Montag, 22. September 2014

Gjergj Nikolla

Gjergj Nikolla, Lindur në Mirditë 07.12.1969 dhe banues në Durrës. I diplomuar në Universitetin e Tiranës në degën Gjuhë Letërsi. Ka botuar këto vëllime: “Gjelbër im i Vyshkur”, - 1999. “Fundshekull”, - 2001. “Meteor i Verdhë” dhe “Purgator Dykohësh”, të dy njëkohësisht, - dhjetor 2002. “E dua një Emblemë”, - 2006. “Nëntë Lëkurë në Sqepa - Thonj”, - 2010. “808 Puthje” lirika dashurie, - 2011. “Linfat e Marsit” dhe “Oqeanida” lirika dashurie, të dy njëkohësisht, - prill 2012. “Rrënjët e Emrit”, -nëntor 2012. Në vitin 2012 organizoi botimin e përmbledhjes poetike për 100 - vjetorin e Pavarësisë me 17 autorë “Pesë degë trungun thërrasin”… Krijime të tij janë botuar edhe në dy Antologjitë Pegasiada dhe Korsi e hapur. Është anëtar i L.N.P.SH.A PEGASI Albania. Ka botuar publicistikë, si dhe ka qënë disa herë fitues në konkurset letrare të Radio Tiranës gjatë viteve 90 të. Po ashtu është fitues në Konkursin prestigjioz “Concorso Il Federiciano” të këtij viti në Itali. Këtë radhë botimeve të këtij autori i shtohen edhe gjashtë libra të rinj: “Spektër”, - Haik dhe tercina, - 2014. “Aurorat e Diellit” - prozë poetike, esse…2014. ”Sorrat Kanarina” - poezi, - 2014. “Dehadehje” - lirika dashurie, - 2014. “Tokaqiell” - poezi, - 2014. Libra të tjerë presin botimin si në poezi, ashtu edhe në prozë. Është redaktor në disa vëllime poetike.




 

Ajet Shala

Ajet Shala ka lindur në fshatin Kopiliq të ulët KK Skënderaj. Shkollimin fillore e ka kryer në Turiçec. Ndërsa, gjimnazin në Skënderaj. Studimet Universitare në Prishtinë në fakultetin Juridik, Është jurist i diplomuar. Aktivist, donator dhe pjesëmarrës i shumë ngjarjeve me interes kombëtar.
Është autor i pesë vëllimeve poetike( Liriko-Epike), të botuar në vitin 2013-2014. Njëherit, poezitë e këtij autori janë publikuar në shumë gazeta e revista letrare dhe janë përfshirë edhe në disa antologji.

 
Librat e botuara:

“NË KRAHËT E MJELLMËS”
“ATDHEU BRENDA VETES”
“PLISI I DHEUT DARDAN”
“KODI I URËS”
“LIRIKA E BJESHKËVE”-(LIRICHE DEI MONTI), vëllim në Italisht.
 

Sonntag, 21. September 2014

Shqiptaret, shembull i tolerancës dhe humanizmit...

 
Nga Haxhi Muhaxheri
 
Populli ynë që moti ka dëshmuar se duke përqafuar tri besime fetare (krishtërimin, ortodoksizmin dhe islamizmin), ka një pasuri të madhe shpirtërore dhe humane. Shqiptaret, edhe në kohërat më të vështira, kanë ditur të japin prova se e respektojne njëri tjetrin si vëllai vëllanë dhe njëherit edhe besimin e njëri tjetrit. Ata, edhe pse besimet i kanë pasur të ndryshme, gezimet dhe festa pothuajse gjithmnë i kanë pasur të përbashkëta. Bashkë i kanë kremtuar si Pashkët, ashtu edhe Bajramin. Gjithmonë ia kanë uruar festat njëri tjetrit dhe atë me gjithe zemër . Ndaj, kemi arsye qe të krenohemi për shpirtin e tolerancës dhe harmoninë mes njerëzve e religjioneve në Shqipërinë tonë të dashur.

Shqiptarët ishin ata që ia dhanë botës kalorsin e kristianizmit dhe mbrojtësin e civilizimit europian, kryetrimin e shqiptarisë, të madhin Gjegj Kastriotin - Skënderbeun. Shqiptarët ishin ata që ia dhanë botës Humanisten me të shquar te të gjitha kohërave, të madhen dhe të shenjtë Nënë Tereza. Shqiptarët i kanë dhënë edhe shumë të mira tjera botës. Ata asnjëherë nuk e kanë lakmuar atë që nuk ka qenë e tyre dhe kurrë nuk e kanë cenuar lirinë e të tjerëve.
Zantën, kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse Papa Fraçesku zgjodhi të parën Shqiprinë për ta vizituar dhe i dha bekimin popullit tonë të shumvuajtur. Kurse për ne shqiptaret, vizita e Atit të shenjtë ishte një përjetim i nderit që i bëri ai tokës sonë Arbërore.

Ja disa nga porositë që ai nga Shqipëria ia dha njerëzimit:
"Ndaloni së qeni negativ. Nevoja për të folur keq për të tjerët  ndikon ne nënvlerësim e vetvetes. Kjo do të thotë, ‘Unë ndihem aq i ulët sa që në vend se ta ngris veten, provoj t’i ulë të tjerët,’” ...“Heqja dorë në mënyrë të shpejtë nga negativiteti, është e shëndetshme.”..." Mos provoni t’i ndryshoni të tjerët; respektoni bindjet e të tjerëve".

Vizita e Papës në Shqipëri e forcoj edhe më tepër dëshminë se shqiptarër e duan dhe e respektojnë vërtetë njëri tjetrin. Ata, si gjithmonë, edhe sot ishin afër njeri tjetrit dhe i gëzoheshin bashkarisht vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri. Shqiptarët e krishterë, ortodoks dhe mysliman kishin mbushur sheshet e Tiranës për ta pritur Atin e shenjtë. Ishin aty edhe kleret e të gjitha besimeve fetare dhe fytyrat e tyre ishin njësoj të buzqeshuar dhe te lumtura. Papen kishin dalur ta presin shqiptarët nga të gjitha trevat tona ku ata banojnë. Aty ishin edhe shqiptaret nga Republika e Kosovës, aty ishin shqiptaret nga Kosova Lindore, nga Mali i Zi, nga Maqedonia dhe nga mërgata.
Shqiptarët sot ishin një, ashtu si kanë qenë gjithmonë bashkë shpirtërisht.

Kjo është dëshmia më e mirë se në tokën Arbërore nuk mund të zë kurr rrenjë fara e keqe, sepse në damarët tonë rrjedhë i njëjti gjak i pastër. Kush mendon ndryshe, ka për ta ndjekur gjithmonë mallkimi nga pas!
 
Dhe së fundmi, lirisht mund të themi se Shqipëria është tokë e shenjtë dhe shqiptarët janë populli prej të cilit duhet marrur shembull për humanizmin e dashurine njerëzore dhe për tolerancën dhe harmoninë mes besimeve fetare.
 
21.09.2014