Sonntag, 12. Oktober 2014

Bedri Tahiri - Veprimtaria luftarake e Azem Galicёs...

Kumtesё: 100- vjetori i Luftës së Parë Botërore 
 
Veprimtaria luftarake e Azem Galicёs gjatё Luftёs sё Parё Botёrore

(Pёrmbledhje)
 
Lufta e Parё Botёrore (1814- 1918), trojet shqiptare, nё pёrgjithёsi dhe ato tё mbetura jashtё Shqipёrisё londineze, nё veҫanti, i gjeti tё katandisura fare. Kudo, mjerim, varfёri, shtypje, tortura, mizori, burgosje e vrasje masive.
Megjithatë, pushkёt e lirisё nuk pushonin kёngёn e tyre. Rezistenca e pandërprerë kundёr osmanllinjve dhe kundёr serbomalazezve i kishte cfilitur shqiptarёt e Kosovёs. As ardhja e pushtuesve tё rinj, austrohungarezёve e bullgarёve, nuk solli ditё tё bardha. Dhe, shqiptarёt, edhe pse pёrfituan ndonjё tё mirё, kryesisht nё fushёn e arsimit, nuk i hoqёn armёt nga Dora.
Nё kёtё mes, si pёrherё, prijetare qe Drenica. Kryetrimi i saj, Azem Galica, u shqua me aktivitete tё shumta luftarake e organizative. Ai, qё kur u arratis nga burgjet e Serbisё, dhe austriakёt ia pushkatuan dy vёllezёrit: Seferin e Zenelin, nuk pushoi sё vepruari pёr lirinё e trojeve stёrgjyshore. Betejat nё Galicё, nё Mikushnicё, nё Obri, nё Rakinicё, nё Kllodёrnicё e sidomos nё Bajё, ku vritet edhe Shaqir Smaka, ua futёn tmerrin austrohungarezёve e bullgarёve, saqё, nё Pёrrua tё Keq, rreth dymijё ushtarё austrohungarezё i dorёzohen Azem Galicёs, kur nuk kishte me vete mё shumё se dhjetё luftёtarё.

Gjatё kёsaj periudhe, Azem Galica e Hasan Prishtina, krahas luftёs sё amatosur, punuan edhe nё hapjen e shkollave shqipe. Ata i vunë fre edhe tё njё tё keqeje tё madhe tё atyre viteve; rekrutimit tё të rinjve shqiptarё (“gjynlive”-“vullnetraёve”) pёr nё frontet ruso- turke, duke formuar njёherёsh çetat e lirisë dhe Ushtrinё e Hasan Prishtinёs.
Azem Galicёn nuk e dmoralizoi as tradhtia e Kostё Vojvodaёs. Pёrkundrazi, u mobilizua dhe organizoi luftёra e beteja tё reja, ngase Komiteti i Shkodrёs e kishte emёruar Komandant tё tё gjitha ҫetave e grupeve ҫlirimtare, qё nё fundvitin 1919 numёronin mbi dhjetёmijё luftёtarё.
Pra, Azem Galica mbetet figura qёndrore luftarake e organizative e luftёs pёr liri e bashkim kombёtar gjatё Luftёs sё Parё Botёrore.


Djaloshi nё rrugёn e babait

Me vrasjen e Bejtë Galicës, nё betejёn kundёr Shemsi Pashёs, nё Deviҫ, mё 1907, nuk u shua rezistenca e armatosur në familjen Galica tё Galicёs heroike. Rrugën e tij do ta vazhdojnë të bijtë, sidomos djali i tretë, Azemi.
Azem Bejtё Galica u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në gjirin e një familje me tradita luftarake e atdhetare, që nga fillimi u përcaktua në rrugën e lavdisë. Tiparet e një trimi të paepur dhe të një vizionari të mprehtë u manifestuan që në rininë e tij të hershme. Si i vogël dallohej nga moshatarët. Ishte i zgjuar e i shkathët. Por, mbi të gjitha, atë e cilësonin trimëria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkën e dajës, vrau një serb të Selacit, (Stojanin) të cilit ia kishin frikën të gjithë.
Gjatë viteve 1910-1912 shpërthyen kryengritjet e përgjithshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912, Hasan Prishtina doli në Drenicë dhe dha kushtrimin për një luftë mbarëkombëtare kundër Perandorisë osmane.
Edhe Azemi 20-vjeçar, u radhit në çetat kryengritëse të Drenicës, të udhëhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicarët dhe shaljanët ishin nisur për luftë përbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalë e i shoqëruar nga shumë trima. Në mesin e tyre i ra në sy djaloshi sypatrembur e i etshëm për luftë.
- I kujt është ai djalë? - pyeti Isa Boletini
- I biri i Bejtë Galicës, Azemi - iu përgjigj njëri nga trimat që e shoqëronte.[1]
E ngau kalin dhe iu afrua. Pasi u përshëndet me të ia vuri dorën në krah dhe e përgëzoi:
- Të lumtë, ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dërgosh në vend amanetin e babait tënd, ta vazhdosh rrugën e tij luftarake...
Azem Bejtё Galica mori pjesë edhe në luftën e Merdarit. Pjesёmarrёsi i asaj beteje, togeri i ushtrisё vullnetare shqiptare, Hamёz Shtrubullova tregonte:”Trimi ma i madh nё luftё tё Merdarit ishte djaloshi 21 vjeҫar Azem Bejta, i biri i Bejtё Galicёs. Me zanin e tij tё fortё dhe me pёrdorimin e pakrahasuar tё armёs, na dha shpresё se armiku do tё thehet. Por, papritmas, ni valё e madhe e ushtrisё sё Kral Petrit, ra mbi ne, sikur vala e Detit tё Zi. Mё kujtohet kur Azemi, me ni grup shokёsh moshatar, janё tёrhequr, nё drejtim tё Shalёs sё Bajgorёs. Pas dy ditёsh, kuptuam se ishte strehuar te daja i vet, Kurt Selaci...”[2]
Posa ishte kthyer nga betejat qe arrestuar dhe burgosur bashkё me dy vëllezërit: Seferin e Zenelin dhe me disa të rinj nga Drenica. Pёr tri vjet rresht qёndruan në Zajeçar, pёrkatёsisht në Pozharevc, në burgun më të rëndë të kohës. Në burg jeta ishte e mjerueshme, por Azemi ishte optimist dhe mbante qëndrim burrëror. Kurrë nuk u gjunjëzua as nuk u zhgënjye. Në zemrën e tij kishte zënë vend dashuria për Kosovën, e cila ishte shndërruar në një ideal të pashuar jetësor. Gjithnjë shpresonte se një ditë do të kthehet në Kosovë dhe do ta vazhdonte luftën për çlirimin dhe pavarësimin e trojeve të veta...



Formimi i Ҫetёs kreshnike, që u quajt Nёna e ҫetave

Dhe, ajo ditë e bardhë agoi. U këputën prangat, u shkallmuan dyert, u mbytën rojet dhe, u kapërcyen telat. Trimi vetë i shtati u gjend i lirë nё trojet stёrgjyshore qё po lёngonin nё robёri. Ishte pranvera e vitit 1915.
Azem Galica, pa humbur kohë, ende pa kaluar muaji, me dy vëllezërit dhe me disa trima nga fshatrat përreth u grumbulluan në Galicë, nën hijën e Qarrit qindravjeçar (Lisi i Vorreve), mbi sofrën e mbuluar me flamurin kuqezi, që Nёnё Sherifja e kishte ruajtur në fund të arkës sё nunsёrisё, formuan bёrthamёn e Ҫetёs kreshnike, duke u betuar: [i]“Betohemi në këtë flamur të shenjtë se sa të jemi gjallë do të luftojmë për lirinë e këtyre trojeve. Betohemi dhe bëjmë be se për Kosovën japim jetën sikur me le” [3]. [/i]
Në këtë çetë bënte pjesë edhe Nusja e Maleve – Shotë Galica, me të cilën Azemi posa ishte martuar.
Në fund të vitit 1915 ushtritë serbo-malazeze u thyen nga forcat austrohungareze e bullgare. Shqiptarët, si zakonisht, edhe këta pushtues i pritën me armë në dorë. Grupe dhe çeta të vogla i sulmonin stacionet dhe patrullat e xhandarmërisë duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme.
Gjatë kësaj kohe paraqitet edhe një dukuri që shqiptarëve u kushtoi shtrenjtë. Krahas shpërnguljes bëhej edhe regjistrimi i të ashtuquajturëve “gjynli” (vullnetarë) në ushtrinë turke, e cila luftonte kundër Rusisë. Austrohungarezët, tё cilёve kjo u konvenonte, kishin lejuar oficerët turq që të vinin në Kosovë dhe të bënin regjistrimin e të rinjve shqiptarë si vullnetarë për në front, të cilët rrallëherë ktheheshin të gjallë.[4]
Azem Bejtё Galica dhe Hasan Prishtia u angazhuan dhe shpejt i vunë fre këtij aksioni famëkeq. Kёshtu kur Ferat Draga bashkë me një oficer turk shkuan në Polac për të shkruar “gjynli” trimi urtak Aruç Selimi- Gjinoci nga Makërmali, atyre dhe masës së tubuar iu drejtua me këto fjalë:
- Qysh se na ka shkel vendin tonë serbi kemi hupë shumë meshkuj. Tash jo vetëm që po na vdesin uni për bukë, po edhe djemtë donë me na i marrë e me i hupë. Jemi në këtë skaj të vendit e në gojë të ujkut. Anmiq të tjerë po na presin të dyert tona. Kur të na largohen edhe këta pak djemë që na kanë mbetur si do të na bëhet halli? Nuk dimë se na vjen e mramja. Kush tjetër do t’na e mbrojë këtë tokë po nuk e mbrojtëm vetë. Mjaft na del vendi ynë. Nuk kemi pse ta hupim kryet nëpër qoshet e botës. Kush donë me e dhanë jetën, le ta jep tue mbrojt vendin e vet e jo tue luftuar për interesat e botës. Oficerët turq që na kanë ardhë janë bijtë e atyne që na kanë sundue 500 vjet. Prapë ata kanë ardhun këtu me na ngatërrue mendjen për interesat e veta. Vllazen! Tjetër âsht feja e tjetër është kombësia, tjetër është Turqia e tjetër Shqipnia. Ata e duan Turqinë, kurse ne Shqipninë. [5]
Pas këtyre fjalëve masa u revoltua dhe, jo që nuk u shkrua askush, por edhe i dëbuan të ardhurit, duke i kërcënuar se po erdhën edhe një herë tjetër në Drenicë nuk do të ktheheshin të gjallë. Nga ky moment më nuk shkoi askush në ushtrinë turke, por u inkuadruan në çetat kryengritëse dhe nё Ushtrinё e Hasan Prishtinёs, diplomatit tё madh, i cili kishte arritur tё nxjerrё njё leje nga organet austriake.



Luftë me bullgarë e luftë me austrohungarezë

Pra, siҫ po shihet “Edhe pas pushtimit tё tokave shqiptare nga austro-hungarezёt dhe bullgarёt, aktiviteti i Lёvizjes Nacionalҫlirimtare- kaҫake nuk pushoi. Nё Kosovё ҫetat kaҫake vepronin nёn udhёheqjen e trimave tё njohur e tё rryer nёpёr luftёrat e mёparshme. Nё Drenicё ishte e njohur ҫeta e Azem e Shotё Galicёs dhe ajo e Shaqir Smakёs”.[6]
Tashmё, Kosova ishte ndarё nё dy pjesё dhe Çeta luftarake e Azem Bejtë Galicёs vepronte në të dy zonat okupuese. Disa herë u ndesh me armikun në Galicë, në Lushtë, në Kozhicë, në Kollë, në Taraxhë, etj. Një ditë të fundvitit 1916 e sulmoi dhe e likuidoi postëkomandën e xhandarmërisë austriake në Mikushnicë. Sulmi qe i suksesshëm: shtatë të vrarë e tre të plagosur.
“Azem Galica, pёr austro- hungarezёt, qё nga ditёt e para tё pushtimit, ndjente njё dyshim. Ndёrsa pёr bullgarёt, thoshte: ”Janё sllavё dhe prej tyre, kurrё nuk presim ditё tё mira”. [7]
Ashtu edhe doli. Një ditë, kur Azemi nuk ishte në shtëpi, forca të mëdha austriake e rrethojnë shtëpinë e tij, me ç‘rast i zënë dy vëllezërit; Seferin e Zenelin. Pasi ia djegin shtëpinë ata i marrin dhe, në shenjë hakmarrjeje për xhandarët e vrarë më parë, i pushkatojnë në malin Gamna, afër Mikushnicës.
“Megjithatё, ndёrrimi i pushtuesve ballkanikё tё egёr e barbarё me njё robёrues mё tё civilizuar, popullit shqiptar, e sidomos pёr shqiptarёt e Kosovёs, solli disa tё mira: pёr herё tё parё nё historinё e popullit shqiptar tё Koosvёs u lejua hapja e shkollave nё gjiuhёn amtare, pёrdorimi i flamurit shqiptar- krahas atij austro-hungarez, u lejua qё nё njё masё administrata lokale tё kryhet nё gjuhёn shqipe etj. Ndёrsa, nё viset shqiptare qё kishte pushtuar Bullgaria, vazhdonte dhuna dhe mohimi i lirive kombёtare shqiptare”.[8]


Kryekomandant i ҫetave ҫlirimtare

Pas vrasjes sё dy vёllezёrve dhe djegies sё shtёpisё, Azem Galica mori familjen: nënë Sherifen, vëlla Ademin, gruan e Seferit, me djalin e vogël, Bejtushin dhe kaluan në Obrinë e Ulët, e cila gjendej nën sundimin bullgar. Me ta ishte edhe vëllai i vogël i Shotës, Rexhep (Rexha). Ata u vendosën në kullën e Sefer Halil Smakiqit, që gjendej në vijën kufitare bullgaro-austrohungareze.
Pas disa ditësh forcat bullgare i hetojnë dhe e rrethojnё. Trimi, pёr hir tё familjes sё konakxhiut, mendon tё dorёzohet. Mirёpo, Seferi Halili, ia pret: "O, Azem Galica, qysh po ma thue atë fjalë, he burrë. Pa i ra kulmi në tokë e gurët e themelit me i hyp sipri nuk bâhet të dalësh nga kulla ime”.[9]
Dhe, ende pa zbardhur drita e 6 marsit 1916, fillon lufta e përgjakshme, e cila zgjati deri në mbrëmje. Rrethimi ishte i vështirë. Nga ana e prapme e kullës Azemi kërcen në tokë. Lufton me xhandarë, por përsëri detyrohet të tërhiqet në kullë me një plagë të rëndë në trup. Plagoset edhe Ademi i ri. Shota, e vetmuar me Rexhepin e pasprovuar, qëndronte dhe luftonte si luaneshё, derisa burrat e Obrisё u shkojnё nё ndihmё dhe ata çajnë rrethimin.
Forcat bullgare, pasi zbardhi dita, i ngarkuan 18 kufomat e xhandarëve të vrarë dhe i nisën për në Prishtinë. Familjen me të zotin e shtëpisë, Sefer Halilin, i internuan në Pozharevc. Atje, në kampin famëkeq ka lindur edhe Hazir Sefer Smakiqi.
Nëna e Azemit me Bejtushin edhe disa vite qëndroi në Obri, duke kaluar në shtëpinë e Sinan Tahir Smakiqit, kushëri i Seferit, i cili e kishte shtëpinë në zonën austrohungareze. Ademi pasi u shërua disa ditë në malet e Obrisë, dërgohet në Gradicë, ku pas disa ditёsh ndёrroi jetё. Vdekja e tij e hershme, pa i mbushur 16 pranverat, i pikëlloi shumë Azemin e Shotën.
Azem Bejtë Galica për disa ditë rresht u shërua në spitalin “malor” nga “mjekja” e palodhur- Shota, e cila i qëndronte te koka natën e ditën. U shërua në fshehtësinë më të madhe, në malet besnike, midis Drenicës dhe Podgurit, që e ruanin me besnikëri nga syri i armikut. Drenica dhe e tërë Kosova e pritnin kapedanin e vet. Jeta e tij ishte e nevojshme dhe e vlefshme për të gjithë. Dhe, një ditë, pasi u shërua plotësisht, Shota u bëri zë shokëve që të ngjiteshin në mal. Erdhei edhe Shaqir Smaka, i cili kur e pa Azemin të gatshëm për luftë, i rodhën lot gëzimi. Pasi u bashkuan çetat zbritën në Kllodernicë për t’i kaluar disa ditë.
Pas disa ditësh austrohungarezët informohen ku gjenden luftëtarët e këtyre çetave dhe shkojnë i rrethojnë. Me një sulm të rreptë e shpërthejnë rrethimin duke i vrarë disa xhandarë dhe spiunin që u kishte prirë. Nga luftёtarёt tanё u vra Ramadan Llullaku.
Çeta e Shaqir Smakës dhe e Azem Galicës kalojnë në fshatin verior të Drenicës, në Bajë. Edhe atje i hetojnë dhe i rrethojnë në befasi, duke u afruar deri te dera e kullës. Kur dalin Azemi e Shaqiri në korridor, nën shkallë kishte qenë udhëheqësi i ekspeditës, Llokmajstori Hirtman. Shaqir Smaka kapet fytas me të. Të dy ishin të fortë. Përleshja e tyre zgjati shumë. Dikur një shok i Azemit (Fekë Rakinica, dhëndër i Shaqirit) duke u munduar ta qëlloi Hirtmanin, i vret që të dy. Vdekja e Shaqirit dhe djegia e trupit të tij e pikëlloi shumë Azemin, i cili bëri luftë titanike derisa dalin nga rrethimi.
Me vdekjen e Shaqir Smakës (ishte vera e vitit 1917) të gjitha çetat kryengritëse të Drenicës do t’i udhëheqë Azem Bejtë Galica dhe e shoqja, Shotë Galica.



Shkollat e para shqipe

Siç tregojnë pleqtë dhe siç dëshmon historia, ata që u gjendën nën sundimin austrohungarez, për një nuancë jetuan më mirë dhe i gëzuan disa të drejta më tepër se ata nën sundimin bullgar. Ky pushtues lejoi hapjen e shkollave në gjuhën amtare. Aspiratat dhe përpjekjet e popullit shqiptar të Kosovës, veçmas të intelektualëve përparimtarë të tij, për një sistem arsimor në gjuhë amtare shqipe filluan të mëkëmben më 1916, në ato treva, të cilat i pushtoi Austrohungaria. Vjena lejoi dhe ndihmoi jo vetëm hapjen e shkollave laike e shtetërore shqipe, por njëkohësisht bëri të mundur që pjesërisht edhe administrata të realizohej në gjuhën shqipe.[10]
Pra, shqiptarët, edhe pse të vetëdijshëm për qëllimet imperialiste të Vjenës, i shfrytëzuan rrethanat e krijuara dhe brenda një kohe të shkurtër u hapën shumë shkolla në gjuhën shqipe, u vendosën shqiptarë nëpër administratat lokale (nëpër komuna dhe rrethe)etj.
Këto rrethana i shfrytëzoi edhe Vushtrria e lashtë. Aty, që në fund të vitit 1915 e gjejmë shkollën shqipe, e cila është ndër të parat në Kosovë dhe kishte këta nxënës: Emin Badivuku, Musai i Ibrahim Agës, Aliu i Latif Agës, Fevziu i Mustafë Agës, Ferat Ahmet Pika, Sylejman Popova (djali i Hys Popovës), Maksut Xhafer Muharremi, Isaji i Ibrahim Agës, Hyzejr Hoti, Naim Jahja Bylykemini, Abdullah Begu, Besim Zejnullah Begu (Berisha), Përtej Izet Badivuku, Jakup Hafuz Maxhuni, Alushi i Mahmut Begut, Bahtijar Begu, Ilijaz Badivuku, Hamdi Zajmi, Rizai i Latif Agës, Qazim Ali Riza, Haki Guxha, Sherif Isuf Gara dhe Ibush Fanda.[11]
Pas tre- katër muajsh, po me këta nxënës u formua edhe banda muzikore-frymore (orkestri frymor) e shkollës, e cila u pagëzua me emrin e Hasan Prishtinës, i cili ishte nismëtar i saj dhe me mjetet e veta bleu veglat muzikore në Vjenë.
Atdhetarët shqiptarë, krahas çeljes së shkollave në gjuhën shqipe, u angazhuan edhe në organizimin e kryengritjeve për çlirim e bashkim kombëtar. Kështu, më 1916, Hasan Prishtina dhe Azem Galica, për tri ditë rresht, në Vushtrri, biseduan dhe trajtuan shumë probleme kombëtare. Nga ky moment u punua paralelisht në dy fronte:
1) Në hapjen e sa më shumë shkollave shqipe, dhe
2) Në përgatitjen e një kryengritjeje të armatosur gjithëkombëtare.
Kështu Lëvizja çlirimtare në Kosovë, që kishte pasur më tepër karakter lokal dhe ishte zhvilluar në formë guerile, në vitin 1918 merr përmasa kombëtare.
 
 
 
Tradhtia e Kostё Vojvodёs

Këto lëvizje dhe përgatitje i përcillte edhe Serbia. Kapiteni i ushtrisë sebe, Kostë Millovanoviqi (1871-1944) nga Gjyrakovci, i njohur si Kostë Peçanci ose Kostë Vojvoda, kur kthehet nga fronti i Selanikut interesohet të lidhet me Azem Galicën kinse për një luftë të përbashkët kundër austrohungarëzëve. Kështu, në verën e vitit 1918, në Pridvorcë të Kolashinit të Ibrit, gjegjësisht në Varragë, lidhin një lloj marrëveshje, sipas së cilës do të luftonin bashkë shqiptarë e serbë deri të çlirohet vendi e pastaj secili popull do të jetojë i lirë në trojet e veta.
Edhe pse u lidh kjo marrëveshje, askund nuk përmendet, as nuk dihet për ndonjë luftë të përbashkët. Dihet se Kosta kudo i shfrytëzonte luftërat dhe fitoret e Azem Galicës, të cilin e “konsideronte” komandant. Këtë e vërteton edhe Sokol Mehaj nga Tomoci i Istogut, i cili thotë se ka qenë në rrugë afër Gjyrakocit, kur kaluan Azemi dhe Kosta. Serbët dhe ushtarët e zënë robër, që punonin në rrugë, filluan të brohorasin “Rroftë Kostë Vojvoda!” Kosta iu afrua njërit dhe duke i rënë me këmbë i bërtiti: “Thuaj: Rroftë Azem Bejta e jo Kosta, ky është komandant!”[12]
Siç u pa më vonë kjo kishte qenë tradhti dhe mashtrim djallëzor, që u kushtoi shtrenjtë çetave çlirimtare.
 


Komiteti “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS”

Pas Luftës së Parë Botërore tokat shqiptare u bënë pre e lakmive të shovenistëve fqinjë dhe e fuqive imperialiste. Shtetet fqinje, veçmas Serbia, nën pretekstin e ndjekjes së ushtrisë austrohungareze, ishin vërsulur egërsisht mbi tokat shqiptare. Çdo pëllëmbë toke e çliruar nga një pushtues, robërohej nga një pushtues edhe më i egër. Kështu nisi të rrezikohej edhe pavarësia e Shtetit Shqiptar, e shpallur në Vlorë, më 28 Nëntor 1912.
Të nxitur nga momentet historike, një grup intelektualësh e atdhetarësh, më 1 maj 1918, nën udhëheqjen e Hoxhë Kadriut (Kadri Lutfulla Prishtina 1978- 1925), në Shkodër formuan Komitetin “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS”.
Komiteti, edhe pse selinë e kishte në Shkodër, kudo, që nga jugu e deri në veri, i kishte degët dhe nëndegët e veta. Në kohë të ndryshme si anëtarë të Komitetit punuan me vetëmohim luftëtarët e Lëvizjes Kombëtare Demokratike si: Hasan Prishtina, Bajram Curri, Sali Nivica, Hysni Curri, Bedri Peja (Pejani), Beshir (Beqir) Vokshi, Azem Galica, Avni Rrustemi, Elez Isufi, Aqif Pasha, Sotir Peci, Ragip e Qerim Begolli, Sotir Kolea, Kel Marubi, etj.[13]
“Pёr t’i ndihmuar kryengritёsit Hoxhё Kadriu dhe Komiteti i Kosovёs e hartuan PROGRAMIN prej dhjetё nenesh, ku u preken problemet kryesore tё kryengritjes sё pёrgjithshme tё Koosvёs tё vitit 1919”. [14]
Sipas atij Programi, krahas ndjekjes së ushtrisë austrohungareze, duhej vendosur edhe pushteti popullor shqiptar. Në çdo vend të çliruar duhej vendosur flamuri i Skënderbeut, flamuri kuqezi.
Kështu, në vjeshtën e vitit 1918, filloi lufta kundër austrohungarezëve. Azem Galica me çetat e veta e çliroi Drenicën, Istogun dhe marshoi drejt Pejës. Kudo valonte flamuri shqiptar. Në Pejë arriti edhe Kostë Vojvoda me çetnikët e vet. Derisa kryengritësit po e mbanin të rrethuar Pejën, Azemi kishte shkuar në Shkup në emër të Komitetit, për t’u takuar me komandantin e forcave franceze. Azemi atij i tha se mbi 4000 ushtarë austrohungarezë janë të rrethuar në Pejë nga forcat kryengritëse. Ai iu drejtua Azemit:
- Ti a mund ta pushtosh Pejën?
Azemi duke u bazuar në moralin e lartë luftarak të shqiptarëve dhe në etjen e tyre për liri, ia ktheu:
- Unë në Pejë bëj çdo gjë.
Azemi u kthye në Pejë dhe urdhëroi fillimin e betejës. U zhvillua një luftë e rreptë dhe e përgjakshme, por qyteti u çlirua. Rreth 4000 ushtarët e zënë robër iu dorëzuan forcave franceze, ndërsa armatimi iu shpërnda çetave kryengritëse. Flamuri u vu në qendër të Pejës.
Pasi u çelën rrugët, në Pejë hyri ushtria franceze e pas saj edhe forcat serbe, të cilat ishin nisur për ta pushtuar Shkodrën dhe ndoshta për ta rrezikuar edhe pavarësinë e shtetit shqiptar. Kostë Vojvoda, që gjithmonë i kishte shfrytëzuar luftërat e Azemit, edhe kësaj radhe duke u mbështetur në forcat franceze dhe në ndonjë përkrahje të vogël të ca bejlerëve pejanë, e zbriti flamurin shqiptar dhe e ngriti flamurin serb.
Kështu, Peja dhe viset e tjera që u çliruan nga okupatorët austrohungarezë (Mitrovica, Drenica e Kuqe, Istogu, etj.), menjëherë ranë nën kthetrat e një armiku edhe më të egër e më barbar, zullumit e të cilit ende i kishin të freskëta, ato të viteve 1912-1915. Kosta u bë kundërshtar i Azem Galicës dhe e ftonte që t’i dorëzojë armët dhe të pranojë ndonjë gradë a post ushtarak. Azemi i tradhtuar nuk u demoralizua e as nuk u mashtrua pas ofiqeve e gradave të ofruara, por e vazhdoi luftën për liri e pavarësi kombëtare.
Azem Galicën më shumë i shqetësoi qëndrimi i forcave franceze, sepse për serbët e kishte ditur moti se janë të pabesë dhe dinakë. Këtë e ka pohuar disa herë vetë Jorgo Gjukiqi (Jabuka) nga Jabuka e Koloshinit, që kishte zënë vend në Bukosh të Vushtrrisë, kur thoshte:
- “Këtë sy ma ka verbua Azem Galica, por unë ia kam pasur borxh edhe jetën. E kemi tradhtuar shumë rëndë. Luftërat dhe sukseset e tij i shfrytëzuam derisa i ndoqëm austriakët dhe hungarezët. Kur erdhën francezët ia kthyem shpinën. Kurrë nuk e harroj momentin kur e shkatërruam mbishkrimin “SKËNDERBEU” në hotelin e Mitrovicës dhe e vumë atë “Car Dushan”. Nuk mjaftoi vetëm kjo. Unë i mashtruar nga krali e i verbuar nga gradat, i dola në pritë për ta vrarë tinëz. Ai si rrufeja m’i vrau dy shokët: Vojën dhe Stojanin dhe mua më la për të vdekur, pa njërin sy. Po hallall i kam thënë për së gjalli dhe hallall po i them për së vdekuri, se burrë si Azem Galica nuk lind më nëna. Ishte trim i pastër dhe besnik”.[15]
Pas këtyre përleshjeve të mëdha edhe harta gjeopolitike e Evropës pësoi ndryshime. Kështu, me kapitullimin e Gjermanisë në atë luftë, më 11 nëntor 1918, merr fund Lufta e Parë Botërore,” në të cilën morën pjesë 74 milionë ushtarë dhe u kushtoi popujve 10 milionë të vrarë, 21 milionë të plagosur, afër 8 milionë të zënë robër dhe 3.5 milionë invalidë të rëndë të luftës”.[16]
Azem Galica, megjithatё, nuk u demoralizua. Nё bashkёveprim me ideologët e Lëvizjes Çlirimtare, me Hoxhë Kadriun, me Hasan Prishtinën dhe me Bajram Currin, nisi riorganizimin e çetave të lirisë dhe përgatitjet për një kryengritje të përgjithshme në Kosovë kundër pushtuesit tё ri serb, tё quajtur Mbretёria SKS. Azemi doli në popull dhe e lëshoi kushtrimin: “Kush është i aftë për luftë dhe që e dëshiron lirinë dhe pavarësinë e tokave shqiptare t’u bashkohet çetave çlirimtare!" Përsëri doli maleve, sepse siç thotë Kadareja: “Fati i këtij vendi ka dalë gjithmonë në fillim në maja malesh, ashtu siç del dielli”. 


1]. Ajet Haxhiu, Shota dhe Azem Galica, Tiranё, 1976, f. 18
2]. Dr. Mehmet Rukiqi, Azem Galica, Prishtinё, 2013, f. 51
3]. Bedri Tahiri, Azem Bejtё Galica, Prishtinё, 2005, f.32
4]. Kështu vetëm nga Galica, që atëherë nuk kishte më tepër se njëzet shtëpi, shkuan nëntë vetë, shtatë prej të cilëve mbetën diku në Karpate: Fazli Zena, Ramë Sejdia, Mursel Rexha. Islam Fetahu, Qerim Haziri, Dush Rexhepi dhe Ramadan Lahu. Kurse dy prej tyre: Tahir Shabani dhe Hajdar Salihu, pasi kishin hequr të zitë e ullirit, duke luftuar deri në Galici, mezi u kthyen pas disa vjetësh, kur nuk i kanë njohur as nënat e veta
5]. Ajet Haxhiu, Po aty, f.39-40
6]. Mr. Ibrahim Ҫitaku, Azem Galica dhe veprimtaria luftarake e ҫetave kaҫake tё Drenicёs, Prishtinё, 1996, f. 97
7]. Dr. Mehmet Rukiqi, Azem Galica, Prishtinё, 2013, f. 103
8]. Mr. Ibrahim Ҫitaku, Po aty, f.89
9]. Deklaratё e Ajet Halimit nga Obria e Poshtme, dhёnё autorit mё 9. 07. 1994
10]. Prof. dr. Hajrullah Koliqi, Shkollat dhe arsimi nё Kosovё nё vitet 1915- 1918, Shkёndija nr.4, Prishtinё, 1994
11]. Fahri Buҫinca, Rilindja, mё 30. X. 1979
12]. Liman Rushiti, rrethanat politike- shoqёroer nё Kosovё 1912- 1918, Prishtinё, 1986, f. 199
13]. Eqber Skёndi, Hoxhё Kadriu (Kadri Prishtina), Prishtinё, 1992, f. 38
14]. Limon Rushiti, Lёvizja Kaҫake nё Kosovё (1918- 1928), Prishtinё, 1981, f.94
15]. Deklaratё e Zenel Haxhёs nga Galica, dhёnё autorit mё 20 janar 1991
16]. Dr. Xheladin Shala, Marrёdhёniet shqiptaro- serbe (1912- 1918), Prishtinё, 1990, f. 341

Referencat:

1. Ajet Haxhiu, Shota dhe Azem Galica, Tiranё, 1976,
2. Deklaratё e Ajet Halimit nga Obria e Poshtme, dhёnё autorit mё 9. 07. 1994,
3. Prof. dr. Hajrullah Koliqi, Shkollat dhe arsimi nё Kosovё nё vitet 1915- 1918, Shkёndija nr.4, Prishtinё, 1994,
4. Deklaratё e Zenel Haxhёs nga Galica, dhёnё autorit mё 20 janar 1991
5. Fahri Buҫinca, Rilindja, mё 30. X. 1979,
6. Liman Rushiti, Lёvizja Kaҫake nё Kosovё (1918- 1928), Prishtinё, 1981,
7. Liman Rushiti, Rrethanat politike- shoqёroer nё Kosovё 1912- 1918, Prishtinё, 1986,
8. Eqber Skёndi, Hoxhё Kadriu (Kadri Prishtina), Prishtinё, 1992,
9. Dr. Xheladin Shala, Marrёdhёniet shqiptaro- serbe (1912- 1918), Prishtinё, 1990,
10. Dr. Mehmet Rukiqi, Azem Galica, Prishtinё, 2014,
11. Mr. Ibrahim Ҫitaku, Azem Galica dhe verpimtaria luftarake e ҫetave kaҫake tё Drenicёs, Prishtinё, 1996,
12. Bedri Tahiri, Azem Bejtё Galica, Prishtinё, 2005.


Kumtesë për konferencës shkencore: “LUFTA E PARË BOTËRORE, 1914-1918”, organizuar nga "ITSHKSH – Shkup, 11 shtator 2014

Samstag, 11. Oktober 2014

Duke u matur me vdekjen

  • Rrëfim i Shahin Dardhishtës, civil plagosur nga minat që kishin vënë ushtarët serbë në fshatin Kërbliq të Kaҫanikut
Isha në Kaҫanik dhe me të hyrë ushtarët e UҪK-së dhe të forcave të NATO-s në qytetin tonë, ndjeva një siguri që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë dhe vendosa të shkoja në fshatin tim, në Kërbliq, për të parë si ishte gjendja atje dhe ҫka kishin bërë serbët me pasuritë tona e me ndonjë të mbetur, pas largimit tonë me dhunë. U tregova familjarëve dhe u nisa. As në mend nuk më shkonte se fshati mund të ishte i minuar dhe eca deri te oborri im pa asnjë mendim të keq, duke e parë kudo shkretimin e madh që kishin lënë pas pushtuesit serbë e duke parë njëkohësisht harlisjen e pranverës kudo, gjelbrimin që kishte vërshuar e gjallërinë kudo të pranishme, gjëra këto që të bënte të të dukeshin edhe më të lëna shkret ato ara djerrë, ato gjerdhe të rrëzuara, ato ferra që ishin rritur kudo. Befas ndjeva si si shungulloi wdo gjë rreth meje dhe u rrëzova. Këmba ime ishte shkurtuar nga plasja e minave e gjaku po më shkonte me currila. Mendova se mos ishte kush afër e kishte dëgjuar plasjet, por kush nuk u bë i gjallë. Thirra e nuk m’u përgjegj kush. E kuptova se isha fill i vetëm, me fatin tim dhe e vetmia mundësi të shpëtoja ishte të përmbahesha e të gjendesha si të mundesha. Duke u zvarritur shkova deri te shtëpia, ku mora disa lecka e pastrova plagën, mandej e shtëngova më lart plagës që të ndalej gjaku dhe u ula ne balkonin e shtëpisë e u mora me dhembjet e mia, me gjakun që po humbisja, me kohën që nuk kalonte kurrsesi. Orët më bëheshin të gjata, dita e pafund, terri tmerr, as mund flija e as isha plotësisht zgjuar. Ditën e dytë kisha dhembje të padurueshme, kurse ditën e tretë këmba filloi të qelbej dhe vërshuan krimbat. E mora një peshqir dhe i largoja, po ata sikur shtoheshin edhe më shumë. Kudo rreth meje lëviznin krimba, krima, vetëm krimba. Isha në gjendje të rëndë, po nuk dorëzohesha dhe kisha besim se nga dikah do të më vinte ndihmë, se do të shpëtoja. Dhe, në mëngjesin e ditës së pestë e pash babain që po vinte drejt meje dhe sikur e kishte humbur mendjen. I bërtita të ndalej e të kishte kujdes, sepse kudo kishte mina e mund të lëndohej e të vritej dhe ai u step. I thash të kthehej prapa me sa më shumë kujdes e të kthehej në Kaçanik dhe të kërkonte ndihmë, se ashtu si ishte me duar në xhepa, edhe po të vinte te unë, nuk më ndihmonte gjë. Babai më kuptoi e pas një kohe humi nga shikimi im. Më vonë mora vesh se ishte kthyer në qytet dhe kishte treguar për gjendjen time dhe i kishin thënë të shkonte në shtëpinë e Shëndetit. Ai kishte shkuar me të shpejtë atje dhe e kishte paraqitur gjendjen time dhe rrezikun për jetë, në të cilin ndodhesha. Ato ditë sapo kishte filluar puna e mjekëve dhe atë ditë në punë ishin Dr. Bejtush Jaha, ndihmësmjekja Gyltene Troni e disa të tjerë. Të gjithë e kishin kuptuar situatën dhe rrezikun në të cilin do të gjendeshin duke ardhur tev unë. Po ata as ishin hamendur,por kishin vendosur të vinin për të më nxjerrë nga aty e për të më mjekuar plagët. Por, nuk kishte automabulancë e as mjete të duhura për bartjen e një të plagosuri ashtu si isha unë. Kishin kërkuar një veturë dhe ishte paraqitur me makinë Enver Axhami dhe kishte thënë se ai edhe do ta drejtonte makinën. Ishin nisur me të shpejt dhe kur kishin hyrë në Kërbliq, Enveri kishte nisur të shikonte me vëmendje se ku po kalonin. Si duket Enveri e dinte se fshati ishte i pothuaj tërësisht i minuar, por nuk u kishte treguar mjekëve, sepse mendonte se ata do të shqetësoheshin gjatë rrugës dhe se kjo do ta vështirësonte tërheqjen time. Kur hynë në rrugën drejt shtëpisë sime, u bëra shenjë të ndaleshin e të vinin me kujdes. Më vonë, kur u hoqën minat nga aty, e pamë se vetura ishte ndalur mu mbi një minë antitank. E pashë se mjekëve po u dukej e mirë gjendja ime shëndetësore dhe sikur nuk po e besonin se kisha humbur këmbën. Vetëm kur erdhën pranë dhe panë këmbën e shkurtuar, gjakun rreth e rrotull dhe gëlimin e krimbave, e kuptuan realisht se çka kishte ndodhur. Nisën të ma pastronin plagën me të shpejtë, më dhanë barëra kundër dhembjeve e kryen të gjitha ato veprime që mund të bëhshin aty dhe më bartën në veturë e u nisëm. Tek atëherë e pashë se me mjekë ishte edhe vëllai im, Tefik Dardhishta. Kur do ti, nuk kishim bërë as disa kilometra e vetura mbeti pa karburant. Vëllai im u nis për në Kawanik dhe ne e pritëm aty edhe disa orë. Në Kaçanik arritëm pasi kishin kaluar 12 orë nga nisja e mjekëve për te unë. Me të arritur në Kaçanik, doktor Bejta e motra Gyltene më shtruan në një tavolinë dhe më risanuan plagët e mandej njoftuan KFOR-in amerikan për gjendjen time. Ata erdhën shpejt me helikopter e më dërguan në sptalin që kishin ngrehur në Ҫegran të Gostivarit, ku më amputuan këmbën. Për shkak se kisha patur infektime, këmba më është amputuar edhe dy herë më pastaj dhe tashti jam mirë e me familjen time, me shoqërinë time. Dhe u jam shumë mirnjohës ekipit të mjekëve që rrezikoi aq shumë për mua dhe ish kryetarit të Kaçanikut, Xhelal Gashit, i cili u angazhua shumë rreth shërimit tim.
 
___________
Për "Ora shqiptare", Rrahim Sadiku
 

Freitag, 10. Oktober 2014

Kujtim Stojku

Kujtim Stojku

Kujtim Stojku ka lindur në Dibër në vitin 1964. Pas mbarimit të tetëvjeçarës dhe gjimnazit në vëndlindje, vazhdoi studimet në Institutin e Kultures Italiane, pranë fakultetit të gjuhëve të huaja në Tirane. 
Në vitin 1997 mbaroi studimet edhe në World English Institute në ShBA. Më pas ka ndjekur studimet për master në Nations University, për filozofi. 
Kujtim Stojku ka filluar të shkruaj poezi në moshen 13 vjeçare. Pas viteve 90' ka shkruar artikuj në gazeta të ndryshme. Njëherit, ka shkruar edhe librin "Religjoni dhe komunizmi" që i përket zhanrit historiko-filozofik, liber ky i cili pjesërisht është botuar në shtyp, kurse i plotë, gjendet në internet. 
Ky autorë, pos poezisë, shkruan edhe tregime. Deri më tash ka botuar dy libra me poezi: "Jehonat e zërit tim" dhe "Jam biri i shqipes".


Poezi nga Kujtim Stojku
NGA FRYEN ERA
A thua me të vërtetë u ngjajmë stërgjyshërve tanë?
Kur mendojmë se fara e tyre na ngjizi,
Por, po i shkelim zakonet që na lanë,
Furtunat si presim më me gjoks,
Por, pa pikë turpi u kthejmë kurrizin.
Ajri i padukshëm ne na mbështjellë,
Gjaku na pastrohet kur atë në mushkri e thithim,
Retë ngjyrë gjaku fluturojnë në të pafundmin qiell,
Ndërgjegjia jonë sa vjen e bëhet më e errët,
Malet lëshojnë jehonë sa here ne klithim.
Atmosfera si putanë është e mbarsur,
Në ciklin e saj të plotë do të lindë,
Ne jetojmë njëri tjetrit vdekjen duke i kallur,
Duke marrë frymë nga mushkritë e përjetësisë.
Ne vimë duke u enjtur si një pemë gjigande,
Rrënjët ushqejnë sythet që çelin më shumë,
Ajri është i mbushur me rezonanca të ndryshme,
Zëra të ashpër përzihen si përrenj e, lumenj me shkulm.
Shkrepat peshojnë mbi këtë tokë rëndë,
Shkrimet mbi gurë më duken gënjeshtare,
Fjalët e tyre çajnë shpatet me kujë e gjëmë,
Ne qeshim hidhur mbi tokën e lashtë shqiptare.
Në mes njëri tjetrit ka mbirë fara e mosbesimit,
Rrugën e duhur nuk mund ta gjejmë,
Eshtrat e t’parëve i shesim,na është ngjall lakmia e fitimit,
Shpirtrat e tyre na ndjekin hap pas hapi,të qetë nuk na lenë.
Ata na përfytyrohen me imazhe flakësh të pështjellur,
Nga dhimbjet gjithçka përreth rënkon,
Nga lutjet hipokrite sytë ç’po i mbyll qielli,
O Zot na fal,sa i rëndë paska qenë mëkati jonë.
Se padashur po e prishim të tënden gjuhë,
Edhe unë që tani po shkruaj jam mëkatar e të përulem,
Fjalë të huaja po mbijnë aty këtu,
Duke gërmuar në gjenialogjinë tënde lodhjen se ndija,
Dëgjoj rënkimet e etërve që nuk mund të shuhen,
E prej ofshamave të tyre kanë marrë jetë kockat e mia.
Ditët që po vijnë m’duket se janë pa shije,
Si karkaleca me damarë po shuajmë etjen në pikat e vesës,
Pëshpërima e gjetheve tinguj të magjishëm po më bie,
E në shpirtrat tanë këto fjalë mbetën.
Dashuria hyjnore për ne është e pakufishme,
Por prej nesh ndonjë e përçmon aty këtu,
Tingëllon zëri yt i magjishëm,
Në gjokset tanë rrënjë thellë ka lëshu.
Pikërisht ne këtë kemi më të veçantën,
Prej qiellit historia jonë i ka rrënjët,
Zëra mbytës,
Që vijnë nga një pus i thellë e i ngushtë.
Lumenjtë kanë shpërthyer me gurgëllima të ethshëm,
Çdo pemë e lis ka harlisur në lulëzim,
Por në stinën e vjeshtës gjethet bien e kalben,
E unë sipas mendimit tim do ta quaja dënim.
Peshqit kërcejnë jashtë me fletët e tyre,
Qentë i shoh mbuluar me luspa të sillen rreth pemës,
Hëna kreh flokët e saj të mëndafshta,
Përzihen me shkumën e detit që përhapet në formën dantellës.
Por ne i kemi këputur zinxhirët e s’mund të prangosemi përsëri,
Shpirtrat mbarsin hapsirën mes përmes i bien,
E unë n’mes kësaj vorbulle sillem gjithnji
Në trollin e lashtë Pellazg ku fryn erë lirie….
16.06.2013
KONCEPTI I LIRISË
Specia njerzore është ndërtuar në mnyrë të tillë,
Të kthehet në një inkuizitore të lirisë së vet,
Telat me gjëmba dhe klonin e ka brenda nesh,
Gjaksore e shpirtit të pakufizuar,
Pëllumb që gugat gjithë shpresë.
Bubëllimat e brendshme që duhen të dëgjohen,
Të ngjethurat në mish, dritë e vetëtimës,
Me sa shihet më pak zgjidhje propozohen,
Duke kërkuar tërsisht qenien me gjuhën e psherëtimës.
Molekulat dhe atomet,dhuratë e përhapur në kohë,
Enrgji,vrull dhe passion përzier me lirinë,
Guxim pasionant që do të kalojë klonin,
Qeliza vrojtuese me burgun mish, lirinë kontrollonin.
BRENDA NESH

E keqja gjithmonë kultivohet brenda qenies,
Rrënjët i lëshon thellë në shpirt,
Nga pamja jashtme fytyra merr zbehtësinë e vdekjes,
Sikur jep frymën e fundit dhëmbët kërcëllijnë.
Ne themi se brenda nesh gjithmonë hyn djalli,
Nga brenda lëkurën tonë ai me thonj na çjerrë,
Përpiqet të dalë jasht me furi si i marri,
Thonë se është krejt i zi, prej gjuhe vetëm helm nxjerrë.
Gjaku prishet,nga i ëmbël kthehet i thartë,
Kthehet në një acid ku eshtrat gërryhen,
Vështrimi të erret, turbullirë sheh në çdo anë,
Kryet mbushet me zemrim, në humnera shpirti gremiset.
Edhe kur përkohsisht ai struket në qetësi,
Injorojmë pëshpërimat e ëmbla që na i thatë në vesh,
Me fytyrë të neveritur brenda teje helm ai derdh,
Transformim i mënjehershëm djallëzor,
Që shprehet në fytyrën e zbehtë.
Prej britmave çjerrëse,goditjeve të pamëshirshme,
Me çdo kusht mundohet të na gjunjëzojë
Mundohet të na shqyejë copa copa,
Pastaj të vajton me ulërima dridhëse,
E lindur në këtë botë nga gjaku,
Nginjet si i babëzitur prej simes kufomë.
Deri më sot parandalimin e saj e kemi pas të pamundur,
Kur kalëron dita me diell kthehet në errësirë,
Edhe pse mundohemi brenda nesh ta mbajmë të kyçur,
Kur rebelohet këput pranga dhe zinxhirë…
SHKREPTIMA SYSH
Sytë tanë shpesh janë kureshtarë,
Të mbushur plot me hile shohin gjithë lakmi,
Më pas pyesin pa u turpëruar fare,
A mund ta fajsosh turpin tek qenia njeri?
Vështrimi kureshtar ndjenjat gjithmonë i nxit,
Po të mos shohësh do të thotë se objekti s’ekziston,
Një rrëshqitje e butë ndodh gjithë lumturi,
Imazhe konturesh në horizont dallon.
Mundohet gjithmonë të arrijë pikën kulminante
Nën lëkurë ndjenjat qimet ngrejnë përpjetë,
Era në qiell shtyn retë, ekrani blu hapet,
Yjet e ndezur mbi ne, vështrimin kanë hedhë….
NGA DRITARJA IME

Nga dritarja e hapur e dhomës sime,
Përmes gjetheve të gjelbërta shikoj qiellin,
Fati im me ngjyrën e tij të kaltër përzihej,
Luante me mua duke u fshehur pas rrezeve të diellit.
Shpesh më ka pëlqyer peshku i pjekur në zgarë,
Gotën e verës përballë dua ta shoh,
Si i krisur,mendime dhe ide më sillen vardallë,
Përmes xhamit të thyer,unë përjshta shoh.
Reflektimi i dëshirave flet me gjuhën e shpirtit,
Me pemët dhe lisat shpesh unë bisedoj,
Gjoksin e vajzës e kam përkdhelur ëmbël me dorë,
Epoka moderne reflekton në qelqet e syrit,
Në këtë kohë pjata është bërë gati,
Vera e kuqe në gotë rrezëllon…
Parvazi i dritares është dëshmitar i gëzimeve të mia,
Hidhërimet përmes saj janë përcjellë në qiell,
Kur fikeshin dritat,lulet dridheshin nga frika,
Kur vinin më pas, trokisnin duke na buzqeshë.
Përmes fantazisë së çmendur,
Mundohesha të kujtoja teoremat gjeometrike,
Ekuacionet si funksione të mosqenies së kohës,
Ulur pranë dritares buzëqesh me veten time,
E heshtura përzihet me buzëqeshjen,
Shtohen thinjat e kokës.
Rritja e gjetheve më duket se shkatërron sythet,
Kur bien në vjeshtë kthehen në humus të tërë,
Bashkë me to toka më duket pa re,
Gjethet fillojnë e dridhen kur fillon e fryn flladi i lehtë.
Më të shumtën e kohës,
Këngët mbajnë të pushtuar mendjen time,
Përkunden në djepin e gjoksit,nanuritur prej shpirtit,
Si xhami i plasaritur i dritares zëri më kriset,
Ndoshta askush s’do ta këndojë kurrë,
Mbrëmbja bie e perdet ulen,
Shpreh nëpër muzg valët e rrëzëllimit.
Po në fund të fundit çfarë kam bërë?
Kushedi se sa fletë kam mbushur me vargje,
Mendimet kanë qenë si një shakullinë me erë,
Kur ndizen dritat në tavan errësiar sprapset.
Hijet më duket sikur ma bëjnë me shenjë,
Shpirti dridhet prej territ dot nuk ndahet,
E keqja këmba këmbës na ndjek në çdo hap,
Shkërdhehen si qentë duke i thënë botës,
Shikoni se ç’jemi duke bërë!
Shkumëzojnë si të tërbuar me sytë e skuqur gjak….
PORTRET IMAGJINAR
Kur u pashë në pasqyrë fytyrën e kisha me rrudha,
Kisha lënë mjekër,qimen e kisha të ashpër,
Kryet e pashë tullac,të mbajë kapele nuk dua,
Lëkurën e duarve se kam të çarë,
Kur rruhem, në vend të makinës rrojes përdor një drapër.
Vështrimi vegimtar ngulur në rrudhën më të thellë,
Si hullia në arë djersa në të çurgon,
Për të kapur peshk me fijet e merimangës thur një rrjetë,
Këto mbeten në kujtesë,syri më thellë vështron…
.   .   . 

Montag, 6. Oktober 2014

Murat Aliaj

Murat Aliaj

Murat Aliaj i perket brezit te krijuesve qe u prezantua para publikut ne fund te viteve '60 me tregime dhe poezi ne organe te shtypit te kohes. Ne vitin 1973 Shtepia Botuese Naim Frasheri botoi librin e tij te pare, novelen "Karroca" ne vitin 1975 u botua vellimi i tregimeve "Dielli i diteve tona" i cili ishte nje permbledhje e tregimeve te publikuara deri ne ate kohe. ka punuar ne ndermarjen Komplekse Gjeofizike te Naftes dhe Gazit ne Fier per mbi 20 vjet. Botimet e tjera te tij i perkasin periudhes pas vitit 1990. Keshtu mund te permendim permbledhjen me poezi "U ndane dy bote" ne vitin 199, Romanin "Femijet e Fanareve" i cili mbetet nje nder krijimet me te dhimbeshme te koheve te pasdiktatures, kur tregetia pushtoi edhe moshen me te pafajshme te atdheut tone, femijet e moshave te mitura. Vijon permbledhja me tregime e novela "Gjurme ne reren e nxehte", romani "Njeriu cung" i cili eshte vazhdim i romanit te meparshem "Femijet e Fanareve". Se fundi ka publikuar romanin "Klubi Khajam" i cili me tematiken dhe formen interesante te trajtimit, ka terhequr vemendjen e publikut artdashes. Punon dhe jeton ne Athine prej vitit 1994.

Samstag, 4. Oktober 2014

Për një kryeqytet, një qeveri e një Shqipëri


Me rastin e Festës së Kurban Bajramit
 
URIMI I VEÇANTË I IMAMIT ZUHDI HAJZERI:
PËR NJË KRYEQYTET,
NJË QEVERI E NJË SHQIPËRI
 
  • Kanë qenë të pafundme urimet për Kurban Bajramin. Por një ishte i veçantë. Ishte ky urimi i imamit të qytetit të Pejës, Zuhdi Hajzeri. Urimi i tij ka qenë më i shpërndari në rrjetet sociale. Lutja e tij shkonte për një Shqipëri të bashkuar dhe për më shumë dashuri për kombin. Sa mirë do të ishte sikur të kishim edhe më shumë mesazhe të tilla nga imamet shqiptar. Mesazhe këto që sjellin gezim në zemrat shqiptare, ne këtë kohë të trazimit të shpirtërave njerëzor.
 
"Sa do të doja dhe do të isha njeriu me i lumtur e krenar ne botë... qe festën e Kurban Bajramit ta festoja në Ulqin, Plavë e Guci, te manifestoja e brohorisja ne Prishtinë, Pejë e Gjakovë e Mitrovice, të këndoja e të hidhja valle ne Shkup..., ne Tetovë e Gostivar, ne Dibër e Kumanovë... te shpertheja në gëzime e hare në Preshevë e Bujanovc, te më dilnin lotë mallengjimi e krenarie ne Çamëri, në Filat e Igumenicë. Sa do të doja te isha i pranishëm ne të gjitha trojet shqiptare ku te gjithë shqiptaret i thonë vetes jemi KUQ E ZI dhe do te më dilte nga shpirti e zemra, nga dashuria dhe atdhedashuria fjala e madhe  SA E MADHE ËSHTË SHQIPËRIA JONË, përse nuk është e madhe Shqipëria... po... po... sa e madhe është Shqipëria... I lutem Allahut fuqiplote qe shumë shpejt të jemi bashkë me një kryeqytet, një qeveri dhe një Shqipëri. Gezuar Kurban Bajramin!
 
Me Respekt : Zuhdi Hajzeri
Imam në Qytetin e Pejës"
 
04. 10. 2014

Freitag, 3. Oktober 2014

Adem Demaçi

Adem Demaçi
Jeta dhe vepra e Adem Demaçit
Dekadat e shkrimtarit
më të lexuar në Kosovë

Përgatiti: Rrahim Sadiku

Kanë thënë se i mjerë është ai popull që i duhet të luftojë, por edhe më i mjerë është ai popull të cilit i duhet të luftojë e nuk ka bijë e bija që luftojnë për të. Shqiptarëve, gjatë pothuaj të gjitha periudhave historike, iu desh të luftojnë dhe patën gjithnjë luftëtarë të denjë, të gatshëm gjithmonë të sakrifikohen për atdhe e për liri. Ndër këta luftëtarë, në vendin e duhur dhe në kohën e duhur, ishte Adem Demaçi. Ai formoi organizatë ҫlirimtare dhe i tha jo pushtet jugosllav e hegjemonizmit serb që nga mesi i viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, kur asimilimi e shfarosja e shqiptarëve ishin projekt shetëror jugosllav. Ai e ktheu përmbys këtë projekt e plan veprimi konkret të pushtuesit, duke kërkuar liri për shqiptarët e të drejtë për t’u bashkuar me shtetin shqiptar. Dhe kjo nismë u përqafua gjërësisht nga shqiptarët e robëruar dhe u thellua e u bë qëllim kombëtar, që rezultoi me lirinë e Kosovës e me thellimin e synimit të të gjithë shqiptarëve drejt një shteti të vetëm.
Adem Demaҫi u lindi më 26 shkurt 1936 në Prishtinë, ku kreu shkollimin fillor e të mesëm, kurse studimet i vazhdoi në Beograd, ku njohu edhe më thellë shovinizmin serb dhe synimet e tij, prandaj studioi më të rëndësishmën për atë kohë: rrugën e lirisë për popullin e tij. U burgos e nuk u dorëzua, vuajti e u trimërua, ishte në vetmi e kishte gjithë shqiptarët dhe opinionin përparimtar ndërkombëtar me vete. Adem Demaçit për herë të parë burgose më 19 nëntor 1958 nga UDB-ja jugosllave. Për angazhimin e tij politik e për pikëpamjet e drejta kombëtare e njerëzore që reflektonte, Adem Demaçi vuajti 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë. Ai doli nga burgu kur po shpërbëhej shteti jugosllav dhe kjo i dha edhe më shumë hov lëvizjes shqiptare në trojet e okupuara. Ai e vazhdoi menjëherë aktivitetin politik, kulturor e krijues. Me të drejtë ai tek ne edhe në botë quhet Nelson Mandela i Evropës. Adem Demaçi gjatë viteve 1990 - 1995 udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) në Kosovës dhe nxori në dritë shumë nga krimet shekullore serbe të bëra ndaj shqiptarëve. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së. Zhvilloi edhe shumë e shumë aktivitete, brenda e jashtë trojeve shqiptare, që ndikuan për përhapjen e të vërtetës për shqiptarët në mbarë botën. Realisht me jetën dhe veprën e vet Demaçi është institucion shqiptar e botëror; një njeri-simbol, një trim i paepur; një mendje që ka mundur grilat dhe vetminë e burgut. Ai ishte dhe mbetet një idealist i llojit të vet, një politikan i papërsëritshëm si në kërkesa, ashtu edhe në realizime. Adem Demaçi për shumëçka është simbol i shqiptarisë, sinonim i etje dhe sakrificave liridashëse; është njeri i cili për së gjalli ka hyrë lirshëm në pjesën më të shenjtë të historisë kombëtare shqiptare.



Letrari Adem Demaҫi

Edhe shkrimtari Adem Demaҫi përjeton fatrin e politikanit Adem Demaҫi. Ai burgoset njëkohësisht me veprën e tij dhe bashkë me të e përjeton edhe diellin e lirisë. Dashur e pa dashur, burgosësit e Demaҫit ishin të detyruar ta mbyllnin në burgun e vet edhe veprën e tij. Por, ashtu si nuk mundën të burgosnin idetë e Demaҫit, ashtu nuk ia falën dot harresës krijimtarinë e tij, sepse mu ndalesa zyrtare e pushtuesit bëri që Demaҫi të ishte shkrimtari më i lexuar, për disa dekada, në Kosovë. Edhe pse ai në shkrime ishte rezervuar nga tonet bombastike e nga militantizmi i dukshëm, këto lexuesit e etur për një botë shqiptare ndryshe, mu ato tone i ndjenin,i shijonin dhe i plasonin tutje. Ndodhi kjo sepse ai frymëzimin dhe synimin për të krijuar shqip i mori nga gjendja tejet e rëndë e popullit të tij në atë kohë. Demaçi, që me rrëfimet e parapërvetësoi lexuesin shqiptar të asaj kohe, pasifare lirshëm e bënte të dukshëm një realitet mizor, duke lënë të kuptohej se po nuk do të ndodhnin ndryshime, lëngata do të ishte e pashërueshme. Këto ide e kërkesa i shohim më së miri te tregimi “Kur Zoti harron”, i cili ngjall mllef kundër pushtetuesit, po edhe mëshirë e ndjenjv humane për skamnorët, të hedhurit tej nga pushteti, të vobektit deri në palcë dhe kjo, shoqëruar nga dashuria e thellë njerëzore, nxit njerëzit që të ushqehen me etjen për shpagim. Mu tek kjo etje Demaçi ndërton filozofinë e tij kryengritëse, duke i bërë përshkrime të thella realitetit të padurueshëm; duke e përshkruar nëpërkëmbjen e njeriut të drejtë nga pushteti brutal e çnjerëzor, ku për shqiptarin nuk bëhet fjalë të ketë as të drejtat më elementare për ekzistencë.
Arrestimi dhe dënimi i parë, kur e dënuan me pesë vjet burg, bëri që rrëfimet e tij nëpër gazeta e revista dhe romani “Gjarpinjtë e gjakut” të ktheheshin në vepra të mitizuara dhe me shumë interes për lexuesit shqiptarë të kohës. Dhe kjo nuk ishte vetëm ndikim politik, por edhe artistik, sepse romani “Gjarpinjtë e gjakut” i imponohet lexuesit me ide, me mesazhe historike e të aktualitetit; ai vjen si një dokument shumëdimensional artistik, që përsërit kërkesat dhe etjet e brezave. Roman del si zë zhurmues i asaj kohe dhe identifikohet me shpirtin e etur kombëtar për ikje nga prapambeturia e zakonte e egra;me synimet për emancipim dhe përparim nacional; me dëshirën për ikje nga fati tragji e nga padrejtësitë historike. Prandaj mund të themi lirisht se proza e Adem Demaçit, e asaj kohe, sjell shqiptarin e transformuar nga brenda, po të ndrydhur nga jashtë, tek i cili historia, miti, legjenda, përvoja, theksimet e së kaluarës dhe tragjikja ngjallin si kurrë më parë etjen për liri e për shtet kombëtar. Kjo prani artistike e nëntekstit të thellë, kombëtar e përparimtar, ndikon për leximin masiv, madje dorë pas dore, të veprave të Demaҫit. Kjo edhe për faktin se autoru aty ka vënë në dukje ngjarje nga jeta e përditshme, duke ballafaquar të kundërtat, që nxjerrin në dukje mundësinë e ardhjes së njv bote ndryshe. Një metordë e këtillë e shtrimit të temave, e motiveve dhe e porosive na del e fuqishme edhe tek përmbledhja me rrëfime “Kur Zoti harron”.
Tek shkrimet e mëvonshme Demaҫi synon të mos jetë shkrimtar njëtrajtshëm, por kërkues, hulumtues dhe sjellës i formave dhe ideleve të reja. Këto synime e kërkesa që ka ai ndaj vetes dalin sidomos te romanet “Libër për Vet Mohimin” dhe “Heli e Mimoza”, ku forma e përmbajtja janë të reja, ku dominon sensi meditativ e psikologjik; ku bëhet analizë dhe sintezë e ngjarjeve të një periudhe të caktuar, përmes personazheve që bartin idetë e autorit, që shpesh na japinj përshtypjen se janë vet autori. Heronjtë kryesor të këtyre dy romaneve, Vet Mohimi dhe Azem Zeqiri (një intelektual shqiptar të cilin nuk e ka thyer burgu 27 vjeçar) na sjellin përpara njeriun që e kupton kohën, që sakrifikon për kohën e popullin e tij, po që në esencë ka mbetur i fortë, i qëndrueshëm, i çelikosur me ide humaniste e kombëtare.
Edhe në romanin “Dashuria kuantike e Filanit” Demaҫi ka sintetizuar pjesë të filozofisë së tij për jetën, për të vërtetën e realitetin, duke nxjerrë në dukej filozofinë e tij autentike për botën shpirtërore e intelektuale, që dalin më të thella e më bindëse të gëshetuara me përvojën jetësore të fituar burgjeve, por dhe në atë që është e nuk liri.
Të theksojmë se veprën e Demaçit, shikuar në tërësi, e përshkon përvoja e madhe dhe e papërsëritshme e një autori simbol, e një simboli që shpesh shndërrohet në personazh, e një persnazhi që shpesh sikur kacafytet me autorin. Kjo vjen ngase ai në veprën e vet ka përmbledhur rrjedhat e gjata të qenies së një populli e të gërshetimit të fatit të tij me fatin e të tjerëve, në kohë e në hapësirë. Këtë fat e ato fatkeqësi që e përcjellin, ai i ka mbarështuar në veprën e vet nganbjëherë si ngjarje nga jeta e përditshme, të sintetizuara në rrjedhat e kohës e të hapura në hapësirëm përmes ligjeve të jetës, të lidhuar me rregulla e ndodhi universale, përmes ballafaqimit të të kundërtave.
Kjo shumësi veprash dhe vlera që ngërthejnë ato, ka bërë që me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nga Lidhja e Shkrimtarëme të Kosovës, të dalë në dritë kompleti i veprave të Adem Demaçi, në të cilin janë përfshirë shtatë romane, një dramë, një përmbledhje me tregime dhe një me poezi.

Aden Demaçi ndërroj jetë në Prishtinë, më 16 korrik 2018.


Thanë për Adem Demaçin

Nermin Vlora: Ndonëse Adem Demaçi ishte 28 vjet në burg, ai e ndiente veten të lirë, megjithëse i lidhur në zinxhir. Shpirti i tij kishte mësuar të dërgonte mendimin e tij njerëzve të lirë, dashamirës të mosdhunës e të paqes.

Imzot Nikë Prelaj: A e keni parë ju Krishtin ndonjëherë? Ja, ky burrë, Adem Demaçi, është Krishti vet! Çka ka bërë Krishti më tepër se ky burrë?

Ibrahim Rugova: Adem Demaçi është letrar i harmonisë shqiptare e njerëzore, humanist i madh. Sot, gati të gjithë, jemi bërë protagonistë të romanit të tij “Gjarpinjtë e gjakut”.

Ismail Kadare: Ju, i dashur Adem, jeni shembull për të gjithë intelektualët shqiptarë e evropian. Ju jeni shembull i lirisë, për të cilën sot flitet aq shumë, e për të cilën, për fat të keq, bëhet aq pak.

Rexhep Qosja: Adem Demaçin e krahasojnë me liderin jugafrikan Nelson Mendelen. Ky krahasim nuk më pëlqen, sepse është i padrejtë për Adem Demaçin.

Medlin Olbrajt: Adem Demaçi ishte një nacionalist i vjetër kosovar. Demaçi më tha – ne i çmojmë përpjekjet tuaja, por nuk duam të nxitohemi. Ne nuk do të heqim kurrë dorë nga ëndrra jonë për të qenë të lirë!

Riçard Holbruk: E di mirë që Adem Demaçi është përfaqësues i UÇK-së në Prishtinë, por as unë, as ambasadori Hill nuk mund të merremi vesh me të për asgjë. Jeni të njoftuar se sa kam provuar të bëjë punë me të, por me Demaçin, thënë troç, ne nuk mund të merremi vesh!

Kofi Anan: Shqiptarët duhet të jenë krenarë me një njeri, siç është Adem Demaçi.


Veprat e botuara të Adem Demaçit:
  • Fërkime,
  • Gjarpijtë e gjakut,
  • Libër për Vet Mohimin,
  • Heli e Mimoza,
  • Nëna Shegë e pesë gocat,
  • Shkrumbnajë e dashur,
  • Dashuria kuantike e Filanit,
  • Alb Prometeu,
  • Politika dhe Pushka
  • Tung vargu im.

Mittwoch, 1. Oktober 2014

Shëruam plagë dhe ishim pjesë e trimërive

 
Kujtime nga Dr. Nejazi Luma
 
Shëruam plagë dhe ishim pjesë e trimërive, dhembjeve e krenarisë

Ishin vitet e tetëdhjeta kur së pari shpërthyen te unë ndjenjat patriotike që ishin grumbulluar me vite nga padrejtësit që i bëheshin popullit shqiptar nga regjimi jugosllav dhe shovenizmi serb. Isha student i mjekësisë dhe gjatë atyre viteve përjetova shumë momente të pakëndshme, në aspektin kombëtar,bashkë me shokun tim të ngushtë, Dr. Menduh Kaloshin. Me të u angazhuam edhe me shumë që të përfundojmë fakultetin dhe të ndihmonim popullin tonë. Dhe, menjëherë pas mbarimit të studimeve u punësuam në Shtëpinë e Shëndetit në Kaҫanik, ku hapur vërehej urrejtja e stafit maqedon ndaj gjithë punëtorëve shqiptarë, veҫmas ndaj mjekëve shqiptarë. Pakënaqësitë tona shtoheshin e gjendja vështirësohej dhe shumë punëtorë shqiptarë u largun nga puna, pa asnjë arsye. Këto padrejtësi na detyruan të organizoheshim që përmes sindikatës t’i shprehim haptas, qoftë edhe me protesta,kërkesat tona. Të gjitha këto padrejtësi arritën kulmin atëherë kur në krye të udhëheqjes erdhi organi i dhunshëm, që kishte të drejtë që në ҫdo moment të largonte nga puna cilindo punëtor shqiptar dhe numri i shqiptarëve u zvogëlua dukshëm dhe kjo ndikoi në uljen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Mirëpo, gjatë viteve të nëntëdhjeta, numri i mjekëve shqiptarë u rrit. Diplomuan Dr. Fadil Gashi, Dr. Lul Raka, Dr. Nijazi Raka, Dr. Nuhi Baftiu, Dr. Ekrem Dullovi, Dr. Bejtush Jaha, prandaj edhe u krijuan kushtet që të hapej edhe Ambulanca “Nëna Terezë”, në fshatin Bob. Në këtë mënyrë zbutej mjaft problem i mungesës së shumë kontrollimeve e shërbimeve shëndetësore për popullatën e kësaj ane. Këto shërbime e irrituan pushtetin lokal serb, sidomos organin e dhunshem në Shtëpisë e Shëndetit në Kaҫanik dhe ashpërsuan sjelljet ndaj punëtorëve shqiptar. Gjatë kësaj periudhe është bërë shpërndarja e materialit medicinal dhe atij harxhues e terapeutik nëpë gjithë rajonin e Komunës së Kaҫanikut. Kjo shpërndarje është bërë përmes organizatës sindikale dhe merita të mëdha kanë shpërndarësit e organizatoret e këtij aksioni. 

Ditët kalonin ndërsa gjendja politike dhe e sigurise keqësohej, vecanërisht me daljen në skenë të UҪK-së. Këto ndryshime të situatës ndikonin edhe në përkeqësimin e punës së përditshme, sidomos me ardhjen e disa personave serbë, që ishin të ndjekur nga lufta ne Kroaci. Pë rata nuk dihej në ishin punëtorë shëndetësor apo të dërguar me detyrë te posacme. Ata e keqësuan gjendjen totalisht dhe i ftohën njëherë e përegjithmonë marrdhëniet e shqiptave dhe serbëve aty. Atë kohë ndodhën ofanzivat serbe në Puset e Nikës e në Gajres dhe shqiptarëve u iku totalisht vullneti të punonin aty dhe më 26.ҫ3.1999 i gjithë stafi i punëtorëve shqiptarë u largua nga Shtëpia e Shëndetit. Kurse luftimet e UҪK-së dhe ofansivat në Puset e Nikës, në Gajres, në Kotlinë e në gjithë vendin, treguan se jemi të gatshëm ta mbrojmë atdheun tonë edhe me armë.
 

Më 23 shkurt 1999 ishte ditë e ftohtë. Herë pas here binte borë, por ishin zhurmat e bombardimeve të njëpasnjëshme ato që mbizotëronin ҫdo gjë. . Atë ditë nuk dola në Ambulancën e fshatit, sepse isha duke pritur lajm ose ndonjë urdhër për veprim. Orët ecnin e intenziteti i bombardimeve shtohej dhe oshëtima e tyre më e madhe vinte nga fshati Puset e Nikës. Nëpër rrugë nuk lëvizte askush. Isha duke pritur, në ankth të plotë, kur erdhi kërkesa që ekipi mjekësor të shkonte në fshatin Kotlinë, në Lagjen e Stremcës, afër lumit, ku ishin strehuar të plagosurit e asaj dite. Nuk dihej se sa të plagosur ishin. Dhe, dhe pa u hamendur e me nxitim shkova në ambulancë, qe e kisha shumë afër, i mora të gjitha materialet mjekësore që kasha dhe pasi mora informata të sakta për vendin ku gjindeshin të plagosurit, u nisa. Në Glloboҫicë ishte vendosur ushtria serbe, prandaj duhej të kisha shumë kujdes e të mos rrezikoja misionin tim, sepse rruga për në Kotlinë kalonte mu pranë rojes së kazermës serbe. Me mua u bashkua, pa hezitim, mësuesi im, Musli Luma. Dhe, mësuesi Musë para e unë pas, kaluam pikën e “ferrit”, gjegjësisht kazermën e ushtrisë serbe. Pas kalimit të kësaj pike shumë të rrezikshme, fitova bindjen se drejtësia, liria dhe fati të hapin rrugën për të cilën je nisur. Vazhduam rrugën dhe arritëm te vendi ku ushtari Vehbi Kuҫi, po na priste me pushkë në dorë. Ai na përshëndeti dhe na informoi për ngjarjet e luftës gjatë asaj dite të vështirë. Shtëpia ku ndodheshin të plagosurit ishte afër dhe me të hyrë brenda u përshëndeta e fillova punën time, duke bërë fashimin për ndaljen e gjakderdhjes nga plagët si dhe vendosjen e vijës intravenoze. Isha duke punuar kur u hap dera dhe në dhomë hynë Dr. Fadil Gashi e infermierja Gyltene Troni. Kjo më gëzoi pa masë, sepse u binda se i gjithë populli i këtij regjioni ishin të mobilizuar plotësisht. Të plagosurit ishin Servet Shkreta, Murat Loku, Brahim Brava dhe Mehmet Bilalli. Bashkë me Dr. Fadilin e me motrën Gyltene vlerësuam se jeta e atyre ushtareve nuk ishte në rrezik por u duhej mbikëqyrje e kuadrit mjekësor. Atë mbramje, bashkë me mësuesin Musë, u ktheva në Gllobocicë, për të vazhduar organizimin dhe mbrojtjen shëndetësore të popullatës së asaj ane, nga sulmet e mundshme serbe. Kjo ditë njihet edhe si fillimi i luftës me agresorin serb në regjionin e Komunës së Kaҫanikut dhe Komunës së Hanit të Elezit.
 

Rezistenca e ushtarëve të UҪK-së dhe e gjithë popullatës, i egërsoi ushtrinë dhe policinë serbe, kështu që ata më më 28.Shkurt 1999, ndërmorën ofansivën e dytë. Kjo ofansivë ndodhi kundër fshatit Gajre. Këte radhë ushtria serbe e pësoi edhe më keq, sepse hasi në rezistencë shumë të fortë. Në këto luftime frontale, UҪK-ja arriti të elimonojë një pjesë të madhe të ushtarëve serbë, po pati të vrarë e të plagosur edhe në radhët e saj. Ra dëshmor Hetem Hasaj, kurse u plagosën Naser Hasaj…. Pas kësaj date popullata shqiptare filloi t’i lëshonte shtëpitë e të strehohej në male ose të largohej në ndonjë vend më të sigurtë.
Ditët kalonin e lufta bëhej edhe më e ashpër. Erdhi edhe 8 marsi 1999. Atë ditë askush nuk mendonte për ditën e gruas, sepse agresori serb filloi bombardimet që në orët e hershme të mëngjesit. Banorët e fshatit atë kohë ishin nëpër shtëpitë e tyre. Askush nuk lëvizte, madje edhe kafshët ishin strukur e nuk dëgjohej asndonjë e lehur e qenit, as cicërimat e zogjve, sepse breshëritë e të shtënave bënin të strehoheshin të gjitha gjallesat. Ishin predhat armike që kishin mbuluar tërë atë hapësirë. Grykat e tanksave dhe i gjithë arsenali i artilleriesë serbe ishte e orientuar kundër fshatit Ivajë, ku atë kohë ishte vendosur Ushtria Ҫlirimtare e Kosovës. Tërë ditën nuk u ndalën bombardimet, kurse popullata qëndroi e ngujuar. Ankthi zgjati deri ditën e nesërme, ku erdhi lajmi se ne gjatë ofanzivës në Ivajë kishin rënë dëshmorë Qani Luma e Osman Luma, nga fshati Glloboҫica, Murat Lika nga fshati Strazhë dhe Raif Koraqi nga fshati Kovaҫec, ndërsa të plagosur ishin Hafir Luma dhe Muhamet Malsiu. Në këtë ofanzive ka pasur edhe të plagosur të tjerë. Këto informata së pari i mora nga komandant i kompanisë, Ilaz Ceka. Ai na foli për gjendjen e të gjithë ushtarëve, që kishin marrë pjesë në këte ofanzive. Këto informata i mora kur si mjek iu bashkangjita kësaj njësie, nga komandanti dhe vllai im, Naim Luma dhe mësova atë që kishte ngjarë gjatë ceremonialit të varrimit të kushëririt, Qaniut dhe shokut tonë shumë të ngushtë, Osman Mustafë Lumës. Mësova edhe për rrezikun e madh gjatë tërheqjes së të plagosurit Muhamet Malsiu e për gjakderdhjen e madhe që ka patur ai, edhe pse i ishte e lidhur plaga. Mësova edhe për humbjet e armikut. Në këtë ofansivë kanë marrë pjesë shumë bashkëvendës të mi, si Selam Kasam Ceka, Sherif Brahim Luma, Hasan Rafiz Luma, Fatmir Misim Luma etj.
 

Koha prej tetë marsit e deri më dy prill ishte gjendja më e vështirë e gjithë popullatës dhe imja, që e kam përjetuar në jetën time. Gjatë kësaj kohe përjetova tmerret e largimit të popullatës nga trojet e tyre, ankthin kur njeriu nuk ka siguri as të lëvizë e as të qëbdrojë diku, as të rrijë në shtëpinë e vet. Gjatë kësaj periudhe kam përjetuar vajin më të dhimbshëm të fëmijes. Kam parë lotin e plakut (babait tim) i cili kur doli nga pragu i shtëpisë, tha: “Më ka vdekur nëna, më ka vdekur vëllai, me ka vdekur edhe fëmija dhe jam mërzitur shumë, por dalja nga shtëpia qenka dhimbje më e rëndë në jetë. Përjetova ndarjen e vllait nga vllai, të fëmijës nga nëna; të burrit nga gruaja; të shokut nga shoku si dhe të dashurit nga e dashura. Përjetova dhembjen pa kufi dhe përqafimin e zjarrtë të fëmijes; ashtu si përjetova edhe të qeshurat e ushtarëve tanë e ulërimën e armikut. Përjetova e ҫka nuk përjetova... Përjetova kulminacionin e ndjenjave emocionale që mund të durojë njeriu dhe bashkë me familjen time iu bashkangjita turmës së popullatës, për t’u vendosur te familjarë e të afërtë në Tetovë.
 

Pas sigurimit të familjes, unë dhe teknikun i lartë mjekësor, Shehip Luma patëm takim me Dr. Nexhmedin Karemanin dhe kushëririn tonë, Ilmi Jashar Lumën. Ata na ofruan ndihmën për grumbullimin e materialit mjekësor. Të nesërmën, të udhëhequr nga komandant Ilaz Ceka dhe nga Mustafë Lika, u nisëm për në Kosovë. Në këtë grup ishin edhe këta bashkevendës të mi: Xhelal Jahi Luma, Hasan Rafiz Luma, Ilaz Hasan Ceka, Fadil Kadri Luma, Mustafë Xhemal Lika, Fehmi Nebi Luma, Gani Jahi Ceka, Xhavit Shefqet Neziraj dhe disa ushtarë nga fshati Brod i Shtërpcës, të cilëve nuk ua di emrat. Udhëtimi ishte shumë i vështirë, sepse tërë natën këmi udhetuar nëpër malet e Sharrit, nëpër borë e me shi, të ngarkuar me material mjekësor e me armatim. Në orët e hershme të mëngjesit arritrëm në Shtabin e Brigadës 162 “Agim Bajrami”, në fshatin Ivajë. Më dy prill 1999 iu bashkangjitëm UҪK-së. Në kuadër të Brigadës 162 “Agim Bajrami” ishte edhe kompania shëndetësore, ku unë si mjek dhe Shehip Luma, si teknik medicinal, u bashkangjitëm, për t’i ndihmuar ushtarët e Brigadës, të plagosurit si dhe civilët, që ishin strehuar sikishin mundur. Ne u vendosëm te tenda afër “kullës” së Hasanit (ushtarët e quanin ”Rambuje”), ku takuam Dr. Bejtush Jahën e Dr. Skender Ahmetin, të cilët na informuan për gjendjen shëndetësore të ushtarëve dhe të civilëve, të vendosur në male e përrocka, rreth e rrotull Kaҫanikut. Informatat për gjendjen shëndetësore të civilëve i kemi marrë edhe nga motra Gyltene Troni, e cila pjesën më të madhe të kohës rrinte me ta dhe ҫdo ditë komunikonte me stafin mjekësor. Gjatë qëndrimit, si mjek i UҪK ndjeva kënaqësinë e realizimit të ëndrrës për ushtrinë shqiptare në këto troje dhe pa ngurrim ndihmova aty ku ishte nevoja. Ka shumë raste që më kanë lënë mbresa në jetën time, por kësaj rradhe do t’i përmendi disa më të rëndësishmet prej tyre e ato janë:
 

Më 9 prrill 1999 ndodhi ofanziva në Kaҫanik e në fshatit Nikaj. U plagosën ushtarët Shefki Guri, Jashar Selimi e Fadil Bunjaku. Fadili ishte i plagosur shumë rëndë dhe edhe pse i përballoi plagët gjatë bartjes, nuk mbijetoi dot dhe gjatë intervenimit operativ në Spitalin e Tetovës, ndërroi jetë. Lajmi për vdekjen e Fadilit ishte trondites dhe shumë i rëndë për të gjithë ushtarët dhe për familjarët. As më 13 prill 1999 nuk kishte qetësi. Bombardimet serbe filluan që në orët e para të mengjesit në fshatin Sllatinë dhe nuk u ndalen deri në orët e mbramjes. Atje ishte ekipi shëndetësor, i përbërë nga Dr. Ekremi e tekniku Hamdi Dullovi. Ata gjatë asaj kohe i dhanë ndihmën popullatës civile e ushtarëve të plagosur. Por, ushtari Ramadan Murseli kishte marrë plagë në regjionin tibial të ekstremiteteve të poshtme. Ai arriti në mbrëmje te Kulla e Hasanit, ku na informoi për situatën e asaj dite dhe tmerret qëishin bërë ndaj popullatës civile. Të plagosurit Ramadan Murseli ia pastruam plagën, ia fashuam dhe caktuam terapinë. Ekipi shëndetësor: unë, Dr. Bejta, Dr. Skenderi Ahmeti e tekniku Shehip Luma konstatuam se ai nuk kishte rrezik për jetë, por se duhej transferuar në Maqedoni.
 

Në orët e para të mëngjesit të 23 majit na erdhi lajmi se në fshatin Kovaҫec, te shtëpia e Agim Koraҫit, ishte një i plagosur rënd. Ekipi shëndetësor, i përbërë nga unë, Dr. Bejtush Jaha dhe Dr. Skender Ahmeti, u nisëm me të shpejtë, bashkë me disa ushtarë dhe shkuam tek i plagosuri. Gjatë rrugës biseduam se kush mund të ishte ai i plagosur, sie ka plagën e shumë gjëratë tjera. Hymë në dhomën ku ishte i plagosuri. Aty ishin edhe disa persona, që nuk i njihja, bashkë me teknikun medicinal, Hamdi Dullovin, i cili po merrej me fashimin e plagës. Kur na vërejti neve,Hamdiu na informoi se i plagosuri ishte Rrahim Sadiku dhe se plagën e kishte marrë në hyrje të varrezave të fshatit Stagovë. Me ta parë plagën pamë se ajo ishte shumë e madhe, ishte amputim i shputës së këmbës. Menjëherë konstatuam se intervenimi kirurgjik ishte i domosdoshëm. Vendosëm që sa më shpejt të ishte e mundur ta transportonim në Tetovë. Ia vendosëm vijën venoze, tretjen fiziologjike si dhe e trajtuam me antibiotik e me analgjetik dhe e përgatitëm për ta transportuar menjëherë. Gjatë rrugës deri te kulla e Hasanit ia shtrenguam lidhësen disa herë, për t’ia ndalur gjakderdhjen, por suksesi ishte i vogël. Tërë natën qëndruam me të plagosurin, duke ia ndërruar tretjen fiziologjike, duke i dhënë analgjetikë e antibiotikë. Të nesërmën erdhën edhe katër të plagosur, që nuk ishin rrezik për jetë, por kishin nevojë për përcjellje dhe trajtim të mëtutjeshëm. Filluam rrugën, të përcjellë nga ushtarët dhe të gjithë të plagosurit, por kujdes të veҫantë kisha ndaj Rrahim Sadikut, sepse atij po i rrezikohej jeta më së shumti. Dhe kur arritëm në Puset e Nikës, u gëzuam shumë, sepse më dukej se e arritëm qëllimit e gjithë asaj që synonim për shpëtimin e të plagosurve.por aty u informuam nga Komandanti se kufiri eshte riminuar nga forcat serbe dhe eshte shume rrezik per tu kaluar prandaj duhet biseduar për ndonjë zgjidhje tjetër. Gjatë bisedës me komandantin, unë isha këmbëngulës që Rrahim Sadiku të transferohet patjetër sepse ai nuk mund t’i përballojë plagës, për shkak gjakderdhjes se madhe që ka patur dhe pasi ai është në shok hemorragjik. Nëse nuk transferohet ai do te vdes. Bisedën tonë për vështirësitë e transferimit e dëgjo i edhe i plagosuri. Pas pak ai më thirri e më tha: “Doktor, të lutem më jep një inxheksion kundër dhimbjeve e më ndihmo të hipi në mushkë dhe më lidh për të, që të mos rrezohem dhe, nëse kam jetë për ta jetuar, do të jetoj… Nuk dëshiroj që asnjë ushtar të humb jetën për mua, se nëse duhet të vdes dikush, rradha për vdekje është e imja.” Këto fjalë më emocionuan aq shumë dhe me të shpejt shkova edhe një herë te komandanti. Komandant Rufki Suma e kuptoi natyrën e rëndë të gjendjes së të plagosurit dhe menjëherë kërkoi vullnetarë, nga ushtarët, për kryerjen e kësaj detyre shumë të rënde. Pa u hamendur u lajmëruan ushtarët (vëllazërit) nga fshati Krivenik i Hanit të Elezit, Miqail dhe Fejzullah Krasniqi, të cilët menjëherë u nisën rrugës mbi fshat, për të ҫminuar rrugën e kufirit, nga do të kalonin i plagosuri dhe përcjellësit e tij. Këtë detyrë me shumë sukses e me shumë menҫuri e kryen këta dy ushtarë dhe i plagosuri e përcjellësit e tij kaluan kufirin pa ndonjë problem. Falë Zotit, sot Rrahim Sadiku jeton e kontribuon në shumë fusha sidomos në profesionin e tij. Edhe pse ka kaluar një kohë bukur e gjatë, ende nuk më heqen nga mendja fjalët e këtij të plagosuri dhe të bacës Faik Guri, i cili, pas humbjes së djalit, Feriz Gurit, erdhi e na tha: ”Nëse djali im ka vdekur, kjo luftë nuk do të ndalet, sepse kur e kemi kapur pushkën, e kemi menduar se mund edhe të vritemi. Ja ku e keni djalin tjetër, mereni me ju. Kjo luftë do të vazhdojë deri në ҫlirimin e plotë të këtij vendi”. Këto fjalë burrërore e ngritën lart moralin luftarak te të gjithë ushtarët e kësaj brigade.  

Agresori serb nuk ndalej. Ai mori edhe një ofansivë në fshatin Biҫec, më 25 maj, ku plagosi, rrezikoi e ndoqi gjithë fshatin, duke shkaktuar edhe shumë dëme materiale. Në këtë ofanzivë ishin këta të plagosur: Zekiria Vishi, Mustafë Bunjaku e disa të tjerë, të plagosur më lehtë. Të plagosurit, së pari, ishin trajtuar nga Dr. Ekrem Dullovi dhe Dr. Beqir Prushi e nga tekniku medicinal Hamdi Dullovi. Unë e Dr. Skender Ahmeti shikuam edhe një herë plagët e tyre dhe në konsultim me Dr. Ekremin, Dr Beqirin e me teknikun, konstantuam se këta të plagosur duhet të barten për trajtim të mëtëjemë në Maqedoni, edhe pse nuk e kishte jetën të rrezikuar.
 

Ishin ditët e para të qershorit. Rrezet e diellit ishin më të nxehta, edhe pse ishte mengjes i hershëm. Shumica e ushtarëve qëndronim jashtë, duke i shijuar ato rreze, pas mengjesit.Për një moment qetësinë e prishi një zë ushtari, që vinte duke vrapuar, para një karroce, tërhequr nga një kalë. Gjithë ushtaret u ngritëm në këmbë, sepse në karrocë shihej një një ushtar, dukej se ishte plagosur rëndë. Mora ҫantën dhe vrapova pwr te karroca. Aty, bashkë me të plagosurin, ishte edhe tekniku medicinal Hamdi Dullovi, i cili më informoi se i plagosuri ishte Kemajl Kolshi, i plagosur në regjionin abdominal e me gjakderdhje të madhe. Pas ekzaminimit, vërejta se i plagosuri kishte në shok hemoragjik, për shkak gjakderdhjes së madhe të brendshme dhe se shpëtimi i vetëm ishte intervenimi i mënjëhershëm kirurgjik. Bashkë me teknikun filluam të bëjmë tamponadën, por ishte e kotë, sepse ushtari në ato momente ndërroi jetë. Më kapluan ndjenja të thella dhimbjeje. Dëshiroja të ҫlirohesha disi. Më erdhi dëshirë të lëshoja një ulërimë të madhe, por më ngulfati morali i luftës. Me vetëm një shikim, ua bëra me dije ushtarëve se luftëtari Kemajl Kolshi ndërroi jetë. Ra qetësi e madhe dhe rrodhën lot për humbjen e një ushtari, shoku, vllai e miku shumë të dashur e të respektuar.
 

Në fund po them se ato ndodhi ishin edhe tejet emocionuese. Ndjej kënaqësinë dhe krenarinë që gjithë diturinë profesionale dhe mundin që kisha, ia dhurova popullit tim, gjithnjë i bindur se bashkërisht do ta realizojmë ëndrrën e kahmotshme: ngadhnjimin e lirisë për këtë popull e për këtë vend.
_______
Për "Ora shqiptare", Rrahim Sadiku