Arif Molliqi u lind më 1953 në Llukë të Epërm të Deçanit, shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Deçan, studioi në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime ka fillua pa diktueshëm por qe në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi me humor dhe satirë e që, më vonë shkroj poezi, prozë, dramë dhe publicistikë. Ka botuar: “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994,“Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996, “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998, “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999,”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000, “Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 2000, “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001,”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren,2002, “Shënime nga arkiva e qytetit D.”, (roman),F. Konica, Prishtinë, 2003, “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D.”(poezi) F. Konica, Prishtinë, ’04,“ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë, “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006, “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“, Hamburg“, (monografi), 2007, “Gruaja e vizatuar nudo” (roman) Faik Konica, 2008″”Simfoni për darkën e Qenit”
Jeton në Gjermani.
Poezi nga Arif MOLLIQI
SHI TË RRASA E ZOGUT
1.
Rigon egër Një trazim i fshehur hovshëm mbetet në mes
Mbi shkëmb të prerë të Malësisë luftëtarët majë bjeshke
Çdo ditë të vijnë vullnetarisht nga lugina
Nga të katër anët e botës aty ku gufon zemra djaloshare
Atdheu thërret ejani në Koshare Përgadisni
Me fishekë e këngë majakrahut me zjarrin që gufon në gji
Ejani në shkrepat e thepisura aty ku Rrasa e Zogut ju pret
Kosova me vallen e shqiponjave në qiell
Rojet e tokave tona janë aty
Në lartësinë e Bjeshkëve të Nemura
Natyra është e dashuruar në luftëtarët e Lirisë
Aty shikimet dhe këngët e tyre të madhërishme
Rrinë në ujin e zhurmshëm të përroskave
Kosharja ua lidh trupin pas nëntë plagëve
Muzat e Rrasës së Zogut lajnë plagët me lotët e ngrohtë
Për betejën e nesërmë i bëjnë gati
2.
Në kasollën e pyellit në rrasën e gurit era njësoj e ftohtë
Pranvera në Koshare u kthye sërish sërish u kthye
Që një shekull e ngujuar në gurë
Dhe bilbilat sërisht filluan të këndojnë
Dëgjoj në heshtje zërat e mbrëmjes
Mbi gjethet e ahut shiu shembet,
Nga shkrepi në shkrep nga zemra e gurit
Vjen zëri i Sali Çekut
Thirrjet e frymëzuara të Agim Ramadanit
Ti Kosovë e bukura Kosovë
Lindim dhe vdesim pë Ty
3.
Koshare Koshare ti kohë e netëve të gjata,
Ti kohë e ditëve të ndara dy pjesë të Atdheut
Tash nata e Bartolomeut aty
Çasti i kohës së ndaluar përtej tokës së rrudhur
Mbaroi Guri i kufirit s´është më
Rrasën e Zogut Muzat shqiptare e mbrojnë
Këtu ku rri unë,s´ka dritë asgjë shqiptare
Këtu edhe frika për vdekjen s´është shqiptare
O më falni s´jam si Ju
Ujë nga Rrasa e Zogut s´kam pirë
Muzat e Bjeshkëve të Nemura s´më kanë përkundur
Apo s´di s´di a kam të drejtë
Dashurinë për Ju e shkruaj në mërgim
Mos më ndërpritni i di të gjitha
Sonte një ushtimë shkrumb valë-valë zbret
Krisma armësh Vegimi s´më gënjen
Gurët në Koshare po thyejnë qafën
Shi të Rrasa e Zogut shi në Çiçavicë shi në Pashtrik
Gurët e varrit gurë kufiri u dridhën
U rrokullisën në kapërcell shekulli
Në humnerë as copat e ndërgjegjes Evropë
Dy krahët e një Torzo bashkohen
Tropoja pa mjegulla
Para agut në Pranverë
4.
Këtu gjithçka është kujtimi për Ju
Liria Rrasa e Zogut e kuqluar
Mbi barin e njomë të kësaj Pranvere fle
Por s´kam fuqi të bisedoj me Ju
Liria fjala juaj e fundit guri i kufirit
Bota s´bën sehir
Të degët e pishave të rrenjët Ahu hijemadh
Vashat ua lidhnin plagët e lotët e ngrohtë
Borën e Gjeravicës shkrin
Te pellgu i gjakut zogjtë s´i mbyllën dyert
Këngës tmeronte bajlozin e zi
Dielli ndërmjet Rrasës së Zogut nisi të dalë
Të ngrohë ftohtësinë në të dy anët
5.
Gjeravica beteja e re
Kohë shirash pranverore.
Heshtja shekullore shkëmbi Rrasa e Zogut
Kënga e trimit të plagosur jepkurajo
Ej moos u terhiqni Atdheunsërisht e pashë
Gjeravica qëndron
Shi në Rrasën e Zogut para lindjes se diellit
Sa e ftohtë sa e ngrohtë kjo natë
Agimi e Salihu ranë për të jetuar
(Tiranë, prill 1999/Hamburg, maj 1999)
LIGJËRATË PËR LIRINË
Liria është diçka që as vetë njeriu s´di çka është
Është diçka që s´mund ta duash
më shumë se sa të don ajo ty
Çfarëdo që të duash mund të thuash për te
se Liria është tokë që duron gjithçka
Vend ku mund të mbjellish lulën,
lulëtherren edhe kaqen
Mbrenda Lirisë njeriu mund të bëj mëkate
nëpër kronikat e saja
Të gjithë mendojnë se Liria është jeta
është dashuria dhe krenaria
Por ky zbukurim na mashtron se Liria
s´ është diçka që hahet e, as që pihet...
Liria është diçka që as vet njeriu s´di çka është
Janar, 2013
ZJARRMI MALLI
Në brigjet e Elbes
Për ditë i grimcoj fjalët
Për ditë përtyp kujtimet
Natën kthehem nga kam ardhe
Ditën i lidh ëndrrat nyje
Hahem me vetveten
Njësoj në dimër e verë
Rënkimi i shpirtit
Rrjedh njësoj
Maje shtize gjuha dhe dashuria
N´treg shesim zjarmin e mallit
As më lirim s´ti blen kush
Atdheun e varim n´këngë
Më përralla i shkundim malet
lumenjtë e fushat i dridhim më fjalë
Po,
Çka marrim mbas vetes
Gënjeshtrën se kemi jetua
(Hamburg, 23.02.2012)
NATA NË BLACË
Veshi nata valadonin e murgut
numëroi varret pikë për pikë
Porta e mbyllur u plak
nga kollë e kavermave
Sa e gjatë nata mes arkivoleve
në maternitetin e Bllacës
( 30. 03. 99)
Arif Molliqi
Këngët që marrin frymë
I.
Kohë për kohën zi, zi e që zien tym e flakë më drithërime
E gurët trokasin, ndoshta plasin nga gjaku nga krimi
Nga pluhuri e qelbi nëpër rrugë që kundërmojnë
Të sëmurët i puthin me armë, kokë e plumb, plumb e kokë
Nëpër vdekje kapërcejnë ata që u vonuan dje e sot
Pranvera e hershme lëngon mortje, klithma të tjetërsuara
Të çara toke, përbuzje nga egërsirat plot urrejtje njerëzore
Gjithkah gjurma që psherëtinë aq egër, egërsira gjithkah le gjurma
Nëpër rrugë eci. Eci e ndalem. Ndalem para portës shkrumb
Tre a katër fëmijë të djegur ma mbyllin derën, derën ma mbyllin
S´ka dhoma të lira në këtë kohë zotëri, zotëri me kravatë të kuqe
Janë të mbushura me vdekje dhomat, edhe podrumet, edhe parlamentet
Nëpër rrugë, anës rrugës, nën hijen e gështenjave, te Pishat e Deçanit
Rrëzë Çiçavicës...
Avari ka, rrëmbime, vrasje, krisma çoroditëse. Ka varre
Ka hajdutë me tanke, me uniforma të xhelatëve. Ka kasapë
Të çmendurit i kanë lënë të lirë, të lirë t´shajnë, të lirë t´vrasin
Të dhunojnë të lirë, të dhunuarit n´shtëpi nuk kthehen kurrë
Shtatë brezave u lejohet të flasin për vdekjet, për vdekjen
E kohës fishkëllyese, për kafkat e përgjakura n´Evropë,
Ngado që shikoj njerëzit e mi dukën të gatshëm të vdesin
Pa dhembje, pa pikë loti, krenarë me këngën e tyre;
„Ah, Kosovë mos thuaj mbarova,
se djemtë Tu hala janë gjallë...“
II.
Eci rrugëve të qytetit Muze dhe shikoi Gjeravicën
Nga lagështi n´verë hithrat kanë ngritë Kokën
Shkëmbi i Qelisë digjet, digjet më qytetin n´lak
Nënat e plagosura te pragu i shtëpisë që digjet shpresojnë
Shpresojnë se këtu kanë ikur fajdexhinjtë, spiunët, tregtarët
Kanë ikur kasapët, vrastarët. Kanë ikur politikanët me drapër e çekan
Kanë ikur dhe na mbeten shtëpitë të ngjyrosura nga flaka
Kanë mbetur kafkat që flasin si dëshmi e njerëzimit
Ka kroje që shpërthejnë si shatërvan, ka këngë që marrin frymë
Ka lule të pranverës, ka duar të plasaritura
Që shpupurisin hirin e të vrarëve. I mbledhin eshtrat e djegur
Ka zogj që këndojnë, ka jetë që s´do të shuhet kurrë
Një fëmijë te pragu ulur sa bukur thërret -
O, ooo Kthehuni more heji!
Një fëmijë plagët ia shëron Kullës, E ia nis jetës së re.
Qershor – korrik 1998
Samstag, 22. Juni 2013
Ibrahim Ibishi
(1953-2010)
Ibrahim Ibishi i lindur në Kremenatë të Gallapit, më 16 dhjetor 1953. Me profesion ishte mësimdhënës i Gjuhës shqipe dhe letërsisë dhe mësues klasor. Përpos profesionit të mësimdhënësit ai ka afinitet për krijimtari letrare në zhanre të ndryshme letrare. Ai ishte poet, tregimtar, romansier dhe kritik letrar.
Ibrahim Ibishi ka botuar këto vepra letrare: vëllimin poetik “ Varr në qiell “, botuar në vitin 1995, librin me tregime “ Shiu për kërpudha “, i botuar në vitin 1995, nga RL “ Jeta e re “, në Prishtinë, librin tjetër, po ashtu me tregime, “ Korbat mbi muranë “, e botoi në edicion të SHB “ Rilindja “, në vitin 1996, në Prishtinë, romanin
“ Shtjella e vetmisë “, e botoi SHB “ Rilindja “, në vitin 2000, i cili roman për periudhën kohore, tetor 1999 – tetor 2000, nga SHSH të Kosovës u shpall libri më i mirë i botuar në prozë, romanin “ Trëndafil në varrezë “, e botoi në vitin 2000 në edicion të SHB “ Rozafa “, në Prishtinë, në vitin 2002, në edicion të SHB “ Faik Konica “, në Prishtinë, botoi vëllimin poetik “ Kaçurrelja që vrapon pas erës “ dhe, në vitin 2004, ky autor botoi romanin “ Njerëzit e vjeshtës … “, finansuar nga Ministria e Kulturës së Kosovës, e botuar nga SHB “ Rozafa “, në Prishtinë.
Në vitin 2008 botoi librin me poezi “ Baladë shiu “, finansuar nga Ministria e Kulturës e Rinisë dhe e Sportit e Republikës së Kosovës dhe librin me ese dhe shkrime diskursive “ Magjia e shkrimit dhe përjetimi i leximit”, finansuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. Këta dy libra dolën nën edicionin e SHB “ Rozafa “ e Prishtinës. Ndërsa në process të botimit është edhe libri me vjersha e tregime për fëmijë “ Hajni topi dhe peshqit “, në edicion të SHB “ Faik Konica e Prishtinës.
Vdiç në vitin 2010.
Poezi nga Ibrahim IBISHI
TI NUK JE
Kur ti nuk ishe
S’di si kam parë përqafimin e valëve
Me bregun e verdhë
E pulëbardhat kur sqepat përpjekin
Në fluturim
S’di si kam mundur
Endacakun në barkën e vjetër
Telat e kitarës tek ledhaton
Ta ndjej si kam mundur
Flokun tënd
Tek valvitet dashnisht
Me erën e detit
Ta njëzoj
Hënën si përgjumet e lodhur mbi det
Si kam mundur ta imagjinoj
Çudi si jam ndjerë
Pa e ditur se në sirenë deti
Në thellësitë e ëmbla
Je shndërruar
Ah s’di … diellin mik e kam zgjedhur
Edhe pse mbi trupin tend
Dehur është përjetësisht për çdo verë
Në vjeshtë jam shndërruar
Me të gjitha ngjyrat e stinës
Brenda teje të fle me ëndrrat
E bebëzave që qiellin tim zotërojnë
S’di e s’di si mundem … kur ti nuk je
Këtu në ënrrën time që më kthen
Në shtegtar somnabul vetmitarë
SERËNATË MEMECE
ËSHTË TAMAM POET
Kur në buzë varros mendime tinëzare
E në vend të mezes ha mëlçinë e vet
Është tamam poet
Kur e bën të lëngshme tehthikën vrastare
E bota nën të „ e shkuar „ rrëshqet
Është tamam poet
Kur gris fjalime e ndërton të reja
Me folkun e lypësit që lutet, thërret
Është tamam poet
Kur lahet e dehet çdo mbrëmje nga vera
E ëndrrën e gruas ndjek mbi tapet
Është tamam poet
Kur del i pakrehur me krehër në xhep
Me çadër të mbyllur kur shiu buçet
Është tamam poet
Kur zihen e çirren per ligje, pushtet
Ai i nduk kofshën një vajze të sertë
Është tamam poet
POETI ME MJEKËR
Xhaxhi, jam i vjetër, nuk të puth dot
Dashuria ime iku me një shqotë
Përqafo një tjetër, një tjetër, një tjetër …
E në fund kujto poetin me mjekër
Xhaxhi jam i vjetër, dora nuk më bindet
Të t’i heq drejt belit, epshin, minifundet
Punëso një tjetër, një tjetër, një tjetër ...
E në fund kujto poezinë e vjetër
Xhaxhi jam i vjetër, ti je kaq e re
S’e shuaj vullkanin, lisat në rrufe
Jam vetëm një varg, që digjem pa faj ...
Kur ti të largohesh, ç’do mbetet pastaj!?
PERSIATJE NGA NJË BOTË TJETËR
Shpesh mendoj
Si mund të jetë i lumtur njeriu
Apo thjeshtë të gjithë janë aktorë të marrë
Në teatrin absurd
Mbi kajmakun e makiatos
Sonte lundruan të gjithë yjet e vetmisë
Të purpurt siç dine të shfaqen
Në sytë e të marrit
rrugët e verdha nëpër shkretëtirë
Dhe lumturia ecën shkujdesshëm
rrugës në anën tjetër të lumit
E unë vazhdimisht mendoj
a mund të jetë njeriu i lumtur
në çastin kur ti je i çveshur
kur të mungon shpirti
tek vetëvritet apo të tjerët e vrasin
Krejt njësoj
Përvajshëm e shikoj vetveten në pasqyrë
Fikall vetëm picërroj sytë
e ënjtur nga dhembja
që më shkakton mungesa e asaj gruas
që e imagjinoj pranë meje
Dhe çuditërisht as të qaj nuk mundem
shlirshëm ashtu siç vdesin
të dashuruarit në teh të çmendinës
Filxhani zbrazet vazhdimisht
Dhe tashti e shoh veten të zbrazët
Mundohem të këndoj këngën
Ku jam akord i harruar
Një zë i largët si dashuria
Që të braktisë pa keqardhje
Qëllimisht e shikoj fytyrën time
Të shëmtuar se si trishtueshëm aktron
Në pasqyrën e madhe të banjos
Dhe pranë saj as hija e njeriut
Që padrejtësisht mungon
Në këtë natë çmendurisht të ftohtë
Akull të ftohtë
Dhe me më shumë ngulm pyes
Si duket lumturia

Gjithnjë ndërmjet nesh
Një qiri një trëndafil një filxhan kafeje
Dhe një cigare tek digjet mbi taketuke
Mbi trëndafil rri flutura krahshkruar
Në qiri shkrihet zjarmia ime
E një urnë me hirin e eshtrave
Është taketukja që kundërmon
Gjithnjë ndërmjet nesh
Një bjeshkë me dyshime
Rri mbi qerpikë
Një natë e pabesë
Një ditë vrastare
Gjithnjë ndërmjet nesh
Rri galuc një inat mushke
Dhe një ëndërr e deshifruar
Nga ana e mbrapshtë
Gjithnjë gabimisht
Gjithëherë ndërmjet nesh
Një frymëmarrje e vështirësuar
Një sarrakuqje nervoze
Dhe një fjalosje ironike
Në mes nesh
Ndërmjet nesh gjithëherë
Një sëmbim helmi në mëlçitë e ënjtura
Një tiktak i sëmurë
Rrapëllon i çoroditur mbi tavolinë
Pranë qiririt dhe trëndafilit
Që ëndërroj çdo pranverë
E ne nga dy pole të kundërta
Tërheqim secili për vete një fije floku
Tek këputet e thinjur
Ndërmjet nesh

Seveme Fetiqi
Sevëme Fetiqi u lind më 7 maj 1961 në Vushtrri. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Më pastaj studioi mjekësinë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Që nga bankat shkollore tregoi interesim dhe prirje për poezi. Poezitë e saj u botuan në shumë gazeta dhe revista. Në vitin 1983, poezitë e saj u botuan në përmbledhjen ”Rrjedh e lë gjurmë” të cilën e botoi gazeta e studentëve “Bo...ta e Re”. Më vonë, më 1985 iu botua përmbledhja e parë “Kurorë e kaltër” botim i Rilindjes, e cila përmbledhje u shpërblye me çmimin ”Hivzi Sylejmani” si libri më i suksesshëm i Plejadës, nga gazeta “Zëri i Rinisë”. Në vitin 1998, autorja boton librin e dytë “Dëshmia e kthimit tim”. Në vitin 2003, poezitë e saj përfshihen në “Antologjinë e poezisë moderne shqiptare” të Ferdinand Lahollit, ku janë të përkthyera në gjuhën gjermane. Poezitë e saj janë të përkthyera edhe në gjuhën rumune në antologjinë e Baki Ymerit “Trup dhe shpirt (Trup si suflet)” 2012, si dhe antologjinë e Hasan Qyqallës dhe Neki Lulajt, “Trinomi i lirisë” 2012, me poezi kushtuar Jusufit, Bardhoshit dhe Kadriut. Po në këtë vit poezitë e saj përfshihen edhe në dy antologji tjera “Korsi e hapur” Tiranë, botim i LNPSHA ” Pegasi” si dhe “Një shekull dritë”, në pregaditje të Hasan Qyqallës. Në vitin 2013 poezitë e saj përfshihen edhe në Antologjinë “Flakadani i lirisë “ me poezi kushtuar dëshmorit dhe heroit Zahir Pajaziti, që është botuar në Besianë nën përkujdesjen e Milazim Kadriut, si dhe ne Antologjine kushtuar Ali Podrimjes. Librin e tretë të saj, me poezi “Imazhe te ringjallura” ia boton në mars të vitit 2012 SHB “Beqir Musliu” në Gjilan.
Në vitin 2008 shpërblehet me çmimin e dytë në Orën e madhe letrare “PAVARSIA”në Koblenc të Gjermanisë, në vitin 1983 shpërblimi i parë; 2010 dhe më 2011 shpërblimi i tretë në Takimet tradicionale të poeteshave në Vushtrri, pjesëmarrëse e të cilave ështe që nga themelimi i tyre që nga viti 1979. Në vitin 2012 u nominua nga LPNSHA “Pegasi” Tiranë dhe Prishtinë ,,Poetja e vitit 2012”. Në qershor të vitit 2013 në Takimet Poetike Tradicionale “Azem Shkreli” në Ennepetal të Gjermanisë, me vendin e dytë u shpërblye libri i saj “Imazhe te ringjallura” .
Sevëme Fetiqi është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtare e Kryesisë dhe zëdhënëse në Lidhjen e shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, anëtare e Lidhjes ndërkombëtare të poetëve “PEGASI”Albania për Gjermani, anëtare e Lidhjes së shqiptarëve në Botë, dega në Gjermani si dhe anëtare e Unionit gjithëkombëtarë shqiptarë, me seli në Belgjikë. Një kohë punoi si mësuese me mësim në gjuhën shqipe në shkollën “Naim Frashëri” pranë klubit “Bashkimi kombëtar” në Ofenbah të Gjermanisë, ku edhe jeton.
Poezi nga Seveme Fetiqi
SOFRA
femijeve te rritur
para kohe ne Kosove
Syrin e kane
cdohere te ngopur
urine qe moti e kane ngrene
cdohere kur lepijne me gjuhe
buzet me shije te njelmet
falenderojne zoterine
me zemer te thyer
gjthmone paq zoti te dhashte
kur e ndajne buken e pjekur
ne diellin e femijerise
ne hirin e kerkimeve te humbura
koren e forte e zbusin me lote
ju lutemi mos ia shkelni sofren
sofren e futur ne mesin e shtepise
zogjte te ulur rreth tij
me shije i hajne thermijat e skamjes
gezohen per ekzistencen e tregut
rritjen e vet e varin ne germat e abetareve
e vrapojne pas rrezeve
syrin cdohere e kane te ngopur

REQETE PER NJE FJALE TE MIRE
Une cdohere kam cka te flas
por se pari fjalen
me duhet ta pastroj
ne lartesite e qiellit
ta laj ne thellesi detrash
t ja shtoj disa pika nektar lulesh
t ia qepi me kujdes nje fustan buzeqeshjesh
ta forcoj ne gurin qe peshon ne vend te vet
ne freskine e eres ta mbaj qete ne preher
t ia lidhi fjongon e sinqeritetit
t ia jap neuronin e mendjes se shendoshe
me melodine e cicerrimes se zogjve
me ne fund ta them

VAKUM KOHE
E harruam shpirtin
nuk e dijme
se ku e lame e ku na mbeti
harruam te qajme neper deke
te vallezojme ne dasma
harruam si rrjedh kenga
ne dejte tone
as te vdesim nuk dijme me
jetojme keshtu
ne vakuum kohe
NGA JETA
1.Lindja
Une dhe Kosova
nga hiri lindem
e koherat tona
te plagosura
i hodhem
ne faren
qe kurr me
s do te mbije
Ishim te vogla
duke ngrene
farat e dhembjeve tona
Eshtrat e ngrire
i lame te rreziten
me pagjumesi
plaget i lidhem dyfish
me fasha
tri here te pergjakura
me flamuje te bardhe
pershendetem agimet
megjithate
dhembjet
nuk ua dorzuam
korbave krahelehte
2.Rritja
Jemi zvogeluar Kosove
e jemi rritur
kemi vjedhur
pastertine e qiellit
kemi dhuruar
syte e shtrenjte te diellit
kemi mbyllur
porta detesh
jemi bere
shtrat lumenjsh
kemi prekur
fundin e puseve te erresuar
me gishterinjte
e thyer e te vrare
kemi prekur
majat e Kepit te Shpreses se Mire
e jemi rritur deri te dita e lirise
me blerim ne pellembet tona
3.Pleqeria
Mbi kurrizin e pulebardhave
pendlat e shqetesimit
po hedhin vallen e fundit
e Kosove kohe e mplakur
po rrokulliset si e cmendur
ne flokun e bardhe
ne lekuren time te rrudhur
sille nje arome trendafilash
do ta gezosh shpirtin
ne diten e pulebardhave
emrin tend s do ta harroj kurre
bastoni im nga mahagoni
ne hirin e kohes se re
do te shkruaje
legjenden per ty
Edhe ti Kosove
sigurisht kurre s do ta harrosh
gjyshin tend
me flokun e bardhe ne balle
4.Vdekja
E pas vdekjes Kosove
kush do te shkruaje
epitafe mbi varrin tim
kush do te mbjelle
indin dhe gershetin tim
ne gurin shkembor
kush do te ma shartoje
dhembjen me gezimet e botes
Do te linde te dielen
nje vashe
do ti kremtoje ajo
vdekjet e mia
ne djepin e perjetesise
KOSOVE
gjysherit e mi
e lane peng
kengen per rinine tende
mos i shenjtero
fjalet e kesaj nate
perkunde perrallen
e gjysherve te mi
ne qetesine e nje dashurie
shih je e gezuar
lulezon ne lirine tende te bukur
o Kosova ime
e lindur nga hiri
Marr nga permbledhja “Kurore e kalter” 1985 Rilindja
LULE TE BLERTA PER TY
Ne lule te blerta
ngjyrat e dashurise sime
shperthyen
ne zemren tende
pranverat e humbura
deshta ti kthej
ne shprese te kahmotshme
Pafajesia e femijerise sime
lozi me shpirtin tend te etur
perkedheljet e tua
u zbehen ne largim
mbi qepallat e rinise sime
me nuk lulezoi asnje kthim
Lulet e blerta i vura ne mur
ne hijen e fotografise se heshtur
fjalen tende te ngrohte
duke kerkuar
qe te lulezojne
syte e tu-te ujiten me shikimin tend
duarte e tua-qe t ia gjej vehtes
shpetimin nga humnera e vetmise
Do ti gjej keto nena ime
ne pajtimin e urrave te thyera
ne mallin e zemrave te djegura
atje ku balerinat mbi akull
lene gjurme jete
ku femijte i vjedhin
te papjekura pjeshkat
e femijerise se tyre.
1980
ME MERR MUA
Kosove
Me merr mua
Cdo dite
Te shetitem
Ne damarte e tu
A ke harruar
Une jam gjaku yt
Cdo mesdite
Ngrohe shpirtin tim
Te merdhire
Qe te shnderrohem
Ne diell shprese
A ke harruar
Une jam mengjesi yt
Cdo pasdite
Fal shi
Ne buzet e mia
Qe lengojne
Semundjen e fjales shqip
Per ty etja
Mos te me rrembeje
Cdo nate thirrem
Permes pellumbave te kurbetit
Permes nurit te henes
Nen mollen e shartuar
Te dhembjegezimeve te mia te ulem
A ke harruar
Une jam ajo siluete qe shkoi
Me lotin peng nder mote
Barke e lodhur
Qe deshiron te pushon
Ne limanin tend
Me merr mua
Ta gezoj vehten
Te te gezoj ty
Kosove
Agron Shele
![]() |
| Agron Shele |
Agron Shele, ka lindur më 07.10.1972 në fshatin Leskaj, Krahina Maleshove,Rrethi Permet. Pas mbarimit të shkollës së mesme, vijoi studimet e larta dhe u diplomua në Tiranë. Më pas ka kryer studimet pasuniversitare për gjuhën angleze, informatikë, mbrojtje mjedisi dhe strategji e pergjithshme. Është Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve Artistëve dhe Shkrimtarëve “ATUNIS” Albania, Është anëtar i Lidhjes së Poetëve të Globit WPS, ka qenë Drejtor i Qendrës Kulturore Përmet.
Autori Agron Shele, ka shkruar këto vepra: Hapat e Klarës, “Clara’s Steps,” Roman; “Përtej perdes gri” “Beyond grey curtains,” Roman, fitoi çmimin e Lidhjes Pegasi viti 2005, dhe vlerësim me medalje nga Kongresi i Lidhjes së Poetëve dhe Shkrimtarëve Ndërkombëtare, Salaminëe, 2007; “Imazh i rremë” Roman “False images,”(çmimi i parë i Lidhjes Pegasi viti 2008); “Pasazh i pafaj” “Innocent episode,” vëllim me poezi, përkthyer në Greqisht nga revista Qeleno, Italisht nga revista Artista a Confronto dhe në Anglisht; “Antologji poetike /Korsi e hapur” (bashkautor)
Jeton në Belgjikë.
Poezi nga Agron Shele
MUZA IME
Muza ime!
Ç´bukuri fsheh brenda muzgjeve?
Ç´ëndrra rilinde përtej lirishtave?
Ç´këngë këndon honeve të gremisura?
Ç´rreze kërkon mbrëmjeve të ngrysura?
Muza ime!
Qëndroj majë shkrepit të heshtur,
heshtjen godas mes të përjetshmes tretur.
Ngado shoh perëndim të plakur,
më shfaqet kudo agimi i ringjallur.
Muza ime!
Vitet dhe thinjat si vetë kreshtat,
zbardhin nën mjegullat e fshehta.
Shpirti i gdhendur nga pena thatime,
dridhet, griset, tutje humbëtirave.
Muza ime!
Mos erdhe si mallkim ndër deje
a si lojë luajtëse marramendshe?
Kundroj sy vashe fshehur brenda teje
dhe lotkthyerin në smerald.
Muza ime!
Si frymë e shenjtë shtyn në harrim,
pse poetë u gdhimë në agim.
Vegimeve të paqta jeta në vlim
Dita shpejton dhe rremben pa kthim!
Ëndrrat e mia mbetën aty
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si mijëra ajzbergë në oqeanin e pafund.
Mendja depërton tutje fluturimth,
në të tjera qiej, rrugëtimesh “plot mund“.
Ëndrrat e mia mbetën aty,
netëve pranverore, yjeshumë.
Copëza ndjenje drithmojnë shpirtin
dhe endën magjinë pëlhurë.
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si zbardhja e dritës, në agim.
Me mallin e vjeshtës në gji
dhe … e pikat e shiut -trishtim.
Ëndrrat e mia mbetën aty
mbi harqe ylberësh, koloritë kuptimësie;
Të bardhën ditë, shpresë dhe ngazëllim,
përthyen shtigje “rrebelim“ poezie.
Ëndrrat e mia mbetën aty
Të formatuara ndjenjësisht…
Një shikim i hedhur qiellit të tymtë
Konturim frymor –figurë statujisht...
Kosovës martire
Malet e rreptë dhe grykat e frikshme
Oshëtijnë nga klithmat e bijve të shqipes
Krenaria e arbërit fushëbetejë martirësh
Burrat e dheut prore ka thirrur.
E etur për komb,flamur e liri
U dogje në flakët e shekujve robëri
Tym e barut kullat statuja
Tmerr e panik për shkjahun e huaj
Me zjarr e ndrite emrin tënd Kosovë
Me gjak e shkruajte gjuhën arbërore
Burrat u falën për besën dhe fjalën
Burrat e fituan tokën e të parëve.
Zëri i Drenicës,kushtrim lufte e furie
O prite o prite,jehon Azem Galicën
Ngritur mbi lavdi,tjetër rreth kreshnikësh
Me Adem Jasharin,valle historie.
Eh! Kosovë! Kosovë martire
Shekulli ri ,faqe lavdie
Gjaku dëshmorëve,provë pavdekësie
Krenari shqiptarizmi ,tokë e hyjnizuar.
Ëndrrat e mia mbetën aty
Copëza fjalësh drithërojnë shpirtin...
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si mijëra ajzbergë në oqeanin e pafund.
Mendja depërton tutje fluturimth,
në të tjera qiej, rrugëtimesh “plot mund“.
Ëndrrat e mia mbetën aty,
netëve pranverore, yjeshumë.
Copëza ndjenje drithmojnë shpirtin
dhe endën magjinë pëlhurë.
Ëndrrat e mia mbetën aty,
si zbardhja e dritës, në agim.
Me mallin e vjeshtës në gji
dhe ... e pikat e shiut -trishtim.
Ëndrrat e mia mbetën aty
mbi harqe ylberësh, koloritë kuptimësie;
Të bardhën ditë, shpresë dhe ngazëllim,
përthyen shtigje “rrebelim“ poezie.
Ëndrrat e mia mbetën aty
Të formatuara ndjenjësisht...
Një shikim i hedhur qiellit të tymtë
Konturim frymor –figurë statujisht...
Në Olimp vendoset drejtësia
Zeusi premtoi drejtësinë e përjetshme,
Perëndimi tretet tutje në pafundësi
Për zemrën,
E mallkova shiun për ëndrrën e dëbuar,
Zeusi premtoi drejtësinë e përjetshme,
të fshehur,
të ndalur prej shekujsh, e shekujsh.
Mëkatarët kapën vetë mëkatarët
Dhuratën më të shenjtë, për të tmerrshin“Had“.
Kudo ithtarët brohoritën marrëzinë
dhe kudo shtrënguan zinxhirë pafajësie.
Dritëhije
Perëndimi tretet tutje në pafundësi
Dal nga dalë dhe nata zbret pa kufi,
po dhe vashat, në të linjta shtratin zënë,
kush në ëndërr, kush e epur, kush dhe qan.
Qetësia përçuditëse mbisundon,
nën çapin harrakat ditë e vonë ,
mbi lumenj fërgëlluar dot s´gëzon
dhimbje lotësh mbart lugina poshtë.
Kush një thikë zemrës i shtrëngon…
Ç´duhej më për të dhe kjo jetë e zezë
Ajo iku. Po tani i shkreti!
Si ”Romeo” përgjëron gjunjëzuar.
Më fatkeqi, s´guxon ende të ngrihet,
I mbetur në gjumë, nxirrosur si më s´ka
Natë e errët, humbëtirë e pamatë
të bardhin shpirt, e çon shumë larg.
Prit të finishohet ky mallkim ndër deje:
Heshtje varri, nënqeshje mizore.
Nata arratiset, në pritsh ditën e re
çohu i lumtur, zhytu në hare.
Apokalips
Për zemrën,
rendën gjithandej ogurzinjtë…
por dot fatzinjtë,
s’e shkulën nga shpirti.
Rikthim
E mallkova shiun për ëndrrën e dëbuar,
Sytë e përgjumur kërkonin flokët tuaj,
buzëqeshjen,
shkujdesje hapash.
Hija jote tretej natën e vonuar.
Të kërkova kudo gjurmëve të jetës,
diku humbe,...
Ku?...
Ndoshta mallit tim
u struke e heshtur.
Freitag, 21. Juni 2013
A e shpëton arti shpirtin nga mëkati?(10)
Arti e fisnikëron shpirtin,
por nuk e vret dot mëkatin.
Nga Vasil TABAKU
Së pari, duhet të përcaktojmë se ç’farë eshtë ARTI dhe ç’farë është MËKATI. Natyrisht që janë të ndryshëm, por gjithësesi janë pjesë e së njëjtës origjin. Ashtu si mëkati, i cili në BIBËL, thuhet se lindi nga dashuria mes EVËS dhe ADAMIT edhe ARTI, ka lindur tek njeriu... si pjesë e një thyerjjej tabuje, në të kundërtën ARTI nuk mund të ishte ART, pra i fuqishëm, pasionant dhe rrëmbyes nëse nuk do të kishte brenda vetes energjitë e rrebeklimit, e të bërit të gjërave “ndryshe”, pasi në të kundërtën ARTI do të ishtë konformistë, monoton dhe aspak tërheqës…EVA dhe ADAMI, rrebeluan rregullat, moralin dhe kafshuan mollën e Mëkatit, realizuan puthjen dhe bashkuan shpirtërat e tyre të tallazitur në një tërbim pasioni mes mashkullit dhe femrës…Dhe kjo tashmë është mëse e kuptueshme se sa tundues janë mashkulli dhe femra ndaj njëritjetrit edhe pse e dijnë se mund të bëjnë MËKAT. Po çfarë është në fund të fundit MËKATI? Është një përvojë, një dhimbjë, një dëshirë, një passion, një marrëzi, një çmenduri apo thjesht një ritual? Së pari do të thosha se MËKAI është pjesë e jëtës. Jeta nuk mund të konceptohet pa mëkat, i cili shfaqet në të gjitha format, në atë moral, në atë shoqeror, në atë privat, shtetëror, social, artistik dhe padyshim edhe në atë fetar…Nuk besoj se ka mbi dhe në këtë botë një njeri i cili nuk ka mëkatuar qoft edhe njëherë të vetme. Ne të gjithë mëkatojmë çdo ditë nga pakë, edhe pse përpiqemi që në pamje të jashtëme të dujemi ËNGJËJ, por në fakt MËKATI, fle brenda nesh dhe në një moment të caktuar ai zgjohet, shpërthen pa na pyetur, duke sfiduar moraklin, arsyen, vlerat dhe realitetin. Ja si e shpreh unë këtë fenomen të shpirtit në një nga poezitë e mia:
TË GJITHË JEMI NGA PAK MËKATARË
Vijmë dhe ikim
Por asnjëherë nuk ramë në gjunjë
Përpara të vërtetave.
Megjithatë
Të gjithë jemi nga pak mëkatarë.
Me të vërtetën
Të gjithë kemi flirtuar nga pak,
Ndërsa me mashtrimin
Kemi fjetur fshehtas
Si me të dashurën e padeklaruar...
Përse heshtni
Përpara këtij altari prej ajri.
Flisni
Mos e mundoni fjalën
Në burgjet e harresës
Mungesa e pendesës së artë
Ka për t’ju munduar gjer në vdekje...
Vetëm një gjest, një fjalë
Dhe ju rilindni,
Ngriheni mbi vetveten
Duke u shndërruar në djep të gëzimit tuaj...
Kot lodheni
Asgjë nuk mund ti fshihni qiellit
Sytë e së vërtetës
Janë tashmë brenda jush...
ARTI në vetvete është një vullkan njerëzor në errupsion të plotë dhe padyshim që kërkon energji të mëdha për tu realizuar, për t’u ngritur mbi të zakonshmen dhe te shpërthej duke rreëmbyer shpirtin e artëdashësve. ARTI e shpëton shpirtin njerzor nga MËKATI vetëm në koncept. ARTI si një formë magjike e shprehjes e lartëson shpirtin, e fisnikëron dhe e bënë më të devotshëm, më të fortë por njëhërësh edhe më të predispozuar për të mëkatuar…Pasi mëkati në fund të fundit është vet si proces i një “krijimi”. Sepse të mëkatosh , do të thot të dalësh nga kornizat, nga kufizimet, të jesh një shpirt shpërthyes i lirë, i fuqishëm dhe padyshim krijues për ta bërë MËKATIN “të bukur”. ARTI kam bindjen se mund t’i japi shpirtit njerëzor atë tharmin e pazëvendësueshëm që njeriu kërkon për të përjetuar një përvojë, por natyrisht, arti e fisnikëron shpirtin njerzor, e benë të bukur, të ndjeshëm, madhështor dhe me me tepër forcë, por arti nuk është “armë” dhe nuk e vret dot MËKATIN, i cili kërkon njëmijë e një forma për të pushtuar NJERIUN dhe pë t’i dhënë atij një kënaqësi brilante të jashtëzakonshme, të cilën ai , MËKATI di ta surprizoj shkëlqyeshëm.Pse jo edhe me një lloj forme të ligjëruar moralisht….Se padyshim, të rrëmbesh një PUTHJE, edhe pse konsiderohet si mëkat, është një gjë e bukur, e rrallë, e magjike që të ndodh jo cdo ditë.Në raste të tilla ARTI të vjen në ndihmë. Ai I ngre përmendore puthjes, dashurisë dhe justifikon MËKATIN. Padyshim, nëse puthja nuk do të ishte e bukur, ajo do të ishte kështu një “MËKAT” I paprovuar, sepse gjënë e shëmtuar nuk e do askush, por mendoni një puthje të rrëmbyer kalimthi një femre të bukur, sa shumë do t’ju joshi dhe intrigoj, sa shumë do tja u mbushi shpirtin me dritë, me ëndërra dhe dashuri të ndaluar…E pra këtu mëkati shëndrrohet në poezi, pse jo edhe ne kengë, apo në piktur, në skulpturë apo në një forëm magjike artistike…Ja si e konceptoj unë këtë në një nga poezitë e mia të kohëve të fundit:
TE MEKATOJ
Te mekatoj…
Te luaj me petalet
Te puth buzet e ndaluar...
Te dua te pamunduren
Te prek gishtat e ftohte
Format
E trupit tend te bukur
T’I shendrroj
Nje nje statuje pasioni
Gjithe cmenduri
Gjithe marrezi
Dhe perkushtim…
Te mekatoj
Me thua fshehur
Zjarrin tim
Tja dhuroj akullit…
Fjalet
Te lidh si skllever
Ne anijen e premtimit
Drejt Saharase
Krahet e mi
Te braktisen nga perqafimi…
Te mekatoj
Te guxoj
Te blasfemoj
Te shkel
Gjithe ligjet e shpirtit
Per te qene vetem per nje cast
Perandor I dashurise…
Nuk e di
Por…
Eh…
Patjeter e dashur
Patjeter qe do te mekatoj
Si përfundim. Arti edhe e shpëton shpirtin njerzor nga mëkati por edhe e inspiron, e frymëzon dhe e bënë më agresiv drejt mëkatimit…Mendoj pa medyshje sa edhe vet ARTI është një formë tepër e moderuar e MËKATIT, duke I dhënë njeriut “pasapartën” për në botën misterioze, magjike dhe të jashtëzakonshme të MËKATIT.Aty njeriu provon, sijon dhe gjenë përvoja, forma dhë të papritura të jashtëzakonshme, të cilat kurrësesi nuk mund t’I gjej në realitetin konservativ, të rregullt e të autokorrigjuar nga ligjet dhe morali… Mëkati padyshim që është një ART I sendërtuar në veprinm te bota e madhe njerzore duke e bërë njëriun një MËKATARË të përjetëshëm dhe të pakurrigjuesghëm…Ndaj dhe njeriu e pëlqen, e do e adhuron ARTIN, duke e parë atë si një universe mëkatues por që në fund të fundit e shpëton nga MËKATI dhe I jep legjitimitetin moral të MËKATOJ…Epo në fund të fundit edhe mëkati është njerzor, se lindi pikërisht nga njeriu, bashkë me të bukurën dhe magjiken, më të jashtëzakonshme dhe të dëshiruarën, me atë që shpesh e ndeshim vetëm në ëndërra…

Sadik Krasniqi
![]() |
| Sadik Krasniqi |
Sadik Krasniqi u lind më 1961 në Llukar të Prishtinës,diplomoi në Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Krijuesve dhe Artistëve Shqiptarë në Gjermani.(LSHKAGJ).
Jeton në Gjermani
Ka botuar librat:
- Ofshamë në Urnë, poezi, "Faik Konica“, Prishtinë, 2008 (çmimi "Azem Shkreli“ për letërsi në mërgim)
- Lacrima vietii-(Loti i jetës), Bukuresht 2010 (libër me poezi përkther rumanisht nga Baki Ymeri)
- Oazë Palmash të djegura, poezi, “Faik Konica“, Prishtinë 2011.
Poezitë e Sadik Krasniqit janë përfshirë në disa antologji si dhe janë janë përkthyer në rumanisht, frëngjisht dhe gjermanisht.Eshtë laureat i disa çmimeve letrare.
Krahas poezisë, ky krijues shkruan tregime,vështrime kritike, si dhe shkrime publicistike.
Jeton jashtë atdhe.
Poezi nga Sadik Krasniqi
DËNESJE BARI
"Rrugëve kishte vetëm qen dhe policë serbë,
qyteti ishte i vdekur"*
Policët ruanin të lehurat
qentë kafshonin të vdekurit
vetëm bari dridhej nga dënesja
për vdekjen e Kosovës
e qielli si qefin i pikëlluar
binte mbi të
Humanistja franceze, Anrjeta
KUJTIM I SHASTISUR
Ende më shastiset kujtimi
për ferrin që binte në këtë qytet
e hapeshin portat e vdekjes
cerberët merrnin përkrahu
engjëjt me sytë e urtë qielli
e lotët e nënave të shkreta
u shndritnin rrugët për në parajsë
(Prishtinë, dhjetë vjet pas luftës)
U(R)NE PRANE LUMIT
Jam u(r)në gjetur pranë lumit
plot dhembje me erë ashti
Ofshamë që dridhë
një gjethë të blertë mbi valë
Në zgavrat e syve
qiell i pafund
me një pikë të zezë me flatra
e dalë nga bebëzat e pëmallta
Edhe pas dymijë vjete
hirit m´i bën hije
krahu i dallëndyshes
me fluturimin gri drejt pranvere
LUTJA
Imzot
mos më rëndo me kaq terr
udhës së mistershme
prej syve ma heq vagullinë
më jep gjak në gishta
ta prek atë rezë të brymtë
ta çel atë portë drite
PAMJA E ENGJËLLIT
Vetëm ti e unë
e shohim engjëllin tonë
përtej perdes prej loti
mbi pikëllim
bie rruga e dritës
kah vjen engjëlli ynë i blertë
me sytë prej lumi
flok muzgu
e buzëqeshje t´ëmbël
sa e flladshme puthja e prushtë
e njomë prekja e flaktë
përtej pragut të jetës
mallëngjehemi në përmallje
nga ajo urtësi
e ndahemi plot mërzi
ai bëhet prapë dritë për në parajsë
ne vijmë ne vete
dhe qajmë
UNË
Jam dre me sy engjëlli
në fushë mbi prush
kullot
blerimin e kalltë
e me mua kafshë e zezë
mezi pret të më bjerë të fikët
MUZGU
Nënë
pse këto pemë
të vrugëta
në lumë ujë i zi
udhët e mugëta
ky qiell i dergjur
pa zogj të blertë
kjo perde e verbët
në sy
muzg
nënës
muzg është
a s´ka pasur diell
kjo ditë
ah sa shpejt
nata
mbi ëndrrën time
po bie....
EPITAF
Në mes nesh
perde dheu
dhe pikëllim
me rritje bari
Jetish Kadishani
![]() |
| Jetish Kadishani 1948 - 2010 |
Mr. Jetish Cufë Kadishani, ka lindur në vitin 1948 në fshatin Tërstenik (Drenicë). Ka kryer Fakultetin Filozofik, degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Punëtor shumëvjeçar bibliotekar, një mandat kryetar i Shoqatës së Bibliotekarëve të Kosovës, bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës, anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shoqatës së Folkloristëve të Kosovës, Përfaqësues për Kosovë i Lidhjes së Tretë të Prizrenit në Mërgim me seli në Nju Jork (SHBA) nga viti 2000, punoi si gazetar në mjetë të informimit në Kosovë për mbi 35 vite. Së fundmi ishte punonjës në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Është autor i mëse 20 veprave nga fusha të ndryshme. Punoi si gazetar në media, autor i një varg veprash letrare, publicistike dhe historike.
Ka vdekur në vitin 2010 në Tiranë.
Ka botuar këta tituj librash:
- |1.“Ecni ballëhapur” , poezi për fëmijë, Prishtinë, 1974,
- |2.“Fjalë të urta dhe shprehje popullore” ,folklor, Prishtinë, 1988
- |3. “Dertet e dynjasë” , humor popullor , Prishtinë, 1992,
- |4. “Qazim Bajraktari – prijës i Bajrakut të Astrazubit” , botim i parë, Prizren, 1994.
- |5. “Pishtari i dritës” , monografi për veteranin e arsimit ferizajas, Munish Rmaadani, Prishtinë, 1999,
- |6. “Lot në bebëza” , poezi për të rritur , Prishtinë 2000,
- |7. “Qazim Bajraktari – prijës i Bajrakut të Astrazubit” , botim i dytë i plotësuar, Prishtinë 2001,
- |8. “Alush Smajli – Qerrataja” ( 1899 – 1946 ) Prishtinë, 2001
- |9. “Ndue Përlleshi – Trim i Dukagjinit” , botimi i parë , Prishtinë, 2002,
- |10. “Sadik Rama – Gjurgjeviku” ( 1872 – 1944 ) Prishtinë, 2003,
- |11. “Ngjarje dhe portrete historike I” , bashkator me Tomë Mrijajn , Prishtinë, 2004
- |12. “Bibliografi personale 1968 – 2004”, Prishtinë, 2004
- |13. “Lufta e Çelisë së Siçevës dhe komandant Shaban Sadiku”, Prishtinë, 2005
- |14. “Barjam Çukovci – Curri, luftëtar i guximshëm i nacionalizmit shqiptar”, Prishtinë, 2007,
- |15. “Ukë Sadiku – komandant i forcave kryengritëse të kosovës , nëntor 1944 – shkurt 1947”, Prishtinë, 2007
- |16. “Ndue Përlleshi – Trimi i Dukagjinit” , botim i dytë i plotësuar, Prishtinë, 2009
- |17. “Mulla Adem Hoxha – luftëtar i Shqipërisë Etnike”, Prishtinë, 2009
- |18. “Vëllezërit Damaneku u flijuan për Shqipërinë Etnike”, Prishtinë, 2009
- |19. “Vesel Rexhep Xheladini – Sogojeva 1914 – 1992”, Prishtinë, 2009
Abonnieren
Posts (Atom)