Mittwoch, 3. Juli 2013

Pal Ndrecaj

Pal Ndrecaj u lind në vitin 1960 në Moglicë të Gjakovës. Ka studiuar letërsinë shqiptare në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si mësimdhënës dhe si gazetar në “Koha ditore”.
Jeton në New York.

 
Ka botuar keta libra:
1. “Lule mbi plagë” (Poezi), “Rilindja”, Prishtinë, 1993
2. “Akti i krijimit” (Poezi), “Rilindja” Prishtinë, 1998
3. “Lista e zeze” (Roman), KL “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë, 2010
4. “Demant (Poezi), Gjakovë 2010

 Poezi nga Pal Ndrecaj

ME SKËNDERBEUN NË UDHËTIMIN E GJATË
DERI NË HYRJE TË LAGJES 21
KUR LËSHOI GRAHMAT E FUNDIT E THA:
PO VDES!


U takuam me të në lagjen 15

Po shkoj tha
Shqipërinë ua ruajta dhe lavdin e Zotit
do ngritem përseri me ju në rrugë

Vazhdova ecjen
që nga udha e parë e lagjes vijuese
rrugët merrnin kryeneçësisht teposhtë
fundit fundin t`ia preknin

Mbi secilën udhë kah eca
qielli i vranët ngrysej me fytyrën e Imzotit
Ai lotonte mbi ne që po dilnim nga shtëpia
strehëve të huaja të fusnim kokën

Në Kishën e Shën Kollit në Lezhë i lutej Marisë
Nano ruajma Shipnine sit a rujta T`yt Bir

Vetë e pashë me sytë e mi
me Formulën e Palit në Dorë
duke bredhur maleve shtëpi më shtëpi
pastaj kur e shikoi veten në Historinë e Barletit
Kur shkoi të Buzuku ia puthi Mesharin
kur thirri Bogdanin e Budin
e u tha:
shkoni e predikoni
falas keni marrë falas jepni

Pastaj shkoi në Stamboll takoi Naimin
(në kokë të Gjonit bëri be se shumë i ngjante)
e futi në një kthinë dhe i tha të bënte çmos
që të dërgoheshin sa më shumë libra në Shqipëri

Një copë të mirë udhe
ia mori kalin për dore Dhaskal Todhrit që të mos vonohej
dhe shkoi në Kongresin e Manastirit t`i shihte Germat

Përsëri u kthye në Stamboll
dhe i bëri shenjë Ismail Qemalit të kthehej në Vlonë

Ditën e madhe nxirrte herë njërin sy në
një krahinë herë tjetrin në tjetrën
dhe qeshte me fytyrat e gjithë arbërve

Pas shumë e shumë mundimesh
u përpoq të hyjë në ndërtesën e Komitetit Qendror
t`i qortonte burrat e t`u thosh të kthehen

Xhaxhi i tha se s`kishte kohë të ndalej
po studionte variantin Stalin të Internacionales
Dikush, duhet të ketë qenë i fraksionit
i tha ik se po bëhen gati të të vrasin

Meqë aty askush s`e priti as e dëgjoi
u hidhërua shumë
dhe vendosi t`i bie kryq e tërthorë Shqipnisë
t`i ftojë trimat ta rrëzonin qeverinë

Në udhë e takoi Odhise Paskali
i cili duke parë rrezikun
që i kanosej Imzotit
ta veshi në Bronz
dhe e vuri në kalë me shpatën e zhveshur
dhe ta vendosi mu para ndërtesës së Komitetit Qendror
dhe kështu ia lagu Enverit
i cili nga urrejtja e zilia
u fut edhe vet në një përmendore bronzi

Skulptori, meqë për shkak të cezurës
s`mundi ta thoshte ndryshe
se xhaxhi s`i shte njeri
e bëri përmendoren disa metra të lartë
duke iu shmangur përmasave reale
skulptura fliste për xhaxhin përbindësh

Gjatë viteve të Partisë
herë-herë i thoshte ndonjë fjalë lavdie komunizmit
(se ia lypte mënyra e të sjellurit me diplomaci)
dhe s`duhet parë për të madhe
nëse e barti librezën e kukqe

Përpak do të kishte dhënë shpirt
po tëmos pinte një pikë ujë në Bujan

i vizitoi të gjitha kufomat në Tivar e Drenicë
i lavdëroi dhe pasi i puthi të gjithat në ballë
vendosi të ikë jashtë
ta afirmojë çështjen shqiptare në botë.

Gju më gju ndenji më Jusufin Bardhoshin e Kadrinë
dhe pasi i dëgjoi mirë u vuri dorën në kokë
që të mos i frikësojë vdekja

Më 1989 u kthye në Prishtinë
dhe e këshilloi Rugovën se në këtë fazë
e rëndësishme ishte të ruante popullin nga shfarosja

Duke enjohur pozicionin strategjik të Shqipërisë në botë
dhe kundërthëniet mes blloqeve
thirri të kthehemi në rreshtat e Tij

Këtë të rrallët e ndien
dhe edhe më të rrallët guxuan ta dëshmojnë

Në këtë e sipër u ngrit Xajë Nura
dhel ëshoi një traktat poetik për ungjillizimin e jetës

Shpërthyen lemeritë mallkimet
propaganda e pluhurit trashi velin e vet

Pastaj shkoi te Nënë Tereza
qe të mos linin dilema rreth përkatësisë
e thanë bashkë një lutje shqip

Nxitoi me vrap në Biblioteka dhe lexoi
gjithë ç`ishte shkruar për të e për Shqipërinë
nga ca sirtarë gjeti të shkruar se ishte tradhtarë
armiku më i madh i shqiptarëve e i perandorisë mike
bile edhe se s`dihet nëse ka vdekur turk apo arbën

Gjergji kapi kokën me dorë dhe nga mërzia zuri të shkulë mjekrrën
u mërzit shumë qajti dhe përpak nuk na vajtoi për së gjalli
futi shpatën në këllef e tha:
armiq të fëlliqtë këta që fshihkan në letra!

 

 
TABLLO ME ATDHEUN NË JAVËN E MADHE

Të hënën atdheu i sapoformësuar
për herë të parë me sytë e saj buzëqeshi
atdheu fytyrë e saj
e gatuar nga balta e zgjedhur
në përngjasim të Zotit

Të martën ajo krehu flokët
dhe ia hedhi atdheut mbi supe
pastaj u lëshoi pakëz të kuq buzëve

e mërkura lindi e puthur në të dyja faqet

Dikur vonë pas mesdite
shfaqen shenjat e ndërrimit të motit

Të enjtën në Moglicë bie borë
duken në male ujqit
arave studiove bie natë e ndjekjeve
ajo shkopsit dashurinë
ia hedh atdheut përmbi
ai merr frymë i strukur nën të

Të premten
atdheun tonë e çojnë për ta vënë në kryq
prej Nishi gjer në Janinë bie muzg i vdekjes

këtu bihet në gjunj
dhe mbahet një mot heshtje

E shtuna e varrit natë e gjatë sa shekujt
shpejt do të kalojë
sipas Profecive të Shenjta
dhe gdhihet agimi i bardhë i të Dieles

së Pashkëve

dhe atdheu ynë ngrihet nga varri
lehtë
si ngrihesh ti nga shtrati
një mëngjes që ende s`të ka prekur
shqetësimi për mua
dhe me një trastë të kuqe
u shpërndan ve fëmijëve

Të dielen më shumë se kurrë
atdheu të përngjan ty

Ai është trupi dhe shpirti yt
që më mban në jetë


DEMANT MËKATIT TË RRJEDHSHËM
 
Nuk di edhe sa udhë duhet bërë që të lë mbretërinë tënde
kam provuar shtigjet që bien më trup
dhe ato që shpiejnë për së largu
në jetë kështu nuk udhëtohet
thonë ata që të gjitha caqet
i kanë gjetur të gatshme si mëkatin e rrjedhshëm
prej të cilit nuk u lirua njëherë njerëzimi

Nuk pendohem pse desha të gjithat t`i provoj vetë

Ai që mblatoi baltën për ne
rrugët nuk i bëri të rrafshta
kodrat kthesat presin syrin tënd
ato nuk lojtën vetë as dje as kurrë

Më beso më i mirë është një dyshim që tmerrësisht të trazon
se besimi i dhuruar që të fal rahatinë
që nuk ia shplon rrënjët as një fije bari!

Shprish gjithçka qoftë vetëm për ta parë njëherë
edhe dheun me të cilin je mblatuar trup e shpirt
ty vetë të takon të njohësh atë përbërje

Dhe mos çaj kokën nëse ndonjëherë lodhesh në gjysmëudhë
a nëse ndonjë hap prapa të kthen
mjaft që shtigjet janë provuar nga hapat tu
e dheu ka gjurmën e shputës sate
ashtu që tjerët që mblatohen prej tij
të jenë poashtu të gatshëm për fillime


DEMANT (1)

Vjen një qast e prish gjithë c`ke ngritur
mure të larta rrëzohen njëri mbi tjetrin
përtej horizonti ta bën të ditur se
aty ku është tani
të priste edhe dje
as i ftohtë as i nxehtë as qesh as qan as të qorton
pse nuk e dije se ai shtrihet përtej

Bien muret
sic bien mendimet që hyjnë ngulen e veprojnë
si ideja e mëkatit të rrjedhshëm

Ditë e gjatë pune
material i shumtë për t`u sanuar
ricikluar
djegur

Bien ato rrënohen
mbi kokën tënde derdhet gjithë ajo lëndë
Ti shpëtove
është hija jote ajo që shtrihet për dhe
ti je në këmbë
vetëm ngase ato bien
ato mbahen në këmbë kur ti je në pozicion të shtrirë
kur ngritesh – bien vetë

Bien njëri mbi tjetrin muret
dhe shfaqen njëri pas tjetrit horizontet

 
 
DEMANT (2)

Çmend botën nga dhëmbja

Vëre dorën vëzhgo!
e ndjen?

Pastaj ti më pyet mua
unë nuk e ndjej më

Është dora jote në të

 
ATDHE SI OFERTE

Atdheu im
nis ke une
shtrihet gjer tek ti
dhe shkon tutje...

Eshte aneksionist i madh-
synon ta shtyej vijen kufitare
deri ne skaj te botes

Pastaj kete e shpall Dite Pavaresie

Eshte asimilues i pameshire
s'perfill fete kombet racat

Ne rendin e tij te gjerave
njerezit sundojne mbi hijet
te cilat pasi s'kane me asnje gjase
nuk u vihen atyre prapa

Ta dergoj si oferte ta pranosh
edhe ti per atdhe tendin
se vetem nje po mungoi
ai s'e ngrit dot flamurin
ne Pervjetor Pavaresie...

 
 
BISEDË ME DETIN

Heret e fundose flotën e gjatë
të ëndrrave të mia

As pyete kah vinte
as pyete nga mbante

Që i vogël
në fletën ende të zbrazët
të vizatoja duke ma ledhatuar kokën
si dorë e nënës

Det o det
s`e dija se një ditë
do ta grisësh kështu
portretin tënd aq të bukur…
 

BISEDIM I FUNDIT I EVËS ME ADAMIN

Një shamatë shpërthen nga Kopshti i Edenit
Adami i çliruar nga ankthi
qorton mijra vitet e veta
përse e kishin krijuar me zor

Eva e liruar nga mëkati
del nga faqet e historisë
ku vuante dënimin e paqenësisë
dhe na e bën me sy sikur të thotë
se gjarpri i famshëm
nuk e kishte mashtruar atë
por ne

Ata mbyllin faqet e tyre
duke lënë në ballë të kohëve në vijim
një mollë të kuqe
dhe një gjarpër që zvarritet në ndërgjegje

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen