Freitag, 18. Oktober 2013

Salih Zogiani - Anekdota 1


1. NUK I TREGOHET ANEKDOTA GJITHKUJT

Shkon njëri për t’u larë në hamam. Meqë nuk kishte para për të paguar, i thotë hamamxhiut: - A bën me u la, pare nuk kam, por po ta tregoj nji mesele... - Jo, i thotë hamamxhiu, se hamami nuk nxehet me mesele, po me dru, e ato blihen me pare. Del ky jashtë i mërzitur. Kur e pa njëri ashtu nervoz, e pyeti: - Çka ke? I tregoi ky se ç’i kishte thënë hamamxhiu. Ai, e nxori një gur xhevahiri e ia dha duke i thënë: - Merre këtë xhevahir e shko këtyre dy rrugëve, mos e shit, veç pyeti sa po ta vlerësojnë? Shkoi ky rrugës së samarxhinjve, porse kurrkush nuk i jepte kurrgjë. Kur shkoi rrugës së argjendarëve, ata, dikush i thoshte se për ta blerë atë i duhej të shiste dyqanin e dikush se duhej të shiste edhe shtëpinë. Kur u kthye e i tregoi atij se çka i kanë thënë njerëzit e dy rrugëve, ai i tha: - Meseleja nuk i tregohet gjithkujt, prandaj xhevahiri te samarxhiu e meseleja te hamamxhiu, nuk shiten, se nuk ua dinë vlerën, e mos u hidhëro kot.

 
2. I MENÇURI DI TË HAPË RRENË NGA DUHET

Ilaz Bajraktari i Astrazubit, kur u zgjua një ditë në mëngjes, pa se kishte rënë shumë borë, saqë gati i kishte mbuluar shtëpitë, ndaj tha: - Me e pasë ni mashkull të papritueshëm e që ndëgjon, e me dalë e me u thanë njerëzve nëpër katund, me i mshelë sot budallët, e mos me i lëshue derisa të gjindet nji njeri i mençëm për me na i çelë rretë e borës. - Po, le t’i çelë gjithkush rretë, - i thotë njëri. - Jo, se me ba me dalë e me i çelë naj budallë, na merr n’qafë të tanëve, i çel kah nuk duhet, e tevona na duhet me i ra qasaj rruge të rresë. Pra, nuk ka ma taksirat se me shkue për rre t’budallës, - i thotë Ilazi.


3. PËR PUNË TË RËNDËSISHME
DUHET TË RRIHET DERI NË FUND

Njëri kishte pasur babanë shumë të vështirë e kurrë nuk guxonte të vonohej. Një ditë, në ramazan, shkon djali në pazar. Habitet diçka e vonohet. Ngutet për të zënë iftarin, po nuk mundet. E dinte se do ta qortonte baba, e tërë kohën mendonte se çka do t’i thoshte. Si shkoi në shtëpi, baba e pa me hidhërim dhe i tha: - Çka u ba që u vonove kaq shumë, a e di se çka t’kam thanë? - U vonova se ishin tubu ylemaja dhe paria e bisedojshin për me e shkurtu ramazanin, - i tha djali. Kur i dëgjoi plaku këto fjalë, ia nisi të fliste më butë, e i tha djalit: - Ani, qysh e vendosën? - Nuk e di, nuk guxova me ndejtë deri në fund, se u vonojsha shumë, - i tha djali. - Jo, bre bir, kur asht puna e rëndësishme, duhet me ndejtë deri n’fund, - i tha baba. Atëherë foli gruaja e u tha me habi: - Qysh bahet e qysh mujnë me e shkurtu ramazanin? - E, mori grue, bahet, qysh nuk bahet, burrat e fortë, me dashtë, mujnë edhe me e hjekë krejt, - i tha burri.


4 ALLAHILE, N’KOFTË SE T’BAJNË, MOS E LE PA U BA

Jashar Kallaba i Rogoçicës së Kamenicës kishte dëshirë të zgjidhej kryetar komune në Rogoçicë. Një ditë, duke udhëtuar Jashari në kalë, një magjup që kishte mbetur pa duhan, kur e pa, i tha: - Jashar Aga, a po ndalesh pak, se kam me të tregue diçka. U ndal Jashari dhe zbriti prej kalit. - Isha në Gjilan e i ndëgjova tuj folë do fjalë t’mira për ty, po dojshin me t’zgjedh kryetar komune. E nxori Jashari kutinë me duhan e ia qiti magjupit, e ai i pështolli dy cigare. Kur hipi Jashari në kali e u nis të shkonte, magjupi i tha: - Allahile, Jashar Aga, n’koftë se t’bajnë, mos e le pa u ba kryetar.


5. NA RROFTË DAJA

Një kosovar kishte pas shkuar në Shqipëri në kohën e Zogut. Mbas transicionit, nipat e tij kishin pasur dasmë. E thërrasin në dasmë edhe dajën nga Kosova. Kur shkon ky në dasmë, gëzohen shumë, e qesin krye vendi dhe i njoftojnë dasmorët se ky ishte daja Dan. Secili që e ngrinte dollinë, atë e përmbyllte me urimin për dajën, duke thëne: - Na rroftë daja Dan! Dikur, njëri prej nipave, ia bëri dajës me shenjë se rendi e donte që edhe ky t’i përshëndeste të pranishmit. U çua daja, ngriti dollinë dhe u tha dasmorëve: - Ju përshëndes të gjithëve, daja rrujti boll, tash të gjithë ia rrofshi dajës Dan.


6. NRIKULL, A E DI KU I KAM MENDTË?

Një Haziri e Muja kishin qenë shokë të mirë edhe kishin kumari. Të dytë ishin çobanë edhe i çonin dhentë bashkë në bjeshkë. Haziri e kishte pasur gruan shumë të bukur, po edhe burrnore. Një ditë, kur shkoi Muja në stan të Hazirit, e gjeti gruan e tij vetëm. Ajo ishte përvjelë, duke i kryer punët e stanit. Mujës, menjëherë i shkoi mendja për të keq, po nuk dinte qysh t’ia niste, e tha: - E, mori nrikull, me kanë me e ditë ti se ku i kam mendtë unë. - Ai, kumarë, ku muj me e ditë unë kah t’shkojnë mendtë ty, - i tha ajo. - Përze, nrikull, hajt fol, e n’mujsh me ia qëllu, - i tha ky. - Valla, veç ni paç n’bythë teme, i tha ajo. - Përze, bash ia qëllove, se bash qaty i pata, - i tha kumara.

 
7. KAM BA EDHE PA BURRË

Njëri ishte martuar, por një kohë të gjatë nuk kishte pasur fëmijë. U martua për të dytën herë, po prapë, as gruaja e dytë nuk kishte lindur fëmijë. Mbasi kishte qenë pasanik, martohet edhe për të tretën herë, e merr një Fatën. Fëmijët e mëhallës, kishin marrë vesh se ai po martohej për të pasur fëmijë, një ditë pyetën nusen: - Oj ingjja Fatë, a ban fëmijë ti? - Po, ingjja ka me ba fëmijë, se unë i kam ba dy pa burrë, e le ma me burrë, - u tha nusja.

 
8. ME SHKUE DATHË EDHE MA SEVAP

Njëri e kishte dëgjuar hoxhën tek thoshte se kur të shkojnë për t’u falur në xhami, sevapi më i madh qenkësh të shkohet sa më larg dhe rruga të jetë sa më e keqe. Një ditë, e takon ky mulla Rexhepin e Vërbocit e i tregon se çka kishte thënë ai hoxha, kur xhamia është më larg dhe rruga më e keqe qenkësh më sevap. - Hoxhë, po du me e ditë, a asht ashtu? - Po, ashtu është, bile me shkue edhe dathë ashtë hala ma sevap, - i thotë mulla Rexha. - Qysh po thue ashtu, hoxhë?! - i thotë ky! - Po budallëve ashtu duhet me u thanë, - i thotë mulla Rexhepi.

 
9. EDHE N’KËTË DYNJA KA XHENET

Në një muhabet kishte pas rënë biseda për punë të xhenetit. Aty kishte qenë edhe Xhemajl Abria, i cili kishte thënë se edhe në këtë dynja ka xhenet. - Po, cili asht xheneti i dynjasë? - e pyet njëri. - Xhenet në këtë dynja asht: - me e pas shëndetin të mirë, gruen të mirë, fëmijët e mirë, shoqninë të mirë, edhe vendin të mirë, - i thotë Xhemajl Abria.


10. MA SEVAP ASHT ME I ÇU ATJE KU I KE VJEDHË

Njëri e kishte pasur zanat hajninë. Një ditë, duke biseduar hoxha për punë të xhamisë, ai hajni i tha: - E kam vendosë me i prue dy qylyma në xhami, e deshta me të vetë, a asht ma sevap me i prue natën e madhe të Katragjeqave, apo natën e Bajramit? Aty kishte qëlluar Qerim Kotori, e mbasi e njihte mirë atë që kishte pyetur, i tha hoxhës: - A ban me iu përgjegj unë n’ved tanin, e iu drejtua atij dhe i tha: - Ma s’miri e ma sevap asht qylymat me i çue atje ku i ke vjedhë.

 
11. KUR TË VAJTOJMË, TË MOS RËNDOJMË

Njëri i fisit Berishë, e kishte pas vrarë njëfarë Rexhë Krasniqin. Gratë e fisit ishin mbledhur rreth Rexhës dhe e vajtonin, duke i thënë: More Rexhë, more kapetan T’vrau i berishësi (kërkushi) e na bani dam. Aty kishte qëlluar një nuse e berishëve, e martuar për një të fisit Krasniqe, e i vinte inat që ia përqenin fisin e saj, prandaj ajo u tha grave: Mori shoqe po vajtojmë. Po, njana-tjetrën mos ta ranojmë. Se i berishësi vret gjithfarë kapadaish. E s’po e vret nji çoban dhish.

Donnerstag, 17. Oktober 2013

Isak Ahmeti - Letërsia shqipe në Kosovë

RRUGËT E ZHVILLIMIT
TË LETËRSISË SHQIPE NË KOSOVË

Nga Isak Ahmeti

Kur shkruajmë ose flasim për Rrugët e zhvillimit të letërsisë shqipe në Kosovë, medoemos duhet të priremi që atë ta shikojmë dhe ta vështrojmë në radhë të parë në kontekst me traditën kishtare iliro-shqiptare në Dardani, përkatësisht në Kosovë.[1] Nga ky kënd vështrimi, ne do të mund të kuptojmë se rrënjët e qytetrimit tonë, pra edhe të letërsisë sonë, janë shumë më të hershme se ç’është pohuar deri më sot në të gjitha Historitë e letërsisë shqipe.[2]Duke ndjekur këtë vijë, unë do të përpiqem më shumë të nxjerr në dritë në pikat kryesore, personat, por edhe dukjet letrare të kësaj treve, që kanë kontribuar jo vetëm për t’i lidhur e bashkuar shqiptarët dhe kulturën e tyre me Perëndimin, me Europën, por edhe në zhvillimin e kulturës evropiane në përgjithësi. Në kontekst me këtë, prandaj, del se historia e zhvillimit të shkencës, kulturës dhe arsimit shqiptar në Kosovë dhe më gjërë, ruan një traditë të largët. Ajo shpie në dukjen e civilizimit më të hershëm europian. Pra nga stërgjyshërit tanë ilirët e më pastaj gjatë mesjetës në trojet e rudhura arbërore, pra edhe në Kosovë, u zhvillua një përvojë e madhe e njohjes që u transmetua nga brezi në brez.
Këto predispozita, siç ka hetuar edhe Jahja Drançolli,[3]paraqitnin një bazë solide për zhvillimin e mendimit shkencor, arsimit, artit dhe kulturës në përgjithësi të popullit tonë në truallin e tij atnik, pra edhe në Kosovë. Që këtej, pra, edhe kultura, letërsia, por edhe arsimiqë u zhvillua në Kosovë ku, krahas ngritjes së qyteteve të njohura të Europës gjatë shekujve të mesjetës së zhvilluar, u zhvilluan edhe qendra të njohura të Kosovës si: Novobërda, Prizreni, Peja, Trepça, Janjeva, Stublla e Epërme etj,[4]ka kontribuar jo vetëm në ruajtjen, por edhe në forcimin e vetëdijes kombëtare në përgjithësi. Këto qendra kishin marrëdhënie të drejtpërdrejta me qytetet e njohura europiane, gjë që është realizuar përmes raguzanëve, venedikasëve, relatorëve të Papës, etj. të ardhur në Kosovë, në një anë, dhe në anën tjetër, shqiptarëve të mërguar apo të shkolluar në qendra të mëdha të dijes europiane, si bie fjala në Romë, Padovë, Bolonjë, Paris, Raguzë e gjetiu.[5]Këta shkollarë ishin njëkohësisht edhe bartës të ideve progresive e humaniste të kohës. Në mesin e tyre pati edhe prelatë të lartë kishtartë, krijues (historianë, teologë, filozofë, mjekë, letrarë, artistë, etj), që bënë emër në Europë.
Ç’është e vërteta, tradita e shkrimit në Kosovë, ndonëse në gjuhëm latine (ç’farë ishte praktikë në Europën e asaj kohe), fillon, sipas të djënave të sakta që disponojmë, qysh në shek. IV, kohë kjo kur tradita e shkrimit në këto treva lidhej ngushtë edhe me traditën kishtare iliro-shqiptare në Dardani, përkatësisht në Kosovë.[6]Të kësaj kohe, pra të shek. IV kemi edhe teologun, folozofin dhe poetin, autorin e „TE DEUM“-it të famshëm të krishterimit, Shën Niketën dhe Dardania.[7]vepra madhore e këtij prelati kishtar shqiptar edhe veçmas „TE DEUM“-i i tij, siç ka vënë re edhe I. Kadare, është bërë me kohë pjesë e komunitetit kulturor europian.[8] Është theksuar, por, me të drejtë se në aspektin teologjiko-filozofik dhe letrar-poetik himni i famshëm i Shën Niketës „TE DEUM“-i. radhitet ndër krijimet antologjike të poezisë botërore.[9]
Në vargun e krijuesve të Kosovës, që kanë dhënë kontribut të madh në epokën e humanizmit dhe të Rilindjes evropiane. krahas personaliteteve si janë: gjon Progoni, Gjon Vaji, Gjon Injaci etj., që të gjithë nga Novobërda, që etëbotë ishte qendër e njohur kishtare, vlen të përmendim me këtë rast, në mënyrë të veçantë, Martin Segonin (? – 1485). ky historian e teolog i njohur (i shek. XV), që kish bërë emër në Europë (kish mbaruar edhe doktoratën më 1475 në Univesitetin e Padovës), krahas me çështjet kishtare, gjeografike dhe juridike, është marrë edhe me tëma aktuale të luftës për liri kundër invadimit osman, që kish përmbytur Ballkanin e që po rrezikonte Europën.
Duke qenë dëshmitar i afërt i përmbytjes së shtetit shqiptar dhe i nismës së rretikut për pushtimin e Italisë, martin Segoni, kishte shkruar, pos tjerash, edhe një skicë jetëshkrimi, me plot elemente letrare dhe historike, mbi Skënderbeun, të titulluar: Narrazione di Giorgio Castriotto dei Terchi nelle lingua lero chiamato Scender Beg, cio Alesandro Magno (Tregim mbi Gjergj Kastriotin, i mbiquajtur nga Turqit në gjuhën e tyre Skender Beg, dmth Leka i Madh). Më sa dihet ky është shkrimi i parë i njohur derisot kushtuar Heroit tonë fetar e kombëtar, që ruhet në Bibliotekën nacionale të Firencës.[10] Ndryhse nga Barleti, Beçikemi e ndonjë tjetër humaist shqiptar, që shkruan për Gjergj Kastriotin – Skënderbeun jashtë Atdheut, Segoni shkroi në ulqin dhe vetëm dhjetë vite pasvdekjes së Heroit tonë fetar e kombëtar. Qëllimi i këtij prelati të lartë kishtar qe, gjithsesi, ta informonte Papën dhe opinionin europian përgjithësisht për ngjarjet e ndryshme të luftrave të popullit shqiptar kundër osmanëve, duke u nisur nga Lufta e Kosovës e vitit 1389, ku kanë marrë pjesë edhe shqiptarët katolikë, ithtarë të Kishës katolike shqiptare që e njihte Papën e Romës për epror, në krye me Muzakajt, Balshajt, Dukagjinasit dhe Kastriotët, e duke mbaruar me pushtimin e Krujës e të Shkodrës, në vitet 1478-79. Ç’është e vërteta, Segoni ka shkruar edhe shkrime të tjera, që përshkohen nga një kulturë e gjerë europiane, e ku kemi edhe fragmente të tjera mbi Gjergj Kastriotin-Skënderbeun dhe familjen e tij. ka shkruar edhe për Kossovën, përkatësisht për Dardaninë. ky madje, pas Anonimit të Raguzës (shek. XV), është i pari që krahas emërtimit Kosova, përdor edhe emërtimin Dardania.[11]
Mirëpo kur është fjala Rrugët e zhvillimit të letërsisë shqipe në Kosovë, le të përmendim këtu se shumica e autorëve të letërsisë së vjetër shqipe të shekujve XVI-XVII, punuan, gjithnjë në kuadër të Kishës katolike shqiptare, në viset e Kosovës dhe u përpoqën, veç tjerash për hapjen e shkollave shqipe siç është rasti edhe me hapjen e Shkollëssë parë shqipe në Stubëll të Epërmme, të Karadakut, në Kosovë, fillet e së cilës shkollë i gjëjmë qysh në vitin 1584, kur ka funsionuar, siç ka dëshmuar edhe Prof. Dh. S. Shuteriqi,[12] një Kolegj fetar i rangut të një Instituti të lartë, ç’farë ishin zakonisht Kolegjet fetare të asaj kohe e ku, përveç teologjisë, mësoheshin filozofia dhe stidioheshin edhe klasikët. Që këtej, shkrimtari tjetër, Atë Pal hasi, françeskan (shek. XVI-XVI), ishte poashtu kosovar nga Hasi dhe kultivuesi i parë i vargut artistik në shqipe. Nga vepra e këtij shkrimtari, autor edhe i vjerrshës së njohur „Dita e gjyqit“ dhe Mortja,[13]janë frymëzuar edhe autorë të tjerë të hershëm të kkosovës siç janë Pjetër Budi, Pjetër Bogdani, Andre Bogdani, Lukë Bogdani etj., që vazhdimisht traditën e sahkrimit shqip në Kosovë dhe gjithnjë në frymën e qytetrtimit europian.
Krahas Atë Pal Hasit, me amrin e të cilit, pra, lidhet edhe të dukurit e parë të poezisë shqipe në frymën europiane në Kosovë dhe më gjerë,[14]është edhe Pjetër Budi (1560-1622). Kur jemi te ky autor, le të përmendim se, ndonëse ishte nga Shqipëria, pjesën më të madhe të shërbimit të vet fetar dhe kombëtar ai e ka kaluar në Kosovë, ku edhe shkroi, i frymëzuar nga Atë Pal Hasi, një pjesë të mirë të veprës së vet, ku hasim edhe elemente të një vetëdije të lartë kombëtare dhe patriotike. Ndërsa me prozën e vet kombëtare, siç ka vlerësuar edhe studiusi Gunnar Svane,[15]nuk mbete aspak mbrapa standardeve europiane. Figura e Pjetër Budit, siç ka vlerësuar edhe studiusi ynë I. Zamputi,[16]na del sot e inkuadruar në plan të parë të përndjekjeve të shqiptarëve të shek. XVII për çlirimin e vendit dhe vepra e tij letrare del e vënë në shërbim të këtyre përpjekjeve. Kur shkruajmë për P. Budin duhet medoemos të theksohet edhe fakti se me të letërsia shqipe e Kosovës në veçanti dhe letërsia shqipe në përgjithësi, ka hyrë në një fazë më të lartë zhvillimi. Me të fillon proza origjinale. Tek ai kemi edhe poetin më të plotë dhe më të kompletuar në shqipet, pas Atë Pal Hasit.
Vështruar nga aspekti përmbajtësor, por edhe nga aspekti estetiko-poetik, poezia e Pjetër Budit (që kapë diku rreth 3000 vargje), nuk mbetet mbrapa poezisë së kohës në Europë. Skiroi madje me plot të drejtë atë e ka radhitur krahas Miltonit dhe krahas poetit Andreini, që të dy poetë të shek. XVII dhe autorë që janë mbështetur në historinë biblike.[17]
Është konstatuar me të drejtë se askush nuk mund të mohojë se aspektizmi më i rrebtë nuk arrin të fshehë në vargjet e Pjetër Budit aspiratat e tija politike e kombëtare, derisa duket qartë se ai ndonjëherë në mëkatin dhe në djallin shikon dhe mallëkon Turkun e errejtur, shkelësin e Atdheut të tij. Dhe në të vërtetë ai qortim e kushtrim, që Budi u drejton bashkatdhetarëve për një jetë të pastër, për qëndresë në virtyt, lutjet e vazhdueshme për lirim nga gjendja e mjerueshme, shprehin realitetin e idhët të kohës dhe dëshiron për një jetë të lirë.[18]i ndikuar nga poezia europiane si edhe nga poezia e traditës „letrare hasjane“, veçmas nga Dita e Gjyqit e Atë Pal Hasit, Pjetër Budi ka kërkuar ndër vargjet më të bukura, që i njohim në poezinë e asaj kohe. Dy poemat e Doktrinës së Budit, veçmas:Ajo ditë me meni, të cilën në fragmente e gjejmë te Buzuku dhe më vonë te Bogdani, nuke gjëjmë vetëm me përmbajtjen e ngushtë filozofike të Biblës, përkthimin integral të së cilës në shqipet për herë të parë, në botim të Reaksisë së Dritës, na e ka dhuruar Dom Simon FILIPAJ.[19]Por kur jemi te poezia: Ajo ditë me meni, e Pjetër Budit vlen të theksohet se në të, por edhe në vargjet e tjera, kemi një shpërthim të fuqishëm poetik, me përmbajtje biblike të gërshëtuar edhe me përmbajtje patriotike. Duke e lexuar me vemendje poezinë e Budit, që është doktrinë në vargje, si dhe vargjet fort të bukura:


„Ajo ditë me meni
Qi të vijë ndë e vonë
Këtë shekull të zi,
Ta diegë e ta përvëlojnë“,

kuptojmë se ai ka kënduar një tematikë biblike, në formë popullore-artistike. Dhe vleë me vete vjerrshat e Budit i bën, para se gjithash, fakti se ato janë shkruar shqip e me tematikë univerzale, që intelektuali i kohës ka mund t’i lexonte në gjuhë të tjera. E gërshetuar me elemente të krijimtarisë popullore, me përmbajtje bibliko-filozofike, poezia e Budit ka diçka që lidhet me rrethanat, me kushtet historike, me tendencat e kohës.[20] Kësodore, prandaj ajo shënon një etapë të re në zhvillimin e letërsisë kishtare në veçanti, e në në letërsinë shqipe neë përgjithësi.
Në shek. XVII në këto treva ka jetuar dhe ka vepruar edhe Imzot Pjetër Bogdani (1630-1689), njëri nga doktorët e parë të shkencave filozofike dhe teologjike. Vepra e tij madhore, Cuneus Prophetarum (Çeta e profetëve), botuar më 1685, në Padovë të Italisë, është bërë me kohë e njohur në mbarë Europën. Kjo vepër, e cila ka vlerë të pakontestueshme teologjike,filozofike, gjuhësore, letrare, pedagogjike, etike e psikologjike, është një Krue i gjallë, thënë metaforikisht, ku mendja dhe shpirti ynë do të gjejë kënaqësi dhe shqetësim intelekual, ku shumëkush mund të marrë e nuk do të shterret lehtë, ‘farë është cilësi dhe vlerësi e veprave të mëdha e komplete që bëjnë jetë në kohë, që qëndrojnë fort me tematikën dhe poetikën e vet. Është kjo, siç ka theksuar me të drejtë Ibrahim Rrugova, vepër bazë në humanistikën shqiptare.[21] Vepra e Pjetër Bogdanit, Çeta e profetëve, përgjigjet konceptit organizativ të Biblës. Së pari libri është i ndarë në dy pjesë, ashtu siç është e ndarë edhe Bibla në Dhjatën e Vjetër dhe Dhjatës së Re, e këtu Cuneus prophetarumdhe De vita Iesu Christi salvatore mundi, që në titullin e përgjithshëm të librit dalin si titull i vetëm e tij. Pjesa e parë e librit është një traktat filozofik e shkencor në kuadër të teologjisë, ndërsa pjesa e dytë i kushtohet kryesisht jetës së Jezu Krishtit që nga gjeneza deri te rishfaqja e tij. E gjithë vepra e Bogdanit është një praktikë filozofike, një filozofim i pasur dhe i thelluar me argumente mbi krijimin marrë në kuptimin më të gjerë dhe mbi jetën dhe përvojën njerozore në planin e vendosjes dhe të shqyrtimit transcedental.[22] Kur jemi te vepra e Bogdanit vlen të theksohet se momenti patriotik dhe humanist i Pjetër Bogdanit dhe i veprës së tij, si dhe përcaktimi i tij në luftë konsekuente kundër turqëve, sidomos në fushën e angazhimit dhe të organizmit të kësaj rezistence, ka frymëzuar poetë tanë dhe të huaj që ta krahasojnë këtë shkrimtar dhe humanist të madh të Europës Juglindore me Gjergj Kastriotin dhe me epokën e tij të lavdishme:

„Trimëria dhe mirësia e Gjergj Kastriotit
dhe Pjetër Bogdanit gjithë botës i është e njohur:
ai në luftë bëri vepra të mëdha,
kurse ti tani në fushën e dijes“
                                (P. Rikeiardi)

Ky korife i shkencës dhe arteve shqiptare,[23] ka lënë gjurmë të pashlyeshme edhe në krijimin e poezisë shqipe duke shprehur, përmes saj, koncepte dhe ide filozofike e shkencore. në shkallën e IV të veprës së tij, Pjetër Bogdani ka dhënë një cikël të tërë poezish me titull: Jeta e dhetë Sibilave dhe këngët e tyre,[24] që në njëfarë mënyre janë vazhdimësi e profecive të profetëve. Përmes këtij cikli poetik del prefigurimi i Sibilave mbi disa elemente të jetës dhe veprës së Krishtit, që do të gjejë trajtim të meritueshëm ehe në veprën: Shpërblyesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtit të Atë Shtjefën Gjeçovit të cilën e botio Drita (Ferizaj) për të parën herë (1993), por edhe në veprën më të re: Jezu Krishti e vërteta ër të gjithë (1994) të Dom Pren Kolajt,[25]vepra këto të një frymzimi gjithsesi europian. Por kur jemi te cikli i poezive: Jeta e dhjetë Sibilave dhe Këngët e tyre, le të theksojmë se aty P. Bogdani ka kënduar në mënyrë tëperfeksionuar poetike, me plot elemente biblik-filozofike është kënduar Jeta e Krishtit prej lindjes deri në vdekje. prandaj në qendër të kësaj filozofie bibliko-poetike, prej nga mund të jenë frymëzuar mbase edhe Atë Shtjefën Gjeçovi, Imzot Frano Illia, Dom Pren Kolae ndonjë tjetër, është edeja për të Mirën, për të Vërtetën, për të Drejtën. në këtë cikël poezish të Pjetër Bogdanit, por, kemi figura më të bukurat në poezinë shqipe. Shembuj të shumtë flasin për gjuhën e formuar poetike të Bogdanit: Elementet poetike flasin se janë të gërshetuara në një trinomi: e bukura e natyrës, harmonia e përgjithshme në suaza të kozmologjisë teologjike dhe e bukura shpirtërore (virtyti). Që të tre këta pëbërës të poetikës së Bogdanit janë shkrirë në një gjuhë poetike autonome që është ajo e gjithë veprës së Bogdanit.
Nuk mund të bëhet fjalë për Rrugët e zhillimit të letërsisë shqipe në Kosovë e të mos përmendet edhe Dom Lukë Bogdani (shek XVII) dhe poezia e tij e njohur kushtuar Pjetër Bogdanit.[26] Si poet i frymës rilindëse të renesansës shqiptare, Lukë Bogdani me zotësitë pashoqe sintetizuese e ka lidhë të kaluarën e largët historike, atë të kohës së Lekës së Madh me kohë e Gjergj kastriotit dhe me kohën e autorit.[27] Poezia e tij paraqitet me interes të veçantë, qoftë për elementet e përmbajtjes, qoftë për rrjedhshmërinë e vargjeve që ka. Kujtimi i Gjergj Kastriotit, si simbol i qëndresës së popullit shqiptar kundër skllavizmit turk, është i gjallë. Poetinë fjalë e përmend atë me krenari: Skënderbeu shitoi Mbëretnë“ (e goditi keq Sulltanin).[28] Poezia e Lukë Bogdanit hapet me vargjet:

„Duel n’Gurit bukuria
Zana si nji sut’e naltë,
Qi s’kish mbrenda VENECIA
Bë PASHTRIKUT mur Maltë“.

Siç ka vlerësuar edhe I. Rugova,[29][29]këtu është fjala për një figurë mitologjike popullore, që në gjuhën popullore del si arketip i të bukurës, e që këtu poeti e nxjerr prej gurit, që është element real i vendlindjes së tij, dhe të Bogdanit-Hasit të Gurit. Pastaj kësaj figure, Zanës, ia kundërvë dy toposeve reale Venedikut, si sinonim i begatisë dhe bukurisë mesjetare dhe Pashtrikun, që është i pasur dhe i banuar prej një këso bukurie. Kështu konceptit të civilizimit evropian-Venedikut, që mund të komentohet edhe kështu, ia kundërvë kkonceptin e një civilizimi tjetër, Pashtrikun, se edhe ky e ka civilizimin, se edhe ky e ka civilizimin, begatinë dhe bukurinë e vet. Pra këtu e kemi atë problemin e vazhdueshëm midis autentikës dhe të jashtme, po jo në kuptimin mohues të së dytës.[30]
Poezia e Lukë Bogdanit, të cilën e ka çmuar lart edhe Faik Konica,[31], është, në bazë të elementeve të saja poetike dhe tematika autentike dhe autoktone, ndër krijimet më të bukura në poezinë tonë.[32]Ç’është e vërteta, poezia e Pjetër Bogdanit si dhe ajo e e Lukë Bogdanit, siç ka vlerësuar edhe Dh. S. Shuteriqi,[33 është dëshmi e gjallë e një veprimtarie pak a shumë të gjerë poetike në Kosovë dhe më gjerë në shek. XVII.
Në periudhën e mëvonshme (shek. XVIII) si punonjës i shquar në fushën e gjuhës dhe të kulturës shqiptare në Kosovë dhe më gjërë, përmendet një prift tjetër katolik. Ky është Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) nga Gjakova, i cili, siç ka pohuar studiusi dhe profesori i Albanologjisë në Univerisitetin e Romës, Namik Resuli[34], bashkë me Buzukun, Budin, Bardhin e Bogdanin i ka dhënë dinjitet shkrimi prozës sonë. Dhe mu në kohën kur gjithëkah, të thuash, shuhej zjarri i shqipes[35]. Gjon Nikollë kazazi, argjipeshkv i Shkupit, e botoi katekizmin Doktrina e krishterë, Romë 1743. Kjo vepër e dalluar në kohë të vet lidhet me letërsinë shqipe të periudhës së mëparshme dhe është frymëzuar nga të njëjtat qëllime: autori ka të njëjtën dashuri për gjuhën shqipe, të njëjtin kujdes për pastërtinë e saj si autorët e shekullit të kaluar[36], që bënë përpjekje këmbëngulëse për t’iu përballuar orvatjeve intensive asimiluese të pushtetit osman.
Doktrina e krishterëe kazazit si dhe krijimet e tjera të shquara T’asaj kohe (shek. XV-XVI-XVII) kanë mund të lindinnga një lëvizje e vërtetë letrare dhe me cilësi artistike, që abjektivisht, me frymën e qytetërimit europian si dhe me frymën e qytetërimit autokton që kishin, iu kanë kundërvënë kulturës dhe letërsisë shqipe të proveniensës islame që, siç ka pohuar me të drejtë edhe studiuesi ynë Injac Zamputi[37], paraqet një stagnim, kthesë prapa në ndërgjegjën kombëtare, do thoshim. Sepse letërsia e bejtejxhinjve, që ishte thellësisht e ndikuar nga gjuha dhe letërsia e pushtuesit[38], në tendencën e vet të përgjithshme ishte një trup i huaj në kulturën dh letërsinë shqiptare. Ajo, pra letërsia e bejtexhinjve e proveniensës islame, disa reflekse të së cilës i hasim edhe në Kosovë, qëndroi më shumë larg halleve dhe shqetësimeve të mëdha të popullit dhe pati lidhje të pakta me qëndresën kundër zgjedhës turke.[39]
Më shumë se njëqind vjet më vonë, pas Gjon Nikollë Kazazit, që njihet edhe si zbuluesi i Mesharit (1555) të Gjon Buzukut, me fjalët e shkruar në gjuhën shqipe në Kosovë paraqitet edhe prifti katolik shqiptar nga Peja, Dom Ndue Bytyqi (1847-1917), që me të drejtë është quajtur »Bilbili i Kosovës«[40][. Ky është i pari midis të parëve poetë të Fillimeve të Rilindjes kombëtare. Është i njohur përkthimi i tij Psalmet e Davidit në gjuhën shqipe. Por janë me rëndësi të veçanta poezitë e tija patriotike, nga të cilat më e njohura është poezia Atdheu, e botuar në Shkodër në vitin 1877 pranë poezisë Vaji i bylbylit, të poetit më të madh të rilindjes, Dom Ndre Mjedjës. Poeti Dom Ndue Bytyqi është dalluar për saktësinë e vargut dhe si një nga lëruesit e parë të tingëllimit në shekullin e kaluar. Si poet ai ka shënuar kthes në krijimtarinë artistike të viteve ne prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878) duke kontribuar njëkohësisht, jo vetëm në zgjimin dhe forcimin e ndërgjegjës komëtare, por edhe në lidhjen midis fazës së dytë dhe të tretë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ndonëse i »harruar« në Historinë e letërsisë shqiptare, Dom Ndue Bytyqi, duke përdorur në krijimtarinë e tij poetike përbërës që dallojnë klasicizmin, romantizmin dhe realizmin, është bërë, qiç ka pohuar me të drejtë edhe Rexhep Qosja[41], paralajmërues i të tri prirjeve stilistike, që do ta karakterizojnë periudhën e përbashkësisë së stileve. I ndikuar thellë nga poezia shqipe e traditës si dhe nga poezia e pasur europiane, veçmas nga poezia e pasur gjermane, Dom Ndue Bytyqi ka mund t’i japë poezisë shqipe në Kosovë dhe më gjërë disa nga krijimet më të bukura, duke e pasuruar atë jo vetëm me përmbajtjen patriotike, por edhe me figura, masë e rima të ndryshme. Jo vetëm në poezitë LUGATI dhe KASTIGIMI, por edhe në poezitë ÇOBAJT, BARKAXHIA dhe PESHKAXHIA, që shquhen me të dhëna realiste, kemi një jehonë të madhe të poezisë romantike europiane.
Në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, në Kosovë është shquar patrioti e martiri i Fesë e Kombit, Atë Shtjefën Gjeçovi, të cilin Faik Konica e ka vlerësuar si si njërin nga njerëzit më të lartë që ka pasur Shqipëria[42], ka një prodhim të madh letraro-shkencor, një trashëgim që rralë kush e ka lënë nga njerëzit tanë të kulturës e të shkencës. Ai, siç ka pohuar edhe studiuesi Rrok Zajzi[43] është dalluar kryesisht për veprimtarinë e tij në fushën e arsimit dhe të edukimit kombëtar, të letërsisë artistike dhe të shkencave albanologjike. Njeri me horizont të gjërë kulturor, njohës i thellë i letërsisë klasike dhe i letërsisë së Rilindjes europiane, Gjeçovi ka lënë një varg veprqash edhe në fushën e letërsisë artistike, ku motivi qëndror në shumicën e veprave të tij letrare, qe ndjenja kombëtare, për çka edhe ra fli në lterin e kosovës, në lterin e Atdheut.
Meqenëse shumica e veprave të Gjeçovit janë të njohura për opinioin tonë, unë këtu do të ndalem, në mënyrë të veçantë, te vepra e tij e fundit: Shpërblesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtit, të cilën me 1993, e ka botuar Redaksia e Dritës, Ferizaj (e shtypur në Bergamo, Itali). Kjo vepër, mbase vepra e fundit e Gjeçovit, edhe pse e pambaruar për shkak të vrasjes tragjike të tij, është një kurorëzim i bukur në letërsinë shqipe të Kosovës! Është kjo një vepër shumë e rëndësishme dhe e mbrojtur me shumë vlera e cilësi biblike, etike, sociologjike, sociopsikologjike, filozofike, letrare, gjuhësore, etj. Këtë vepër e bënë edhe më madhështore shprehja e fuqishme teologjike-biblike, aspektet dhe elementet diturore-filozofike, letrare, etj. Vlera e kësaj vepre, pra, është e shumëfisht. Sepse, së pari kemi edhe një vepër deri tash të panjohur të Atë Shtjefën Gjeçovit, që shpëtoi nga plihuri i harrësës në saje të kujdesit shembullor të Imzot Nikë Prelës. Së dyti, e kemi edhe një vepër të një krijuesi të madh, që është mbështetur fuqimisht në përvojën krijuese të traditës letrare shqiptare dhe europiane. Dhe së treti, Atë Shtjefën Gjeçovi, duke shkruar këtë vepër, deshi të përtërijë traditën e shkelqyeshme të shkrimit shqip në këto anë dhe atë sipas shembullit të Pjetër Bogdanit duke krijuar kësodore, natyrisht, një vepër të re, origjinale e të mbështetur në baza të forta biblike, teologjike, filozofike e letrare-stilistike të traditës »letrare hasjane« si do të shprehej edhe Prof. DH. S. Shuteriqi.
Në librin Shpërblesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtit, të Atë Gjeçovit dallojmë dy probleme, të cilat do t’i përkisnin domenit të tematikës bilbike: sajimi i librit sipas një logjike të kompozicionit, mbështetja e të cilit gjendet kryesisht në vijën kontinuale tematike dhe së dyti, degëzimi tematik, që nënkuptohet si gherësi temash që trajtohen, nduarndyrshmëri problemesh e preukopimesh. Sipas të parës na del se libri ndjek një logjikë të përcaktuar mirë të ndërtimit kompozicional, sepse kemi gjashtë njësi tematike. Atë Gjeçovi ka inkuadruar përmes paraqitjes së Jetës dhe veprës së Jezu Krishtit aq motive e preokupime, sa këtu nuk mund të përmbyllen me shembuj e skema strikte tematike, porse lidhen mes vete më shumë për nga komponentat e tjera. Por problemi jetë-vdekje dhe sërish jetë, çështjet metafitike të ekzistencës, dhembja, dyshimi, vetëmia e shpresa shfaqet si një temë bazë. Kjo vepër është dëshmi e gjallë se Atë Gjeçovi e kishte mënyrën e vet të sjkrimit, ritmin e fjalës, gjuhën e kulluar shqipe. Këto komponenete në fakt përbëjnë edhe palcin gjuhësor të veprës në fjalë, me të cilën Atë Gjeçovi porsi paraardhësit e tij që nga shek. i IV e këtej deshi ta ruajë klahjen europiane të zhvillimit të letërsisë shqipe në Kosovë dhe më gjerë.
Prandaj pohimet se letërsia jonë është e vonshme (Sabri Hamiti)[44], se letërsia jonë është europizuar vonë (Rexhep Qosja)[45], janë të pabaza, të paqëndrueshme. Janë të pëqëndrushme, sepse letërsia jonë, edhe ajo e Kosovës, që u zhvillua brenda traditës kishtare iliro-shqiptare në Kosovë, dhe veçanërisht veprat që u krijuan që nga shekulli XIV e këtej e deri në shekullin XX, kur e kemi edhe veprën Shpërblesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtit të Atë Gjeçovit por edhe përkthimin e shkëlqyeshëm e integral të Biblës në shqipet nda Dom Simon Filipaj, etj, krahas frymës së qytetërimit europian kanë ruajtur edhe frymën e qytetërimit autokton duke kontribuar, kur e kur edhe në mënyrë vendimtare, jo vetëm në ruajtjen por edhe në forcimin e vetëdijës kombëtare brenda dhe jashtë shtetit iliro-shqiptar[46].
Ç’është e vërteta, në kohën e Atë Gjeçovit, por edhe pas tij, deri në luftën e Dytë Botërore, në Kosovë kemi disa shfaqje e reflekse letrare që përfaqësohen nga Lazër Lumezi, Haxhi Lutfi Paçarizi, Shaip Zurnaxhiu, Hilmi Maliqi, Tahir Luka e ndonjë tjetër. Këto shfyqje apo reflekse letrare, sipas vlerësimeve të përgjithshme, nuk kanë ndonjë vlerë të veçantë në krahasim me letërsinë që ishte krijuar deri m’atëherë në Kosovë.
Vlen të theksohet se vetëm pas LDB, në Kosovë u krijuan kushte më të favorshme objektive shqiptare në përmasa më të gjera. Rol të veJantë në zhvillimin e letërsisë shqipe në Kosovë luajti revista letrare: Jeta e re , që zu të botohet më 1949 në Prishtinë. Kështu Prishtina zë të bëhet qendër e jetës letrare dhe kulturore. Në fillim të viteve të ‘50 në Kosovë i kemi edhe veprat e para të poezisë së Martin Camajt, Esad Mekulit, Mark Krasniqit, etj. Kur jemi te letërsia, ndonëse në kushte të vështira okupimi, veprojnë më se njiqinë poetë, romansierë, tregimtarë, dramaturgë, publicistë e kritikë letrare[47], disa prej të cilëve madje kanë arritur të afirmohen edhe në botën e jashtme (Ali Podrimja, Rexhep Qosja, Dom Lush Gjergji, etj).
Pas trajtimit dhe shtjellimit të Rrugëve të zhvillimit të letërsisë shqipe në Kosovë, del se ajo ka arritur të ruajë, gjatë gjithë zhvillimit të saj rrokulli, që nga Shën Niketa e deri në ditët e sotm, karakterin e vet europian, perëndimor, kishtar. Ndonëse e krijuar në kohë, në rrethana e kushte të ndryshme okupuese (osmane, sllave, etj), letërsia shqipe e Kosovës ka arritur, pra, që, përballë shekujve, të ruajë, krahas frymës së qytetërimit europian edhe frymën e qytetërimit autokton, duke mbetur, por, gjithnjë brenda rrethit kulturor europian. Kjo ka mund të arrihet vetëm përmes veprave të autorëve siç janë: Shën Niketa, Martin Segoni, Atë Pal Hasi, Pjetër Budi, Lukë Bogdani, Pjetër Bogdani, Gjon Nikollë Kazazi, Ndue Bytyqi, Shtjefën Gjeçovi, Ali Podrimja, rexhep Qosja, Dom Lush Gjergji, etj.
Mbi të gjitha,KISHA KATOLIKE SHQIPTARE e ruajti origjinalitetin e letërsisë shqiptare.
________________________________________
[1] Dr Dom Gaspër GJINI, njëri nga studiuesit e parë dhe më seriozë të traditës kishtare iliro-shqiptare në Kosovë, ka botuar edhe studimin monografik: Ipeshkvia Shkup- Prizren nëpër shekuj, KS Zagreb 1986 dhe Drita Ferizaj 1992.
[2] Më duket se deri më tash janë botuar pesë-gjasht sosh nga autorët siç janë: Gaetano Petrota, Alberto Stratiko. Shimitër S.Shuteriqi, Eqrem Çabej, Rexhep Qosja, etj. Kemi edhe dy HLSH nga grup autorësh, tiranë 1955 dhe 1983.
[3] Jahja Drançolli, Rrënjët e qytetrimit iliro-shqiptar në Kosovë (4), Zëri, 20 gusht 1994.
[4] Stublla përmendet që në vitin 1477. Në vërtetë në një hartë topografike të Shkupit, përmendet Caravajka, që gjendet në veri-lindje të Stublës (krah. Monumenta Turcica, 21.1971 fq. 127). Kjo na jep të kuptojmë se Stublla ishte vend me rëndësi. Edhe në relacionet e vazitatorëve apostolikë të Papës qysh më 1584 përmendet ky vend, ku do të ketë ekzistuar edhe një Kolegj „ Scuola in forma di colegio“ (krah: Fermendzin, E. Acta Bosnae, 339-340).
[5] Jahja Drançolli, vep. e cit.
[6] Tradita kishtare në Kosovë është e kohës apostulike (dr. Dom Gaspër Gjini, vep e cit.)
[7] Këtë e ka pohuar edhe Shën paul Nolani, ep., poema 17, nr. 192
[8] i Kadare, Demokratizimi-problem kq.. fjala, prishtinë 1 maj 1990
[9] Die religion in Geschichte und Gegenqart I, Tübingen (3), 1956, 306.
[10] Jahja Drançolli, Kontributi shqiptar në humanizmin e Rilindjes europiane (2), Koha, 6 korrik 1994
[11] Jahja dreçolli, Rrënjët e qytetrimit… (1), Zëri, 9 korrik 1994
[12] Dh. S. Shuteriqi, Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera, tiranë, 1987 fq.92, por edhe Rilinda, 12.IV. 1980.
[13] Selman Riza, Vehtësia… Hjurmime albanologjike, Ser. Shken. fil., VIII, 1978, fq.119.
[14] Giuseppe Schiro, Storia della letteratura albanese, Roma 1959, 18.
[15] Gunnar Svane, The Formation… Studia Albanica, 2.1982, fq.210
[16] I Zamputi, Qëmtime për Budin… Studime historike, 1/1985, fq. 16, krahaso edhe HLSH Rilindja, 1989, fq. 37.
[17] Henrik Lacaj, Pjetër Budi… Studime filologjike 4.1966, 157, krah. edhe R. Ismajli, gjuhë dhe etni, Rilindja, Prishtinë 1991, 146.
[18] Henrik Lacaj, Vep. e cit. poaty. R. Ismajli, vep. e cit. poaty.
[19] Këtu poe cekim se për herë të parë në historinë e letërsisë dhe të gjuhës shqipe madje me emër dhe mbiemër të përkthyesit , 1994.
[20] Henrik Lacaj, vep. e cit. poaty.
[21] Ibrahim Rugova, Vepra e Bogdanit, Rilindja, 1982, fq. 225-226.
[22] Ibidem, fq. 83.
[23] Kështu e ka nominuar Dr. E. Sedaj, Rilindja, 15.III. 1989
[24] P. Bogdani, Çeta e profetëve I, Rilindja, 1991, fq. 447.
[25] Dom Pren Kola (1966), është meshtar dhe krijues që premton shumë.
[26] P. Bogdani, Çeta e profetëve, Rilindja 1990, fq. 149-155.
[27] Dr. Muhamet Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lp, IA, Prishtinë 1989, 197.
[28] Krah HLSH, I-II, preishtinë 1968, fq. 180-181.
[29] I. Rugova, Vepër e cituar,
[30] Ibidem, fq. 185.
[31] Krah. Albania, 4/1904
[32] I. Rugova, vep. e cit. fq. 187.
[33] Dh. S. Shuteriqi, Shkrimet shqipe, Rilindja, 1978, fq. 84.
[34] Namik Resuli, Kontributi … Shejzat, 10-12, Romë 1970, fq. 316.
[35] Justin Rrota, Për historinë e alfabetit të shqipes, Shkodër 1936, fq.55.
[36] HLSH, I-II, fq. 190.
[37] Injac Zamputi, Elemente të vetëdijës shqiptare në përpjekje për liri, për gjuhën shqipe e për arsimin në shëk. XV-XVII, Stud. hist. Tiranë, 3/1965, fq. 48.
[38] HLSH, I-II, fq. 48.
[39] HLSH (Maket), Tiranë 1976, 15, HLSH; Prishtinë, 1989, fq. 62.
[40] Vehap Shita, Rrënjët e një letërsie, Rilindja, 31. III. 1979.
[41] Rexhep Qosja, Romantizmi III, Rilindja Prishtinë, 1986, fq. 308.
[42] Faik Konica, Ca kujtime mbi Atë Gjechovin (ribotim), Hylli i Dritës, Shkodër, VI/1930. nr. 4. fq.227-230.
[43] Rrok Zajzi, Gjeçovi , Vepra 4. Rilindja, Prishtinë, fq. 127-129.
[44] Sabri Hamiti, Teksti i dramtizuar, Rilindja 1978, fq. 15.
[45] R. Qosja, Prej tipologjisë… ASHK dhe IA, Prishtinë 1979, 125-128.
[46] Krah. I. Drançolli, Rrënjët …Zëri, 20 gusht 1994, fq. 41.
[47] Ibrahim Rugova, Shkrimet e Kosovës, 43-83, Prishtinë 1984, fq. 13


Mittwoch, 16. Oktober 2013

Salih Zogiani dhe anekdotat

Anekdotat janë kallinjtë e pakorrur, të mbetur nëpër arat e historisë

Të nderuar lexues, pas një bisede miqësore që patëm me mbledhësin e anekdotave dhe studiusin Salih Zogiani, u dakorduam që të fillojmë një rubrikë javore ku do të prezantohen anekdota të zgjedhura special për portalin "Ora shqiptare". Kjo do të jetë një dhuratë shumë e vleshme që miku ynë Salih Zogiani do ta bëj për kënaqësinë tuaj. Ndaj, Salihu e meriton që publikisht ta falënderojmë në emer të redaksisë së webfaqës sonë, më urimin për suksese të reja në punën e tij fisnike!


VLERËSIME PËR BOTIMET

Është thënë se anekdotat janë kallinjtë e pakorrur, të mbetur nëpër arat e historisë, për t’i ushqyer brezat që vijnë. Të gjithë brezat e mençur të njerëzimit kanë nxjerrë mësimet më të mira dhe më qenësore pikërisht nga këta kallinj, sepse në përmbajtjen e tyre kanë pasur ushqimin më të shëndetshëm, më të mençur... Populli është si lumi i madh: ecën ngadalë, nuk ngutet, por edhe nuk shteron kurrë. E përroskat zhurmojnë shumë, nguten shumë, por edhe shterojnë shpejt (kjo është përgjigjja pse krijimi gojor jeton gjatë). Mbledhësit e anekdotave duhet të kenë njohje dhe prirje krijuese, për t’i dhënë shpirt e jetë që të komunikojë me lexuesit e kohës sonë. Njëri prej mbledhësve të suksesshëm të anekdotave shqiptare - natyrisht pas profesor Anton Çettës - është edhe Salih Zogiani, puna e të cilit ka bërë që të shpëtohen nga harresa anekdotat tona, ky thesar i vërtetë i trashëgimisë sonë shpirtërore. Uroj që të vazhdohet kjo punë e suksesshme.
Daut Demaku

Anekdotat e botuara të autorit Salih Zogiani, në librin "999 anekdota", sjellin porosi me një humor të shëndoshë dhe të këndshëm, përshkuar me nota të mprehta satirike, para të ci-lave nuk mund të mbetesh indiferent. Unë ndjeva kënaqësi të posaçme kur i lexova. Pas Anton Çettës, për mendimin tim, Salih Zogiani është mbledhësi me i mirë i anekdo-tave shqipe.
Ramiz Kelmendi

Lexuesi do të ketë kënaqësi të shijojë vlera të mirëfillta të anekdotës, si në rrafshin tematik ashtu edhe në atë estetik dhe kuptimor. Tanimë mund të thuhët se Salih Zogiani nuk është vetëm mbledhës por edhe njohës i thellë i anekdotës.
Dr. Myzafere Mustafa

Salih Zogiani, tanimë është një mbledhës, botues dhe publikues i mirënjohur i anekdotave shqiptare, që kanë forcë dhe efekt të madh në situata të caktuara, në kohë, vend e auditor të caktuar, në oda burrash edhe gjetiu Autori ka bërë një punë të mirë, sepse ka shpaluar vlerat tona të shumëfishta etnofolk-lorike dhe artistike, nga njëra anë, dhe ka pasuruar e freskuar studiuesit e lexuesit tanë, nga ana tjetër, me një vepër të mirëpritur, e cila jo vetëm që i konkurron, por i tejkalon vlerat etnofolklorike të shumë popujve të botës.
Dr. Mehmet Halimi

Në mesin e mbledhësve të përkushtuar të anekdotës është edhe Salih Zogiani, autor i disa librave me anekdota, një vëllim nga të cilët ma¬dje i përkthyer edhe në gjuhën angleze. Këto visare të çmuara, që burojnë nga e përditshmja individuale dhe kolektive, ai ka ditur t’i sistemojë dhe t’i nxjerrë në sofrën publike për t’i shijuar të gjithë ata që e duan këtë ushqim të shpirtit. Librat e këtillë janë thesar i çmuar për çdo lexues, pavarësisht orientimit profesional e shoqëror dhe moshës, me një fjalë: për çdo njeri.
Prof. Sulejman Dërmaku

Anekdota është mënyrë e komunikimit fisnik, të urtë e brilant, që përherë bëhet në formën më elegante. Anekdota shqiptare dallon nga anekdota e popujve të tjerë. Derisa anek dotën tek popujt e tjerë e përshkon fund e krye karakteri i saj humoristik dhe argëtues, tek anekdota shqiptare thelb i saj mbeten porosia, mesazhi, analogjia, aluzioni, që synohet të bëhet nëpërmjet ngjarjes së rrëfyer të një tjetër ngjarjeje; qëllimi i autorit për të sajuar një asociacion ideje nëpërmjet rrëfimit metaforik të një ngjarjeje. Në këtë mënyrë, anekdota shqiptare, në rend të parë, ka karakter edukativ, shikuar nga brendia, nga thelbi i saj, nga mesazhi që bart ajo brendapërbrenda vetes. Ndërkaq, nga ana e jashtme edhe ajo mbësh-tillet me petkun humoristik e argëtues. Nëse për La Fontenin është thënë se ishte një fabulist i lindur, unë do të thosha se Salih Zogiani është një anekdotist i lindur. Kur them këtë, kam parasysh se Zogiani nuk është vetëm një studiues e mbledhës i pasionuar i anekdotës, por në rend të parë, ai është njohës i hollë, krijues dhe mjeshtër i saj.
Prof. Gani Bytyçi

Muhamet Mjeku nga Nju-Jorku, në vlerësimin e tij për botimin, veç të tjerash, shkruan: ... Lexues i nderuar, ky libër do të jetë shoqëruesi yt më i mirë, edhe atëherë kur nuk je në humor të mirë, edhe atëherë kur ke pak kohë përkushtimi ndaj vetes dhe edhe atëherë kur fati nuk ecën bashkë me ty.

Një lexues /Mitat Mislimi/, nga Kanadaja, shkruan: ... Për fundjavë, rëndom shkojmë te miqtë. Rrugës, që zakonisht e bëjmë me bashkëshorten, njëri lexojmë anekdotat, nga libri juaj, e tjetri e nget veturën. Kështu, rrugën, që zgjat gjashtë orë, na duket se e kemi kaluar për një orë. Ju falënderojmë shumë.

Dienstag, 15. Oktober 2013

Mirënjohje nga Bukureshti për Haxhi Muhaxherin

 
 
Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe Redaksia e revistës Shqiptari - Albanezul, nderuan këto ditë me mirënjohje disa nga krijuesit letrar dhe veprimtaret kulturor. Me një këso mirënjohje u nderua edhe veprimtari, letrari dhe administratori i Portalit "Ora shqiptare", z. Haxhi Muhaxheri.
Ndaj, Redaksia e portalit "Ora shqiptare" falënderon veprimtaret e palodhshëm të kauzës shqiptare që veprojnë në Rumani, që me veprimtarinë e tyre fisnike nderojnë kulturën, historin, traditën dhe atdheun e tyre.
 
"Ora Shqiptare"
Redaksia
15. 10.2013
 
 
DISA NGA KOMENTET NË FACEBOOK
 
Haxhi Muhaxheri:
Kjo mirënjohje më gëzoj tejmase, sepse vjen nga veprimtaret e shquar të kauzës shqiptare qe veprojnë në Bukuresht të Rumanisë. Jane këta njerëzit fisnik që e nderojnë kulturën kombëtare shqiptare. Faleminerit miq! Zoti ju bekoft juve dhe familjet tuaja!
 
Baki Ymeri, shkrimtar,publicist dhe përkthyes:  
Faleminderit dhe ta gëzosh!
 
Grigor Jovani, poet dhe botues:
Urime, mik! Çdo vlerësim për Ty është i merituar!
 
Bexhet Asani, shkrimtar dhe studius:  
Urime Haxhi, marsh edhe mirënjohje tjera!
 
Ermentila Guci, poete: 
Një nderim per njerzit se punojnë, E meriton vërtetë këtë Mirnjohje.
 
Kujtim Stojku, poet: 
Pershendetjet e mia Haxhi dhe ju uroj suksese. Bashkesia kulturore e Rumanise ka nderuar veten ne radhe te pare, ju, dhe permes teje gjithe krijuesit. Me inciativen tende bashkove mijra njjerëz rreth fjales se bukur shqipe.....Ju uroj suksese te metejme...
 
Esat Loshaj, poet: 
Urime! Suksese dhe vetem suksese ne rrugen e artit dhe kultures!
 
Xhemajl Rudi, Poet:  
Urime Haxhi,mirenjohjen te mira e suksese gjithmone...!
 
Miftar Zagragjaj, veprimntar dhe publicist:  
Urime e suksese edhe në te ardhmen!
 
Halil Xani, shkrimtar:  
Urime, miku yne i nderuar. vertet e ke merituar nje mirenjohje te tille sikunder edhe shume mirenjohje te tjera.
 
Nikoll Ulndreaj, poet:  
Urime Haxhi Muhaxheri!
 
Agim Metbala, shkrimtar:  
Urime i nderuar Haxhi MUHAXHERI...me punën që keni bërë e po bëni në avansimin e Letërsisë Shqiptare...i meritoni edhe shumë e shumë mirënjohje të tjera...
 
Mikel Gojani, shkrimtar dhe publicist:  Urime mik dhe krijues i nderuar! Uroj te keni edhe suksese te tjera te metejshme.
 
Isa Mullaidrizi:
Urime Mirenjohja mik i nderuar Haxhi Muhaxheri edhe shume suksese te tjera ne vijim.
 
Hyqmet B. Hasko, poet:
Nje vlersim i madh,,dhe i merituar.Urimet me te mira nga ana ime per ju mik i mrekullushem Haxhi Muhaxheri..Respekt dhe per Baki Ymerin per kontributin qe ben per te nderuar penat me te mira Shqiptare.Respekt pa fund nga ana ime per ju.
 
Izegjid Tusha, veprimtar:  
Çdo mirënjohje është e mirëseardhur por kur vjen ajo prej një bashkësie të tillë është nder për punën dhe aktivitetin e Juaj andaj urimet më të mira prej Kaçanikut dhe të gjitha të mirat për ty dhe familjen tënde!
 
Anastas Nika, aktor:
Urime mik i nderuar! Te tjera nderime ardhcin ne jeten tende.
 
Gjin Morina, poet:  
Një MIRËNJOHJE e merituar Miku im Haxhi . Gëzohem shumë dhe më vie shum mirë që vllëzërit tanë nga Rumanija të kanë vlersuar punën e palodhshme tëndën . E gëzofsh dhe urime të përzemërta !
 
Zef Ndrecaj, poet:  
Mirenjohje me vend, per njeriun qe e meriton . Ju pergezoi vlla ...URIME !
 
Agim Gashi, rapsod dhe veprimtar i shquar:  
O Urime o vlla i dashur Haxhi Muhaxheri. E gëzofsh o vlla i dashur. Falenderime edhe Baki Ymerit që nuk po ndalet!
 
Biser Mehmeti, shkrimtar:  
Shumë urime i nderuar....
 
Spiro Naqo, Vlorë:
Kënaqësi për mua, që Miku ynë
i mrekullueshëm, Haxhi Muhaxheri, vlerësohet për punën plot pasion të letrave shqipe !
Urimet më mira, i dashur HAXHI ! Suksese pa mbarim !
 
Idriz Berisha, piktor:
Dhe keshtu realisht vijne rezultatet,kenaqesi kur vlersohete cmohet kontributi i nje krijuesi qe pas bukes ka librin,artin ,krijimin...suksese z.Haxhi Muhaxheri,e gezofsh MIRENJOHJEN!  FALEMINDERIT BASHKESISE KULTURORE TE SHQIPTAREVE NE RUMUNI per vlersim.
 
Lekë Mrijaj, veprimtar dhe publicist:
Gezuar mik i nderuar Haxhi kam parasysh se ju keni merituar nje mirnjohje te tilë prandaj ju pergezoj,suksese...
 
Fahri Xharra, publicist dhe poet:
Gezuar miku im, gezuar!
 
Izri Rexha, mësimdhënës dhe poet:
Urime miku im i nderuar! Besoj se meriton edhe me shume mirenjohje.
 
Shaban Cakolli, poet dhe publicist:
Mirënjohja më e merituar. Urime mik!
 
Fehmi Qerimi, poet:
Pergezime i nderuari Haxhi, shendet dhe suksese te metutjeshme ne jete dhe krijimtari... 
 
Salih Zogiani, mbledhs dhe sudiues i filklorit:
Urime për mirënjohjën, ju meritoni shumë më tepër.
 
Fadil Curri, shkrimtar dhe studius:
Pershendetje Haxhi. Vertet meriton edhe mirenjohje e shperblime me te medha, sidomos per ndihmen dhene shperndarjes se fjales se lire neper redaksite tuaja botuese debatuese. Urime edhe per te tjera!
 
Musa Jupolli, shkrimtar:
Arti vë shpirtin në ëmbëltyrë, dhe fill ndihemi mirë! Haxhi Muhaxheri-it gjithë nderimet e mia për këtë dhuratë POETIKE, punë e vlerë në shpirtin e tij !
 
Baki Ymeri, shkrimtar, publicist dhe përkthyes:
Është hera e parë kur një dhuratë e Bukureshtit etiketohet (klikohet) me rreTh 89 vota. Dhe nuk është hera e parë kur Haxhi Muhaxheri i prezanton vlerat shqiptare pa kurrfarë interesi, duke e respektuar mbi të gjitha interesin kombëtar! Gëzuar!
 
Nehat Jahiu, shkrimtar dhe veteran i arsimit:
Je shume meritor i nderuari miku im z. Haxhi Muhaxheri! Urime per mirenjohjen! Respekt!
 
Ragip Dragusha, poet:
Mendoj se zoti Haxhi Muhaxheri asht njeriu me kontribute konkrete ne art i cili ka prezantu perpose librave te tije por dhe proklamimin e shume krijimeve te poeteve dhe miqve tane, kontribut ky qe e ofron ma shume me lezuesin vepren e artit. Pergzime dhe respektet e mia maximale miq te nderuar.
 
Arqile Gjata, shkrimtar:
Kontributi, vlerat dhe jehona letrare që ka dhe përciell Miku ynë i pa lodhur Haxhi Muhaxheri përbënë një kapital të madh intelektual jo vetëm për Bashësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, por është ivenstim shpirtëror dhe pune me një vizjon qytetarie dhe krijuesi të palodhur dhe i pëkushtuar për të gjithë botën letrare Shqiptare.Ju përshëndes dhe ju përqafoj me respekt vëllazëror i dashur Haxhi!
 
Edip Daci, Tiranë
Eshte kenaqesi edhe per ne lexuesit e veprave dhe shkrimeve te mikut tone te madhit Haxhi Muhaxheri,eshte nje vlersim dinjitoz qe e ka fituar me shume mund e sakrifice . Une Uroj mikun tim Shkrimtarin Haxhi Muhaxherin.ne krijime te tjera sahtu si dhe sot,qe shoqeria mbare shqiptare ,shoqata te ndryshme, akademite e vendit e te huaj ti japin me shume vlersim dhe nderim ketij buri te madh ne krijimtarite letraro - artistike.dhe nje here urimet me te perzemerta nga Une Edipi!
 
Ymer Nurka, shkrimtar:
Urime mik i mderuar Haxhi Muhaxheri!
 
Fakete Rexha, poete
Haxhi Muhaxheri. I dashuri mik Haxhi. E gëzofsh këtë mirënjohje nga Bukureshti. Për gjithë ç'ke bërë dhe po bënë çdo ditë e më shumë, duke hapur dritare pas dritareje, duke na mbledhur e tubuar rreth sofrave të gjithë neve, e pra ti, miku ynë i miri meriton edhe më shumë se kaq. Të përshëndes shumë përzemersisht.
 
Demë Fetaj:
Shume urime Miku im i vjeter dhe shume i dashur.Te uroj edhe sukse te reja.
 
Agim Gashi, rapsod dhe veprimtar i shquar:
Je i mrekullueshëm. Te perqafoj fort nga larg vlla i dashur!
 
Nijazi Jahja Mripa, poet:
Shumë urime Haxhi ! Respekt !
 
Rrustem Gërguri, poet:
Urime ...meritor ..shendet e mbaresi...
 
Ramiz Selimi, pulicist:
Urime mik i nderuar dhe resektuar! Pa e ule vleren e nje shoqate ne mergim, une mendoj se ju meritoni mirenjohje edhe nga institucionet dhe shoqatat e krijuesve ne vendlindje. Urime dhe suksese!
 
Naim Gallopeni, poet:
Urime mik i dashur Haxhi Muhaxheri ndaj mendimin e njejte dhe une me ata qe vlersuan vepren tende te madhe!...
 
Napolon Braho:
Urime i nderuar Haxhi Muhaxheri ! Suksese perhere Ty dhe  organizatoreve (Revistes "Shqiptari").
 
Luan Jakupi, piktor:
Mirënjohje e merituar për punën e madhe! Suksese! Haxhi Muhaxheri... E mbaresi ne punen tuaj!
 
Shahadije Llohaj, poete:
Urime dhe suksese. e meritoni!
 
Xhevair Baxhia, ushtarak:
Urimet me te mira mik i nderuar per kete mirenjohje te bukur...Paci perhere suksese !
 
Sylejman Muriqi, poet:
Mirenjohje e meritueshme. Urime mik, edhe shume suksese!
 
Hamit Taka, poet dhe prozator
Urimet me te mira!
 
Mehdi Prushi, veprimtar i diasporës:
Urime o daja Haxhi dhe suksese!
 
Haki Muhaxheri
Urime axhi Haxhi!
 
Rina Vokshi:
Suksese ....suksese !