Aktuale:
Ku mbetën trimat, nga janë tretur patriotet ?!!!
Nga Haxhi Muhaxheri
Na e paten zënë frymën trimat me bateria dhe patriotët që edhe enderrat i shihnin kuq e zi, që e vënin plisin e bardhë në kokë veç sa për të bërë ndonjë foto dhe qe i jepnin gojës pa kararë. Flisnin e ç'nuk flisnin, shkruanin e ç'nuk shkruanin trimat dhe patriotet e Facebookut, portaleve dhe të gazetave. Soji i tyre na shfaqeshin më trima se Skenderbeu dhe Adem Jashari, më te ditur se Hasan Prishtina dhe Ibrahim Rugova. Ata na tregonin se si duhet dashur atdheu, na tregonin se si nuk ishte quar ne vend amaneti i të parëve, na tregonin se si duhej bërë patjetër bashkimi kombëtarë dhe na thonin se edhe fryme duhet te merrnin vetëm shqip! Po ka dy ditë që atyre nuk u dëgjohet më zeri. Ka dy ditë që ata janë zhdukur sikur kurrë te mos kishin ekzituar. Ka dy ditë që kemi mbetur pa trima dhe patriotë, sepse askush nuk e din se ku dreqin e kanë futur kokën ata.
Dje në Kumanovë shqiptarët u përballen me një sulm barbarë të bërë nga forcat sllavomaqedone. Dje ishte dita dhe momenti më i duhur qe të degjohej zeri i trimave dhe i patrioteve. Dje ishte rasti që ata ta dëshmonin vetën me veprime konkrete dhe të na tregonin se sa vërtetë e donin shqiptarinë. Por ata dje nuk u duken fare. Heshten dje dhe sot si t'ua kish marre zoti gojen! Nuk u duken as në Facebook, as në portale dhe as në gazeta., sikur ti kishte kapur ndonje semundje e rende! Dje dhe sot, soji i këtyre trimave nuk i zbrazën armet apo ndoshta kishin harruar ti merrnin ato me vete. Dje dhe sot, patriotëve zhurmagjinj u ishin zbrazur bateritë. Dje dhe sot, surrati i trimave dhe patrioteve të rrëm nuk u pa fare. Ata nuk u bënë te gjalle. Ata edhe njeher treguan se leheni vetëm kur nuk duhet lehur!
Sekëndejmi, edhe intelektualët dhe poletikanët qe kanë zënë të mbajnë në goje bashkimin kombëtarë, nuk marrin guxim që te shprehen dhe ta japin mendimin e vetë lidhur me situatën e krijuar në Kumanovë. Poashtu, edhe shoqatat e shumëta shqipatre e atdhetare, brenda dhe jashte vendit, sikur kanë harruar te reagojnë për atë që po ndodhë në Kumanovë. Është për tu çuditur se nuk e pane te arsyeshme për të reaguar lidhur me këtë rast as shoqatat e shumëta që veprojnë në diasporë. Kësaj radhe zgjodhën të heshtin shoqatat kulturore, zgjodhën të heshtin shoqatat atdhetare, vendosën te heshtin shoqatat e krijuesve te artit., duke harruar kësisoj se janë të obliguar moralisht që së paku ta bëjnë një protestë me shkrim, që së pasku me shkrim ta dënojnë dhunën e ushtruar të policisë sllavomaqedone apo që mundësisht të organizojnë aty ku jetojnë një protestë kundër asaj që po ndodhë në Kumanovë.
Në Kumanovë u sulmuan brutalisht shtëpitë e shqiptarëve. Në Kumanovë u ushtrua barbarisht dhunë ndaj familjeve shqiptare. Në Kumanovë u provua të mbrohet nderi dhe krenaria shqiptare. Por Kumanova u la e vetme qe të përballet me agresorin. Kësaj radhe mungoj gatishmëria e shqiptarëve për ti dalur në ndihmë njëri tjetrit, në rast rreziku. Kësaj radhe nuk u dëshmua se të gjithë shqiptarët "janë Mic Sokola"!
Duke pasur parasysh ato që u thanë, më bëhet sikur vetvetiu dëgjoj thirrjën:
Po ku jeni trima ?!!!
10. 05. 2015
Sonntag, 10. Mai 2015
Freitag, 24. April 2015
Malli për atdheun
Tregim nga Kujtim MORINA
Kisha gati dy javë që isha në Nju Jork dhe fillova të mërzitesha. Kisha planifikuar të qëndroja një muaj me familjen në një udhëtim në Amerikë që besoja se jo vetëm unë nga Shqipëria, por edhe shumë qytetarë nga Evropa Perëndimore e nga vendet më të zhvilluara të botës e kanë ëndërr për një kohë të gjatë. Kisha të njohur që ishin rritur në Perëndim dhe tregonin me krenari për udhëtimin që kishin bërë në Amerikë. Për shumicën e tyre, ky kishte qenë udhëtimi i parë dhe i fundit. Mirëpo, pas pritjes në aeroport nga një i njohur, qëndrimit disa netë në shtëpinë e tij, zënies së një apartamenti në Bruklin ku do të qëndroja, disa shëtitjeve në Manhatan, fillova ta ndjej mërzinë. Po më dukej gjatë, një muaj, dhe duhej ta mbushja këtë kohë jo thjesht duke takuar miq dhe të njohur shqiptarë dhe duke ngrënë dreka apo darka me ta, por duke u përpjekur për të njohur sadopak botën amerikane, ritmin e punës, jetës, etj.
Kisha disa ditë që aplikoja për ndonjë punë, doja të shihja si funksionon, a mund të përshtatem, se nganjëherë më dukej se vija jo thjesht nga një kontinent tjetër, por nga një planet tjetër. Shkëlzeni, një mik i imi, më ftonte vazhdimisht gjatë ditës të shkoja në zyrën e tij, në një agjensi udhëtimi, më ofronte një kompjuter në një cep të zyrës së tij të madhe dhe aty kaloja kohën. Kur shkonte për të blerë diçka për drekë për vete, në fast food-et e afërta, blinte edhe për mua. Aty fillova të kërkoj në internet për ndonjë mundësi për punë. Shkëlzen ishte emri i tij i Shqipërisë, sepse në Nju Jork e thërrisnin të gjithë Gjon, ky ishte emri që ai ia kishte vënë vetes duke e arsyetuar se në botën amerikane, çdo njeri duhet t’ia vërë vetë emrin vetes dhe jo të pranojë atë të vënë nga të tjerët. Një ditë, ia shpreha Gjonit këtë ide që kisha për të punuar ndonjë ditë se kështu do të kaloja edhe kohën, pa u hapur më tej që nëse gjeja ndonjë punë të përshtatshme, do të shihja edhe mundësinë e zgjatjes së kohës së qëndrimit.. etj, etj.
“Mos kërko në tym- tha Gjoni- ka adresa të posaçme interneti për njoftimet e vendeve të punës, Ja po të jap unë disa” dhe më dha disa adresa të tilla.
I hapa disa prej tyre dhe po lexoja kriteret që kishin vënë për vendet e punës, shkurt, saktë, pa zbukurime të tepërta. Aty ishin edhe të dhënat e kompanisë përkatëse.
“A mund t’i telefonoj? e pyeta Gjonin, “I paskan të gjitha të dhënat e kontakteve”.
“Jo, prit njëherë- tha Gjoni- lexoji me kujdes, kriteret e vendit të punës, pastaj dërgo CV-në, në anglisht”
“Unë CV-në, gati e kam- i them- ta dërgoj tani që të mos humbas kohë?”
“Ma dërgo mua njëherë t’i hedh një sy” më thotë Gjoni.
Ia dërgova dhe po prisja komentin e tij ndërkohë vazhdova të navigoj në internet për vende të ndryshme pune. Pas një çerek ore, Gjoni më thërret përsëri nga cepi tjetër i zyrës:
“Ah Besim, kjo CV që më ke dërguar, nuk bën, Duhet konceptuar krejt ndryshe.”
“Pse? -i them- kjo CV nuk është shumë e gjatë, dy faqe e gjysëm, kam shumë trajnime që mund të përshtaten me punët që mund të bëj”.
“Nuk them se është përgatitur keq si CV por për aplikime për punë, kështu si është, nuk do ta sugjeroja” më thotë Gjoni. “Së pari, është shumë e gjatë, s’besoj se ka kohë dikush ta lexojë deri në fund. Duket me një stil letrar, sikur po i drejtohesh një redaktori të shtëpisë botuese. Madje edhe një faqe e plotë, duket shumë. Shënohen vetëm ato kurse trajnimesh apo eksperienca të vendeve të punës që i përshtaten direkt vendit të kërkuar të punës, qartë dhe saktë, pastaj të dhënat e kontaktit. Kështu që përgatite edhe një herë. Ke formular të gatshëm në internet, vetëm e plotëson.”
“Ok”, i them, dhe paksa më përtesë filloj e përgatis CV-në time të re për për punë. Drafti i parë më kushtoi një ditë të plotë. Pastaj më duheshin edhe për dy ditë të tjera, për ta përmbledhur më mirë. Ndërkohë, Gjoni ndan zyrën me një punonjëse tjetër, amerikane. Jemi në prag Krishtlindjesh dhe ndihet afrimi i festës. Amerikanja, që me sa më ka thënë Gjoni quhet Kejsi, duket se i ka kaluar të 40-at. Përpiqet të jetë miqësore me mua, më flet nganjëherë dhe i përgjigjem edhe unë. Kur e shoh me atë fytyrë të verenikur, me vragat që dallohen qartë atëherë më vjen ndër mend çfarë më ka thënë Gjoni për të. E ëma e saj kishte përfunduar keq, e kishin gjetur trupin e saj të masakruar në rrugë. Ndërkohë, Kejsi vetë, dukej se konsumonte drogë. Sado që përpiqej të tregohej e gëzuar dhe miqësore, prapëseprapë nuk e fshihte dot mërzinë apo stresin që e brente përbrenda.
“Hoë are you doing?” E pyes sa për të hapur bisedën me të, kur Gjoni kishte dalë me një klient tek një zyrë e afërt.
“I am buying myself” ma kthen Kejsi. Megjithëse besoj se e njoh mirë anglishten, nuk e kuptoj çdo të thotë. Ta pyes edhe njëherë më vjen zor se më duket sikur po e ngacmoj. Pres derisa kthehet Gjoni më zyrë dhe i tregoj në shqip për frazën apo shprehjen që më tha kolegia e tij e zyrës.
“Ah- më thotë Gjoni duke qeshur- pra po blej veten se askush s’po më blen, s’po ma varin, ky është kuptimi”.
“Faleminderit- i them Gjonit- s’më kishte shkuar ndërmend”
Pas disa aplikimeve në internet, më njoftuan për t’u paraqitur në një kompani energjie që kërkonte operatorë që do të kryenin vizita në shtëpi për t’i nxitur klientët e mundshëm që ta ndërronin kompaninë ekzistuese të energjisë me këtë të renë. Më lanë orën e takimit dhe e ndava mendjen të shkoja. Sido që të ishte, do të ishte një eksperiencë e re. Do të shihja si funksiononte se s’kisha gjë për të humbur.
Ditën e intervistës apo të paraqitjes ishte një kohë e keqe. Kishte filluar të binte borë me një erë të fortë dhe duhej të ishe veshur trashë ndryshe i ftohti të hynte deri në palcë. I thashë gruas se do të shkoja për punë, atë ditë, dhe ajo pranoi sidoqë s’ia kishte qejfi se do të ngelte vetëm tërë ditën. Më ishin mbaruar edhe kreditet në telefon dhe shpresoja që rrugës do të ndalesha diku dhe do të mbushja telefonin. Ndërkohë po atë ditë, kisha lënë takim me një shok të shkollës në Shqipëri, Ismetin, që kishte disa vite që jetonte në Nju Jork. Ai kishte qenë një vit përpara meje në gjimnaz dhe kur kishte marrë vesh që isha në Nju Jork, më mori në telefon një mbrëmje, folëm gjatë dhe e lamë të takoheshim atë ditë në orën 12. Në të vërtetë, unë e kisha kohën e paraqitjes në orën 9 te kompania dhe mendoja se do të rrija aty deri në orën 11 dhe nëse nuk do të më pëlqente do të kthehesha në shtëpi dhe do të takohesha me atë shokun.
U vesha trashë atë ditë dhe mora metronë për të shkuar te “vendi i ri i punës” që ishte diku në Manhatan. Ashtu duke pyetur e duke u ndalur herë pas here e gjeta zyrën e kompanisë. Ishte ftohtë dhe nuk të tërhiqte shumë të rrije as jashtë. Me sa më kujtohet, zyra e kompanisë ishte diku në katin e 22-të të një grataçeli. Kur hyra, për çudi, pashë plot njerëz, mosha të reja kryesisht që tashmë kishin filluar përgatitjet apo praktikën e punës së re. Unë thjesht iu prezantova njërit, një afroameriokan i gjatë që m’u duk se po i udhëzonte ata si të vepronin dhe ai më tha Ok duke më ofruar menjëherë që të bëhesha pjesë e grupit. U përpoqa vetë të kuptoja çfarë po bënin pa ma shpjeguar kush. Kishte një tekst të gatshëm që operatorët duhet t’ua thonin klientëve të mundshëm nëpër shtëpia. Këtë ne duhet t’ia thonim njëri-tjetrit më përpara për t’u praktikuar, për t’u ndjerë sa më lirshëm që kur të shkonim atje të na rridhte goja dhe të bënim për vete klientët. Teksti ishte në anglisht. Fillimisht bëhej prezantimi i shkurtër i personit dhe i kompanisë dhe pastaj thuheshin disa fjalë për përparësitë e kompanisë së re të biznesit. Nëse personi pranonte në parim për të vazhduar bisedën atëhere i ofrohej një lidhje telefonike me seksionin e shërbimit të klientëve të kompanisë dhe vetëm pas kësaj bisede, intervista quhej e kryer. Operatorët në terren paguheshin në bazë të intervistave, një intervistë ishte 12$.
Ambjentet e zyrës së kompanisë ishin të mbushur plot me aplikantë për punë atë ditë. Disa në të vërtetë ishin tashmë të kontraktuar dhe ishin thirrur të mësonin më të rinjtë. Aty pashë të rinj, të moshës mesatare, njerëz nga të gjitha ngjyrat dhe racat, afrikanë, kinezë, arabë, spanjollë (kështu në të vërtetë quheshin në përgjithësi të gjithë amerikano-jugorët). U përpoqa edhe unë ta them disa herë tekstin e përgatitur kur më vinte radha dhe sidoqë nuk shkëlqeva, nuk dola edhe aq keq. E kisha të vështirë të kuptoja aksentin e anglishtes të atyre njerëzve me origjina dhe formime të ndryshme.
Nga ora 11, më mori në telefon, ai shoku që e kishim lënë për takim. Sadoqë që ishte shumë zhurmë aty, e dëgjova dhe fola me të. Kur mori vesh që isha në një kompani për punë, më tha me keqardhje se siç duket nuk do të mund të takoheshim atë ditë. I thashë se do të rrija edhe pak aty, tek “vendi i punës”, do të shihja si po shkon dhe nëse s’ma merrte mendja, do të largohesha. I sugjerova që në rast se s’mund të takoheshim atë ditë, ta linim takimin të shtunën e asaj jave. E kuptova në telefon që iu prish qejfi dhe po më kthente përgjigje më shumë për të ruajtur etikën sepse takimi pothuajse ishte sabotuar. “Mirë, mirë- i thashë- do të marr vetë në telefon, më vonë”. Kështu e humba rastin për t’u takuar edhe me atë shokun sepse s’do të gjenim kohë për t’u takuar as në dy javët e tjera të qëndrimit tim në Nju Jork. Në fundjavë, kur e mora në telefon më tregoi se atë ditë që kishim lënë takimin, kishte marrë leje nga puna, ishte përgatitur për t’u nisur më makinë, të më merrte tek vendi ku banoja dhe të hanim një drekë bashkë mirëpo....
Pas një dy orësh praktikimi të prezantimit të atij teksti të gatshëm, u caktuan edhe grupet me nga dy veta që do të shkonin në terren për intervista. Si i ri që isha në punë por jo nga mosha, më lanë si ndihmës të një afroamerikani. Kur e shikoja me flokët e shkurtra si të lidhura nyje më bënte shumë përshtypje sado që përpiqesha që të mos i bija në sy. Unë thjesht do të shkoja kudo që trokiste ai, do të dëgjoja pa marrë pjesë në bisedë me qëllim për t’u përgatitur kur t’i kryeja intervistat vetë. Zbritëm me ashensor nga pallati dhe po kërkonim stacionin e metrosë. Kishte filluar sërish të binte një borë me flokë të mëdhenj, me fërfëllizë, që edhe udhëtar i zakonshëm po të ishe, e kishe me shumë bezdi e jo më të silleshe andej-këtej për punë. Kërko këtu e kërko atje dhe më në fund e gjetëm stacionin e trenit për tek zona ku ishim caktuar. Aty pastaj do të shpërndaheshim në grupe dy vetash për intervista. Rrugës, në tren, po mendoja, a mund ta shtyja tërë ditën kështu në këtë të ftohtë, apo kur të zbrisnim të gjeja një mundësi për të ikur. Nga ana tjetër, isha shumë kurioz të mësoja si do të shkonte dita e parë e punës apo e praktikës. Si më qëlloi kjo ditë kaq e ftohtë, e shoqëruar kjo me misteret që ka çdo punë e re! Duke u menduar një copë herë të mirë e lashë që do të filloja njëherë intervistat me atë shokun dhe nëse mërzitesha do të ikja se fundja s’kishin ç’më bënin, për vete e kisha. Me sa pashë, lagjja ku do të shkonim, ishte diku në Bronx, pra larg nga zona ku isha akomoduar dhe kështu që për të shkuar në shtëpi duhet të kthehesha në drejtim të Manhatanit përsëri për të ndërruar tren aty dhe për t’u kthyer në Bruklin.
Filluam vizitat nëpër familje. Lagjia ku ishim ne, ishte më shumë një kombinim i shtëpive private dhe pallateve shumëkatëshe. Fillimisht trokitëm në portat e disa vilave por kur pamë që nuk po përgjigjej kush atëhere u drejtuam nga apartamentet e pallateve.
“Hello” foli në anglisht nga prapa derës operatori që po i shkoja pas. “Jemi nga një kompani energjie, a mund të zhvillojmë një bisedë të shkurtër?”
“No, nuk kam kohë- iu përgjigj zëri nga brenda- Jam shumë i zënë, ju lutem mos më shqetësoni”
Trokitëm në një derë tjetër. Këtë herë dera u hap dhe doli një grua. “Çfarë doni” tha.
“Jemi nga një kompani e energjisë dhe deshëm të bëjmë një bisedë të shkurtër për ofertat e reja” iu përgjigj operatori.
“Jo, jo, ah jeni ju që dërdëllisni vazhdimisht dhe kur vjen fundi i muajit na e fusni faturën sa ju do qejfi. Jo, nuk mundem, na lini të qetë”.
“Po ne nuk jemi kompania e energjisë që jeni kontraktuar. Jemi kompani e re dhe kemi një ofertë më të mirë për ju” insistoi ai shoku.
Zonja mbylli derën duke thënë “bye bye” dhe ne dëgjuam vetëm zhurmën e çelësit nga brenda.
Ishte gjysma e dhjetorit dhe pothuaj çdo familje kishte bërë zbukurime për festat e Krishtlindjeve dhe ndoshta edhe të Vitit të Ri. Shumica kishin vënë një bredh të vogël të zbukuruar me ornamente dhe drita në sallon por kishte edhe zbukurime të tjera në mure apo në vende të tjera. Kishte shumë familje që mbanin qen të mëdhenj apo të vegjël. Kryesisht, ishin familje të vogla dhe sidoqë që ishte koha e mbasdites nuk kishte hyrje-dalje. Një mendje më thoshte: po sikur të më dalë përpara ndonjë i njohur nga Shqipëria! Çdo të thoshte! Ke ardhur nga Shqipëria dhe të prisnim që të merrje në telefon për ndonjë kafe ose drekë dhe ja ku po na vjen në shtëpi në një pozicion që as e kishim nenduar! Nuk gjete ndonjë punë më të mirë se këto intervistat nëpër shtëpia!...
Vazhdoja ta ndiqja atë “zezakun” dhe nuk ia mësova dot as emrin deri në fund. Edhe ai s’ma varte shumë por sidoqoftë mbante qëndrim korrekt. Në apartamentet e pallateve dukej më e lehtë se mund të trokisnim në shumë dyer pa dalë jashtë në të ftohtin e atij dimri dhe ndonjëri do të na e hapte. Kishte plot dyer kur nuk merrnim asnjë përgjigje. Në të tjera, ai shoku megjithëse insistonte nga jashtë duke biseduar me familjarin që ishte brenda, dera prapë nuk hapej dhe në fund largoheshim.
Pas shumë përpjekjesh, një grua në moshë mbimesatare pranoi të na lejonte të bënim intervistën. Ajo ishte vetëm, kishte një qen të madh që me sa pamë, nuk ishte agresiv. Nuk flitej të na ofronte ndonjë gjë për të pirë. U ulëm në një divan dhe operatori po i shpjegonte ofertën e kompanisë duke i sugjeruar se kjo ishte një mundësi për të hequr dorë nga kompania ekzistuese e energjisë dhe për t’u bërë klienti ynë. Megjithë vështirësitë në komunikim, ata po merreshin vesh. Kur operatori i tha gruas që të bisedonte në telefon me shërbimin e klientëve në zyrën e kompanisë, në fillim ajo hezitoi por pastaj pranoi. Biseda u bë dhe në fund, kompania kërkonte të dhëna kontakti të personit për ta kontaktuar përsëri dhe aty u duk se gruaja po thoshte: “boll më, unë iu pranova për mirësjellje sesa për ndonjë ofertë se e di që të gjitha kompanitë e energjisë njëlloj janë”. Nejse, kur u krye intervista e parë, morëm frymë të lehtësuar. Kishim bërë provën e parë të suksesshme në një punë që si çdo punë tjetër nuk ishte e lehtë. Gradualisht po më forcohej besimi të rrija deri në fund të ditës, të shkonte si të shkonte. Nuk do të vdisja! E kisha përfytyruar ndryshe por ky ishte realiteti i asaj dite.
Në një intervistë tjetër të suksesshme, na priti një burrë që tha se punonte si mjek. Kur e pyeti operatori si shkarazi se me kë jetonte, ai iu përgjig: “Vetëm, më mirë kështu. Kam bashkëjetuar njëherë me një grua por ato duan vetëm të shpenzojnë, në shumicën e rasteve nuk punojnë vetë dhe kam vendosur ta bëj jetën më mirë kështu. “Le që edhe për punët e shtëpisë- e kishte fjalën përsëri për gratë- nuk kujdesen por vetëm si të psonisin ne dyqane, në parukeri, në shoping centre. Nuk durohen ashtu, më mirë vetëm”. Në fillim na tregoi faturën e energjisë duke u ankuar se ishte faturuar shumë muajt e fundit por pastaj kur e kuptoi se ishim një kompani e re që donim të futeshim në treg, nuk i kushtoi shumë rëndësi, i bëri formalitetet dhe na tha mirupafshim.
Ndërkohë mbeta pa telefonuar familjen gjithë ditën. Gjithë kohën i zënë, pastaj edhe nuk gjendeshin lehtë ato pikat e shitjes së kartave të telefonit. Do të jenë bërë shumë merak, po mendoja. Kështu më ndodhte vazhdimisht që kur largohesha nga shtëpia, ose më mbaroheshin kreditet në telefon, më binte bateria apo kushedi se çfarë më ndodhte dhe humbja lidhjen me familjen duke e bërë mungesën edhe më të plotë dhe stresuese. Megjithë kritikat që kisha marrë vazhdimisht nga gruaja për këtë sjellje dhe përpjekjet që bëja që të mos më ndodhte më, më dukej se çdo gjë ishte e paracaktuar që të humbisja komunikimin dhe shyqyr pastaj në orët e vona të darkës që kthehesha në shtëpi. Apo kur udhëtoja jashtë shtetit dhe për arsye të ndryshme s’mund të merrja në telefon fare për ditë të tëra! Ankthi shtohej dhe meraku gjithashtu se larg qoftë diçka e keqe mund të më kishte ndodhur mua apo familjes.
Kështu mbetëm duke trokitur në dyer të ndryshme për pesë orë pa ndërprerje, nga ora 1 deri në orën 6 pasdite. Nganjëherë, ndihesha i këputur nga këmbët, por operatorit as i shkonte mendja për të pushuar. Moti duket se u ndreq pak njëherë, bora pushoi por ishte prapë mjaft ftohtë. Pas disa orësh filloi përsëri të binte borë. I shikoja flokët e borës në Nju Jork në një qiell gri dhe të zymtë ndërsa përpiqesha të mblidhesha në rroba nga i ftohti dhe nga ajri plot lagështirë. Kështu, duke rendur nga kati i parë në të pestin e të gjashtin, pastaj poshtë përsëri na kaloi dita pa vënë gjë në gojë. Në një nga vizitat që kryem, na ofruan një pije freskuese. Sa e shijova! Po digjesha nga etja! Në fund arritëm të bënim 8 intervista në total që do të thoshte 96 dollarë për atë ditë nëse merreshin të plota dhe s’kishte ndonjë tatim për të paguar.
Rreth orës 6 pasdite filluam të mblidheshim te sheshi ku e kishim lënë. U kthyem grupe, grupe, operatorët me ndihmësit e tyre. Ndërsa po prisnim në stacionin e trenit, menaxheri i grupit tonë, ai afroamerikani i gjatë, m’u afrua dhe më pyeti:
“Si shkoi? Si t’u duk?”
“Mirë”, i thashë.
“Ta merr mendja se mund ta bësh këtë punë?”
“Besoj se po”, i thashë.
“Atëhere je i punësuar”, më tha direkt. E kishim lënë të ktheheshim përsëri te zyra dhe atje të diskutonim dhe të vendosej më tej, por ai më pranoi menjëherë në punë. Duket se më pa se isha më i pjekur se shumë të tjerë aty. Megjithë disa ndërdyshje për të vazhduar këtë punë, dukej se po anoja më shumë për ta lënë. Dukej një punë e lodhshme dhe e bezdisshme gjithashtu. Të shkoje nëpër shtëpia, të trokisje në gjithë ato dyer ku shumica të refuzonin dhe s’kishe siguri sa intervista mund të bëje nga të cilat varej pagesa. Ndryshe nëse kishe të bëje direkt me administratorët dhe stafin e mirëmbajtjes së pallateve, kjo do të ishte më e pranueshme, por të shkoje nëpër familje...I thashë atij shefit të grupit që për sot nuk do të kthehesha te zyra, por do të vija të Hënën e ardhshme, për të filluar punë. Zbrita në një stacion të ndërmjetëm për të marrë trenin tjetër për në shtëpi. Ora po shkonte 9 e darkës ku u afrova për në apartamentin ku banoja.
Kur hyra brenda, më dolën te dera menjëherë gruaja dhe dy fëmijët. Ishin mërzitur shumë. Ngaqë nuk i kisha marrë në telefon gjithë ditën, ishin bërë shumë merak. Ato ditë edhe laptopi nuk punonte kështu që kishin mbetur gjithë ditën duke parë nga dritarja në një kohë me shi e me borë që sido që s’e kishte zbardhur tokën, kishte qenë një ditë shumë e zymtë. U përpoqa të justifikohesha por ndesha në reagimin e ashpër të gruas: “Ti gjithmonë kështu ia bën kur largohesh, thua s’më punoi telefoni dhe zhdukesh për gjithë ditën. Nuk mendon se ke grua dhe fëmijë!?” Me mbërritjen time duket se ata u fashitën pak. Hapa televizorin por ai nuk merrte asnjë kanal shqip, vetëm disa kanale amerikane nga të cilat asnjë kanal muzike. Edhe kur jepte ndonjë këngë, s’më kënaqte aspak. Ishin këngë të padëgjuara më parë, me ato gërr-vërret në anglisht gjoja me ritëm por që s’të jepnin asnjë lloj emocioni. U kujtova ndërkohë dhe fillova të dëgjoj në celular një këngë të vjetër me çifteli. Duket se kishte zë të mjaftueshëm dhe po e dëgjonim pa bërë zë e gjithë familja...
Kjo ishte një këngë e gjatë me çifteli e sharki që zgjaste 45 minuta. Kaq e gjatë, natyrisht që ishte epike. Quhej kënga e Hasan Faslisë, një shqiptar nga Veriu i Shqipërisë apo nga Kosova, në këngë nuk dilte qartë, i cili vetë ishte martuar me një boshnjake dhe pasi i rritet dhe shkollohet vajza, e vret se ajo lidhet me një serb. Në të vërtetë, ai e justifikonte këtë akt edhe me motive të tjera se serbi ishte i vjetër në moshë dhe se ai kishte qenë i martuar më parë disa herë. Në fund, ai vret serbin, pastaj vajzën e tij dhe përfundimisht vret edhe veten. Më kujtohej në shtëpi kur më thoshte babai për këtë këngë që në krahinë ishte e preferuar. “Nuk e duroj dot. Të vrasësh fëmijën tënd! Për çfarë? Pse kishte pranuar të martohej me një serb kur vetë ky kishte qenë i martuar me një boshnjake! Krim shumë i rëndë që i ngrihet edhe këngë, madje!” Ata që e pëlqenin këtë këngë i jepnin të drejtë, personazhit kryesor, Hasan Faslisë, për aktin që kishte kryer duke e justifikuar se ai sakrifikoi shumë për vajzën duke e rritur e shkolluar dhe ajo duhet t’ia dëgjonte fjalën të atit, të martohej vetëm me shqiptar e jo me “racë” tjetër!
Po e dëgjonim në heshtje këngën. Gruaja ma kishte shprehur më parë se nuk e pëlqente këtë këngë, por nuk po bënte zë. Nuk ishte një këngë 3-4 minutëshe, por plot 45 minuta. Po të ishim në Tiranë, isha i sigurtë se nuk do të më linte ta dëgjoja. Unë prisja të më thoshte një fjalë kundërshtimi siç janë edhe gratë që nuk kanë durim dhe e nxjerrin marazin shpejt por ajo nuk po fliste. Po e dëgjoja edhe vetë, atë këngë, për të cilën, ndoshta i nxitur edhe nga babai, nuk e pëlqeja as vetë por malli që kisha për vendin tim, për Shqipërinë, nuk më linte ta ndërprisja. Melodia dhe rapsodët më pëlqenin deri diku dhe kështu s’po i kushtoja rëndësi tekstit. Doja ta dëgjoja deri në fund megjithëse e dija çfarë produkti ishte. Në fytyrën e gruas lexohej qartë ajo ndjenja e dyzimit por dukej se kishte fituar ajo e dëgjimit të këngës për shkak të mallit që na kishte kapluar për vendin e lindjes si një lloj ajri i veçantë, mungesën e të cilit e ndjejmë kur jemi larg tij.

Sonntag, 19. April 2015
Spiuni që nderohej në Vlorën e Flamurit!
Nga Lazër Domgjoni
Pas shkatërrimit të Jugosllavisë dhe pasi filluan përpjekjet serioze të shqiptarëve të Kosovës për t’u çliruar nga zgjedha serbe, ai nga frika se mund të zbulohej, ndryshoj identitet dhe ia mbathi nga Kosova bashkë me familjën e tij. Iku dhe për disa kohë u zhduk, sikur të mos ekzistonte.
Më vonë, duke menduar se kishte shpëtuar pa u zbuluar veprimtaria e tij prej spiuni, filloi të shfaqej në veprimtaritë e ndryshme kulturore e shoqërore që i organizonte mërgata shqiptare dhe pa fijën e turpit paraqitej edhe si patriot i flaktë, që zemra i digjej për atdhe e shqiptari! Pasi ishte gojtar i zoti, njerëzit i besoni verbërisht dhe i duartrokitnin kur ai merrte mundin që t’u fliste. Mërgimtarët e përveluar me mallin pë atdheun, ju besonin përrallave të tij të ngjyrosura kuq e zi. Madje, filluan ta nderonin. Në ndeja dhe takime e merrnin si shembull për të mirë, si intelektual të zotin dhe njeri me vlera të padiskutueshme. Sepse ai tashmë e kishte ndërruar lëkurën dhe tregohej edhe human, duke ndihmuar heraherës njerëzit hallegjinj në Kosovë.
Kësisoj, atij filloj ti hyje vetja ne qejf. Pasi e kishte të kryer Fakultetin për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, vendosi qe t’ja fillonte për t’u marrë edhe me krijimtari letrare. Librin e pare me vjersha për fëmijë e botoi pasi ato ia krehu një shkrimtar me të cilin kishte miqesi. Pastaj filluan ti botoheshin librat njëra pas tjetrës, gjithmonë falë përkujdesjës dhe redaktimit të miqeve të tij, të shkrimtarëve që kishin nevojë për lek, sepse ai tashmë e kishte krijuar bisnesin e tij fitimprurës në perëndim, me paratë që i kishte grumbulluar përderisa i shërbente djallit.
Pasi kishte shërbyer me sukses për shumë vjet si spiun dhe pasi kishte njohuri të mjaftueshme për strukturën organizative të shërbimeve intelegjente për të cilat kishte punuar, vendosi që përvojën e vet ta materializonte në prozë. Filloj të shkruaj roman me atë tematike. Por edhe kesaj radhe u tregua shumë i zgjuar. Ngjarjet dhe përsonazhet e romanit i krijoj në kohë dhe vend tjetër. Në roman paraqiste kinse veprimtarinë e një shërbimi intelegjent të një shteti të fuqishëm perëndimor që kishte dhënë kontribut të vleshëm për çlirimin e Kosovës. Shumëkush u befasua me romanin e tij dhe temen që trajtonte. Disa edhe e pëlqyen dhe nuk nguruan të jepnin edhe vlerësimet e tyre për atë roman.
NN, kur e vizitonte Kosovën, prapë ishte shumë i kujdesshëm. Trembej se mos dekonspirohej veprimtaria e tij prej spiuni. Prandaj nuk shfaqej shumë, nuk shiste mend dhe nuk përralliste ashtu si vepronte në perëndim, sepse në vendlindjën e tij shpesh ia përmendnin thesin me patate që ia kishin dërguar të pragu i shtëpisë. Dhe dihet, kujt i dërgohej thesi me patate, e priste plumbi. Bashëvndasit e tij edhe sot e kësaj dite tregojnë se ai e kishte qitur në kurthin e UDB-së edhe frratin që ia kishte pagëzuar fëmijët, frratin që ishte burr shkuar burrash dhe që e nderonte kombin e atdheun.
Por për befasinë e të gjithëve, ai tash ishte berë emër i njohur dhe i respektuar në disa nga rrethet e krijuesëve letrarë të Shqipërisë. Ata duke mos e njohur, e pritnin, e përkrahnin dhe e nderonin. Dhe papritur, një ditë nga disa letrarë në qytetin e Vlorës, në Vlorën e Ismal Qemalit, në Vlorën e Flamurit dhe të Pavarësisë, është organizuar dhe është mbajtur një mbrëmje kushtuar krijimtarisë së shkrimtarit të mërgatës NN. Më atë rast për atë dhe krijintarinë e tij kanë folur shumë krijues të nderuar nga Shqipëria. Ka folur edhe një letrare dhe veprimtare çame. Për atë ngjarje kulturore është folur dhe shkruar edhe në mediat shqiptare të informacionit. Dhe për shumë kënd që e njihte personin NN, kjo ishte skandaloze.
Ruana zot! Spiuni nderohet në Vlorën tonë të krenarisë. Nderohet nga njerëz të mirë dhe shkrimtarë të dalluar. Nderohet nga intelektual dhe njerëz që e duan dhe e nderojnë atdheun e tyre. Nderohet nga banorët fisnik vlonjat, nga qytetarët e qytetit ku është ngritur flamuri shqiptar dhe është shpallur Pavarësia e Shqipërisë. Dhe askush nuk e ka kuptuar se janë duke ndeuar një spiun të dyfisht që ka ndryshuar identitet dhe që ju ka shërbyer me devotshmëri shërbimeve intelegjente të armiqëve të Kosovës. Madje as vet shërbimi intelegjent i shtetit shqiptar nuk ka arritur për ta zbuluar spiunin e rexhur! Ai edhe sot e kësaj dite vazhdon të nderohet!
Spiuni i djeshëm, axhent special i sotëm!
Spiuni NN edhe pas largimit nga Kosova ruajti dhe mbajti lidhjet me punëdhënësit dhe kolegun e tij, shokun e dikurshem te ushtrisë NG qe ishte nga e njëjta trevë e Dukagjinit. Edhe NG pas shërbimit që i kishte bërë dikur KOS-it, kishte vazhduar ti shërbente me besnikëri UDB-s dhe i raportonte baxhanakut të tij udbash JLL. Kurse, pas fillimit të luftës së armatosur, ai kishte veshur uniformën dhe ishte infiltruar në radhet e UÇK-së në Dukagjin.
Ashtu si NN, kishin ikur nga Kosova shumë shpirtshitur që i kishin punuar kunder popullit të vet dhe për interesa të pushtuesit. NN, atje në perëndim, ra në kontakt edhe me agjentin specialtë UDB-së JLL të cilit i kishte shërbyer me vite të tëra. E vizitoj atë disa here dhe nga ai mori instruksionet për veprimtarinë e mëtejme, sepse JLL dhe udbashët tjerë qe tash jetonin në shtetet perëndimore kishin marrur instruksione nga UDB-ja qe të riorganizoheshin për ta vazhduar zanatin e vjetës. Ata kishin për detyrë që gjatë luftes në Kosovë të infiltronin sa më shumë informatorë në radhet e ushtareve të UÇK-së. Të mbledhnin informacion mbi organizimin dhe strukturën udhëheqëse të UÇK-së. Të informonin për planet dhe lëvizjet e tyre. Të informonin me kohë për grupet që bartnin armatim nga Shqipëria, që atyre t’u organizoheshin kurthe dhe të binin në prita, mandej te përhapeshin fjale se gjoja ata ishin tradhëtuar nga kreret e UÇK-ë. Të bënin luftë special dhe të nxisnin mosdurim e konflikt ndërmjet dy formacioneve të armatosura shqiptare të Kosovës, atyre që merrnin urdhëra nga nga Ministria e Mbrojtjës dhe të tjerëve që komandoheshin nga Shtabi në Drenicë. Të vrisnin dhe likuidonin sa më shumë ish politikan dhe veprimtarë besnik të LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, në mënyrë që në popull të krijohej konfuzitet, pakënaqësi dhe mosbesim ndaj ushtarëve të lirisë dhe udhëheqësve të tyre. Të pëhapnin në popull informata të rrejshme se kinse ushtarët e UÇK-së dhe kreret e tyre merreshin edhe me punë të liga, se keqpërdoronin paratë e mbledhura për luftën, se vidhnin shtëpitë e boshatisura, se dhunonin dhe detyronin femrat për ti kënaqur ata seksualisht etj.
Pas përfundimi të luftës, agjentet me përvojë që kishin ikur nga Kosova morën përsipër detyra tjera nga punëdhënsi i tyre. Ata në fillim organizonin takime me bashkëpunëtorët e tyre në Maqedoni dhe në Shqipëri, kurse pas disa kohe morën guxim qe të njëjtën gjë ta bënin edhe në Kosovë. Kësaj here kishin për detyrë qe të kryenin veprimtari edhe më specisle. Ata piksepari duhej qe të shfrytëzonin të gjitha mundësitë për të nxitur pakënaqësi dhe urrejtje ndaj ushtarëve të lirisë, se gjoja ata nuk kishin luftuar për ti dale zot atdheut, por për t’u pasuruar dhe për ta plaqkitur pasurinë e Kosovës. Kësisoj përhapeshin fjalë se ushtarët e djeshëm tash uzurponin popmat e benzinës, restoranet dhe lokalet hoteliere, banesat dhe ambientet e ish ndëmarrjeve shoqërore. Për shembull, bashkëpuntoret e UDB-s shkruanin në dyert e banesave dhe lokaleve tjera “Pronë e komandantit X”. Poashtu, shqiprtshiturit kishin për detyrë që të vazhdonin me vrasjet e vepritarëve të LDK-së, që të likuidonin ndonjë nga krerët e UÇK-së dhe të nxitnin konflikt dhe dyshim ndërmjet ish bartësve që e kishin udhëhequr luftën. Por detyrë më special dhe shumë djallëzore e tyre ishte qe të bënin sa më shumë përpjekje për të nxitur mosdurim fetar ndërmjet shqiptarëve dhe për këtë qëllim, atyre ju vëhshin në dispozicion mjete të shumëta materiale. Kësisoj, për ta kryer ketë mision, ata duhej qe të bënin përpjekje qe të angazhonin mundësisht edhe udhëheqës shpirtërorë dhe ndonjë intelektual me ndikim që mund të blihej. Më vonë, ata morën për detyrë qe të bënin përpjekje për tu futur në organizimet politike dhe shoqërore të Kosovës dhe qe të nxitnin emigrimin e shqiptarëve, korrupsionin, narkomaninë, prostuticionin dhe krejt çka mund ta dëmtonte imazhin e Kosovës dhe shtetit të ri që do të krijohej.
Po cili ishte roli i spiunit NN? Ai vinte rrall në Kosovë, por kishte detyra edhe më speciale. Detyrë e tij kryesore ishte qe të gjënte njerëz që pranonin pranonin ta shitnin shpirtin e tyre dhe të dëshmonin rrejshëm në proceset e montuara gjyqësore që do të bëheshin kundër ushtarëve të lirisë dhe udhëheqësve të tyre, në mënyrë qe të damkosej sa më shumë imazhi luftës çlirimtare. Njëkohësisht, ai kishte për detyrë qe të rifreskonte me anëtarë të rinj radhët e sektorit të UDB-ës qe vepronte për Kosovën. Poashtu, ai kishte për detyre qe të nxiste dhe organizonte me pagesë konvertimet fetare në Kosovë, mundësiht nga të dyja besimet, që shqiptarët të urrenin sa më shumë njëri tjetrin.
Pra, spiuni i djeshëm NN, tash është edhe më i rrezikshëm. Ai është ngritur në detyrë dhe kryen punën e agjentit special të UDB-ës. Ai pritet e nderohet si shkrimtarë në Shqipëri, por respektohet edhe nga disa krijues dhe inelektual në Kosovë. Kurse në vendlindje, bashkëfshatarët ia përkujtojnë thesin me patate qe pak kohë para luftës ia kishin lënë të pragu i derës së shtepisë!
Falë zotit, më në fund, është zbuluar veprimtaria e agjentit famkeq NN. Pritet qe ai të përgjigjet për të kqijat që ia ka bërë popullit të vet. Po ende nuk dihet se kur do të ndodh kjo. Është punë që ju përket organeve të shtetit. Ata e dinë se çka duhet bërë...
- Personi NN, përderisa kryente shërbimin ushtarak në APJ, bashkë më një person tjetër që e kishte prejardhjen nga treva prej nga ai vinte, janë regrutuar si informator i KOS-it (Kontraobaveštajna služba - Shërbimi intelegjent i kunderzbulimit të Armatës Jugosllave). Mëpastaj, si spiun më përvojë, ka vazhduar ti shërbej edhe UDB-ës (Uprava državne bezbednosti - Drejtoria e Sigurimit të Shtetit).

Samstag, 18. April 2015
Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve
Eksperti për çështjet në Ballkan, profesori Daniel Serwer, i cili konsultohet shpesh nga Shtëpia e Bardhë për politikat në Ballkan, në një ligjëratë që pati me studentët e Kosovës që po qëndrojnë në një vizitë studimore në Washington Spring School, ka thënë se “Evropa ka qasje raciste ndaj shqiptarëve”.
Ai ka bërë këto komente duke folur për vonimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, proces ky i cili sipas prof. Serwer, është i stërvonuar dhe i pajustifikueshëm nga Evropa.
Në takimin me studentët që po udhëhiqet nga prof Dr. Faton Bislimi, në ligjëratën e tij Daniel Serwer, duke folur për zhvillimet në Kosovë ka thënë se hapja e kufijve në Ballkan është hapje e “Kutisë së Pandorës”.
“Nuk mund te ketë as ndarje të Kosovës e as bashkim me Shqipërinë. Ndryshimi i kufijve është hapje e Kutisë së Pandores dhe kjo nuk i duhet Amerikës dhe aleateve tanë në Evropë”, ka thënë Server.
Duke folur për Gjykata Speciale, ka vlerësuar se Gjykata Speciale është rezultat i dështimit të sistemit gjyqësor te Kosovës, në njërën anë, dhe përkushtimit dhe insistimit serb tek ndërkombëtaret që kjo të bëhet, në anën tjetër.
”Zhvillimi i Kosovës varet nga përgjegjësia që marrin Kosovarët për fatin e tyre dhe nga vendosmëria e tyre për te çuar në vend idealet që kanë pasur”, ka thënë Serwer, duke shtuar se ”Çështja shqiptare sot nuk është prioritet në Washington. Fatkeqësisht, ka shume prioritete më të mëdha me të cilat ballafaqohet politika e jashtme amerikane tani – si: ISIS, Korea e Veriut, Irani, etj”
”Prandaj, sot më shumë se kurrë shqiptaret duhet te punojnë intensivisht ne Washington që të mbesin sa më lartë në agjendën Amerikane dhe të kenë përkrahjen e Washingtonit në vazhdimësi…”, ka thënë profesor Server.
Prof Dr. Faton Bislimi, vlerësimet dhe ligjëratën e prof. Daniel Serwer, si njeriu që ka qenë dhe mbetet krye-ekspert për çështjen shqiptare për Ballkanin në Washington, e ka vlerësuar të “dhimbshme për diplomacinë në Kosovë”.
_________
Bota Sot | 18.04.2015

Sonntag, 12. April 2015
Zemrën në Kosovë e vet në Shqipëri.
Në kujtim të rapsodit Dërvish Shaqa
30 VJET NË DORË SHARKINË
Nga Bajram Gashi
Burra të mençur, folkloristë, akademikë, shkencëtarë, politikanë, muzikantë, intelektualë, puntorë, bujq e blegtorë e njohën Dervish Shaqen, këtë legjendë të këngës dhe folklorit shqiptar, mes tyre jam edhe unë, që po e risjell në kujtesë pas 30 vjetësh të ndarë nga jeta.
Është privilegj e fat të kesh njohur atë figurë të spikatur të këngëve patriotike shqiptare, njëherazi aq më shumë përgjegjsi të shkruash për të. Marr shkas për të nderuar at' burrë, duke marrë përsipër përgjegjësinë time qytetare, se për çfar shkruaj, deshmitë janë kokforta, aq sa nuk ka shteg për mëdyshje.
E njoha baca Dervishin për një kohë të gjatë, që kur isha fëmijë në vitin 1957, e deri sa e përcollëm në banesën e fundit më 13 prill 1985. Qëndrova pranë tij në raste festash e tubimesh, në kuvende, koncerte e dasma në familjet e kosovarëve në fshtrat Shenavlash, Rrashbull, Qerret, Fllakë e gjetkë. Ai u bë shkas që më afroi dhe më mësoi çiftelinë dhe këngët e trimave. Fillova edhe unë të këndoj së bashku me të rinj të tjerë. Shpesh na lavdëronte e na bënte qejfin, Dervishi dhe shoku i tij i fëmijërisë Demush Neziri. Me kalimin e viteve grupi kosovar ishte zmadhuar e plotësuar më së miri. Dervishi ishte në krye. Ai ishte ikona e grupit. E admironim për atë paraqitje burnore kudo që ndodhej. I shkonin këngët e trimërisë, besës dhe atdhetarisë, por i kishin hije edhe këngët e dashurisë. Ishte rapsod i lindur.
Jetoi shumë vite në Shënavlash e më pas në Rrashbull, ku i kishin dhënë një truall dhe i kishin bërë një shtëpi të vogël sa për të futur kokën. Në atë shtëpi çka binte jashtë pikonte brenda. Kaq ishte e vërtetë saqë, shpesh i duhej ta lëvizte krevatin nga një qosh i dhomës në qoshin tjetër për të mos u lagur. Gjërat, për kohën duhen thënë ashtu siç janë, pa zbukurime e inate. Ishte talenti, vullneti dhe pasioni i tij të këndonte në skenat e Shqipërisë, që nga Shkodra në Sarandë, nga Durrësi në Kukës, nga Shijaku në Pukë, nga Elbasani e Gramshi, në Lezhë e Korçë. Vishu e zhvishu me kostumin kombëtar, e ngjitu me qindra herë në skenat shqiptare. E këngët e Dervish Shaqes dhe Demush Nezirit, së bashku me grupin, jehonin e dëgjoheshin në gjithë hapsirën mbarë shqiptare, duhet thënë edhe më larg, përtej oqeaneve.
Alia i vogël, djali i tij, të cilin kur qe larguar nga Lluga, (fshat i vendlindjes në Kosovë), e kish lan 6- muajsh në djep, asht rrit në moshë e shtat. Kur i kish ba 14-15-vjeç, netëve të dimrit merrte shkallët e gjata, hipte mbi çati edhe më lart akoma në bagrena (akacje), drejtonte antenëën e radios dhe dëgjonte zërin e ambël të babës së vet, të cilin s'e njihte fare, e që s'arriti ta shohë e njohë për sëgjalli. Nana Zoje, shpesh dilte jashtë, vështronte të birin, e ruante se mos binte në tokë dhe e mbronte se mos zbulohej nga ndonjë hafije, tek dëgjonte këngët e babait të vet nëpërmjet valëve të “Radio Kuksit”.
Kjo ndodhte në Kosovë, ndërsa në tokën amë, në Shqipëri punët shkonin ndryshe nga ç`dukeshin. Figura e Dervish Shaqes u përdor nga sistemi i shkuar për të mbuluar veprimet e shëmtuara ndaj të rinjëve Kosovar që aratiseshin nga dhuna që ushtronin serbët, dhe që u degdisën si të dyshimtë, për vite me rradhe nëpër kampet e punës në kënetën e Tërbufit e gjetkë. Ata deri në vtin 1990, edhe në popull quheshi “emigrantë kosovarë”. Ndaj duhen lexuar së mbari, vargjet e këngës aq të njohur:
"Kur ta kthyem Kosov' shpinën,
e lam borën e gjetëm dimën"
Në vitet 80-të, filloi të zbehej figura e Dervish Shaqes, sepse Flamur Këlmendi, djali i gruas tij, tentoi të kalonte kufirin për një jetë ma të mirë dhe u dënua me 18 vjet burg për “Tradhëti ndaj atdheut”. Ndaj dhe ceremonia e varrimit, më 13 prill 1985, kaloi me mospërfillje nga pushtetarët e kohës. Forma veprimi të njohura për kohën, që zbatoheshin për të gjithë ata kishin njollë në biogarfi, apo që nuk u duheshin më. Limoni i shtrydhun nuk vlente, ndaj duhesh hedhur.
"Mollë sherri" ishte ba kanga, "Djep trimnie asht Kosova" e krijuar dhe kënduar në vitet 80-ta, mbas demostratave të studentave në Kosovë. Sigurimi shqiptar, si përherë vigjilent kur bëhej fjalë për serbinë, kërkonte ndryshim në vargjet e kësaj kange. Duheshin hequr disa, mbasi tingëllonin si ndërhyrje në punët e brendëshme të shtetit Jugosllav, e medemek do na zemëroheshin. Vargjet ishin këto:
"Rrjedh' e shpejt' valja e Drinit.
Gjall' Isa i Boletinit.
N'kamb Idrizi e Sylejmani
Shkamb' i gjall Bac Bajrami.
...................................
Ushton gryka e Rrugovës
Kush s'ja njeh zemrën Kosovës,
Rrisin shqipe nëpër djepa "…….
Pikërisht këto vargje u hoqën, dhe më pas autori i këngës, shkrimtari e poeti durrsak Matish Gjeluci, shpëtoi për birë të gjylpanës. Kështu m`i rrëfen sot ato ngjarje, rapsodi i njohur Halil Berisha, ish pjestar i grupit kosovar për shumë vite.
Një ngjarje sa për të qeshur e mënshumë për të qarë, tregohet shpesh në biseda miqsh e shokësh, kur bie fjala për Dervish Shaqen. Sulejman Hasani një nga rapsodët ma të spikatur të grupit kosovar, bashkë me Nazim Gryken, e tregojnë me dhimbje këtë ndodhi: “Do të jepej një koncert nga “Ggrupi kosovar” në Durrës, me kërkesë të disa bashkëatdhetarëve të ardhur nga Europa dhe Amerika. Ndër të tjera u këndua dhe kënga: "Kur ta kthyem Kosovë shpinën". Shpërthyen duartrokitje e brohoritje të papërmbajtura, lot gëzimi e mallëngjmi, pse jo edhe lot hidhërimi. Ndërpritet shfaqja. Alarmohet sigurimi i shtetit dhe vërshojnë “Specialistët” nga Ministria e Brendëshme. Dervish Shaqa me shoke ishin bërë sa një grusht. Pyetje pas pyetjesh:
- Na thoni, ç'kishit me ta?! – Pa marrë përgjigje, vazhdonte tjetra:
- Ç'marrdhanie farefisnie keni me ta?
Mërgimtarët kosovar të ardhur nga ana e anës, u kishin dhuruar rapsodëve tanë disa dhurata simbolike për kujtim, më së shumti ora dore. Por pyetjet vazhdonin lumë:
- Pse i pranuat dhuratat?!
- Jep llogari! Ne dyshojmë se je agjent i CIA-s.
Dervish Shaqa përgjigjej tërë habi, i tronditur dhe me frikë, pasi e dinte se ç`e priste po të hynte në ingranazhet e sigurimit shqiptar.
- Po s'e njoh more burrë CIA-n. Ma bjer këtu e më ballafaqo me të, ta shoh, ndryshe s'po kuptoj ç'ka m'thue, - u thoshte Dervishi!.
Ndërsa Merushe Badolli, këngëtare dhe valltare e talentuar e grupit, mori vërejtje të randë nga partia, mbasi ishte edhe antare e saj. Kjo ndodhi që s`është e vetme, besoj se mjafton të kuptojmë e besojmë se sa nderoheshin, e si trajtoheshin kosovarët nga pushteti i kohës. Mbase kësaj situate i shkojnë përshtat vargjet e kënduara:
"Votrat tona i kemi lan,
Por n'shqipni kemi një nanë".
E për ta pirë të plotë kupën, vazhdojnë, sepse realiteti ishte ndryshe dhe i hidhur:
"Vatrat tona i kemi ndjek
Se ne Shqipni kemi një njerk"
Jeta e baca Dervishit erdhi e shkoi si tallazet e detit, me ulje e ngritje të mëdha. Vetëm ata që e kanë njohur nga afër ia dinë hallet, dertet dhe mallin e tij për Kosovën, që s`e hiqte nga mendja e zemra, nga kuvendi e kënga. Shkoi me një brengë të madhe se nuk e pa Kosovën e lire. Ëndëra e tij e shprehur në qindra këngë me çifteli e sharki, u realizua. Kosova është e pavarur dhe shqiptarët e saj janë të lirë.
Bajram Gashi, Shënavlash - Durrës
11. 04. 2015
___________
Huazuar nga ZEMRASHQIPTARE.NET
Qerim Arifi
Poeti dhe gazetari Qerim Arifi u lind në Preshevë, më 22 Shkurt 1946. Shkollimin fillor e kreu në Preshevë, kurse shkollën Normalen dhe Fakultetin Filozofik (Dega e gjuhës angleze ) në Universitetin e Prishtinës.
Ka punuar në arsim, por pjesën më të madhe të punës së vet e ka bërë si gazetar në revistën “Zëri i rinisë” në Prishtinë. Me poezi ka filluar të merret që nga rinia e hershme. Është marrë edhe me përkthime. Punimet e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja. Është i përfaqësuar në shumë antologji dhe libra me biografi të shkrimtarëve.
Qerim Arifi ka ndërruar jetë në vitin 1990.
Tituj të veprave

- "Kujtime” - 1970
- “Nokturno” - 1983
- “Mbyllur në urnë” - 1987
- “Fatamorganë” - 1984
- “Rekuiem për kalanë”- Preshevë, 1988
Sonntag, 5. April 2015
Sali Nivica
kërkonte çlirimin e Kosovës
- “Saliu ishte portë e shtyllë, a thue nji shkamb në të cilin tash 10 vjet i turren tallaze të mëdha pa mujte me e bremun kërkund” — Gjergj Fishta
- “Saliu ishte intelektuali ma i aftë dhe ma konsenguent i kohës” — Luigj Gurakuqi
- "Saliu kur fliste për çështjen Kombëtare dridhej i tëri si purtekë” — Skënder Petro Luarasi
- “Ai hyll që perëndoi ishte personifikim i ç'quem i delikatesës dhe i pastërtisë së gjuhës sonë kombëtare. Këtë humbje nuk do ta verë në vend as një e katërta e shekullit” — Hoxha Kadri Prishtina
- “S'të keshëm rradhë si çdo rradhë por shok me Ismail Qemal” — Këngë e ngritur nga populli
Sali Asllani Nivica lindi më 15 maj 1890 në Rexhin të Kurveleshit të Sipërm, rrethi Tepelenë. U vra nga armiqtë e Shqipërisë më 10 janar 1920 në Shkodër. Ishte publicist, patriot, politikan e shkrimar. Ishte njeriu që kërkoj fuqishëm çlirimin e Kosovës nga serbët. Ai u dekoruar me urdhërin Nderi i Kombit.
Edukimi
Në vitin 1904 filloi studimet e shkollës së mesme në gjimnazin 'Idadi Mylyqi' të Manastirit. Aty u lidh me atdhetarin Bajo Topulli, themelues i 'Komitetit të Parë Kryengritës për çlirimin e Shqipërisë, aktivist i të cilit u bë edhe djaloshi Sali Nivica, sidomos me shkrime me frymë të fuqishme atdhetare në shtypin e kohës. Dy vitet e fundit të shkollës së mesme Saliu i përfundoi, në vitin 1909, në gjimnazin Zosimea të Janinës.
Aktiviteti arsimor, patriotik dhe politik
Aty ai vijoi të merret me veprimtari atdhetare, bëhet anëtar i klubit 'Shoqëria Shqiptare' dhe shkruan në shtypin e kohës. Është redaktori i vetëm i gazetës 'Zgjimi' dhe bashkëpunon shpesh me gazetën 'Liria'. Në Janinë, bëhet mësues para kohe duke mbledhur nxënës të klasave më të ulëta të Idadijes së Janinës dhe u mësonte atyre gjuhën shqipe. Gazeta 'Liria', pas mbarimit të shkollës, shkruante se Sali Nivica ishte një nga më të zgjuarit e të palodhurit nga të diplomuarit e shkollës së Janinës.
Në prag të shpalljes së Pavarësisë, Saliu, për karakterin e vlerat e tij atdhetare e publicistike, u zgjodh nga Luigj Gurakuqi që ta shoqëronte atë gjatë vizitave në disa kryeqytete të Evropës. Ishte pjesëmarrës në grupin që përgatiste kryengritjen antiosmane në shkallë kombëtare. Komiteti Organizator e cakton Sali Nivicën dhe Nikoll Kaçorrin të merret me përgatitjen e koordinimin e kryengritjes në Shqipërinë e Jugut. Duke u nisur nga Durrësi, ku Nikolla ishte i dënuar me arrest shtëpie e nuk mund të lëvizte, Saliu shkon i vetëm në Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Kurvelesh, Tepelenë, Berat dhe takohet me parinë e krahinave dhe njerëzit atdhetarë për t'u organizuar. Mori pjesë drejtpërdrejt në organizimin e kryengritjes së parë antiosmane në Kurvelesh e me pas në Manastirin e Cepos në korrik 1911, ku morën pjesë paria dhe mbi 800 burra të armatosur nga Çamëria, Delvina, Saranda, Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Vlora etj. Në korrik 1912, i gjendur në Durrës si mësues, për veprimtaritë e tij antiosmane, arrestohet dhe burgoset në Stamboll. Pasi u lirua nga burgu me ndërhyrjen e Ismail Qemalit, fillon punën e mësuesit të gjuhës shqipe në 'Robert College', në Stamboll, ku krijon edhe drejton shoqërinë Qarku letrar. Në vitet 1914-1915 bashkëpunoi me publicistin e atdhetarin Muço Qulli për nxjerrjen e gazetës Populli, dhe deri me 1916 punoi në fushën e arsimit. Ishte mbrojtës e përhapës i flaktë i arsimit dhe gjuhës shqipe. Motoja e tij ishte Kombin e mban dhe difton komb nji atdhe homogjen, nji histori e kthjellët, nji besim i bashkët e nji gjuhë e livrueme. Ai kërkonte të ngrihej një Akademi për studimin e një gjuhe të përbashkët dhe një fjalor të gjuhës shqipe.
Më pas veprimtaria shkencore, politike dhe atdhetare e Sali Nivicës përqendrohet në Shkodër. Më 6 shkurt 1918 ftohet dhe bëhet anëtar i "Komisisë letrare", të krijuar në Shkodër më 1916, ku dha një kontribut të veçantë për probleme të lëvrimit të gjuhës shqipe ilegale në Shkodër, asaj Vllaznia e Rozafa. Është ndër organizatorët e krijimit dhe zgjidhet anëtar i Komitetit 'Mbrojtja Kombëtare e Kosovës' dhe anëtar i kryesisë së tij, prej 7 anëtarësh 7 nëntor 1918.[1] Aty bashkëpunoi me figura të ndritura kombëtare si Hoxha Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kel Marubi, Sotir Peçi, Elez Isuf Ndreu, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Vinçens Prenushi, Sejfi Vllamasi etj. Si anëtar i Kryesisë, ai vuri në dispozicion të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës gazetën e tij Populli, zyra e së cilës u zhvendos në oborrin e ndërtesës së Komitetit. Nga numri i parë e deri te ai nr.19 gazeta doli me moton 'Për lavdinë e Atdheut' dhe, gjatë punimeve të 'Konferencës së Paqes në Paris', deri te numri i fundit, numri 48 10 janar 1920 duke ju përgjigjur zhvillimeve brenda dhe jashtë vendit e për mbrojtjen e tërësisë së territoreve shqiptare, doli nën moton 'Për indipendencën e plotë të Shqipërisë'. Gazeta Populli botohej kryesisht në dialektin gegërisht, por që lexuesi do të lexonte edhe në dialektin toskërisht. Nën drejtimin e Sali Nivicës, duke qëndruar në pararojë të mendimit atdhetar të kohës, ajo u bë shprehëse e programit politik të Komitetit dhe e interesave mbarëkombëtare, sipas të cilit 'Duhet me i dalë zot vetsundimit e tanesisë toksore të Shqipnisë, me përdor çdo mjet me çlirue Kosovën dhe Dibrën, e çdo vend ku flitet shqip e me u bashkue nën sundim të Shqipërisë së lirë'.
Ai i dha gazetës, sidomos në vitin 1919, duke e shpërndarë atë jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë shtetit , në Francë, Itali, Zvicër dhe SHBA, karakter të theksuar kombëtar e atdhetar, në mbrojtje të pavarësisë e të tërësisë territoriale të shtetit të ri shqiptar, që u shprehen hapur edhe në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919-1920.
Gazeta Populli
Gazeta Populli Më 18.01.1919 në Shkodër doli numri i parë i gazetës politiko-shoqërore në gjuhën shqipe dhe frënge me titull: 'Gazeta Populli' e drejtuar nga Sali Nivica dhe me vonë nga Bedri Pejani, pas vrasjes së Nivicës, doli në 77 numura deri në janar të vitit 1920. Të gjithë numrat e kësaj gazete u shtypën në shtypshkrinjën françeskane të ngriur në vitin 1926. 'Gazeta Populli' në këndvështrimin e Kryeredaktorit të saj Sali Nivica Kënduesit është artikulli i parë i gazetës Populli’’ shkruar nga kryeredaktori me 18.01.1919. I ndarë në disa pjesë, pjesa e parë të ngjason me një elegji për të rënët, për dëshmorët e idesë kombëtare. Patriotët e këtij vendi nuk rreshtën së shkruari elegji për njeri tjetrin, nuk rreshtën së derdhuri fjalët më të ngrohta për të rënt. I tillë ishte fati i dy kryeredaktoreve që drejtuan gazetën me të njëjtin emërtim: Populli, i Mustafa Cullit e Sali Nivicës, të cilët u vranë pa arritur të gëzonin një ditë të mirë në atdheun e tyre, për të cilin dhanë gjithçka. Titulli i kësaj fletoreje siç theksonte Nivica: 'Ka me mallëngjye tue të përsëritë një kujtim të trishtueshëm të Mustafa Cullit'. Gazeta Populli synoi të ishtë një emër por jo në trajtesa vazhduese e Popullit të M.Cullit, që u botuan së pari në Vlorë gjatë viteve 1912-1915. Gazeta sipas S.Nivicës do të ishte: '…..një monumet kushtuar kujtimit të patriotëve, detyrë kolegësh, mundësi ngushëllimi, mjet thirrjeje për zgjimin shqiptar'. Programi i gazetës në gjykimin e kryeredaktorit përfshinte poltikat kundrejt të huajve dhe ato kundrejt shqiptarëve. Gazeta synonte të demaskonte taktikën antishqiptare të disa shteteve evropiane që mohonin jetën kombëtare shqiptare, dëshirën për liri e përparimin e vendit që nacionalizmin e identifikonin me shitjen e interesave të Shqipërisë e shqiptarëve, shteteve të ndryshme të botës. Synimi i gazetës arsyetonte S.Nivica, ishte ti kallxonte botës, '- se këtu ka një jetë kombëtare të gialle e të pathyeshme'. Ndonse direkt në artikull nuk përmendet direkt emri i K.M.K.K. vetë pahimi se këtu (nënkupto Shqipërinë, shënimi): 'Ka një parti të madhe dhe të shëndosha qi mendon, qi therret e qi mendon per idealin e lirisë së vërtetë të kombit arbnor', të lejon të nënkuptosh të K.M. Kosovës. Në politikën kundrejt shqiptarëve bazuar në idete e Faik Konicës gazeta synonte: të jepte shqiptarëve shpirtin e nevojshëm për t’u transforumuar. Bazuar në ndihmën e mendimtarëve e në fuqitë intelekutale gazeta synonte si ta bente shqiptarin ‘’ që të mëndojë si komb e jo gjithnji si nieri e si me mësue me thanë jam’’. Gazeta Populli për aq kohë sa zhvilloi veprimtarinë e vet ashtu siç nënvizonte Kryeredaktori i saj qe me të vërtetë: 'një ligjërim i papërlyem, nji ligjërim thjesht shqiptar e me qëllim shqiptari'.
Veprimtaria e tij atdhetare e publike ishte pengesë për planet aneksioniste serbo-sllave, italiane e greke. Ndaj më 10 janar 1920, në prag të ngjarjes së madhe kombëtare, të mbledhjes së Kongresit të Lushnjës, u vra në Shkodër[2] nga Kolë Ashiku, njeri i vënë në shërbim të forcave pushtuese serbe e italiane, i paguar dhe i armatosur posaçërisht. Shkodra, ditën e varrosjes, i bëri Saliut të gjitha nderimet e rastit, duke e shpallur ditë zie.
Pjesë nga fjala e Presidentit Bamir Topi me rastin e dekorimit
Sali Nivica ishte një nga ideatorët dhe dëshmorët e kësaj lufte. Ai me pushkë e pendë ishte një nga nxitësit dhe ideologët më në pah të kryengritjeve antiosmane. Pedagogu i Robert Kolexhit, me gazetat që themeloi e në ato në të cilat shkroi gjatë gjithë jetës, ishte një nga farkëtuesit kryesorë të ndërgjegjes kombëtare e të prosperitetit shqiptar.
Mbrojtës i zjarrtë i integritetit territorial përkrah Luigj Gurakuqit në Kancelaritë Evropiane, zë i parreshtur i Kosovës së martirizuar, intelektual e mendimtar, i vrarë pabesith nga armiqtë e Shqipërisë më 10 janar të vitit 1920, me të drejtë do të meritonte përkufizimin e të madhit Gjergj Fishta “Sali Nivica ishte portë e shtyllë e të thuesh nji shkam të cilit tash 10 vjet i turren tallaze të mëdha pa mujt me e brejtë kurrkund, burra të cilët rrallë i lejnë nanat!
“Mësuesi i popullit” Sali Nivica ishte dhe mbetët një shembull i vlerave patroitike, intelektuale e morale, të cilin ne sot e vlerësojmë, si një nga mendjet e ndritura të asaj Shqipërie që sunonte të shkëputej nga e kaluara duke fituar lirinë e duke parë nga modernitet, si një nga themeluesit e gazetarisë, arsimit e fjalës së lirë në Shqipëri.
“Nderi i Kombit” është një dekoratë e merituar për ata që e udhëhoqën kombin drejt lirisë, shtetformimit dhe modernitetit, pë rata që sakrifikuan jetën për idetë, për idenë e madhe e të shenjtë të një Shqipërie të lirë, të pavarur e të denjë për të qëndruar në krah të shteteve evropiane.
Të gjithë ne, brezat e rinj, fëmijët tanë, nxënësit dhe studentët duhet të formohen intelektualisht me parime të drejta historike sepse historia gjithmonë konfirmohet si mësuese e jetës! Ata duhet të dinë se mbijetesa e Shqipërisë në ato rrethana historike u realizua nga idealizmi dhe sakrifica e dëshmorëve si Sali Nivica!
Burra të tillë i dhanë gjithçka Shqipërisë pa interes, duke sakrifikuar edhe jetën e duke na lënë ne pasardhësve të tyre pasqyrën morale ku të shihemi çdo ditë, modelin etik të sakrificës, ndershmërisë dhe idealizmit, bashkëpunimit dhe dialogut që vendi ynë natyrshëm të realizojë ëndrrën e madhe: Shqipërinë e përparuar, Shqipërinë Evropiane.
Nder dhe mirënjohje për jetë Sali Nivicës, Nderit të Kombit.
Më poshtë po japim edhe dokumentarin kushtuar nderit te kombit, Sali Asllani Nivica (video).
Abonnieren
Posts (Atom)