Anekdota te zgjedhura nga pesë librat e botuara nga autori Salih Zogiani
1. KEQAN SADIKI TE RAMADAN SHABANI
Keqan Sadiki i Dashinocit niset për të shkuar te Ramadan Shabani në Kijevë. E luti vëllai i vet Keqanin që ta merrte me vete. Donte të shihte se a po e presin Keqanin qysh po e pret ai Ramadanin, a po presin ndonjë delme për Keqanin, siç po e pret ky kur po i vjen Ramadani.
- Po të marr, - i thotë Keqani, në qoftë se ma jep fjalën se nuk flet kurrgjë, se e dinte që flet pa lidhje.
- Besa të qoftë, nuk flas kurrgjë, - i tha vëllai.
Shkojnë bashkë te Ramadan Shabani, e vëllai i Keqanit e mbajti fjalën dhe nuk foli kurrgjë.
Të nesërmen, kur Keqani kish dalë për nevojë, e Ramadani po e ndizte zjarrin, po e pyet vëllanë e Keqanit:
- A u çove, bre mik, si ke fjetur?
- Valla, shumë mirë kam fjetur, po e kam parë një ëndërr, e kam qejf të ma shpjegosh.
- Po çfarë ëndrre ke parë, bre mik? - i thotë Ramadani.
- Kam parë ëndërr që i kam hëngër dy bajga.
- Unë nuk di t’i shpjegoj ëndrrat, - i thotë Ramadani.
- Jo, të pyeta ty, se nuk është të shpjegohet kjo ëndërr.
- Po çka thonë të hash në ëndërr bajga?
- Po, sigurisht sivjet do të bëhen shumë gruri e misri, se bajgat janë pleh.
- Eu, bre, bile t’i kishe hëngër tri bajga e ndoshta do të bëhej edhe elbi, se unë tokën e kam mbjellë elb, - i thotë Ramadani.
2. GURIT I NXIRRET FYTYRA ME DY TË RËNA,
PO BURRIT ËSHTË VËSHTIRË
I kishte goditur njëri do mjeshtër për t’ia ndërtuar shtëpinë me gur të gdhendur. Mjeshtrit punonin shumë mirë, po ky nuk u bënte muhabet. Nuk u qiste të hanin mirë, se kishte qenë shumë tahmaqar.
Një ditë, tek po gdhendte mjeshtri një gur, po i thotë i zoti i shtëpisë:
- Mjeshtër, allahile, sa të mundesh, ua nxjerr gurëve fytyrën përpara.
- More burrë, gurit i nxirret fytyra me dy të rëna të çekiçit, - i thotë mjeshtri, - po burrit është vështirë t’i nxirret fytyra!
3. SI TËRSHËRA, EDHE KËNGA
Shaban Manxholli, bashkëluftëtar i Azem Bejtës, kishte marrë vesh se rapsodi, Dervish Goxhuli, po e qet një këngë për Azem Bejtën. E merr një gjysmë thesi drithë e shkon te Dervishi. Si hyn brenda, e lëshon thesin mbas derës e po i thotë Dervishit:
- Mora vesh se je tuj ia qit nji kangë Azem Bejtës. Ti e din se unë jam bashkëluftar i tij e mos e le pa më shti edhe mue në kangë.
Dervishi ishte i vobektë, e kur e pa se Shabani kishte sjellë gjysmë thesi drithë, edhe pse nuk e dinte se çka kishte pru, i premtoi se do ta shtinte në këngë. Kur shkoi Shabani, Dervishi e pa se ai i kishte pru tërshërë, nuk i pëlqeu hiç, po mbasi i kishte premtuar, iu desh ta përfshinte në këngë diqysh dhe e shtini:
Fort bërtiti Shaban Manxholli,
Kuku nanë m’pshtoi majori;
N’ta i shkrepa tri paqeta,
Asnja n’trup, po tana n’tesha.
Kur e dëgjoi këngën Shabani, nuk i pëlqeu fare, e shkoi dhe i tha Dervishit:
- Qysh, bre Dervish, gjithë ata plumba e asnja nuk ia kishe lanë n’trup, po të tanë nëpër tesha!
- Nuk e rrokshin kurrqysh, se plumbat kishin qenë të lehtë, si tërshana, e i bajke era, - i tha Dervish Goxhuli Shaban Manxhollit.
4. AJO NËNË LE TË THOTË SE KA DJALË
Njëri ia nis t’i qethë dhentë, po nuk mundte pa ia mbajtur dikush.
E thirri djali nënën për t’i ndihmuar. Sa ia nisi të qethte delen e parë, përmbi katund ra një aeroplan.
Nëna, tek po ia mbante delen, po i thotë djalit:
Ajo nënë e atij që po i grah ballanës, le të thotë se ka djalë e jo unë, se ti nuk po je i zoti as një dele ta qethësh pa ta mbajtur dikush.
5. MIKO, A PO M’NIMON ME E MAJTË MIQASINË
Aziz Veliqi i Shkarashnikut ishte bërë mik me Haxhi Hasin e Gllogofcit. Kur shkonte Haxhiu mysafir te Azizi, kur çohej për t’u kthyer, ai e përcillte deri te autobusi, gati gjysmë ore rrugë.
Mirëpo, kur shkonte Azizi te Haxhiu, ky i thoshte “udha e marë” te dyert e oborrit. Një ditë, duke e përcjellë Haxhiu Azizin, e duke i thënë ‘udha e marë’ te dyert e oborrit, Azizi i tha: - Miko, a po m’nimon ta majmë miqasinë, se veç unë nuk muj me e majtë.
- Po pse po thue k’shtu, çfarë gabimi kam ba? - e pyet Haxhiu.
- Kurgja nuk m’ke ba, po unë po t’percjelli gjysë ore rrugë, e ti kqyre ku po m’thu udha marë, te dyert e oborrit, - i tha Azizi.
6. BUDALLAKIA ASHT ME GRUMULL
Në një muhabet, në një odë, e pyeti një mik njërin: - qysh je me idare, a po t’del buka sivjet, deri t’korret elbi, a jo?
- Jo, nuk ma mrrin për pak, për nja shtatë-tetë buçukë, - i tha ky.
Një kojshi, që kish qejf të lëvdohej para burrave, i thotë: - Mos u anko, se për shtatë buçukë t’i jepi unë, se e kam plot hamarin drithë.
Çohet ky të nesërmen e shkon me qerre te dyert e atij që u lëvdua. Kur thirri te dyert, doli djali e ky i tregoi se ka ardhur për ta marrë drithin që ia ka folur baba i tij.
Shkoi djali në odë, i tregoi babës edhe e pyeti:
- Çka me i thanë?
- Jepja drithin, se ja kam folë, - i tha ai.
- A me ja mushë buçukët rrafsh a me grumull? - i tha djali.
- Jo rrafsh, po mushja me grumull, se budllakia gjithmonë asht me grumull, - i tha baba djalit.
7. A JE TI I LOPËS?
Kadri Ivaja i Sllatinës së Madhe e kishte blerë një lopë veresi prej njërit të Bardhit të Madh. Ai i Bardhit i kish treguar gruas se e ka shitur lopën veresi dhe i kishte thënë që kur t’i bjerë paret, mos qëllofsha në shtëpi, dil e merri ti.
Mbas do dite Kadriu shkon për t’ia çuar paret. Thërret te dyert, po burri nuk kish qenë në shtëpi, e del gruaja e pyet:
- Kush asht?
- Jam Kadria prej Sllatinës, - i thotë ky.
- A je ti ai i lopes, a? - e vetë ajo.
- Jo, s’jam i lopës, po jam Kadria i Rexhë Ivajës, po dil e merri paret për lopë, - i thotë Kadriu.
8. A KA KUSH QË IA SHAN NANËN, SE MU NUK M’BJEN
Dy vëllezër, Qallapek të Tërstenikut, kur shkonin bashkë mysafirë, njëri folke hashamet, e ai tjetri e kishte shumë mërzi. Duke shkuar për një të pame, po i thotë vëllai atij që folke hashamet: - N’koftë se flet pa lidhje edhe n’t’pame, unë s’po vij me ty, po po pres derisa t’dalsh ti e tani po shkoj unë.
- Nuk flas pa lidhje, - i thotë ky vllai edhe shkojnë bashkë. Po, kur hynë brenda, ai nuk mundi të durohej pa folur, e foli prapë hashamet.
Atëherë, ky vëllai, prej inati, që ai nuk e mbajti fjalën, u çua në dy gjunjët e po u thotë burrave në odë: - O burra, a ka kush që ia shan nanën qëti vllaut tem, se po e lyp, po mu nuk po m’bjen me e sha, masi e kam vlla.
9. E KA VIZEN “Ce”
Njëri i Veleshtës së Strugës e kishte pas qitur një dhi në pazar, për ta shitur. E kishte pas stolisur dhinë me rruaza, e kishte bërë sikur nuse. Ia kishte ngjitur dy letra, njërën në ballë, e tjetrën në bisht.
Afroheshin për ta parë, për seri, si e ka rregulluar edhe e pyesnin: - Sa kushton kjo dhi?
- Çmimin e ka n’ballë, - u thoshte ai. Kur e këqyrshin, aty shkruante: “Çmimi pesë mijë marka”.
- Qysh ban kaq shtrejt, nji dhi pesë mijë marka? - i thoshin njerëzit.
- Këqyre se çka i shkrun n’bisht! - u thoshte ai.
Kur e lexonin, aty shkruante: - E ka vizen “C-e”!!!
Dëshmi
AntwortenLöschenIsha plotësisht e shkatërruar kur marrëdhënia ime mbaroi. Besoja vërtet se kisha humbur dashurinë e jetës sime përgjithmonë. Pastaj gjeta Dr. Dawn dhe gjithçka ndryshoi.
Me mirësi, mençuri dhe udhëzim të fuqishëm, ajo më solli përsëri dashurinë që mendoja se ishte zhdukur. Sot, jemi më të lumtur se kurrë!
Dr. Dawn vërtet i shndërroi lotët e mi në gëzim.
Dr. Dawn Mund t'ju Ndihmojë me:
✅ Magji Dashurie
✅ Magji Shtatzënie
✅ Rivendosjen e Martesës / Marrëdhënies
✅ Kura Bimore për HIV, Sëmundje të Veshkave, Probleme me Zemrën, Infeksione dhe më shumë
📧 Email: dawnacuna314@gmail.com
Telefon/WhatsApp: +2349046229159
Mos vuani në heshtje. Dr. Dawn mund t'ju sjellë lumturinë përsëri në jetën tuaj!