Shkruan Shaban Cakolli
Demir Krasniqi ky krijues i madh, botues i 15 veprave, këngët e tij lirike i ka përfshi mes krijimeve poetike, që simbolizojnë ndjenjat e dashurisë ndaj atdheut, mallin dhe dhembjen për fatin e individit, herë-herë dhembjen kolektive. Demiri krijoi dhe këndoj me kujdesë këngën historike, duke shquar në te rolin patriotik. Ka një shtrirje të gjërë në traditën poetike, me figuracion shumë të pasur poetik. Njeri i arsimuar, që shpërndau dituri në shumë shkolla të Kosovës, pos arsimit edhe kënga dhe guximi dhe sinqeriteti janë pjesë e pandashme e jetës së tij. Në krijimtarinë e tij nuk ngelet anash asnjë pëllëmbë toke, as krahine shqiptare, sidomos figurat më eminente të historisë tonë kombëtare. Në të kanë zënë vend më shumë se 800 emra të patriotëve shqiptarë, pa lënë anash edhe vepren e zezë të kriminelëve dhe tradhëtarëve të kombit. Ka trajtuar tema të dhimbshme të historisë së Llapit dhe Gollakut, Drenicës e Dukagjinit, Karadakut, Kosovës Lindore, e në veqanti lëvizjes së NDSH-së, kohën kur për te nuk guxohej të flitej as në odat tona popullore. Po përmendim disa personazhe të krijimtarisë së tij: Nazim Gafurrin, Shyt Marefcin, Ajet dhe Vesel Kosovicës, Asllan Ajetit, Zymer Bekë Dodes, Behlul Klaiqit, Bejtë Pirevës, HajdarBajram Tugjecit, Lam Breznices, Fejzë Ibrahimit, Sylë Zarbincës, Shefqet Bylykbashit, Mustafë Salih Kelmendit, Hasan Ali Remnikut, Mustafë Hetë Kokes, Mulla Idriz Gjilanit, Ramë Halit Gjyryshecit, Zeqir Maroces, Hysen Zhujes, etj.
Po kështu Demir Krasniqi shpalos dhimbshëm mes këngës masakrat si ajo e Prapashticës, Gosponices,etj...
Duke i kënduar dhimbshëm dhe me fakte konkrete ai shpalos historinë e vuajtëjes kombëtare më saktë se atë që shkruan historianët tonë.Mbi një kasaphanë të paparë nga asnjë pushtues tjetër,e shohim te pushtuesi i egër sllav mbi shqiptarët,për të cilen flet kënga në vijim:
Ngoni shokë ngoni vllazni
po ja u knoj nji kangë n´sharki
nuk ashtë kangë kjo për dashuri
as nuk ashtë kangë pë...r mahi
kjo ashtë kangë për histori
që ka ndodhë te ne n´Malsi
nuk ashtë prrallë as ndonji trillim
por ashtë ngjarje me plot trishtim
që dej tash ka mbetë anonim
se shumëkush nuk pat guxim
të vërteten ta qes në shesh
por ashtë rue prej veshi n´vesh
si kanë ditë me i tregue t´vetit
nëpër oda njani-tjetrit
për terrorin e Serbisë
kasaphanen në Prapashticë....
Ishte ai janar i zi i vitit 1921,ku pushtuesi përdori tër egërsinëe tij mbi shqiptarët,ku fshatrat e Gollakut u dogjën e u terrorizuan nga ekspeditat eushtrisë serbe,të udhëhequra nga koloneli xhelat Radovan Radoviq,i cili kishte për krah të fortë komandantin e xhandarmarisë Bozhidar Paunoviq,i njohur si Bozhidar Ballofci.Fushata e terrorizimit filloi në fshatrat e Llapit,Lupç,Majac,Lluzhan,Batl lavë,Sharban,e gjetiu prej kah fushata mori përmasat në Gollak duke përfshi Koliqin,Keqekollën dhe Prapashticën.Kënga por edhe historia flasin për prerejen e imamit të Keqekollës me familje,atij burri të shquar të arsimuar e guximtar,i cili ishte shkolluar në Prishtinë dhe Shkup,dhe punësuar si hoxhë në Prapashticë dhe Keqekollë.Ky hoxha Mulla Ademi,ishte Adem Emërllahu,burrë i njohur me famë në ato rrethe,i lindur me 1850 në Prapashticë.Pushteti ushtarak serbo-malazez Kosoven e kthej në një poligon ku provoheshin zjarri,pushka,thika dhe trimnia sllave,mbi pleq,femije dhe njerez te pambrojtur.Fshatrat Keqekollë dhe Prapashticë kishin pësuar keq,ishin tubuar në një vend të gjitha moshat dhe mbi ta ishte bërë masakër,ku një komision i kishte gjetur të varrosur nga shtatë vetë në një varr!Shifrat flasin per 1020 të vrarë aty,dhe aksioni kishte qëllimin të vazhdoi në fshatrat Nishevc,Brainë,Orllan,Kalaticë ,Ballaban.Akcionin ua ndërpreu patrioti i madh Nazim Gafurri,i cili shiti tërë pasurinë,tuboj ndihma,botoj gazeta rreth ngjarjes dhe internacionalizoj para botes problemin shqiptar,ku krajli u detyrua nga fuqitë e mëdha të ndërprej akcionin.Por Radoviqi nuk la pa ju hakmarrur Nazmi Gafurrit,gjeti tradhetar shqipfoles qe e vranë patriotin tonë kombëtar për pak të holla!
Këngëtari e mallkon atë bishë të ndyrë që shpien mbi vëllëzer dhe vazhdon këngën:
Atij i thonë Hasan Mërkoja
i humbtë fara iu thaftë goja
Qashtu bani Hasan Beteri
zbrazi plumba prej revolveri
veq per hater te Lubo Holcerit
Historia është e gjatë dhe e dhimbshme,ajo vazhdon por ne po ndalemi këtu:Pra kengetari ynë Demir Krasniqi shpalosi fakte historike,rreth masakrimeve që po ushtronte pushtuesi mbi ne.Ai nxori fakte aq te sakta të cilat edhe sot nuk i ka aq të dekumentuara asnjë historian,por edhe i këndoi dhimbshëm dhe i nguliti në zemrat e popullit.
DEMIR KRASNIQI - KËNGË PËR MASAKRËN E PRAPASHTICËS
Ngoni shokë ngoni vllazni
po ja u knoj nji kangë n´sharki
nuk ashtë kangë kjo për dashuri
as nuk ashtë kangë pë...r mahi
kjo ashtë kangë për histori
që ka ndodhë te ne n´Malsi
nuk ashtë prrallë as ndonji trillim
por ashtë ngjarje me plot trishtim
që dej tash ka mbetë anonim
se shumëkush nuk pat guxim
të vërteten ta qes në shesh
por ashtë rue prej veshi n´vesh
si kanë ditë me i tregue t´vetit
nëpër oda njani-tjetrit
për terrorin e Serbisë
kasaphanen në Prapashticë....
Ishte ai janar i zi i vitit 1921,ku pushtuesi përdori tër egërsinëe tij mbi shqiptarët,ku fshatrat e Gollakut u dogjën e u terrorizuan nga ekspeditat eushtrisë serbe,të udhëhequra nga koloneli xhelat Radovan Radoviq,i cili kishte për krah të fortë komandantin e xhandarmarisë Bozhidar Paunoviq,i njohur si Bozhidar Ballofci.Fushata e terrorizimit filloi në fshatrat e Llapit,Lupç,Majac,Lluzhan,Batl
Këngëtari e mallkon atë bishë të ndyrë që shpien mbi vëllëzer dhe vazhdon këngën:
Atij i thonë Hasan Mërkoja
i humbtë fara iu thaftë goja
Qashtu bani Hasan Beteri
zbrazi plumba prej revolveri
veq per hater te Lubo Holcerit
Historia është e gjatë dhe e dhimbshme,ajo vazhdon por ne po ndalemi këtu:Pra kengetari ynë Demir Krasniqi shpalosi fakte historike,rreth masakrimeve që po ushtronte pushtuesi mbi ne.Ai nxori fakte aq te sakta të cilat edhe sot nuk i ka aq të dekumentuara asnjë historian,por edhe i këndoi dhimbshëm dhe i nguliti në zemrat e popullit.
DEMIR KRASNIQI - KËNGË PËR MASAKRËN E PRAPASHTICËS
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen