Samstag, 13. Juli 2013

Ahmet Selmani

Ahmet Selmani

Ahmet Selmani është lindur më 1965 në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta për letërsi - në Universitetin e Prishtinës. Ka botuar këta libra: “Mur i gjallë” (poezi), “Abeja e akullt” (poezi), “Hija e kalit” (roman), “Bërja e shkretëtirës” (roman), “Tregu i djallëzisë” (tregime), “Mëkatarët e lumtur” (tregime), “Poezia dhe individualiteti” (studim letrar), “Diskurs kritik” (studim letrar), “Poezia e shprishur” (studim monografik), “Profili krijues dhe moderniteti i Moikom Zeqos” (shkrime eseistike), “Përkapja e nënpoetikës” (studim letrar), “Mëvetësia e nëntekstit” (studim letrar), “Bashkëbiseduesit e mi” (biseda me shkrimtarë). Po ashtu merret edhe me publicistikë, ese dhe përkthime letrare. Jeton dhe punon në Shkup.


Poezi nga Ahmet Selmani


SI TA MUNDIM ARMIKUN
(ose dollia epike për thikën)

Si ta mundim
armikun tonë - pyet Abeli
por Kaini
seç ia ngul thikën Abelit
dhe pastaj
e hedh vrik matanë lumit
të harresës
që të mos zbulohet asnjë
gjurmë
por thika prapë bie në duar
të armikut
si një trofe tepër i shtrenjtë
të cilin
e shpie në muzeun e djallit
të lumtur
duke ngritur me zë një dolli
epike.



JETA E DORUNTINËS BRENDA GOJËDHËNËS
(ose hiri nën këmbët e kalit në formën e burrit)

Doruntina
jeton e mbyllur vetëm brenda
gojëdhënës
nëse do t’i thyente dyert e saj
dhe do të vinte
me hapa të shpejtë drejt nesh
do të bëhej hi
nën këmbët e kalit në formën
e burrit.



IKJA NGA JUTBINA
(ose hejbet me plagë)

Në Jutbinë
e rrëmbyen edhe diellin
dhe tani
të mërdhin edhe shpirti
po ikin
të gjithë si zogj të hutuar
madje
po ik edhe Gjeto Basha
me hejbet
e mbushura plot me plagë
për t’i ngrohur
në ndonjë vend të largët
me diell
që s’i ngjan Jutbinës së tij
as në ëndërr.



PARADOKSI I SË DIELËS
(ose mallkimii dashurisë)

Dita e diel
zyrtarisht është ditë pushimi
por të gjitha punët bëhen këtë ditë
veç pushimi vdes në zgavrën e gojës
dhe dashuria dënes mbi trupin e tij
duke mallkuar ditën e përfolur
nga njerëzit.



SHPËRTHIMI I MLLEFIT
(ose engjëlli i butë) 

Edhe
kur shpërthej si vullkan
prej mllefi
unë prapë jam engjëll
i butë
që hap krahët e zemrës
dhe fal
dashuri për njerëzit e mirë
që ngjajnë
si lule të heshtura në rrezgun
e ditës
dhe që më shohin me sytë
e dhembjes
duke pritur gjersa të fashitet
mllefi im
si hiri që bie pak nga pak
në tokë
për ta shkelur me këmbë
duke lënë
gjurmë në formë kujtimesh
të liga.



KUR NISI TË QANTE VASHA
(ose shiu që u ndje i mposhtur)

Kur nisi
të qante vasha me lot
një qyqe
seç iku me vrapin e kalit
nëpër qiell
kurse shiu ngaqë u ndje
i mposhtur
u ndal si burrë i turpëruar
e me faj.



EDHE NËSE M’I NXJERRIN SYTË
(ose sërish mund ta gjej një diell)

Edhe
nëse më dalin përpara mijëra
male
si përbindsha gjigantë me hije
të rënda
unë prapë mund ta shoh diellin
madje
nëse m’i nxjerrin sytë me thonj
prej bishe
e ma shndërrojnë jetën në natë
të zezë
unë sërish mund ta gjej një diell
në ëndërr
dhe të fle me të si me perëndinë
e qeshur
paçka se është diell prej ëndrrash
njëlloj
më mba gjallë dhe më jep jetë
njeriu.



QENI QË E HËNGRI KUFOMËN E PJETËR BOGDANIT
(ose të gjallët që flasin për diellin e shpirtit të arbnit)

Në Prishtinë
për dreq e shoh një qen me mjekër
njeriu
që përjarget gjersa e krijon një lumë
të frikshëm
s’di pse më shëmbëllen krejt si ai
që dikur
e hëngri kufomën e Pjetër Bogdanit
dhe sërish
po rishfaqet pas qindra vjetësh me turinj
të njëjtë
betohem në tokë e qiell se nuk është qen
i zakonshëm
që leh e nuk kafshon as edhe një mizë
ky është qen
me uri të moçme aq sa urrejtja e armikut
porse tani
s’ka më kush t’i hedhë ndonjë kufomë
për të ngrënë
prandaj ëndërron si t’i hajë të gjallët
që këndojnë
për klerikun e zhdukur me varr e asht
dhe që flasin
për “Çetën e profetëve” si diell të shpirtit
të arbnit.



PËR KOKËN E BRISKUN
(ose trofeu i vetmuar)

Urtaku
na thoshte
si koka
ashtu edhe brisku

e ne
rruaj e rruaj
gjersa
na doli gjak

e rrjepëm
lëkurën me duart tona
dhe koka
vajti për lesh

mbeti
veç brisku si trofe
i vetmuar.



GURI S’PESHON NË VEND TË VET
(ose fluturimi i zogut të dëshpëruar)

Guri
nuk peshon në vendin
e vet
çdo ditë po bëhet zog
i dëshpëruar
e futuron në dhé të huaj
me ëndrrën
që kullon lot prej vreri
si liria.



ZBULIMI I UDHËS SË IKJES
(ose shikimi i babëzisë epike)

Zot
këta i kanë mbyllur
të gjitha
udhët e atdheut
s’mund
të kalosh asnjë shteg
për të dalë
nga hija në dritë
me duar
prej përbindshash
kanë
rrëmbyer çdo gjë
po e shqyejnë
e po e hanë si hienat
neve
s’na e lënë as edhe një
copë ashti
fëmijët e shohin këtë
babëzi epike
dhe pyesin me gjuhë
prej vreri
vallë si do t’ia bëjmë ne
të gjorët
a do ta prekim bukën
me gishtërinj
por askush s’u përgjigjet
ndaj
shpejt e zbulojnë udhën
e ikjes
duke lënë pas vetes
vetëm
vargmale me zhgënjim
si kujtim
për pleqtë që dergjen para
vdekjes.



FITORET QË NA PËSHTYJNË NË SHPIRT
(ose çështja si ta bëjmë njeriun adamik)

Fitoret tona
u bënë kufoma të gjalla
me veshje moderne
që zgërdhihen
të kapura dorë për dore
duke na pështyrë
në shpirtin e zbrazur
s’na mbeti asgjë për t’u mburrur
tani çështja është
si ta bëjmë njeriun adamik
që nuk do ta vrasë Evën
por ta dashurojë
gjersa të krijojet një lumë i madh
e ta shpërlajë botën
nga mëkatet.



KËNGA E TURPIT
(ose lahuta e mykur)

Fati jonë
mbeti si hark i ngrirë nëpër kohë
e shigjetën
e mbajnë në duar për t’u ngushëluar
para dështimeve
që na ndjekin si stinë grindavece
gjithë kohën
përgjigjemi pa na pyetur askush
vetëm
për t’i mbuluar gënjeshtrat epike
që i mbjellim
si tëmotjet nëpër fushat e nderit
e duke kënduar
me lahutë të mykur nga kalbësirat
e burrnisë
e cila nngjan si një asht për qenin
e shtëpisë.



ZHVESHJA E NJË GRUAJE
(ose tharja e lumit të ndotur)

Një grua
u zhvesh në mes të shkretëtirës
dhe gjithë
burrat u shndërrua në një lumë
të ndotur
që derdhet para këmbëve të saj
diellore
gjersa thahet pak nga pak si qenie
prej zalli.

____
Pulikimi është plotesuar me 26 nëntor 2019

Cikël poetik nga Fahri Xharra


Fahri Xharra

KUR LOTI HARROHET

Kur loti harrohet
thahen edhe lumenjt

Kur vajtimi përbuzet
shkelet mëshira

Kur gjaku zbardhet 
e keqja mund te marre udhe

Kur shurdhohen klithmat
harrohet edhe gëzimi

Kur vritet kobi i vdekjes
bimet marrin rriten

Kur heshtet e kaluara
mund te vritet ardhmëria

 
 
 

Trëndafil i kombit

( kushtuar Ismail Kadaresë)

Zemra desh me plaste  kur të shihja të vetmuar
te bridhje shtigjeve ne kerkim te drites se trollit
Trëndafil i letrave, trëndfafil  i kombit ….

Ishte koha kur njerezit

harruar e kishin gjuhen e zotit
dhe mbillni faren e errejtjes

Vallë

jemi të padëshiruarit e perendive
që groposim krenarinë

e vorbullës ndjellakeqe i japim jete
apo harruar kemi ninullat e dashurise

11.10.12; 14:25

 
Ata

Donin të na zhveshëshin vetëtimën,
që të humbim rrugën
Donin të na shurdhonin bumbullimën,
që zëri mos të na degjohej
Donin që të na shkulin yllin,
e të mos dinim se ku jemi
Donin të na nxinin hënën,
e të mos shof të kaluarën
Donin të na merrnin diellin,
që të ngrijmë në token tonë
Donin të na shtrydhin shpirtin,
e ti ngjajmë askujt
Donin të na ndërrojnë emrin,
e të na humbin në rrymat
e pafundme.
Po rrenjet e te keqes u thane

nga mallkimi i perendive

29.08.12


 Mos na e zini diellin

Të shpuar dhe të mrrolur
qiellin na kishin qitur pas dere,
Gjyshi mundohej që me gjilpërën e tij
t`i ngjiste pjesët e retinës së syrit
të shkulur nga vampiret djepthate
Im mori kërrabën te mbante kujtesen,
dhe e humbi vetëdijën nga goditja e çekanit.

Qielli vazhdimisht shpohej
E ne bënim sehir
Mos na e shponi qiellin se na ikë ozoni
Mos ne shponi qiellin
se na mori e pikës së zezë
Vështirë të njihemi ndër grumbuj plehu
Mos na e shponi qiellin
Mos na e zini diellin
Oi oi oi!

30.0812

Bedri Dedja

Bedri Dedja lindi në vitin 1930 në Korçë, studioi në Moskë psikologjinë dhe pedagogjinë e letërsisë për fëmijë, është shkrimtar shqiptar. U nda nga jeta në 13 prill të vitit 2004. Ishte Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë,ka qenë një personalitet shumëplanësh në krijimtarinë letrare shqiptare për të vegjëlit dhe atë shkencore për të rriturit: poet e prozator, përrallëtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, përkthyes, gazetar e kritik, studiues i psikologjisë, pedagogjisë e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, studiues e teoricien i historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, "Qytetar Nderi" i Beratit, mbajtës i "Çmimit të Republikës", "Urdhërit Naim Frashëri" dhe titullit "Mjeshtër i Madh", Bedri Deja është vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë vend në Vëllimin e XVI të biografive si autor i shquar i shekullit XX. Bedri Dedja ka lindur në Korçë më 20.11.1930. Shkollën fillore e kreu në Shkodër ndërsa gjimnazin e përfundoi në qytetin e Durrësit. Më pas studioi në Universitetin e Moskës dhe u diplomua shkelqyeshëm në vitin 1953 në disiplinat e pedagogjisë, psikologjisë dhe njëkohësisht të letërsisë për fëmijë. Pas përfundimit të studimeve universitare, për 40 vjet ka qenë lektor dhe Profesor titullar i lendeve të psikologjise dhe pedagogjisë në Universitetin e Tiranës dhe për një periudhë 5 vjeçare (1975-1980) edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit. Nga viti 1972 e deri sa u nda nga jeta më 13 prill 2004, ka qenë Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Paralelisht me veprimtarinë pedagogjike, deri në vitin 1975 ai ka ushtruar edhe funksione drejtuese publike si Drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik Tiranë, Kryeredaktor i Revistës "Fatosi" dhe Gazetës "Mësuesi", Drejtor i Drejtorisë së Botimeve Shkollore e Drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike në Ministrinë e Arsimit, Zëvendësministër i Arsimit dhe Kulturës si dhe Sekretar i Përgjithshëm Shkencor i Akademisë së Shkencave. Bedri Dedja ka qenë për shumë vjet anëtar i Shoqatës Botërore të Psikologëve, Kryetar i Shoqatë Kombëtare të Psikologëve si dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Shkrimtarëve për fëmijë. Bedri Dedja gjithashtu ka qenë anëtar i Redaksisë së përgjithshme për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar (1985) si dhe bashkëautor dhe redaktor përgjegjës i botimit të Akademisë së Shkencave dhe Ministrisë së Arsimit, Historia e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar Vol. I (2003). Shume vepra të tij janë përkthyer e botuar jashtë Shqipërisë si në Maqedoni, Kosovë, Greqi, Rumani, Kinë e Zvicër.
Burimet : Kjo biografi dhe të dhënat janë bazuar në Tekstin Historia e Letërsisë Shqiptare për Fëmijë të Dr. Astrit Bishqemi, Universiteti "A.Xhuvani" Elbasan, Botimet Sejko - 2001, fq. 287-289 duke u plotësuar vetëm me të dhënat e reja dhe botimet pas vitit 2001.

Tituj të veprave

Novela:

  • Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit (1954)
  • Një udhëtim i rrezikshëm (1961)
  • Kercënimi i thonjve kozmikë(1976)
  • Përrallëmadhja (1998)
Vëllime me tregime e përralla :
  • Përralla popullore mbi kafshët (1957)
  • Përralla e tre vëllezërve (1958)
  • Kallëzimet e gjyshe pastërtores (1960)
  • Kapiteni i shtërngatës (1970)
  • Përralla e shpatave të arta (1976)
  • Përralla e lepurit dhe e breshkës (1976)
  • Bariu i vogël në mal të thatë (1979)
  • Përralla njëmbëdhjetëkatëshe (1996)
  • Përralla të zgjedhura (1997)
  • Përrallat e Zvicrës (2002)
Vjersha dhe poema:
  • Numrat (1959)
  • Shkolla e pyllit (1967)
  • Artan Borizani dhe çeta e tij (1970)
  • Garda partizane (1972)
  • Patoku në plazh (1975)
  • Poezi të zgjedhura për fëmijë (1975)
  • Beni shkon në malësi me familje dhe shtëpi (1976)
  • Gjashtë poema për kalamaj (1976)
  • Vera, Genti e Driloni (1985)
Romane:
  • Shoku i braktisur (1957)
  • Kalamajtë e pallatit tim Vol.I (1972), Vol.II (1979)
  • Republika e 1100 çudirave (1975)
  • Nëpër korridoret e thella të Jonit (1976)
  • Met partizani (1981)
  • Si u rrit një komisar (1986)
  • Alarmet e qytetit Sdikuisht (1989)
  • Kacamicri rreth globit (1993)
  • Si katër fëmijë u bënë biznesmenë (1996)
  • Qyteti me tri kështjella (1998)
  • Sikuriada (2002)
  • Presidenti i Planetit të Kuq (2006, botuar post mortum)
Pjesë teatrale :
  • Gjyqi i Maçokut (1962)
  • Kryengritje në pallat (1972)
Publicistikë :
  • Biseda me pionierët (1986)
  • Nëpër ravat e jetës - Kujtime (2001)
  • Duke ecur kontinenteve - Përshtypje udhëtimesh (2004) ;
Përkthime nga gjuha ruse :
  • L. Tolstoi - Tregime dhe përralla për fëmijë (1954) ; Robi i Kaukazit (1959)
  • V.Majakovski - Për fëmijët (1954) ; Lexo, shëtit e fluturo (1958) ; Ç'është mirë e ç'është keq (1966)
  • N.Nosov - Tregime (1954) ; Aventurat e Dinpakut dhe shokëve të tij (1957) ;
  • M.Tuein - Aventurat e Tom Sojerit (1955)
  • A.S.Pushkin - Përralla e peshkatarit dhe e peshkut (1956) ;
  • H.K.Andersen - Përralla (1956) ;
  • M.Gorki - Jashka,Samovari (1957) ;
  • Sh.Péro - Maçoku me çizme (1958) ; Përralla ruse (1998, përshtatje e shqipërime nga 18 autorë) ;
Studime dhe vepra shkencore :
  • Edukimi i marrdhënieve të drejta midis djemve dhe vajzave në familje (1956) ;
  • Psikologjia për shkollat e mesme (1959) ;
  • Letërsia për fëmijë (1961, 1964, 1966, 1975, 1983) ;
  • Psikologjia për shkollat e larta (bashkëautor 1965, 1985, 1987) ;
  • Mbi rrugët e perfeksionimit të sistemit të sotëm të edukatës familjare (1966) ;
  • Politika dhe Pedagogjia (1967) ;
  • Tradita dhe probleme të letërsisë shqipe për fëmijë (1971) ;
  • Shënime mbi historinë e mendimit pedagogjik shqiptar (1972) ;
  • Burimet e letërsisë shqipe për fëmijë (1978) ;
  • Shkrime mbi letërsinë për fëmijë (1978) ;
  • Studime mbi problemin e metodave të të mësuarit në shkollë (1978) ;
  • Didaktika (bashkëautor 1986) ;
  • Drejt enigmave të psikikës së njeriut (1989) ;
  • Psikologjia Sociale (1990) ;
  • Sekreti i talentit (1998).
 
Mirënjohje

  • Profesor
  • Anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë
  • Laureat i Çmimit të Republikës
  • Laureat i Urdhërit "Naim Frashëri"
  • "Qytetar Nderi" i Qarkut te Beratit
  • Laureat i Titullit "Mjeshter i Madh"

  • Burimi: Wikipedia

    Poezi kushtuar Idriz Seferit

    Fran Ukcama
    IDRIZ SEFERIN E KEMI SHQIPONJË


    Me shallin përflakun mbi krye,
    Flamur i lindun, atdhetar,
    Idriz Seferi, më ka kthye,
    T`i thrras Kombit, sot, me zjarr!

    Kush dorën vuri mbi shtatore,
    Mallkimi motit do ta ndëshkojë,
    Se të lirisë At` kemi roje,
    Dhe të lavdisë, si një shqiponjë !

    Ngrihuni o burra, pleq e të rinjë,
    Ju gra e motra çika kah jena,
    Se duan të na lanë pa histori,
    Duan të na lanë pa Idriz Sefera !

    Lavdia rritet dhe shumohet,
    Si rrezet po i lëshon nji diell,
    Idriz Seferi në shkamb naltohet,
    Parajses rron, atje, mbi qiell !

     

    GRYKËS KAÇANIKUT KENDOVA LIRINË

    Kur u drodha lugut tand,
    Me blerim e ujna të kaltra,
    në shqiponjë u ktheva, tham,
    kisha krah, por mora flatra.

    Unë mesuesi i historisë,
    Endur Kombit, ngjarje e data,
    Bredh në shtigje të lirisë,
    S`më kap dita, s`më kap nata.

    Ndjej vikama , takoj, trima,
    Tej atje ku dilte dielli,
    Te një mal ngrihej vetima,
    Ishte vetë Idriz Seferi.

    Dhe e nisa kangën varg,
    Djal i rritun në Mertur,
    “Kaçanik ,o shkamb e gur,
    Vritesh , pritesh për flamur” !

    Për flamurin e Skenderit,
    Luftojnë trimat e Idriz Seferit,
    Dehur prej afshit të Lirisë,
    Kapa me dorë yjet e qiellit.

    Ata nuk pas kanë kanë yje,
    Por qebesa, tan heronj,
    Po ndrijnë lugje, fusha pyje,
    I prijnë Kombit, nalt, gjithëmonë!

    E jam ndal në Kaçanik,
    Bash te sofra e barotit,
    Gjeta shokë e gjeta miq,
    Gjeta amë nga ama e Kombit!

    Nehas Sopaj

    E PO Ç'TË BËSH IDRIZ SEFERI

    Para se të nisem kah vetja dhe njerëzit,
    do të bie, të fle sonte, pa sytë e mi.
    E po, ç'të bësh Idriz Seferi, ç'të bësh.
    Më thuaj si t'ia nxjerr një fjalë Karadakut, më thuaj
    si të filloj të flas me gjakun tim. Më thuaj.
    Ky pyll i blertë sonte po niset
    deri te zemra ime. Unë të njoh, Idriz Seferi
    Të njoh. Ty dhe gjithë zemrat e skifterëve, ju njoh.
    E po, ç'të bësh Idriz Seferi, ç'të bësh.
    Kështu e ka ky vend me lule. Kështu e ka
    kjo erë plot shi. Disa vdesin për liri, Idriz Seferi,
    e disa shtrijnë duart e tyre zaptuese në botë.
    E po, ç'të bësh Idriz Seferi, ç'të bësh.
    Para gjashtëdhjetë vjetësh ti puthe
    çdo pëllëmbë të Karadakut dhe Kosovës, Idriz Seferi.
    Ti kishe vetëm një trup dhe një ëndërr
    ç'të bësh, në ëndrrën tënde farkohej liria,
    dhe rritej Karadaku i kuq me një diell të lulëzuar.
    Dhe, një hënë prej purpuri. Ç'të bësh.
    E po, ç'të bësh Idriz Seferi, ç'të bësh.
    Më trego si të flas me gjakun tim të bleruar,
    dhe gurin. Më trego, Idriz Seferi, më trego.
    Si të flas me heshtjen tënde të bekuar.
    Në gur dhe në ujë, çelin jorgovanet,
    kurse në botë lindin shumë flaka të kuqe
    dhe lule të flakave. Do të këndoj sonte, Idriz Seferi,
    para se të nisem kah vetja dhe njerëzit.
    E po, ç'të bësh Idriz Seferi, ç'të bësh.
     


    Musa Jupolli

    Jam nxënës i Idriz Seferit

     Çou Idriz Seferi
    Shqypnia po t’ thrret !
    *
    Sot e vura n’ Apostrof
    popullin tim ,
    n’Apostrof studimi ,
    kronologji e kombit !
    Kthehu n’ Apolloni
    aty ku lindi filozofia
    folmë gur’ m’ gur’
    n’gurgullimën e lumit tënd ,
    n’madhërinë e shqiponjave
    vetë shenjë e Hyu-t !
    Çou Idriz Seferi !
    Për atë penë
    që ma le n’ amanet
    sot Apostrofi m’ është lënduar !
    Ç’fare prisni ?
    M’erdhë një zë ,
    Zëri i Idriz Seferit:
    S’kem nevojë për ottoman
    as për ferrtarizëm !
    Asht është folje e jetës shqipe
    Histori e pa përkthyer ,
    Vepër e pa shterrshme !
    Me vargun tim
    Jam nxënës Idriz Seferit ,
    Nga zemra ngjyrë pikon ,
    Pena ime pushkën e Idris Seferit mbron !

     Korriku i 2013- tës !



     Mentor Thaqi

    JE KOLOS O IDRIZ SEFERI

    (Ata që prekin shtatoren tënde,
    i prektë mordja e turpshme!)

    "Shtatë sahat tuj u pre me thika, ...",
    Idriz Sefer,
    as edhe një copë
    e as edhe një kime floku
    s´të hoqen,
    stë morën,
    çallmashë as harambashë!

    E sot,
    s´duan t´lënë shëndosh,
    ca kodoshë,
    ca kokëbosh!

    Paj,
    të jeshë Kolos
    është sakrifikim
    o Heroi im!

    Ka korba të zi,
    ka edhe lakuriqë
    me kokë e bisht, armiq.

    Ti,
    Ai i Madhi
    n´trimni,
    n´urti,
    n´largëpamësi.

    I paprekshëm,
    i pavdekshëm.

    Jo, jo,
    s´të preket identiteti
    o Idriz seferi
    e as të preket dinjiteti,
    je Simbolikë Nderi!
    12.07.2013



    Hasan Qyqalla

    Indinjatë motesh:
    DY DITË PARA S’DJESHMES
    (kurrë s’e kuptova si vritet Dielli)

    dy ditë para s’djeshmes…
    nuk dij si më çoi puhiza në Has
    në Kullën e Shtjefnit shfletoj Kanunin
    qirinjë ndeza për Mesh(ë)arin e lashtë
    mos qoftë shqiptar ai që shkel brumin.

    pardje...
    nuk dij pse më mori frymën pishina
    e valët e liqenit përpihen në vete
    për dreq ç’mu kujtua Hasan Prishtina
    mos qpoftë siç thonë, e marrtë ora e keqe.

    dje...
    nuk dij pse dje më vrau dhe Dielli
    apo më vranë Diellin korba e djajë
    për dreq ç’mu Fjalë e Jusuf Gërvallës
    “mos u zbuloftë kurrë nëse është shqiptarë...”!

    sot...
    nuk dij pse s’qetohem sot nga e djeshmja
    kush ngreh dorë mbi atë Plis shqiptari
    kush gjymton Idriz Seferin yll në kreshta
    soji i të tillëve prototip barbari...


    Fehmi Korça
    Skulptori

    Skulptor, gdhende hijen time.
    Çdo kush le ta shohin
    në mënyren e vetë.
    Disa le ta shohin me plis,
    E të tjerët le ta mbulojnë
    me pelerin të zezë .

    Aty afër meje
    të lutem ma gdhend
    dhe gurin e dhimbjes.
    Gdhende ta shohë bota
    bukë përmbysesin
    që nuk e njehë vehtën .
    Se hija ime po i zë diellin
    E kur u dashtë,
    Unë i fala dritën.

    Skulptor, më gdhend
    ashtu si isha...
    Hija ime të jetë e dyfisht.
    Në njërën anë
    dua ta shohë bajlozin,
    me grykhollen time.
    E në anën tjetër
    Historin e popullit tim
    të zhveshur lakuriq.

    Kur dalti ytë skulptor ,
    ta gdhend hijen time
    Mos harro të shkruash
    Epitafin tim.
    Se unë kam vdekur
    vetëm për një Atdhe.

    Andaj Ti skulptor gdhend
    se hija ime lind pas
    çdo rreze të diellit.


    13.07.2013


    Lumturi Plaku


    NUK ULEN VLERAT E IDRIZ SEFERIT.

    Dhe në ndryshofshin regjime e pushtues
    edhe se vitet rrëshqasin bashkë me kohën
    e as përmbytjet e tërmetet shkatërrues
    s’i shuajn emrat e Burrave patriotë.

    Thonë që bustin e Idriz Seferit, prishën
    por dhe më lartë ja kanë ngritur vlerën
    ferra e driza kacavjerren plotë rreth lisit,
    por lartësinë më shumë në pah ja nxjerrin.

    Mundohen mizat të pështynë e të ndyn
    por s’e arrin se është lartë vëndi i nderit
    dhe horrat dritë shkurtër dot s’arrin
    të ulin vlerat e Idriz Seferit.

    Ata janë zvaranik, janë minj, që natën dalin
    s’kanë burrëri, merren me një copë beton
    se lartësia e emrit, që mban lapidari
    është legjendar, i pa vdekshëm përgjithëmonë.

    O gjak i pastër i Arbërit fisnik
    pastro helmet, që shekujtve të ka trubulluar
    bashkohu, bëhu grusht e me force godit
    ata, që prekin BIJT e tu të nderuar.




    Fehmi Qerimi

    SA KEQ…

    Para syve tanë,
    e të botës.
    Perdja hiçet

    Moti prishet.
    Edhe sivjet,-
    Blasfemia !

    Në pikë t`verës,
    Kokrra e Grurit,
    përtokë hidhet !

    Breshër bie…
    Në pikë dite
    Mbi Përmendore.

    Kjo poezi per rrenimin e bustit te Idriz Seferit....ju pershendes dhe ju uroj nje dite te mbare...Miqesisht Fehmiu...

    Grigor Thanasi: Tri çesmat...


    Nga Grigor Thanasi

    TRI ÇESMAT NE RRUGEN “ H”

    Transmentova shifren e fundit radiogramit,fika aparatin dhënës-marës dhe me dy rotullime te ky çit mbylla deren e zyres.Vazhdova ecjen ne koridorin e gjere te instuticionit puneve te bredeshme Li brazhd.Ndala kembet te dera nr.5. Kjo zyre dhe ku punoja une kosideroheshin “teper sekrete”.Si pas platforms e sigurimite te shstetit komunist ishin “delikate” sepse terhiqnin interesesin e sherbimeve sekrete te huaja,si domos ay jugosllav. Nëpër nënzë thonin:
    -Ne qoftese keto sherbime shtiren ne duar te armikut, atehere e kane ngrene dreqi te gjithe! Dhe per te perforcuare me mire kete bindje, strukturat ishin vendosur ne katin e dyte te nderteses,perball një- ra tjetres dhe midis sherbimve te tjera të specializuara!
        Aty sherbente nje meso burre, ish partizane, dikur ka pas mbajtur gradën e majorit.Ndonse rezerv- ohesh ne muhabete,te shkretat spaletat i kishte merak shumë. Dhe sipas tij, kur u hoqën gradat,ushtria në vet-vehte kendej e tutje do te ishte si mulliri pa uje. Dikush po nga plejada e tij e shpjegonte diçka ndryshe. Pa spaleta ushtria do te funksionoje si pazari Roskovecit. Se çkuptim kishte ky llaf,tere nje- rezia ne treven jug-perenndimore e dinin fare mire. Aq perfolur ka qene pazari ne fjale, sa dikush kur futej brenda në ndonje lokal kafene, vrente me kujdes,shikonte dhe bente habi me ambientin e bren- brëdëshem.Dhe kur konstatonte zhurme e madhe,potere,tym duhani,njerezite bisedonine me zë të larte, disa edhe çireshin, dikush feshkillente, pa tjeter thonte:
    -Ketu qenka si pazari Roskovecit?
        Isha fare i rri dhe s’më benin shume pershtypje heqja e gradave.Kurse te vjetrit,veçanerishtë ata qe benë luften çlirimtare, dhe te tjere qe vinin pas kesaj plejades, smbaheshin dote. Zemerimi i tyre shifej qarte te mimika e fytyrës. Dhe në një forme ose tjetër zëmëraten që e mbanin perbrenda e çfr- ynin,më pase lëshonin nje psherëtim të çuditeshem:
    -Oh..oh..!
    Thua si kur mbi kokat e tyre do binin gurre nga maja e malit! Por kishin te drejte, nuk ishte e paket të linin kariken.Pune zyre, paga te larta,trajtime te ndryshme,në nje fare menyre te majmur, sepse ki- shin qendruar per nje kohe te gjate ne detyre. Të shkretët mbanin shpresa akoma më tejë,ushqenin mendjen me iluzione te ndryshme. Ne ate menyre e ndjenin vehten disi të sigurte,prisnin deri sa te mbushnin moshen e pensionit! Mirepo qeveria komuniste ishte e mënçur, here pas here kuadrot e ad- ministrates shtetrore e partike,i leviznin nga vëndet e punes. Gjate viteve 1965-1966 ne dy strukturat ushtarake,ministria e mbrojtjes dhe ministria e punve te brendeshme kryenin reformen e madhe ne efektiva oficera e nenoficera. Shume ushtarak u liruan,tjere u levizen ku ishin me perpara dhe u sist- emuan ne baze te aftesive te tyre dhe arsimin perkates. Duhet thene se ne kete drejtim u veprua me kujdes dhe me interesimin drejte per se drejti e udheheqsit numur një të shtetit shqipetare te asaj ko- he. Persona qe do ti thonin lamtumire karieres ushtarake,do te vendoseshin diku ne qytete te ndrysh- me te vendit. Mbeshtetur ne aftesite e tyre,se cili do te punonin ne ndermarje, fabrika,uzina dhe ne koperativa bujqesore ngriheshin per çdo vit. Qe do te thote se asnje prej ushtarakve te liruar nuk do të mbeteshin jashte shoqerise. Per kete u porositen me goje dhe me shkrim drejtuesit e komiteteve te partise dhe ekzekuive ne baze retheve te vendit, kujdesin qe duhet te benin ata ne kete mes.Për ta bërë te lehte leshuan udhezime me detyre konkrete si te punonin tere struktuara shtetrore- partiake ne zgjidhjen e problemit teper preukupante per peiudhe 1966 dhe ne vazhdim. Perparsi u dhane faktorit pritjes, duke uruar mire ardhjen ne gjirin e tyre te shoqeruar me ngrohtesi shoqeror e miqes- ore.Pas kesaj me nje here u gjeten pune e strehim. Asnje prej armates pa ushtri nuk mbeti pa u sistemuar... Kjo ishte karakteristika e sistemit socialist. Asnje njeri nuk mbetej pa pune.
    Trokita ne deren veshur me jashte me llamarine,nga brenda me dyshek pambuk,u degjuan hapat disi te lehta, te shpejta sepse i tille ishte karakteri i tij.Mandej poseduesi zyres hapi”sporteli i vogel mjaftushme kjo per te komunikuar midis nesh. Ktheva radiogramin shifror, prej tij mora konfirmim e detyrushem ligjor, bera tutje per te dale jashte zyres. Si te thuash, te beja nje shetitje ne ambientin e brendeshem teritorit te instuticionit. Po nuk munda.Te dera ne fund te koridorit,doli kryetari deges puneve te brendeshme shoku Thanas Gaba.E kisha patriot nga treva e Vlores. Lab prej fshati Tragjas. Burre zotni, i dobet nga shendeti,her pas here kollitesh. Mua me dukej pak azmatik.Them keshtu se edhe frymarjen e bente te pakte. Por ishte kuader i perkushtuar dhe me vlera kombetare. E cilsoje në kete menyre se ne çlirimin e kryeqytetit ka qëne dalluar per trimeri. Ne gjoks mbante disa urdhera e medalje. Me shume spikaste dekorata e trimerise!E si i tille Thanasi nga ndonje here ishte edhe koke”shkret” S’para pyeste per herakinë shtetrore apo partiake vendore. Në fund te fundit ishte njeri i mire se kushdo tjeter nga plejada e tij dhe dhe ata qe vinin më pas. Si veshtire të”digjte” shoket si thonim atehere Thanasi ka qëne kuader me zëmër gjere,por edhe kerkues me tere normat e moralit shoqerore dhe etikes te detyres.
    Pak me kendej zyra e zevendes kryetarit te deges.Aty sherbente Petref Myslimi.Me origjine nga katundi Gorisht, por banonte ne Vlore.Nga goja e ketij kam degjuar per te paren here shprehjen:
    Tetar e në Vlore se sa Gjenerale në Kukës..!
    I qante shpirti per qytetin e të tije, vlora bregdetare,ne kete vorbull ndjenjash isha perfshire edhe une.
    Sipas thenieve gjithënjë te tia, ka pas qëne antari i njesitit guerile te qytetit Vlores .Ne muhabete sho-
    qerore, fliste per akte heroike trimerie ne aksionet guerilas e qytetit bregdetare.Historia legjendare e njesiteve guerile me kishin bere per vehte.Dhe thoja,ne qoftese lufta do kishte zene moshen time pa tjeter do te kisha mare pjese ne formacionet e fshehta.Në dallim midis tyre pra te kryetarit dhe zëvëndesit, konstatoja se personi Thanasit paraqitesh teper i thjeshte. Cilesira te perbashkta kishin intuita profesionale,shpirti sakrifices,shkathetsi ne zgjidhjen e problemeve per mbrojtej dhe ruajtje rendit politik te klases puntore.Te dy ishin leber nga treva e Vlores,persona me tipare te bukura te laberise.Thjeshtesia ka qene veçori dalluese, respekti per shoket, dashuri per mvartesit spikaste ne pune,ne shoqeri dhe ishin familjar te mire.Te personat e tyre levdata s’gjenin fare vende.
    Por le te kthehemi te momenti i ndodhise
    -Gole,hajde nje çike ketej!
    -Si urdheron! U pergjigja une, me hapa disi te nxituara shkova. Hyra brenda ne zyre.
    -E transmentove radiogramin shifror?, pyeti kryetari
    -Po,Tirana e mori inicialet e shkalles urgjences dhe tani te presim pergjigje ne rastese permbajtja e radiogramit e kerkone nje gje te tille! Ai me veshtroi ne sy, beri pak buzen ne gas, tundi koken ma- ndej foli.
    -Te lumte, keshtu te duam.Radiogrami eshte me natyren teper urgente dhe po aq sekret.
    Po çkishte ngjare.? Çfare fshihni shifrat”memece”te ndara në grupe e me pese numura radiogrami Nr.36. date 27/12/1970.
    Le te shtjellojme historine e asaj nate ne prak te vitit te rri.
    ....Shiu binte pa pushim,i dendure,bile kishte kaluar kuoten e renies se tij.Shkreptina ndriçonin tëresishte vendin sa edhe gjilpera mund te shifej qarte ne rruge edhe pse rë kete e ujit ishin paksa të medha. Pastaj ia linin radhen erësirës e cila shoqerohesh me perplasjet e pikave te shiut ne xhamin e madh te skodes. E sikur te mjaftoheshin keto vinin bubullimat te forta qe tundin dheun si me termet! Në gjithe keto zamllahi të madhe te natyres, benin perjashtim shoferat e parkut Elbasanit.Në emer të planit te shtetit,sfidonin forcat e natyres.E ndermjete tyre edhe derixhuesi automjetit tip skode me turi, me rimorqo targa El.4970 prodhimi vitit 1956. Te gjithe shoferat e parkut punonin non stop ditë nate. Njezete e kater ore pa nderprere. Transportonin mineralin hekur-nikelin nga minerat e Pishkashit, Prenjasit,çervenakes dhe i depozitonin te 12 bunkeret e Krastës në hyrje te qytetit Elbasan.
    Skoda me rimorqo, e cila me pase do kethehesh ne “fantazmë”pasi shkarkoi minerralin e kuq në bunkierin numur 9 ,u nis perseri ne mineren e Pishkashit.Gjithesesi dirixhuesi e ndjente vehten te lodhur, por kur kujtonte planin e shtetit, krahas saje shtoheshin edhe te ardhurat financiare personale ne fund te 15 ditesh,fuste ne xhep page te majme, atehere vendosi te kryente edhe nje rruge tjeter. Kjo shenonte edhe ngarkesa e fundit me mineral per turnin e dyte. Nje moment iu duk vehtja disi lehtesuar, ndersa në të vertetë forcat fizike dhe mendore e shoferite te skodes ishin dis te dobesuar. Doemos, tete orë në timon, rruge tere kethesa dhe shume të rezikshme, shto ketu edhe moti shume i egërsuar,pa tjeter lodhja fëte e fët pati bere punën e saj.I dhimbte shpina, koka,kurse duaret dhe kë- mbet funksiononin ne menyre mekanike. Keto fenomene atij i dukeshin të çuditeshme, rruges bised- onte me vet-vehte
    -Eh more te shkreta si nuk u lodhet tere kohen ndenjur,por levizni si puna e gjelit që e dinë këngën e vete permendesh! Mua me duket thonte ai,sikur pjesa e kembeve luajne vet vetiu! Apo mos mos valle instikti i trupit tashme eshte argasur nga qe jane mesuare te punojne me ore te tera dhe mbajne nje ritme te caktuare .!? Mendonte e kuvendonte shoferi me mjetin e tij ku më pas do te shtiresh sëmur prapa ndodhis, por të pa deshirushme dhe te pa parashikushme natën e menxyrshme. Ne thellsi te shpirtit ndjente diçka si tersëllek, me gjithese nuk dinte si ta shpjegonte nga se vinin ato, paçka se lodhja e trupit dale nga dale harinte kuoten e dobesise. Edhe pse ne kabinen e skodes ishte e ngrohte ne trup i kaluan mornica,të shoqeruar me të dridhurat,ne formen e te ftohtit. E pake e nga pake kaloi ne dhimbjen e kokes. Per te lehtesuar sadopak kete strese,me doren e majte kapi forte njeren pjese te zverkut. E ferkoi me dy gishtrij tere kallo, me doren tjeter krahun e djathte, me fuqi i dha nje kercitje te kaptines, gjë që e solli ne vehte.Sipas tij deri diku trupi erdhi ne formen e duhur!E në kete gjendje hyri ne uren e qytetit Librazhdit.Poshte gjëmonte lumi shkumbin. Me vehte sillte gure, trungje te shk- ulura gjate rruges,këto perplaseshin në këmbet e betonit. Ura dridhej si me termet. Shoferi paksa u friksuar, motorit i dha gaze me shume.
    -Te dale prej ures se nuk i dihet! Moti eshte egersuare mjafte,edhe çudirat e tia skan te sosur,bëza- jti shoferi me vehten ne kabinen e skodes qe vinte vetem errë nafte. Nderkohe pershkoi qendren e qy tetit te vogel, rëketë vinin nga anë e majte e xhades, asfalti u mbush plote e përplot uje te trubullte
    ngjyre kafe.Patrulla e policise gjëkundi nuk shifej..!
    -Eh,edhe keta te gjoret si puna e jone jane, vetem me nje ndryshim.Ne kemi kushte te mira,ngrohte shiu nuk na ze, te ftohti nuk e njohim fare, kurse ata! Ata...-Nejse se cili njeri e dine vete te zgjedhi rrugen e tije. Ne krahun e djathte la shtepine e fundit te qytetit dhe mori dishezen. Perpara u çfaq dri- ta e nje automjeti disi te venitur si pasoje e dendesise shiut me suferine. Mbajti krahun e detyruar,uli shpejtesine pa fikur prozhetoret e fuqishem, në pozicionin e tia kaloi me shpejtesi automjeti tip maune, mundi te dalloje targen Korçes, me hamendje konstatoi se derixhuesi i saj ishte shoferi Lera.
    -Eee cfare shofera jane keta Korçar, shume te zote, te afet profesionalishte, futen lehte ne shoqeri, godosha dijne te zgjedhin shoqerine, per vite dalin jashte shtetit.Ndersa te parkut Elbasanit,eh more perendi,mbetem pas hekur-nikelit. Nje mal te tera me dhe te kuq e zbrazem, tani jemi turur çervena- kes, bam punojne skodat me rimorqo dite nate. Sa te forta i kane bere mjete Çeku, tamem makineri per lufte! Puna ne socializem eshte e madhe, bile...bile ia ka kaluar luftes. Nuk e kuptoje, kaq i dobi- shem eshte dheu i kuq Pishkashit?(keshtu e quante mineralin hekurnikeli) Tre male me toke te kuq ndodhen ne Shqiperi. Së pari malet, e dyta Krasta dhe tjetra portin detar te Duresit.Ah keta Çek,mua më duket se kane hile per deri sa marin pa rreshtur dheun e kuq. Pa tjeter diçka nxjerin prej tij,nënzë degjoje se nxiret flori. Po pse xhamen keta te qeverise sone nuk e pranojne kete fakt, por thone mos flisni keshtu! Bisedonte shoferi por kesaj here me timonin, brenda ne kabinen e skodes qe vinin nga malet Karpate te çekosllavakise heroike.
    Ora shenonte 22.30.
    Jashte kabines qielli vazhdonte te hidhte shi si me gjyma!Pertej xhamit rruga nuk shifej aspak e qarte, vetem dallonte si mugutire dy tre metra nga kapaku motorit.E ashtu ne ate gjendje me radhe
    pa incidente kaloi vendet te rezikshmshme si urra e Murashit,tatpjeta e kodres Librazhdit,dhe hyri në kthesat te forta,e të pa numurta e perseri e po aq të rezikshme ne rugen e Prenjasit. Fshirsat e xhamit te math punonin pa pushim. E me gjithate “ rëkete” e ujit të shiut nuk mund ti perballonin dote. Kendej uji mbulonte siperfaqen e xhamit te skodes,nga ana tjeter shkreptimat vinin njera pas tjetres te verbonin syte ne nje çast.Shto ketu bubullimat qe trondisnin dheun si me termet, si te thuash udhetimin e benin teper të veshtire Por mania per te kryer rrugen e trete e te fundit e kishte sh-
    tyre keqas shoferi te ndermerte kete inisiative plote me reziqe e peripecira te pa para pse jo edhe te pa ndodhur deri atehere...
    Kaloi qendren e fshatit Hotolisht,mori kethesen nga e djathta,prej ketu fillonte e perpjeta,shtoi gaze, motori ulerinte si i zene ne faj!E apo kaloi disa metra me tej te tri çesmat me pozicion në të majten e xhades automoblistike ndjeu nje goditje jo e forte bamm... zhurma erdhi nga nengomat e para te skodës. Kjo u pasua nga goditja tjeter me rotat e prasme te automjetit. Ndali, me veshtirsi karikoi frenat kembes dhe ato të dorës per shkak te perpjetes kodrinore dhe uji që mbulonte tersishte siperfaqen e lëmuar asfaltit.
    -Po kjo çfare eshte?, foli shoferi.
    Me zemer te dridhur zbriti poshte ne toke. Me nje here kembet u zhyten ne uje. Ndersa mbi koken e tij moti shtrydhte “breket” e shejtanit! U mundua te shikonte poshte automjetit,por ishte e pa mundur Ne sekonde mbriti nje shkreptime teper e forte, aqsa vendi u be tere drite!Shtë shifte,ne uje,dergjej kufoma e njeriut.E kapi me dore,,ishte coptuar ne dysh.Vuri duar ne koke,bertiti
    -Booboo shtypa nje njeri…! po askush nuk e degjoi, edhe vete nuk e ndjeu fare kur fjala doli prej
    gojes se tij, sepse koha zhurmonte prej shiu te math shoqeruar me vetëtima e bubullima!.
    -Moti çmendur si kesaj here ska bere vaki! fshau shoferi. Nderkohe si në terë, diku te kethesa syte i pane diçka të zeze. Perseri e ndihmoi shkreptima,.-prraauu beri, i pa qarte, ishin disa kuaj që ecnin anes xhades automobilistike me drejtim Prenjasi. Me të shpejte lindi idea te nxirte kufomen prej andej. E terhoqi pa veshtirsi deri ne karaxhanë e asfaltit.
    -Tani si te beje?, dorezohem ne polici!Kjo do te thote qe une te nxjer syte e ballit me duar te mia.
    Nje zë thelle si mugutire vinte nga thellsia e shpirtit te demtuar, te raskapitur prej lodhjes se punes,shto ketu edhe moti i keq, egersuar.
    -Cili po shikon çfare bera? Asnje njeri,moti me shkaterori,por edhe do ndimjoji,nata maskon çdo gje qe po ndodh.Ndersa shiu shpelan çdo gjurme,lane maketat e mia,por edhe te ketij fukarai qe u vra, ku i kishte syte e ballit..por ecte kuturu! Çfare te beje,te dorezohem,apo jo?Perseri si kur zeri i qortonte,:-Ik ore ik,largohu nga vendi i tmerit,ec se nata dhe koha e keqe mbulon gjitheçka.Sa vrasje behen ne kete dynja?E po te gjitha nuk jan zbuluare. prandaj edhe ti mbathja..mos qendro si guak,pale kerkon te dorezohesh me kembet e tua .Çfare deshire more lummath,largohu sa me pare nga vendi i ngjarjes..Pse vende ngjarje i thua ketij!Nuk e shikon reket e shiu si ka mbushur asfalti..ec..ec sa nuk eshte vone.Koha punon edhe per tyja ..
    Ktheu me koke sikur viktima kishte ecur me drejtim nga qyteti Librazhdi.
    -Më mirë keshtu,policia e deges brendeshme mbase do ta haj…! Keshtu mendoi shoferi dhe po ashtu veproi pa menduar se u fut ne rrugen e krimit te dy fishte.Vuri marshin makines, skoda beri ngjitjen e detyruar ,pastaj rruga ishte ndryshe, fluturoi drejte minerës Pishkashit...

    Cikël poetik nga Kujtim Luma


    Kujtim Luma
     
    SEREMBEN SE VRAU DASHURIA!

    Thonë Seremben e vrau dashuria
    Gënjeshtër e bukur, përrallë për kalamaj
    Në këtë jetë shumë herë e vërteta
    I vret padashje ithtarët e saj.

    Thonë se u çmend dhe hodhi në det
    Gjithë letrat e shkruara me poezi
    Çmenduri e tjerëve e beri Seremben
    Të endej vërdallë në jetën e tij.

    Dhe sot jeton ende kjo gënjeshtër
    Ashtu siç jetojnë poezitë e tija
    Injorancë e tjerve dhe e vërteta
    E vrau Seremben, e jo dashuria!

    MË PRIT, SE DO VIJË

    Sonte që me natë, do marr në sy udhët
    Qetas pa u ndjerë, do i hy hënës në gji
    Ngrykë do marr mallin, sqetullash do mbaj kujtimet
    Diku në natën vonë, do të mbërrijë tek Ti...

    Aty, do ndeshen afshet n'pëshpëritje fjalësh
    Nata hënën e plotë do e mbaj qiri
    Castet do pijnë ujë, kupave ndjenjash mbushur
    Mbledhur në gjoksin tënd, dhe prap kam mall për Ty...

    MBRËMË

    Mbrëmë më erdhe ëndrrash, qeshjesh vënë mbi buzë
    Shikimet plot zjarr thonin me mijëra fjalë
    S'më le të të druhem, mallet the le të shuhen
    T'thithim nektar ndjenjash, bashkë kohës t'i bëjmë ball

    Vet prania yte, fshikulloj vetminë
    U hapi flake mureve, grusht të rëndë trishtimit
    Hapa portën e zemres, kurrë thashë s'të lë të ikësh
    Gurrëndjenjash rrodhën shtateve, buzëve belbëzohej premtimi.

    PRES TË MË VISH

    Nisu, por me vete aty më ke mua
    Kur në shpirt ndjen ftohtë, të mbështjellë me shpirtin tim
    T'mos harrosh kem ëndrrën e ndjenjën të na ngrohë
    Krahët e mi zbrazur, etur për përqafim

    Nisu, por me vete aty ke lutjen time
    Të të ndjekë pas hapash ditënetë pa një sy gjumë
    T'mos harrosh kem fjalët e dhënë njëri tjetrit
    Zjarrin që pret të shuhet, ndjenjat tek rrjedhin lum...

    KUJT I THEM DASHURI...?

    Dashuri, është dhimbja yte tek rrjedhë gjoksit tim
    Drithërimë, emri yt tek përmendet
    T'më hysh brenda ëndrrave, e t'mos lypësh kthim
    Lotin tim puthur, mes krahësh përmledhur
    Kujt, i them dashuri...
    Ndjenjës tek vie e ndizet në takime shikimesh
    Dorës shtrënguar, n'rrufe të trishtimit
    Gureë e gurë bri urave, tek lidhin njëri tjetrin
    Besë e mbajtur fjalë, dhënë castesh të premtimit...
    Kësaj, i them dashuri...

    JO NDËR TË MARRË!

    Unë vetë e kam puthur heshtjen
    E buza më digjej prush nga fjala e pathënë,
    Thonë" heshtja flet më shumë se fjala"
    Unë po them: Jo ndër të marrë!
    Dikush këndoi një këngë në ditë zie
    Pa u turpëruar e duartrokitën,
    Një tjetër qante në një ditë gëzimi
    Askush nuk e ngushëlloi.
    Të urtët folën me heshtjen e tyre
    Po kush nuk i përfilli,
    E ngushëlluan veten me fjalën e pathënë
    "Heshtja flet më shumë se fjala"
    Unë sërish po them: Jo ndër të marrë!

    AROMË DASHURIE

    Shijo aromë dashurie...
    Botës do ia njohësh
    Hijeshin e çasteve të zjarrta
    Derdh mallin të të shuhet
    Shpëtoi përvëlimit.
    Dashuritë ndjejnë
    Dhe trohat e trishta të dhembjeve,
    Ata kanë forcë të degëdisin
    Ishujve të harrimit.
    Shijo aromë dashurie...

    Cikël poetik nga Nijazi Jahja Mripa


    Nijazi Jahja Mripa

    NGA DITA NE DITE

    Pergjova nen maske
    Dhe nuk gjeta asgje,
    Fytyra shnderrohet
    Ne nje rol bosh
    Te rrjedhes neurotike.
    Aktori i perkulet
    Publikut te painteresuar
    Dhe i peshtyn ne fytyre
    Regjisorit te pergjumur

    Eshte nje bis tanime i pare
    Tanime i kthyer sahere
    I tmerrshem dhe i pashmangshem
    I (P)Rritjes se perditeshme …

    MITROVICA ALLAJAPONEZE
    1.
    Bora ka nis me u shkri
    Në Mitrovicë asgjë e re
    Barrikadat janë ngri

    Rrëmet në Urë.
    Imitatorët luajnë
    Me trupin e vet

    Ura e Re
    Barrikada seç krikllon
    (nën te e Vjetra)

    Përbri Urës
    vajza e re pret-
    E ngroh dielli

    Nuni pisket:
    ''Hajde,vetëm edhe një ...''
    Karrotë të fundit!

    Madje as para Mbretit
    hakubeti s’e hjekë
    kapelën e kashtës

    Zotëriu i Madh
    para Urë-Barrikadës
    (nuk) zbret nga kali

    Porsi njeriu
    Hakubeti në Dritë Hëne
    - prekëse,trishtuese.

    Eh!qekjo mizë
    - mjaft e dobët në kërcim
    Edhe më mahnitëse!

    Qysh moti
    këndon Lauresha,
    dhe nuk ndalet…

    2.
    TREPÇA

    ''Trepça'' në Veri
    Dimër e Verë ''Trepça''
    Dhe në Jug ''Trepça''

    NORTH

    Dimri i ''gjelbër''
    e vazhdon moskuptimin
    mrekullueshëm

    (NUK)MUNDEM

    Çfarë do më shumë :
    tokën akull ta rregulloj
    si një origami

    STONE

    Dhe qëndron guri
    duke rrëfyer diellit
    përralla nate

    TREPÇA – 2

    Dje Eldorado
    Dinozaur tashpërtash
    E Nesër ...Mjegull

    XXX

    Stinë pas stine
    bisedoj me pikëllimin
    këmbët rëndohen

    DARK

    Në padituri
    të borës së hijeve
    s'digjen qirinjtë

    VERI(U)

    Fryn dhe fryn Veri
    Dhe ky Çoban njeri
    Veç kqyrë seri

    BLUE

    Parashikim blu
    për mbarë hapësirën
    e paqes së ftohtë

    URA

    Dimër e Verë
    Dashuritë dhe Ndarjet
    Ura numëron

     Mitrovicë e Veriut,
    30 dhjetor 2012


    SHIKIMI I MITROVICËS

    Po më humbin shikimet,jo larg më fluturojnë
    te gurët,te plepat ... te Mulliri Vjetër që ende PUNON,
    te patat e Ibrit që dimër e verë këtu notojnë;
    atje ku zogjtë edhe në muzgun e ditës këndojnë,
    për shkak t'plagëve t'rënda edhe dielli larg nesh qëndron ...

    Vetëm mendimet e dijnë deri ku shikimi fluturon ...
    hetoj se i kam afër,derisa të mbartura me erën shkojnë
    gurët,plepat,patat ... Xhamia Ibrit ezanin KËNDON ;
    këta shpirta njerëzor të gozhduar nga mospuna jonë,
    apo fjalët e Beshirit Plak* megjithatë qëndrojnë !

    Mbartur me erën,aty afër mendimet përzihen
    me krahë të lehtë preken sytë melankolikë
    dhe nuk ka më qartësi,shikimet më zbehen ...
    Sytë në pika vese apo n'pika shiu shndërrohen ...
    Këtu në Veri ... derrat n'lahutë këndojnë me thikë !

    * Beshiri i Ademit (Vinarci)... Një i Urtë i cili goxha ngjarje i ka parashikuar ... mes tjerash edhe se: ''N'Ure t'Ibrit ushtart e huej,n'veri ushtart shkije e n'jug tonte''


    VJESHTA NË LUGINËN E VERIUT

    Dëgjoni,se qysh Veri ulërinë
    nëpër shtëpitë e braktisura,
    ku nuk zihet më asnjë çorbë ...
     Dhe e lagësht ka ra mbi Luginë
    mjegulla me shtresa të dendura ...
    Me britmë fluturon një korb
    dhe rreth kokës m'vërtitet shpejtë -
    Qielli është i trubullt krejt.

    Një cigare dredh dhe nxitoj i lagur
    dhe tashmë para vetes e vërej
    shtëpinë e mjerë dhe të plakur,
    por siguri,ngrohtësi aty gjejë …
    Alarmi ogurzi të tmerron,
    mbi kulm dhe oborr rrebesh i gurëve,
    ndërkaq era zymtë fishkëllon
    në Luginën e Dinozaurëve …

    Dëgjoni,se qysh Veri ulërinë
    nëpër shtëpitë e boshatisura,
    ku është koka gjithmonë në torbë ...
    Dhe e lagësht ka ra mbi Luginë
    mjegulla me shtresa të dendura ...
    Me britmë fluturon një korb
    dhe rreth kokës m'vërtitet shpejtë -
    Qielli është i trubullt krejt.


    1.PËRVJETORI

    Ulur.
    Mbështjellur me Flamur.
    Një fletë e letrës
    pa mesazh
    dhe përshëndetje.
    Zorrët e thata,
    plumb të ftohta.
    I dhimbshëm
    Ky Përvjetor.

    2.TRISHTIM

    Mjegullnaja
    shtrihet në mëngjes.
    Nga Veriu
    pa zhurmë
    përvidhet
    Era.
    Gjak mbi qepallat.
    T'mbyllura.

    3.PUTHJA E MITROVICES

    Nga e majta në të djathtë
    vijave t'buzëve tua
    fllad i lehtë
    ose athua
    nga Jugu në Veri
    shtangim deri n'dëshprim ...
    Etje për Liri o Njeri.
    Andej vetëm Moskuptim,
    e këndej fryn Veri ...

     Mitrovicë e Veriut,
    28 Nëntor 2012


    NUK JAM ZOG TË FLUTUROJË

    Më nuk mundem të tolerojë
    Zhurmën
    Qortimin, klithmën
    Në veshtë e mi ende
    Sikur jehonën dëgjojë
    Kur dikush kërkon
    Qimen në ve
    Do të gjejë diçka gjithmonë

    Vërtetë,kam dëshirë të fluturojë
    Lart,larg
    O ç'ëmbëlsi
    Por nuk jam zog
    S'kam kënaqësi
    Me thërrime
    Mitrovica ime

     Mitrovicë e Veriut,
    Në Ditën e Flamurit

    SYMBYLLAZI

    Malli vezullon.
    Ëndrra dridhet.
    Pret ditën.
    Jeta fluturon.
    Pilot ka imagjinatën.
    Dashuria mbetet.
    ***
    Kështu bëjë skica.
    Dhe pastaj,pastaj të vizatoj.
    Shkronjat e zhgëndrrës,
    në qëndismen e ëndrrës.
    ''... ndahet Mitrovica''.
    Të të mbajë provojë.


    SI SHIGJETË E THYER

    Si shigjetë e thyer
    që askujt s'i hy në punë
    Si kalorës i vetmuar
    ... pa kurrfarë caku
    Si reja e zezë
    në detin e pafund
    Si anija e ngecur në cektinë
    Si hija në natën e zezë
    dhe si telefoni që nuk cingërron
    Ja,kështu ndihemi ... në Veriun tonë !


    PROVOJ TË PIKTUROJ

    Në pëlhurën e (pa)dukshme
    hedh të argjentën dhe të arten,
    lejoj qiellin e kaltër te ndriçoj,
    ndërmjet patave dhe reve
    atëherë derdh edhe gur e ujë,
    pastaj Rrotën e Mullirit
    dhe Minaren e Xhamisë,
    ngjyrën zi -kafte të kores së plepit
    dhe mbi te gjitha këto
    mbështes dorën time -
    sepse më kot provoj
    Urën e Ibrit ta pikturoj !


    KUR KËNGA (NUK)MBARON

    Kur kënga qetësohet fytyrën tënde kërkoj
    në farën e ëndrrës ku zgjohet një gëmushë
    ...sikur Drita e hënës Luginës të kalojë
    si një vals mbi ballin tim të zjarrtë prush

    Kur kënga vdes sytë tu i kërkoj
    në puhi që përvidhet si Hënë e plotë netëve
    gjumashe mbi fushat që i ëndërroj
    ... sikur perdet të lëvizin nga buzëqeshja e engjëjve
    poshtë Luginës netët kristalore dot s'i shpjegojë

    Kur zërat zhyten në përqafim të përrallave
    sikur dikur pajtonat në shpatet me dëborë
    përvidhem me frymën e gënjeshtrave
    si një flutur nga ana tjetër e kohës pa Orë
    ... sikur valsi i padëgjueshëm pranë fushave të Sitnicës
    valojnë floktë tu me mallin e zemrës së Mitrovicës


    NOKTURNO E HUTAVE

    Për hutat
    Dita e gjatë fillon me të errësuarit ...
    Me të mërrolurit ...
    Me zgjerimin fantazmatik të bebëzave boshe
    Llahtaria si fetus kruspulloset
    Në fuqinë dhe stabilitetin e vet.
    Si mëshira rreth një funerali
    Rreth shpirtit pështjellet
    Pastaj dridhet,shkurt shkundet,
    Fusin kokën në qafën me pendla shkëlqyer
    Dhe tërë dinamika tashmë është kryer.
    Më vonë,krijohen vetëm parandjenjat e çmendura
    Dhe në qetësi instiktet e përgjakura ...
    Të përqëndruara
    Të mëparshmet duke i përthyer.
    Aty-këtu kohpaskohe dëgjohet hukatja e përgjumur
    Që detyron kalimtarin të ndalojë
    Dhe të kthen kokën mbrapa në llahtarinë e papritur,
    Ndërkaq për kurrfarë frike nuk ka nevojë.
    Sepse kjo është hukamë e vjetër
    Dhe asgje nuk do të ndodhë
    Në një moment tjetër.

    Vetëm se krijohen parandjenjat e çmendura
    Dhe në qetësi instiktet e përgjakura ...
    Të përqëndruara
    Të mëparshmet duke i përthyer.
    Këngë nate e përkryer
    E akorduar e vetëneverive
    Errësirave dhe mjegullave,
    E pëlqyer apo e ndyer
    E Jugut apo e Veriut
    Nokturno jo alla Chopin vërtetë
    Po të ishte në formën e njeriut
    Ndryshe do ta quaja poet.


    (A) DEL YLBERI PAS SHIUT ?

    Kur nata fuqishëm t'përqafon
    me ofshamën e k'naqësisë,
    dhe si me dara të shtrëngon
    me duart e territ dhe t'zisë -
    çdo asht të trupit ta dërmon.

    Dhe lart kah yjet shikimi
    në dritaret e ënd'rrave,
    me fjonga i lidhur mendimi
    për botën e përrallave,
    për paqe - thirrje qet'simi.

    Thundrat me pluhur gri s'presin,
    kalorës të njëjtë prore
    nga veriu n'galop zbresin,
    veshur me t'zeza parzmore
    te Ura ndalen dhe mbesin.

    Shamit'e korbave n'lotë,
    tregishtat këndojnë me thikë,
    çiftelia ... trimat e kotë ...
    dielli e mori at’ frikë …
    Pas shiut del ylberi n'mot …

    KINSE DITIRAMB

    Ibri gurgullon,
    zemra ime sillet
    me Mullirin,
    derisa nxehtësia e Diellit
    vjen me pranverën e vonshme.

    Vajza e mullisit Harap
    vallëzon me lulen në flokë,
    fluturat e Parkut ja mbajnë zhagun.

    Dhe në më jep një puthje
    lumturia ime do të jetë e plotë,
    si një pikë vese në petal.


    E PRANVERËS KJO DITË

    MËNGJESI.

    Prej s'largu frikshëm
    Alarmi i mërzitshëm...
    Druri i akacjes kundërmon,
    Dielli i posadalur ndriçon.
    Era zbret në kurorë
    Mullizeza në degë këndon,
    Fëmijët dalin n'oborr,
    Bari me fluturën vallëzon.
    (Në bangë qëndroj,
    Lojën e fëmijëve shikoj.)


    MESDITË.

    Patat e Ibrit angullojnë.
    Diellin kush e zuri ...?
    Nis i imtë një shi,
    Pikat që pikojnë
    Gonxheve ja dhuron,
    I akacjes druri
    me lule e pikturon.
    (Hyri gëzimi
    n'flokët e mi.)


    MBRËMJE.

    Ndaloi dhe shiu,
    Yjet vezullojnë,
    Qetësi,hëna mbiu.
    Fëmijët ëndërrojnë
    Lulet që Liri frymojnë.
    Mullizeza ëndërron:
    E vetme mbi dru qëndron ...
    I thonë Pranverë.
    (Mendimet e mia
    Mbyten në terr.)

    Cikël poetik nga Qemajl Juniku


    Qemajl Juniku

    JEHONË ZHGËNJIMI

    Ky tik tak sonte
    Zemrës së mallit
    Më bënë më të vjetër
    Se dashuritë e mia të vjetruara

    Mendimet më kalamenden
    Dallgëve të monotonisë
    Kujtesës së zhgënjimeve

    Në cilën shkallë dështuese arrita
    Për tu ngjitur litarit të shpresave
    Urave të rrënuara të kaloj

    Çudi
    Kaq shumë e urrej atë që dashurova
    Kaq shumë e dua atë që e urreja

    Ec mbi skeletet e dashurive të mia
    Qullë jam bërë nga ky shi mallkimi
    Ankth
    E jehonë zhgënjimi



    JETA MASKENBALL DJAJSH

    Valëvitëm me kokëdhembjet
    Djajtë zgërdhihen rreth meje e vallëzojnë
    Unë palaço i kohës

    Ndërtojë lapidarin e drejtësisë
    Maskat me rrotullohen për rreth
    Krismat vrastare ushtojnë

    Valëvitëm në prush të jetës së kallur
    Lugetërit vallëzojnë rreth meje
    Arenë trathëtie është jeta than
    Mos kuko fati yt është lodër

    Valëvitëm e valëvitëm
    Lugetër,djaj e maska
    Jeta maskenball djajsh



    EDHE VDEKJA DO TË DEHET

    Nëse përmallohesh për buzëqeshjen
    Tonë të parë
    Buzët e terura m`i qullos
    Ta këndoj këngën e behareve të ikura

    Të kujtohet
    ferku agullimës
    puthja jote zjarr
    kurora e kujtimeve rinore
    puhizave të behareve afsh
    malli që përvëlon

    Nëse përmallohesh për ledhatimin e parë
    Mi fshi djersët e ballit pellg i valë
    Lehtas ta prek kaçurrelen tënde të thinjur
    Le të dehet edhe vdekja
    Gostisë se zhgënjimeve mikeshë

                                             

    AI NUK KËNDON MË

    (Mikut tim dhe këngëtarit Esat Bicurri )

    Nuk këndon më me zërin plot afsh
    Kitarë e vjetër gjëmon
    Si zog i plaguar degëzave të thara
    Pranverave të verdha

    Ah
    Ai nuk këndon më
    Me shpresat e dashurive shpirtit
    Me dallgët e gëzimeve rinore
    Për të lulëzuar trëndafilat
    Për tu llastuar puhitë

    Ai nuk këndon më
    Me gurgullimën e krojeve kristal
    Gjelbërimeve të Çabratit të pikëlluar
    Për ëndrrat e vrara të jetëshkretës
    Syve të rreshkur t`atdheut
    Ai nuk këndon më...



    PYETJE

    Ke dëgjuar ndonjëherë
    Mikeshë
    Si kukon dashuria
    Flakëurrejtja si të përflakë

    Balli si të djersitet nga turpi
    Zemra si të copëtohet në njëmijë copë
    Nga trathëtia
    Mikeshë

    Ke parë ndonjëherë
    Si pikturohet pikëllimi
    Me ngjyra malli
    Shpirti si rënkon

    Buzën si bëhen eshkë
    Mikeshë
    Puthjeve të akullta
    Ke dëgjuar ...



    REKOMANDIM

    Bëhu djall ndonjëherë
    Gjarpërinjtë engjëj kur të bëhen
    Të mos verbohen sytë

    Kur tik taku i orëligës tingëllon
    Bëhu flluskë sapuni e tretu
    Morti të mos ngulfat

    Bëhu dritë n`aurorë
    Furtuna kur ta derdhë frikën
    Errësira fanarët e jetës i fik
    Bëhu ç`fardo miku im
    Kësaj kohe të çmendur
    Vetëm kob jo

                                                          

    AJO
    Në pellg lotësh rinor
    Tretet
    Bëhet flutur e harlisur
    Lulishteve pranverore
    Këngë bilbili n`aurore

    Në dallgë e dashurie
    Shndërrohet
    Herë bëhet buzagaz i vashës nëpër puhiza
    Herë puthje e zjarrtë djaloshare
    në takimin e parë

    flet me gugim pëllumbash
    Cicëron me zë kanarinash
    E shkrihet
    Thellësive të ëndrrave
    Afshit të shpirtit tim



    N`AGONI

    Kur t`më krisin rrufet lules së ballit
    Ëndrrat nuk do ti shkrumbojnë
    Se prush i gjallë jam bërë

    Edhe kur durimi të më soset
    Hijen time të braktisur do e kërkoj
    Për veten time të harruar ta pyes
    Për pëllumbat e tretur mjegullnajave

    Cepit të buzëve eshkë
    Gjelbërimeve të verdha vaj
    Rinia e venitur kotet
    Buzëqeshjet e ngrira çative të jetëdhembjeve
    Biografia e dashurive ditar i grisur

    Edhe kur bubullimat e ankthit
    Lodrojnë ethshëm
    Gota e ardhmërisë copëtohet
    Do zhagimet rrugëve gjembore
    Deri te gërgëlatjet e gëzimeve fëmijërore
    Sa të bëhem hi n`agoni

    Cikël poetik nga Vullnet Mato


    Vullnet Mato

    ME PASIONIN TIM, MOS QOFTË ASKUSH!

    Fëmijëria ime s’pati babanë pranë,
    për dhjetë vjet.
    Qielli më dërgonte shi.
    Toka më dhuronte lot.
    Mes shtatë sqepave të zogjve,
    gojëhapur ditë e net,
    buka e nënës nuk arriti
    të më ushqente dot...
    Fillova të vizatoj njerëz,
    për të nxjerrë ndonjë kaush.
    Me pasionin tim për t’u rritur shpejt,
    mos qoftë askush!..

    Mora malet,
    derisa më pranoi një ahishte në pyje,
    nga ku gjethet vjeshtore
    çonin fjalët e mia të mallit.
    Aty u vëllazërova me çdo dru
    që më bënte hije,
    pasi lash pranë detit vëllezërit
    dhe psherëtimat e zallit.
    Letrat e nënës i bënte era gjethe
    brigjeve me gëmush.
    Me pasionin tim në punë të rënda,
    mos qoftë askush!..

    Djalërinë ma burrëroi
    një Elenë e Trojës korçare,
    në luftën për shkakun e dy feve
    tona të ndryshme.
    Ashtu, si Paridi, bir mbreti,
    pasi e rrëmbeva për fare,
    durova, si bir deti, dallgë
    presionesh të stuhishme.
    Elenën e desha si lisi,
    pjergullën e vet me rrush.
    Me pasionin tim në dashuri,
    mos qoftë askush!...

    Shfletova stivat e dispensave
    nga të gjithë shekujt letrar.
    Dhe u fala viteve,
    gjumin bashkë me flokët e dendur.
    Pas dy diplomave,
    sfilita trurin për t’u njohur shkrimtar.
    Derisa u ula në karrige druri,
    mes njerëzve të mençur.
    Librat e mi kishin dallgë Joni,
    gjethe ahu dhe dushk.
    Me pasionin tim në krijimtari,
    mos qoftë askush!...

    Gjurmët e mia nisën zanafillën
    nga mali jugor në Finiq,
    dhe shkuan deri te pllangat e akujve
    në Alpet verior.
    Nuk besoj të ketë ngrënë njeri
    në jetë aq shumë fiq,
    sa kam jetuar ngjarje
    dhe kam njohur tipa njerëzor.
    Fjalët e zemrës më kanë mbetur
    në çdo mal dhe fushë.
    Me pasionin tim përkushtuar miqve,
    mos qoftë askush.

    Fytyra që më qëndisi nëna me merak,
    si të parin e djemve,
    kam arsye të shpresoj se do mbetet
    në vegime internetike.
    Kur të vjelin njerëzit frutat qiellore
    në degët e këtyre pemëve,
    besoj do gjejnë dhe imazhin tim
    në bërthamat elektronike.
    Tani rend rrafshinave të kompjuterit,
    derisa të vdes plakush.
    Me pasionin tim në fraza dhe metafora,
    mos qoftë askush!...



    GRUA MË E LIGA, MË E MIRA NGA TË GJITHA

    Grua, ti je më e liga dhe më e mira nga të gjitha,
    sepse kur gabimin e kam pasur unë e të drejtën ti,
    fajin shpesh e kemi ndarë përgjysmë nga dëshira,
    të puthemi, sikur s’ka ndodhur asgjë me ne të dy.

    Britmat i kemi mbytur mes dhëmbëve të njëri-tjetrit
    të dukemi në lagje sikur po bëjmë pëshpëritje lutjesh.
    Shtratin kemi pasur si varkën e vetme në mes të detit,
    ku dallgët e jetës i kemi përzier me furtuna puthjesh

    Me ke vështruar shtrembër pa folur një javë bashkë,
    kur ke pikasur ndonjë buzagaz me bukuroshe të ëmbla.
    Të kam përgjuar dy javë, kur dikush të vinte përqark,
    dhe prapë i kemi fshirë si gjethe vjeshte nga mendja.

    Kur nuk ke dashur kurrsesi të shtosh fëmijë të tjerë,
    kam përdorur padrejtësisht përdhunën në dashuri.
    Por ka ndodhur, pas lindjes së ngjizur me aq sherr,
    beben e kemi mëkëmbur bashkë me shumë përkëdheli.

    Me ke mallkuar si burrë pa kujdes në të shpenzuar
    dhe më ke lavdëruar më shumë nga sa vlej si njeri.
    Të kam sharë kot, për ngjasim negativ të trashëguar,
    dhe të kam ngritur lart për kujdesin tënd me fëmijë.
    Jemi nxituar dikur të kërkojmë deri në gjykatë divorcin,
    por i kemi grisur lutjet, thjesht si gazeta për ambalazh.
    Natën më ke kërkuar buzët dhe të kam kërkuar gjoksin,
    sikur pas kurorëzimit të ri, jemi martuar rishtas bashkë.

    Grua, më e liga, më e mira nga gjithë gratë në botë,
    tek unë ti ke shpirtin, tek ti unë kam ekzistencën e plotë...



    FATKEQËSIA E VESHËVE PA KAPAK

    Veshët ndjehen organi
    më fatkeq i trupit të njeriut
    dhe shpesh mallkojnë
    qenien e tyre thuajse pa fat,
    që s’janë njësoj si goja,
    si sytë e mbrojtur vetiu,
    krijuar nga zanafilla
    për t’u mbyllur me kapak.

    Megjithëse, veshët
    kanë shansin e parë organik,
    të kapin fjalët më të ëmbla
    kushtuar dashurisë,
    t’ia çojnë sinjalet trurit,
    që urdhëron receptorët erotik,
    të magjepsen ndjenjat
    me emocionet e lumturisë.

    Kur ai, ose ajo thotë:
    O shpirti im, sa fort të dua!
    veshët bëhen si fije peri,
    në përgjim të pëshpërimës
    ta shpien te zemra
    me gjëmim të shumëfishuar,
    siç bëjnë veshët e maleve
    me jehonën e oshtimës.

    Sidomos kur dashuria
    rënkon me ofshama kënaqësie,
    veshët dehen në ekstazën
    e frymëmarrjes së rëndë,
    njësoj sikur thithin me ëndje
    notat e një melodie,
    me valë drithëruese
    nga më e këndshmja këngë...

    Pastaj, teksa buçasin
    dy zanoret e para të foshnjës,
    kur pas nëntë muajve natë,
    agon nga barku i nënës,
    veshët tendosen si dy krahët
    e zgjatur të shqiponjës,
    që presin një top drite
    rënë nga vezullimi i hënës.

    Por fatkeqësinë e vërtetë
    të qenies së tyre pa kapak,
    veshët e ndjejnë, kur
    gojëfëlliquri lëshon breshëri,
    fjalorin e tij vulgar
    me banalitet shëmtarak,
    dhe ata nuk mbyllen dot
    automatikisht kurrsesi.

    Ashtu siç janë të detyruar
    të lejojnë dialogun e sherrit,
    të depërtojë përmes tyre,
    nga fillimi, në çastin e fundit,
    kur njëri ikën i dëshpëruar,
    tjetri stepet prej tmerrit,
    apo nga krisma përmbyllëse
    e gjakderdhjes së plumbit...

    Në këto raste, sytë ulin qepenat
    të mbyllet pamja përqark.
    Goja kyç dyert të mos dalin
    fjalët e rrezikshme kuturu.
    Ah, sikur të kishin
    dhe veshët të tillë kapakë,
    të shmangte njeriu i gjorë
    hyrjen e provokimit fatal në tru!...



    BASHKË NË ÇDO ORBITË

    Nëse disa ditë s’të vjen
    mesazh në celular,
    dije se jam kthyer
    në këngë bilbili.
    Hap dritaren të dëgjosh
    në pemët vërdallë,
    zërin tim të blertë
    me fëshfërima pylli!

    Nëse disa ditë nuk lexon,
    emrin tim të shkruar,
    diku mbi vargje,
    apo në rreshtat e krijimit,
    shiko mes dy malesh,
    ku dielli ka ndriçuar
    shkronjën e parë “V”
    me rrezet e agimit.

    Nëse disa ditë nuk shfaqem
    te muri në internet,
    dije se jam kthyer
    në valë elektronike.
    Hap monitorin e shpirtit
    të më kesh aty ku je vet,
    të përqafohemi sërish,
    si nëpër netët magjike.

    Pra, dije se nuk shkëputem
    dot nga tërheqja jote
    nga vlaga fuqidhënëse
    që më japin buzët e tua.
    Edhe sikur të na ndajnë
    nga vërtitja e kësaj bote,
    në dy hapësira planetësh,
    unë prapë ty do të dua.

    Oh, qofsha në gravitet
    të përjetshëm me ty,
    që të desha me të tëra
    grimcat e shpirtit njerëzor!
    Dhe paçim në tërheqjen
    magnetike atë megafuqi,
    që mban të pashkëputur
    orbitat e dy trupave qiellor!...



    PUTHJET NËPËR ËNDRRA

    Kur adoleshencës
    po i shkoja në skaj,
    bota më thërriste
    horizonteve tutje.
    Vajzat më dukeshin
    mrekullia e saj,
    dhe netëve me to
    ëndërroja puthje.

    Gjatë asaj kohe
    putha vajza dhe nuse,
    nga më të bukurat
    që kishte bota filmike.
    Në perde kinemaje
    putha artistet ruse:
    Zvjetllanën, Ljudmillën,
    Tatjanën magjike.

    Putha Luçien, Nailen,
    Pagarushën, Anitën,
    me zërat drithmëtar
    të zogëzave të pyllit.
    Putha aktore Tinkën,
    Violetën, Margaritën,
    që më luanin brenda
    skenës së shpirtit.

    Po kur putha të parën
    bukuroshe në realitet,
    m’u duk se kish te buzët
    gjysma hëne në vezullim.
    Shkrepi një vetëtimë,
    sikur putheshin retë
    dhe u dehëm sqep më sqep
    si dy fajkonj në fluturim...