po të keni, ne e kemi da mendjen me ba pushkë, se me duar në brez nuk do të rrimë!".
Përgjigjja flakë për flakë e Dine Hoxhës e hutoi për një çast komandantin jugosllav. "Më 18:20, në mëngjes, filloi kryengritja në Lugjapravë-Shumbat prej Sufë Xhelilit: tek Ura e Lushës, prej Dervish Lushës e Murat Kaloshit; në Cap të Brezhdanit, prej Dine Hoxhës; në Grykë të Vogël, prej Demajve e Dan Camit".


Ultimatumi për gjeneralin serb

Vetëm dy ditë na ndanin nga data 15 Gusht 1920, kur tek vendi i quajtur Ferra e Pashës u mbajt Kuvendi i Arrasit, një kuvend i madh burrash që nuk ishte mbajtur herë tjetër.
Në të nuk merrte pjesë vetëm paria e Dibrës, por dhe 700-800 burra të tjerë.

Banorët e zonës, kuvende të tilla kishin dëgjuar vetëm në legjenda.
Në Kuvend merrnin pjesë burrat e Dibrës ("Tigrat" e Dibrës - i quajti E.Durham): Ramiz Bej Dibra, Dine Bej Maqellara, Izet Bej Maqellara (bejlerët e Maqellarës), Ramiz Daci, Jashar Erebara, Ismail Strazimiri, Dine Hoxha (Hajredin Aga-Muhurri), Selman Alia (Fushë Alie), Selë Bajraktari (Arras), Selim Noka, Haxhi Noka (Grykë Nokë), Murat Kaloshi, Avdi Kaloshi, Sali e Selim Kaloshi (Sinë), Dan Cami, Selman e Hakik Mena (Bajraktari i Lurës), Llan Destani (Lukan), Kurt e Dik Spata (Grykë Nokë), Ali Tahiri (Pira-Muhurr) e shumë burra të tjerë me zë nga të gjitha trevat e Dibrës. Kishte përfaqësues nga Daci i Kalisit e Lita i Ploshtanit, por dhe nga paria e Matit. Kuvendi bashkoi malësorët luftëtarë dhe i dërgoi mesazhin gjeneralit serb. "Do të lini kokën në trojet tona!".

Erdhi përballja e armatosur. Sipas burimeve serbe, numri i përgjithshëm i kryengritësve shqiptarë që kryen mësymjen mbi trupat jugosllave e mercenare më 13-15 gusht 1920, arrinte në 4000 vetë dhe ishin nën komandën e Ramiz Beut, Elez Isufit, Dine Hoxhës dhe Dine Beut (Maqellarë), kurse fshatarët vendas, të cilët ngriheshin në kryengritje me afrimin e kolonave kryengritëse, komandoheshin nga paria e tyre: Murat Kaloshi, Selim Noka, Musatafa Kurtishi, Serdar Feta Beu, etj.


Këshilltari më i afërt i mbretit Zogu

"Duhet secili nga ne me e vendos një gur në themelet e këtij shteti, se nesër brezat që do të vijnë, do të na urojnë. Ndryshe, mallkimi i tyre, edhe pse kemi vdekur, do të bjerë mbi ne",- i thoshte shpesh Dine Hoxha, parisë së Dibrës. Pas vitit 1920, gjendja politike në Shqipëri ishte disi e turbullt. Paritë e vendit dhe familjet e mëdha nuk vendosnin dot se nga të qëndronin.
Në dhjetor të vitit 1924 vritet Elez Isufi, një figurë shumë e njohur në Dibër dhe në gjithë Shqipërinë. Për Dibrën dhe dibranët, kjo ishte një humbje e madhe. Dine Hoxha do të shprehej: "Mos më vini re në qoftë se do të përlotem! E kisha më tepër se mik".

Në këtë kohë, Ahmet Zogu ishte bërë faktor politik, ndërsa dibrani i urtë dhe i zgjuar Dine Hoxha i kishte ndjekur hap pas hapi lëvizjet e tij. Si përfundim, i dha besën e dibranit për të mos e "tradhtuar", veçse ditën kur do të mbyllte sytë njëherë e përgjithmonë. Për Ahmet Zogun, Major Dine Hoxha nuk ishte vetëm një ushtarak rezervë me përvojë, por dhe një këshilltar tepër i besuar.

Në vitin 1928, Shqipëria u shpall Monarki dhe Ahmet Zogu, Mbret i shqiptarëve. Ky nuk ishte vendim i një pjese të Parlamentit të atëhershëm, por dhe një miratim i shumë prej parive të vendit.
Paria e Dibrës e përkrahu pothuajse unanimisht vendimin e Parlamentit. Dine Hoxha mundohej tashmë të bindte edhe të lëkundurit në Dibër, se vetëm monarkia dhe Ahmet Zogu si monark mund ta bëjnë Shqipërinë shtet. Deri më tani, shqiptarët kishin vuajtur të kishin shtetin e tyre. Lidhjet e vjetra të tij me Ahmet Zogun u forcuan edhe më shumë.


Fjalëpeshë në Oborrin e Mbretit

Kështu, profesorit popullor të urtë e të zgjuar iu hap rruga për në Tiranë. Dine Hoxha do të ishte i pranishëm edhe në takimet e ngushta, edhe në drekat e darkat ceremoniale që shtronte Ahmet Zogu. Këshillat e tij, kishin vlerë të padiskutueshme në Pallatin Mbretëror. Falë zgjuarsisë, urtisë dhe alegorisë dibrane të përdorur me mjaft delikatesë, ai qe i aftë të përballonte situata të ndërlikuara, të zgjidhte konflikte dhe të parandalonte gjakderdhje. Këto veti dhe mjaft të tjera si këto e justifikonin besimin që kishte Ahmet Zogu për Dine Hoxhën...

"Ahmet Zogu e ka da mendjen me e ba Shqipninë shtet e ne shqiptarëve me na afrue sa ma shumë me Perëndimin. Ky është taman burrë kombi. Duhet secili nga ne me e vendos një gur në themelet e këtij shteti, se nesër brezat që do të vijnë, do të na urojnë. Ndryshe, mallkimi i tyre, edhe pse kemi vdekur, do të bjerë mbi ne",- i thoshte shpesh Dine Hoxha parisë së Dibrës.

Vendosmëria për të qëndruar krah Zogut dhe për t'u bërë një përkrahës kryesor i tij, ishte e lartë. Kjo dukej dhe nga puna bindëse që Dine Hoxha kishte bërë jo vetëm në Muhurr e Katër Grykët, por në gjithë zonën e Dibrës. Dashamirësit dhe mbështetësit e Monarkisë tashmë në Dibër ishin shtuar dhe të gjithë ishin të bindur se vetëm me Ahmet Zogun në Fronin Mbretëror, Dibra dhe dibranët mund të shikonin më tepër se dritarja e shtëpisë së tyre.

Shtypi i kohës, për rolin Dines në Oborrin Mbretëror
Në qoftë se gjatë regjimit të Ahmet Zogut, mjaft nga gazetat e pavarura shkruanin për njerëzit që i qëndronin pranë si "dallkaukët e kombit", "sahanlëpirësit", "servilët", "mjeranët e politikës", Dine Hoxhën nuk mundën ta etiketojnë si të tillë. Shumë nga faqet e shtypit të kohës, shkruanin me shumë rezerva për të. Vlerësimet ishin nga më të ndryshmet, si: "Dibrani mendjendritur", "Sokrati pa shkollë", "Mbreti këshillohet nga plaku i zgjuar i Dibrës", etj. Debati që në atë kohë Dine Hoxha bëri me Kontin Çiano, la mbresa jo vetëm tek të pranishmit, por zgjoi kureshtjen edhe tek të huajt. Njëlloj si atëherë, më 14 Gusht 1920, me Gjeneralin serb. Në një darkë që kishte shtruar për nder të tij, Ahmet Zogu pyeti:

- Or Dine, ne kemi luftue bashkë tek Shkalla e Deshëve. Unë të kam dashtë dhe ti më ke falur një nga trimat e t'u më të mirë që ke patur. A do të më thuesh në sytë e nanës teme, si burrat: A ke mendue ndonjëherë të më zash vendin?! - Po,- tha Dineja, - unë kam mendue për ty. Në qoftë se do të të shkulnin nga Tirana, unë do të merresha me shtëpinë time, do të bëhesha zot i shtëpisë time dhe do të merresha me qetë.

E ëma e Zogut u zemërua shumë dhe i foli ashpër të birit:

- Bir, shtizat nuk mund t'i fusin të tjerët! Dine Hoxha shpon malin dhe jo thasët. Dine Hoxha është ushtar i Shqipërisë, në vijë të parë, sa herë që të shkelë hasmi në trojet tona dhe është mbret i mbretërve, dhe rrin mbret në kullën e tij… - E dëgjon! - i tha Dineja Zogut. Mbretërit që tremben, nuk flenë rehat se mos iu marrin fronin, vdesin para kohe. Unë dëshiroj të rrosh. Dine Hoxha e Murat Kaloshi, kurrë nuk do të ta marrin fronin ty, por do ta forcojnë atë. Ahmet Zogu kishte idenë se Dine Hoxha e Murat Kaloshi shkonin keq me njëri-tjetrin dhe kur dëgjoi se Dine Hoxha e Murat Kaloshi ishin një "pendë qe" që mund të hapnin hulli edhe në shkëmb, u ngrit në këmbë e thirri me të madhe: - "Hej, bre, Dine, si nuk ma mësuet gjuhën e Nantë Maleve të Dibrës!".

- Gjuhën e Nëntë Maleve tona e ka dijtë baba yt dhe Hoxha i Stambollit, tek i cili falej vetë Sulltani, - u përgjigj Dineja. Më pas, filozofi popullor dibran i tha Mbretit:
- Më vjen keq, Madhëri, se më duket se nuk e din nga je.
Ti je nga kulla e Gjon Zogut, që e ka vendin midis Muhurrit e Sinjës, që edhe sot quhet Kulla e Zogut. Është vetë Skënderbeu që solli të parët e tu si sundimtarë të Matit, që të mbrohej Shkalla e Deshëve kur Dibra të binte në dorë të pushtuesit serb, që nuk ra kurrë.

Dibra të pru Mbret dhe nuk e di se cilët bajloza do të vijnë ta marrin fronin që të kemi dhëne ne. Në qofsha gjallë, do vritem ballë për ballë me bajlozat.
- Dëgjo, or bir! - ndërhyri e ëma e Mbretit.- Qofsha a mos qofsha unë, Dibra nuk ka me e dorzue kurrë Shqipërinë. Dibra ka për derë Dine Hoxhën…





Dinë Hoxha, filozofi popullor në oborrin e Zogut

 
"Më 17 dhjetor 1920, Peshkopia e mësyme prej një shumice të madhe rebelësh ra në dorën e këtyne, me gjithë që ushtria jonë dëftoi një qëndrim kreshnik. Dine Hoxha e Murat Kaloshi kanë luftue kundra ushtrisë".

Arkivat për Dine Hoxhën

"Më 17 dhjetor 1920, Peshkopia e mësyme prej një shumice të madhe rebelësh ra në dorën e këtyne, me gjithë që ushtria jonë dëftoi një qëndrim kreshnik. Dine Hoxha e Murat Kaloshi kanë luftue kundra ushtrisë".


"Dardha, Reçi, Lura u mblodhën këtu dhe u betuan mbi librin e shenjtë të Kur`anit e lidhën besën për tre muaj, që do të veprojnë bashkë me qeverinë dhe nuk do të ndahen kurrë prej saj. Halit Lleshi i tha Sufë Mëziut se jemi në një mendje me Dine Hoxhën dhe kanë objektiv që Dine Hoxha të niset për në Setë, Halit Lleshi nga Lura e Alush Aga nga Ura e Vezirit, gjithë së bashku do të vijnë në Orosh e mbasi të zënë rob ushtrinë që gjindet atje, të hipi në fron princi Marka Gjoni".


"Letër. Fort të ndershmit, Zotni Jashar Erebara

Nuk ju kemi shkrue letër nga dembelia jonë. Lutemi familjarisht që të jeni mirë. Kemi patur edhe na telashet tona, të cilat ka me ua tregue gojarisht letërprurësi. Ky njeri vjen në Tiranë, në atë kasaba të madhe, për të gjetë ndonjë punë ose për të hy në ndonjë kurs. Në qoftë se do t'ju shkojë fjala në ndonjë vend, ju lutem tepër që të rregullosh ndonjë punë, se e kam djalë motre. Ka tre vjet që po e mkoj tek shtëpia. Kam ngelur shumë keq me të. Prej zotni Dine Hoxhës, ju paraqet shumë të fala familjarisht e ju puth dorën si zotnisë tuej, ashtu edhe zonjës.

Me nderime, I juaji si djalë, Qamil Lushaj, Muhurr, 14.07.1937

"Letër, Fort të ndershmit, Zoti Jashar Erebara, Deputet i Drinit!
Deri këtu në Shkodër erdhëm shëndosh e mirë dhe mbas nesër do të nisemi për në detyrë. Ishalla, me kismet të hajrit. Me anën e kësaj, po ju kujtoj edhe një herë atë punën e Post-Komandantit të Patomit. Që të keni mirësinë me u interesue me anën e zotni major Stamatit, mbasi çështja e transferimit të tij bëhet kollaj me dashtë Stamati, se e ka në dorë. Ose për në Qark të Korçës, ose për në Shkodër, i cili e ka emrin Rexhep Hasani. Për këtë, ju keni lënë edhe Dine Hoxhën me gradën e Rreshterit.

Qamil Lushaj, Shkodër, 14.03.1933 !" (AQSH, Dosja 12/4, faqe 11-43)
Atentati ndaj Mbretit në Vjenë

Si e shpëtoi Zogun, Dine Hoxha

Alegoria e hollë dhe brilante e Dine Hoxhës, ka bërë të mundur që mbreti Zog t'i shpëtojë për mrekulli atentatit në Vjenë... Dhe konkretisht, ja si ka ndodhur, treguar nga goja e Isuf Peçit, shofer i Ahmet Zogut. Në shtëpinë e Dine Hoxhës vjen Konsulli jugosllav, pikërisht në periudhën kur Zogu ndodhej në Vjenë për konsultë mjekësore. Me buzë në gaz, i huaji pyeti Dine Hoxhën: - Pas Zogut, kush do të jetë Mbret në Shqipëri? E Dine Hoxha, tepër i zgjuar, duke kuptuar gjithçka, flakë për flakë përgjigjet: - Pas Zogut, në Shqipëri nuk ka Mbret. Duke u ndarë ftohtë me Konsullin jugosllav, drejt Vjenës, Dine Hoxha nisi këtë telegram: "Ahmet Bej Zogut, Hotel "Imperial", Vjenë: "Paria e këtushme ka vendosur me therë kaun e madh. Mos i leni ta therin. Me shnet, Dine Hoxha!".


"Letër. Fort i dashtuni, zotni Jashar Erebara! Po ju pyes për shëndetin e zotnisë tuej. Ka dashtë Allahu edhe na jemi mirë. Për sa më shkruejshi, ju faleminderit. Prefektura nuk interesohet për çështjen tonë. Ato rrogat i marrin rregullisht. Ne nuk jemi mësue me kotakçillëqe e për këtë kemi vendosë me dhanë dorëheqjen. Këtu kishte çrregullime të mëdha, në çdo pikëpamje. Prefekti ju thoshte katundarëve që martohuni pa kryer formalitetet ligjore.

Veçanërisht ju lutemi, së bashku me zotin Dine Hoxha, që të keni mirësinë me ba mundimin deri në Ministrinë e Punëve Botnore me kërkue rezultatin që është dhënë për punëtorët (mjeshtrit) që kanë përgadit urën e Muhurrit, e cila është shumë e nevojshme për këto katunde.
Keni ba një sevap shumë të madh në plotësimin e kësaj çështje.
Zoti Dine Hoxha ju komunikon të falat e tij. Me nderime, Hashim Harkani.


Aty ku Murra derdhet në Drinin e Zi, në një kodër dominuese, ku ngado që të hedhësh vështrimin, Nëntë Malet e Dibrës rrinë përkarshi, edhe sot, e rindërtuar, lëshon rreze një kullë. Kjo kullë-kështjellë është simbol i këtyre anëve, për të kujtuar një nga njerëzit më popullorë, më të dashur, më të zgjuar: Dine Hoxha. Falë zgjuarsisë, ai u quajt profesor i Universitetit të Dibrës dhe për shumë kohë qe dhe Këshilltar i Mbretit Zog.

Por Dine Hoxha nuk ishte vetëm i pasur. Ai ishte dhe i zgjuar dhe bujar, trim dhe besëtar. Ai ishte dhe mbeti, pa dyshim, më i dituri ndër të diturit, më i pasuri ndër të pasurit, më bujari ndër bujarët. Dine Hoxha, edhe pse pa shkollë, ishte këshilltari besnik i Ahmet Zogut, ishte diplomat, ambasadori shëtitës i vetë Mbretit. Zgjuarsinë e tij, dhuratë nga natyra, e vinte në shërbim të kombit, ku u jepte këshilla me vlerë figurave më të spikatura në fusha të ndryshme. Dokumentet arkivore të shumta të kohës, por dhe kujtimet e transmetuara brezave, e sjellin pas dekadash të plotë këtë njeri me emër.

Sot, në metropolin shqiptar, pikërisht aty ku fillon Rruga e Kavajës, një ndërtesë vërtet e bukur, qoftë nga arkitektura e kohës, qoftë nga madhështia e veprës, zbukuron edhe Tiranën. Kjo është xhamia që ndërtoi ato vite Dine Hoxha me shpenzimet e veta, duke e bërë dhuratë për popullin e Tiranës. Sot, minarja e saj lartohet dhe duket sikur takohet lart me retë, e njerëzit thonë: Takohemi tek Xhamia e Dine Hoxhës. Do të falim Bajramin tek Xhamia e Dine Hoxhës... Edhe pse është bërë një ristrukturim në vitin 1996, ajo përsëri mban atë konstruksion që e ndërtoi Dine Hoxha. Edhe pse sot, në murin e saj nuk ndodhet qoftë dhe një pllakatë e vetme që të përkujtojë këtë emër të madh të Dibrës, që ndërtoi një vepër monumentale në Tiranë, në kujtesën e popullit, emri i Dine Hoxhës lartohet dhe vetëm lartohet.

Kush qe Dine Hoxha

Po kush është në fakt Dine Hoxha, ky njeri zulmëmadh, bëmat e të cilit i kanë kaluar me meritë kufijtë e Shqipërisë? Sipas dokumenteve arkivore, origjina e fisit Hoxha vjen nga zona e Mirditës. Bëhet fjalë për periudhën para myslimanizimit të vendit.

Erdhën dy vëllezër, Marku dhe Shtjefni, kuptohet për arsye gjakmarrje. U ngulën në fillim në Hurdhë-Muhurr. Marku, duke qenë njeri i zgjuar, me një inteligjencë natyrale, shërbeu si prift në kishën e fshatit. Reprezaljeve të turqve për myslimanizimin e vendit nuk u shpëtoi as Muhurri.

Marku, nga prift, kthehet në hoxhë. Pas Markut, tashmë rrjedh Demiri, Demir Hoxha. Demiri lindi tre djem: Dervishin, Nel dhe Can Hoxhën. Nel Hoxha ishte gjyshi i Dine Hoxhës...

Në luftë për çlirimin e Shkodrës

"Shtetet ballkanike nuk e njohin Pavarësinë e Shqipërisë edhe në atë territor të cunguar ku ajo u shpall. Kjo do të thotë se ato nuk mund të pajtoheshin me idenë e një shteti shqiptar. Ushtria malazeze nisi luftën më 8 Nëntor 1912, në orën 08:00, me topat e zbrazur së pari nga princi Petar. Mali i Zi, që kishte vendosur ta pushtonte Shkodrën e rrethinat e saj, nuk iu përgjigj për tërheqje as këshillave të Rusisë dhe as kërcënimeve të Austro-Hungarisë.

Mbreti Nikolla parashikonte një fitore të shpejtë, por doli krejt ndryshe. Shkodra qëndroi e pamposhtur. Në Shkodër nuk luftonin vetëm repartet turke. Brenda në qytet, pranë divizionit të rregullt otoman që komandohej nga gjenerali turk Hasan Riza Pasha, ndodhej edhe një divizion rezervistësh shqiptarë nën komandën e gjeneralit Esat Pashë Toptani. Së bashku me ta luftonin edhe qytetarët shkodranë, për të cilët tani rreziku kryesor nuk ishte Turqia, por Mali i Zi.

Forcat rezerviste të vullnetarëve shqiptarë kanë qenë gjithsej 17 batalione, një nga të cilët edhe batalioni i Dibrës. Një ndër udhëheqësit kryesorë të forcave vullnetare dibrane ka qenë Dine Hoxha. Lufta zgjati 6 muaj. Në këto luftime dhanë jetën 114 dibranë, midis tyre edhe shumë nga fisi Ndregjoni ku Dineja ishte nip.



Halil Rama/ Shaqir Skara/Shekulli

Testamenti i Midhat Frashërit

Midhat bej Frashëri, ishte vetëm 49 vjeç në vitin 1929
kur në testamentin e tij ia la gjithë çfarë kishte Shqipërisë.    "Në shëndet trupor të plotë, po bënj këtë testament...",
e nis testamentin e tij shkrimtari dhe politikani,
që vdiq në vitin 1949 në mënyrë të menjëhershme
nga një atak kardiak.



Ndërkohë testamenti ishte depozituar që 20 vjet më parë, në 4 mars të vitit 1929 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Gazeta "Tirana Observer" ka siguruar testamentin e plotë të Midhat Frashërit, shkruar 78 vjet më parë. "Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin' e një "INSTITUT ALBANOLOGJIE" që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë", shkruante pinjolli i Frashërllinjve, duke detajuar çdo dëshirë të tij, në dokumentin që do vlerësohej vetëm pas vdekjes së tij. 

 Testamenti

Në kohën kur Frashëri e shkroi testamentin, ai e kishte deklaruar largimin nga politika. Ishte marsi i vitit 1929, një kohë kur ai merrej me botimin e revistës "Dituria". Në 12 pika të testamentit ai shpjegon të gjitha dëshirat e tij, të cilat kryesisht lidhen me krijimin e "Insitutit të Albanologjisë". "Që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë", shkruan patrioti shqiptar. Në të gjitha pikat e hartuara nga Frashëri, sqarohet krijimi dhe funksionimi i këtij insituti, si dhe menaxhimi i të ardhurave të lëna nga ai. Një nga pikat kryesore të testamentit është edhe biblioteka e tij, e cila sipas të dhënave arrin mbi 40 mijë vëllime. "Dua që nga biblioteka private ime të mos çkëputetë gjë; të gjitha librat të rrinë tok", shprehet patrioti i njohur.


 Amaneti për varrin

Një ndër pikat më personale të Midhat Frashërit dhe e fundit nga renditja në testamentin e tij, është edhe dëshira për t'u varrosur në një cep të kopshtit të "Institutit e Albanologjisë", të cilin ai donte të krijonte me pasurinë e tij. "Do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhenjë qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i INSTITUTIT, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij", shkruan Frashëri. Edhe pse ai u detyrua të largohej nga Shqipëria pas vendosjes së regjimit komunist, Frashëri nuk e ndryshoi testamentin e tij që ia kishte lënë Shqipërisë.


 Testamenti i Midhat Frashërit

Unë, Midhat Frashëri, në shëndet trupor të plotë, po bënj këtë testament, duke ushqyerë shpëresën se pas vdekjes' s'ime do të ekzekutohet pikërisht vullneti që dëftenj këtu:

1) Çë kam pasuri të tundshme ose të patundshme, libra, mobilla, karta, plaçka etj. i lë për krijimin' e një "INSTITUT ALBANOLOGJIE" që të jetë një qëndër e studimevet shqipëtare, të mprojë, të shvillojë, të qendrësojë dhe të udhëheqnjë studimetë që përkasin Shqipërinë dhe Shqipëtarëtë.


2) Dua që nga biblioteka private ime të mos çkëputetë gjë; të gjitha librat të rrinë tok.

3) Gjithë sa më kanë mbeturë nga im atë dhe nga ungjërit, dhe që sot formojnë muzenë t'ime familiare, dëshëronj që të ruhenë prapë në formë të një muzeje të vogëlë, brënda në INSTITUT.

4) Në paça të holla, në shtëpi, më no një bankë ose hua për të mbledhurë, duke u bashkuarë me sumën që do mirret nga shitja e Librarisë, dua që të përdorenë të gjitha së bashku.
A) për të bërë spenximet e parë e një godije (shtëpie) e cila të shërbejë si INSTITUT ALBANOLOGJIE, një godi e mjaftë për të nxënë bibliotekënë dhe për zyrratë. Dëshira ime është që kjo shtëpi të jetë mjaft' e gjerë sa për të pasur një ose dy oda ku të mundin të bujtin dhe të rrinë musafirë studimtarët albanologë të huaj që vijnë së jashtmi.
B) Në qoftë se, në vdekjet t'ime, kam mundurë të godit vetë no një shtëpi, INSTITUTI do të installohetë atje. Atëherë të hollat e produktuara, si them më siprë, dotë vihenë në një bankë të sigurtë dhe interesi i tyre, do të përdoretë për qëllimin e INSTITUTIT, sidomos për të shtypurë libra ose për të enkurajuarë botimin e tyre.

5) Librarija ime dëshëronj që të shitet ashtu si është, e tërë bashkë, jo copa copa, dhe, në qoftë e mundurë, të mbanjë emërin që i kam dhënë unë.


6) Libravet të INSTITUTIT t'u vihetë vula ime "Biblioteka Lumo Skëndo 1897" dhe t'u ngjitetë Ex-libris. Vula do të gjendetë në tryezën' t'ime, në shtëpi, e gatijtë, kur se ex-libris është vetëm një skicë bërë prej Hyshref Frashërit.

7) INSTITUTI do të jetë nënë këqyrjen e një Komisioni, bërë prej:
a) Drejtorit të Bibliotekës dhe Muzes' së Shtetit në Tiranë, (Bibliotekë dhe Muze   Kombëtare);
b) Kryetarit të Bashkis' së Tiranësë;
c) Një funksionari të Ministris' s'Arsimit
d) Kryetarit të Diktimit Civil;
e) Drejtorit të institutit arsimor shqipëtar më të lartë të Tiranësë.


8) Për të zbatuarë testamentin t'im dhe për të ngrehurit e INSTITUTIT lë si të ngarkkuarë prej meje këta Zotërinj: Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Mehdi Frashëri dhe Edhem Fuad Frashëri. Zotit Niazi Tirana i ap barrënë që të kujdesetë edhe si një notabl i Kryeqytetitë.

9) Në qoftë se një prej këtyre zotërinjve gjendet absent, për një ose tjatrë shkak, në kohët të vdekjes' s'ime, atëherë do të zërë vëndin e tij, ose të tyre, Athanas Shundi, farmacist në Tiranë dhe Hasan Toptani, biri i Kurad Toptanit; me të mos ndodhurë më tepër se dy, ata që gjendenë janë të ngarkuarë të zgjedhin aqë anëtarë sa mungojnë prej numurit që shënonj unë.

10) Ngarkonj prapë Baban e Teqes' së Frashërit, Kryetarin e Bashkis' së Frashërit dhe më plakun nga anëtarët e Bashkis' së Frashërit, të kenë mirësinë dhe të kujdesenë për mbarimin' e dëshirës' s'ime që shtronj në këtë testament, do në fillesë të punësë, do edhe çdo mot duke kërkuarë që të botohen edhe çdo mot, duke kërkuarë që të botohetë veprimi dhe bilançoja e INSTITUTIT.

11) Ushqenj besimin e plotë se kjo dëshirë ime do të zbatohetë besnikërisht prej pasanikëvet të mij ndë gjithë shekujt që do të vijnë, dhe lutja ime drejtuarë fuqis' së madhe që tani s'e kuptojmë dot, do të jetë të kenë gjithë Shqiptarët idealin e përparimit dhe të naltësimit të Kombit, që Shqiptarizma të bëhetë një dëhsirë dhe një konviktim i thellë, dhe që çdokush të kupëtojë se e mira e Kombit është dhe e mira jonë private, se nderi dhe lavdi i Shqipëtarëvet të gjithë, është edhe nderi dhe lavdi ynë personal.

12) Nuk di se ku do të vendoset INSTITUTI; po, në qoftë se goditetë pakëzë jashtë qytetitë, do të donja që varri im të jetë në një cep të kopshtit, më të mëngjërë duke hyrë nga porta e rrugësë; mbi këtë varr dua një copë gur të math dhenjë qiparis. Më duketë sikur do të jem ruajtësi i INSTITUTIT, sikur do të marr edhe unë një pjesë pasjetore në gjëllimin e tij.
Me këto dëshira dhe shpëresa po e nënëshkruaj me dorën t'ime këtë testament.


Midhat Frashëri


Lumë Skendo:

 Këtë testament e kam depozituarë ndë Notarijën' e Gjyqit të Shkallëq' së Parë të Tiranësë, me datë 4 Mars 1929 dhe me numurë 163.
Kopje të këtij testamenti u kam dorëzuarë Zotërinjvet:
Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Edhem Fuad Frashëri si dhe Babajt të Teqesë së Frashërit.

Dorina Topallaj/ Tirana observer


 

Tupani

Lashtësia dhe prejardhja
e tupanit

Shkruan: Demir Krasniqi

Pa dyshim se njëri ndër instrumentet më të lashta të muzikës, është tupani, i cili nëpër krahina shqiptare njihet me tri emërtime: tupani, lodra, daullja.
Dihet se fishkëllimat e njeriut kanë qenë paraardhësit e parë të instrumenteve frymore, ndërsa të rrahurit me shuplaka dhe trokitjet me rrasa të gurëve, kanë qenë instrumentet e para primitive, të cilat kanë paralajmëruar ardhjen e instrumenteve të ndryshme ritmike.
Tupani si njëri nga instrumentet më të lashta ritmike ka prejardhjen prej vendeve aziatike dhe India, të cilin e kanë përdorur njerëzit endacak dhe popujt nomadë, ku shumë shpejt ka depërtuar edhe tek popujt evropianë , tek popujt e Afrikës, për ta pushtuar më vonë mbarë globin tokësor.
Ky instrument shumë i rëndësishëm muzikor, ka zënë vend meritor edhe në muzikën popullore shqiptare, pa të cilin nuk mund të paramendohen sidomos vallet popullore të traditës shqiptare.
Por, në vazhdim do të bëjmë një historik të shkurtër për këtë instrument, për të pasqyruar rolin e tij, nëpër shekujt e kaluar.



Tupani si mjet alarmues ndaj rreziqeve të ndryshme

Në kohërat e lashta, kur njerëzit kanë udhëtuar prej një vendi në tjetrin, për të kërkuar kushte më të mira për jetë, jo rrallë herë, janë ballafaquar me rreziqe të pa parashikueshme, qoftë me shtazë të egra, qoftë me grupe të ndryshme njerëzish, racash, fisesh dhe krahinash të ndryshme.
Dihet, se në ato kohëra nuk ka pasur kurrfarë mjeti të komunikimit në mes njerëzve dhe grupeve të ndryshme nomade, andaj i vetmi mjet alarmues ndaj rreziqeve të ndryshme, sulmeve nga shtazët e egra, luftërave të ndryshme, ka qenë tupani, përmes të cilit me anë të ritmeve të ndryshme, kanë alarmuar të tjerët për rreziqet me të cilat janë përballur kohë pas kohe. Tupani, si instrument i fuqishëm ritmik, me tingullin e tij kumbues, mundësonte që përmes tingujve të tij, të alarmohen njerëzit në një largësi relative.



Tupani si mjet informativ nëpër vendtubimet e ndryshme

Në kohën kur nuk kishte mjete tjera komunikuese në mes të njerëzve, tupani ka luajtur edhe një rol shumë të rëndësishëm si mjet informativ, për një rreth të caktuar njerëzish. Në kohën kur nuk kishte shkrim-lexim, telefona, mjete të informimit publik, ishte punë e vështirë për t’ i tubuar njerëzit dhe masën, në rastet kur duhej të mbahej ndonjë tubim gjithë-popullorë , ndonjë kuvend me rëndësi të veçantë, apo vendtubime me rëndësi të tjera historike.
Pra, për t’ i tubuar njerëzit në logje të tilla, tupani luante një rol shumë të rëndësishëm informativ. Njerëzit të cilët iu kanë rënë tupanëve në rastet e këtilla, kanë qenë të specializuar dhe të autorizuar nga rrethi ku kanë jetuar e vepruar dhe ata për lajmërime të këtilla, kanë pasur stile të veçanta ritmike, me të cilat i kanë njoftuar njerëzit për tubime gjithë popullore, nga se do të vendosej diçka e veçantë dhe e rëndësishme për gjithë masën popullore dhe rrethin ku ata jetonin.
Njerëzit të cilët merreshin ekskluzivisht me këtë “zeje”, në popull quheshin :”Telall”, që në gjuhën turke do të thotë:”Lajmëtar!”



Tupani si mjet përcjellës ushtarak dhe luftarak

Tupani, si instrument i fuqishëm ritmik, nëpër shekuj ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm edhe në jetën ushtarake. Me përcjellje të ritmit të tupanit, janë shoqëruar shumë stërvitje ushtarake, marshe ushtarake, parada , solemnitete ushtarake dhe manifestime të ndryshme të këtij karakteri.
Rëndësi të veçantë , tupani ka luajtur nëpër luftëra të ndryshme, ku ushtarët dhe luftëtarët e ndryshëm, janë shoqëruar me ritme tupanësh. Një shoqërim i tillë, më tepër ka luajtur rol në trimërimin dhe rritjen e moralit luftarak të ushtarëve.
Kur jemi tek luftërat, nuk mund të anashkalojmë edhe rolin negativ të tupanit, të cilin kriminelët dhe kasapët – shërbëtor të okupatorëve, e kanë përdorur tupanin si mjet për mbulimin e trishtimave, klithjeve dhe britmave të viktimave të pafajshme, të cilat xhelatët i nxirrnin nga shtëpitë e tyre dhe i çonin në një vend të caktuar për t’ i kasapitur në mënyrat më barbare, duke ua prerë kokat dhe gjymtyrët e trupit me thika dhe mjete tjera të ftohta. Andaj, në raste të këtilla, janë angazhuar tupanxhinjë të specializuar për këtë “zeje”, ku gjatë tërë kasapitjes së njerëzve të pafajshëm, burrave, pleqve, plakave, nuseve, vajzave dhe fëmijëve – tupanxhinjët iu binin tupanëve për t’ ua mbuluar zërat viktimave dhe për të krijuar bindje në afërsi, se gjoja , në vendin e krimit “është duke u bërë dasmë e aheng”, e jo kasaphane!
Raste të këtilla, gjatë luftërave të shkuara, ka pasur nëpër shumë qytete e vendbanime shqiptare. Sidomos, është i njohur vendi i quajtur “Tauk Bashqe”, afër Prishtinës, në të cilin janë kasapitur shumë shqiptarë, nën tingujt e tupanëve , të cilëve zakonisht iu binin romët e angazhuar nga forcat ushtarake e xhelatxhinjve serbë.
Një rol të këtillë , tupanxhinjët romë të Vranjës, e kanë luajtur edhe gjatë Kasaphanës në vendin e quajtur “Lagja e Iseukëve” në Karadakun e Gjilanit, në të cilën janë kasapitur më se 100 shqiptarë, të cilëve para se t’ ua prisnin kokat dhe para se t’ i vrisnin, nën tingujt e tupanëve – ua thyenin dhëmbët dhe i detyronin nënat, gratë dhe motrat e viktimave, që t’ i përvëlonin me ujë të valë nga kazanët dhe enët tjera të amvisërive shtëpiake!



Tupani si mjet tregues i kohës ditore

Tupani, nëpër shekujt e kaluar ka luajtur rol shumë të rëndësishëm edhe si tregues i kohës, nga se dikur nuk kishte orë për matjen dhe tregimin e kohës së saktë!
Sidomos, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, tek besimtarët myslimanë, roli i tupanit ishte me peshë të veçantë. Andaj, gjatë këtij muaji, angazhoheshin njerëz – tupanxhinjë, të cilët kishin për detyrë që t’iu binin tupanëve në çdo kohë të faljes së namuzeve, e sidomos në kohën kur njerëzit duhej zgjuar për të ngrënë syfyrin dhe në kohën kur agjëruesit e Ramazanit, duhej bërë iftar!
Për ta kryer këtë “detyrë” sa më mirë, zgjidheshin romët të cilët posedonin tupanët më të mëdha dhe më të fuqishme, por kishte edhe shumë raste, kur njerëzit e shtresave të varfër , i merrnin tupanët me qira prej romëve dhe e kryenin këtë detyrë, me qëllim që të përfitojnë ndonjë para prej banorëve të fshatit dhe të rrethit ku jetonin!
Për një shërbim të këtillë, tupanxhinjët e Ramazanit, ditën kur falej namazi i Bajramit, shkonin nëpër xhami dhe e ekspozonin tupanin e tyre, mu në derë të xhamisë! Fill pas faljes së namazit të Bajramit, besimtarët i shpërblenin ata, me para e dhurata tjera të dobishme për familjarët e tupanxhinjve!



Roli i tupanit në dasmat popullore

Pa dyshim se tupani, ka luajtur dhe luan rol të veçantë edhe nëpër dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore. Dikur, në trevat dhe krahinat tona madhësia dhe madhështia e dasmave, matej me numrin e dasmorëve dhe me numrin e tupanëve që do të angazhoheshin në ato dasma. Për shembull, kur dikush nga pasanikët e mëdhenj, angazhonte për dasmën e tij, tri palë tupanë, atëherë ajo dasmë përmendej shumë gjatë në mbarë atë fshat dhe atë rrethinë!
Roli i tupanit, në dasmat dhe ahengjet tona popullore, në kohët e kaluara shumë më tepër ka pasur rol alarmues dhe informativ, se sa karakter argëtues!
Në radhë të parë, tupani ka shërbyer si mjet alarmues dhe informativ, për t’ i njoftuar njerëzit e një rrethi të caktuar ku po zhvillohej dasma, në mënyrë që ata po sa t’i dëgjojnë bubullimat e tupanit, të kuptojnë se atje paska dasmë dhe kjo automatikisht nënkuptonte edhe thirrjen e dasmorëve për dasmë, nga ana e Zotit të Dasmës!
Kjo, ka ndodhur për shkak të mungesës së mjeteve të komunikimit për thirrjen e dasmorëve, si dhe terreneve të vështira malore , ku duhej humbur shumë kohë e mund për t’ i ftuar njerëzit në dasmë, e aq më tepër lypsej angazhuar shumë meshkuj – burra, për t’i ftuar gjithë ata dasmorë!
Roli i dytë i tupanit, nëpër dasmat dhe ahengjet e ndryshme popullore, ishte përcjellja e dasmorëve gjatë ardhjes dhe shkuarjes së tyre, përcjellja e valleve tradicionale popullore, sidomos të valleve të rënda me karakter luftarak, të cilat i luanin ekskluzivisht burrat . Tupani përdorej me të madhe gjatë ceremonisë së hyrjes së dhëndrit në xherdek, e sidomos në mëngjes, kur nxirrej dhëndri nga dhoma e nuses, ku tupani duhej të binte me tërë fuqinë e tij, me qëllim që të alarmojë të afërmit, fshatin, rrethin dhe miqtë për aktin e pastër moral të virgjërisë së nuses!
Këtë akt, tradicionalisht e përcillte dhe e vëzhgonte me kujdes të veçantë i tërë rrethi dhe krahina, nga se në rastet kur nuk dëgjohej tupani – i tërë rrethi dhe krahina e kuptonte se nusja nuk kishte qenë e virgjër!



Roli i tupanit në fshatrat rurale

Roli i tupanit në dasmat popullore që organizoheshin nëpër fshatrat rurale, përveç karakterit argëtues, pritjes dhe përcjelljes së dasmorëve, alarmimit dhe thirrjes së dasmorëve për dasma dhe përcjelljes së dhëndrit për në xherdek, ka pasur edhe një rol shumë të rëndësishëm gjatë udhëtimit të dasmorëve në ditën kur ata shkonin për ta marrë nusen nëpër fshatra të largëta dhe terrene të vështira malore.
Gjatë udhëtimeve të këtilla të mundimshme të dasmorëve, shpeshherë ndodhte që dasmorët (krushqit) të bien në prita, të sulmohen nga grupe e individë të pa njohur, të cilët tentonin që me luftë, t’ ua grabisnin nusen nga qerrja e saj!
Për këtë, shumë herë kanë ndodhur luftëra të përgjakshme në mes krushqve, ku nuk janë të pakta vendet dhe toponimet e mbetura në analet e historisë sonë, si:”Varret e krushqve”,”Krushqit që janë bërë gurë” e të ngjashme.
Andaj, për t’ iu shmangur këtyre pritave, sulmeve dhe dyluftimeve të mundshme, tupani gjatë tërë kohës së udhëtimit të dasmorëve ka qenë i obliguar që të bubullonte, në mënyrë që t’ i alarmojnë fshatrat dhe malet për rreth se nëpër atë terren është duke udhëtuar turma e krushqve dhe qerrja e nuses!



Roli i tupanit në qendrat urbane

Roli i tupanit, në qendrat urbane nuk ishte i rëndësishëm, sikurse në fshatrat rurale. Në dasmat dhe ahengjet popullore që organizoheshin nëpër qendrat urbane, tupani kishte më shumë rol argëtues në përcjelljen e valleve popullore, por edhe rol alarmues-informativ, për t’ ua përkujtuar fqinjëve dhe qytetarëve se është duke u bërë një dasmë apo gazmend familjarë! Mirëpo, këtu nuk e ka qëllimin për t’ i ftuar në dasmë krushqit, por më tepër për t’ ua bërë me dije lagjes dhe rrethit se në një familje të caktuar ka dasmë!
Vlen të theksohet se edhe në përcjelljen e valleve popullore me karakter qytetar, tupani është shumë më pak i dëshirueshëm, nga se nëpër qendrat urbane shumë më pak luhen vallet e rënda të burrave dhe ato me karakter luftarak, e shumë më tepër preferohen vallet e përziera ku do të vallëzojnë së bashku të dy gjinitë!

Tupani në dasmat e modernizuara dhe në restorante
Viteve të fundit, në traditat tona popullore, ku dasmat dhe ahengjet popullore thuaja se në tërësi janë “modernizuar”, nga se ato tani organizohen kryesisht nëpër lokale hoteliere, restorante dhe salla të ndryshme, mund të thuhet lirisht se tani shumë pak vend i ka mbetur tupanit që të bubullojë në këto lokale.
Dihet se ahengun dasmor e bartin grupet dhe ansamblet muzikore të elektrizuara dhe të fuqizuara, të cilat mund të dëgjohen shumë më larg se sa që dëgjoheshin dikur këngëtarët dhe tupanët. Grupet dhe ansamblet e tilla, të specializuara për dasma e ahengje të ndryshme popullore, së bashku me interpretuesit vokal, mundësojnë argëtimin, disponimin dhe vallëzimin e të gjitha gjinive dhe llojeve të vallëzimeve!
Andaj, mendojmë se tupanëve në dasmat e këtilla nuk iu ka mbetur më vend për bubullima të trishtueshme dhe iu ka ardhur koha për pensionime, apo për pushime nëpër muze të ndryshme!
Tupanët, në dasmat që organizohen nëpër hotele, restorante e salla të ndryshme, i sjellin vetëm individët të cilët nuk mund të përshëndeten nga e kaluara e largët tradicionale dhe ata të cilët me një mendjemadhësi të llojit të vet, duan të tregohen para masës së dasmorëve, se gjoja janë të pasur dhe gjoja se nuk mund t’i harrojnë traditat e kaluara nga vet koha në të cilën jetojmë!
Angazhimet e tupanëve, në ambientet e këtilla, jo që ia rrisin koston e dasmës Zotit të shtëpisë, por ata në ambiente të mbyllura vetëm sa krijojnë huti, tollovi dhe zhurmë të pa përballueshme, të cilën dasmorët nuk mund ta durojnë me kënaqësinë dhe dëshirën e tyre!
Andaj, në vend të porosisë, këtë shënim po e përmbyllim me atë proverbin e njohur popullor , i cili thotë: “Ec me kohën”, duke ia shtuar edhe të vërtetën tonë historike se dikur i kemi lëvruar arat me parmendë, me plug, me shati, me qe, me kuaj…por sot është koha e makinave moderne dhe mjeteve të motorizuara, pa të cilat nuk mund të presim rendimente të lakmuara të bereqeteve!


Nga cakolli.shqipo.com

Mehmet Gradica

Nacionalisti që kurr nuk u gjunjëzua

Meritat kryesore për kapitullimin e forcave nazifashiste u kanë takuar SHBA-ve, Anglisë dhe Rusisë. Një ndihmes shum të madhe në këtë drejtim dhanë të gjith popujt liridashës të botës, por që mjerisht, një pjesë e mirë e tyre, të cilët luftuan perkrah forcave antifashiste nuk e gëzuan lirinë.

Ajo që është më e ligë është se dhunuesit e lirisë quheshin “çlirimtar”. Fatiligë e deshi që edhe populli shqiptar të jetë në mesin e atyre popujve që dhan kontributin e vet në Luftën Antifashiste, por që u nëperkëmb nga forcat sllave dhe mjeranët shqiptarë të bandave të kuqe kriminale, të cilat ishin pagëzuar nga qendrat e Beogradit e Moskës me emrin Komunist.
E verteta megjithatë duhet te thuhet. Jo për te nderruar herojtë, por qe tu ipet atyre vendi meritor në historiografinë tonë te re. Ekziston vetëm një histori ajo faktografike, por mjerisht edhe kjo histori që është shenuar mbrapsht për martirët tanë quhet histori. Me gjuhen e së vertetës faktografike duhet të nderohen, tu ipet vëndi i meritur te gjithë atyre burrave të cilet me pënd apo pushkë vepruan, punuan, u sakrifikun për të mirën e kombit tonë. Le të jëtë ky punim një shënj respeti e falenderimi ndaj veprës madhore të nacionalistit Mehmet Gradica, por jo vetëm të tij por edhe të shum burrave tjerë që luftuan për lirinë e Shqiperisë si Prekë Cali, nga trojët etnike shqiptare që sot gjinden nën Malin e Zi, Xhemë Gostivari, nga trojet etnike shqiptare që sot gjinden nën Maqedoni, Muharrem Bajraktari i Lumës, si dhe shum të tjerë që u martirizuan për dinjitetin tonë kombëtar. 


 Mehmet Gradica u lind në vitin 1912. Babai i tij quhej Isuf, kurse nëna Çame Berisha nga fshati Gllanasellë e Drenicës, ishte motra e luftëtarit të dëshmuar Lutë Gllanasellës. Mehmetit babai i vdes herët, dhe një pjesë të mirë të jetës së tij Mehmet e kaloi tek familja e nënes. Ishte bir i familjes se deshmuar atdhetare Ukaj te fshatit Gradicë te Drenicës. I rritur në një familje te dëshmuar atdhetare dhe rrezë malit të Qyqavicës, mal ky i cili u kishte bërë ballë shum furtunave të kohës. Ky vënd rriti shumë bijë e bija, por të rrallë ishin ata që do të ishin një më malin e Qyqavicës. Fati e deshi qe Mehmet Gradica të ishte njëri nga ata bijë që lindi ne këtë tokë, jetoi në këtë tokë dhe u martirizua për këtë tokë duke mos u lekundur asnjëhere ne idealet e tij madhore.
Bashkëluftetarët e tij, kur flasin me plot respekt per komandantin e tyre tregojnë se Mehmet Gradica, per nga pamja ishte mjaft i pashem, trup gjatë, energjik dhe gjaknxhtë. Gjithnjë rrinte veshur me rrobat e oficerit dhe armet e ngjeshura qe i shtonin edhe me teper bukurin.



E madhe ishte fuqia e fjalës së Komandantit.

Mehmeti Gradica në moshën gjashtëmbëdhjetëvjecare burgoset në burgun e Mitrovicës. Nga ky burg arrin të arratisët. Më pas kalon në malet e Kosovës. Një pjesë të kohës e kalon në Shqiperinë Londineze. Pas pushtimit të Kosovës nga nazi-fashistët, u krijuan rrethana të reja për vëndin tonë. Intelektualet se bashku me atdhetarët e shquar filluan një organizim të ri duke ju pershtatur kushteve dhe rrëthanave të krijuara jo vetëm në Kosovë por në mbarë hapsirën etnike Shqiprate. Edhe pse viset shqiptare ishin nën pushtimin nazi-fashist, forcat qetnike të perkrahura nga pushtuesit Italian ndermorrën disa sulme te organizuara mbi vëndbanimet shqiptare. Në këto rrethana në vitin 1941 nga Shqipërija Londineze, Mehmet Gradica kthehet në Kosovë, në shërbim të Qeverisë Shqiptare me detyrë postkomandant i xhandarmërisë. Kishte sherbyer si shef xhandarmerie ne Vuçiterrn, Skënderaj e Mitrovicë. Në vitin1943 fiton gradën e togerit. Duhet theksuar ketu edhe inkuadrimin e Mehmet Gradicës në regjimentin e Gjafer Devës ose siç është shprehur publicisti Idriz Lamaj „burr i shtetit shqiptar etnik“, i cili në atë kohë ishte ne postin e Ministrit të Mbrendshem të Shqiperisë. Arsyeja kryesore e inkuadrimit ne regjiment ishte lufta per pengimin e perhapjes së demagogjisë sllave në Kosovë të quajtur Komunizem. Mehmet Gradica kishte angazhuar njësitet e vata për ta kapur komunistin Rifat Berisha, i cili punonte në prefekturën e Gjilanit Mehmeti ishte nacionalist, kishte nje urrejtje patologjike ndaj Komunizmit, dhe ky është shkaku kryesor qe edhe sot emri i tij permendet shum pak per mos të thën fare ne shkrimet e botuara nga disa studiues nostalgjistë në Kosovë.
Kontributin e tij gjatë sherbimit per një kohë në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, ishte i një rëndesie të veçant duke iu falenderuar aftesive të tij si strateg u shqua ne shum beteja kunder pushtuesve serbo-malazezë, përgjatë kufirit të Shqipërisë etnike.
Kur forcat serbe u rreshtuan në grykën e Ibrit, në nëntor të vitit 1941, ku përgatiteshin të pushtonin Pazarin e Ri dhe më pas të kalonin në Kosovë per te bere masakra ne popullsin shqiptare, u paraqit nevoja e menjehershme e ndalimit te kalimit te forcave serbe në Kosovë. U mblodhen luftetarët nga vise te ndryshme të Kosovës si nga Rugova, Peja, Burimi, Deqni, Drenica, Shala, Llapi etj. dhe sulmuan forcat sebe në Rashkë. Në këtë betejë perveç Mehmet Gradicës me trimat e tyre u dalluan edhe Shaban Polluzha, Miftar e Halil Bajraktari, Ferat Kotorri, Sak Fazlija, Tahir Elshani, Adem Arifi dhe shum luftetarë të tjerë. Qeta e udhëhequr nga Mehmet Gradica ndermori disa sulme me sukses ne rrethinen e Pazarit të Ri.
Në dimrin e vitit 1941-1942 në zonat e Drenicës, Shalës dhe të Llapit u krye një riorganizim forcash që do të merrnin për sipër detyra të reja, ky organizim i ri u krye pasi që udhëheqesit luftarak të qetave tona popullore ishin në dijeni lidhur me strategjinë e levizjeve serbo-çetnike, pastaj bashkpunimin e tyre në fshëhtësi me pushtuesit italian, prandaj vazhdimi i luftimeve ishte jetik për fatet e kombit. Kësisoi do të vinin pesë ditë e nët sulmesh të pa ndërprera në Koloshin, ku forcat serbo-çetnike u thyen keqas dhe u larguan përtej kufirit tonë. Edhe në këtë aktë madhor të rezistencës shqiptare, shkelqeu trimeria dhe aftësia e Mehmet Gradicës, i cili me luftëtaret e tij mbajtën pozicionet e para.
Me formimin e Lidhjës së Dyte të Prizrenit (16 nëntor 1943) mbrojtja shqiptqre u bë me e organizuar, ndonse edhe me tej barrën kryesore e mbanin forcat vullnetare te organizuara në menyrë tradicionale. Është mjaft me rëndesi të theksohët se në Kuvendin e Skënderajit (16-19 shtator, 1943) dhe të Palluzhës (17-20 qershor, 1944), në organizim të Hamdi Gashit, Miftar Bajraktarit, Mehmet Gradicës, Mulla Iljas Brojës, Azem Oruqit, Rexhep Xjelit, Mulla Ibrahim Palacit etj. iu dha perkrahje e pa rezervë vendimeve të Kuvëndit të Parë e të Dytë të Lidhjës së Dytë të Prizrenit. Ishte viti 1943, kur Mehmet Gradica se bashku me Ahmet Selacin kishin luftuar kundër forcave çetnike në Stan-Tërg dhe në Luginën e Rashkës. Në luftë per mbrojtjen e kufirit me Serbinë prap shkelqeu Mehmet Gradica se bashku me trimat si Pajazit e Adem Boletini, Sali Kolldura Gashi, Bislim Bajgora etj. Biri i Drenicës mbeshteti jo vetëm me trimërin dhe mënçurinë, por edhe me pasurinë e vet, Lidhjen e Dytë të Prizerenit duke paraparë tek idetë dhe fryma e saj të ardhmen e lirë të gjeneratave shqiptare që do të vinin më pas. Në disa beteja luftarake, në kuader të kësaj Lidhje, Mehmet Gradica shpalosi pos të tjerave vizionin e një luftetari qe veshtron larg. Edhe pse kishte mbajtur grada në ushtrinë kombëtare, ai kurdoherë u keshillua me bashkëluftëtaret e vet, tek te cilet kishte besimin e plotë si me vellëzerit Miftar e Halil Bajrakteri, Ferat Kotorri, Brahim Luta, Rexhep Gjeli, Osman Bunjaku, etj. Të gjithë këta trima te deshmuar në luftrat per mbrojtje te Shqiperisë Etnike, e cila do te ishte e lirë dhe demokratike pa diktaturën Komuniste. Raportet ne mes te dy komandanteve Mehmet Gradica dhe Shaban Polluzha ishin ftohur disa here per arsye ideologjike. Mehmeti ishte shum me i ri, më strateg dhe një nacionalist i thekun, (koha tregoi se ishte shum me largpamës) nuk kishte besim tek Shabani per shkak te lidhjeve te tij me disa komunist shqiptar si Fadil Hoxha, sherbyes te pushtuesve serb, nga ana tjeter vet Shabani ishte me i zemruem me mos perfilljen e Mehmetit. Meritat per pajtimin e dy komandanteve i takoin heroinës së kombit bijës së Shkodrës, Marije Shllakut, e cila ishte shprehur për rastin: “dhe kjo jo per hatrin tim (pajtimi BM), por për hatrin më të madh që është Atdheu ynë, për hater të Flamurit, për hater të gjakut të derdhur të mijra shqiptarve të pa fajshëm, që po vriten për ditë e më nga brigadat partizane, që nuk kan as Zot e as Fe, as Nder e as Atdhe”. Pajtimi i fundit i Mehmet Gradicës dhe Shaban Polluzhës, u arrit në Fshatin Gradicë, më 12 shkurt të vitit 1945, ndermjetësues ishin: Miftar Bajraktari, Rexhep Xheli dhe Brahim Luta. Pajtimi pati rëndesin e vet dhe te dy komandantet e mbajten fjalën e dhën derisa ran heriokisht në fushen e nderit.
Mehmeti gjithmonë bashkpunoi me trimat tanë per qështjen madhore te vendit tonë të shtrenjtë, deshmi për këtë është edhe gjyqi i Prizerenit, i cili zgjati dy javë, 29 qershor-13 korrik1946, ku prokurori (Ali Shukriu) nder te tjera e akuzoi bijën e Shkodrës Marije Shllaku se „në nandorin e vitit 1944, bashk me Mehmet Gradicën, Adem Shalen e Met Dinin, ka tubue disa qindra forca per me pushtue Pejën e „posaçlirueme“.
Largimi i pushtuesve nazi-fashisteve nga Kosova nuk solli lirinë e pritur, por perkundrazi, Kosova u pushtua nga serbet ku populli shqiptar trajtohej si rob lufte. Më urdhërin e Titos, Komandant Suprem i UNÇ dhe APJ, të 8 shkurtit të vitit 1945, u vëndos në Kosovë Administrimi Ushtarak, „deri në rregullimin e rrethanave“, përkatesisht deri në aneksimin e saj nga Serbia. Komandës së Administrimit Ushtarak iu dhanë autorizime të plota, ndërsa për të gjitha veprimet ajo përgjigjej vëtem përpara Komandantit Suprem, J.B. Toto. Vendosja e pushtetit ushtarak në Kosovë ishte forma më e vrazhdë e regjimit diktatorial, që kishte qëllim të gllabëronte dhe t´ia aneksonte Kosovën shqiptare Serbisë, përkatësisht Jugosllavisë. Një diktaturë e tillë ushtarake qe vendosur më parë se në Kosovë edhe në Banat, Baçkë dhe Baranjë, territore në te cilat shumicën e popullsisë e përbënin hungarezët dhe gjermanët.
Si pjesë e këtij skenari qe cekem me lartë, u kryen vrasje të shumta në forma te ndryshme pa dallim moshe e gjinije. U bë ndalimi i flamurit kombetarë pastaj detyroheshin shqiptarët qe te flasin ne gjuhen serbe. Mobilizimi i dhunshem u krye në te gjitha viset shqiptare, si shembull po permendim mobilizimin e shkurtit ku u morën me dhunë prej viseve të Drenicës dhe Shalës mbi tre mijë meshkuj 15 vjet e lartë, me preteksin për ti quar në luftimet e kufijve verior të Jugosllavisë. Ky mobilizim është e natyrshme se u kundershtua nga e gjithë popullata shqiptare me prejashtim te lojaleve te sllavizmit te cilet edhe me parë kishin marrur aksione te perbashketa me forcat serbe kunder popullit te vet. KQ i PKSH bënte thirrje për vëllazërimin e popullit shqiptar me popujt jugosllavë e grek, kjo sipas komunisteve ishte interes I lartë qe kërkonte atdheu.



Lufta e Drenicës dhe roli i Mehmet Gradicës


Prijësit e Drenicës të cilët edhe më par ishin dalluar në luftarat kunder ushtrive pushtuese serbo-malazeze, për tu dalur zot tokave tona etnike, është plotsisht e natyrshme se nuk pranuan të jenë pjesë e ideologjisë komuniste. Duhet shtuar se numri i komunistëve në terë Kosovën ishte shum i vogël, dhe nuk gezonin aspak perkrahjën e popullit, kurse tek forcat nacionaliste ishte e kunderta. Personalisht komunisti Fadil Hoxha, (i cili edhe kishte jëp urdher për fillimin e sulmit frontal kundër kryengritësve shqiptar), kishte patur kontakte me Shaban Polluzhën, i cili kishte pranuar të bisedonte me të. Mehmet Gradica ftesës për tu takuar me komunistin Fadil iu pergjigj shkurt:“babës tëm po te ja kisha pa yllin në ball pa i ra plumb nuk e kisha lanë“. Edhe prijesit e tjerë të Drenicës nuk kishin fare besim në demagogjinë komuniste të Fadil Hoxhës.
Për te shuar qëndresën në Drenicë u angazhuan forca të mëdha jugosllave, të cilat përbëheshin nga 3 divizione dhe 1 brigadë e veqantë: Divizioni i 46-të serb, i 52-të i Kosovës, Grupi Operativ i Brigadave dhe Brigada e KMPJ. Veq këtyre, kohë pas kohe në këto luftime u angazhuan she Divizioni i 24-të dhe i 29-të serb, ai i 41-të dhe 50-të maqedonas. Këto forca numëronin mbi 42 000 veta. Në një urdheresë të datës 28 janar 1945, lëshuar nga Shtabi Operativ i Kosovës, veq tjerash, thuhej: “Duhen shkatërruar shtëpitë nga të cilat bëhet rezistencë, fshatrat të denohen kolektivisht, të rrënohen apo të digjen, kurse mëshkujt prej moshës 17 deri 35 vjeç të mobilizohen me dhunë. Ata që dyshohet se kan marrë pjesë në luftime të arrestohen dhe te pushkatohennë vënd”.
Kunder një numri të madh ushtarësh serb dhe komunisteve shqiptar apo mjeranëve, Mehmeti kërkoi një bashkëveprim në mes të Drenicës dhe Shalës, konkretisht me Ahmet Selacin. Cëllimi ishte që të zgjerohej fronti i luftës kundër pushtuesve serb. Në Shalë fatkeqsisht jo vetëm qe nuk gjetën perkrahje, por falë gjeturisë së Mehmetit dhe ndihmës së trimave shaljan, u arrit që ti shpetoi atentatit që kishin pregaditur Xhemë dhe Hamit Bajgora ndaj Mehmetit. Atentatorët u zunë dhe në vëndin e ngjarjës iu dha haku nga Mehmet Gradica, me pushkatim. Mehmeti menjehere ishte detyruar që se bashku me trimat e vet te kthehet prap në Drenicë.
Rreth pranimit të Brigades së Drenicës dhe komandantit Shaban Polluzha i cli ju pergjigjë urdherit të ShO të UNÇ të Kosovës, që te largohej nga Kosova, nacionalisti dhe luftetari bashkohës, Sali Kolludra është shprehur në këtë menyrë:”Ne i kishim parasyshë kontaktet e Shabanit me Fadil Hogjen dhe shoket e tij, të cilet ia dolen ta bindin që të niset në luftë në Srem me gjithë ata luftetarë. Me duhet të thëm se ne fillim percaktimi i Shabanit qe të niset në rrugë na befasoi, por edhe na zhgenjeu shumë. Ai nisëj që të luftoi kunder gjermaneve në veri, ndërsa në Kosovë hordhitë cetnike dhe partizane bënin kerdinë duke prerë shqiptarë”. Por cila ishte arsyeja e Komandantit Shaban Polluzha, I cili gëzonte respekt të madh në popull, që pranoi ti bindet një urdheri të tillë? Ku ishte betimi i tij dhe prijësve tjerë se do vdesin por nuk do tu nenshtroheshin pushtuesve serb dhe sherbyesve të tyre?
Urdherin per kthimin e Brigadës së Drenicës mbrapa nga Podujeva nuk e ka dhën Shaban Polluzha (i cili me urdher te Fadil Hoxhës ishte nisur me Brigaden e Drenicës per të luftuar perkrah vraseve shekullor) por Miftar Bajraktari pas lajmit se forcat serbe kishin filluar masakrat ne Drenicë, është per të ardhur keq se si Ramadan J Rexha autor i librit „Kujtimet e mija- dëshmi historike“ i cili si pjesmarrës i drejtperdrejt e shtremberon këtë fakt, madje as qe permend fare rolin e Mehmet Gradicës dhe Miftar Bajraktarit në Luftën e Drenicës.
Brigada e Drenicës, gjatë rrugës nga Podujeva për në Drenicë, u ndesh në disa pritë te forcave pushtuese. Në fund të janarit të vitit 1945 drejt Drenicës po mësynin mijra forca ushtarake serbe, shtabi luftarak i rezistencës së patriotëve shqiptarë, vendos të çajë rrethimin që fillonte me marrjen e urës së Pestovës. Kjo urë u sherbënte forcave serbe për të prerë lidhjet dhe komunikimet e luftëtareve shqiptarë me zonën e lirë të tyre për nga mund të vinin jo vetëm bukë e fishekë, por edhe luftetar të rinj qe rreshtoheshin në krah të forcave patriotike. Sulmin mbi urën e Pestovës e udhëhoqi Mehmet Gradica. Rezistenca e partizanëve serb e shqiptarë, në fillim ishte mjaft e madhe, por falë trimërise se Mehmet Gradicës i cili sulmoi ne drejtim te pozicioneve të armikut më bomba dore, sulm ky i cili u ndoq edhe nga trimat e tjerë detyruan komunistet serb e shqiptarë që te marin arratinë.
Mehmet Gradica se bashku me ushtarët e vet aplikonin taktikën e veprimeve të befasishme, duke u zhvendosur shpejt dhe me mjeshtri. Sulminin vetëm kur ishin te sigurt se do te korrnin fitore, kjo bëhej per arsye të epersisë ushtarake te forcave të armikut. Sjellja e një numrit të madh forcash pushtuese sllave, të udhëhequra nga Petar Brajoviç dhe mjerisht ne mesin e tyre kishte edhe komunista shqiptarë te cilet moren pjesë ne vrasjen e mijra shqiptareve, bënë qe rezistenca e Drenicës të shuhet me vrasjen e dy udheheqesve kryesor, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica në betejën e fundit qe u zhvillua në Terstenik, me 21 shkurt 1945, në një kullë ne lagjen e Dvoranve. Gjylja e topit, kishte goditur një tra të kullës, i cili i bie në këmbën e djathte mbi gju, te Mehmet Gradicës duke e plagosur rënd. E nxjerr pasqyrën nga gjepi dhe duke u shiquar në të thotë: “Eu Mehmet Gradica të hangren rrebelat”. Edhe pse gjëndja shendetsore e Mehmetit ishte e rënd, ai gjën forcë dhe për komandant e emeron Rexhep Xhelin. Qëndresa e luftetarëve vazhdoi edhe me tutje. Në këtë luftë ran heroikisht edhe komandanti i batalionit të Llapit, Rifat Maloku, komandanti i batalionit të 5-të, Hazir Gjaka dhe shum trima të tjerë. Për terheqjën e komandantëve të plagosur, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, nga rrethimi u kujdesën: Rexhep e Ajet Xheli, Brahim Luta, Smail Muja, Asllan Lladrovci, të cilët arrijnë te qajnë rrethimin dhe nisen në drejtim të Gllogovcit (Drenasit), në fshatin Qikatovë e Vjetër si pasojë e plagëve te marrura Komandati Shaban Polluzha ndërroi jetë, të cilin e vorrosin nën akull të Lumit Drenica, tek vëndi i quajtur bresillë. Nga këtu, Mehmet Gradicën e plagosur, e bartin bashkluftetarët e tij Brahim Luta, Rexhep Gjeli, Isuf Gilani e Xhemë Zeqiri, e bartin në drejtim të fshatit Dobroshevc, tek shkolla e këtij fshati edhe nderoi jetë në mbrëmje te po kesaj dite. Kufomën e komandantit e vendosin në shtëpin e Brahim Lutës në fshatin Gllanasellë. Të nesermën, u varros nga po keta trima trupi i nacionalistit, në vreshtat e Brahim Lutës në vëndin e quajtur Makresh, varri i tij per një kohë u mbajt ne fshehtesi, pasi qe ky ishte edhe amneti i heroit, që kufoma e tij të mos bien në duart e komunistëve. Por ky sekret zgjati vetëm gjashtë javë, pasi që komunistët kishin arritur që te arrestoin luftetarin Isuf Gjilani, i cili pas maltertimeve kishte treguar se ka marrur pjesë në varrim, por varrin nuk kishte arritur ta gjejë, per arsye se nuk ishte nga ky rajon. Prandaj se bashku me OZNEN, shkon në shtepinë e Brahim Lutës dhe iu lut nënës Azemine që te tregoi se ku është i varrosur Mehmet Gradica.
Edhe pas vrasjës së komandantit Mehmet Gradica, shokët e tij e mbajtën fjalën e dhën, që mos te dorëzohen para pushtuesve serbo-komunist. Por të vazhdojnë luftën e armatosur por tani në nje formë tjetër. Kështu Rexhep Xheli vritet ne Malin e Qicavicës së bashku me djalin e vetëm në luftë kunder pushtuesve serb. Smail Muja vritet pabesisht në fshatin Nekovc. Brahim Luta, Ajet Xheli, Hajdin Haxhiu, vritën në një bunker afer fshatit Ciceli se bashku me Shaban Bunjakun.
OZNA tani filloi te ndjekë edhe bashkeluftetarë te tjerë te Mehmet Gradicës, duke i burgosur, maltertuar, disa prej të maltertuarve nga plaget e marrura edhe vdesin, si është rasti i gjandarit të tij Hazir Morina i cili nga torturat e marrura, nuk mundi të jetoi mbi një muaj. Gruan e agjës se Mehmetit, Zojën, OZNA e kishte marrur në shtepin e saj të lindjës ne Qikatovë të Vjetër, pasi e kishin vrarë e kishin hudhur në Lumin Drenica. Pas disa kohesh kufoma e saj kishte dalur jasht ujit. Edhe pse ajo identifikohet nga të afermit e saj, nuk u lejua nga lojalët e pushtuesit që te varrosej në varrezat e familjës, por aty ku është gjetur. Edhe sot nuk i dihet varri. Të gjitha armët që i kishte mshefur komandanti Mehmet Gradica u zbuluan, dhe u derguan në Skenderaj. Këto armë u gjënden në familjën e Brahim Lutës të fshatit Gllanasellë, në familjën e Smail Mujës të fshatit Gradicë, në familjën e Syl Morinës të fshatit Qikatovë e Vjetër, etj.
Vrasesit e toger Mehmet Gradicës ishin ata te cilet realizonin planet serbe per asimilimin dhe zhdukjen e kombit shqiptar te pergaditura ne Beograd me heret dhe te perkrahura nga Moska, si ne aspektin ushtarak ashtu edhe ne atë diplomatik, i vënin në jetë. Nder me të merituarit per këtë ishte edhe Komisari Fadil Hoxha, i cili per ironi, varroset me nderime ushtarake.
Ne fund duhet shtuar se toger Mehmet Gradica u flijua ne moshen 33 vjeçare per te mos u pushtuar tokat tona etnike nga sllavet, per te mos u perdhosur kombi ynë, gjuha jonë, u flijua qe flamuri jonë te jetë ashtu sikur ishte ne duart e Kastriotit.


Besim Morina, Drenas

Burimi: Albapress.com