Donnerstag, 11. Juli 2013

Një tregim nga Hyqmet Hasko

AI S'DESHI T’I BËNTE KEQ
SHOKUT TË TIJ.

Tregim nga Hyqmet Hasko
 
Hysen Terbuni ishte rritur me shumë halle dhe mundime, aq sa mund të thoshe se jeta ishte treguar me të një njerkë e pashpirt. Midis skamjes, urisë, mungesës së gjithçkaje që bën pjesë në normalitetin e gjërave që mund ta rrethojnë një njeri të zakonshëm në këtë jetë, ai më shumë se çaste gëzimi pati korrur deri atëhere kohën e një dhimbje të pacak.
Ai rridhte nga një familje patriote, por në kohën e komunizmit ai nuk u trajtua kurrë si i favorizuar. Babai i tij, një burrë i urtë e shumë punëtor, gjithmonë i ushqeu të birit të tij të vetëm ndjenjën e punës dhe kulturën traditicionale të malësisë.
Atij i kujtohet se në netët e acarta dimërore, babai e merrte lopën dhe e fuste brenda dhe s’kishte burrë nëne që  t’ia mbushte mendjen se lopa e kishte vendin në ahurin e saj.
Me ardhjen e demokracisë, ai dhe familja e tij zbritën në Tiranë dhe u vendosën në Bathore, zunë një copë tokë dhe me një mijë e një mundime bënë një kasolle me dërrasa. Në atë familje që përbëhej nga tetë veta, në punë ishte Hyseni; ai drobitej gjithë ditën në ndërtim, saqë në darkë e zinte gjumi shumë shpejt, në disa raste dhe pa ngrënë.
Një ditë atij i erdhi një njoftim që të paraqitej në postën qëndrore në Tiranë, për të marrë një pako. Ai mbeti i habitur se nuk kishte asnjë të afërm jashtë shtetit dhe i tha postierit se do të qe bërë ndonjë gabim, por postieri ngriti supet, i mori firmën dhe u largua.
Hysen Terbuni shkoi që atë ditë në postë dhe konstatoi se pakoja kishte adresën e tij të rregullt. E mori pakon dhe shkoj ne shtepi. E hapi atë dhe pa se brenda ajo kishte nje sasi rrobash, te gjitha te reja dhe me etiketë, për të gjithë anëtarët e familjes së tij..Brenda kishte dhe një letër ku shkruhej emri i personit që ja kishte dërguar pakon.
Hysenit, për një çast, ai emër nuk I tha asgjë..Në letër ishte shënuar dhe një numur dhe disa fjalë që i thoshte se duhet ta merrte shpejt poseduesin e numrit. Ai vetë nuk dispononte telefon, por shkoi tek nje mik për ta marrë. I ra numrit dhe matanë u degjua një shqipe e çalë, sikur vinte nga një planet tjetër. Ishte tingujt e një zëri  që Hyseni nuk e kishte dëgjuar kurrë. Por drithërima i zërit që po fliste sikur e zgjoi nga ajo dremitje mendimi. Diçka e mjegullt, e pa trajtë, sikur i doli nga thellësitë e pavetëdijes, në formën e një imazhi të harruar, por që kishte qenë aty, i pranishëm gjatë gjithë kohës.
-Hysen, unë jam shoku yt i bankës, jam Mehmeti… U dëgjua zëri që tutje, hapësirave të largëta nga vinte. Ndjeu ngashërimën e tjetrit, atë rrëmbushje mes emocionesh të befta që të shkakton e papritura dhe e papritura.
-A më mban mend, vëlla!?...
-Po he burrë, si nuk të mbaj mend! Por zërin ta paskam harruar fare…
-Eeehhh, vëlla, u banë vite që jemi ndarë, Hysen, unë të kam prerë një bilte për të ardhur këtu në Itali për disa ditë. Të lutem, mos ma prish, më ka marrë malli shumë, por unë nuk mund të vij se jam shumë i sëmurë. Si thua miku im, a do të vishë?!
Hyseni hezitoi për pak çaste, por i premtoi se do të shkonte. Rrugës për në shtëpi iu suall në mend e kaluara. Hijet e szaj e noqën nga pas, përgjatë një trajektoreje, ku thyheshin peizazhet e një kohe të çuditshme… Hysenit ju kujtua ajo ditë kur e thirrën me urgjencë në Durrës për të takuar shefin e policisë së Durrësit. Ky i fundit, një burrë i gjatë, e priti Hysenin me shumë nderim dhe folën gjërë e gjatë. Pastaj ata u nisën për në Tirane për të parë disa foto.
-E njeh këtë person? -i tha ekesperti i policisë. Hyseni po e shikonte me shumë vëmendje foton që I tregoi tjetri.
-Si fytyrë e parë, më duket, - iu përgjigj për të treguar se nuk e njihte mirë, ose nuk donte t’iu tregonte të vërtetën.
-Ti me të ke qenë në një bankë, në tetëvjeçare, - i tha eksperti.
–U banë shumë kohe që nuk e kam parë, shoku shef… dhe këtu ai ndryshon shumë.
-Kjo foto është bërë këto ditë, - e sqaroi shefi i policisë së Durrësit
.Unë nuk e njoh këtë person…
-Po këtë e njeh? –pyeti tjetri.
-Këtë po, ky është shoku im i bankës.
-Po kjo foto a ka ngjashmëri me këtë person?
-Për mua jo, - iu pergjigj Hyseni.
-Mirë, merre këtë foto dhe do të ikësh me shefin… Ky do t’iu udhëzojë se çfarë do të bëni… Dhe hapi sytë mirë, se të piu e zeza, të piu! -kërcënoi specialisti.
Gjate rrugës shefi bisedonte me një oficer tjetër që quhej Artan i cili, i cili kishte mbaruar për filozofi dhe psikologji. Ky ishte një biond me sy të kaltër dhe shumë i qetë në të folur.
-Interesante, - i tha shefi i Durrësit… Unë e shfletova të gjithë dekumentacionin .-Komiteti i Emigraciont fillimisht e ka dërguar në Amerikë, me pas, sigurisht, pas shkollimit, e ka sjellë në Europë. Ai për shumë kohë nuk është bërë i gjallë. Mos vallë për shkak se e kanë futur të punojë në marinën tregtare dhe e kanë ngarkuar për të kryer dhe detyrën për llogari të zbulimit.?
-Nuk përjashtohet mundësia… Shefit të policisë i dukej interesante biseda, po në këto çaste ndjente tjetër shqetësim. A ishte Mehmeti marinari i anijes tregtare apo dikush tjetër!? Një ofecer tjetër i zbulimit i tha shefit:
-Pse nuk vemë këtë djalë t’i flas në emër? Po qe Mehmeti, ai do ta  kthejë kokën dhe ne e kemi të lehtë. Shefi i policis buzëqeshi, por nuk e miratoi këtë mendim. Për të ishte një lojë arkaike.
-Unë mendoj se nuk duhet ta mbështesim zbulimin e identitetit të këtij njeriu vetëm me këtë person… Ne duhet të gjejmë dhe lidhje të tiera në fisin e tij apo të familjes. Xhaxhai i tij ka qenë komunist, është një burrë i ndershëm dhe mund te na ndihmojë për zbulimin e Mehemetit. Ai nxorri një copë letër dhe shkroi emrin e xhaxhait të Mehmetit.dhe ja dha një oficeri.
-Kontakto me të, sa më shpejt të jetë e mundur. Njohja është e pafundme, -buzëqeshi Ariani, por unë mendoi se çelsi kryesor është ky djali.
-Dakort, - i tha shefi i policisë, - nesër do të veprojmë. Sonte ky djalë do të flejë tek hotel “Vollga”.
Ishte ora 20 e darkës kur Hyseni i veshur si një lypës, i rreckosur, i pa parruar, iu afrua një marinari dhe i zgjati dorën për t’i kërkuar lemoshë.
Marinari i buzëqeshi me mirësjellje dhe futi dorën në xhep për të nxjerrë monedhat. Në një të dhjetën e sekondës sytë e tyre u ndeshën dhe një hije e beftë lodroi në bebëzat e të huajit…
Hyseni i foli në shqip, duke I thënë se nese ai ishte Mehemeti, duhet të largohesh sa më shpejt sonte, se neser do të ishte vonë. Nesër ai do të arrestohejh. Marinari, duke u rrekut të mbulonte dridhjen e nofullave nga paniku i çastit,  nënqeshi me mirdashje, duke u sforcuar për të ruajtur normalitetin e fytyrës. Ai i dha monedhat “lypësit” dhe u largua qetësisht, duke i buzëqeshur, I qetë deri në ironi, sikur nuk e kishte kuptuar se çfarë i tha ky lypës i çuditeshëm.
Artani ishte i përpiktë. .Ai trokiti dhe hyri në zyrën e shefit të policisë, të cilin e gjeti duke biseduar me njërin nga oficerët e sigurimit që e mbante në mbikqyrje këtë marinar. -Mbremë ai i fali disa monedha një lypsi, - i tha oficeri shefit të policies…
-Biseduan gjë? - pyeti shefi.
-Jo, mesa pashë unë, - iu perjgjigj tjetri.-Ai vetëm sa dha monedhat dhe u largua qetësisht, për në anije. Unë e ndoqa dhe nga pas deri sa ai hypi në anije.
-Të nesërmen, shefi i polocisë, tre oficerë të sigurimit dhe një përfaqësues i ministrisë së jashtme shkuan në anije… Kapiteni i priti me shumë mirësjellje në gabinën e tij, që e kishte si zyrë. -Si mund t’iu ndihmoj? -ju tha ai. Përkthysi përktheu fjalët e shefit të poelicisë. Ky tha se se në personelin e anijes suaj ndodhej një person me emrin Vinsent Harrson dhe ai është një shqitpar, që ka shkelur ligjet e e vendit tonë.
Kapiteni rrinte si i ngurosur, me vështrim në thellësi të valëve. Një nënqeshje e lehte konturohej në tiparet e ashpëra të fytrës së tij të rrahur nga dielli dhe valët e largëta…
=Miqte e mi,  -foli kapiteni me një buzëqeshje të vakët. -Ky person u largua mbrëmë se i erdhi lajmi se i kishte vdekur nëna. Sapo na njoftuan, - vazhdoi kapiteni, - se ai ka arritur në Bari dhe po udhëton drejt familjes së tij. Hyseni ndjeu një lehtësim shpirtëror që kishte ndihmuar shokun e tij të ngushtë. -Shefi i policisë u bë si spec i kuq për këtë dështim. Moskapja e  një krimineli, siç i cilësonin në atë kohe ata që largoheshin nga vendi si rezultat i terrorit komunist, ishte një gjë e rëndë në karrierën e tij. -Hysen Tërbuni, me këto mendime, që I vinin si vrunduj të një kujtese jo dhe aq të largët, arriti në shtëpi. Ai bisedoi me familjen dhe të nesërmen u nis për në Itali për të takuar shokun e tij të ngushtë të fëminisë. Ishte ora 13 kur trageti arriti në Brindezi..Një femër po i buzeqeshte dhe sapo Hyseni iu afrua ajo e përshëndeti shqip dhe me një zë të ngrohtë i tha:”Mirë se erdhe, vella!” Hyseni shtangu… Kjo ishte Blerina, e motra e Mehmetit… Dy pika lotë i shpëtuan mbi supin e saj. -Po Mehemeti nuk paska dalë? e pyeti ai..
-Mehmeti është i sëmurë, por po të pret me pa durim.



***
Koha rridhte mes iluzionit, realitetit dhe ëndrrave që pasonin njëra tjetrën.
Sot, që hodha në letër radhët e këtij rrëfimi të zverdhur nga gërryerja tinëzare e kohës, është data 26. 11. 2012.
Hysen Tërbuni zbriti nga avioni në areportin “Nënë Tereza” në Rinas, me një fytyrë të këndshme dhe sy të rrëmbushur nga dashuria. Në krah të tij është Mehmeti, shoku i fëminisë, me të cilin kanë lidhiur sërish pjesët e kohëve…
Hyseni, Mehmeti dhe familja e tij do të marrin pjesë në festimet e 100 vjetorit të ngritjes së flamurit dhe të Pavarësisë sonë kombëtare.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen