Samstag, 6. Juli 2013

Romani "Ulërima"


Shkruan Haxhi Muhaxheri

VEPRIMI KOLEKTIV I PERSONAZHEVE

Hasan Hasani: „Ulërima“, roman, „Rilindja“ - Prishtinë.
 
Në romanin „Ulërima“ të autorit Hasan Hasani, dëshmohet përvoja krijuese, shija artistike, dhe ligjërimore, shkathtësia e zotrimit në konceptin e shprehjes së thellë filozofike në përdorimin e formave të reja më të zhdervjellta në ndërtimin thelbësor të veprës, përmbajtjen e saj ideoartistike, skalitjen e karaktereve të personazheve, pjekurine e mjeteve shprehëse e artistike dhe përsosshmërinë e mëtejme të gjuhës së tij artistike. Njëkohësisht, na shfaqet  edhe një formë e re në shtjellimin e ngjarjeve në nivelin e kënaqshëm e artistik të temave të trajtuara më parë, ç’gjë i kontribuon dukshëm edhe romanit tonë në përgjithësi, i cili po pasurohet me qasje të reja formësore të akrtit krijues dhe me reflekse të rëndësishme përmbajtësore e stilistike.

Tematika e këtij romani është pathyeshmjëria shpirtërore e materiale e popullit tonë gjatë sundimit 500-vjeçar otoman. Ngjarjen e këtij romani autori e ndërton pëmes ndodhive, fakteve dhe fytyrave dhe toponimeve imagjiare mjaft të qëlluara. Ulërima është fshati i Malësisë së Veriut në të cilin është vendosur dhe zhvillohet ngjarja apo kryengjarja e romanit.

Ajo që vlen për t’u veçuar në këtë roman është fakti se nuk kemi kryepërsonazh si ndodh në shumicën e rasteve, por personazhet ndërrohen kohë pas kohe me njëri-tjetrin, varësisht nga situatat konfliktet dhe tabllot impresive që na janë dhënë. Për këtë arsye krijohet bindja se kryepersonazh i këtij romani është kolektiviteti veprues.

Kësisoj, ndërrimi i shpeshtë i personazheve kontribon që romani të lexohet me një frymë dhe përkushtim, sepse me ndërrimin e tyre, ndërrohet edhe forma e veprimit dhe e ndërtimit kompozicional të tabllove sipas natyrës së vetshprehjës së heronjve. Edhe në traditën tonë letrare është dëshmuar se zhvillimi i ngjarjeve sipas veprimit kolektiv, (pa kryepersonazh që shfaqet në gjithë veprën duke krijuar monotoni) është më i avancuar për nga arritshmëria realizuese e konceprit ideoartistik. Kjo duket të jetë edhe  arsyeja që në këtë roman autori Hasan Hasani i shmanget paraqitjës së personazheve të mëdha, duke na dhënë një pasqyrë më reale në pëtëritjen e tyre dhe, në këtë mënyrë, çdo personazh i ri që na shfaqet i kontribuon ngjarjës së romanit dhe e dëshmon dukëm përsonafikimin e vet para lexuesit.

Personazhet  më te spikatura janë padyshim Dile Përkolaj, e cila na paraqitet në tre-katër kapituj të romanit dhe me shpirtin e madh të saj, qëndresën dhe mosthyerjen morale e shpirtërore edhe në çastet më të vështira dhe tragjike kur fshati mbetet pa meshkuj, vetëm me fëmijë dhe gra. Ajo përkundër kësaj asnjëherë nuk e humb vetdijen pëballë së keqës, por këshillon dhe udhëzon gratë e Ulërimës dhe me ndihmën e banorëve të fshatrave të tjera të Malësisë së Gjakovës, ia arrinë qëllimit për t’i përballuar rrezikut më të madh, përhapjes së ndonjë epidemie nga shkaku i  vikrimave të pavarrosura. Njëherit, edhe Mirushe Mulaj si personazhe e ketij romani e dëshmon mjaft mirë përsonafikimin e vet, e cila për të mbrojtur nderin lufton si luaneshë fyta-fyt me ushtaret e çartur otoman.

Sëkendejmi, në funksion të realizimit të romanit „Ulërima“ të autorit Hasan Hasani janë edhe gjuha e pasur shprehëse, stili i qartë organik, percemtimi metaforik, përdorimi i frazeologjizmave, urtive popullore etj. Kjo kontribuon jo vetëm në forcimin e saktësisë shprehëse, por ndikon drejtperdrejt edhe në karakterizimin e personazheve. Andaj, më të drejt mund të themi se autori i këtij romani ia ka arritur qëllimit për ta realizuar dhe paraqitur me sukses idenë dhe porosinë qendrore të veprës. Edhe pse është romani i parë, „Ulërima“ është njëra ndër veprat më të mira të tij.
 

Hasan Hasani

Hasan (Malë) Hasani u lind më 16 janar 1947 në fshatin Shqiponjë (ish Jabllanicë) të Dushkajës, rrethinë e Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Zhebël, Gërgoc dhe Baran. Shkollën Normale e kreu në Gjakovë. Studimet e larta, Dega Gjuhë e Letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës.
      Me krijimtari letrare dhe publicistike merret që nga viti 1965, kur edhe e botoi poezinë e pare në revistën letrare “Jeta e re”. Krijimet e tija letrare dhe publicistike i botoi në të gjitha gazetat dhe revistat që u botuan në gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoni dhe më vonë edhe në Mal të Zi. Si student i vitit të parë në vitin 1969 nisi punën si bashkëpunëtor i rregullt në gazetën e studentëve “Bota e re” ku punoi deri në qershor të vitit 1971, kur edhe kaloi si gazetar i rregullt në gazetën arsimoreshoqërore dhe pedagogjike “Shkëndija”.
       Në vitin 1976 kalon në revistën për art, kulturë e letërsi “Fjala” në fillim si gazetar, e më vonë edhe si redaktor. Në vitin 1987 emrohet redaktor e më vonë edhe kryeredaktor në revistën letrare për fëmijë “Pionieri” ku punoi deri në vitin 1996, kur edhe kalon në revistën letrare “Jeta e re”. Nga viti 2003 përsëri e gjejmë në revistën letrare për fëmijë “Pionieri” si redaktor, përkatësisht nga janari i vitit 2004 punon si kryeredaktor po në revistën “Pionieri” ku gjendet edhe tash.
      Paralelisht me shkrimet publiccistike është marrë edhe me krijimtari letrare, për fëmijë dhe për të rritur. Nga viti 1967 kur ka botuar librin e parë me vjersha e deri me 2007, botoi gjithsejt 47 libra, prej tyre: 19 përmbledhje me vjersha për të rritur; 5 përmbledhje me tregime për të rritur; 8 përmbledhje me vjersha dhe poema për fëmijë; 3 romane për të rritur: dhe 12 libra nga fusha e publicistikës dhe kritikës letrare përkatësisht leksikografisë.
      Hasan Hasani përveç veprave letrare dhe publicistike që ka botuar për 39 vjet me radhë, pra nga viti 1967 kur edhe botoi librin e pare, ka përgatitur për shtyp veprën e plotë letrare të Ernest Koliqit në gjashtë vëllime, të Nermin Vlora Falaskit në dy vëllime, të Musine Kokalarit në një vëllim etj. të cilat janë botuar në Prishtinë. Po ashtusi ka përgatitur numra tematikë (të veçantë) të revistës letrare “Jeta e re” për Ernest Koliqin, Gjergj Fishtën, Nermin Vlorën, Musine Kokalarin, Mehdi e Mithat Frashërin, Vinçenc Prenushin, Azem Shkrelin dhe Beqir Musliun.
 Jeton në Prishtinë.
 
 
VEPRA TË AUTORIT
  • Krojet e bardha, 1967
  • Dallgët e vërrinit, 1969
  • Dy legjenda, 1969
  • Më bekoi pa gjuhë, 1971
  • Suferinë, 1977
  • Ajkuna e Rugovës, 1978
  • Njeriu që grindej me qiellin, 1979
  • Emoniana, 1980
  • Shenasa, 1980
  • Mici e topi, 1980
  • Gurëkala, 1981
  • Unazëforta, 1984
  • Zhurmë në pyll, 1985
  • Tali i Budalinës, 1986
  • Përkolajt, 1988
  • Ulërima, 1989
  • Lojë me shamia, 1990
  • Nermin Vlora Falaski, 1992
  • Gurëdurimi, 1992
  • Emira, 1992
  • Vallja e shkrimtarëve, 1993
  • Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-1990, 1994/1995
  • Gjëmim baladash, 1994
  • Ylberi i shkronjave, 1995
  • Miftar Spahija korife i Lumës, 1995/2002
  • Ezopi e breshka, 1995
  • Gruaja që grindej e pluhurin, 1996
  • Muzgu i hyjneshës, 1996
  • Harfë e Antikës, 1997
  • Plak urtak e mençurak, 1997
  • Muza shqiptare, 1997
  • Idhuj adhurimi, 1998
  • Qafëtuli i Shavarinës, 1999
  • Qerpikë me lot, 1999
  • Shqipet e Shqiponjës, 2000
  • Emra shqip për fëmijë, 2001/2006
  • Të pavdekshmit e Dukagjinit, 2002
  • Leksikoni i shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001, 2003
  • Abetarja e UÇK-së, 2005
  • Haxhiu i fshatit Pykë, 2005
  • Të anatemuar, 2005
  • Nijazi Sulça mall Kosove që djeg, 2005
  • Jehon një gjëmë mes mureve, 2005
  • Nëntë biseda për Kosovën, 2005
  • Kohë të egra, 2006
  • Gavril Dara (i Riu), 2007
  • Faqe libri, 2007
  • Tek uji i zi, 2009
  • 6500 Emra shqip për fëmijë, 2010
  • Princesha e Shalës, 2010
  • Leksikoni i Nobelistëve të Letërsisë, 2011
  • BAJRUSH DODA - një jetë e shkrirë në këngë 2011
  • Letërsia si art dhe komunikim poetik - 2011
  • SHENJËZIME - 2011
  • Shpirtvrarë -2012
  • Shivegimi - 2012
  • Palaqo në Prishtinë - 2012
  • Buka e mëkatit - 2013
  • HelmShtare - 2013 


Poezi nga Hasan Hasani

VARGJET HESHTOJNË

S'e meritoni t'shkruaj vargje për ju bukëpërmbysës
Këtë që bëj, e bëj nga amaneti i bijve që dritësojnë,
Kosova u shndërrua n'meteorë drite t'mos ketë lypës
Kaq do bëj për ju, nën hije lisash vargjet bulojnë!

Vizitat s'i ndali kohërave, një copë toke e ruaj qefin
Për ditët e kremtet unë do bëhem edhe varri juaj,
Ua ruaj këngët e mbetura ndër degë lisash kushtrim
Gatitu qëndroj para jush djem, nga vendi nuk luaj!

Dimër,2009


NË BISHT TË SORRËS

Ulur n'divan shikoj e nuk shoh asgjë para syve
S'thuhet kot: njeriu sheh me mend;
Kyqe fati mbështjellë me mjegull për ne të dyve
Mbetëm t'humbur si kojrila n'varg!

N'fyt është mbledhur një lëmsh i zi dhembjeje a vaji
Kur qielli i vendlinjes iku nga loti;
Trishtimi luan me ne, po vallë i kujt është faji
Kur n'shesh me shtamba derdhet moti?

Kotia çela zemrën këngës bilbil gjaku n'ligjërim
Sonte kur s'di, jam gjallë a vdekur;
Qerpikët blerojnë shikimet e vapa derdhet n'vërshim
Kur unë shikoj i heshtur, i mekur!

Vera zbret n'qepalle e n'mua ngjallet loti e harrimi
O Zot, para syve kënga avullohet;
Buzët tharë e çarë e vrarë nga kujtimi e mallëngjimi
Gjyshi n'kullë mbyllur n'qark hutohet!

Shpejtoj hapin nga dhembja e vasha m'fali bekimin
T'ia vesh xherdanin lotit e metaforës;
Kërkoj si i verbëti ujin e bekuar ta lehtësoj trishtimin
Kështu vjen fundi, në bisht të sorrës!

2008


HOMAZHE NË DITËN E LAVDISË

                                                           Sadri Zenelit

Sadri i dashur, u rritëm bashkë nën këto hije lisash
E futboll luajtëm n'Rrah t'Hysës, mbas Zabelit,
Luanime rriteshim si minaret mjedis bishash –
Vitet zbritnin dhe shtrëngonin si darat e çengelit!

Sadrii dashur, n'shkollë shkuam bashkë n'Zhebël
E shkelëm shtigjeve t'parrahura për yje dhe diej,
Para se t'ktheheshim, e bënim edhe një lojë n'Zabël –
Jetën dhe amshimin i kërkonim si fëmijë në qiej!

Sadrii dashur, Normalen n'Gjakovë e bëmë bashkë
Ishe më i ri se unë që lëshoja klithma në vatër,
Kaluam nëpër gjëmba pa e njomur buzën në ashtë –
Studentë banuam n'rrugën Bregdeti numër katër!

Sadri i dashur, jetës ia mësuam huqet strukur në gji
Edhe kur u burrëruam: ti inxhinier e unë shkrimtar;
Rrugëtimi gjatë ishte ky nëpër shekuj dhe histori –
Vetëm unë t'i njihja dëshirat e heshtura o skofjar!

Sadrii dashur, erdhi ajo ditë që me zjarr n'sy e prite
T'ndesheshme armikun që njëqind vjet egërsi solli,
Legjendat shtrihen horizontalisht në t'zezat vite –
Shkollë e gjyshërve: kur t'jeni ngushtë ngritni dolli!

Sadrii dashur, këtu n'Zabël, mes shokësh e trimash
E vdekjeve u morët gjak n'sy anembanë Dukagjinit,
Mbuluar tymërash e duhish, krismash e vetëtimash –
Sollët diellin e madh duke larguar këngën e hutinit!

Sadri i dashur, pranë teje e trimave që dhatë betimin
Bashkë me dushkajasit po bëj homazhe edhe unë,
Lumti vëlla, ku kalove fëmijërinë po bën amshimin –
Dogje këngën dhe ëndrrën n'zjarret dehë n'furtunë!

Maj 2008



COPË KUJTIMI

E ruajnjë fjalë për ty pasha këtë dhe,
E ruajnjë këngë për ty pasha kryet e nënës,
E ruajnjë lot për ty, n'tokë e qiell bëj be,
E ruajnjë puthje për ty si dritën e hënës!



HESHTJA AR

Të heshtësh s'do t'thotë që ke vdekur i dashuri mik
Heshtja shpeshherë nuk matet me karat as me ar,
Ashtu mund t'mendojë vetëm njeriu me shpirt të lik
Ai që i shikon njerëzit me shpirtin e tij – hileqar!

Unë heshta bukur kohë që t'ju shoh ju të gëzuar
Duke uruar dështimet gojëmëgojë e veshmëvesh,
Kullat e fildishta s'qëndrojnë dot pa u rrëzuar –
Ato i ndërtuan njerëzit sytë e mbuluar plot lesh!

Heshta dhe u kënaqa duke ju shikuar si urithë të zi
Që lërojnë tokën tinëz e fshehur gjurmët-këmbët,
Vëllau vëllanë duke ngrënë, kobin duke e përbi
Pastaj mbi gur duke u lëpirë e skërmitur dhëmbët.

Ky varg që po shkruaj sot krahaqafë armën ka varë
Plumba ka epitetet, anaforat, simbolet, metaforat,
Një nga një skutave me rend kanë për t'i vrarë –
Ajri t'vijë i pastër n'mushkëri me ozonin e amforat!

Andaj miku im, të heshtësh s'do t'thotë se ke vdekur
Se heshtja e poetit me ar as me diamante nuk matet,
Ikni tash, mos t'ju shoh më, ju o poetucë të lëmekur–
Mua me Ju kurrë nuk na kanë lidhur fjalët as fatet!

2005



SHALL I ZI

Ta zgjata dorën e padjallëzuar mes kësaj dhembjeje
I bindur se do gjej mikun e ditëve t'ikura t'fëmijërisë,
Gushti pa mëshirë gëlltit arat e bukës t'një shembjeje
Që m'gurëzoi para varrit t'mos i përulem hipokrizisë!

Koronë hëne nuk e di pse m'varet shall i zi rreth qafe
I përulur në gjunj si para dashnores që rri kokëlartë,
Më kanë thënë, po s'kam besuar në jetën me gafe –
Nga pafundësi horizontesh jeta njerkë sot më bartë!

Përreth vjen erë gjaku! Të rënët frymojnë ndër këngë
Duke ëndërruar mëngjesin të etur, qiellin dhe yjet,
Unë po ik me ta, nipa dhe mbesa po i lë me brengë –
Po kthehem atje nga erdha, atje ku m'presin pyjet!

E dal n'Kodër t'Madhe e shtrihem n'kokërr t'shpinës
E numëroj yjet ngeshëm n'qiellin e kaltër një nga një,
Jam ëndërr a zhgjëndërr, ç'përgjigje t'i jap brymës
Me moton e t'urtëve: besnik bahu, besë kujt mos i zë!

2008



E ZEZA

Çudi, më shumë se çdo ngjyrë tjetër, e dua të zezën
Kjo i veshi t'gjashtëdhjetat e mia me velin e ngjyrën,
Duke ikur vitet edhe kësaj blane ia zbulova gjenezën
Unë, i fundmi i Përkolajve që e varrosa mënxyrën.

Edhe fëmijërinë e kisha t'veshur me thyerje dhe kobe
I goditur me armë në kokë, i therrur me brisqe etela,
Çudi si më ndoqën të zezat ndër këngë edhe hobe -
Mbi supet e pleqërisë rrinë hapur pelerina n'çengela!

Dhe hapat e parë kur bëra n'mjeshtërinë e t'shkruarit
Nga toka dolën lugetër që s'dinë gjë tjetër, veçv rasin,
U rropata mes thikave e helmeve n'stilin e t'muruarit
Kurrsesi të zezat nga jeta e nëpërkëmbur të shkasin!

Dhe e zeza hap pas hapi m'përcolli këtu deri më sot
Në jetë e vargje kur secili përfundon misionin e vet,
Po po, u dashurova në të zezën përherë këtu dhe mot
Edhe e zeza ka bukurinë e vet thoshte një mik poet!

2008



TELEFONATË NGA HAGA DITËN E FLAMURIT

                                              Lahi Brahimajt

T'falemnderitvëlla Lahi që shpesh m'telefonove
Këtatre vjet që u ndodhe larg miqve, luftëtarëve;
Larg Shqiponjës, vëllezërve dhe fëmijëve u flijove
Për Kosovën dhe historinë e gjakosur të të parëve!

Imadh e i vogël n'Shqiponjë ruajnë kujtimin për Ty
Nëzemrën e zbrazët, në zemrën me shtatë plagë;
Qysh fëmijë ta kam vërejtur krenarinë e t'parëve n'sy
Qës'të mposhti lufta e krenar qëndrove në Hagë!

N'vibrimine zërit tënd dëgjoja burrëri t'kuqrremtë
Gjithëkrenar mbrojte Kosovën përplot me plagë;
-Shumë mirë jam baca Hasan, si a' shoqja, djemtë? –
-Ashtu si n'luftë, dalsh faqebardhë edhe në Hagë!

Çdojavë telefonata jote më dha kushtrim, qëndresë,
T'vazhdojt'shkruaj vargje për ty dhe luftëtarët;
M'bëremë t'fortë fjalët duke spërkatur me vesë
Tekulla, te Varret e Dëshmorëve, n'Zabel t'Gojanit!

-Baca Hasan, nga Haga edhe sot po të telefonoj
Duket'uruar Ditën e Flamurit ngritur në Vlorë;
Vitin tjetër në Kosovë bashkë me ju do t'kremtoj
Ashtusi kremtova me luftëtarët në shi dhe borë!

28 nëntor 2007



DUSHKAJAËSHTË EMRI DHE MBIEMRI IM

Pesëdhjetëvjet u bënë që po këndoj për ty Dushkajë
Si baridhe intelektual me diellin pogaçe në zemër,
Vargjetm'u bënë lisa, fyej, peizazh i zhgrehur n'vajë
Ngadoshkova Dushkajë m'u bëre emër e mbiemër!

Ngado hapërova mbi supe t'mbajta t'gjallë dhe epike
Dukeshkundur pluhurin e supeve shkruam historinë,
Zëri imbubullimë malesh e vetëtimash, gurrë lirike –
Vesamjegull bore mbështjellë Sukën e madhështinë!

Njerëzit nga Dushkaja, dashurinë pelerinë mbi supe
Gjithnjëm'frymëzuan që t'i këndoj trimërisë suaj,
Dardhapikë nën dardhë, kurrë durimin s'e  humbe-
Brezat uapërcollën brezave këngën me nipat tuaj!

Bëra çka ç'bëra, isha vetëm një kronist i krismave
I këngëvee rapsodëve që n'breza mbollën kushtrim,
Unë aszogjtë s'e njohëm kurrë gjuhën e klithmave -
Dushkajaishte, është e do mbetet emri e mbiemri im!

1.11.2008

Zejnullah Halili

Zejnullah Halili (1945 – 2004)

Zejnullah Halili është ndër shkrimtarët më të njohur, të dekadave të fundit, në letërsinë shqipe. Ai krijoi kryesisht për fëmijë, por ka botuar edhe vepra për të rritur. U lind më 1945 në Kokaj të Gjilanit, në Malësi të Karadakut dhe vdiq në Prishtinë më 24 shkurt të vitit 2004. Ai u rrit në një familje me tradita atdhetare e përparimtare për kohën, e cila jetonte në kushte tejet të rënda ekonomike, ngase shumica e fshatareve dhe familjeve shqiptare kishin mbetur pa pasuri e pa të ardhura, sepse të mirat i vilnin pushtuesit. Kaloi fëmijëri të vështirë dhe me shumë peripeci. Shkollën fillore e kreu në fshatrat fqinj Llocë e Pogragjë, shkollën e mesme normale në Gjilan, ndërsa studimet për letërsinë shqipe në Prishtinë. Që në shkollën e mesme u dallua me krijimet e tij letrare dhe ishte shumë dashur e i respektueshëm për mësimshënësit. Pasi e kreu normalen, një kohë punoi mësues në disa shkolla fillore të fshatrave të Gjilanit. Më vonë, pasi kishte botuar përmbledhje poezish për fëmijë që ishin tejet me vlerë, u punësua në Radio Prishtinë, ku disa vite me radhë udhëhoqi emisionet për fëmijë. Më vonë redaktoi revistën letrare për fëmijë “Pionieri” dhe “GEP”. Pos shkrimeve për fëmijë, ai ka publikuar vepra edhe për të rritur. Zejnullahu është fitues I disa shpërblimeve letrare dhe për krijimet e tij janë shkruar studime të shumta nga kritikët shqiptarë të atyre viteve. Ishte pjesëmarrës i shumicës së rrjedhave letrare e kulturore në Kosovë e më gjërë. Pas mbarimit të luftës ishte anëtar i manifestiminit tradicional “Karvani i poetëve për fëmijë”, duke sjellë para fëmijëve kreacion të rrallë krijimi, recitimi e oratorie. Të gjithë e nderonin si njërin ndër shkrimtarët më produktiv dhe më të dashur për fëmijë të kohës.
Krijimtaria letrare e Zejnullah Halilit është e mbështetur në njohjen e thellë të botës së fëmijëve, të shpirtit të tyre të dëlirë, imagjinatës që i karakterizon ata dhe i dëshirës për ta njihur sa më mire e sa më gjithanshëm botë që na rrethon. Krijimtaria e tij letrare filon që në bankat e shkollës fillore, për të marrë rrjedhën e duhur gjatë kohës sa punoi mësues, ku njohu më afër fëmijërinë dhe e thelloi e kultivoi me përkushtim të madh gjatë viteve sa punoi gazetar, redaktor, udhëheqës i emisioneve për fëmije të RTV Prishtinës, punës që bëri në redaksinë e botimeve të revistave që botoheshin në kuadër të Shtëpisë Botuese “Rilindja”, ku ishte redaktor në “Pionieri” dhe kryeredaktor në “Gazeta e pionierëve”.
Zejna ka lënë pas vetes duke lënë pas vetes opus mjaft të pasur letrar, i cili përbëhet prej 26 veprave të botuara, të zhanreve dhe interesimeve të ndryshme letrare për fëmijë dhe të rritur, si dhe prej shumë dorëshkrimesh, që kanë ngelur ende të pabotuara.
Pasi e larguan me dhunë nga puna në “Rilindje”, Zejnullahu mbeti përsëri pa të ardhura dhe vështirësitë e jetës u kthyen për të, duke ndikuar që të kishte shumë vuajtje e peripeci dhe kjo ndikoi që ai të ndahej në moshë relativisht të re nga familja, që e deshi aq shumë, nga komuniteti i krijuesëve, nga miqtë e shokët e shumtë.
Zejnullah Halili është përfaqësuar në shumë publikime dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë.

 

Titujt e disa veprave e të botuara të Zejnullah Halilit:
  • “Ylberi”, 1969
  • “Shitësja flokartë”, 1971
  • “Ç’thonë pulëbardhat”, 1973
  • “Eshkë e dritë”, 1977
  • “Lamtumirë shkurtabiqë”, 1983
  • “Vendlindja shihet me zemër”, 1984
  • “Përralla lozonjare”, 1987
  • “Qirinj të ndezur”, tregime për të rritur, 1988
  • “Pikaloshja”, 1988
  • “Mollëkuqja”, 1989
  • “Ylli t’na hyj në mes”, roman për fëmijë, 1990
  • “Udha kah agu”, 1993
  • “Lulëshqiponja”, 1993, 1996
  • “Ëndërr e këputur”, roman për fëmijë, 1996
  • “Si u bë pikalorja bletë”, 1997
  • “Dallga”, 1998
  • “Djaloshi brenda mollës”, 1999
  • “Pres orën tënde”, 2001
  • “Unazë”, 2004

 

Poezi nga Zejnullah Halili


ME JU KRIJOJ

Me ju krijoj kaq e kaq fatmirësi
fanar më bëhen dëshirat,
Me ju krijoj dritëza jete-flori
qershizat. Të arrirat.

Me ju krijoj të bukurya gurra lirike
pyllthin larishtë,
Me ju krijoj matinetë poetike
bëj dafinishtë.

Me ju krijoj. Kam fjalët grosh
e nuk i zë ngushtë;
Me ju flatroj, rend malit përposh
nuk shpoj me ushtë.

Me ju krijoj bedenet e kalasë së re
jap beriha,
Me ju krijoj të rrallë një trofe
s’ja mbaj va pa va.

Me ju krijoj. Nxjerr farën prej gurit
s’bëj vrimë në uj’;
Me ju krijoj llampën e mërkurit,
bukën e bardhë mbruj.

Me ju krijoj. Bukurinë në dritv nxjerr
shtegu hapur në galeri,
Me ju krijoj ylberin-o ag e terr
këtu e në lashtësi.

Me ju krijoj të re fare një përrallë
një lis fletashumë,
Me ju krijoj, bukurezat i vë në ballë,
zogjtë në trumë.

Me ju krijoj, lumenjtë i bëj vardar
të rrjedhin me vërtik,
Me ju gëzoj. Kam fat në jetë, kam zar
kam fyellin ilirik!

 


UDHA E NDRITUR

Dhe vjen ҫast i pritur
ҫast fare i rrallë.
Të hapet udhë e ndritur
e ti hyn në përrallë.
Nisesh që nga ëndrra
hidhesh n’përqafim
oh, sa të ndritka nuri
voc në këtë udh’tim.

Udhëza e uruar
me dy brigjet push,
të pushton – gëzuar
pa të rrit, vogëlush,
pa të merr përdore
pup-pup në yllësi,
te ëndrra n’ndritësore
të shfaqë mrekulli.

Pa të hip në ujëvarë
Me shkronjëza t’shoqëron,
Veni n’kep të bardhë
Nga atje fluturon!

 


TA ZGJOSH MËNGJESIN

Me bebëza portokalli
ta zgjodh mëngjesin
dritën
ditën.

Në sy t’kesh yje

Gropë e trishtë
t’mos fanitet
as në ëndërr.

Ta zgjodh mëngjesin
me luzmë dëshirash
për degën e blertë.

 


KUNDREJT KODRINAVE

Kundrejt kodrinave në një luginë
magji më bëri një trëndelinë.

Zhaurimë e përroit, ҫ’thua moj,
zëra gazmorë nga ti dëgjoj.

Shoh zogj të kaltër. Më tutje ҫerdhe
ëndërr lozonjare këtu si më erdhe?

Po ajo ftujë ҫ’më thotë në varg
vekrrimë e saj më erdhi nga larg.

Po ajo re në të qiellit qepallë
me ato lulka, kujt m’i ngjan vallë?

Pa shih, pa shih se ҫ’trendelinë
sa mahnitëse e paska magjinë!

 


TURTULLESHAT E JETËS

A-ja sikur Agu i dritës
E-ja sikur Era e luleve
Ë-ja sikur Ëndrra e mirë
I-ja sikur Isoja në këngë
O-ja sikur Oaza e lulëzuar
U-ja sikur Udha e ndritur
Yja sikur Ylli I amshuar

Të shtatë turtulleshat
këndojnë përherë
në kitarën tone të jetës.

 


YLLI TË NA HYJË NË MES

Unë pemë frutore mbjell në këtë lëndinë
me shat e lopatë hap gropa të gjëra.
Në ҫdo grop nga një rreze ka shtëpinë
këtu miq, ëndrrën s’ma merr dot era.

Re e kaltër do t’bëhem, shi krijimtar
me zëkristalët –zëbuҫimtar.

Nxitoj e ngjatjetoj. Lidh brigje
me ylber magjik, me shokë diellore,
zgjoj këtej blegërimën e një grigje
e flas me lulnaja e ara bukatore.

Ngjiz mëngjesin dhe ja ta fal
Mere, sythi i blertë, zgal.

Nuk rri duarkryq. Lëroj e hedh farë
dhe të sjell gëzuar një mushtulluk.
Ti më uron fat e lërim të mbarë
nnë ty Lirëzën, të butëz, pambuk.

Pres prej teje, bulëzim, ҫ’pres?
Ylli të na hyjë në mes.

 


FJALA MAGJIKE

Ajo prej t’voglës gojë
Nxirrte tingujt e parë.
Nga djepi hidhej në lojë
vogëlakja me emrin Zarë.

Gugujtë e saj dëgjonim
dhe flatra i uronim.

Vogëlakja rritej e rritej
si ҫ’rritet qengji, vë bast,
po neve sikur nuk na pritej
të fliste donim në ҫast.

Qëkur kishte të ngjarë
Të thoshte fjalzën e parë.

Zara gugonte, gugonte
me zërin si të kumrisë,
me lodërza ditën e shkonte
njoma e nënës, e shtëpisë.

Oh, sot, vogëlakja s’gugoi,
Fjalën ma-mi – shqiptoi.



RREZJA E KUJTIMIT

Rrezja e kujtimit
nuk më është zbehur
për ty – Nënë.

T’i shoh
duart e lehta
si flladi,

t’i prek
flokët e bardha
si rrezet e hënës,

t’i ndjej
shikimet
valëvitëse si lumi,

t’i shikoj
gishtërinjtë
që bëjnë ҫudira,

t’i dëgjoj
përrallat
për t’Bukurën e Dheut.

Nënë
sërish t’i shoh
sytë shkreptimtarë.

 


KROI UJËKRISTALOR

(Kroit të Idriz Seferit)

Buroi nga kraharori i bjeshtës
(zbritur nga malet, puqur nga gurët)

buroi nga kraharori i bjeshkës
qëmoti një krua ujëkristalor

S’dinte se do të kalonte andejpari
(zbritur nga malet, puqur nga gurët)

s’dinte se do të kalonte andejpari
një ëndërrimtar me shumë malësorë.

Ҫ’ muaj ish? Luginës së përdielluar
(zbritur nga malet, puqur nga gurët)

ҫ’muaj ish? Luginës së përdëlluar,
malësorët nxitonin për në Grykë.

Sakaqherë pinë ujë lajthishte
(zbritur nga malet, puqur nga gurët)

sakaqherë pinë ujë lalthishte
renë e zezë e rrëzuan e bënë pykë.

Që nga ai ag Kroi mori këtë emër
(zbritur nga malet, puqur nga gurët)

që atë ag Kroi mori këtë emër
Kroi i Ëndërrimtarit mozaik currilash.

Buron nga kraharori i bjeshkës
(zbritur nga malet, puqur nga gurët)

buron nga kraharori i bjeshkës
Kroi me njëmijë zëra bilbilash.


 

VETË I SHOH

Po vajzuka si na erdhi?

Paj me shporta e ngarkuar,
Paj me krifa e flakëruar,
Vetë e shoh me sytë e mi
Madje i thanë: lum si ti!

Po kojrilat në sytë e saj?

Paj ata janë tinguj të parë,
Paj në yje kanë të ngjarë.
Vetë i shoh me sytë e mi
Ҫ’udhë marrin a e di?

Po pse duart zgjat nga dielli?

Paj i sillen retë vërdallë,
Paj nuk do t’i ketë mbi ballë.
Vetë i shoh me sytë e mi
A nuk janë retë krejt mavi?

Po trimoshave vallë ҫ’u bëri?

Paj i ҫoi lart tek manat,
Paj i zbritoi nga tëbanat.
Vetë i shoh me sytë e mi
Derisa bie një vesë-shi.

Po pastaj, pastaj ku vete?

Përmbi pjergull të Naimit
E n’Gështenjë të Petro Ninit.
Vetë i shoh me sytë e mi
Tek ai Diell që atje rri.


 

UNAZË

Bota është unazë
unaza është e rrumbullakët
nënkupton tërësinë e saj

Bota është e pafund
as unazës s'i gjendet një i tillë
që të dyja
pasqyrojnë përjetësinë

Në botë qëndron shpresa
një e tillë shpresë
gjendet edhe në unazë

Bota bekohet pareshtur
miliona herë
merr bekime unaza

Bota e unaza
I përkasin njëra-tjetrës

_______
Përgatiti: Rrahim Sadiku

Freitag, 5. Juli 2013

Gjon Neçaj: Vendet e shenjta...


Vendet e shenjta, mesazhe dashurie dhe bashkimi.

Nga Gjon Neçaj

Shoferëve të linjave ndërqytetëse dhe Tiranë,u sheh shpesh disa varëse-fotografi ku dallohet një portret njeriu mjekër-gjatë e flokëthinjur. Po t’i pyesësh, merr përgjigjen që mbajtja e asaj fotografie në makinë sjell fat. Të njëjtat portrete mund t’i shohësh edhe në varëse, byzylykë dore, mbajtëse çelësash etj. Shiten në rrugë dhe kudo në “Bajram Curri”.

Në Tropojë janë shtuar shumë “tyrbet” ose “vendet e mira”. Për çfarë bëhet fjalë? Këto vende u përkasin atyre që komuniteti i këtyre anëve i quan “njerëz të mirë” dhe besohet masivisht që frekuentimi i tyre shëron sëmundje dhe siguron qetësi shpirtërore. Tyrbet janë godina të ngritura “rreth” një varri, i cili gjendet në qendër të tyre, i rrethuar me dërrasa 80-100 cm dhe mbulohet me copa të bukura mëndafshi apo basme me ngjyra karakteristike. Te koka, ku ngrihet në një lartësi më të madhe, vendoset “kapuçi i shehut”. Rreth varrit lihen korridore të mjaftueshme që vizitorët të qarkullojnë lirshëm. Këto vende vizitohen përgjithësisht të premteve, më shumë në muajin maj dhe shpesh kur është ditëlindja e “njeriut të mirë” apo përvjetori i tij i vdekjes. Për “njerëzit e mirë” këtyre anëve qarkullojnë histori të ndryshme të veprave që kanë bërë kur ishin gjallë. Besimi thel- lohet me legjenda mbi njerëz që janë shëruar për shkak të vizitave në këto vende dhe histori të tjera të cilat qarkullojnë dhe amplifikohen nga një familje në tjetrën.

 Nuk është fenomen që ka përfshirë vetëm moshat e vjetra, siç mund të mendohet. Kohët e fundit janë shtuar të rinjtë që besojnë në këto vende. Madje janë hapur edhe faqe në facebook, me emrat e tyre, ku hidhen foto dhe pjesëmarrësit komunikojnë me njëri-tjetrin. Bisedat apo komentet janë të ndryshme dhe përfundojnë me “Të ruajt tyrbja e dervish...!” Njëra nga këto faqe, përshembull, quhet “Tyrbja e Dervish Luzhës" dhe ka 2 573 pëlqime. Në faqe shihen fotografi të “Dervish Luzhës” dhe vendit ku njerëzit i luten. Emri i vërtetë i tij është Rexhep Tarçuk Bala. “Pasha Dervish Luzhën”, “Pasha tyrben e Dervish Luzhës”, - janë shprehje që i dëgjon gjithmonë e më shpesh, madje njerëzit besojnë se ai është gen prej gjakut të Nënë Terezës.


Dervish Luzha, i famshmi

 Sipas studiuesve lokalë, Rexhep Tarçuk Bala (i pagëzuar si Dervish Luzha), ka lindur në fshatin Luzhë,Tropojë më 15 korrik 1904. U bë i njohur për aftësinë për të shëruar disa sëmundje, largimin e shqetësimeve të ndryshme të njerëzve, mënjanonte rreziqet, konfliktet dhe ngatërresat në malësi, etj. U bë një lloj mjeku dhe psikologu popullor në zonë. Tregojnë se ai udhëtonte shumë dhe mbante me vete, një çantë, një lahutë, një kazmë dhe një lopatë. Pas vitit 1967 kur u ndaluan besimet fetare, dervish Luzha pati probleme. Njerëzit tregojnë se mbante mjekër, po disa herë ia qethën. Sa herë ia qethnin aq herë ai e linte të rritej. Legjenda zonale thotë se personave që i qethnin mjekrën, u ndodhnin më pas histori fatkeqe. Ai vdiq më 4 nëntor 1985 dhe u varros në Luzhë. Mbi varrin e tij është ndërtuar tyrbja me emrin tashmë të njohur në këto zona, “Tyrbja e Dervish Luzhës” si dhe një bust i tij. Është një vend pelegrinazhi tashmë. Çdo ditë të javës aty ka njerëz të moshave dhe feve të ndryshme

 Duhet hyrë me këmbën e djathtë, sillesh tre herë rreth vendit duke u lutur për atë çka ke më shumë nevojë. Ka raste që njerëzit flasin me zë të lartë. Më pas ndizet një qiri dhe hidhen lekë. Këto të fundit kanë histori më vete. Duhet ta vendosësh një natë më parë çfarë shume do hedhësh dhe duhet t’i kesh mbajtur poshtë jastëkut natën para shkuarjes në tyrbe.

 UJË - Më pas njerëzit pushojnë aty, (të sëmurëve u këshillohet që të flenë pak gjumë në afërsi të “njeriut të mirë”) dhe në fund në një shishe hedhin pak dhe. Atë e cilin e marrin nga varri, ose një zonjë që qëndron vazhdimisht aty u jep një shishe me ujë. Nga ky ujë duhet pirë fare pak. Mund të merren edhe gurë të cilët mbahen në portofol si fatsjellës.

 FOTOT - Janë të shumtë ata që sjellin fotografi të tyre dhe i lënë aty. Besojnë se kjo i ndihmon që çdo gjë në jetën e tyre të shkojë mirë. Kur del nga tyrbja duhet të ecësh mbrapsht, nuk duhet t’i kthesh kurrizin, derisa kalon portën kryesore.

USHQIM - Në tyrbe nuk mund të futen ata që janë në gjendje të dehur, apo ata që kanë ngrënë hudhër ose qepë. Por nuk duhet të hynë as ata persona të cilët janë pa ngrënë. Thuhet që është gjynah. Prandaj edhe vizitorët marrin ushqime me vete dhe përpara se të hynë brenda, e konsumojnë atë.

Sabit Abdyli

Sabit Abdyli u lind në vitin 1946 në Kabash. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Viti. Studimet i bëri në Shkup e Prishtinë. Shkruan poezi e prozë. Artikujt për migrimet e shqiptarëve në Zelandë të Re janë përmbledhur në librin “Bijtë e shqipes në tokën e reve të bardha”. Ka botuar edhe librin dokumentar “Ankthi i Pranverës ‘99” për ngjarjet gjatë luftës së vitit 1999 në katundet e Vitisë. Poashtu edhe  monografia e parë e shkruar për Kabashin e Anamoravës mban siglën e tij.
Në vitet 1991-1999 ka punuar si përgjegjës dhe të mësimdhënës në paralelet e gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”, në Kabash.
Sabit Abdyli tash jeton dhe vepron në Auckland - Zelandë e Re.

 
Poezi nga Sabit Abdyli


POETI

Vdes e ngjallet
për një fjalë
për një varg
për plis e për fis

Auckland, maj 2013


DITË E PËRDITË

Me bagazh malli plumb
ditë e përditë
i kthehem femërisë
tek rrënjë e lisit Arës ledhishtë
kroi i moçëm
tokë e Ilirisë
dihej fjala fjalë
në ballë të oxhakut njerëzit më të mirë

Mars, 2013

 
NËNËMADHJA

si shtëllungë leshi në furkë
të tashmen tjerrë
një nga një kujtimet
në bosht mbledh e dredh
end qilima kuq e zi
të dorës së parë
me këngë aromë ftoi e molle
përkund e rritë ardhmërinë
nënë
nënëmadhe
e derës së parë.

Auckland, 27 janar 2013


FLAMURI

U valëvit në Krujë,
Deçiq, Shkup e Vlorë.
Te Verrat e Llukës
Para tij u morën ngryk.
Në Prekaz, Koshare, Karadak ..
U mbrojt me gjak.
Në fusha, grunaja të Kosovës
Vjet për vjet mbin.
Në kaptell djepi roje.
I moçëm sa bjeshka.
Bubullimë e gjëmë,
Cicërimë e këngë.

Auckland, 2010


FUNDI I PËRRALLËS

Motit të trazuar si askund
Përmes klithmash të pafund
Të përzunë
Dallgët e kreshpëruara
Të bardha si retë
Të prunë
Me vaj në buzë
Buzë gremine
Biçim njerëz
me përralla mbretërish
Erdhën
Me bisht ndër shalë
E shkuan

Janar, 2011



PORTERT NJERËZISH TË MUNGUAR

Asnjë herë nuk harron emrin
Në gurrën e tij etjen shuan
Nuk shtiret
Nuk shitet
Nuk blihet
Nuk di kleçka ç’është
Cicërimë e zogut e shqetëson
Me zemër flet e dashuron

Auckland, korrik 2011


KULLA

Në kohë furtunash
Kulla gostiti horra, u vuri plisa të bardhë
Miladinit, Mugoshës ...
Me ta në krye
thyen rrugë
u thyen
kullën me çati të kuqe mbuluan
zogjve ua ndrydhën këngën
për të kënduar thanë; ne këndojmë

Auckland, korrik 2011

 
PRISHTINA’81

Prishtinës erë bliri i vinte
Shëtisje korzosë së ndarë
Me plot spiun civilë
Një xhiro, dy...
Brisk ende nuk i kishe ra fytyrës
Afishet shtrëngoje në gji

Auckland, mars 2011

 
KAPRICIOZE

Korba të zinj
Në eter mprehin thinjtë

Oxhak i shtëpisë tymos
me blozë
të zinjtë e zogjve kombçar

Majë lisave poshtërisht lëshohen
Me thonj e me sqepa
drejt shkëmbit të Prometheut

Shpendët sa grima
si të ishin kafshë nate
I kashaisa
I zhvesha mitesh me blozë

E ngura dot s'u hiqej
erë shurre kundërmojnë


EMRAT PA EMËR

Kalërojnë ligjet
Emrat pa emër zvarranikë
kalërojnë ndrydhin liritë
shkelin premtimet
zvarrë zvarrisin fjalën
me kode që ata dinë
hanë s’hanë fjalë
synojnë maje
të etur kroje shterojnë
grigja me gishta n’gojë
hajt bir

Shkurt, 2012

 
KRIMBAT

Krimben krimbat
me të mirat e gjithë punës në vite
me të mirat e mbi tokës e të nëntokës
në të gjitha kohet
krahësh të djathtë e të majtë
ndryshojnë vetëm në ngjyra
brejnë e krimbin njësoj
krimbin zvarget
krimbat

4 prill 2012



NJË HERË PËRKULET BURRI

Dedë Gjo Luli
Ismali,
Boletini,
Vëllezërit Topulli,
Ademi,
Agimi ...
u përkulën
kur puthën Flamurin

Auckland, 2.05.’12


ALI PODRIMJES

Vargu i tij
etjen i shuan tokës
deri te Mollë e Kuqe
e përtej saj
latoi gurë shtigjesh e urash Dardanisë
ligjëroi si hisja të mos na shuhet
e shkoi mbas Lumit tij

22 korrik 2012



QULLASHËT

Qullashët qullashë
në ditët e agut
çdo gjëje i dalin “zot”
shtetit, politikës
Sofrës së begat
hanë me dy lugë
se një u duket pak.

Janar, 2012



LUTJE E KOHËS

Nga pushtetarë mujsharë
injorantë
gjeneralë maniakë
të etur për lavd
dhe
mësues e klerikë gjysmë të ditur
primitiv
runa Zot!

Auckland, gusht 2012

 

Donnerstag, 4. Juli 2013

Ramadan Musliu

Poeti dhe studiusi Ramadan Musliu, lindi ne Begunce me 31 maj te vitit 1954. Shkollen fillore dhe te mesme i kreu ne Viti. Studioi Letersine dhe gjuhen shqipe ne Fakultetin Filologjik te Universitetit te Prishtines, ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare.
Nga viti 1977 - 1980 punoi mesimedhenes i lendes gjuhe dhe kletersi shqipe ne Qendren Shkollore qe atehere quhej "Boro e Ramizi", kurse tani "Kuvendi i Lezhes".
Nga fillimi i vitit 1981 deri ne vitin 1993 ishte gazetar i kultures ne gazeten e perditshme "Rilindja" te Prishtines. Po ne kete kohe ishte edhe antar i redaksise se Revistes se perdyjavshme per kulture, "Fjala" te Prishtines.
Nderkaq nga viti 1993 e deri ne vitin 2004 punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i te perditshmes "Rilindja", botimi i Tiranes. Po ne Tirane gjate kesaj periudhe drejtoi edhe Shtepine botuese "Eurorilindja. Ne periudhen 2003-2994 e udhehoqi revisten letrare "Kalendari letrar".
Nga viti 2004-2007 ishte deputet i Kuvendit te Kosoves. Nga viti 2008-2010 punoi si keshilltar politik i ministrit te kultures ne Qeverine e Kosoves. Me krijimtari letrare dhe publicitike (gazetareske) u mor qe heret.

Deri me tashti ka botuar pese libra me poezi ("Parodia e trupiut", Prishtine, 1981;" Shqisa e gjashte", 1985, Prishtine; "Pasqyra e te rrefyerit", 1987, Prishtine, "Kenga e sibilave", 1996, Tirane dhe "Ne zemren e gjerave", 2004, Prishtine).
Po ashtu botoi edhe pese libra me studime dhe kritike letrare: "Mbindertimi poetik", 1990, Prishtine; "Konfiguracione narrative", 1998. Tirane; "Estetikja e dallueshme", 2005, Prishtine; "Ekskurs ne letersine per femije", 2010, Shkup; "Tangjenta letrare", 2012, Prishtine.
Po ashtu ka botuar edhe librin publicistik "Veteriperteritja e totalitarizmit", 1997, Tirane).

Poezite e tij jane perkthyer ne anglishte, rumanishte, frengjishte, serbishte, maqedonishte slllovenishte etj.
Eshte prezentuar ne antologjine e poezive me te bukura te botes per vitin 2010.
Eshte fitues i disa çmimeve letrare.
Ramadan Musliu jeton ne Prishtine.


Poezi nga Ramadan Musliu

I LIDHUR ME KËRTHIZË

Kruspull i mbledhur
këmbë e duar bashkë
fshihet në barkun e nënës
nga inercioni

Duhet dalë jashtë
duhet shtyer në jetën
e paperspektivë
historisë
dhe të shohë
se ç’ e ardhme
të ka zënë pritën
në rrugë

Qaj po deshe
bërtit në kupë të qiellës
gërvish tokë e qiell
vetëm mund t’i lidhësh
edhe më keq
këmbët e tua me kërthizë

Njerëzit jane si kafshët
për dioptrinë tënde
të pamësuar me këtë dritë
rrinë në këmbët e prapme
sa për të mbërri
frutat e natyrës në pemë

Fillo që tani
ta lëpish ashtin tënd
dhe shikoje herë pas here
hënën e plotë në qiell
tinzisht
dhe mos bëj zë 


STAZHI I PUNËS

Edhe kjo ditë
me mot të lig që iku
regjistrohet në stazhin e punës
në librezën e zverdhur
nga ngjyra e dedhur e viteve

Po ka vite e vite
që mua më dhembin eshtrat
se dikush ka hyrë në palcë
dhe i strukur shkruan
dramën e vet
në pëlhurëne e mushkërive të mia

Në rini
i kuq nga shëndeti
s’ka nevojë të mendosh fare
sepse dikush
gjithmonë mendon për ty
dhe për të ardhmen tënde
të ndritshme

Ai nga brenda sikur bën me dije
se kur pushon rrita
s’ka më të ardhme
prandaj grabit
në shportën plot
të ditës së sotme
atë që që mund të ketë tepruar
nga dreka

Në pauzë pune
del për të pirë një gotë çaj
se me rregulloren e punës parashihet
kur ke punë me palë
duhet qenë i kthjellët
përballë vetëvetes

Pra nisu vetë për bar natyre
për pak vaj peshku
për një kafshatë bukë
nëse do të arrish
brenda orarit të punës
në maje të majes
së asaj kodre
para se të të rrëshqasë
dheu nën këmbë



SEZONË GJAHU

Sa është këtu
sa fshihet në atë kaçubë akulli
lepuri
që ikur ka nga barku

Tani të gjithë jemi trima
të paepur
në atë pyll të lulëzuar
të trëndafilave të egër
të rrethuar nga telat me gjemba

Këndojmë duke ecur
mes shkurrave të dendura
të kopshtit
fishkëllojmë në kupë të qiellit
kur ecim
përmidis kaçubave

Po unë kam frikë ende
dhe natën
vetëm me hijen time
dal në kopsht për gjah

Të tjerët nëpër festa
le të shtiejnë me armë
në kokën e tyre
le të pëshurrën në shtrat
e le ta bëjnë në brekë
në pikë të ditës
kush është trim
se njeriu në jetë
dy herë bëhet fëmijë



RRUGË E SHKURTËR

Në rrudha të ballit
të është shënuar humbja
hapi i bretkocës në jetë

Edhe pse çelësin
e mban në derë
derën e kë të mbyllur
nga brenda

Në udhëkryq
ngjyra jeshile në semafor
kur ndizet
ti kthehesh prapa
duke kërkuar
rrugën më të shkurtër
në jetë

Po gurin
e gjuan nga prapa
se mos o Zot
mund të na qëllosh
mu në lule të ballit



BARDH E ZI

Na buzëqesh nga ekrani
na përshëndet
me dorën në zemër
me pjesën e brendshme të syrit
fotografon pamjen tonë
sipas teknikës bardh e zi

Për të kremtë
rri gju më gju me ne
dhe ngre dolli
për gjithë ata që s’ janë më
në mesin tonë

Të etur
na kalon
matanë lumit

Na prin në labirinth
dhe na merr për dore
kur shkojmë kryelart
nga humnera


 
 
PARALAJMËRIMI I DIMRIT

Kam frikë nga dimri
nga mumiet e ngrira të borës
që dalin natën
nga hijet e pemëve
nëpër rrugë. Një hap larg është vjeshta

nga hija e trashë e arrës
që shtrihet përtace
nën gjethet e kalbura të kopshtit
që i mbulon fshehtësitë nën lëkurë

Mbase rrëkeja e parë e shiut
mnund ta shpërlajë atë gjurmë të thembrave
që shkon deri
deri te kanalin
buzë rruge

Ku e derdh kohën time të lirë. Diçka si acid
më është derdhur në gjuhë
dhe s’ më lë të më zërë gjumi
e t’i harroj
të gjithë rrathët e pagërvishura
në trungun tim të moshës

 
 
VJESHTË E VONË

Si një petk i vjetruar plot arna
rri e varur vjeshta
në gozhdën e ndryshkur të stinës

E tund era
netëve me hënë
fëshfërin si celofan
me të cilin mbështjellë e kam
një medalon të harruar

Statujës metalike mbi komodinë
ia numron vitet
që mosha ia gdhendi
në boshtin e saj pa unaza

Këmishën varur ma ka
në akrepat e orës
që trupin tim e kërkon
nën hijen e zverdhur të lisit

Dhe pas pak nga ora
do të dalë qyqja të këndojë
këngën e ushtarit të vjetër
që fitorët gdhendur i ka
në dorëzën e fildishtë të shpatës

 
 
METAMORFOZAT E VJESHTËS

Me gishtërinjtë prej kristali
dielli gdhend fytyrën e vet
në gjethet plastike të hardhisë.Fryma ime
ngjitet trungut
kah palca
për ta thithë rrëshirën e kësaj dite vjeshte

Ai lëng i ardhur në tetrapak
mbështjellë me cipë alumini
që ruan ujin të mos thartohet
nga fryma e borës

Frutat po piqen
dhe avulli me përtaci është shtrirë
nëpër gjithë sipërfaqen e sheshit

Thell në ne
si në një shporet të ndryshkur
nën dritën e llambës elektrike
zbardhet drama e ndërrimit natyral
të gjendjeve agregate të ajrit

Energjia e fshehur në asht
zgjohet dhe lëviz
zingjirin e ndryshkur
të metabolizmit

Ja tani po fillon me shumë lëngje
fotosinteza
në gjethin prej plastike
dhe ngjyra jonë
ndërron: kuq e zi
vetëm kuq e zi, vëlla
në gjethin që mbulon
pjesët e padiellosura të trupit

Tregim nga Ragip Sylaj


S’kam kohë të jetoj me vdekjen!

     Mjeshtrit e talentuar ma vjedhin kohën dhe m’i ngulin plagët në shpirt. Përditë më vrasin ata që më duan, më vrasin me dashurinë e tyre që nuk e kanë. Ma vrasin këngën ata, që e kanë përjashtuar atë nga vetja. Djalli shpeshherë zë në thua në mua dhe nuk di kah e thyen qafën. Atë e ndjek një mallkim i moçëm sa vetë koha dhe vjen e më ankohet pse e ka bërë Zoti të djalltë. Nuk di pse kërkon shpagim nga unë? Do ta shpëtoja po ta meritonte, por nuk mund ta shpëtojë ai që nuk e ka në dorë ta shpëtojë veten. I vetmi shteg i tij mbetet humnera e terrtë: të mos e shohë askush. Të fshihet në ndonjë trup tjetër derisa ta harrojnë e derisa të mendojnë se ai është zhdukur dhe të shfaqet sërish me joshjen e ëmbël, me nektarin mashtrues që e sajojnë vetëm djajtë.
     Të gjithë atyre që nuk ua kam dhënë, ua kam borxh jetën. Po kush është ai që do t’ia dorëzojë shpirtin një ditë? Zoti – krijuesi dhe shpëtimtari im.
     Derisa po mendoja për këtë gjë, cigaren, duke dashur ta shkundi në taketuke, desh e shkunda në filxhanin e kafesë, që e kisha ende përgjysmë. E kundroja çunin tim, i cili po merrej me një bllok vizatimi dhe me një tubë ngjyrash. Për kureshtje, e pyeta se ç’po bënte? Ma ktheu: po e vizatoj diellin që nuk më ngrohu kurrë. Gruaja hyri në dhomë duke u dridhur nga të ftohtit dhe, kur e vrenjti ballin si qielli i sterrosur në vjeshtë (me dëshirën për të më fajësuar mua si gjithmonë) ia ktheva se dhoma ishte ftohur ngaqë pak më parë kisha menduar ta hapja derën e ballkonit. Mllefin që ma dhuroi ia ktheva mbrapsht. Pezmi ma nxori edhe këtë mendim, që ia kallëzova sall vetvetes: njeriu është një zot i vogël që shpenzohet përditë, derisa ta përkëdhelë fryma e vdekjes. E vdekja, para pak kohësh, i kishte puthur një plakë të re dhe një plakë të vjetër të anës sonë. Dorës së saj iu kishte dorëzuar edhe një plak i vogël, që e njihte krejt nahija jonë dhe një plak i ri. Atë nuk e njihte askush përveç bashkëfshatarëve dhe miqve të tij. Ishte e çuditshme sesi shkonin me radhë nga kjo botë pa lamtumirë!
     Derisa kryhej riti i përgatitjes së kufomës, çuni im më pyeti se ç’do të bëhet me trupin e tezës H. I thashë se do ta fusnin në dhé. Ai vetëm më pyeti: A mund të marrë ajo frymë në dhé?! Çuditërisht, në një rast tjetër pothuajse ngjashëm më kishte pyetur: “Babi, n’varr a rritet njeriu?!” Dhe, unë, përveç që kisha ndier frikë, nuk kisha ditur t’i jap përgjigje.
    Më kaploi një ngashërim sa për tezen H., sa për veten, sa për çunin: mendova sa shpejt digjet jeta.
    Pyetja e Diellorit ma kujtoi vajin e gruas sime ditën që e patëm varrosur foshnjën tonë të parë: në mbrëmje pati fryrë një erë e tërbuar e përcjellë me shi e vetëtimë. Trëndelina më pati pyetur: A thua tutet foshnja nga era e çmendur? Ajo nuk mund të pajtohej se pjesa e gjallë, që ishte shkëputur nga barku i saj, ta kishte dhënë frymën e fundit. Njerëzit vdesin. Ndoshta kthehen në shtëpinë e Atit tonë. Zoti e merr hisen e vet. Mirëpo, lamtumira është prore pikëlluese, djegëse. Ne kalojmë nga njëra portë e jetës tek ajo e fundmja. Atë na e mbyllin të tjerët, ata te të cilët jetojmë, përcillet vazhdimësia jonë. Për ta jemi rropatur të japin fruta për kopshtet jetësore të kësobotshme dhe të parajsës së ëndrrës së pamortë.
     Në çaste të tilla e kujtoj peizazhin pikëllues të varrezave, ku rrebeshet e shiut e shndërronin çdo gjë në baltë, madje dhe vetë njeriun. Ndoshta tërë ai shi binte si këmbim i mungesës së lotëve tanë, ndoshta që të mos vëreheshin lotët e ligësisë sonë, ndoshta …
     Ne bëjmë lutje dhe themi uratë për shpirtrat e tyre dhe ua kthejmë shpinën, ndërsa ata na ndjekin nga prapa në kujtime, nuk duan të na braktisin. Bëhen edhe vetë pjesë e gjallë e kortezhit mortor të tyre.
     Kush ka vdekur?- pyet dikush që e sheh tërë atë karvan njerëzish.
     Jo, jo, askush,- vetëm ishim deri atje ku përtojmë të pushojmë përgjithmonë, ku kërkojmë të vëmë shpesh nga barra e jetës dhe pastaj pendohemi; na këputet fryma për së gjalli.
     Kthehemi te shtëpia jonë, ne të cilët kurrë nuk patëm shtëpi, m’u bë se u përgjigj baci M., i cili në prag të vjeshtës vdiq nga kanceri në mushkëri. Ishte një sëmundje që nuk e kishte lakmuar kurrë, por kush e di si u përvodh dhe i hyri në trup. Dikush tha, përmes duhanit, tjetri – se ishte tepër i mirë për të jetuar më gjatë: nuk i villte helmet që ia dhuronin të tjerët. Të gjitha i mbante për vete. Nuk donte ta ndynte ambientin. Ishte një adhurues i ekologjisë edhe pse nuk dinte ç’është ekologjia. Kryesorja tërë kohën e kalonte në fushë; ajo i jepte jetë dhe gjerësi shpirtit të tij të gulçuar. Kur e pyeta një ditë se ç’po bënte, ma ktheu: Para dite po rri, ndërsa pas dite po pushoj, po lodhem duke ndejtur. Kur m’u kujtua kjo mahi e tij ditën e varrimit desh ia plasa gazit, por më erdhi keq prej tij dhe turp prej vetes. Gjindja të thonin se jam i hallakatur, ndonëse nuk kishte mbetur pa dalë fjala se njeriu që rri mbi libra, s’kish si të ish ndryshe.
      Më thanë se ka vdekur me sy çelë. Unë pata shpejtuar përmes rigave të shiut ta arrija varrimin. Kur preka në varrezat e katundit, e pashë vendin ku kisha vdekur shumë herë dhe desh më kaploi vaji. Desha t’u thosha gjithë atyre budallenjve se nuk jam i lig, po brenda meje po qante fëmija, pikërisht ai fëmijë që baci M. shpeshherë e ka gëzuar me sheqerka edhe kur ka pasur skamje. Po qante fëmija, të cilin ky plak i ri disa herë e mori në mbrojtje, madje edhe kur nuk duhej. Në vend timin dhe të të gjithë atyre që përmbaheshin padrejtësisht nga vaji, lotët e bilurtë i derdhte qielli; ai na qullte, na bënte të përgjumur.
     Nga balta jemi krijuar dhe në baltë do të kthehemi, e gatoi hoxha në fund tërë atë që e bluaja në kokë, në fillim. “Pasi të vdesim kemi me u ngjallë”, shtoi një tjetër, që mërmëriste si i shenjtë dhe që e kishte njërën këmbë mbi dhé e tjetrën nën dhé. Mirëpo, vdekja, thonë, nganjëherë nuk gënjen, desha të plotësoja, duke e kundërperifrazuar Sadek Hedajatin e “Bufit të verbër”. Heshta si gjithmonë. Nuk më kuptonin. Në gjuhën e heshtjes nuk nyjëtohej ajo që do të duhej ta thonin mëkëmbësit e Zotit në tokë.

     Pas varrimit ndieja si po më hynte ftohtësia e fillimit të vjeshtës në eshtra. Pikëllimi më shumëfishohej. Më duhej të ikja nga katundi, larg të gjallëve dhe të vdekurve të mi, për ta vazhduar gjallimin e atyre që vinin pas meje. Doja të heshtja, por më doli vetvetiu zëri dhe u thashë të afërmëve: Më ndjeni, nuk kam kohë të jetoj me vdekjen! Njëmend, ua kam borxh jetën të gjithë atyre që s’ua kam dhënë.

 * * *
    Mjeshtrit e talentuar ma vjedhin kohën dhe m’i ngulin plagët në shpirt. Përditë më vrasin ata që më duan, më vrasin me dashurinë e tyre që nuk e kanë me vete. Ma vrasin këngën ata, që e kanë përjashtuar nga vetja. Djalli shpeshherë zë në thua në mua dhe nuk di kah e thyen qafën. Atë e ndjek një mallkim i moçëm sa vetë koha dhe vjen e më ankohet pse e ka bërë Zoti të djalltë. Nuk di pse kërkon shpagim nga unë? Do ta shpëtoja po ta meritonte, por nuk mund ta shpëtojë ai që nuk e ka në dorë ta shpëtojë veten. I vetmi shteg i tij mbetet humnera e terrtë: të mos e shohë askush. Të fshihet në ndonjë trup tjetër derisa ta harrojnë, derisa të mendojnë se ai është zhdukur dhe të shfaqet sërish me joshjen e tij të ëmbël, me nektarin mashtrues që dinë ta sajojnë vetëm djajtë.

 (2002)

Mittwoch, 3. Juli 2013

Pal Ndrecaj

Pal Ndrecaj u lind në vitin 1960 në Moglicë të Gjakovës. Ka studiuar letërsinë shqiptare në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si mësimdhënës dhe si gazetar në “Koha ditore”.
Jeton në New York.

 
Ka botuar keta libra:
1. “Lule mbi plagë” (Poezi), “Rilindja”, Prishtinë, 1993
2. “Akti i krijimit” (Poezi), “Rilindja” Prishtinë, 1998
3. “Lista e zeze” (Roman), KL “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë, 2010
4. “Demant (Poezi), Gjakovë 2010

 Poezi nga Pal Ndrecaj

ME SKËNDERBEUN NË UDHËTIMIN E GJATË
DERI NË HYRJE TË LAGJES 21
KUR LËSHOI GRAHMAT E FUNDIT E THA:
PO VDES!


U takuam me të në lagjen 15

Po shkoj tha
Shqipërinë ua ruajta dhe lavdin e Zotit
do ngritem përseri me ju në rrugë

Vazhdova ecjen
që nga udha e parë e lagjes vijuese
rrugët merrnin kryeneçësisht teposhtë
fundit fundin t`ia preknin

Mbi secilën udhë kah eca
qielli i vranët ngrysej me fytyrën e Imzotit
Ai lotonte mbi ne që po dilnim nga shtëpia
strehëve të huaja të fusnim kokën

Në Kishën e Shën Kollit në Lezhë i lutej Marisë
Nano ruajma Shipnine sit a rujta T`yt Bir

Vetë e pashë me sytë e mi
me Formulën e Palit në Dorë
duke bredhur maleve shtëpi më shtëpi
pastaj kur e shikoi veten në Historinë e Barletit
Kur shkoi të Buzuku ia puthi Mesharin
kur thirri Bogdanin e Budin
e u tha:
shkoni e predikoni
falas keni marrë falas jepni

Pastaj shkoi në Stamboll takoi Naimin
(në kokë të Gjonit bëri be se shumë i ngjante)
e futi në një kthinë dhe i tha të bënte çmos
që të dërgoheshin sa më shumë libra në Shqipëri

Një copë të mirë udhe
ia mori kalin për dore Dhaskal Todhrit që të mos vonohej
dhe shkoi në Kongresin e Manastirit t`i shihte Germat

Përsëri u kthye në Stamboll
dhe i bëri shenjë Ismail Qemalit të kthehej në Vlonë

Ditën e madhe nxirrte herë njërin sy në
një krahinë herë tjetrin në tjetrën
dhe qeshte me fytyrat e gjithë arbërve

Pas shumë e shumë mundimesh
u përpoq të hyjë në ndërtesën e Komitetit Qendror
t`i qortonte burrat e t`u thosh të kthehen

Xhaxhi i tha se s`kishte kohë të ndalej
po studionte variantin Stalin të Internacionales
Dikush, duhet të ketë qenë i fraksionit
i tha ik se po bëhen gati të të vrasin

Meqë aty askush s`e priti as e dëgjoi
u hidhërua shumë
dhe vendosi t`i bie kryq e tërthorë Shqipnisë
t`i ftojë trimat ta rrëzonin qeverinë

Në udhë e takoi Odhise Paskali
i cili duke parë rrezikun
që i kanosej Imzotit
ta veshi në Bronz
dhe e vuri në kalë me shpatën e zhveshur
dhe ta vendosi mu para ndërtesës së Komitetit Qendror
dhe kështu ia lagu Enverit
i cili nga urrejtja e zilia
u fut edhe vet në një përmendore bronzi

Skulptori, meqë për shkak të cezurës
s`mundi ta thoshte ndryshe
se xhaxhi s`i shte njeri
e bëri përmendoren disa metra të lartë
duke iu shmangur përmasave reale
skulptura fliste për xhaxhin përbindësh

Gjatë viteve të Partisë
herë-herë i thoshte ndonjë fjalë lavdie komunizmit
(se ia lypte mënyra e të sjellurit me diplomaci)
dhe s`duhet parë për të madhe
nëse e barti librezën e kukqe

Përpak do të kishte dhënë shpirt
po tëmos pinte një pikë ujë në Bujan

i vizitoi të gjitha kufomat në Tivar e Drenicë
i lavdëroi dhe pasi i puthi të gjithat në ballë
vendosi të ikë jashtë
ta afirmojë çështjen shqiptare në botë.

Gju më gju ndenji më Jusufin Bardhoshin e Kadrinë
dhe pasi i dëgjoi mirë u vuri dorën në kokë
që të mos i frikësojë vdekja

Më 1989 u kthye në Prishtinë
dhe e këshilloi Rugovën se në këtë fazë
e rëndësishme ishte të ruante popullin nga shfarosja

Duke enjohur pozicionin strategjik të Shqipërisë në botë
dhe kundërthëniet mes blloqeve
thirri të kthehemi në rreshtat e Tij

Këtë të rrallët e ndien
dhe edhe më të rrallët guxuan ta dëshmojnë

Në këtë e sipër u ngrit Xajë Nura
dhel ëshoi një traktat poetik për ungjillizimin e jetës

Shpërthyen lemeritë mallkimet
propaganda e pluhurit trashi velin e vet

Pastaj shkoi te Nënë Tereza
qe të mos linin dilema rreth përkatësisë
e thanë bashkë një lutje shqip

Nxitoi me vrap në Biblioteka dhe lexoi
gjithë ç`ishte shkruar për të e për Shqipërinë
nga ca sirtarë gjeti të shkruar se ishte tradhtarë
armiku më i madh i shqiptarëve e i perandorisë mike
bile edhe se s`dihet nëse ka vdekur turk apo arbën

Gjergji kapi kokën me dorë dhe nga mërzia zuri të shkulë mjekrrën
u mërzit shumë qajti dhe përpak nuk na vajtoi për së gjalli
futi shpatën në këllef e tha:
armiq të fëlliqtë këta që fshihkan në letra!

 

 
TABLLO ME ATDHEUN NË JAVËN E MADHE

Të hënën atdheu i sapoformësuar
për herë të parë me sytë e saj buzëqeshi
atdheu fytyrë e saj
e gatuar nga balta e zgjedhur
në përngjasim të Zotit

Të martën ajo krehu flokët
dhe ia hedhi atdheut mbi supe
pastaj u lëshoi pakëz të kuq buzëve

e mërkura lindi e puthur në të dyja faqet

Dikur vonë pas mesdite
shfaqen shenjat e ndërrimit të motit

Të enjtën në Moglicë bie borë
duken në male ujqit
arave studiove bie natë e ndjekjeve
ajo shkopsit dashurinë
ia hedh atdheut përmbi
ai merr frymë i strukur nën të

Të premten
atdheun tonë e çojnë për ta vënë në kryq
prej Nishi gjer në Janinë bie muzg i vdekjes

këtu bihet në gjunj
dhe mbahet një mot heshtje

E shtuna e varrit natë e gjatë sa shekujt
shpejt do të kalojë
sipas Profecive të Shenjta
dhe gdhihet agimi i bardhë i të Dieles

së Pashkëve

dhe atdheu ynë ngrihet nga varri
lehtë
si ngrihesh ti nga shtrati
një mëngjes që ende s`të ka prekur
shqetësimi për mua
dhe me një trastë të kuqe
u shpërndan ve fëmijëve

Të dielen më shumë se kurrë
atdheu të përngjan ty

Ai është trupi dhe shpirti yt
që më mban në jetë


DEMANT MËKATIT TË RRJEDHSHËM
 
Nuk di edhe sa udhë duhet bërë që të lë mbretërinë tënde
kam provuar shtigjet që bien më trup
dhe ato që shpiejnë për së largu
në jetë kështu nuk udhëtohet
thonë ata që të gjitha caqet
i kanë gjetur të gatshme si mëkatin e rrjedhshëm
prej të cilit nuk u lirua njëherë njerëzimi

Nuk pendohem pse desha të gjithat t`i provoj vetë

Ai që mblatoi baltën për ne
rrugët nuk i bëri të rrafshta
kodrat kthesat presin syrin tënd
ato nuk lojtën vetë as dje as kurrë

Më beso më i mirë është një dyshim që tmerrësisht të trazon
se besimi i dhuruar që të fal rahatinë
që nuk ia shplon rrënjët as një fije bari!

Shprish gjithçka qoftë vetëm për ta parë njëherë
edhe dheun me të cilin je mblatuar trup e shpirt
ty vetë të takon të njohësh atë përbërje

Dhe mos çaj kokën nëse ndonjëherë lodhesh në gjysmëudhë
a nëse ndonjë hap prapa të kthen
mjaft që shtigjet janë provuar nga hapat tu
e dheu ka gjurmën e shputës sate
ashtu që tjerët që mblatohen prej tij
të jenë poashtu të gatshëm për fillime


DEMANT (1)

Vjen një qast e prish gjithë c`ke ngritur
mure të larta rrëzohen njëri mbi tjetrin
përtej horizonti ta bën të ditur se
aty ku është tani
të priste edhe dje
as i ftohtë as i nxehtë as qesh as qan as të qorton
pse nuk e dije se ai shtrihet përtej

Bien muret
sic bien mendimet që hyjnë ngulen e veprojnë
si ideja e mëkatit të rrjedhshëm

Ditë e gjatë pune
material i shumtë për t`u sanuar
ricikluar
djegur

Bien ato rrënohen
mbi kokën tënde derdhet gjithë ajo lëndë
Ti shpëtove
është hija jote ajo që shtrihet për dhe
ti je në këmbë
vetëm ngase ato bien
ato mbahen në këmbë kur ti je në pozicion të shtrirë
kur ngritesh – bien vetë

Bien njëri mbi tjetrin muret
dhe shfaqen njëri pas tjetrit horizontet

 
 
DEMANT (2)

Çmend botën nga dhëmbja

Vëre dorën vëzhgo!
e ndjen?

Pastaj ti më pyet mua
unë nuk e ndjej më

Është dora jote në të

 
ATDHE SI OFERTE

Atdheu im
nis ke une
shtrihet gjer tek ti
dhe shkon tutje...

Eshte aneksionist i madh-
synon ta shtyej vijen kufitare
deri ne skaj te botes

Pastaj kete e shpall Dite Pavaresie

Eshte asimilues i pameshire
s'perfill fete kombet racat

Ne rendin e tij te gjerave
njerezit sundojne mbi hijet
te cilat pasi s'kane me asnje gjase
nuk u vihen atyre prapa

Ta dergoj si oferte ta pranosh
edhe ti per atdhe tendin
se vetem nje po mungoi
ai s'e ngrit dot flamurin
ne Pervjetor Pavaresie...

 
 
BISEDË ME DETIN

Heret e fundose flotën e gjatë
të ëndrrave të mia

As pyete kah vinte
as pyete nga mbante

Që i vogël
në fletën ende të zbrazët
të vizatoja duke ma ledhatuar kokën
si dorë e nënës

Det o det
s`e dija se një ditë
do ta grisësh kështu
portretin tënd aq të bukur…
 

BISEDIM I FUNDIT I EVËS ME ADAMIN

Një shamatë shpërthen nga Kopshti i Edenit
Adami i çliruar nga ankthi
qorton mijra vitet e veta
përse e kishin krijuar me zor

Eva e liruar nga mëkati
del nga faqet e historisë
ku vuante dënimin e paqenësisë
dhe na e bën me sy sikur të thotë
se gjarpri i famshëm
nuk e kishte mashtruar atë
por ne

Ata mbyllin faqet e tyre
duke lënë në ballë të kohëve në vijim
një mollë të kuqe
dhe një gjarpër që zvarritet në ndërgjegje

Raca shqiptare (2)

Djelmosha dhe vasha
me pamje engjëllore


“Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katë...rqind aspra. Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë. T'i shihje kur mbi gjoksin tim dergjej, do besoje se në një trup dy shpirtra qenë. Te tillë djelmosha që, për atë Zot, në thonë Se ka dhe më të bukur, gënjeshtra thonë. (Kronikat e Tursun Beut:

“Të tilla hyri që kushdo që i sheh në tendë kujton se është përnjëmend në Parajsë.” - e shofim pra, që 400 vjet para Rudolf Vichow-it e kishin thënë edhe turqit . Turqit pra ,kishin mbetur të habitur me një race shembullore të paparë kurrë nga ata .(1466)

“Prej elementeve të ndryshme të popullsisë, asnjë nuk tregon tipare më karakteristike se shqiptarët, një racë që shfaq kapacitetin kafkor më të madh në Europë.Kafkat e shqiptareve tregojnë racën më superiore të Europës.( Rudolf Virchow 1878).

M`u desht të shkruaj edhe një herë për racën tonë shqiptare sa e lavdëruar pa aq edhe e urrejtur nga të huajt (disa) . Po shkruaj edhe për atë që disa “internacionalist” shqipëtar reaguan shumë keq në publikimin e shkrimit të “Racës Shqiptare “(F.Xh 29.06.13).

Vetëmohuesëve përveq mohimit të historisë , mohimit të figurave të mëdha historike shqiptare iu pengon edhe një shkrim i sinçertë për racën tonë : “Ç’janë këto ide raciste: “raca më superiore”, o Fahri Xharra! Mendon se me këto ide i beënë shërbim të mire popullit? Keso ide kishin nacistet. Keto ide i shpiken bile vete hebrenjte dhe vuajten nga keto ide. Ato u perpunuan mire nga komunistet (lloji i Marksit). Nuk ka kafka te races me superiore. Nuk jeni ju te merreni me evolucione e revolucione. E gjithe raca njerezore ka te njejten kafke ( ndoshta me forma antropologjike te ndryshme), dhe ajo nuk tregon superioritetin. Sot nuk ka asnje argument shkencore nga te gjitha hulumtimet neurologjike dhe neurokirurgjike qe tregon per superioritetin e kafkave te ndonje populli. Dhe intelegjenca nuk varet nga madhesia kafkes, perveq atyre me anomali. Mos u merr keto gjera! ( dini, gazeta Dielli)

Se sa kemi qenë to mohuar dhe të ” papërshtshëm” pëe botën e civilizuar po e japi një pjesë të vockël nga libri i Sveta Protiqit “ Albanski problem” (1913) : “ Edhe turqit që kanë ardhur nga Azia e te cilët nuk i takojnë ndonjë raceje indogjermane ( mendon racës arijane), kanë treguar njëfarë kulture dhe pas tyre kanë lëne gjurmë të kulturës dhe ca monumente kulturore. Vetëm shqiptarët kanë mbetur në të njtën shkallë të parapambeturisë në në të cilën ishin edhe para një mijë vjete“

“Raca, thotë Guenther-i përfaqëson një grup njerëzor që për lidhjet ndërmjey veçorive fizike dhe pajosjeve shpirtërore të veçanta.dallohen nga cilido grup njerëzor dhe krijon elemente që i ngjajnë njëri-tjetrit” Edhe diçka më tepër na jep dr. Rene Martial:” Thirret racë përmbledhja e një popullsie, karakteret psikologjike të së cilës,të mshefura ose të shfaqura ( posaqërisht gjuha) dhe vizat antropo-biologjike përbëjnë Brenda kohës ( historisë) një njëssi të dalluar:(Race, Heredite. Mercure de France ,1938)

Tek e fundit ky shkrim nuk e ka qëllimin e propagimit të një racizmi , sepse nuk mirret aspak me krahasimin dhe poshtërimin e racave tjera. Lexoni ; Sveta Protiq :Albanski problem:” dhe atëherë do të bindeni se çka është krahasimi racist në mes të serbëve dhe nesh.

Nuk mund të rri duarkryq dhe të heshti karshi shtrembërimeve të qëllimta dhe të pa baza që na i bënin serbet’ dikur dhe tani :“ Në Shqipërinë Veriore , Shqiptarët e kanë humbur shumë pastërtinë e races së tyre. Ta ata është përzier gjaku serb. Të gjithë shqiptarët muhamedan në të vërtetë janë Serbë”( S.Protiq)

Në librin e tij shumë më vlerë :”Raca shqiptare “(1944,1997) , autori Jakov Milaj thotë:” Në një pike që të gjithë autorët janë të një mëndimi: në bukurinë plastke të shqiptaëve. Dhe kjo bukuri pranohet edhe nga antropologët e vërtetë.”

De Gobineau , origjinën tonë e gjenë tek ilirët ” të denjë për emrin popull” . Individualizmi fizik i tyre thot ai”: shqiptari , një pjesën e vërtetë kombëtare të vijave tëtij ,dallohet fare mirë prej popullsive që e rrethojnë. nuk i përngjanë as grekut e as sllavit e as turkut” “ Është e pamundur të ngatërrosh arnautët me turqit, me grekët , ose me boshnjakët “ perfundimi i tij është i prerë “shqiptarët janë arjanë me gjak e gjuhë dhe kanë shenja të veçanta që e dallojnë mirë prej të gjithë popujve tjerë të botës”

Sveta Protiq ( 1913) shkruan “ Që kur qështja shqiptare ka filluar të ngritet e posaqërisht në kohën e fundit ( Koha e Konferencës së Londrës) , ka hyrë në modë që shqiptarët të paraqiten me disa karakteristika të posaçme dhe karaktreri i tyre shumë tërhjekës dhe simpatik. Por Matej Protiqi shkruan duke e cituar Dr. Kurt Hassert-in”(1989: “ Shqiptarët janë në atë nivel të zhvillimit në të cilin ishin të parët e tyre para mijëra vjetësh.” kurse një farë Chopeni sipas Protiqit paska pas shkruar’”Shqiptarët i kanë vetit dhe zakonet e njerëzve të egjër , dhe ata nuk kanë mundur të ndryshohen as edhe nga pushtuesit “( “Albanski problem, 1913”)

Edhe sot reagojmë kështu: “Përralla t`kota. ky profesor (Rudolf Virchow-i fxh) duhet të ket qenë albanofil dhe t`ket parë rrugen e vetme për t`shpetuar shqiptarët dhe ka pretenduar se jemi më superior nga gjitha racat evropjane. Para se t`kundershtoni, veni gishtin ne kafken aq te bukur qe pasket dhe mendo! “. Mohim ,mohim ,mohim!

Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetëm burra të pushkës,por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit,filozofë,ligjëvënës,burra shteti,shkencëtarë,letrarë,dijetarë,poetë e artiste të mëdhënj.Numrit të njerëzve të dëgjuar,që njihen si Shqiptarë,duhet t’i shtohet një numër tjetër shumë m’i i madh të panjohurishë,që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër dhe që ne nuk ua dimë emrat.

Por edhe Konica ankohet: “…mund t’ju vë në dijeni për ekzistencën e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i sugjeruar, miratuar, vulosur dhe të garantuar . Për këtë arsye, marr guximin t’ju drejtoj, i lutur nga bashkatdhetarët e mi një pyetje: “Si do të arrini ju të pajtoni deklaratën tuaj me planin brutal të copëtimit të Shqipërisë?”

Miq te nderur, deshta të bëj një krahasim në mes nesh dhe serbëve. Serbët thonë per veti qe janë ” popull hyjnor” (”Nebeski narod”). A ka ndonjë serb të ” cmendur”që kishte jo guxuar por as qe ti shkon mendja në mohimin e kësaj gënjeshtreje të tyre nacionale.? Unë me shkrimin tim vetëm se e perserita atë që e ka thënë Rudolf Virchow-i ,dhe........

Fahri Xharra, 2,07.13
Gjakovë