Donnerstag, 11. Juli 2013

Hamza Halabaku

Hamza Nazif Halabaku u lind në fshatin Pozharan në vitin 1947. U shkollua në Pozharan, Gjilan, dhe në Prizren. Mbaroi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Një kohë punoi mësues në fshatin Ballancë të Vitisë, pastaj në Gjykatën Komunale në Viti.
Prej vitit 1973 punoi në Sekretariatin Kraninor për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kosovës.
Në qershor të vitit 1982 është emëruar ndihmës i sekretarit të Kuvendit të Kosovës.
Mori pjesë në mbledhjen historike të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, në rolin e sekretarit të Kuvendit të Kosovës pasi që atë kohë ishte në funksionin e ndihmëssekretarit të Kuvendit të Kosovës.
Që në shkollën fillore filloi të botoj punimet e veta në revistën e shkollës “Ideali” si dhe në atë të shkollës së mesme “Shprehja e të rinjëve”.
Është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Ka marre pjese ne “Takimet e vendlidjes” në Gjilan pastaj në “Takimet e Don Mikel Tarabulluzit” në Stubëll të Vitisë, në “Karvanin e Shkrimtarëve për fëmijë” nëpër Kosovë etj.
Është prezantuar në “Libri që po shkruhet”, panoramë letrare e Luginës së Moravës së Kosovës , 1979, në “Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-2001”, të Hasan Hasanit, në “Orët e duartrokitjeve”, të Agim Devës e Xhevat Sylës, 2001, në “Antologji e poezisë moderne shqipe – Antologie der modernen albanischen Lyrik” të autorit Ferdinand Laholli në Gjermani etj. Pjesë nga krijimtaria e tij letrare janë pëkthyer në gjuhën gjermane, arabe, serbokroate etj. Shumë vite ka punuar mësues në shkollën e mësimit plotësues shqip, në Bavari të Gjermanisë,aktualisht është në pension.
Krijimet letrare të Hamza Halabakut i gjejmë të botuara në gazetat dhe revistat e ndryshme në Prishtinë, Shkup dhe në diasporë, si në: “Rilindja”, “Bujku”, “Gëzimi”, Bota sot”, “Pionieri”, “Doruntina” etj.

Deri tash ka botuar:
1. „A ka zot“, poezi, 1993, “Asdreni”, Shkup;
2. „Testamenti“ , 1997, tregime për të rritur, “Shkëndija”, Prishtinë;
3. “Kosovën e kemi në zemër”, 2000, tregime për fëmijë, “Iliriku” Prishtinë;
4. “Vrunduj Kujtimesh”, monografi e shkollës shqipe në Bavarinë Veriore, 2003.
5. Është bashkëautorë me Tahir z. Berishen dhe Çerkin Bytyçin i Monografisë “Emra që nuk harrohen – arsimtarë shqiptarë në diasporë VI” 2006
_____________________
Nga GZETADITORE.COM

Keine Kommentare:

Kommentar posten