Donnerstag, 11. Juli 2013

Idriz Seferi është nderi i shqiptarisë


Proteste e portalit "Ora shqiptare"

SHKATRRIMI I SHTATORES SE IDRIZ SEFERIT, VANDALIZEM PRIMITIV.

Shkatrrimi i shtatores se Idriz Seferit ne fshatin Muqibabe te Kosoves, eshte akti me vandal dhe primitiv qe mund ta bej njeriu kunder personaliteteve kombetare. Nje keso e keqe e ngjashme ka ndodhur me heret edhe me varrin e Haxhi Zekes ne Peje. A nuk eshte ky turpi me i madh qe mund te ndodhe ne shtetin e ri te Kosoves?
Pse tolerohet te ndodhin gjera te tilla te turpshme dhe anticivilizuese? Ku jane organet e shtetit qe nuk veprojne? Pse qytetaret e Kosoves nuk e ngritin zerin e protestes kunder kesaj dukurie te shemtuar qe po shfaqet? Pse ne Prishtine nuk u be se paku nje proteste nga organizatat joqeveritare apo institucionet e kultures? Çfare duhet te ndodhe me shume qe njezeri ti themi te keqes STOP!

Kerkojmë nga te gjithe bashkepunetoret e portalit "Ora shqiptare", nga krijuesit letrare dhe nga te gjithe ata qe nuk u mungon guximi intelektual, ta ngrisin zerin e tyre te protestes per kete dukuri te shemtuar dhe te kerkojne qe organet shteterore te veprojne dhe ta thone fjalen e vet..

Stafi i portalit "Ora shqiptare", pas nje konsultimi me bashkepunetoret, ne shenje proteste vendosi qe per dymbdhjete ore ta nderpse veprimtarine e vete te publikimit dhe, ne faqen e pare ta vendose portretin e Idriz Seferit. Idriz Seferi eshte nderi i shqiptarise.


11.07.2013



Rrahim Sadiku, shkrimtar:
E sulmojnë figurën e madhe të Idriz Seferit ata që nuk e duan këtë dhe e që duan të na lënë pa Atdhe! Ata që me vetëdije e kryejnë punën e Serbisë.

 Dr.Bexhet Asani: shkrimtar dhe studius:
Përdhosja e busteve dhe varreve të heronjve është më krim se krimi ...!

 Pal Ndrecaj: shkrimtar dhe publicist:
I bashkohem reagimit Tuaj!
Po me kujtohen vargjet e nje poeti shqiptar ( me duket Koci Petriti):

"Armiku edhe heronjte e vdekur/
I ndjek si te gjalle"!

Mikel Gojani, shkrimtar dhe publicist:
Nje rast i papresedan. Shprehje e mungeses se shpirtit civilizues. Asnje hero te kombit tone askush nuk mund ta shkaterroje, ta vrase, ne kete rast as heroin Idriz Sefereni, se heronjte tane sa here jane vrare, po aq here kane rilindur. Te lumt mik i dashur Muhaxheri, vlerat tuaja intelektuale dhe kombetare i keni deshmuar gjithmone. Heronjte jane te te gjitheve, ata nuk i takojne asnje percaktimi konfesional, por vetem kombit shqiptar dhe te tille do te meten pergjithmone.

Lumturi Plaku, poete dhe veprimtare:
Me vjen keq ! Poshtersi nga kush e ka kryer kete akt p turp dhe akoma me keq poshtersi per ata ,qe heshtin e shikojne. Pse duhet te lejojme te hmbim vlera te medha te kombit tone, te mos nderojme patriotet e nderur e sakrificat e tyre dhe pastaj ankohemi dhe renkojme nga maskrat e gjithe jetes nga te huajt? Ne ne anet tona kemi nje shprehje popullore "O qen te hengert tenja, se e ke te ligen brenda" dhe per ne shqipetaret kjo eshte semundja. Nuk duam vetveten Kurr mos te ndodhin xheste te tilla!

Fehmi Qerimi, poet:
Primitivizmi nuk ka kufij...

Lekë Mriaj, poet dhe publicist
Mendoj se duhej te kemi kujdes-parasysh te mos biem pre e njerezve qe nuk e njohin historikun e legjendave tona shqiptare armiku tenton te destabilizoje... gjendjen te na perçaje... kam parasysh se perçarjet tone kurr nuk do ndodhin kemi kaluar pervoja te tilla te hidhura qe nga ish-pushtuesit otoman dhe ata serbo sllavë.

Haxhi Morina-Gjini, poet:
Duhet që patjetër të bëhet një listë apeli për vazhdimin e bustiti dhe vendosjen e tijë sa më të shpejtë aty ky e ka paramenduar Skulptori. Kjo listë duhet dërguar si letër e hapur në parlamentin e KS dhe të lexohet para të gjithë deputetëve. Duhet mbajtur një mbledhje  e jashtzakonshme Parlamentit per kete ngjarje.   Unë Haxhi Morina Gjini kamë dhënë edhe nënshkrimin tim të këtijë APELI!

Musa Jupolli, shkrimtar dhe veprimtar:
Flet Poeti
Flet Dheu
Flet e gjithë Arbëria !
Zgjim etik-moral n'detyrën që e kemi në mbrojtje të vlerave kulturore e legjendare të Kombit !

Nama i marrtë ata që lëndojnë, ata që përçajnë popullin tonë !
I nderuar Haxhi Muhaxheri jam me gjithë shpirt më kundërshtimin tuaj , të stafit të "Ora Shqiptare" duke besuar në zgjim kombëtar në mbrojtje të Heronjëve tanë, në ndritësim të Historisë sonë!
Thirrje dhe shpjegim organeve të pushtetit të Kosovës, gjaku i së cilës ende është i njiomë me të cilin u fitua Liria, andaj edhe duhet mbrojtur At !


Edip Daci, Tiranë:
Te nderuar miq, mora kete njoftim famkeq per shkaterrimin e bustit, te Idriz Seferit.......Mund dhe ti prishe per nje moment ,forca te caktuara te pjellave te fashisteve dhe armiqve te popullit te Kosoves, herojt e deshmoret e popullit Shqiptare,ne dy vendet Shqipri-Kosove.....po valle a do mund dikush qe te ndaloje kenget ,per heroin Idriz Seferin,per Skenderbeun ,per bac Bajram Currin, per deshmoret e atdheut,bustet jane figura me e larte e cilsive me te mira te vyrtyteve te bijeve e bijave me te mira te popullit, Jo vetem ne Kosove po edhe ne Shqiperi jemi gati jo vetem te bejme peticione, po jemi gati te sakrifikojme gjithcka,falendoroj gjith juve qe sensibilizuat opinionin mediatik, vecanerisht Haxhi Muhaxheri,ku pena e arte e tije ka qene nje bombe automike ne lufte kunder gjith krimineleve te popullit tone. Ne fillimet e demokracise ,Mua personalisht ,element kriminal ,me lyen me boje te zeze labidarin e Xhaxhait tim,deshmore i luftes Nacional Clirimtare dhe pllakaden e emrit te tije ne shkollen 9 vjecare ne Shupenze te Peshkopise,dhe reaguam,dhe fale opinionit qesensibilizuan intelektual dhe populli i Zones gjerat shkuan ne vend e Ne ruajtem gjakeftohtesine po nga ana tjeter persona me influence piolitike reaguan Ashper dhe falenderimet nuk kan te sosur por popullin e asaj zone qe ngriten zerin me te drejten e respektimit te deshmoreve qe sollen lirine kunder uzurpuzve fashist .luft kunder armiqve te brendshen e te jashtem dhe , Uroj qe kontributi qe japin intelektualet ,te jene sa me efektiv,Rrofshin herojt e popullit,deshmoret ,dhe populli Shqiptare...

Xhemajl Rudi, Poet:
Kjo dukuri e turpshme e keqe dhe anti shqiptare...ndaj figurave te medha te qeshtjes shqiptare e te shqiperise e te shtetit te te gjithe shqiptareve...si eshte nder te shumtet edhe Idriz Seferi...madheshtori dhe i pavdekshmi i tana koherave te historise sone kombetare...te hiqet e te perdhoset nga disa rrugaq e te poshter ne sojin e tyre anti-njerezor...eshte vertet turp..dhe ky gjest duhet te denohet rend edhe nga vete institucionet e ligjit e te shtetit tonë...si dhe nga i gjithe opinioni publik i shoqerise ne teresi .... !

Fahri Xharra, publicist:
Turpi kombetar ; mohimi i cdo gjeje shqiptare.E kam nje parandjenje te keqe ; cdo figure e jona qe ka luftuar kunder turkut ,n`emer te fese do te shpallet i"pa deshiruar".

Nexhmedin Syla, kengetar, poet, publicist:
...."pas do te na keni tere jeten...." keshtu gjemonte e betohej coftira ate bote tek terhiqej. SOT NE, te gjalle e te vdekur mbi trojet SHQIPTARE...duhet dhene grushtin vendimtare kesaj te KEQEJE......po ndjej dhe une o Fahri Xharra..qe moti gjemimin e coftires..stervinimi i saj ...prova e fundit te ve doren e shemtuar mbi ne permes servileve. Populli me prijesit intelektual do ven VULEN e FITORES mbi kete zhdaravitje mendjesh tek shume te pa bese ...RROFTE SHQIPTARI....aziatiket e kan vendin tjeter kund jo midis nesh. Turp...Turp...Turp! Nuk e lan as deti e as oqeani kete TURP MBI TURPE.....

Sadik Krasniqi, poet:
MARREZI E TURPSHME ....

Hasan Qyqalla, poet:
"S'ka gje, jo...!!!", mbase edhe Gjandarmeria serbe ne Lugine (Presheve) ua hoqi Permendoren e Heronjeve e Deshmoreve te Lirise... Ndryshe si te identifikohen te tillet, vec dore e zgjatur e Serbise...!!!

Makfire Maqedonci - Canolli, poete:
Nuk besoj se do te mund te ishte kaq jete gjate dora e Serbise sikur te mallkuarit shqipfolsat tane te mos e ndihmonin! Mallkuar qofshin ata qe po sjellin perqarje mes nesh e po na ndajne. Sikur ua kane friken edhe per se vdekuri atyre burrave siq ishte Idriz Seferi! Kjo me ngjane ne kohen kur UDB-ja bastiste ne shtepite tona ne vitet e 80-ta na i merrte lodrat si femije ndonje revole te ujit qe e kishim, sepse frikesohsehin te marrte edhe prej tyre, apo fletoren time te mbushur me poezi si femi qe isha dhe me kercenonin te mos shkruaj me se perndryshe do te jeme atje ku i kisha vellezerit ne qelijat e tyre! Aq shume u ka hyre ne palce frika te marreve qe tani ua kane friken edhe heronjeve tane per se vdekuri sepse ua kan mbushur stomakun me barut e ua kan hedhur trut ne ajer ata trima! Qofte i perjetshem kujtimi i tyre dhe uroj qe populli yne te vetedijesot para se te jete teper vone!!!

Skëner Kraaçica, Amerike:
A ka shqiptarë ne katundin Muqibabe apo kane vdekur të gjithë(?!).Ne roberine shekullore te Kosoves e di se cfare kerkonte dora vrastare e Serbise,prandaj ne oret me zile te vdekjes(nga regjimi serb)sa afer ishim njeri me tjetrin dhe,neper udhet e jetes e kemi pasur atebote refrenet e jetes:A jeni mire,e shpetove,mos e hangre dajakun apo...???Dhe,ne lirine e Kosoves kurre nuk menduar qe do te shoh e do te degjoj haberet me te keqija se si (rrenohen permendoret)e burrave te medhnje qe e kane shkruar historine shqiptare me gjakun e tyre si Idriz Seferi.Anarkia eshte gangrena e lirise dhe e demokracise!E shihni sa i shemtuar eshte edhe toponimi i mertimit te katundit MUQIBABE dhe me turpin qe e bene para syve te kombit shqiptar tashe tutje e bajshi me shendet toponimin e (ri)MUQINANA!!!!Turp,po te kishte ndodh ne ndonje vend tjeter te botes-prej sot do te ishit te leqitur nga kombi dhe nga ZOTI!Haberi i keq me ka lenduar rende ne Ameriken e larget qe me solli jeta dhe fati i rende qe e pata bashke me kombin tim!

Nikolle Loka, poet:
PAS DHUNIMIT TË MONUMENTIT TË HEROIT TË KOMBIT IDRIZ SEFERI
Meqenëse disa individëve me qëndrime të qarta antishqiptare u pëlqen në gjithçka Turqia, ndaj tyre duhen zbatuar praktika turke për mbrojtjen e simboleve kombëtare.
Kush fyen heronjtë kombëtarë të viteve 1400-1912 të dënohet me ligj.
Osmanizmi dhe neo-osmanizmi të shpallen si ideologji antishqiptare të dënuara me ligj.


Engjëll I. Berisha, Poet dhe studius:
O Zot, o Zot i Madh. Paskemi gabuar qe i kenduam Idriz Seferit. gabuam qe i kushtuam poezi, këngë, perkushtime. Paskemi gabuar edhe me Gjergje Kastriotin. Gabuam edhe per te tjerese. se nje plak haxhi, na paska kthjellur. Po si nuk e pyetem more....!!! Po si more, kaq shume vjet roberia ne mendjen tone, qe tu besojme heronjve, deshmoreve. Po, mos guti ju krijues tu kushtoni poema deshmoreve te sotem, se mbase, neser, nje haxhi, apo kushedi dikush do te thoje se gabuar kemi shkruar per ta, se kane luftuar kot armikun. Po armiku i shqiptareve, eshte armik, qofte turk, shka, grek, dhe kushdo qofte ai. Ai qe provon te na zhduke gjuhen, traditen, zhvillimin, lindjet, autoktonine tone, çka mund te quhet pos armik? Por, sot, ka dalur diçka tjeter, mos lavderoni deshmore dhe heronje, se, prite Zot e ti bie ndermend ndonje haxhie, apo plaku tjeter, e ta kontestojne tere historine apo heroin. E atehere çka tu bejme ne shkrimeve? Kush ti lexoje se ato!!??. Kush ti mesoje?. Idriz Seferi eshte protagonist i heroizmit shqiptar ashtu siç ishte Hasan Prishtina per ta luftuar roberin qe ishte en ate kohe nga Perandoria osmane, qe i bie nga pushtimi i Turqise dhe kjo ishte nga roberite me te egra mbi shqiptare. Idrizi, mendoi "gabueshem" dhe nuk u bind me roberine. tash, duhet t'ia rrenojme permendoren. Duhet ta shlyejme nga historia se paska gabuar se i ka luftuar turqit. heru, histori po e marre paske qene moj....!!! Po, si s'paske pritur deri sa te mendoje nje plak haxhi, e ta thote fjalen e vete more.... Tani po mendohem, ketyre heronjve te sotem çka tu shkruaj. Hyri ne mode te kontestohet me lehtesi historia. Hurine mode, dhe shume nuk bëzajnë. heshtin, ngase thone, mos te armiqesohemi me masen. Masa, edhe pse gabuar, i mprehe thikat e veta te mendimit dhe shfaq kercenimin haptas. Mos i shtin brinat me ata qe flasin ne emer te idelologjise, se ideologjia eshte vete masa, po thone disa politikaj. Ani, lene ju shkencen, lene hulumtimin, lene historine leni edhe heronjte edhe betejat, por ruajuni disa grupeve se humbni ne vote. E kjo heshtje, po rrite "guximin" shterpe te grupeve dhe ata kercenohen me lehtesi edhe haptas ne mediume. Heu çka paskemi bere more, paskemi shkruar kot per heronjtemore..... Heu, po ju qe u kenduat atyre, a jeni penduar more...... Idriz Seferi? Uuuuuuu sa paska gabuar ai njeri. paska luftuar perandorine? Uuuuuu sa gabim. Po nuk gaboi vetem ai. edhe ne gabuam se shkruam per Idrizat. gabohemi edhe sot. E po gabohen edhe disa luftetare qe e bene luften dje kunder shkijeve kriminele, se, diksuh doli ne shtyp dhe u tha , - kriminela.

Ismet Aliu, poet: 
Vlerat kombëtare, kudo në botë, mbrohen me të gjitha mjetet e mundshme. Pse nuk i mbrojmë ne?!

Gazmend Gashi:
Eshte nje shembull i keq per Kosoven dhe Shqiptaret ... Mjerisht

Fadil Curri, krijues letrare
Shembulli i shkatërrimit të shtatores së Idriz Seferit është shenjë se, si thotë një proverb filozofi, “kur në ligje ka vrima(bira), popullin e kap shkuji(promaja)”. U ngrit një shamatë e madhe në opiunion, ende pa u ndriçuar segmenti faktologjik shkak-pasojë. Po jap disa gjykime telegrafike për këtë aferë. Nuk është e mendjes dhe e moralit kombëtar që një fshat të mos pyetet për vënien e një përmendoreje, si deklaroi plaku, ndonëse nga komuna arrijnë shpjegime tjetërfare. Pra, është hendikep koordinimi ndërmjet fshatitr dhe komunësdhe këtu ka edhe paqartësi kadastrale ose padëgjueshmëri qytetare. Ngjyrimi ndërfetar nuk është arsye e rrënimit me sa duket këtu dhe përmasëzimi i këtij motivi është brengosës. Në anën e Idriz Seferit, Gjilan, Anamoravë e Karadak, ku është zona e lindjes dhe e veprimit të Idriz Seferit e kësaj ngjarjeje aktuae, sot ka qindra shkrimtarë, historian, dijetarë të shkallës kombëtare dhe që heshtin rreth këtij rasti, ndaj më shumë më duket se preokupohen krijues e komnentues nga jashtë kjo anë, mbase edhe të udhehequr nga panegjerizmi kombëtar që mbërthen. Nuk e shoh të udhës as ironizimin toponimik pa i pasur rrethanat e njohura. Gjërat duhet vështruar më rrënjësisht, e jo degësisht, krahasimnisht po e them. Sot në Kosovë po na përdhoset aktualiteti dhe ka rrezik që edhe perspektiva të devijohet jopopullorçe, me rrjedhime më të rrezikshme se një përmendore. Thelbin e protestës duhet bërë ndaj Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës e Shqipërisë, shoqatave të historianëve që ende nuk i demitizojnë figurat kombëtare, parlamentet shqiptare e organizmat vendimmarrëse. Nëse te këto të fundit arrijmë të bëjmë trysni për ndryshime pozitive, të tjerat janë të lehta për mbarëvajtje, më shtegdalëse dhe sigurisht nuk do të kishim “Idriz Seferë” të këtillë, nuk dotë kishim Mitrovica në luhatje, nuk do të kishim Presheva e Çamëri, nuk do të kishim bilingualizim të shqipes standarde. Pra, theksi i këtij komenti timi është që faktorët kompententë e oponentë të thonë e bëjnë atë që nuik e kanë bërë dhe që duhet bërë. Përsëri po lidhem me urtinë proverbial “kur në ligje ka vrima, popullin e kap shkuji”, sepse ligjet e Kushtetuta janë ura harmonie e mbarëvajtjeke në trikohësi me popullin. E, duket se kjo varësi qytetare mungon në Kosovë, pra edhe ndërmjet fshatarëve të fshatit, komunës e shtetit. Përshëndetje.

Hasan Qyqalla:
Indinjatë motesh:
DY DITË PARA S’DJESHMES
(kurrë s’e kuptova si vritet Dielli)

dy ditë para s’djeshmes…

nuk dij si më çoi puhiza në Has
në Kullën e Shtjefnit shfletoj Kanunin
qirinjë ndeza për Mesh(ë)arin e lashtë
mos qoftë shqiptar ai që shkel brumin.

pardje...
nuk dij pse më mori frymën pishina
e valët e liqenit përpihen në vete
për dreq ç’mu kujtua Hasan Prishtina
mos qpoftë siç thonë, e marrtë ora e keqe.

dje...
nuk dij pse dje më vrau dhe Dielli
apo më vranë Diellin korba e djajë
për dreq ç’mu Fjalë e Jusuf Gërvallës
“mos u zbuloftë kurrë nëse është shqiptarë...”!

sot...
nuk dij pse s’qetohem sot nga e djeshmja
kush ngreh dorë mbi atë Plis shqiptari
kush gjymton Idriz Seferin yll në kreshta
soji i të tillëve prototip barbari...



Haxhi Muhaxheri:
Perfaqesuesit e komunes se Gjilanit japin deklarata te ndryeshme. Dje ne TV thane se vendi eshte prone shoqerore, kurse sot na doli se prona ishte private. Mandej sot ne njefare forme iu hosh faji skulptorit preshevare nga nje perfaqesues i komunes i cili tha:"Ne e kemi dhene lejen duke menduar se skulptori edhte marre vesh me fshataret dhe te zotin e prones"! Si do qe te jete e verteta, shkaterrimi i shtatores se Idriz Seferit ishte akt vandal. Fundja, nese vendi ku eshte nderuar shtatorja ishte prone private, athere pse u lejua nga pronari qe te punoj skulptori?! Edhe deklarata "Neve nuk na duhet ai, i kemi deshmoret tone", ishte qesharake. Po Idriz Seferi i kujt qenka athere?! Uroj qe kontesti per vendin e ndertimit te zgjidhet me marreveshje ndermjet komunes dhe fshatareve, ne menyre qe shtatorja e Idriz Seferit te ndertohet serish! Perndryshe, nje pjese te fajit per ate çfare ka ndodhur e mbajne edhe organet komunale qe si duket nuk jane marre seriozisht me problemin.

Hasan Qyqalla:
Edhe sonte u riperserit ne Lajmet e ores 19.00 ne KTV, se Skulptori punoi per 60 dite dhe u pagua 6000 €! Pyetja do ishte:
1. Kush e angazhoi, e solli dhe i pagoi 6000€...!?;
2. Per 60 dite nuk u pa as nuk u diktua duke punuar... dhe
3. Apo mos eshte bere ehde "PASURIA E PATUNDSHME-TENDERIZEM KOMUNAL"!?... Megjithate TMERR, TURP, INJORANCE...!!!

Fadil Curri:
Une nuk i kam degjuar lajmet e reja, por jam nisur nga praktika populiste e marrjes se lajmit qe shpesh na mberthen dhe, duke e njohur popullin tim, nuk ma merrte mendja se i tere nje fshat mund te gaboje. Ja qe nje pjese e dyshimit tim paska dalur nga lajmet me te reja, si na njohtoi Haxhi Muhaxheri. Prandaj, te gjitha leshimet duhet te kerkohen te kompetentet, jo te imtaket. Eshte mire qe keto komente te veshtrohen edhe nga aspekti sociointelektual, parapeshimi i fjales, terheqja e fajes se "madhe". Duket disa komentues edhe nuk e ditkan se ne Kosove krijohen afera qe te fusin te besosh se breshka fluturon si aeroplani dhe shpejt e marrim si te vertete. Lajmi vazhdimisht duhette merret me rezerve deri ne vertetim, e te mos komentohet pa u pjekur, se mund te shkaktoje semundje si brumi i papjekur ne furen e bukes. Te ju them te drejten, shume ja matur a te reagoj ose jo me keta komente, por disi me brente te mos e bej sinjalizimin tim per permbajtje e verifikim, kur pashe se disa komente u hodhen edhe symbyllazi. Ndaj, terhoqa vemendjen nga rreziku i ndonje truku te kurdisur paverejtshem. E tani nuk eshte me rendesi kush e ka fajin, fshati, skulptori ose komuna, mbase te gjithe ngapak. Vertet edhe disa rreshqitje te disave qe te jepen perkufizime te padobishme qe mund te shkaktonin nenafera ose tejafera te tjera me te demshme, duke u marre me te vdekurit, te rrazohen te gjallet. Prandaj, maturia e njohja e çeshtjes duhet te jete shkolle jetesore e qasjes. Sipas kesaj qe po del, komuna e skulptori kane gisht djallezor ne kete pune dhe u dashka te behet mbrojtjen e fshatit, te cilin ne keto komente e sumuan disa. Duhet te jemi shume realiste edhe ndaj komenteve tona dhe te pranohet e vereta edhe kur eshte e hidhur per ne, me qellim te faljes e permiresimit. Dora e kritikes duhet te drejtohet nga komuna, e cila sipas zedhenesit te saj dje deklaroi se ishte zone publike, kurse sot pasak dalur me te verteten se qenka prone private. E, si guxon te gaboje nje komune kesisoj, kur te gjitha mekanizmat i ka ne duart e veta. E, si mund te gaboje skulptori te trilloje se arsyeja e reagimit te fshatareve qenka per mendesi te peshitire nderfetare. A ka popull kjo komune qe deklaratat bardh-zi te komunes nuk i ndeshkon? Ketu eshte thelbi i ndergjegjes qytetare, i lirise, i nderinformimit, i guximit dhe pergjegjesise se komunes ndaj qytetareve te saj. Pershendetje.
Haxhi Muhaxheri:
TE GJITHE FAJTOR, POR ME SE SHUMTI ATA QE SHKATRRUAN SHTATOREN.

Pikesepasi fajtore eshte Komuna e Gjilanit qe ka dhene leje skulptorit per ta punuar shtatoren e Idriz Seferit ne prone private pa u marrur vesh me pare me pronarin.
Se dyti, perkunder
faktit se mund ta kuptojme deshiren e skulptorit per berjen e asaj shtatoreje, ai ka gabuar qe e filluar punen pa pelqimin e te zotit te prones dhe fshatareve. Njekohesisht, gabim qe nuki falet skulptorit eshte edhe deklarata e tij publike se haxhiu i fshatit dhe fshaaret paskan reaguar per arsye te mendesise se semure fetare!
Dhe se treti, padyshim se faji me i madh bie mbi ata qe e kane shkaterruar shtatoren e Idriz Seferit. Pse u dasht te vije puna deri ketu?! Pse u lejua skulptri te punoj mbi 60 dite dhe pas finalizimit te shtatores te shkatrrohej ajo?!!! Çfare fshihet pas ketij veprimi te turpshem te atyre qe ngriten dore kunder shtatores se Idriz Seferit? Ata deklaruan publikisht se nuk kane asgje kunder figures e Idriz Seferit, por qenkan kunder ndertimit te shtatores se tij ne fshatin e tyre, sepse muqibabasit paskan deshmoret e vet !!! A mund ta arsyetojne keto deklarata aktin e tyre vandal ndaj figures se Idriz Seferit?
Ky eshte njeri nder aktet me te turpshme qe ka ndodhur ne Kosove. Dhe per kete, organet kompetente te drejtesise duhet thene sam e pare fjalen e vete. Perndryshe, e keqja mund te perseritet. Neser ndokush mund te ngrite dore edhe ndaj figurave te peronaliteteve tjera kombetare.
Rita Salihu, poete dhe veprimtare:
Ahhhhh jemi lodh me nga te zezat! Nuk kemi fuqi as per koment!-Rita Saliu

Gjin Morina:
Normalisht se të gjith fshatarët në këtë rast nuk janë aktorë , por janë fajtorë ose bashkë fajtorë , atëherë ne vendezt Europjane dënohen edhe bashkëfajtorët njësoi , janë bashkëfajtorë sepse ata vetë rrinë dhe shukasin si me qenë të vdekur , pra nuk veprojnë në kundershtim të këtij akti të shëmtuar . si duket a mos vallë të gjithë janë arab ? nëse po atherë as ajo shtatore nuk e ka vëndin aty ! se nuk e lanë arabët të qetë . le ta sjellin në Gjakovën time lirisht se e vendosim menjëherë afër Nënë Terezes.

Haxhi Muhaxheri:
Jo Gjin miku, ata nuk jane arab, por shqiptar qe e kane bere nje gjest te shemtuar. Ligjet primitive kurre nuk kane per tu lakmuar ne Kosove. Kurse sa i perket emrit te fshatit si toponim, mund ta thone fjalen e vete ne menyre profesionale studiuesit e onomastikes. Ne duhet shprehur revolten tone per kete ngjarje te turpshme me gjuhen e arsyes, por kurresesi me gjuhen qe fyen dinjitetin e te tjereve. Fundja, ne reaguam, beme ate qe eshte e arsyeshme, tash mbetet ta thone fjalen e tyre organet kompetente. Komunes se Gjilanit i ka hije qe sa me pare ta caktoj lokacionin dhe ku do te ndertohet shtatorja e Idriz Seferit. Besoj se do te ishte ne ndrin e komunes qe shtatorja e Idriz Seferit te vendosej ne ndonje vend qe do te jete me i frekuentuar nga qytetaret.

Lekë Mrijaj:
Haxhi i dashtun pajtohem deri diku me juve mirpo ata njerez,klerik...qe bejne vandalizem thyejne - fyejne vlerat e tyre kombetare ata mendoj se edhe shqiptar nuk janë bile bile as arab por mentaliteti i tyre eshte i myket i djallezuar ata per mendimin tim jane shqiptar me bishta cfare mendofshin ata mos e befte Zoti as robi...ndersa sa i perket komentit te nder.Gjin i cili thote se sipas tij te vendoset ne Gjakoven e tij,pra mendoj se edhe Gjakova, Gjilani ,Shkupi,Presheva,Malesija...jane trojet tona te cilat u lane me gjak te Shqiptarit nder shekuj e stuhi.Pa asnje te kqe ju uroj shendet dhe mbaresi...te gjithe shqiptarve vullnet mire ndersa per ata Shqiptar me bishta siq po i quaj mendoj se duhet te ju prehet-keputet bishti te mos i lejome te kryejne veprime te tilla dhe te mos lehin sikur qent sokakut.Falemnderit.

Kujtim Luma:
Ketu dikush mundohet ti jep ngjyrime fetare ketij problemi. Ne Kacanik 100% e qytetarve jane musliman po aty qendron krenare busti i Idriz Seferit. Tendenca te tilla qe ketij problemi ti jepet ngjyre fetare, eshte po aq i shemtuar sa vete vepra makabre e kryer mbi bustin e heroit kombetare. Respekte!

Haxhi Muhaxheri:
I dashur Leke, se pari nderimet e mia per ju! Une e kam thene fjalen dhe mendimin tim per ate gjest te shemtuar. Por jam kunder komunikimit me gjuhen e hazareve. Turpi eshte turp dhe nuk ka emer tjeter, Por nuk eshte ne nderin e askujt qe me shprehje te pamatura te fyje dinjitetin e tjetrit, e aq me pak u ka hije kjo atyre qe pretendojne te jene intelektual. Njeherit, nuk duhet harruar se ishin tjeret ata qe dikur perpiqeshin ta bindnin boten se ne shqiptaret jemi njerz me bishta. Sekendejmi, haxhi eshte emer qe i jepet atij qe e viziton vendin e shenjte qe ne shqip nuk do te thote asgje me teper se vizitore(turist). Pra nuk eshte fjala per klerik apo ligjerues fetar. Perndryshe, miku im, ne jemi nje dhe askush nuk ka mundur dhe as qe do mund te na petrqaj. Une ju njoh mire dhe kam shume respekt per ju si njeri me percaktim te qarte kombetar. Eshte ne nderin tone te jemi te matur kur shprehemi publikisht Respekte!

Fran Ukcama, Poet
Heroi i madh i kombot, Idriz Seferi ma nalt, ma shkelqimtar rrezaton tash e mbas në kujtesen historike e ndergjegjen shqiptare..Kush prek heronjte ka prekur nderin dinjitetin e trollit shqiptar!

Mentor Thaqi, Poet
Ah Haxhi vëllau, shqetësimin, dhimbjen, mallkimin, iritimin, ..., i kemi të përbashkëtat e përditshme. Të jeshë krijues don të thotë dhimbjen ta keshë në dyfish. Ora Shqiptare le të jetë vërtetë Orë Shqiptare në ruajtje dhe afirmim vlerash, në mallkim krimesh, gjë që edhe po e bën shkelqyeshëm!

Shefqt Podvorica:
Idriz Seferi edhe vet muhaxher, e ka perjetuar te 1878-en, prandaj e ka ditur çka do  dhe çka po ndodhë !

Musa Jupolli, shkrimtar:
E po ky është takim i Krijuesëve të Kombit! E po vlerat e Kombit janë në përgjegjësinë tonë dhe jemi obligim dhe "argat" të Historisë dhe kulturës sonë Kombëtare! Edhe një herë respekt "Ora shqiptare " !

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen