Montag, 1. Juli 2013

Cikël poetik nga Kujtim Stojku


Kujtim STOJKU

ËNDRA E NJERIUT

Në natën e qetë kur gjumi qepallat t’i mbyll
Ëndra krahshkruar fillon dhe nanuris
Agimi me të shpejtë natën përzinte
Dita fillonte duke u endur, krejt e zymtë.

Duke pritur gjithë ditën me shpresë
Bashkë me bilbilat këngës ja merr
Shpirti të digjet brenda s’i eshkë
Këmbngul deri n’fund, ëndra pas e ndjek.

Gjithë ditëve përherë u gëzohemi
Agimi mbi kuajt e bardhë plot dritë troket
Por nata këputur na mblidhte
E nesërmia s’dihet ç’pusira na ngre.

Shumë herë njeriu k’shtu ka rënë dhe ësht’ zgjuar
Jeta ikte duke shpresuar n’ëndrrën e re
Tash në fund i lodhur dhe i stërmunduar
Errësira dritën shpesh po ma fsheh.

Por mëngjesi vjen s’i lule broziloku
Nën rrezet e diellit gjallëron, merr jetë
Të dyja sëbashku çelin së toku
Ëndrra e natës këtu rrugë merr.

Pas ëndrrash pa fund po mbaron jeta
Duke pritur më n’fund që fati t’buzëqeshë
Drejt qiellit asnjëherë lutjet si reshta
Si mëkatar që isha, prej tij mora vetëm rrufetë…


DO TA SHLYEJ BORXHIN

Do të mundohem gjithçka të ta shlyej
Gjithçka që t’mora tek ti ta kthej dua
Të t’kthej vështrimin tënd t’mallëngjyer
Që thellë, thellë brenda meje m’robëroi mua.

Sepse brenda shpirtit tim kanë mbetur
Ai vështrim me shkëlqim të praruar
N’pasqyrën e tyre veten shoh si t’çmendur
Dritën ëngjëllore jo kurrë s’mund ta shuaj.

E pra t’gjitha k’to që t’mora, ndaj teje jam borxhli
Kur t’vdes asgjë s’dua t’më mbesë pa paguar
Vështrimi yt është ngulur thellë,brenda meje rri
Sytë e magjishëm me qepalla krahdallandyshje
Shkruar



ATY JANË TË GJITHË

I zhytur n’mendime cigaren duke thithur
I heshtur n’vetmi mendimi nga nuk bredh
Befas uturin një erë e fortë heshtjen duke prishur
Ndjej kërcitjet e xhamave, pikat e shiut mbi qelq.

Përziehen mendimet me erën,breshërin dhe shiun
Vështrimi n’mes tyre depërton pa u ngirë
Ka kohë që mendimi tokën gërmon vetvetiu
Dheun e përzierë me hije e eshtra
Ndjeva duke pshërëtirë.

Endesha n’kët qytet eshtrash pa rrugë dhe pa adresa
Sepse këtu dhe unë diçka kam lënë
Brodha kudo dhe askund s’mund e gjeta
Sepse t’gjithë kockat gur themeli ishin bërë.

Aty janë që t’gjithë, s’kam më të voglin dyshim
T’stërgjyshërve, gjyshërve, dëshmorëve që për kët’ truall ranë
Shkelim mbi eshtrat e tyre, këndojmë dhe qeshim me gëzim
Çudi, k’ta s’ditën gjë tjetër, t’përzihen me dhe, një me tokën janë.

Pastaj qielli bubëlloi, flakëruan vetëtimat
Një krismë rrufeje mendimin m’la n’mes
Nga thellësitë e shpirtit m’dalin psherëtimat
Mendimi më mban peng, bubëllima më përcjell.

Humbas nëpër mjegullën që më pas bie
S’i n’mantel t’bardhë më mbështjell në të
S’më lë ta shoh botën q’ rrezaton rreze drite
Prandaj m’i ndërpret mendimet
Me zhurmën e rrufesë.

Më pas hëna nxjerr syrin, yjet mbushin qiellin
Mbi flokët e mia rrezet e tyre lodrojnë
Por themelet jan’t’forta, si shëmb dot tërmeti
Se janë ndërtuar me eshtra njerzish
Prandaj kjo tokë ne na dhëmb
Nga thellësia, ofshamat e saj’ dëgjojmë…


I FALEM

I falem qiellit, atje e kam shpresën
Tokën e kam punuar me mund me duart e mia
Ajo m’ka ushqyer, n’të thellë i kam rrënjët
N’fund do t’marr fytyrën e saj
Se me ushqimin tënd u rrita.

E k’shtu ti me bujarinë tënde na ke mbajtur
Ëndra t’bukura t’pafund shihnim kur flinim mbi ty
Të dy shpesh nëpër shekuj jemi përgjakur
Qielli me sytë e yjeve na pa, dielli hapi t’vetmin sy.

Dhe më s’fundi, do t’na marrësh në gjirin tënd
Duke na strehuar me shumë dhembshuri
Për herë të fundit qiellit do t’i falem
Bashkë me trupat qiellor duke u endur n’galaksi…


SHPORRU TUTJE O NJERUC

Njeruci është brenda teje dhe t’sillet nëpër bark
N’fyt të zë makthi, n’fytyrë bëhesh meit
Megjithse është i vogël
Vështrimi turbullohet, sytë t’skuqin gjak
Pak nga pak si tenja t’bren n’shpirt papushim.

Megjithëse i vogël ai është shumë i fuqishëm
T’kapërthen pejzat e shpirtit duke t’i prek me dorë
Shumë herë të transformon n’njeri t’përbindshëm
T’nxit me errësirën që t’bëhesh mizor.

Ky njeruc s’të ndahet s’i kone pas duke lehur
Shkon dhe nga shkon vjen e lëpihet pas teje
Sa herë prej vetvetes ai është i trembur
Fytyra i ndron çehre, gjithmonë vjen e zbehet….


DUKE RENDUR PAS ËNDRRASH

Kam rendur agimeve për t’ kapur ëndrat
N’rrugën e mundimshme tërë lakedredha
N’trurin tim t’gjitha jan’përvijzuar s’i n’hartë
Kështu i rraskapitur më zinte mbrëmbja.

Ëndrat para m’prinin si kurorë pranverore
Dhe n’mes tyre dalldisesha s’i i marrë
Ëndrrat ashtu siç m’vinin m’zhdukeshin shpejt
N’mëngjez, n’rrudhat e trurit tim nguleshin ngadalë.

Kur kthehesha n’mbrëmbje gjumi qepallat m’i rëndonte
Ëndrrat vazhdonin përesëri rrugtimin e tyre t’përhershëm
Mëngjesi pas tyre përsëri me vrap do t’më çonte
E nesërmia përsëri pas ëndrrash do t’m’gjente duke i ndjekur…


SI VALA E DETIT

U zhyta n’ujin e kaltër të detit
Më mbuloi shkuma tij e bardhë
U shkriva si kripa vetëm shëllira mbeti
N’breg përplasem dallgë dallgë.

Ja njom buzën e tharë nga etja tokës
Mbi rërën e nxehtë shtrihem ngadalë
Dallgët bien, krahët bëhen valë
N’vorbullën e tyre njëherësh më mbështollën.

Vështrimi m’tretet larg ku bashkohet deti me qiellin
Ku dielli pasqyrohet bashkë me hënë dhe yjtë
Ja heq ngadalë vellon q’mbulon fytyrën e detit
Qielli gjithnjë vështron poshtë asnjëherë s’i mbyll sytë…


BASHKË ME FLAKËN E QIRIRIT

Bashkë me flakën e qiririt
Të dy endemi në terr
Ne të dy errësirën njohin më s’ miri
Me ngadalë ja heqim vellon e zezë.

Duke luftuar të dy kundër errësirës
Derisa drita mbi të t’fitojë përherë
Pasatj fjala kalëron bashkë me dritën
Dhe të dyja sëbashku ndriçojnë dhenë…

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen