Sonntag, 10. Mai 2015

Po ku jeni trima ?!!!

Aktuale: 
Ku mbetën trimat, nga janë tretur patriotet ?!!!

Nga Haxhi Muhaxheri

Na e paten zënë frymën trimat me bateria dhe patriotët që edhe enderrat i shihnin kuq e zi, që e vënin plisin e bardhë në kokë veç sa për të bërë ndonjë foto dhe qe i jepnin gojës pa kararë. Flisnin e ç'nuk flisnin, shkruanin e ç'nuk shkruanin trimat dhe patriotet e Facebookut, portaleve dhe të gazetave. Soji i tyre na shfaqeshin më trima se Skenderbeu dhe Adem Jashari, më te ditur se Hasan Prishtina dhe Ibrahim Rugova. Ata na tregonin se si duhet dashur atdheu, na tregonin se si nuk ishte quar ne vend amaneti i të parëve, na tregonin se si duhej bërë patjetër bashkimi kombëtarë dhe na thonin se edhe fryme duhet te merrnin vetëm shqip! Po ka dy ditë që atyre nuk u dëgjohet më zeri. Ka dy ditë që ata janë zhdukur sikur kurrë te mos kishin ekzituar. Ka dy ditë që kemi mbetur pa trima dhe patriotë, sepse askush nuk e din se ku dreqin e kanë futur kokën ata.

Dje në Kumanovë shqiptarët u përballen me një sulm barbarë të bërë nga forcat sllavomaqedone. Dje ishte dita dhe momenti më i duhur qe të degjohej zeri i trimave dhe i patrioteve. Dje ishte rasti që ata ta dëshmonin vetën me veprime konkrete dhe të na tregonin se sa vërtetë e donin shqiptarinë. Por ata dje nuk u duken fare. Heshten dje dhe sot si t'ua kish marre zoti gojen! Nuk u duken as në Facebook, as në portale dhe as në gazeta., sikur ti kishte kapur ndonje semundje e rende! Dje dhe sot, soji i këtyre trimave nuk i zbrazën armet apo ndoshta kishin harruar ti merrnin ato me vete. Dje dhe sot, patriotëve zhurmagjinj u ishin zbrazur bateritë. Dje dhe sot, surrati i trimave dhe patrioteve të rrëm nuk u pa fare. Ata nuk u bënë te gjalle. Ata edhe njeher treguan se leheni vetëm kur nuk duhet lehur!

Sekëndejmi, edhe intelektualët dhe poletikanët qe kanë zënë të mbajnë në goje bashkimin kombëtarë, nuk marrin guxim që te shprehen dhe ta japin mendimin e vetë lidhur me situatën e krijuar në Kumanovë. Poashtu, edhe shoqatat e shumëta shqipatre e atdhetare, brenda dhe jashte vendit, sikur kanë harruar te reagojnë për atë që po ndodhë në Kumanovë. Është për tu çuditur se nuk e pane te arsyeshme për të reaguar lidhur me këtë rast as shoqatat e shumëta që veprojnë në diasporë. Kësaj radhe zgjodhën të heshtin shoqatat kulturore, zgjodhën të heshtin shoqatat atdhetare, vendosën te heshtin shoqatat e krijuesve te artit., duke harruar kësisoj se janë të obliguar moralisht që së paku ta bëjnë një protestë me shkrim, që së pasku me shkrim ta dënojnë dhunën e ushtruar të policisë sllavomaqedone apo që mundësisht të organizojnë aty ku jetojnë një protestë kundër asaj që po ndodhë në Kumanovë.

Në Kumanovë u sulmuan brutalisht shtëpitë e shqiptarëve. Në Kumanovë u ushtrua barbarisht dhunë ndaj familjeve shqiptare. Në Kumanovë u provua të mbrohet nderi dhe krenaria shqiptare. Por Kumanova u la e vetme qe të përballet me agresorin. Kësaj radhe mungoj gatishmëria e shqiptarëve për ti dalur në ndihmë njëri tjetrit, në rast rreziku. Kësaj radhe nuk u dëshmua se të gjithë shqiptarët "janë Mic Sokola"!

Duke pasur parasysh ato që u thanë, më bëhet sikur vetvetiu dëgjoj thirrjën:
Po ku jeni trima ?!!!

10. 05. 2015