Miradije Gashi u lind në fshatin Arllat të Komunës së Drenasit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmën (Akademinë Pedagogjike) si dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike, në Prishtinë, ku mori titullin: "Arsimtare e grupit klasor". Menjëherë pas diplomimit zuri punë në Shkollën fillore "Emin Duraku" në Arllat. Mëpastaj kreu studimet në Degën e Pedagogjisë të Universitetit të Prishtinës. Ndërkohë u bë anëtare e Kryesisë së Lidhjes së Arsimit Shqiptar në Republikën e Kosovës. Po atë vit Miradija u angazhua edhe në Kryesinë e Forumit të Intelektualëve të Kosovës. Miradija ështe arrestuar dhe maltretuar disa herë për shkak të veprimtarisë së saj atdhetare. Më1994 emigroi në Gjermani. Edhe në mërgim e vazhdoj veprimtarinë e vet arsimore dhe kulturore. Aktualisht jeton dhe vepron në Stuttgart, ku mban mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët e bashkatdhetarëve tanë.
Përmbledhja poetike "Jam gur i vendit tim", është libri saj i parë.
Kliko dhe lexo ==>> Poezi nga Miradije Gashi
Dienstag, 13. Mai 2014
Zyrafete Manaj
Zyrafete Kryeziu - Manaj, u lind në vitin 1958, në Therandë (Suharekë) të Kosovës. Aty i kreu me nota të mira, shkollën fllore e të mesme. Më tej, i ndoqi studimet e larta, në Prishtinë. Shërbeu me përkushtim në shkollën e vendlindjes dhe në ato të Gllarevës (Klinë) e Gadimes (Lipjan). Por ishte periudha e pushtimit të egër serb dhe vëzhgohej me kujdes çdo ndjenjë atdhetare e rinisë shqiptare, për liri e pavarës. Njëra nga vajzat trime, ishte edhe Zyrafetja dhe prandaj regjimi i huaj e ndoqi hap pas hapi, deri sa, më 1982, e arrestoi, kur ishte në orën e mësimit me nxënësit dhe e burgosi këtë përhapëse sypatrembur të fjalës shqipe.
Përveç qendrimit trimëror pas hekurave, atje vazhdoi ta shprehte dufin e urrejtjes kundër regjimit serb, në poezitë që shkroi. Sigurisht, ato arriti t’i botojë ato vetëm më pas, në revistën “Kosovarja”. Ndërsa përmbledhja e parë e saj me poezi ishte, me titullin kuptimplotë, “Loti i tronditur”(Tiranë, 2001). Është e kuptueshme se përmbajtja kryesore e poezive të saj ishte atdhedashuria, trishtimi për vuajtjet e popullit kosovar nën regjimin serb, por edhe qendresa e vendosur ndaj tij.
Libri i dytë i saj është , Vasha e valëve” (Prizren, 2010)
Libri i tretë i saj, është "Mbi uraganin e dhembjeve". Kurse, libri i katërt, "Aty ku prehen dashuritë" është në procesin e botimit.
( Shkëputur nga një shkrim më i gjatë i Murat Gecajt)
Libri i dytë i saj është , Vasha e valëve” (Prizren, 2010)
Libri i tretë i saj, është "Mbi uraganin e dhembjeve". Kurse, libri i katërt, "Aty ku prehen dashuritë" është në procesin e botimit.
( Shkëputur nga një shkrim më i gjatë i Murat Gecajt)
ATY KU PREHEN DASHURITË
(Poezi nga libri më i ri që pritet të botohet deri kah mesi i muajit maj)
DET I LUMTURISË
Më fal të drejtën
Të luaj me tingullin e zërit tënd
Të piqem në rrezen e dashurisë
Të prehem me dehjen e qeshjes sate
Në qiellin e syrit tënd
Det i lumturisë
Ma fal të drejtën
E një puthje
Të djegur në vatrën e zjarrit prush
Të freskohet kjo ndjenjë e gulçueshme
Që ndrydhet në pashët e zemrës pa fund
Ma fal të drejtën e zemrës sate
T'i rrokje malli timbrin që thyen
Më fal shkëlqimin e portretit tënd
Që vargjet m’i fal në timen këngë
(Poezi nga libri më i ri që pritet të botohet deri kah mesi i muajit maj)
DET I LUMTURISË
Më fal të drejtën
Të luaj me tingullin e zërit tënd
Të piqem në rrezen e dashurisë
Të prehem me dehjen e qeshjes sate
Në qiellin e syrit tënd
Det i lumturisë
Ma fal të drejtën
E një puthje
Të djegur në vatrën e zjarrit prush
Të freskohet kjo ndjenjë e gulçueshme
Që ndrydhet në pashët e zemrës pa fund
Ma fal të drejtën e zemrës sate
T'i rrokje malli timbrin që thyen
Më fal shkëlqimin e portretit tënd
Që vargjet m’i fal në timen këngë
NATA RRI ZGJUAR
E preka errësirën
Unë e ti zgjuar bashkë
Orët i numërojmë pa hile
Në heshtje sa shumë fjalë
Bjer Ti, të fle unë
Ëndrrën ta lidhim nyje në kohë
T'ia falim dëshirat e bardha
Sikur dikur
Syrit ia kënda ta puth qepallën
Unë ty ballin e bulëzuar
Ta mbështjell me natën time zgjuar
Ta var në arterie zemre
Portretin tënd
E preka errësirën
Unë e ti zgjuar bashkë
Orët i numërojmë pa hile
Në heshtje sa shumë fjalë
Bjer Ti, të fle unë
Ëndrrën ta lidhim nyje në kohë
T'ia falim dëshirat e bardha
Sikur dikur
Syrit ia kënda ta puth qepallën
Unë ty ballin e bulëzuar
Ta mbështjell me natën time zgjuar
Ta var në arterie zemre
Portretin tënd
SHI VERE
Në prushin e zemrës
Digjet ëndrra
Ky shi që bie
I fal njomësi
Të purpurta ditët
Ato rinie
Eh!
Seç më ngjallin nostalgjinë
Me rrudha balli
Rrugët numëroj
Kujtimin e mat me dritën e hënës
Tek bliri i gjelbër
Nën atë aromë
Aty thyhen prangat e një kohe të nëmur
Në bri i rrinim fontanës plakë
Me lojë dashurie freskinë ia vidhnim
Nuk e di sot pse koha me ndjek?!
Apo ky shi më zgjoi mallin
Në prushin e zemrës
Digjet ëndrra
Ky shi që bie
I fal njomësi
Të purpurta ditët
Ato rinie
Eh!
Seç më ngjallin nostalgjinë
Me rrudha balli
Rrugët numëroj
Kujtimin e mat me dritën e hënës
Tek bliri i gjelbër
Nën atë aromë
Aty thyhen prangat e një kohe të nëmur
Në bri i rrinim fontanës plakë
Me lojë dashurie freskinë ia vidhnim
Nuk e di sot pse koha me ndjek?!
Apo ky shi më zgjoi mallin
SYTË KAH DIELLI
Kur aromë
U vodh atë ditë
Erës iu fal
Në horizonte u shpërnda
Dielli qeshi tinëzisht
Tokës iu fal
Eh…!
Lulebozhure Kosove
Kapërthyer në petale
Triumfin a e vërejte
Apo diellit iu fale
Në hapësirë
Sytë kah dielli ishin
Kur aromë
U vodh atë ditë
Erës iu fal
Në horizonte u shpërnda
Dielli qeshi tinëzisht
Tokës iu fal
Eh…!
Lulebozhure Kosove
Kapërthyer në petale
Triumfin a e vërejte
Apo diellit iu fale
Në hapësirë
Sytë kah dielli ishin
NË MËNYRËN E VET
Bartur
Nëpër krah ditësh
Në kohën
Që gëlltitet nga pritja
Si meteori në lojën e vet
Tinëz shkrep
Zhduket
Fiksimi mbetet
Rrugë pa fund
Si dashuri e parë
S’e mbulon dot harresa
Mbështjellë
Me dregëz kohe
Ruhet si një kujtim
Në agimet pa fund
Në mungesë
Pesha e vret
Bartur
Nëpër krah ditësh
Në kohën
Që gëlltitet nga pritja
Si meteori në lojën e vet
Tinëz shkrep
Zhduket
Fiksimi mbetet
Rrugë pa fund
Si dashuri e parë
S’e mbulon dot harresa
Mbështjellë
Me dregëz kohe
Ruhet si një kujtim
Në agimet pa fund
Në mungesë
Pesha e vret
Sonntag, 11. Mai 2014
Ernest Koliqi
Nuk janë shum shkrimtarët t´onë, emni i të cilvet të njifët aq mirë në shtresat letrare shqipe sá ai i Koliqit; të pakët janë atá, prodhimet e të cilvet të kenë marrë aq hapt në çdo kând të Shqipnís, sá ato qi emnin e tij në çfaqje kulturore gjithëfarësh, në botime nëpër fletore e revista të ndryshme, disá prej të cilavet themelue dhe mbajt prej tij vetë, në botime veprash qi janë të pacaktueme të... zánë nji vend të dukshëm, dashtas e padashtas, në historín e letrave t´ona.[1]
Ernest Koliqi (20 Maj 1901 - 1975) lindi në Shkodër në një familje me origjinë nga Dukagjini, e rënë në krahinën e Anës Malit, e mandej në Shirokë të Shkodrës.[2] Djali i Shanit dhe i Age Simonit, në gjirin e një familje të madhe me vëlla Mikel Koliqin, i pari kardinal shqiptar, Viktorin, Guljelmin, Lecin, e motra Margeritën dhe Terezinën.[3] Është themelues i tregimit tonë modern, ndërkohë dhe poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, gjithsesi dhe veprimtar politik, të kulturës së politikës dhe të politikës së kulturës, gjithmonë kombëtare, të gjysmës së parë të shekullit XX.[4]
Familja në zanafillë kishte mbiemnin Kolaj, por nga tregtia e vazhdueshme me Malin e Zi i mbet Koliqi nga një periudhë e mbrapa. Ndoqi mësimet e para në Kolegjin Saverian të Jezuitëve. I ati, Shani e dërgon për të studjuar në Itali kur ishte 15 vjeç. Studion në Kolegjin Jezuit Arici në Breshia. Në gazetën “Noi giovani” (“Ne të rinjtë”), të cilën e themelon vetë me disa bashkënxënës, boton poezitë e tij të para në italisht. 1921 - Kthehet në Shqipëri dhe ristudjon shqipen me themel, mentori i tij Imzot Luigj Bumçi e prezanton me përfaqsuesit më premtues të brezit kulturor, si Kolë Thaçi, Kolë Kamsi, Lazër Shantoja, e Karl Gurakuqi.[5]
Në një konkurs për himnin kombëtar, mes krijuesve të rinj e jo të rinj, merr pjesë edhe Ernesti i cili vlerësohet me çmim të parë nga një juri e përbërë prej Gj.Fishtës, F.Nolit, M.Frashërit, L.Gurakuqit.[6] Ku dy vjet më pas themelon së bashku me patër Anton Harapin dhe Nush Topallin, revistën "Ora e Maleve", me drejtor gjegjës Shuk Gurakuqin. 1924 Bën pjesë në Shoqërinë patriotike "Bashkimi", e krijuar nga Avni Rustemi. E thërret L. Gurakuqi në Tiranë si sekretar personal. Më vonë bëhet sekretar i Ministrisë së Brendshme. I nxitur nga L.Gurakuqi dhe miqtë e tij, dërgon në shtyp poemthin dramatik “Kushtrimi i Skëndërbeut”. Kjo vepër i dha shpresën për të hyrë përgjithmonë në botën e letrave shqipe. Për shkak të lidhjeve të tij të reja politike, detyrohet t'emigrojë për pesë vjet në Tuzla të Bosnjes,[6] për t'i shpëtuar ndonjë goditjeje nga forcat zogiste, pas lëvizjes së dështuar të Nolit. 1929 - I ndikuar nga ky rreth shqiptarësh, Koliqi shkruan vëllimin me tregime “Hija e maleve”, vëllim i cili e pagëzon edhe si krijuesin e prozës moderne shqiptare. Me një stil të mrekullueshëm narrativ, ai arrin të paraqesë në këtë botim një sërë episodesh të jetës malësore nën ndikimin e rregullave të ashpra të Lekë Dukagjinit por pa munguar edhe skenat e jetës qytetare shkodrane. Me këtë vëllim ai mirëpritet të kthehet në qarqet letrare në Shqipëri. 1930 - Mbretëria shqiptare e fal Koliqin dhe e emëron mësues të thjeshtë gjimnazi. Nga viti 1930 ishte mësues në Shkollën Italiane Tregtare në Vlorë ku i jep mësim mes të tjerëve edhe Petro Markos;[7] dhe në gjimnazin e shtetit në Shkodër ku i jep mësim Lazër Radit. Ku dhe i porositur nga Mustafa Kruja me mbledhë librat e bibliotekës së tij që qe shpërnda ndër françeskanë e jezuitë.[8] derisa shtrëngohet, sërish për arsye politike, të largohet për në Itali. Në vitin 1932 botoi vëllimin e parë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë” (me një parathënie nga Fishta), një antologji me 280 faqe që u përdor menjëherë si tekst letërsie në gjimnazin klerik të Shkodrës dhe përmban katër poetët më të mëdhenj të Italisë: Aligierin, Petrarkën, Arioston, Tasson. 1933-34 Regjistrohet në Universitetin e Padovës për të vazhduar studimet. Edhe pse me punë në Padova, Koliqi nuk i shkëput lidhjet me Shqipërinë. Bashkëpunon me redaksinë e të përjavshmes kulturore “Illyria”. Gjitha vjershat e veta i përmbledh në vëllimin “Gjurmat e stinëve” ku paraqiten me një frymë krejt të re skenat e jetës shkodrane dhe gjejmë të pasqyruar shpirtin e poetit me ndjesina atdhedashurore. Ndërsa, autodafeja e vendosur në krye të këtij libri vlerësohet si një ndër aktet më të rëndësishme në fushë të mendimit estetik shqiptar. Në një sërë botimesh periodike dhe veprash të tij, Koliqi afirmohet si një talent i letërsisë shqiptare. 1935, Itali - Pas suksesit të vëllimit të parë me tregime, boton një libër me 16 novela me titull “Tregtar flamujsh” me lëndë të nxjerrë nga mënyra e jetesës së popullit tonë, sidomos të atij të qytetit të Shkodrës. Ngjarjet dhe problematikat sociale që prekin veprën gjithnjë i nënshtrohen një analize të thellë psikologjike. Ky vëllim novelash, siç vëren Miaser Dibra, i përket një shkalle pjekurie më të madhe të autorit. Po këtë vit boton edhe poemthin në prozë “Quattuor”. 1936 - Emërohet Lektor i Shqipes pranë Universitetit të Padovës që drejtohej nga Carlo Tagliavini. Boton vëllimin e dytë të antologjisë “Poetët e mëdhenj të Italisë” (me parathënie nga Tagliavini). Ky vëllim përfshin vjersha të përkthyera të katër italianëve të tjerë: Parini, Monti, Foskolo, Manxoni. Personalisht çmonte Giosuè Carducci, Giovanni Pascoli, dhe Gabriele D'Annunzio-n.[5] Edhe vëllimi i tretë ishte i përgatitur por nuk u botua. 1937 kryen studimet në Padova me tezën “Epica popolare albanese” (“Epika popullore shqiptare”), tezë doktorate e cila u vlerësua nga shumë albanologë si N. Jokli, M. Lambertz etj, që u mbërrit me ndihmën e disa kangëve që ia dha Atë Bernardin Palaj. Tashmë i mirëjohur si albanolog, ndoshta kreu i studimeve shqiptare në Italí.[5] 1939 - Emërohet titullar i Katedrës së Gjuhës dhe letërsisë Shqipe në Universitetin “La Sapienza” në Romë por nuk do të rrijë gjatë pasi po këtë vit nis punën si ministër arsimi në qeverinë shqiptare. Me të marrë në dorë ministrinë e arsimit, ai mblodhi rreth vetes njerëzit e kulturës, shkrimtarët më të shquar dhe i vihet përpilimit e botimit të teksteve shkollore. Sa qe Koliqi ministër u arrit:
- botimi i historisë së letërsisë, me kritere të shëndosha, në dyvëllimshin “Shkrimtarët shqiptarë”(1941), nën kujdesin e Namik Resulit e K. Gurakuqit.
- botimi i të parës antologji në shqip: “Bota shqiptare”(1943).
- mbledhja e folklorit për të plotësuar veprën “Visaret e kombit” (vëllim me materiale nga folklori ynë)
- thirrja në Tiranë e Kongresit Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare në vitin 1940 (Instituti i Studimeve Shqiptare me qendër në Tiranë, pararendës i Akademisë së Shkencave).
- botimi i vëllimeve “Rreze dritë”, “Te pragu i jetës”, “Studime e tekste”.
- themeloi e drejtoi të përkohshmen “Shkëndija” në korrik të 1940.
- hapja e shkollave shqipe në Kosovë; hapi edhe një shkollë të mesme në Prishtinë dhe mundësoi dërgimin e studentëve nga Kosova me bursë në Itali dhe Austri.
Para dhe mbas pushtimit italian bashkëpunoi me revistat “Hylli i Dritës” e françeskanëve, “Leka” e jezuitëve, “Përpjekja shqiptare” e Branko Merxhanit , “Minerva”, “Besa” etj.[6]
Si Ministër i Arsimit në kohën e pushtimit italian në kabinetin e Sh. Verlacit e n'atë të M. Krujës, gjatë Luftës së Dytë Botërore; në shtatorin e vitit 1941 kur me një vendim, mbi 200 arsimtarë normalistë dhe të shkollës amerikane të Fullcit, shkuan në Kosovë, trojet shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi, si dhe në Çamëri. Një akt i tillë ka qenë dhe mbetet përjetësisht sublim se ai dha frutet e veta në hapjen e shkollave shqipe, në hapjen e dëshirës për të mësuar dhe rrënjosur shqipen në të gjithë trojet shqiptare.[9] [10] Nga 1942-43 ishte kryetar i Institutit të Studimeve Shqiptare dhe largohet nga Ministria e Arsimit duke lënë pasues Xh. Kortshën. Martohet me arsimtaren Vangjelije Vuçani dhe patën dy fëmijë: Markun dhe Elizabetën.[6] Në një letër dërguar më 16 tetor 1941 nga ministri i arsimit të Qeverisë së atëhershme shqiptare Ernest Koliqi konsullit shqiptar Nikollë Rrota në Vjenë thuhet se ka angazhuar N. Joklin si organizator të bibliotekave të Shqipërisë me një rrogë mujore prej 600 frangash ari.[11] Në zgrip e kapitullimit të Italisë fashiste, zavendëson Terenc Toçin në krye të Këshillit të Lartë Fashist, gjë që do t'i kushtonte edhe më tepër në syzet e regjimit që do të vinte.[5] 1944 - Largohet për në Itali. Nga një telefonatë merr vesh për kapjen e P. Markos nga ana e gjermanëve, të cilit i shpëton jetën.[7] Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk përmbante asfarë shenje a parashenje politike. U ndalua për shkak të veprimtarisë politike të autorit, përkatësisë fetare dhe gjuhës letrare të përdorur. “L’Albanie Libre” është një e përkohshme e sapo dalë në Romë me të cilën Koliqi fillon bashkëpunimin. Ndër të shumtat shkrime, këtu nis të botojë nga viti 1954 deri më 1961, studimin krahasues “Dy shkollat letrare shkodrane - e Etënve jezuitë dhe e Etënve françeskanë”. Në këtë studim të tij vërehet përpjekja për të hartuar një histori të mirëfilltë të letërsisë shqiptare, jashtë ngjyrimeve ideologjike. 1957 - Me dekret të Presidentit të Republikës së Italisë, më 2 shtator 1957, për njohje të prestigjit, Katedra e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e Universitetit të Romës, nderohet duke u bërë Institut i Studimeve Shqiptare.
Në Firenze boton vëllimin “Poesia popolare albanese”(“Poezia popullore shqiptare”) ku spikat si studiues i merituar i traditave artistike dhe folkloristike të atdheut të tij. Vëllimi ka tekste shqip e përkthime në italisht.
Themelon të përkohshmen “Shêjzat”(“Le Pleiadi”)që e drejtoi për 18 vjet, e përkohshmja kryesore letraro-kulturore e asokohe. Jo vetëm shpaloste letërsinë bashkëkohore në botën shqipfolëse, por gjithashtu i dha za letërsisë arbëreshe dhe vazhdoi me lavrue autorët e paraluftës, shumë prej të cilëvet të vdekur e pjesa tjetër në mërgim, që denigroheshin aq shumë nga kritikat e Tiranës. Koliqi kështu shërbeu si një zë i largët kundërshtues i shkatërrimit kultural të Shqipërisë nga rendi Stalinian i vendosun. Prej veprimtarisë së tij, letrare e politike, u sulmue nga autoritetet shqiptare e pas-luftës si përfaqësuesi kryesor i letërsisë borgjeze, reaksionare e fashiste. Më 1983 historia e letërsisë shqipe i referohet pasivisht si "Koliqi tradhëtari".[5]
“Shêjzat shërbyen si tribunë dhe dritare informimi mbi aktivitetet shkencore albanologjike në botë. Ato regjistruen në kroniken e tyne edhe ngjarje shoqnore që në të ardhmen do të vlejnë sadopak si dokumentacion historik e kultural për nji periudhë rreth njizet vjeçare”. /Martin Camaj/
1959 - Boton vëllimin “Kangjellat e Rilindjes”(“I canti della Rinascita”) me përkthimin në italisht, kushtuar arbëreshëve të Italisë, ku i nxit ata të ruajnë gjuhën e zakonet e të kenë besim në pavdekësinë e fisit. 1960 - Boton romanin “Shija e bukës së mbrûme” për të cilin Koliqi vetë shprehet: “Ky tregim parashtron edhe përpiqet imtësisht të hulumtojë dramin shpirtnuer të nji të riut shqiptar flakrue jashta atdheut nga pasojat e së dytës luftë botnore.” (Paraqitje në “Shija e bukës së mbrûme”, Shkodër, 1996) Boton studimin “Gabriele D’Annunzio e gli Albanesi”(“Gabriel D’Anuncio dhe Shqiptarët”). 1963 - Boton “Antologia della lirica albanese” (“Antologjia e lirikës shqiptare”) ku për herë të parë paraqiten në një gjuhë europiane përkthimet e lirikat më të mira të autorëve shqiptarë të vjetër e të rinj ku theksohen autorët kosovarë me qëllim që të njihen më mirë. Riboton “Shtatë Pasqyrat e Narçizit” (që e kishte botuar së pari në fletoren Gazeta Shqiptare të Bari-t më 1936) ku paraqiten shtatë copa proze poetike që përshkruajnë gjendjen shpirtërore të shkrimtarit. 1965 - Del në dritë “Albania”, një monografi italisht, botuar në “Enciclopedia dei popoli d’Europa”, Milano ku paraqet një pasqyrë të gjërë mbi Shqipërinë si në pikëpamjen gjeografike, ashtu edhe letrare e historike. 1969 - Më 4 Maj i vdes bashkëshortja Vangjelija. Zhdukja e saj i shkaktoi një mungesë të pazëvëndësueshme e ndoshta shpejtoi edhe humbjen e tij. 1970 - Riboton poemthin “Simfonia e Shqipeve” (që e kishte botuar për herë të parë në fletoren "Gazeta Shqiptare" të Bari-t më 1936), që është si një testament poetik që nënvizon trashëgiminë kombëtare, lashtësinë dhe traditat e popullit. Kjo vepër ka për argument lartësimin e kohës së kaluar të fisit tonë. 1972 - Botohet vëllimi “Saggi di Letteratura Albanese”, Firenze. Një përmbledhje e mirë shkrimesh e konferencash përpunuar gjatë disa vjetëve. 1973 - Vazhdon të përkthejë në italisht pjesë nga Lahuta e Malcís, këngët II-III-IV-V (punë kjo e nisur që në vitin 1961 kur përktheu këngën XXVI; më 1971 këngët XII-XIII-XIV dhe XV). 1975 - Vdes në shtëpinë e tij në Romë më 15 Janar 1975 dhe u varros po në këtë qytet me datën 18, i nderuar nga i gjithë komuniteti shqiptar në mërgim, por i mohuar nga vendi i tij. Në ceremoninë e asaj dite kishin ardhur personalitete të ndryshëm, kolegë, shqiptarë, arbëreshë, miq të ardhur nga vende të ndryshme.[6]
Koliqi ishte themelues e drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letërsia e kultura shqiptare si: Ora e Maleve, Shkëndija, Shêjzat, etj. Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues në prozë, madje së bashku me Mitrush Kutelin konsiderohet themelues i prozës moderne shqipe. Përktheu në gjuhën shqipe poetët e mëdhenj italianë: Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Monti, Foskolo e Manxoni, që i përmblodhi në dy vëllime të librit Poetët e Mëdhej t’Italís I dhe II. Përgatiti, përktheu në italisht dhe botoi Antologjinë e lirikës shqiptare në vitin 1963. Me librat e tregimeve: Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narçizit (1936), Koliqi sjell një botë krejt unike shpirtërore shqiptare, ndërsa gjuha e tij dhe stili janë krejt të veçantë. Vepra poetike me pretendime më të mëdha e Koliqit është Gjurmat e Stinve (1933). Poezitë më të mira të këtij vëllimi janë ato të shkruara në formë të tingëllimit (sonetit). Shkroi nën pseudonimet Hilushi, Hilush Vilza, Borizani.
Pasardhës të Koliqit, sidomos në këmbënguljen e gjetjes së veçantive vendore në gjuhë e në jetë, në letërsinë shqipe bashkëkohore para së gjithash konsiderohet Anton Pashku.[12]
Veprat
Kushtrimi i Skanderbeut, (1924) [13]
Hija e maleve (1929),
Gjurmat e stinëve (1933),
Tregtar flamujsh (1935) [13]
Pasqyrat e Narçizit (1936),
Symfonia e shqypeve (1936),
Kangjelet e Rilindjes (1959),
Shija e bukës mbrume (1960),
Albania (1965),
Epika popullore shqiptare (1937).
Mirënjohjet
- Medalje arit e Shoqnís “Dante Aligheri”.
- Ylli i artë për Meritë të Shkollës.
- Akademik ordinar i Akademisë Tiberiane.
- Akademik Nderi i Akademisë Teatine të Kietit për Shkencat.
- Antar i Akademisë së Abrucit për Shkencat dhe Artet.
- Antar efektiv i Akademisë së Mesdheut.
- Antar Nderi i Qendrës Ndërkombëtare për Studimet shqiptare.[6]
- Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
Burimet
1.^ Gurakuqi K.. "Shêjzat", Vj. VII, 1963, nr.5-8, faqe 163.
2.^ Nga jeta e vepra e E. K.
3.^ Viktor Koliqi, i fshehti dhe i ndjeshmi vëlla shkrimtar - Intervistë me prof. Ardian Ndrecen
4.^ Visar Zhiti: Rrënjët lëvizin
5.^ a b c d e Ernest Koliqi, novelisti i famshëm
6.^ a b c d e f Ndër vite me Ernest Koliqin.
7.^ a b Petro Marko, "Intervistë me vetveten"
8.^ "Shêjzat" 1973, botim përku...jtimor për Mustafa Krujën
9.^ Letër nga Ernest Koliqi dërguar Karl Gurakuqit, Romë, 16–3–1951.
10.^ Hyqmet Zane
11.^ Izer Maksuti: Norbert Jokl - Figurë e shquar e albanologjisë
12.^ Flori Bruqi: Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.
13.^ a b Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut
1.^ Gurakuqi K.. "Shêjzat", Vj. VII, 1963, nr.5-8, faqe 163.
2.^ Nga jeta e vepra e E. K.
3.^ Viktor Koliqi, i fshehti dhe i ndjeshmi vëlla shkrimtar - Intervistë me prof. Ardian Ndrecen
4.^ Visar Zhiti: Rrënjët lëvizin
5.^ a b c d e Ernest Koliqi, novelisti i famshëm
6.^ a b c d e f Ndër vite me Ernest Koliqin.
7.^ a b Petro Marko, "Intervistë me vetveten"
8.^ "Shêjzat" 1973, botim përku...jtimor për Mustafa Krujën
9.^ Letër nga Ernest Koliqi dërguar Karl Gurakuqit, Romë, 16–3–1951.
10.^ Hyqmet Zane
11.^ Izer Maksuti: Norbert Jokl - Figurë e shquar e albanologjisë
12.^ Flori Bruqi: Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.
13.^ a b Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut
______________
Huazuar nga WIKIPEDIA
Dienstag, 22. April 2014
Xhevahir Cirongu - Agron Dragoj, dëshmor i atdheut
Nga Xhevahir Cirongu
Djali i Zhepovës Agron Dragoj, mbeti një dragua në pavdekësinë e historiës
( Me rastin e 40 vjetorit të lindjes të dëshmorit të atdheut A. Dragoj, si dhe 15 vjetori i rënies në krye të detyrës)
Sa herë që vijnë muajët prill, dhe pikërisht kur data shënon 20- të,për fisin Dragoj nënkupton shumë ngjarje e gëzime. Prill 2014! Sa bukur është kur vijnë të tilla stinë me aromën... e luleve dhe këngën e bilbilave!? Natyra ripërtëritet e të jep kënaqësi. Por, muaj prill i vitit 1974 atëherë kur data shënonte 20-të e po këtij muaji;vjen në jetë njëri nga djemtë e fisit Dragoj në Zhepovë të Përmetit. Buzëqeshte natyra. Gëzoheshin të afërmit e djalit të sapo lindur. Edhe gurët e ndjenin atë gëzim të asaj dite pranvere, e jo më njerëzit! Urimet shkuan gojë më gojë atë ditë prilli të vitit 1974, jo vetëm te banorët e fshatit Zhepovë, por madje lajmi shkoi deri në fshatrat Radenj e Pavar. Djalin e Zhepovës, fshatarët e zonës jo më kotë e pagëzuan para kohe ‘’Dragoj i Dëshnicës’’.
Nënë Medine përkëdhelte foshnjen, dhe e vështronte me kureshtje në dritë të syrit. Atje, te ata sy të foshnjes së djalit të sapo lindur, pa diçka dhe mori frymë thellë. E vështroi edhe një herë. Mos më bëjnë sytë! –Ndoshta e kam nga gëzimi, tha me vete Medinea dhe e puthi në ballë djalin. E vështroi edhe një herë tjetër. Por… prapë diçka vërejti te sytë e djalit! Ishte e vërtetë, se në brendësi të syve të foshnjes së djalit ishte shkruar diçka. E lexoi me kujdes. Atje te ata dy sy ishte shkruar fjala Atdhe! Vetëm syri i nënës mund ta dallonte e lexonte atë fjalë! Ajo e mori foshnjen e vogël, e afroi pranë gjoksit, i dha qumshtë nga sisa e saj, prapë e puthi te balli dhe e vendosi mbi supin e majtë. Kush e pa këtë veprim të nënë Medine thanë me vete:’’Po kjo ç’pati! Apo e ka nga gëzimi?!’’ Sytë e foshnjes lëshonin dritë dhe buzëqeshte si lulet e pranverës.
Edhe Zaimi, i ati i foshnjes dukej sikur fluturonte nga gëzimi i lindjes së djalit. Ai e mbante brenda vetes dhe s’e shprente hapur lindjen e djalit të sapo ardhur në jetë. Në kodrën shkëmbore që ndodhej afër lagjes, shkoi aty dhe mori një copë gur. Pranë një shkëmbi kishin mbirë lule . Këputi një gonxhe luleje, dhe s’bashku me copën e gurit u kthye në shtëpi. U afrua te djepi ku djali po flinte gjumë, aty vendosi gurin e gonxhen e lules. Një simbolikë e trashëguar në shekuj kur lind një fëmijë për ne shqiptarët!
Nuk kaloj shumë kohë, e shtëpia e Zaim Dragoj u mbush plotë me miq, të afërm e bashkëfshatarë. Këndohej e hidhej valle! Sipas traditës ngrihej dolli për djalin e vogël të fisit Dragoj. Ishin thirrur në këtë gëzim familjar për pagëzimin e foshnjes. Me gotën në dorë Zaimi iu drejtua të pranishmëme duke u thënë:
-Mirë se erdhët miq! Foshnjen e pagëzojmë sot me emrin Agron! Ta gëzojë, uruan në një gojë të gjithë të pranishmit. Oda e miqëve oshëtinte e nuk rreshte për asnjë çast atë ditë mirësie në familjen e Zaimit e të Medines. Deri në mëngjes kur dielli po ‘’puthte’’ vesën e mëngjesit të prillit pranveror, kënga e vallja nuk pushoi. Edhe djali i vogël i pagëzuar Agron i buzëqeshte diellit të pranverës.

Të shkruah për fisin dragoj nuk është e lehtë, sepse veprimtaria patriotike e atdhetare e tyre është e mbushur me ngjarje sa të dhimbshme aq edhe me ndjenjën e krenarisë. Nëpër rrugëtimin historik ata kanë lënë gjurmë atdhetarie të pashlyeshme. Kurrë s’u mposhtën para vështirësive e armiqëve të atdheut i dolën ballë për ballë. Kohëve tinzare e gjithë armiqëve të kombit, iu qëndruan burrërisht deri edhe me jetën e tyre. Ndoshta, prandaj duhet të ketë marrë edhe mbiemrin ‘’Dragoj’’ fisi i fshatit Zhepovë të Dëshnicës së Përmetit, që do të thotë sipas mitologjisë shqipe shpend i fuqishëm që mposht stuhitë.
Gjyshi i Agronit, një burrë fisnik që e kishte emrin Asllan Dragoj, lë punët e fshatit e shkon për punë në Kuçovë. Aty filloi punë punëtor krahu në puset e naftës. Qysh në fillim u bashkua me lëvizjen patriotike kundër pushtimit fashist të vendit tonë. Shtëpia e Asllanit u kthye një bazë e fuqishme e LANÇ.Vëllai i Asllanit, Bektash Dragoj ishte kryetar i Këshillit të LANÇ të fshatit Zhepovë.
Në vitin 1944 Asllani internohet në kampin famkeq të Mosburgut në Gjermani. Për veprimtari patriotike e atdhetare për çlirimin e atdheut nga pushtuesit,edhe nipi i Asllanit që atëherë ishte vetëm 20 vjeç, në vitin 1943 internohet në kampin e Mosburgut të gjermanisë. Shtëpia e Bektash Dragoj në vitet 1941-1944, u bë një çerdhe e vërtetë patriotike në gjithë krahinën e Dëshnicës. Kjo familje ka pritur e përcjellë edhe figura të LANÇ si: Jaho Gjoleku, Mustafa Matohiti,Fato Berberi(Heroinë e popullit) ,Rustem Çepani etj. Gjyshja e Agronit, Mine Dragoj është nderuar nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër me motivacionin:’’Për kontributin e dhënë në LANÇ’’. Po kështu edhe gjyshi Asllan Dragoj, pas vdekjes me çertifikatë për kontributin e dhënë në LANÇ, me rastin e 50 vjetorit të çlirimit të Atdheut. Sot Zaim e Medinea, familjarisht janë pasardhës të LANÇ, e bëjnë pjesë në Organizatën e Veteranëve të LANÇ të qytetit Durrës, ku edhe banojnë prej disa vitesh. Ata japin ndihmën e tyre për të mbajtur gjallë vlerat patriotike e historike duke përcjellë brezave të rinjë. Me ndjenjën e flaktë të patriotizmit e dashurisë së atdheut u rrit edhe Agron Zaim Dragoj.
Lulja e prillit vajton, ndërsa bilbili këngën trimit i këndon!...
Takojmë Zaimin, babain e Dëshmorit të Atdheut Agron Dragoj. Ai sytë i kishte ende me lotdhimbje edhe pas kaq vitesh për djalin e vrarë nga një dorë ogurzezë në lulen e rinisë. Pikërisht, atëherë ishte korrik i vitit1997, një vit i mbrapsht për gjithë shqiptarët. Agron Dragoj ka lindur më 20 prill të vitit 1974. Atëherë sapo kishin çelur lulet e bardha të prillit. Edhe gurët u gëzuan me ardhjen në jetë të djalit të prindrëve Zaim e Medine. Agroni kishte shumë ëndrra për t’i realizuar në jetë. Mbaron arsimin e mesëm në Zhepovë . Ai kishte një dashuri të madhe për njerëzit e vendlindjen. Në vitin 1993-1994 shkon ushtar pranë repartit nr. 6620 në rrethin Fier. Sjellja dhe guximi i tij që kishte fituar nga familja, edhe me vyrtytin më të lartë, patriotizmin e atdhedashurinë për atdheun; mbas mbarimit të ushtrisë caktohet në radhët e Flotës Luftarake Detare me detyrën e nënoficerit të Karrierës. Fillimisht në Durrës, më pas në Pashaliman të Vlorës. Por, mbas një kohe, ai rikthehet përsëri në Bisht-Pallë të Durrësit. Ishte korriku i vitit 1997. Kohë trazirash në Shqipëri. Shteti ishte shkërmoqur si rëra e detit. Në repart i shkojnë disa të rinjë të armatosur dhe i kërkuan atij t’ lejonte për të hyrë në depot e armatimit. Ata donin që të plaçkisnin depot ushtarake dhe sidomos armët. Me zgjuarsi e gjak ftohtë,Agroni ju përgjigjet të rinjëve duke u thënë se armatimet janë transferuar diku gjetkë. As vetë ne s’dimë se ku ndodhen ato!
Takojmë Zaimin, babain e Dëshmorit të Atdheut Agron Dragoj. Ai sytë i kishte ende me lotdhimbje edhe pas kaq vitesh për djalin e vrarë nga një dorë ogurzezë në lulen e rinisë. Pikërisht, atëherë ishte korrik i vitit1997, një vit i mbrapsht për gjithë shqiptarët. Agron Dragoj ka lindur më 20 prill të vitit 1974. Atëherë sapo kishin çelur lulet e bardha të prillit. Edhe gurët u gëzuan me ardhjen në jetë të djalit të prindrëve Zaim e Medine. Agroni kishte shumë ëndrra për t’i realizuar në jetë. Mbaron arsimin e mesëm në Zhepovë . Ai kishte një dashuri të madhe për njerëzit e vendlindjen. Në vitin 1993-1994 shkon ushtar pranë repartit nr. 6620 në rrethin Fier. Sjellja dhe guximi i tij që kishte fituar nga familja, edhe me vyrtytin më të lartë, patriotizmin e atdhedashurinë për atdheun; mbas mbarimit të ushtrisë caktohet në radhët e Flotës Luftarake Detare me detyrën e nënoficerit të Karrierës. Fillimisht në Durrës, më pas në Pashaliman të Vlorës. Por, mbas një kohe, ai rikthehet përsëri në Bisht-Pallë të Durrësit. Ishte korriku i vitit 1997. Kohë trazirash në Shqipëri. Shteti ishte shkërmoqur si rëra e detit. Në repart i shkojnë disa të rinjë të armatosur dhe i kërkuan atij t’ lejonte për të hyrë në depot e armatimit. Ata donin që të plaçkisnin depot ushtarake dhe sidomos armët. Me zgjuarsi e gjak ftohtë,Agroni ju përgjigjet të rinjëve duke u thënë se armatimet janë transferuar diku gjetkë. As vetë ne s’dimë se ku ndodhen ato!
-Po armën tënde do na japësh neve!? Agroni i zënë ngusht me këtë pyetje u thotë me guxim:
- Nga kjo dorë s’lëshohet lehtë kjo armë! Me këtë përgjigje të rinjtë e armatosur u larguan nga reparti ushtarak i Bisht-Pallës. Ishte data 22 korrik, i vitit 1997 kur Agroni merr detyrën nga Komanda e Repartit për të shkuar me detyrë në Përmet . E mirëpriti këtë urdhër, sepse malli për njerëzit e vendlindjen po i brente shpirtin. U gëzuan të afrmit e bashkëfshatarët kur u takuan me djalin e tyre Agron. Kënga e valllja në familjen e fisit dragoj s’pushoi deri sa ra agu i ditës së re. Me disa shokë e bashkëfshatarë u nisën drejt Ballabanit. Duke zbritur rrugës poshtë për në Ballaban nga Radenji për në Pavër, bjenë në pritë nga një bandë e armatosur që ishte bërë tmerri për zonën e Dëshnicës. Kriminelët e armatosur qëndronin të pozicionuar në pyllin e dendur matanë një përroi. Për në pazarin e tregëtisë nga zona e Dëshnicës për në Ballaban zbrisnin edhe fshatarët e fshatrave Shelq e Kajcë.
-Ndal! Duart lartë. Hidhni sendet e lekët në tokë!,- bërtisnin fortë banditët.
- Kush jeni juve, mor burra!- foli Agroni. Ejani të bisedojmë si burrat këtu mes sheshit! Ne s’kemi as lekë e as armë si juve!? Banditët nuk ju bindën fjalëve të Agronit, dhe qëlluan drejt e në shenjë mbi trupin e tij. Vendosi dorën te brezi ku ishte pistoleta,por ai ra si lis i monçëm me trupin e gjakosur mbi lëndinën e barit e të luleve. Toka po thithte gjakun e djaloshit nga Zhepova. Banda që ishte liruar nga burgu i Vlorës, e që masakronte popullin e zanës së Dëshnicës ishte larguar. Më 20 prill 2014 Agroni do të festonte 40 vjetorin e lindje po të ishte gjallë. Kurse më 22 korrik do përkujtohet 15 vjetori i rënjes në krye të detyrës. Atëherë ishte vetëm 23 vjeç. Sot lulja e prillit vajton Agronin, ndërsa bilbilat i këndojnë trimit këngën e pavdekësisë.
Zaimi e Medineja kanë lindur,rritur edhe edukuar 7 fëmijë: 4 djem e 3 vajza. Djemtë:Besnik,Dëfrim,Asllan(ka emrin e gjyshit), Agron-Dëshmor i Atdheut. Vajzat:Lavdie, Flamure, Anisa. Ata kanë edhe 9 mbesa e 3 nipa. Të gjithë si yje.
Njëri nga fëmijët e Zaimit që mban emrin e gjyshit Asllan,djalit të vet i ka thirrur emrin e Agronit. Agroni i vogël këtë vit 2014 mbushi 4 vjeç. Një koinçidencë kjo me 40 vjetorin e lindjes të Agronit dëshmor. Zaimi na rrëfen ngjarje e episode për Agronin me zemër të zhuritur e me lotin e ngrirë mbi faqe. Prill 2014! 20prill i vitit 1974! 22 korrik 1997! Korrik 2014-ta po afron. Njëra datë kujton 40 vjetrorin e lindjes, ndërsa tjetra 15 vjetorin e pavdeksisë në altarin e lirisë së atdheut. Dëshnica në zi! Njerëzit, gurët e pemët, zogjtë s’po këndonin…Lumi Vjosë ndalon për një çast rrjedhën e vajton trimin e Zhepovës! Heshtje! Vetëm heshtje atë ditë korriku në gjithë Dëshnicën heroike!
Këshilli i Ministrave, Komisioni Qëndror për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, me vendim nr.572datë 07.03.2012 e shpall ‘’Dëshmor të Atdheut’’Agron Zaim Dragoj .
Dëshmorët e atdheut janë të pavdekshëm!
Zaimi e Medineja kanë lindur,rritur edhe edukuar 7 fëmijë: 4 djem e 3 vajza. Djemtë:Besnik,Dëfrim,Asllan(ka
Njëri nga fëmijët e Zaimit që mban emrin e gjyshit Asllan,djalit të vet i ka thirrur emrin e Agronit. Agroni i vogël këtë vit 2014 mbushi 4 vjeç. Një koinçidencë kjo me 40 vjetorin e lindjes të Agronit dëshmor. Zaimi na rrëfen ngjarje e episode për Agronin me zemër të zhuritur e me lotin e ngrirë mbi faqe. Prill 2014! 20prill i vitit 1974! 22 korrik 1997! Korrik 2014-ta po afron. Njëra datë kujton 40 vjetrorin e lindjes, ndërsa tjetra 15 vjetorin e pavdeksisë në altarin e lirisë së atdheut. Dëshnica në zi! Njerëzit, gurët e pemët, zogjtë s’po këndonin…Lumi Vjosë ndalon për një çast rrjedhën e vajton trimin e Zhepovës! Heshtje! Vetëm heshtje atë ditë korriku në gjithë Dëshnicën heroike!
Këshilli i Ministrave, Komisioni Qëndror për Statusin e Dëshmorit të Atdheut, me vendim nr.572datë 07.03.2012 e shpall ‘’Dëshmor të Atdheut’’Agron Zaim Dragoj .
Dëshmorët e atdheut janë të pavdekshëm!
Lot e lulegjaku në shtëpinë e Drita Alia!...
…Krisma, krisma armësh mbi fshatin Ballaban! Çfarë kishte ndodhur atje ?! Askush s’e dinte të vërtetën. ..! E para që doli rrugëve të Ballabanit, e që pyeste s’e çfarë kishte ndodhur atje mbi Ballaban, ishte nëna e Kajcës Drita Alia. Ajo la fshatin Kajcë e banonte familjarisht në Ballaban. Ju ngjit kodrës si një shqiponjë mali për te vendngjarja tragjike. Ju drodh zemra kur pa të shtrirë si një lis vigan atë djalë që u vra në pritë nga një dorë mizore. I ngrinë lotët në sy. Afrohet për t’i dhënë ndihmë së bashku me shokët që e shoqëronin në atë rrugëtim për në Ballaban. E vetmja fjalë që tha ishte:’’Ju thaftë dora atij që qëlloi djalin tim!’’ Heshtja e kobshme! I dridhej shpirti asaj nëne! Ju thanë buzët, ashtu si gjaku i djalit që ujiti tokën e barin e zhuritur . U ul në gjunjë, e ledhatoi me duar trupin e flokët, e puthi në ballë…! Pastaj, e rroku pas gjirit fortë, e mori rrugën s’bashku me djalin drejtë shtëpisë së saj. Edhe shumë të tjerë, si një lumë i vërtet njerëzish e shoqëruan nënën Drita Alia. Dielli e Vjosa vajtonin djalin e vrarë nga kriminelët pabesisht.
Shtëpia e Qemal e Drita Alia, hapën derën e mortit. Ajo vajtonte me këngën e ligjërimeve sipas traditës së zonës. Pas disa orësh u mor vesh se djali i vrarë në pritë ishte nga fshati Zhepovë. Shtëpia e nënë Drita Alia u mbulua e gjitha në lot e lulegjaku që mbuluan arkivolin e Agronit. Lajmin te prindërit Zaim e Medine Dragoj në Zhepovë, e çoj Qemal Alia. Në çdo përvjetor, atje në vendgjarjen e kobshme mbi Ballaban, Dëshnicarët vendosin kurora lule . Edhe nënë Drita, shkon nga Durrësi në çdo përvjetor e vendos lule te ‘’Djali’’ i saj, që sot është Dëshmor i Atdheut. Agron Zaim Dragoj do kujtohet gjithmonë në breza.
Durrës, 20 Prill 2014.
…Krisma, krisma armësh mbi fshatin Ballaban! Çfarë kishte ndodhur atje ?! Askush s’e dinte të vërtetën. ..! E para që doli rrugëve të Ballabanit, e që pyeste s’e çfarë kishte ndodhur atje mbi Ballaban, ishte nëna e Kajcës Drita Alia. Ajo la fshatin Kajcë e banonte familjarisht në Ballaban. Ju ngjit kodrës si një shqiponjë mali për te vendngjarja tragjike. Ju drodh zemra kur pa të shtrirë si një lis vigan atë djalë që u vra në pritë nga një dorë mizore. I ngrinë lotët në sy. Afrohet për t’i dhënë ndihmë së bashku me shokët që e shoqëronin në atë rrugëtim për në Ballaban. E vetmja fjalë që tha ishte:’’Ju thaftë dora atij që qëlloi djalin tim!’’ Heshtja e kobshme! I dridhej shpirti asaj nëne! Ju thanë buzët, ashtu si gjaku i djalit që ujiti tokën e barin e zhuritur . U ul në gjunjë, e ledhatoi me duar trupin e flokët, e puthi në ballë…! Pastaj, e rroku pas gjirit fortë, e mori rrugën s’bashku me djalin drejtë shtëpisë së saj. Edhe shumë të tjerë, si një lumë i vërtet njerëzish e shoqëruan nënën Drita Alia. Dielli e Vjosa vajtonin djalin e vrarë nga kriminelët pabesisht.
Shtëpia e Qemal e Drita Alia, hapën derën e mortit. Ajo vajtonte me këngën e ligjërimeve sipas traditës së zonës. Pas disa orësh u mor vesh se djali i vrarë në pritë ishte nga fshati Zhepovë. Shtëpia e nënë Drita Alia u mbulua e gjitha në lot e lulegjaku që mbuluan arkivolin e Agronit. Lajmin te prindërit Zaim e Medine Dragoj në Zhepovë, e çoj Qemal Alia. Në çdo përvjetor, atje në vendgjarjen e kobshme mbi Ballaban, Dëshnicarët vendosin kurora lule . Edhe nënë Drita, shkon nga Durrësi në çdo përvjetor e vendos lule te ‘’Djali’’ i saj, që sot është Dëshmor i Atdheut. Agron Zaim Dragoj do kujtohet gjithmonë në breza.
Durrës, 20 Prill 2014.
Montag, 21. April 2014
Fadil Curri - Letërsia dhe lufta në Kosovë

* Arben Kondi: "TMERRI"(roman), "Ilar", Tiranë 2012, faqe 267
Libër letrar që e kam lexuar pas luftës së fundit të Kosovës dhe që më ka lënë përshtypje, është romani i Arben Kondit, shkrimtar me prejardhje çame, "Tmerri". Tema e tij është lufta e Kosovës(1997-1999). Interesant librin e bën kompleksiteti i personazheve, skajshmërisht antipodë për pikëpamjet dhe shpirtërat e tyre; në njërën anë përndjekësit, në tjetrën të përndjekurit; në njërën të armatosurit, në tjetrën duarboshët; në njërën tërësisht të lirët, në tjetrën skllavët bashkëkohorë.
Protagoniste e romanit është francezja Natali, e fejuar si studente me kolegun e tij serb nga Universiteti i Strasburgut, martuar në Nish(Serbi), nga e cila lidhje është edhe djali Ivi. Kryeheroina e librit është viktimë e dashurisë mashtruese e një eksperti ushtarak serb, Zllatko, i cili pas shpërthimit të luftës në Kosovë, e detyron gruan e tij, Natali, bashkë me të birin parashkollor, Iv, të shkojnë në Kosovë, fillimisht në Gjilan, pastaj në Prishtinë e përfundimisht në Gjakovë. I mungon vullneti gruas të shkojë në ambientet e luftës, por familja e bën të veten, me shpresë se do të mbijetojë mënxyrat. Por, vështirësitë e jetës në luftë ishin të papërballueshme, sa edhe të jetë në lavjerësin ndërmjet karakterit njerëzor dhe atij sadist. Natali e zgjedh karakterin e parë, pra atë njerëzor.
Natali e përjeton egërsinë shovene të Zllatkos, burrit të saj, i cili u vu në shërbim gjakësor të soldateskës serbe, duke u shprehur se duhet shfarosur shqiptarët. Vazhdimisht egërsia e tij formësohet edhe me imoralitet sadist dhe këtë e vërente Natali, bile nisi te kuptojë se burri i saj është ndër më meritorët për vrasjen masive të shqiptarëve, përdhunimin e grave dhe dhënien e urdhërave për shfarosje. Këto vepra e bënin më të pabesë Zllatkon te Natali, e ftohën familjarisht dhe e tendosën të mendojë se si të shpëtojë fëmija Iv që të mos përjetojë rrethanat çnjerëzore. Kulmin e të ligave të Zllatkos e përjetoi kur në bodrumin e hotelit "Pashtrik" të Gjakovës e pa atë duke e dhunuar një vajzë të re shqiptare. Nga ky çast Natali vendosi të ndahet nga Zllatko, me këtë edhe nga rrethanat e pështira që i përjetonte, përkundër kërcënimeve të tij të mos provonte të ikte Natali, sepse do të kishte pasoja.
Rrethi personazhor i këtij libri në fillim është tejet i ngushtë, nga Zllatko e Natali dhe fëmija epizodik, por pastaj nis të zgjerohet. Në hotelin e Gjakovës Natali njihet me kroaten Zvjetllana, gruan e drejtorit te Radio Gjakovës, me të cilën e bisedojnë edhe masakrën e fshatit Mejë. Kroatja e kupton dhe i ndihmon shumë Natalisë, e këshillon edhe si të ikë natën pasi u fikën dritat dhe nisi bombardimi NATO-s, bile edhe para i jep për rrugë. Në saje të saj Natali me djalin Iv ik nga hoterli dhe i bashkangjitet varganit të ikësve shqiptarë nga Kosova për në Shqipëri, prej këndej në Francë. Gjatë rrugës në turmë me shqiptarët sheh e dëgjon skena trishtuese, si para syve ia marrin gruan burrit, ia vrasin edhe atë; ua vrasin vajzën para prindërve, kur ajo refuzon t' ua kënaqë epshet paramilitarëve serbë.
Vështirësitë e udhëtimit i përjeton bashkë me djalin e saj. Natali vë në kokë edhe shaminë shqiptare që të mos dallohet e të kapet nga burri i saj që e kërkonte nëpër kolona, vuan si çdo shqiptare tjetër. Rrënqethës ishte rrëfimi i mësueses se frengjishtes, së cilës ia kishin vrarë djalin e vetëm dhe vajzat, por e edhe për burrin nuk dinte gjë. Liria, si quhej kjo mësuese, ishte ngushëllimi i vetëm i Natalisë, bile edhe shpëtimtarja e vetme e saj, kur nuk kishte as dy metra burri i saj e përpak ta zbulonte. Si shumë femra shqiptare, edhe Natali e përjetoi fatkeqësinë morale, kur në postbllokun e fuindit, para se të shkelnin në Shqipëri, paramilitarët serbe e dhunuan seksualisht dhe ia prenë flokët, duke pandehur se është shqiptare. Sidoqoftë, fati e deshi që të shpëtojë nga vdekja, si shumë bashkudhëtare të saj.
Francezja Natali është personazh shumë metaforik. Sygjerimin e punonjëses së bibliotekës universitare në Strasburg që të hiqte dorë nga serbi Zllatko, duke e ditur se të gjithë fqinjtë po vuanin nga ta, e përjetoi në praktikë. Pas ardhjes në luftë, ishte ndërmjet dy koncepteve (jo)qytetëruese; ai i serbit sadist serb, Zllatko, i cili edhe dashurinë e mbante me mashtrim e hipokrizi, më vonë edhe me kërcënime jetësore dhe, koncepti tjetër ishte i djalit Iv, të cilin nuk donte ta edukionte me urrejtje e luftë, me gjak e kënaqësi mbi vujatjet e të tjerëve. Natali iu përkushtua konceptit të qytetërimit, jo atij serboballkanik, ndonëse e pësoi keq dhe ka mundur të përjetojë vdekjen. Në këtë galeri personazhesh shkrimtari krijon dy karaktere antipode të një botë me heronj e antiheronj. Në bllokun e heronjve, s' do mend në ballë është Natali dhe djali i saj, fqinja e hotelit, kroatja Zvjetllana dhe burri i saj, Sllobo, drejtor i përmbajtur i Radio-Gjakiovës dhe turma shqiptare e të dëbuarve nga Kosova. Në taborrin armiqësor janë Zllatko, paramiltarët, gazetari Prentiq dhe ushtarë e policë dhunues e vrasës. Është interesant personazhi i Millutinit, shofer i Zllatkos, i cili në fillim ishte i bindur, por më vonë sikur zhbindet, sa në rrethanën kur ka mundësi ta zë Natalinë, hiqet se nuk e sheh dhe nuk e lajmëron te shefi i tij, pra burri i Natalisë. Sigurisht që edhe Millutinit iu është mërzitur jeta amorale dhe gjakpirëse e soldateskës serbe.
Personazhet e këtij romani rrymojnë dhe evoluojnë shpesh kundërthënshëm. Bie fjala, deri sa në fillim Zllatkoja ishte engjëllor për Natalinë, shkallë-shkallë peshon kah karakteri negativ, përshtatur qëllimit gjenocidal të shtetit serb të Sllobodan Millosheviqit. Kundërpamje e këtij personazhi është shoferi i tij, Millutini, i cili në fund evoluon me ndërgjegjësim e moralizim, duke mos e zbuluar Natalinë. Zvjetllana përfaqëson femrën stabile, e cila, ndonëse kroater e martuar me një serb, e dënon krimin ndaj shqiptarëve dhe e ndihmon pa farë interesi Natalinë, bile rrezikon për të. Edhe burri i saj gazetar, Sllobo, ngase nuk është projektues i krimeve si gazetari gjakovar Prentiq, është nën hijen e vartësve të tij. Por, kryepersonazhi Natali është shembull se si duhet kërkuar shtigjet e shpëtimit nga e keqja edhe kur janë të padukshme e të pashpresa. Profili i saj dëshmon se me guxim, dije e përkushtim mund të arrihet e paarritshmja. Simbolikisht shikuar, Natali është sakrificë e së ardhmes së djalit Iv dhe shkarkim nga mentaliteti prepotent militarist i serbëve. Metaforë tjetër që rrezaton nga figura letrare e Natalisë është se hipokrizia serbe përballë besimit të verbër francez e gjunjëzohet nga përdëftimi faktik e faktologjik. Sepse, gjithë atë propagandë poshtëriuese që e kishte lexuar e dëgjuar për shqiptarët në Francë, rezultoi e pavërtetë.
Nëna Natali është në purgatorin real; në njërën anë është ferri i burrit mashtrues, serbit Zllatko, kurse në anën tjetër është parajsa e fëmijës Iv. E zgjedh dhe sakrifikoin për këtë të fundit bashkë me djalin Iv, në saje të flijimeve vetanake, ndihmës dhe zemërgjerëisë shqiptare. Natali është shqiptare e natyralizuar për aq kohë sa ishte në varganin e të dëbuarve, personazh-fabulë, mit-legjendë reale. Ora e fëmija e shqoërojnë, sikur shërbehen ndërsjellshëm me Natalinë, trimërohen. Kjo figurë femre është kronikë mbresëlënëse e luftës së Kosovës për lexuesit, është histori që prore njom kujtesën edukative. Natali nuk është fantazmë, por fantazi që këndell shpresën e njeriut.
Romani "Tmerri" është kronikë e letrarizuar e një lufte jo të largët. Me një redaktim gjuhësor më të përkujdesshëm me heqjen e disa fjalëve të tepërta brenda tekstit dhe përfundimin më realist të romanit, do të shërbente si brumë dramatizimi e filmëzimi, riqenësimi në shumë kërshëri artistike, mungesë që stagnon letrarizimin e dokumentares dhe faktologjikes te kultura shqiptare, veçanërisht në riprodhimin e tematikës së luftës letërsi e art përgjithësisht.
Shkruar nga Fadil Curri, Prishtinë
Krijues dhe studiues i letërsisë
Freitag, 18. April 2014
Jup Kastrati, një nga viganët e albanalogjisë
Kujtesë, në 90-vjetorin e lindjes:
Nga: Isa Halilaj
studiues, “Mësues i merituar”
studiues, “Mësues i merituar”
1.
Prof. Dr. Jup Kastrati, një nga viganët e albanalogjisë, u nda nga jeta në shtator 2003, në moshën 79-vjeçare. Shkodra dhe gjithë shqiptarët, që e kanë njohur, e përcollën me nderimin më të merituar. Se u krijua një boshllëk i madh për shkencën albanologjike, për një nga themeluesit e saj. Po figura të tilla, si e Prof. Kastratit, kurrësesi, nuk harrohen.
Me 15 prill të këtij viti, në gjallje, Profesori ynë do të festonte 90- vjetorin e lindjes. Kujtesa e historisë, jeta dhe vepra e tij shkencore e atdhetare, na obligojnë që ditëlindjen e tij dhe gjithë datat në shenjë të këtij burri të madh të kulturës e shkencës shqiptare, t’i kujtojmë e respektojmë, me nderimin më të madh.
Prof.Jupi, veprat dhe jetën intelektuale e qytetare, i ka bërë vetë të njohur mjaft mirë. Po, në vlerësim të kësaj figure, janë shkruar edhe vepra e artikuj të shumtë. Kam parasysh këtu shkrimet e prof. Tomorr Osmanit, Begzad Baliut, Diana Kastratit, Mentor Qukut, Vehbi Hotit, Naim Kules e mjaft të tjerëve.
Me këtë shkrim modest, edhe unë, ish-student e bashkëpuntor i tij, po shprehi nga zemra dhe mendja respektin dhe vlerësimin më të lartë, për këtë personalitet të shquar të mendimit e veprimit shkencor shqiptar.
Arsimimi i tij, dëshirë e vullnet i pamposhtur, është realizuar me vështirësi e pengesa të kohës. Në vitet ‘30- ’35 të shekullit të kaluar, mbaroi filloren plotore shkëlqyeshëm. Pastaj i futet Gjimnazit klasik (’36- ’40) dhe Liceut Real (’41- ’44) në qytetin e lindjes, Shkodër. Pak kohë, në këto vite, ka vazhdur në Liceun “Galileo Ferraris”, Convitto Nazionale “Umberto I” në Torino të Italisë, që i vlejti shumë për horizont dhe kulturë të përgjithshme. Por, pikërisht në këtë periudhë rinie, gjatë pushtimit italian, si antifashist, është persekutuar, burgosur e internuar në fushë-përqëndrimin italian, Comando Z, te Kodrat e Tepes, në Shkodër. Pastaj, nga andej është dërguar peng në burgun famëkeq të Prizrenit, në korrik-shtator 1943, nga i cili, te Ura II e Vezirit në Kukës, u pushkatuan 16 shkodranë e kosovarë të burgosur.
2.
Që nga shtatori i 1946, shërbeu mësues në qytetin e lindjes, duke mos e ndërprerë për asnjë çast përpjekjen për arsimim në nivelet më të larta. Pasi mori ILP 2-vjeçar në Tiranë, shërbeu me përkushtim në Gjimnazin e Shtetit Shkodër. Aty shquhet një mësues dhe edukator meritor, me rezultate të larta. Krahas punës në mësimdhënie, nuk rreshti së paraqituri me shkrime tematike e problemore në shtypin e kohës.
E, pa shkëputje nga puna, arriti të mbarojë Fakultetin e Filologjisë, në UShT. Me këtë nivel përgatitjeje dhe me dëshirën që Shkodra të ketë arsimin e lartë, ai është nismëtar themelues, jo vetem i ILP 2 e 3-vjeçar të Shkodrës, nga 1957, por edhe ka meritën e kthimit të këtij institucioni në Universitet, me emrin “Luigj Gurakuqi”, në saje të kujtimeve dhe kërkesave urtake të këtij shkodrani të mirë, pranë organeve të larta shtetërore. Aty ai sherbeu pedagog e shef katedre i gjuhës shqipe. Është periudha më intensive e prof. J.Kastratit, në fushën e gjuhësisë dhe bëhet një nga themeluesit e Albanologjisë, në krah të Akademikëve E. Çabej, M. Domi e Sh.Demiraj.
Ka shërbyer në arsim mbi 57 vjet, nga të cilët 37 në arsimin e lartë, kryesisht në Shkodër. Ishte model për t’u marrë shembull në mësimdhënie, për përgatitje të thellë shkencore, për taktin pedagogjik e korrektësinë e edukatorit. Siç shënojnë edhe ish-studentët e ti,j Ismet Bala e Naum Kule, prof. Kastrati, ndryshe nga disa pedagogë që kërkonin ta sajonin autoritetin e tyre me poza fallse, nga toni kërkues dhe denigrues, që si të thuash përdornin pedantizmin e tyre shtrydhës, duke tundur “lëkurën e ujkut”, ai i jepte dritë e bindje auditorit, me njohuritë që jepte. I ishte i vetmi pedagog, që i vlerësonte studentët, në radhe të parë, me shprehjen “Ju faleminderit!” dhe, ngrohtë e ëmbël, udhëzonte: “ Për këtë çështje shikoni edhe njëherë leksionin; po shikoni te Çabej apo te Fatmir Agalliu dhe këtu e këtu… e pastaj bisedojmë përsëri…”. Kur studentët përgjigjeshin mirë e ndonjë merrej suksesshëm me punë shkencore, Profesori i vlerësonte si një hap i mirë i punës së tyre dhe vazhdonte nxitjen, “jemi te vonuar , bota ka ecur shumë përpara, prandaj nga me hap, të ecim me vrap !“. Kjo ishte në fakt motua e punës së tij.
Një meritë e veçantë e prof. Kastratit është mbrojtja e lidhjeve të punës me gjithë institucionet shkencore, në Shkodër dhe Tiranë ose në Prishtinë, Tetovë e Ulqin dhe me arbreshët e Italisë e të Greqisë, po dhe me studiues, ish-studentë e bashkëpuntorë të tij, si Xhemal Meçin e Ismet Balën, në Pukë e Tropojë; me Shefqet Hoxhën, në Kukës dhe deri me Novruz Shehun, në Tepelenë e Naum Kulen, në Fier. Ndërsa prof.esor Mark Tirtja, ish-student i tij në ILP, nuk harron ta vlerësojë atë si nxitësin e parë e kryesor të tij, “ për t’u marrë me punë kërkimore shkencore. Ai na ka trajtuar si koleg e familjar, në ato vite mjaft të vështira për ne”.
Që nga shtatori i 1946, shërbeu mësues në qytetin e lindjes, duke mos e ndërprerë për asnjë çast përpjekjen për arsimim në nivelet më të larta. Pasi mori ILP 2-vjeçar në Tiranë, shërbeu me përkushtim në Gjimnazin e Shtetit Shkodër. Aty shquhet një mësues dhe edukator meritor, me rezultate të larta. Krahas punës në mësimdhënie, nuk rreshti së paraqituri me shkrime tematike e problemore në shtypin e kohës.
E, pa shkëputje nga puna, arriti të mbarojë Fakultetin e Filologjisë, në UShT. Me këtë nivel përgatitjeje dhe me dëshirën që Shkodra të ketë arsimin e lartë, ai është nismëtar themelues, jo vetem i ILP 2 e 3-vjeçar të Shkodrës, nga 1957, por edhe ka meritën e kthimit të këtij institucioni në Universitet, me emrin “Luigj Gurakuqi”, në saje të kujtimeve dhe kërkesave urtake të këtij shkodrani të mirë, pranë organeve të larta shtetërore. Aty ai sherbeu pedagog e shef katedre i gjuhës shqipe. Është periudha më intensive e prof. J.Kastratit, në fushën e gjuhësisë dhe bëhet një nga themeluesit e Albanologjisë, në krah të Akademikëve E. Çabej, M. Domi e Sh.Demiraj.
Ka shërbyer në arsim mbi 57 vjet, nga të cilët 37 në arsimin e lartë, kryesisht në Shkodër. Ishte model për t’u marrë shembull në mësimdhënie, për përgatitje të thellë shkencore, për taktin pedagogjik e korrektësinë e edukatorit. Siç shënojnë edhe ish-studentët e ti,j Ismet Bala e Naum Kule, prof. Kastrati, ndryshe nga disa pedagogë që kërkonin ta sajonin autoritetin e tyre me poza fallse, nga toni kërkues dhe denigrues, që si të thuash përdornin pedantizmin e tyre shtrydhës, duke tundur “lëkurën e ujkut”, ai i jepte dritë e bindje auditorit, me njohuritë që jepte. I ishte i vetmi pedagog, që i vlerësonte studentët, në radhe të parë, me shprehjen “Ju faleminderit!” dhe, ngrohtë e ëmbël, udhëzonte: “ Për këtë çështje shikoni edhe njëherë leksionin; po shikoni te Çabej apo te Fatmir Agalliu dhe këtu e këtu… e pastaj bisedojmë përsëri…”. Kur studentët përgjigjeshin mirë e ndonjë merrej suksesshëm me punë shkencore, Profesori i vlerësonte si një hap i mirë i punës së tyre dhe vazhdonte nxitjen, “jemi te vonuar , bota ka ecur shumë përpara, prandaj nga me hap, të ecim me vrap !“. Kjo ishte në fakt motua e punës së tij.
Një meritë e veçantë e prof. Kastratit është mbrojtja e lidhjeve të punës me gjithë institucionet shkencore, në Shkodër dhe Tiranë ose në Prishtinë, Tetovë e Ulqin dhe me arbreshët e Italisë e të Greqisë, po dhe me studiues, ish-studentë e bashkëpuntorë të tij, si Xhemal Meçin e Ismet Balën, në Pukë e Tropojë; me Shefqet Hoxhën, në Kukës dhe deri me Novruz Shehun, në Tepelenë e Naum Kulen, në Fier. Ndërsa prof.esor Mark Tirtja, ish-student i tij në ILP, nuk harron ta vlerësojë atë si nxitësin e parë e kryesor të tij, “ për t’u marrë me punë kërkimore shkencore. Ai na ka trajtuar si koleg e familjar, në ato vite mjaft të vështira për ne”.
3.
Veprimtaria e Prof. Kastratit është e shumanshme, pedagogjike e shoqërore, shkencore e albanologjike, si në historinë e gjuhësinë shqiptare, albanologjinë, historinë e letërsisë shqiptare e në veçanti të asaj arbreshe, dialektologji e folklore, në historinë e shkollës shqipe e mendimit pedagogjik dhe, veçmas, në bibliografinë shqipe.
Punimet shkencore kryesore të tij janë përfshirë në mbi 30 vëllime studimesh, të botuara nga Akademia e Shkencave dhe Universiteti i Tiranës, po edhe në Kosovë, Tetovë, Napoli, Kalabri, Salerno etj. Veprat e tija shkencore, të botuara e ribotuara që nga viti 2001, arrijnë në një kolanë prej 40 vëllimesh dhe 6 të tjera janë të sistemuara në dorëshkrime, që presin dritën e botimit, një trashëgimi serioze e albanologjisë. Mjafton të përmendim vetëm disa prej tyre, si: “Historia e Albanologjisë”, në 5 vëllime; “Historia e gjuhësisë shqiptare”, “Historia e gramatologjisë shqiptare”, “Sintaksa e gjuhës shqipe”; studime linguistike, filologjike e arbreshe; Bibliografi albanistike, ditar shkencor ose monografitë e bibliografitë e veçanta, si për Konicën, Skëndërbeun, De Radën, F. Shirokën, N. Mjedën (në bashkëpunim me K.Biçokun e M.Qukun) etj. Të gjitha këto, në disa vëllime.
Ai dha një ndihmesë të çmueshme në studimin e fonetikës e drejtëshkrimit, ortografisë, dialektologjisë e tekstologjisë e sintaksës, si dhe në përkthime gjuhësore. Të gjitha këto, me syrin e një mjeshtri, prej pedagogu e studiuesi të palodhur e diturishumë, për t’i bërë të kuptueshme e të asimilueshme në aspektin shkollor dhe publik.
Në bibliografinë e shkrimeve të prof. Kastratit, në periudhën 1941 – 1999, bie në sy shumica e organeve, brenda dhe jashtë vendit, në mbi 90 gazeta dhe revista, nga të cilat 25 jashtë Shqipërisë, si në Kosovë, Maqedoni e Mali i Zi, në Europë, Amerikë e Azi. Ky autor i shquar kishte informacion të thellë për studimet e kryera nga albanologë dhe studiues të tjerë të huaj, për vendin e historinë kombëtare shqipëtare. E, në këtë plan, shumë nga studimet e tij janë bërë të njohura e të publikuara në gjuhë të huaja, jashtë shtetit. Ai zotëronte mjaftë mirë gjuhët latinisht, italisht, frengjisht etj.
Shpirti i tij kërkues e krijues, në të gjithë veprimtarinë e tij, ka orientim kombëtar, besnik ndaj idealit të shqiptarizmës, që përvizoi Rilindja Kombëtare Shqiptare. Prof. Kastrati, me pjekuri e guxim, mundi t’i bëjë ballë fluktualitetit politik dhe ideologjik në vite e na dha vepra me përmbajtje të shëndoshë shkencore, edukuese e me theks kombëtar, në shërbim të brezave të rinjë.
Ishte pjesëmarrës në të gjitha konferencat albanalogjike e ato historike, brenda dhe jashtë vendit. Në sesione shkencore ka kumtuar mbi 120 tema e diskutime të frytshme. Më 1972 ka qenë delegat firmëtar e organizotor, në zhvillimin e Kongresit të Drejtëshkrimit. Me mençuri e guxim, ka mbrojtur e zbatuar besnikërisht Standartin e Gjuhes Letrare Shqipe, me idenë se, me një gjuhë e një komb, i shërbehet bashkimit kombëtar. Veçmas këtyre, e ka ndihmuar direkt Shkodrën, duke themeluar e drejtuar: “Buletinin për Shkembim Eksperience”, “Buletinin Shkencor” të ILP, në 45 vëllime; revistën letrare “Shkodra”, në 15 vëllime. Ka qenë redaktor te “Gjuha Jonë”, “Lidhja”- Kozencë, “Besa” etj.
Prof. Kastrati, që nga viti 1958, mori tituj shkencorë, shkallë pas shkalle, në 60 vitet e punës shkencore, duke patur udhëheqës shkencor, relatorë e recensentë, profesorët më me peshë të albanalogjisë, si E. Çabej, M. Domi, Sh. Demiraj, Dh. Shuteriqi, V. Bala, E. Lika etj., duke merituar gradat e titujt: “Kandidat i Shkencave”, “Docent”, “Doktor”, “Profesor” e “Akademik”, duke u renditur kshtu me dinjitet në radhët e themeluesve të Albanologjisë dhe shkencës shqiptare.
Është vlerësuar e nderuar; me mirënjohje, tituj, medalje e me urdhëra. Që nga 1979, me titullin “Mësues i merituar” e më 1987, “Mësuesi i Popullit”; ndërsa, në kuadrin e 75-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës i dha titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”.
Nuk mund të lëmë pa përmendur vlerësimin meritor, që i është bërë prof. J. Kastratit, më 1998, duke e përfshirë atë në “Enciklopedinë Ndërkombëtare të Bibliografive” (Edicioni i 13-të i intelektualëve botërorë).
Për të gjitha këto, në kurorëzimin e veprës e jetës së tij, ka patur edhe përkrahje, vlerësime kolegjiale, kolektive e instucionale, shoqërore e shkencore, në Shqipëri dhe në botën akademike të gjuhësisë e të albanologjisë. Pikërisht për këtë, ai përkujtohet dhe do të përkujtohet me respekt, jo vetëm në këtë 90-vjetor të lindjes, por gjithmonë, sot e në të ardhmen, nga brezat e studjuesve dhe botës akademike shqiptare.
Tiranë, prill 2014
___________
Për "Ora shqiptare", këtë shkrim na e dërgoj prof. Murat Gecaj. E falënderojmë.
___________
Për "Ora shqiptare", këtë shkrim na e dërgoj prof. Murat Gecaj. E falënderojmë.
Freitag, 21. März 2014
Haxhi Muhaxheri - Dhjetë poezi
SHQIPËRIA
Ishte nuse
që ia kishin zili perënditë
Nga shkëlqim i nurit të saj
dritë merrte edhe dielli
Kahmot e lakmonin
kodoshet e Olimpit
Ajo nuk jepej
ajo nuk merrej
Ata e mallkuan
trupin ia gjymtuan
Thonë se Europa atëbotë
Qeverisej nga djalli
21. 03. 2014
KOSOVËS
Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj
Pritë të zinin keqas djalli e i biri
Po ti stuhive u bëje ball
Me lutjen për të madhin
E bimën dardane
Këngën e mortit
Ktheve në këngë lavdie
Kosova ime diell (i)lirie
ÇAMËRIA
Çamëria është
Lumë i Loteve që nuk shteron
Malli i të dëbuarve që përvelon
Kënga e Shpresës që gjallëron
Ora e lutjeve që nuk mbaron
Është ëndrra jonë e përnatshme
Amaneti i shenjtë i etërve
Emblema jonë e krenarisë
Çamëria
Është damari i ngushtuar i atdheut
Tregimi ynë për barbarinë
Plaga ime e pashëruar
Libri i papërfunduar i historisë
Çamëria është
Kodi i pazbërthyer i perëndisë
29.04.2013
NE DHE LISAT
Kemi diçka të përbashkët
Rrënjët thellë në tokë
Kokën lart në qiell!
Lisat lëshojnë shtatin
Ne rrisim hapin
Ata i përkund era e moteve
E fëmijët tonë
Djepat me ninullat e lokeve
Lisat puthin qiellin
Ne lutemi për diellin
Të sotmën dashuri
Të ardhmën lumturi
Ata bartin historine e moshës
Ne kujtimet e trishta
Të kohëve me grip
Tokën tonë
E madhërojnë lisat
Shekujve
E zbardhin plisat!
25. 02. 2014
LISAT DHE PLISAT
Askush mund t‘i numëroj lisat
Askush mund t‘i përulë plisat
Me lisat flasin legjendat
Me plisat flet historia
Në gjokset tona
Shpesh u thyen stuhitë
Të mos na priteshin lisat
E kokën të na e zbardhnin plisat
26. 02. 2014
POETI
Fle me të gjitha të dashurat
Dhe zgjohet bashkë me dritën
Për ta zën frymëzimin e parë
Merr Udhën e Qumshtit
E gjuhën e yjve e mëson
Për vrimë të gjilpërës
Përbiron detin
Në kërkim
Të fjalës së pa thënë
Një këngë e re po vjen
PSE VDIÇ POETI
Çdo fjale
vargu a poezie
shpirt i dha nga vetja
Ndaj
Mos pysni
pse vdiç poeti
Ai veç lindje kishte
ZGJOHU POET
Ose: Thirrje për poetin Ali Podrima
Nuk jam engjull
Në tempullin e durimit
As memec i përgjumur
Zotin mallkoj
Që as kokën e ktheu
Kur Kosovës ia lidhje plagët
Zgjohu poet
Se përseri
Po „Tkurret Atdheu“
Zgjohu e zhvishi
Të gjitha marrëzitë e kësaj bote
Europa prap fle
Edhe djalli lirshem ngre krye
Zgjohu për tokën dardane
E për „gjakun që nuk falet“
Zgjohu ore burr i dheut
E ti zëm pusi të keqës
Se koha nuk pret
17.06.2013
YJET DO NA KENË ZILI
Edhe pse udhët na janë ndarë
Ne bashkë jemi
E dashur
Frymojmë nën të njëtin qiell
I njëjti diell na ngrohë
Moj
Në ëndrra shpesh takohemi
E dashurisë
I japim shpirt
Orët po luten për ne
Të gjitha nyjet
Do të zgjidhen
Prapë do ta lozim
Vallën e Psherëtimave
E yjet do na kenë zili
EJA
Që moti i jam falur vetmisë
E gjumi mërguar më ka
Shtigjeve të dhembjes
Bashkë me ëndrrat
Dhe kujtimet për ty e dashur
Kot dergjem në planetin e pritjës
Edhe lutjet e kanë humbur kuptimin
Ato as zoti më nuk i merr vesh
Damarët e zemrës mi dogji malli
E çmendia pamëshirshëm më pushton
Harroj të gjitha dhe eja rrezja ime
Ndizi edhe njëherë motoret e shpirtit tim
E zjarri i dashurise le ta ngrohe gjithe boten
Të puthemi te lozim te duhemi
Me afshin e dikurshem deri ne agim
1987
_______________Nga Rrahim Sadiku, shkrimtar
Mini ese për poezitë e Haxhi Muhaxherit
Poezia e Haxhi Muhaxherit shëtit nëpër kohë e ngulitet në truallin e atdhedashurisë, ku e gjen edhe etja prej poeti, edhe malli prej mërgimtari, edhe shtytja prej kërkimtari. “Damarët e zemrës mi dogji mall” na bënë të bashkëndjejmë ai, duke patur në horizontin e mendjes një kohë kur “yjet do na kenë zili” dhe “i njëjti diell na ngroh”, në atdheun ku janë zbrazur “të gjitha marrëzitë e kësaj bote” dhe aty janë shtruar edhe dhembje shumë të mëdha, të cilat i ndjejnë të gjithë, po që janë tragjike për zemrën e ndjeshme të poetit, që në poezinë e tij simbolizohet me të madhin Ali Podrimja, i cili edhe gjallë edhe tashti, na kujton se në mendjen krijuese “kënga e re po vjen”. Dhe kjo këngë e re madhërohet me plisat, lartësohet me lisat, lahet me dhembje e dashuri Ҫamërie, duke u shndërruar kështu në simbol fitoreje, dëshire që kjo e arritur të shkojë deri në fund, që bota shqiptare të jetë e ndritur dhe me vendin e merituar në trojet etnike e në botë.
21. 03. 2014
Nga "Ora shqiptare" - Facebook
Abonnieren
Posts (Atom)