Ferit Ramadani (06 qershor 1956 - 25 tetor 2010) Lindi në fshatin që populli e quan Llag, ndërsa administrata Trapçin Doll të Kërçovës. Më 1982 u diplomua në Fakulteti Ekonomik të Prishtinës ku vijoi edhe studimet pasuniversitare në degën “Politika e zhvillimit ekonomik “.Ishte udhëheqës i sektorit ekonomik dhe juridik në Postën e Kërçovës.
Me krijimtari merret që nga viti 1974, dhe ka publikuar poezi, tregime, ese, romane dhe kritika letrare në periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime.
Me krijimtari merret që nga viti 1974, dhe ka publikuar poezi, tregime, ese, romane dhe kritika letrare në periodikun e kohës me emër dhe me pseudonime.
Veprat e publikuara:
"Për sa legjenda flet historia", poezi, 1992,
"Pirgu i dhembjes" , roman 1996,
"Pirgu i dhembjes II", roman 1997
"Për sa legjenda flet historia", poezi, 1992,
"Pirgu i dhembjes" , roman 1996,
"Pirgu i dhembjes II", roman 1997
"Nesër mund ta kuptoni heshtjen", poezi, 2001 etj.
Poezi nga Ferit Ramadani
PËR TY QË JE LARG MEJE
Në këtë natë të qetë
Pranë dritares qendroj
Shiqoj yjet lartë
Dhe për ty mendoj.
U bë kohë e gjatë
Që je larguar
U bënë, e dashur, disa muaj
Që s’të kam takuar.
Rangut të të verbuarve
Unë, tani, i takoj
Se sytë mi more
Kur u largove.
E tani me foton tënde në dorë
Nga largësia të përqafoj
Nga zemra të fala
Dhe të puthura të dërgojë.
URREJTJA
Për ju s’është rëndë
As për fatin nuk është lehtë
Zemra hidhërohet e nuk bën
Është keq për ty që të urren.
Larg se keqes, o njeri
Mbill në zemër më shumë mirësi.
Sa e bukur është mirësia
Të udhëzon nga dashuria.
E shkurt është jeta,
Andaj duhet të mbrohemi
E këtu të dominojnë fjalët
Liri, mbarësi dhe fate.
JETË E HIDHUR
Sa rëndë e shqiptoj këtë fjalë
Dora më dridhet kur e shkruaj.
Me shpirt, njërit, duhet besuar
Se jeta nuk ka lindur për tu hidhëruar.
Sa fjalë të buta ka në jetë
Sa zemra rrahin për të mirë.
Edhe shumë njerëz gabojnë
Ata që zemrën e hidhërojnë.
Sa mirë do ishte gëzimi
Në sy do të lexohej mirësia,
Në zemër do të vërehej butësia
Hidhërimin nuk e duron njerëzia.
Në këtë natë të qetë
Pranë dritares qendroj
Shiqoj yjet lartë
Dhe për ty mendoj.
U bë kohë e gjatë
Që je larguar
U bënë, e dashur, disa muaj
Që s’të kam takuar.
Rangut të të verbuarve
Unë, tani, i takoj
Se sytë mi more
Kur u largove.
E tani me foton tënde në dorë
Nga largësia të përqafoj
Nga zemra të fala
Dhe të puthura të dërgojë.
URREJTJA
Për ju s’është rëndë
As për fatin nuk është lehtë
Zemra hidhërohet e nuk bën
Është keq për ty që të urren.
Larg se keqes, o njeri
Mbill në zemër më shumë mirësi.
Sa e bukur është mirësia
Të udhëzon nga dashuria.
E shkurt është jeta,
Andaj duhet të mbrohemi
E këtu të dominojnë fjalët
Liri, mbarësi dhe fate.
JETË E HIDHUR
Sa rëndë e shqiptoj këtë fjalë
Dora më dridhet kur e shkruaj.
Me shpirt, njërit, duhet besuar
Se jeta nuk ka lindur për tu hidhëruar.
Sa fjalë të buta ka në jetë
Sa zemra rrahin për të mirë.
Edhe shumë njerëz gabojnë
Ata që zemrën e hidhërojnë.
Sa mirë do ishte gëzimi
Në sy do të lexohej mirësia,
Në zemër do të vërehej butësia
Hidhërimin nuk e duron njerëzia.
NË CILËN KAPTINË?
Në cilen kaptinë te frymëzimit hyre nuk e di
se mbaruan te gjitha e nise ti !
Me vargje te lagura , shellirë deti prej loti
se je malli që djeg e rilind perseri!
Ku të ndalem pritave të bej një percaktim
nuk më mjaftojnë çastet qe të dëgjoj fjalën!
Në kufinjtë e shpirtit gjithmon kam shestim
sa rrëshqitshëm hiqesh sikur e prek njalën!
Perendi madheshtore lindur e rilindur agimeve
që me largon peshën e errësirës nga jeta
në sinjal të pritjes endesh ledhatimeve
që të flet mirësia si era ndër gërsheta!
Gjithmon del e tillë si akrepi qe puth kohën
për çdo tiktak zemre më rinon shpirtin Ti
në këtë sfidë ndryshimesh që te derdh llohën
je bërë ylber shtigjesh që ngrit dashuri!
SA TË GEZUAR…!
Se kisha menduar një natë të ketillë varri
se kisha menduar nje fatalitet per jeten !
Sa shpejt me mbuloj nje peshe qe se ka as Sharri
nje vule shpifjesh qe gjithkah i gjetën!
Per te gjith hapa shtigje te ndjejne mirësinë
kur u bera dicka t’u dalin aq rrudha ?
Gjithmon ndesha urrejtjen perse ngrita dashurinë
le te jete e perjetshme – periudha!
Jam mesuar me mall t’ua bej uratën
S’jam njeri qe ua projektoj hidherimet!
S’ka gje se ate pakë dritë ma benë si natën
do te flasin nje kohë permbajtjet dhe shkrimet !
DESHA TE BEHESH VIGANE!
Perse gjithmon desha te behesh vigane
te mbetesh nje Diell qe ndriçon anësisë,
me cinizem percillej cdo shkresë e cdo ane
mos e bej nje rreze per shprese te dashurise!
Nuk me lodhnin djajtë qe turfullojnë pandal
As shtrigat qe deshen te krijojnë ndalesa!
Se janë si perrocka qe rrjedhin ne mal
i ndalin rrjedhat ne gropa e lakesa!
Perse te humb kohën te te shpjegoj gjerat
Perse te pushton ajo ndjejnë pikëllimi ?
Unë ua kuptoj gjuhën ua njeh dhe zërat
te gjithëve qe netëve i fergon perdellimi!
Ndaj nuk kam lakmi per sherrin qe bejnë
Se duan te arrijnë te dalin ne arenë !
Por kot rendin se eunukët te njejtë ngjajnë
tek shterzojnë te krijojnë idenë !
Nuk vuaj nga ajo ndjenjë qe ka zili !
Per gjithcka do te kuptosh nje ditë !
Se sot nga misteri te behet gjithcka zi !
per qendrimin tim ke ndez meritë …!
ME VARGJE TË PRAROJ!
Behen vargan çastesh qe mendoj per ate !
Perse lotet ne çerpik i varen , ia lagin faqet ?
Janë vargan i gjatë me gjëmimin – rrufe
si zjarri qe ndizet e percellon manushaqet!
Me mori malli te të shikoj një çast ata sy
Edhe ate pamje shenjterie qe e ka mbuluar dëshperimi!
Po kush mendon se une aq lehtë të harroj TY
Me vargje te praroj – me rreze agimi!
Ti mos me perbuz nga keqkuptimet qe ranë
Se burrit dhe kalit varri kurrë s’u dihet !
Te shpeshten nga plumbat dhe nga puthjet u vranë
E trishtë mbetet vdekja dhe ndarja nuk u dihet !
Por unë e di vdekjen ! Dhe të pres nga largësia
te behem feniks e te nisë dashuria!…
TE JEM PRANE TEJE
Nuk e fsheh perse te them se shume te dua !
Nuk e them kurre se nuk lotoj per ty !
E ke pare rrjedhen e ujit ne krua ?
Ashtu rrjedh ndjenja ime dashuri!
Dhe keshtu me pelqen ky denim jete
Të ndjej nje force qe me mban ne nënshtrim!
Sa u trishtova perse sonte nuk fjete !
- Se bie shi me rremet dhe shume bubullin!
Me the dhe u reqetha ! U bera hi!
Se te ndej ne zemer , e nuk dua te lendohesh!
Sa i pamundur jam te ndrydh kete glob – largesi
Te jem pranë teje – mos frigohesh!
Nuk kam une thika,nagante e maliherë !
Ne lufte fitimtar dal me vargje, elokuence !
Per Ty e nis perballjen me zjarr e poterë
te ndjehesh mire , pa violencë !
Per TY vallë ! Nisin gjithe furtunat ?
Nuk ndalojne betejat te te shigjetojne ?!
Ne jave nga e hana te dielat e te shtunat
behesh plan-shenjester ku te shigjetojnë ?!
Prandaj, kishte dicka qe me sillte gezim !
Po dhe lot me vinin , pse qaja e di !
Nese ne kete jete kam pasur hidherim,
e ndjeva cdo te thote dhe forcen dashuri !
TI SA LARG!
Kaluan çaste, ditë e net dhe ti sa larg
Ne vetmi malli me ndez nje zjarr
Nga lotët e syrit me rrjedh nje varg
rrokulliset fytyrës si i marrë !
Te pres ! Pa ty nuk mundem te jetoj !
Perse keshtu kjo ndarje , kjo largesi!
me ndrydhet zemra dua ta cliroj
e pushtuar , peng – eshte pa ty!
Nuk kam force te perballem ne shtigje
Si te pres stinet qe sjellin ndryshim!
Je bere kodi qe me ke vënë ligje
me to te ndjejë ne jete kuptim!
Sa befas koha ik , mbesin kujtimet
Si nisi jeta me kaq prapësi , me ndarje !
Na vershojne lotet se shperthejne hidherimet
per mallin qe del e behet ngjarje!
NE RIKUJTOJME NJE JETË!
Ne horizontin tonë eshte shperndare malli !
Numerojme castet , rikujtojmë nje jetë !
si rrjedhen lumi qe kurrë se ndali
jehon ne shpirt dhembja e vertetë !
Nuk ka pika loti por, gurrë që gurgullon
jane bere frymezimet si buçeta te zeza !
Ka dalë nga binarët dhe vetëm ushton ,
Nje ndjenjë malli qe ngrin në teza!
Nuk ka force qe mund ta riktheje gezimin,
por duhet ne të përballojmë !
Ka dhe raste që e nxisin shkrumimin
te bijme me poshte e të pësojmë !
Ke degjuar se çka flasin smirëzinjtë
i kerkojne dhe vargjet te shkojne ne varrime!
Jo ! Ne qe mundëm të ndezim per nderim qirinjtë
mundemi të kendojme dhe per gezime!
DITËTAKIMI…
Nuk shkojnë ditët ! Sa gjatë, aq larg!
Në linja malli ka krijuar dendësi!
Lotët si vesa shtohen në varg
mbushen rimat me nostalgji!
As kur ike ! Njëjtë kur kthehesh ,
kam hapur shtegun të dal, të të pres!
E tillë është gjendja që kurrë mos prehesh
I tillë eshtë kodi që ngrit atë ves!
Për dritën rrezet kanë shtrirë gjatësinë
Nga lartësia e Diellit bijnë mbi dhe !
Unë do të derdh mallin dhe vetminë
të presin si tryeza – bukën e re!
Më mbyti ndarja – më dogji malli
më thahen e kalben mushkëritë
Gjithçka është krijuar si portali
Ditëtakimi – krijon dritë !
TË MARR ME VARGJE NË GJI…
Në horizont shtrinë shpifjet , misterin
Të than gjithcka për mua !
PoR, ata s’ do ta mbajnë terrin
për agimin që – sa shumë të dua!
E di se shpifjet nuk u ndezin zjarr
janë të shkretë , ai soj ziliqarësh!
Për ta nuk më duhen vargje të marr
janë bushtra me kafshim zagarësh!
I kam ndaluar vargjet, bindje nuk dua!
Kam nje maratonë jete në etikë !
E dijnë horizontet e veprimit për mua
Ua mbyll hungurimën me pikë !
Le të mbesin si mumje , shtrigat !
Për ty kurorën e shpirtit do të zgjas!
Në ujvarë do të mbyten intrigat
Kur ti të kuptosh cka flas!
Në temat e mia ka pasur gjithmon jetë
Në përmbajtje u flisja për mirësi!
Po ti shqetësohesh ! Nuk ndjehesh e qetë ?
- Të marr me vargje në gji!
PËR NDJENJËN E PENGUAR
Më ra qielli mbi mua i tëri
Tek meditoja i shtrirë në krevat !
Dhe ti si nje meteorë në gjoks mbete
Te ndriçosh apo te shuhesh atë natë ?
Nuk e di çka flisja , çka kisha ne atë vetmi
Me ty sa i lumtur ndjehesha atë cast !
I rikthyer në vitet që ka gjithmon ajo rini
Që ngeli të na flasë për rast !
Ishe si kanjusha që flatron në horizont
me dallgë dashurie si det më përmbyte
Por, unë i ngurtësuar në atë Piemont
përgjakesha nga shigjeta tyte !
Përse do të pyesish e imja dashuri
Se peng ishte gjithcka, në atë vetmi jete !
Përjetësisht na mbyti kjo e trishtë largësi
Për ndjenjën e penguar të një të vertete!
TEK VARGJET E MIA NUK E KE AGIMIN!
Gëzohu për gjithçka, për trishtimin tim
Se kam një barrë që ndjen, dhe e shpreh hidhërimin!
Por , dije se s’ je më gurra për frymëzim !
Tek vargjet e mia nuk e ke agimin!
Të kam mbyll dritaren dhe qëndroj në errësirë
Nuk më hap kurrë horizonte gëzimi!
Bëhu po të duash dhe Tanushë me Pancirë
Unë me asnjë shigjetë – se nis dyluftimin!
I kam lënë si pllaja të shkreta vargjet e rimat
nën robëri shtrihen titujt e pushtuar !
Mos u merakos për kohën që hapi vrimat !
Ti – vrerin nga plaga – ke buruar!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen