Montag, 1. Juli 2013

Fehmi Ajvazi

Fehmi Ajvazi

Fehmi Ajvazi, lindi më 23 shtator të vitit 1962, në Gjilan. Ka mbaruar shkollim fillorë dhe të mesëm në Zhegër, përkatësisht në në Gjilan. Ka apsolvuar në Shkencat Juridike. Ndërkaq, ka mbaruar Shkencat Politike. Ka përfunduar edhe ligjëratat për Master në drejtimin Administrativo – Politik. Nga viti 1988, ka filluar të merret me shkrime. Në cilësinë e gazetarit, ka punuar rreth 20 vite. Në vitin 1995, ka botuar librin e parë poetik: “Porta e hapur”. Një vit më vonë, më 1996, ka botuar librin dokumentar: “Vite të stuhishme-kujtime mbi ngjarjet në Universitetin e Prishtinë”. Pas vitit 2000, ka botuar disa libra dokumentar dhe publicistik. Gjithashtu, në vitin 2007 ka botuar edhe librin e dytë poetik me titull “Spiritus”. Kurse në vitin 2018 ka botuar librin publicistik "Figura e Adem Jasharit". 
Jeton në Prishtinë.


Cikël me poezi nga Fehmi Ajvazi


SHPORTA ME MOLLË DHE GJARPINJË

Shporta me mollë dhe gjarpinj, kush e solli
Trojanët a grekët, zotat, Agamemnoni
Ç’është ky mëkat – kulpër, kjo udhë demoni
Te këmbët tona - udhëkryqeve të mortit

Kush i këputi mollët, ishin në rremb-në Eden
Pjekur nga yje gjithësie, nga shkëlqime lotësh
Ata që bënë kalin e Trojës botën të shemb
A t’i Judë që vrave kumtin e fjalës-Zotin

Po gjarpëri ç’u deshtë, ishte në therë-në gur
Anatemë në maje olimpi, ku brenë miza hekur
Shihni si pretë fusha dhe male me helm e trup
Nga zvarritje e tij, sa kohë kanë vdekur…?



PESHA E KAOSIT

Nën ritmin e pikave të shiut në vjeshtë
Shkrihet teni yt i përgjakur në pasqyrë
Fryma hynë në copëra legjendash e rri
Bëhet kulpër t’i lidhë këmbët t’ua popull

S’ka portë të hapur në diktaturë askete
Ka liri shfrenimi në stadiume: katarzë

Morisoni ka vdekur për një rigë shiu
Ta kthejë qiellin në vjershë kryengritëse
nën ritme - bluzi që të shtinë në dhe

Përtej rokut të katandisur e pa identiet
Bukovski u çmend për një kurvë: thanë...
Se nuk e gjente thelbin e dashurisë qiellore
Panteonin e lirisë tokësore që të shiton

Hija e rrëmujës mbulon si mjegull udhët
Me zjarr e ploje shkrihet teni yt i përgjakur
Sokrati iku në paqe dhe fluturoi në qiell
u bë përgjithmonë mbret i lirisë së tij



EX NIHILO

Grigja e së keqes hyri tinëz në libër kujtese
E vret lirinë: në ex nihilo e kthen frymën tonë
Siç thyhen degët e lulepjeshkave n’pranverë
Siç vërbohen sytë e pafajshëm - fëmijërorë

Kështu rrënohet imazhi i frymës njerëzore
Nën hijen e varrezave fle e gërhat diktatori

Ligjëratat për kuotën e lirisë lidhen kulpër
Bijtë e bushtrës dehën në bordel krime
Undergraundeve të pista - konspirative
Qosheve të betonta - të mos i sheh as zoti

Nën ritmin e pikave të shiut ka vdekur gjeniu
Askush se kuptoi vetminë e frymës së tij

Legjionet bastarde e mbuluan me flamurë të zi
S’harrojnë ditën e varrimit t’ia kujtojnë me tupane
Që të mos kuptohet formula e marrëzive
Formula e krimit në emër të parajses së rreme



MESAZH

Në kohë vjen e zbret mes nesh
Popull i lashtë si murmurimat
Një gur rrënje sjellë n’kët shesh
Një mesazh prej vetëtimash

Ne se dim kur t’i je nisur
Prej Iloni a Dardanisë
Veç e dimë që mbytur s’je
Nëpër greminat e lirisë

Në kohë vjen dhe zbret këtu
Me legjenda plotë mallkim
Mes acareve zjarri-prush
T’i ngrohë udhët plotë shkëlqim

Shekuj t’mbrapsht me ulërima
Lidhnin nyje fatin tënd
Veç t’i s’ishe kurrë Kartagjena
Ishe rrënja e gjakut tim

Popull i lashtë si yjet n’qiell
Shpëto shpirtin në këtë shesh
Me zjarr zemre fytyrë-diell
Lidhi nyje tokë e det…
_____
Burimi: GAZETAKRITIKA.NET

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen