Ilire Zajmi ka lindur më 1971 në Prizren. Me profesion është juriste e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ka specializuar diplomacinë pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare, Qendra Rajonale për Studime Politike e Diplomatike. Aktualisht është duke vijuar studimet për magjistraturë në degën e Gazetarisë dhe Komunikimeve Masive. Ka të botuar katër libra: Përmbledhjen me poezi “Këmbanat e mëngjesit”, Prishtinë (1991), romanin “Fashitja e ëndrrave rrebele” Prishtinë (1996), libri publicistik “Un treno per Blace” botuar në Itali (Molfetta – Bari 1999), përmbledhjen me poezi “Baladë e bardhë” Prishtinë 2000. Është bashkëautore në tre antologji: “Take të larta” botuar në Prishtinë në vitin 2002, në antologjinë “Gjuha e dashurisë poetike” botuar në Tiranë më 2006, dhe bashkëautore në antologjinë “Nënës” botuar në Tiranë 2007. Shkruan poezi, prozë si dhe merret me përkthime letrare nga gjuha angleze dhe italiane. Është anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe e PEN qendrës. Një kohë të gjatë ka punuar si gazetare e redaktore e lajmeve në mediat e shkruara dhe në ato elektronike në Kosovë. Aktualisht punon në Radio Televizionin e Kosovës.
Poezi nga Ilire Zajmi
VALSI I MESNATES
Sonte aq më bën për Botën
dritat e fikura solitereve
për lavdinë kuartin e lavireve.
Kësaj nate aq më bën për Artin
Boemët artistët darkerët
që përjetojnë traumë artistike
në katin e pestë të çmendisë.
Sonte dua të dridhem
si gjethet në pemë
të rrëshqas njalë duarve të tua
të më duash çmendurisht
të më marrësh në shtrat
Adonis i sirtarit tim magjik
Kësaj nate dua të digjem e gjallë
para pasqyrës lakuriq të vallëzoj
sonte aq më bën për të tjerët
Dua të hedh valsin e pafund të lumturisë.
7 DITË
Më njohu më mirë se çdo burrë tjetër
trupin tim e shijonte kur i donte qejfi
Duart i mia i pëlqente t’ia hidhja rreth qafës
Të mi shihte sytë vezullues në terrin e natës
Më donte edhe të shtunën e të dielën
7 ditë të javës
Ai nuk bezdisej për klithjet e mia
heshtjen e ithët lotët e munguar
Fëshfërimën e ftohtësinë e trupit
zhuritjen e zemrës errësirën e shpirtit
Shtatë ditë të javës numra në kalendar
Një portë e lënë hapur nga ëndrra harruar.
ENDERR E HUAJ
Je ëndërr e huaj që më prish gjumin tim
Yll i zhuritur në qiellin e vetmisë
Mollë e kafshuar nga një Evë e përdalë
Don Zhuan egoist trafikant zemrash
Karrem djalli që më josh në prapësi
Më mbanë larg e më do afër
Më afron buzët e nuk më puth
Më shkruan mesazhe dashurie pa adresë
fshihesh pas emrave të çuditshëm mbret, princ, iluzionist, poet
e më thua të kam helm e nektar, ikonë e kurtizanë.
A të dua se di, herë të dua e herë s’të dua
Nuk je ëndrra ime TI.
GJERAT
Gjërat që i urrej më së shumti i dua
Punën që e pëlqej
Nuk e bëj kurrë
Miqtë që i dua gjithnjë i kritikoj
Të tjerëve iu jap komplimente pa hesap
Poezia që më së shumti e adhuroj
Është ajo që se kam shkruar kurrë
Pijet që i urrej i pij më së shpeshti
Revistat që të gjithë i shajnë unë i blej me ëndje
Njerëzit e çuditshëm
Më së shumti i respektoj
Vrapoj pas atyre që më bojkotojnë
Ik nga ata që duan të rrinë me mua
Iu buzëqesh atyre që nuk qeshen kurrë
Qaj për ata që nuk e dinë çka është gëzimi
E mëshiroj ata që nuk e dinë çka bëjnë
Rutinën e urrej
Kreativitetin e sfidoj
Dhe prapë aq shumë gjëra më mundojnë.
KËSHILLA VETES
Mos prit të gjithë burrat të bien në dashuri me ty
të të quajnë kurtizanë kur epshi ua terron sytë
Mos i beso askujt për ndjenjat e tua
Ti e di më mirë se kushdo çka ndien lëkura jote
Mos u shtir se i di të gjitha mëso çdo ditë diçka të vlefshme për veten
Festo për gjërat e vockëla mos lejo të bezdisesësh nga punët e mërzitshme
Kurrë mos dil në rrugë pa vëthë në vesh buzëkuq e parfum qershie
Fal shumë e marrë mos u bëj falja vetes të gjitha çmenduritë
Pranoja vetes të gjitha turpet mos fshih asgjë nga pasqyra
Bëhu e njerëzishme me njerëzit që të duan, qitja gjuhën snobëve e hipokritëve
Mos e puth dikë që rri me ty për një orë nuk ia vlen barra qiranë
Secili ka nevojë për një skutë të veten
Mos u pendo kurrë mos kërko falje për gabimet e tua
Fajet e të tjerëve mos i merrë mbi vete
Mundësisht mos fle pa bërë dashuri ndjehu mbretëreshë e fronit tënd
Lexo çka të pëlqen mos i beso shijes së të tjerëve
Kujdesu fort fort për unin tënd e lufto deri në fund për gjërat që i do.
ËSHTË HERËT PËR TË VDEKUR
Më mbaj fort për dore kur këmbët s’ më mbajnë
Më fal një buzëqeshje fëmije kur të shfaqen rrudhat në ballin tim
Më jep një të puthur të zjarrtë kur buzët të më jenë mavijosur
më mbështill me ngrohtësinë e trupit tënd
kur të ftohtit të më shndërrojë në kallkan
më streho në ëmbëlsinë e zemrës kur të kem humbur besimin në dashuri
Më mbajë të gjallë në cepat më të skajshëm të kujtesës
kur nga skleroza do kem harruar emrin tim
më jep frymë më ringjallë ti Odiseu im
atëherë kur vdekja të më përqafojë si nëna fëmijën
Ti
mos me ler të vdes kaq herët
S ‘ dua të mbetem vetëm hije e kujtimit
Penelopë në ishullin nga bota harruar.
Sonntag, 7. Juli 2013
Lutfi Lepaja
Lutfi Lepaja u lind më 20 maj 1945 në Bajçinë të Podujevës, nga babai Xhafer dhe nëna Fatime. Shkollimin fillestar dhe të mesëm i kreu në Stari Tërg dhe Mitrovicë. Për formimin e tij prej krijuesi letrar i përgjigjet me plot kuptimin e fjalës sintagma autodidakt. Merret me pesë gjini artistike letrare: roman, tregim, ese, poezi, dramë dhe publicistikë (polemikë). Është krijues tipik i "zbuluar" nga konkurset letrare anonime dhe në të gjitha këto gjini është shpërblyer më shumë se njëherë. Iu kanë realizuar tri radio drama në Radio Prishtinë, i është inskenuar teksti i monodramës "Ruleti kosovar" që është shfaqur në disa shtëpi teatrore në vend dhe me po këtë tekst ka marrë pjesë në Festivalin ndërkombëtar të monodramës në vitin 2010 në Korçë (Shqipëri). Ka një numër po kaq sa të botuara, vepra në dorëshkrim, që presin rastin e përshtatshëm për t'i publikuar dhe lexuesi mund të presë me durim se pikërisht në këto "fshihet" kryevepra, që nuk ndodh aq shpesh me krijuesit më të moshuar, edhe pse ndonjë rregull e saktë për këtë gjë nuk njihet. Aktualisht bashkëpunon me Televizionin "Rrokum" dhe i boton shkrimet në gazetën digjitale "Java News" Në vitin 1972 u dënua me 2 muaj heqje lirie (burg) pas botimit të poezisë "O i imi drejtor". /Burimi: Wikipedia/
Veprat:
Parimi i Pritjes,
Përqafim i padukshëm,
Kona,
Tepër Serioz,
Gëte ka të drejtë,
Granias Lament,
Shkollë për specialistë,
Ngutja në jetë,
Valëza e Lumit,
Zero zero,
Zinxhiri i këputur,
Panairi i ideve,
Kopili,
Ruleti kosovar,
Poezi nga Lutfi Lepaja
(Burri)
Burrë i mirë
që i pret fjala
kokën të ftohtë
këmbët e vala
Krahët ‘i metër
vithe pak
trim ku duhet
i lig në gjak
Prej meshlizit
drejt në arë
s’ka që e ul
n’vend të parë
Shpalos gjoksin
Mb’shtjell përmjetin
nderon të huajin
sundon të vetin
(Gruaja)
Grua e mirë
e që i ka hije
skuqet në faqe
pakohet në ije
Rritet në vithe
si dardha pik
burrin në shtrat
e trajton ashik
I fryhen gjinjtë
ajet në stomak
tepron shumë
e mungon pak
Të qarat plasin
brengosen fqi’të
mos e bëni t’madhe
n’vajë rriten fëmi’të
(Djali)
Djalë i mirë
me i ra mësysh
kupto çka them
as si as qysh
I rrëmben dorën
i sheh vet’llën
n’shpinë e në bark
rrotullon pet’llën
I shikon prikën
punuar me grep
merr çka s’ka
çka ka i jep
Uron baba
djalë kush s’e ka
hip me rrëmbim
zbret me temena
(Çika)
Çikë e mirë
s’e ka kush
sytë gjarpër
fytyrën prush
Gjen partnerin
ndizet furrë
njofton prindër
e marr për burrë
Bëhet grua
e thërrasin çikë
saktë na del
nuse me prikë
Shumë e lypën
njëri s’iu shkoq
na zuri mërzia
belaja u hoq
(Postscriptum)
Burrë e grua
çikë e djalë
veç një zot
që i ka falë
S’ka më mirë
ka më keq
ruaj o zot
harro’i dreq
Jetojnë n’midis
jetës dhe artit
t’priftë kanë thënë
e mos i prifsh fatit
Veprat:
Poezi nga Lutfi Lepaja
Komplet ideal familjar
(Burri)
Burrë i mirë
që i pret fjala
kokën të ftohtë
këmbët e vala
Krahët ‘i metër
vithe pak
trim ku duhet
i lig në gjak
Prej meshlizit
drejt në arë
s’ka që e ul
n’vend të parë
Shpalos gjoksin
Mb’shtjell përmjetin
nderon të huajin
sundon të vetin
(Gruaja)
Grua e mirë
e që i ka hije
skuqet në faqe
pakohet në ije
Rritet në vithe
si dardha pik
burrin në shtrat
e trajton ashik
I fryhen gjinjtë
ajet në stomak
tepron shumë
e mungon pak
Të qarat plasin
brengosen fqi’të
mos e bëni t’madhe
n’vajë rriten fëmi’të
(Djali)
Djalë i mirë
me i ra mësysh
kupto çka them
as si as qysh
I rrëmben dorën
i sheh vet’llën
n’shpinë e në bark
rrotullon pet’llën
I shikon prikën
punuar me grep
merr çka s’ka
çka ka i jep
Uron baba
djalë kush s’e ka
hip me rrëmbim
zbret me temena
(Çika)
Çikë e mirë
s’e ka kush
sytë gjarpër
fytyrën prush
Gjen partnerin
ndizet furrë
njofton prindër
e marr për burrë
Bëhet grua
e thërrasin çikë
saktë na del
nuse me prikë
Shumë e lypën
njëri s’iu shkoq
na zuri mërzia
belaja u hoq
(Postscriptum)
Burrë e grua
çikë e djalë
veç një zot
që i ka falë
S’ka më mirë
ka më keq
ruaj o zot
harro’i dreq
Jetojnë n’midis
jetës dhe artit
t’priftë kanë thënë
e mos i prifsh fatit
Një vepër kritikës
A të kujtohet kritik
Kur pa mua autorin
Ngjisje krejt eksik
Si sh’pia pa oborrin
Tash kur kafe pimë
N’Grand a Kater llulla
M’shitesh i mbërrimë
Mua m’pëlcet culla
Thua ç’po vjen era
T’them s’je në veti
N’këto fjale hapet dera
Hyn brënda kiameti
Urdhëro or kiamet
Na trego ç’ka të re
Se kritiku besharet
S’di ta marr me be
Por meqë tjetër s’ka
Pa të nuk është qare
Duhet ta marrim hua
Si predhë këtë batare
Po mos t’ ishin veprat
Na kish lëshuar toka
Se sa për kritikat
Janë bërë sikur foka
Krejt të dresuara
Gjithnjë akrobata
Merren me të shkuara
Si bijat me kunata
Uh mori fisnike
Merre këtë haber
Vellanë ti ma fike
Prejse gjete frajer
Lerma pak në daç
Si s’të vjen keq
Atëherë bëhemi paç
Si krelana me përpeq
Ashtu është kritikë
Ta them unë vepra
Por ajo kohë ka ikë
Erdhi kjo tjetra
Tash s’merrem me ty
Po ta kthej kusurin
S’të shoh dot me sy
As që e zgjidh uçkurin
E ti bjeri ne grusht
Dhe bëji qejf veti
Xhanja s’është ngusht
Bie n’klimaks më veti
Të t’them diç tjetër
Po m’vjen vështirë
Kam partner të vjetër
Lexuesin e mirë
A të kujtohet kritik
Kur pa mua autorin
Ngjisje krejt eksik
Si sh’pia pa oborrin
Tash kur kafe pimë
N’Grand a Kater llulla
M’shitesh i mbërrimë
Mua m’pëlcet culla
Thua ç’po vjen era
T’them s’je në veti
N’këto fjale hapet dera
Hyn brënda kiameti
Urdhëro or kiamet
Na trego ç’ka të re
Se kritiku besharet
S’di ta marr me be
Por meqë tjetër s’ka
Pa të nuk është qare
Duhet ta marrim hua
Si predhë këtë batare
Po mos t’ ishin veprat
Na kish lëshuar toka
Se sa për kritikat
Janë bërë sikur foka
Krejt të dresuara
Gjithnjë akrobata
Merren me të shkuara
Si bijat me kunata
Uh mori fisnike
Merre këtë haber
Vellanë ti ma fike
Prejse gjete frajer
Lerma pak në daç
Si s’të vjen keq
Atëherë bëhemi paç
Si krelana me përpeq
Ashtu është kritikë
Ta them unë vepra
Por ajo kohë ka ikë
Erdhi kjo tjetra
Tash s’merrem me ty
Po ta kthej kusurin
S’të shoh dot me sy
As që e zgjidh uçkurin
E ti bjeri ne grusht
Dhe bëji qejf veti
Xhanja s’është ngusht
Bie n’klimaks më veti
Të t’them diç tjetër
Po m’vjen vështirë
Kam partner të vjetër
Lexuesin e mirë
Koha e mimikrisë krijuese klanore
Mediokri të shmangurit i çon fjalë
Nuk të çmoj sa veten a po më falë
S’kam çka të fal përgjigje të kthej
Afër atij që çmon veten unë s’vlej
Të pabarabrtë n’çmim – s’më njohin si ty
Po ruhem disi lexuesve mos me u ra në sy
Nuk dallon prej tyre as mos baj dert
Speci për specin nuk është i sert
Por nëse tradhton e bëhesh kastravec
T’i nduku të dy veshët more mistrec
Arritin n’letërsi mediokri hej larg
Pozitë të lartë shoqërore – bagël n’varg
Gjysmaku
Shok gjysmak
I kafes së çajit
U ngimë dajak
Ia plasëm vajit
Pse më përqafove
Kur më godite grusht
Pse m’u afrove
Kur u gjinda ngusht
Po thuam pra
Thuaj ti çka thua
Të dyve hise na ra
Me u përqafua
Prapë njërën faqe
Ta lë për shuplakë
Sepse vetëm në paqe
Mundemi m’u plakë
Fërtali
Të plotë e një fërtal
Me mbërri në cak
Po ha boll ngadalë
Por ti frenom pak
A thua kjo ngutja
Çka e ka vrapin
A ndihmon gjë lutja
M’e ngadalsue hapin
Një e katërta barkut
Dy të tretat shpinës
Kot puna e harkut
Në mungesë të shtizës
Ngulja shtizën Theodor
Në makllap abetare
Le të lind Toreador
Prej nënë shqiptares
Fakiri
Lind e ka nëna
Rritë njerka
Rrezitë e ka hëna
Thimthue nepërka
Prej nga shok me ty
Ti Trepçë ai Zveçan
Teleferiku pa sy
Rruga ngricë kallkan
Mu duk si sorrë
Orl kur u afrua
I gjatë si zorrë
Shpirtin fajkua
Por në pakt tash
Unë dhimbë e tija
Qysh tha e lash
Përgjigje kthen magjia
Mediokri të shmangurit i çon fjalë
Nuk të çmoj sa veten a po më falë
S’kam çka të fal përgjigje të kthej
Afër atij që çmon veten unë s’vlej
Të pabarabrtë n’çmim – s’më njohin si ty
Po ruhem disi lexuesve mos me u ra në sy
Nuk dallon prej tyre as mos baj dert
Speci për specin nuk është i sert
Por nëse tradhton e bëhesh kastravec
T’i nduku të dy veshët more mistrec
Arritin n’letërsi mediokri hej larg
Pozitë të lartë shoqërore – bagël n’varg
Ku mbetën ...
Ku mbetën fjalët e mira
A pe me flejtë
A i pive të sabahit
Kah po i çojmë sot me i kullotë
Që t’i thoshte Uka
Që t’i melodizonte Sadria
Që t’i sajdiste Ujupi
Ku janë fjalët e kqia
Ta hangra bukën
Ta kalla çergën
Ta lashë nën jastak kopilin
Që nuk t’i thotë dhelpna
Që nuk t’i melodizon bukëlza
Që nuk t’i akordon hijena
Ku është heshtja
E kam grua
Më ka jaran
Ja bajmë sabah akshamit
Na e bën akshami
Sabah
Ku mbetën fjalët e mira
A pe me flejtë
A i pive të sabahit
Kah po i çojmë sot me i kullotë
Që t’i thoshte Uka
Që t’i melodizonte Sadria
Që t’i sajdiste Ujupi
Ku janë fjalët e kqia
Ta hangra bukën
Ta kalla çergën
Ta lashë nën jastak kopilin
Që nuk t’i thotë dhelpna
Që nuk t’i melodizon bukëlza
Që nuk t’i akordon hijena
Ku është heshtja
E kam grua
Më ka jaran
Ja bajmë sabah akshamit
Na e bën akshami
Sabah
Komplet ideal shoqëror
Identitari
A e di o Lutë
Të kam shok
Po ti oj futë
Harrove cok
Po ti kur u linde
Identitari
A e di o Lutë
Të kam shok
Po ti oj futë
Harrove cok
Po ti kur u linde
Ndrikull kë pate
Qitash a u binde
Je bir Rozafate
Përnjëherë me t’lemë
Te kryet mitin pate
Kryet bashkë të premë
Në vizllimë shpate
Qysh lindëm në shtrat
Ashtu vdesim n’mejdan
Kend s’e kemi më ngat
Se veten o Kapedan
Qitash a u binde
Je bir Rozafate
Përnjëherë me t’lemë
Te kryet mitin pate
Kryet bashkë të premë
Në vizllimë shpate
Qysh lindëm në shtrat
Ashtu vdesim n’mejdan
Kend s’e kemi më ngat
Se veten o Kapedan
Gjysmaku
Shok gjysmak
I kafes së çajit
U ngimë dajak
Ia plasëm vajit
Pse më përqafove
Kur më godite grusht
Pse m’u afrove
Kur u gjinda ngusht
Po thuam pra
Thuaj ti çka thua
Të dyve hise na ra
Me u përqafua
Prapë njërën faqe
Ta lë për shuplakë
Sepse vetëm në paqe
Mundemi m’u plakë
Fërtali
Të plotë e një fërtal
Me mbërri në cak
Po ha boll ngadalë
Por ti frenom pak
A thua kjo ngutja
Çka e ka vrapin
A ndihmon gjë lutja
M’e ngadalsue hapin
Një e katërta barkut
Dy të tretat shpinës
Kot puna e harkut
Në mungesë të shtizës
Ngulja shtizën Theodor
Në makllap abetare
Le të lind Toreador
Prej nënë shqiptares
Fakiri
Lind e ka nëna
Rritë njerka
Rrezitë e ka hëna
Thimthue nepërka
Prej nga shok me ty
Ti Trepçë ai Zveçan
Teleferiku pa sy
Rruga ngricë kallkan
Mu duk si sorrë
Orl kur u afrua
I gjatë si zorrë
Shpirtin fajkua
Por në pakt tash
Unë dhimbë e tija
Qysh tha e lash
Përgjigje kthen magjia
Postscriptum
Luta plus Luta
Gjysmaku Fërtali
Fakiri minus tuta
Identitet portali
Katër bëjnë pesë
Zero bëjnë tre
Po i kallëzoj dynjesë
Qe qishtu qe
Edhe dynjaja
Llafos me hak
Lutfi Lepaja
Tepër serioz pak
Luta plus Luta
Gjysmaku Fërtali
Fakiri minus tuta
Identitet portali
Katër bëjnë pesë
Zero bëjnë tre
Po i kallëzoj dynjesë
Qe qishtu qe
Edhe dynjaja
Llafos me hak
Lutfi Lepaja
Tepër serioz pak
Ragip Sylaj
Ragip Sylaj (lindur në Sllapuzhan më 1959) me shkrime merret qysh nga bankat e gjimnazit, kurse në periodikun letrar u paraqit në fund të viteve të shtatëdhjetë. Ka punuar mësimdhënës mësimdhënës në vendlindje e në SHMT “Skënder Luarasi” në Suharekë, gazetar në gazetën e studentëve "Bota e re", në të përditshmen "Bota sot", ndërsa tash është gazetar i rubrikës së kulturës në gazetën e përditshme ...
"Zëri" të Prishtinës. Përveç shkrimeve nga fusha e gazetarisë dhe e publicistikës, Ragip Sylaj shkruan edhe poezi, prozë, ese dhe kritikë letrare. Për librin e poezive "Hije e gjallë" është lauruar me çmimin "Hivzi Sulejmani" që jepej për librin më të mirë të autorëve të rinj (1986), ndërsa në vitin 1999 u nderua me "Penën e artë" të revistës për kulturë, art dhe letërsi "Fjala" për poezinë më të mirë, “Kurth për liridashësin”, të botuar midis dy mitingjeve të poezisë në Gjakovë. Po ashtu është fitues i shumë çmimeve në konkurse të ndryshme letrare.
Poezia e këtij autori është përfshirë në antologjinë e Ali Podrimjes, “I kujt je, atdhe” (Sprovë për një antologji, 2), (Prishtinë, 2003), të A.-Ch. Kyçykut, “Un alfabet al poeziei albaneze" (Një alfabet i poezisë shqipe), antologji e poezisë shqipe në gjuhën rumune (Bukuresht, 2003), etj. Poezi të këtij autori janë përkthyer dhe botuar në gjuhën angleze, rumune etj.
Veprat e botuara
1. Hije e gjallë (poezi), “Rilindja”, 1986,
2. Anatomia e rrënjës (poezi), “Rilindja”, 1989,
3. Obsesioni (tregime), “Rilindja”, 1992,
4. Lisi i shenjtë (poezi), “Fjala”, 1993,
5. Përhitja (tregime), “Plejada”, 1996,
6. Mëngjes qumështor me akull (poezi), “Rozafa”, 2000,
7. Humbella e fërgëllisë (tregime), “Rilindja”, 2001.
8. S kam kohë të jetoj me vdekjen (tregime), “Rozafa”, 2004,
9. Eliksir (poezi), “Rozafa”, 2007,
10. Estetika e misterit, 2008,
11. Hija e shtëpisë, “Rozafa”, 2008,
12. Ma jep dorën, “Rozafa”, 2010.
Poezi nga Ragip Sylaj
AHASFERI
(Letër mikut tim në Kumanovë)
Nga Ragip SYLAJ
(Letër mikut tim në Kumanovë)
Nga Ragip SYLAJ
Vajza a guxon të të qajë shqip
Shqip a guxon ajo të të buzëqeshë
A je ti arbëresh arvanitas shiftar
Apo vetëm kuadër deficitar në Perëndim
Që bën (vetë) kritikë estetike metropoleve
Dhe redakton pësimin mërzinë melankolinë
Ma kazmë lopatë çekan intuitë instinkt
Ti Libër i pabotuar brengë e pashqiptuar
Së thelli i pjekur së thelli i djegur
Shkrimtar shqiptar i diasporës së dhembjes
Që krijon vepra të gjalla prej mishi e gjaku
Unë një oshënar krijoj Libër Anatomie
Që t'i bëjmë sfidë veremit të kombit
Mos të kanë lënë sytë si Borhesin
Mos të kanë lënë veshët si Bethovenin
Mos të kanë lënë mendtë si Van Gogun
Mos je i përmalluar e i pikëlluar si unë
Vajzën si e ke a guxon të qajë shqip
Shqip a guxon ajo të buzëqeshë
Se studiove letërsi pishman mos je bërë
Gjaku shprishet metamorfozë pëson shpirti
Të bëheshe mjek ç'rëndësi do të kishte
Kur trupi edhe ashtu formë s'ndërron
Profesionalisht me vdekjen ka kush të merret
Sidoqoftë është krizë kohe utilitare
Arti shkenca dija trajtohen me cinizëm
Vendin e tyre e zë paraja seksi lakmia
Po të gjitha këto i di ti miku im
Më trego vajzën si e ke a i përngjan Shotës
Shkollën e buzëqeshjes shqip a mund ta bëjë...?!
(Botoi “Alternativa” nr. 7/ 1989)
MËSUESI I KOSOVËS
(Mësimi i ardhmënisë)
Fytyrë vërejtur mësuesi ynë
Hyri lehtas në mësonjëtore,
Thua pikëllimi, e jo shpresa
E kish’ marrë atë përdore.
Mbase qumësht s’ka për fëmijë,
Mbase vëllanë e ka n’burg;
Në Drenicë mos iu vra miku,
Përse djersët i shkojnë çurg?!
Desh ta pyes njëherë Majlinda:
A s’jem’ ne krejt shpresa jote;
Sytë tanë a s’i ke diej
Për t’ia zhbërë terrin kësaj bote?
Desh t’i thotë pastaj Jetmiri
Me cicërimën e gushëkuqit:
Mos harrove se vetë na mësove
Për ‘Qëndresën’ e Gurakuqit?
Dhe u kthye ku ishte rrjedha,
Trembi mjegullën e pabesisë;
I feksi buzëqeshja e diellt
Filloi mësimin e ardhmënisë.
(1998)
EMËRSHENJTI I ILIRISË
Në arkeologjinë e rrënjës të gjeta
Shpirtpërndritur në Stridon Illyricum
Me pije mjalti e sabaje na vajti jeta
Erdhi një kohë e gjithçka u bë shkrumb
Ilirisht më ngroh në këtë cegmë
Boa buall buell bollë boll
Dhe Ti fluturove nga kjo degë
Apo u shkëpute si pinjoll
Eni e Epikadi dhe Scriptores Illyriani
Ma ndezën shpirtin tim ilir shqiptar
Ma ndezën mallin tim pagan arian
Në këngë më shugurove apostull
I madhi Sanct Hieronymus
Nga dega mos u hodhe si zgalemi
Emërshenjti i Ilirisë: Jeronim Euzebi
Në arkeologjinë e rrënjës më zbulove
Të ronitur të zgërlaqur në Kosovë
Ku pësimi ishte prore sprovë
E qëllimi i lartë është forcë
(nga libri "Mëngjes qumështor me akull", 2000)
ANTIKËNGË PËR FËMIJË
Në kohën që s’ekziston
Lumenjtë rrjedhin përpjetë,
Në kohën që s’ekziston
Miqësohen ujku e qengji,
Në kohën që s’ekziston
Zjarri me ujë ndizet,
Në kohën që s’ekziston
Njeriu e helmon gjarprin,
Në kohën që s’ekziston
Lulja çel në akull.
(1989)
Nga libri “Ma jep dorën” (Prishtinë, 2010)
NË DITËN E TETË TË JAVËS
Në ditën e tetë të javës
Do ta takoj vetveten dhe do t’i hyj në thellësi
Larg kaosit larg dhembjes larg përbuzjes
Në ditën e tetë të javës
Do t’i sodis sytë e tu të blertë si vetë blerimi i jetës
Larg smogut bërllogut jetërsimit
Në ditën e tetë të javës
Do t’i takoj ata që nuk më deshën
Vetë mallin dashurinë pendesën
Në ditën e tetë të javës
Do të më takojnë ata që nuk i desha
Larg urrejtjes përdhosjes prangosjes
Në ditën e tetë të javës
Do të më vinë krejt ato që më munguan
Krejt ato që më penguan
Larg frikës larg drojës në zemër të lojës
Në ditën e tetë të javës
Do ta kem shtëpinë time të ëndërrt
Kuptimin e plotë të ekzistencës
Lirinë time të frymënxjerrjes
Dhe odën për (s)kamnorë
Në ditën e tetë të javës
Do ta kem vendin për librin e shenjtë
Udhëzuesin e dashurisë dhe të dëshirave
Të bërjes së energjisë pozitive
Dhe fletëporosinë e pranverës së amshimit
Pastaj do t’i kthehem jetës reale
Larg dehjes larg fshehjes larg ëndrrës
Afër dhembjes njerëzore në alkiminë e pritjes
Nga dhembjet të krijoj balsamin e shërimit
Larg kaosit larg dhembjes larg përbuzjes
Do t’iu takoj juve do të përbrendësohem në ju
Në ditën e tetë të javës
Prishtinë, 20 prill 2004
(Nga libri “Eliksir”, 2007)
PËRGATITJA PËR PARAJSË
Zëre peng veten
Kafshë të zbutur
Dhe përgatite për parajsë
Edhe pse truri të rritet
Në dëm të organeve gjenitale
Ferrparajsën e ke të sigurt
Lloji yt nuk zhduket
Me prejardhje nga shpendi i Hyjit
Që ngre çerdhen në Lisin e Dodonës
Poezinë teknologjike
Ke kohë ta kultivosh
Si lulet plastike në uzinë ndjenjash
Dhe mos pështyj
Edhe kur pështyjnë në ty
Vetëm thuaj pështyva
Për Enjtin e Madh
Shqipen po e kërcënojnë korbat
E shortari ynë thotë: Iliria po rrudhet
Ti lëviz baltë e gjallë
Konstantin legjende
Zhvish petkun e dheut
Rrobat e kohës vish
Në kërthizën e dheut
Toka po dridhet
Shorti po hidhet
Mbyll sytë
Hap veshët
Të shohësh më mirë
Dhe...
Kulm t'i vësh Shtëpisë
(1992)
VDEKJA E POETIT
Ç'vrapon poeti kryq e tërthor qytetit
Kërkon sponsorët për librin e ri
Dhe thith vetveten porsi cigaren
Zbrazëtirë përbrenda përjashta vetmi
Një ditë do të kërkojë sponsorë për mallin
Sponsorë për afshin përtëritjen e vet
Dhe do t'i gjejë sall sponsorët e vuajtjes
Se arti i vet poetin e vret
Mos u bëni sponsorë të poetit të marrë
Të poetit të dehur nga vuajtja njerëzore
Le të kuptojë i gjori se në kohë krize
I përgatit vetes një vdekje mizore
Dhe Lisi i shenjtë i vaditur me lot
Me rrënjët në ëndërr me degët në shpresë
Magjia e tij magji e Dodonës
Vallë është ardhmëri a vetëm kujtesë
Kur vdes poeti libri botohet
Pas vdekjes e mund poshtërimin e vet
Dhe s'pajtohet me librin s'pajtohet me kohën
Dhe e pret Rilindjen përjetësinë e pret
(1993)
(Nga libri “Mëngjes qumështor me akull”, 2000)
RETIÇENCA
Si dhembjen në gji po e ndrydh mendimin
Si xixën në shkëmb po e fsheh pikëllimin
Së thelli digjesh deri në pamundësi
Në oqean zhgënjimi zhytesh deri në pafundësi
I drobitur i urrejtur në vorbull shqetësimesh
I brejtur gabimesh dështimesh pësimesh
E mbi to të ngritësh ç’monument të gjallë
Të krisurin profetin artistin e rrallë
Ç’faj të kanë të tjerët e ç’mëkat vetvetja
Urtia është urti po ç’urti është heshtja
Ç’figurë retiçenca në terr të thellë hon
Arti rrjedh si dhembja pa interpunksion
Ku ma ke krenarinë i rënë me kokë në hi
Ishull midis deti Lis i gjallë në stuhi
Së thelli i pjekur artisti im finok
Përballë kujt i dashur je ngrefosur sot
Zog kënge pa mëshirë e shtrydh atë vetvete
Të kjasojë poezi-gjak poezi-vrer poezi-jete...
(Nga libri “Lisi i shenjtë”, 1993)
ALEKSANDËR MOISIU
Ç’e përtyp atë heshtje në vetminë vrastare
Kur kridhesh si peshku në rërën e fatit
A i merret goja Kaincit kur luan në Burgteatër
E shpirtërove Hamletin dilemën t’ia shqiptosh
Zog shtegtar nga Jugu të rrosh a të mos rrosh
Jetë korifeu e grimcuar në dërrasa të tragjikës
Në amfiteatro antike sheshe katedralesh arena cirqesh
Brufullon në terr hurb vrerin e përbuzjes kobtare
Zotërinjtë i sfidon prejardhja jote shqiptare
Mulliri i intrigave po t’i bluan mushkëritë
Përmasat e shpirtit në pagjumësi i rrit
Me Viktor Eftimiun do të vij në shfaqje
Të shoh me ç’rrëmbim e hedh vrushkullin e gjakut të fjalëve
Flaka e shpirtit të përbirohet Unazës së Inflandit
Tash kthehu në Kavajë të luash në gjuhën e mallit
Në shtratin e pavdekësisë je Fausti Fedia Jedermani
A lëkurë e tyre kaq bukur rri në trup të Aleksandrit
E pret bota që iu fal Hamletin me sy të zez
Në teatrin e zhgënjimit miliona sy të etshëm
Ai Johanës seç i shfaqet në gjumin e përjetshëm
I lektisur i përlotur çdo pranverë në shtegtim
Ç’e përtyp atë heshtje në vetmi në pikëllim
IM ATË
Si kripa në zjarr po të pëlcet durimi
Kur në idhcë vrerin ta trazon hidhërimi
Në jermi suferina a borë e moshës
Mbi lëkurë të rrahin si fshikull i kohës
Lagështia e fjalës n’damarë ta prish gjakun
Ditëve hip se të vrava zbrit se të vrava
Ku të tretej dashuria për yllin e ëndërruar
I sharë i përbuzur shpesh kafshoje veten
E me thupër thane t’i korrigjonin veprat
Në ç’baltë gjurmon kothere shprese
Kur mbyllesh në mitin kurbet mërgim
Shqipton pikëllimin si n’këngë mjerimi
E në shpirt të shpërthejnë lule zemërimi
Ç’altruizëm i çuditshëm ky art muratori
Ngre shtëpi për botën me trupin n’furtunë
E vdekja fëmijët shpesh t’i vidhte natën
N’kullën e vithisur me mure mishi e gjaku
Ku dhembja krijonte bukurinë e tmerrit
UJË PAVDEKËSIE
Këtu ujë pavdekësie buron gurgullon
Qetas vjen në jetë me nguti jeton
E vdekja të bëhet këmishë trupi në udhë
Mendimi çerdhohet diku në një rrudhë
Zhubra e mallit të kohës së vuajtjes
Dridhjet e truallit të kohës së druajtjes
Se përgjojnë hijet e muret përgjojnë
Të të shklasin emrin ballin ëndërrojnë
Diellit të ndërgjegjes t’i zjarr i jep
Koha (s)është sorrë që rri në plep
Të mëkojnë zanat në furtunë të qëndrosh
Ti mëkon kohët përtej të shkosh
Si një fajkua hidhesh në errësirë
Që shkretëtira t’mos jetë shkretëtirë
Që akullnaja në shpirt të shkrihet
Që syri i keq si gjarpër të zhbihet
Dhe kroi i pritjes në legjendë buron
Ujë pavdekësie e ujë mbretëror
Me vdekje të gjallë të ligjërosh
Përtej skëterre ç’të akuzosh
(Nga libri “Anatomia e rrënjës”, 1989)
DHEMBJE ZEMRE
Trishtimi i jetës dhëmbët po m’i zhvesh
Bukuri e vdekjes më ngjan në luledielli
Mirëmëngjesi mirëdita mirëmbrëma i them
A je helmi im a lule përmbi varr
Dashuri e vdekjes s’është urrejtje e jetës
Gëzim është pikëllimi dëshpërimi s’ka vëlla
Shqiptimi i dhembjes a është dekadencë
Trëndafili i gjakut lulëzon mes rrufesh
Përqafohem me drunj përfalem me yje
Ylli më i bukur ai nuk rri në qiell
Endem nëpër natë si një i zhvarrosur
Ti si një fanar rrugët m’i ndriçon
M’i qep bebëzat në ballë e shpjegim kërkon
Është një trazim shpirti e një dhembje zemre
- Më ka djegur një etje e dridhem në ethe
E kafshoj vetveten dhe kundroj në qiell
Sytë më janë errësuar a dielli nuk është diell
ANKTH
Një diell i ngrysur djeg mbi kokën time
Koka plot tym mbi bebëza mjegull
Mushkëritë m’i djeg flaka e amshimit
Më bëhet se sot erdha në jetë
Herë 1000 vjet bredh një shkretëtire
E sikur tabuti trupin tim e pret
Herë gjak i jap durimit herë e bëj shpuzë duhani
Herë shpresën e rris sa deti e deti avullohet
E shqetësimet e mia me detin i kam matur
E shqetësimet e mia kënga nuk m’i zinte
Si rërën n’Sahara m’kanë hedhur furtunat
N’rrugë jete m’kanë bartur n’udhëkryqe më linin
E ia merrja një kënge kur zemra ime qante
Se nëpër këmbë na ngjitej një fat si lloç i keq
E shpresë të re krijonim fat tjetër kërkonim
Në këngë po e derdh helmin e jetës së zezë
Që e piva me vite derisa u bëra vrer
E m’u tret rruga pas yllit që e ndiqja
Gjakun ta bëj dritë këngën ta bëj gjak
Oj syzeza ime ndal një herë pashë sytë
Se fryma po m’zihet a shpirti po m’del!
(Nga libri im i parë, “Hije e gjallë”, 1986)
Gjëma e burrave
Kur qajnë burrat!
Nga Gjon Neçaj
Sipas kronikanëve të kohës, kur vdiq Skënderbeu në vitin 1468, Lekë Dukagjini rrihte gjoksin e shkulte flokët, siç bëri Akili kur u vra Patrokli në luftën e Trojës, tremijë e kusur vjet më parë. Udhëtarë e misionarë të huaj të shekujve XV-XVII, që kanë studiuar dhe vërejtur këtë dukuri të malësorëve të Shqipërisë së veriut, sidomos ritet e vajtimit ndër burra, i vlerësojnë ato si të natyrës pagane e të çuditshme. Etnologu Mark Tirta tregon për “Shekulli”-n se në vitin 1637 misionari Rodini, në kujtimet e tij dëshmon se “burrat shqiptarë qajnë e bërtasin me të madhe më shumë se një gjysmë ore, bërtasin bashkarisht më fort nga ç’kanë bërtitur izraelitët në vendin e Hananit ku kanë varrosur Patriakun Jakov”.
Nisi me Skënderbeun mbaroi me një burrë nga Peraj
Në Shqipërinë e veriut, kryesisht në regjionet e Nikaj Merturit, Dukagjinit, disa krahinave të Pukës, Malësisë së Mbishkodrës, Kosovës, etj riti i gjëmës së burrave ka filluar pas vdekjes së Skënderbeut, pra rreth vitit 1468 janë kronikat e para që raportojnë këtë zakon. Tradita ka vazhduar deri në vitin 1960. Për herë të fundit në Nikaj Mërtur, gjëma e burrave është bërë në vdekjen e Malush Zeqirit nga fshati Peraj. Thuhet se oshëtima dhe britmat e gjëmatarëve kanë ushtuar deri në qafë të Kolçit. Ishte një ndër ngjarjet që shtyu sistemin komunist ta ndalojë këtë rit të veçantë duke e konsideruar “zakon prapanik”.
Sjellja e çuditshme e Lekës në varrimin e Skënderbeut
Pjetër Ndue Marticanaj, ish-mësues historie dhe njohës i mirë i traditave të zonës së Nikaj-Merturit konfirmon se zanafilla e këtij riti është pikërisht sjellja e Lekë Dukagjinit në vdekjen e Skënderbeut: “Princi Lekë Dukagjini nga mërzia e thellë për vdekjen e Skënderbeut, vajtoi me zë të lartë, rrahu gjoksin, shkuli flokët dhe filloi të gërvishet me thonj. Duket e habitshme, por e bërë prej Lekës, u kthye në zakon. Që andej e tutje, për çdo burrë të nderuar, duhej të kryhej i njëjti rit”, - thotë ai dhe shton: “Është një rit i organizuar. Prijësi ka detyrën që të merret me çdo detaj dhe përgjegjësinë që çdo gjë të shkojë në mënyrën e duhur”.
Dëshmitari 90-vjeçar: U ndërpre rreth viteve ‘60
Zef Prend Pepkolaj 90 vjeçar (nga fshati Rajë), ka marrë pjesë shpesh në këtë rit. Ai vetë e ka mësuar nga gjyshi i tij që në moshë të re. “Por nga vitet 50-60 riti u ndërpre nga regjimi komunist si zakon prapanik. “Ka rifilluar pas viteve ’90”, - tregon Zefi.“Mblidheshin burrat e fshatit dhe të fisit dhe nga larg e nisnin gjëmën duke rrahur gjoksin me grushta”,- thotë 90 vjeçari. Prijësi më pas i afron burrat tek personi që i bëhet gjëma dhe u thotë burrave që ta rrethojnë. Nëse gjëmën ia bënin nipit, thuhej :“o i mjeri nipi im”; nëse gjëma i bëhej mikut, thuhej: “o i mjeri mik”, - thotë ai. Teksti i kushtohej të vdekurit, virtyteve dhe cilësive të tij. Pra, një histori e shkurtër e atij burri që ikën.
Emrat e disa gjëmatarëve të fundit profesionistë
Në Nikaj Mertur dhe Dukagjin ka patur gjëmatarë të njohur si Ndoc Gjoni, Zeqir Prela, Gjelosh Kola, Kukel Ndoci, Sokol Delia, Nikollë Zefi, Pjetër Ndou (Peraj), Nosh Luci, (Brisë), Qerim Delia, (Salcë), Kukel Ndou, (Curraj i Epërm) etj. Ata e trashëguan prej të parëve këtë rit special të vajtimit. Studiuesi 80-vjecar Ibrahim Kadria, thotë se Nikollë Zefi ishte nga prijësit e fundit të gjëmës së burrave prej 50 vjetësh. Thotë Ibrahimi: “Gjëma vijoi deri vonë si rit në malësinë e Nikaj Merturit, Dukagjinit, Gjakovës dhe në Iballë së Pukës. Vajtimi mund të fillojë vetëm nëse në të marrin pjesë të paktën mbi 10 burra. Sa më shumë meshkuj t’i bashkohen ritit, aq më i respektuar është personi për të cilin bëhet gjëma…”
Përshkrimi i detajeve: Gjëma e burrave organizohet në grup në disa faza
Në fazën e parë gjëmatarët heqin rrobat e rënda (në kohë dimri e të ftohti ), vendosin duart mbi ijet e bërrylat dhe i mbajnë hapur anash. Prijësi i gjëmës (ai zgjidhet unanimisht nga pjesëmarrësit duke qënë më i vjetri,e më i përgatituri), jep shenjë dhe fillon lëvizja duke u përdredhur i gjithë grupi herë majtas e herë djathtas, duke u përkulur mbi shalë e duke u ngritur, duke rrahur për tokë herë njëren këmbë e herë tjetrën, duke shpërthyer në britma të gjithë përnjëherë. Pastaj të gjithë ngrejnë kokën lart, e një dorë e vënë te goja e tjetrën te veshi duke lëshuar ofshama dhe thërrasin emrin e të vdekurit me fuqi e duke e zgjatur zërin. Pastaj shpërthejnë me thirrje.
Në fazën e dytë ata lëshohen me hap të rëndë dhe epik drejt kufomës (përshkojnë distancë rreth 50-100 m) dhe ndalojnë të gjithë përnjëherësh. Pamja është interesante: kryet lart,kraharorzbuluar, duar në ije, me këmbë gjysmë të hapura. Pastaj gjëmatarët “ngrijnë" dhe presin shenjën e prijësit. Sapo ai bën shenjë ata lëshojnë pasthirrmën “hou! “ ose “ho!”, he-
qin duart nga mesi, i bëjnë grusht dhe me forcë i ngrejnë lart. E kështu i mbajnë derisa përfundojnë thirrjen “i mjeri unë për ty!”. Pastaj menjëherë ulin grushtat dhe i përplasin mbi kraharorin e zbuluar. Kjo zgjat derisa gjëmatarët mbarojnë ofshamën “Ho! Ho! Ho!”.
Në fazën e tretë, nëse mund ta quajmë kështu, me shenjë të prijësit, sulmojnë me vrap edhe 50-100 hapa drejt të vdekurit. Kur lëshojnë thirrjen e përseritur “Ho! Ho! Ho!” heqin duart nga mesi dhe i çojnë anash te fytyra, ngulin thonjtë në tëmtha e në faqe e nisin e gërvishin fytyrën derisa të rrjedhë gjaku.
Së fundi, ulen në gjunjë me radhë duke vazhduar thirrjen e fundit, ulen krejt për tokë, mbështesin ballin përdhe e me duar përkëdhelin dheun. Qëndrojnë kështu deri sa një mashkull i shtëpisë apo vëllaznisë së të vdekurit, i ngarkuar për këtë punë, u shkon afër dhe i ngre, duke u thënë: “boll o burra!” dhe “Ua shpërblefshin në të mira!” ose “Paçi faqen e bardhë!”.
Disa veçori që duhet të ketë “burri gjamatar”
Gjamatarët ose brimtarët burra (sikurse edhe vajtoret femra), janë gjysmëprofesionistë dhe profesionistë. Vajtori bën gjamë për mashkullin e vdekur e jo për gruan. Ai duhet të ketë zë të lartë e të fortë. Në anën tjetër teksti duhet të jetë i atillë që t'ua lehtësojë dhe zvogëlojë dhimbjen dhe pikëllimin familjes dhe farefisit. Gjama e burrave në Malësi nuk ka një formësim të vargut konstant, por i ngjanë një naracioni të lirë. Janë pjesërisht të improvizuara. Veçoritë fonetike dhe shprehjet frazeologjike janë interesante: Thuhet për shembull “Mjer-o sot për ty Pjeter Leka!", por edhe: I mje-e-ri, o Sokol Zefi !", O-ooo, i mjeri Gjelosh Marku", "I mjeee-ri, o Nikë Gjoni! ". Ka edhe gjamë individuale (një burrë i vetëm), por kjo del si fenomen më i vonshëm, krahasim me gjamën kolektive. Gjamatari individual para se të thërras vaj, vë dy duart në brez duke nxjerrë njërën këmbë (në të shumtën e rasteve të majtën) përpara dhe ia fillon gjamës, duke theksuar ato virtyte e tipare që e kanë cilësuar për së gjalli të ndjerin, por edhe familjen e tij apo fisin. Gjamatari mund të thërrasë vajin te shtëpia vetëm në mëngjes. Natën nuk ka vajtore as gjamatarë te shtëpia, që thërrasin vajin.
Disa nga keto rite dhe zakone jane te perbashketa edhe per Malesine e Madhe, Shkrelin, Kelmendin dhe disa regjione ne Kosove ku banojne katolikë.
Rizah Braholli
Riza Braholli ka lindur më 19.04.1960 në Mborje të Korçës, ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin "Raqi Qirinxhi" në Korçë, jeton në Tiranë.
Ka kryer FAKULTETIN HISTORI FILOLOGJI në Tiranë; ka mbrojtur masterin shkencor në studime letrare me temë "Tipologjia e poezisë ë Frederik Rreshpjes" dhe është doktorant pranë këtij fakulteti.
Ka shkruar: vëllimet me poezi "Qaj shqip", "Mallkim virgjërie",
romanin për të rinj e fëmijë: "Djali i pëllumbave"
poemën për fëmijë "Vallja e tingujve" Riza Braholli është shumë aktiv. Tregimet dhe poezite e tij publikohen ne shume gazeta dhe revista.
Ky cikël është nga libri i fundit poetik që pritet të botohet....
PORTA TË HAPURA
Përtej
Kanatet e portës këndej e andej
dilemë e përkorë ogurzezë
gjer në mërzi funebre.
Kau i theu gjunjët,
e ra në brinjë...
Në sytë
me dritën ende pa shkimur
madhuar me qiell
ngrinë fletët e portës.
Përtej, udha
për kurkund.
Letargji
Kanatet e portës këndej e andej
Era i qëroi udhët nga fletët e vjeshta
Kot sytë e trishtë mes drurësh
Ariu i murmë kërkon letargjinë
në gjirin e mpakur të hënës
ngrirë mbi pullazin e vjetër.
Edhe gjarpri i shtëpisë
zuri paqë me heshtjen
e u kutullua për gjumë
Oh, është mirë të flesh
të përgjumesh ndër gjethe; të harrosh
se dimri vjen dhe pa ty...
Ka kryer FAKULTETIN HISTORI FILOLOGJI në Tiranë; ka mbrojtur masterin shkencor në studime letrare me temë "Tipologjia e poezisë ë Frederik Rreshpjes" dhe është doktorant pranë këtij fakulteti.
Ka shkruar: vëllimet me poezi "Qaj shqip", "Mallkim virgjërie",
romanin për të rinj e fëmijë: "Djali i pëllumbave"
poemën për fëmijë "Vallja e tingujve" Riza Braholli është shumë aktiv. Tregimet dhe poezite e tij publikohen ne shume gazeta dhe revista.
Ky cikël është nga libri i fundit poetik që pritet të botohet....
PORTA TË HAPURA
Përtej
Kanatet e portës këndej e andej
dilemë e përkorë ogurzezë
gjer në mërzi funebre.
Kau i theu gjunjët,
e ra në brinjë...
Në sytë
me dritën ende pa shkimur
madhuar me qiell
ngrinë fletët e portës.
Përtej, udha
për kurkund.
Letargji
Kanatet e portës këndej e andej
Era i qëroi udhët nga fletët e vjeshta
Kot sytë e trishtë mes drurësh
Ariu i murmë kërkon letargjinë
në gjirin e mpakur të hënës
ngrirë mbi pullazin e vjetër.
Edhe gjarpri i shtëpisë
zuri paqë me heshtjen
e u kutullua për gjumë
Oh, është mirë të flesh
të përgjumesh ndër gjethe; të harrosh
se dimri vjen dhe pa ty...
Ritme të heshtjes
Kanatat e portës këndej e andej
heshtja ia beh me ca hapa të frikshëm
lavdiplotë si në një ditë kurbanësh.
Nuk pyeta kurrë për dorën që i bëri të tunden.
gjarpri i udhës zgjatet gjer në zemër të fushës
dhe dielli sapotherur kodër më kodër.
Im atë e dinte tinëzinë e gjakut. I vogël
kur isha m’i mbulonte sytë me pëllëmbë:
“Gjaku bir, është për perënditë...”
Tashmë që ato pëllëmbë janë të dheut
shoh zemrën time si hidhet e përdridhet
kokëprerë mureve të lara prej gjakut...
Kanatat e portës këndej e andej
heshtja ia beh me ca hapa të frikshëm
lavdiplotë si në një ditë kurbanësh.
Nuk pyeta kurrë për dorën që i bëri të tunden.
gjarpri i udhës zgjatet gjer në zemër të fushës
dhe dielli sapotherur kodër më kodër.
Im atë e dinte tinëzinë e gjakut. I vogël
kur isha m’i mbulonte sytë me pëllëmbë:
“Gjaku bir, është për perënditë...”
Tashmë që ato pëllëmbë janë të dheut
shoh zemrën time si hidhet e përdridhet
kokëprerë mureve të lara prej gjakut...
Porta e prillit
Porta këndej e andej e mjergulla
u ngrit e shkoi mbi pjergullat
e njomura nga heshtja e dritës.
Erdhën zërat, buisën dhe zogjtë,
të fismë, mu ulën pranë gjithë gaz
si engjëjt në sup Perëndisë.
Kënga - tharmi që flinte në mua
aq thellë - u zgjua e vrulloi ndër vena
pranverën me ujërat e përrenjta.
Është prill - tha nëna me sytë
e harruar në mua - është prill
dhe të ka hatër Perëndia, o bir.
Porta këndej e andej e mjergulla
u ngrit e shkoi mbi pjergullat
e njomura nga heshtja e dritës.
Erdhën zërat, buisën dhe zogjtë,
të fismë, mu ulën pranë gjithë gaz
si engjëjt në sup Perëndisë.
Kënga - tharmi që flinte në mua
aq thellë - u zgjua e vrulloi ndër vena
pranverën me ujërat e përrenjta.
Është prill - tha nëna me sytë
e harruar në mua - është prill
dhe të ka hatër Perëndia, o bir.
Porta e durimit
Kanatat e portës këndej e andej.
Shirat dhe durimi i tyre i vjetër
zbrazin tërë mërzinë e stinës mbi mua.
Merimanga s’u lodh së enduri fije e rrjeta
e krimbi e di se ka edhe shumë
për t’i mbërritur drurit në zemër.
Pikët e strehëve ngulmojnë paprerë
të matin durimin e gurit –
- kufirin e përzishëm mes botëve.
Tej gjësendeve, tej ideve të përditshme,
një jetë më duhet të përgjoj shirat,
gjethet nën këpucët e ngutura pa kthim.
Kanatat e portës këndej e andej.
Shirat dhe durimi i tyre i vjetër
zbrazin tërë mërzinë e stinës mbi mua.
Merimanga s’u lodh së enduri fije e rrjeta
e krimbi e di se ka edhe shumë
për t’i mbërritur drurit në zemër.
Pikët e strehëve ngulmojnë paprerë
të matin durimin e gurit –
- kufirin e përzishëm mes botëve.
Tej gjësendeve, tej ideve të përditshme,
një jetë më duhet të përgjoj shirat,
gjethet nën këpucët e ngutura pa kthim.
Një pasdite
Kanatet e portës këndej e andej.
Hardhuca të mpira fshehin
ligustrat mbi muret e zhveshur.
Iluzione të gjelbra ngrihen në çast
po hardhucat janë aty, të mardhura
e të dridhura për fillin e rrezes.
Mos më thuaj dora jote mbi portë
do të lëvizë diejt e dimrit.
Kanatet e portës këndej e andej.
Hardhuca të mpira fshehin
ligustrat mbi muret e zhveshur.
Iluzione të gjelbra ngrihen në çast
po hardhucat janë aty, të mardhura
e të dridhura për fillin e rrezes.
Mos më thuaj dora jote mbi portë
do të lëvizë diejt e dimrit.
Porta e mbrëmjes
Kanatat e portës këndej e andej;
nëpër to kaloi hija jote
duke ngrirë sofatin e motit.
Triumfi i një simfonie të njohur
U shua nën nxitimin e gjurmëve.
Vaji i portës mbyti udhët e shpirti
i ujërave rrjedh e përplaset i turbullt
nëpër gurët e zallin e përroit.
Po ti eja
kthehu për hir të mbrëmjes -
– mëmës së hirshme që po digjet...
Ah, guri im, sofat i portës, ti
që shira ke parë, ke shuar vetima,
duruar ke diej e ngrica me dhëmbë
më bëre vëlla e më dhe kaq durim
si mund të gdhihemi pa plasur të dy?!
Kanatat e portës këndej e andej;
nëpër to kaloi hija jote
duke ngrirë sofatin e motit.
Triumfi i një simfonie të njohur
U shua nën nxitimin e gjurmëve.
Vaji i portës mbyti udhët e shpirti
i ujërave rrjedh e përplaset i turbullt
nëpër gurët e zallin e përroit.
Po ti eja
kthehu për hir të mbrëmjes -
– mëmës së hirshme që po digjet...
Ah, guri im, sofat i portës, ti
që shira ke parë, ke shuar vetima,
duruar ke diej e ngrica me dhëmbë
më bëre vëlla e më dhe kaq durim
si mund të gdhihemi pa plasur të dy?!
Pasditet
Kanatet e portës këndej e andej.
Pasditet marrin ngjyrën e verdhë të lulemyshkut
mbirë mbi kufomat e drurëve frymëkalbur
të shtëpisë me mure e çati të vithisur.
Këto plaka hidhnake, buzëlidhura
Të rreshkura, mbledhur grusht
trokasin njëra-tjetrën
e heqin osh këpucët e zgjidhura;
të njëjtat këpucë dalëboje,
blerë ç’prej sa kohësh të vjetra.
Si dje, si sot
çapiten nga e njëjta portë
mes kanateve të hapura ku e nesërmja
më tund një vello të grisur e pa ngjyrë,
të lodhur nga erëra të pasosura.
Të lodhura nga të njëjtët emra:
e djeshmja, e sotmja e nesërmja;
palosur e ngjitur si fletët,
gjithë myk të një libri të vjetër
ulen rreth tryezës të uritura për dritë;
varin sytë në gozhdën e heshtjes
e në pritje të së pamundurës
rrufitin llurbën e kafesë pa shijë.
Vijnë e ikin
tej portës, në drejtim të paditur
më të mjera se vetë Kishoti heshtëthyer.
Kanatet e portës këndej e andej.
Pasditet marrin ngjyrën e verdhë të lulemyshkut
mbirë mbi kufomat e drurëve frymëkalbur
të shtëpisë me mure e çati të vithisur.
Këto plaka hidhnake, buzëlidhura
Të rreshkura, mbledhur grusht
trokasin njëra-tjetrën
e heqin osh këpucët e zgjidhura;
të njëjtat këpucë dalëboje,
blerë ç’prej sa kohësh të vjetra.
Si dje, si sot
çapiten nga e njëjta portë
mes kanateve të hapura ku e nesërmja
më tund një vello të grisur e pa ngjyrë,
të lodhur nga erëra të pasosura.
Të lodhura nga të njëjtët emra:
e djeshmja, e sotmja e nesërmja;
palosur e ngjitur si fletët,
gjithë myk të një libri të vjetër
ulen rreth tryezës të uritura për dritë;
varin sytë në gozhdën e heshtjes
e në pritje të së pamundurës
rrufitin llurbën e kafesë pa shijë.
Vijnë e ikin
tej portës, në drejtim të paditur
më të mjera se vetë Kishoti heshtëthyer.
Mbrëmja...
Kanatat e portës këndej e andej
Nëpër to kaloi mbrëmja me supet
e kërrusura të një murge që çapet
e zbrazur, e dorëzuar ndaj fatit.
Dhimbjet e bukura i shuhen ndër sytë
spërkatur me yje lëndimesh nga vjeshta
nën lustra morali, përkorje të vajshme
Fjalët agjërojnë në përtesën e ajrit dhe
drurët falin namazin. Apo i përulen kësaj
murge mbështjellë me cohë të zezë?
Hijet përkulen deri në vuajtje!
Kanatat e portës këndej e andej
Nëpër to kaloi mbrëmja me supet
e kërrusura të një murge që çapet
e zbrazur, e dorëzuar ndaj fatit.
Dhimbjet e bukura i shuhen ndër sytë
spërkatur me yje lëndimesh nga vjeshta
nën lustra morali, përkorje të vajshme
Fjalët agjërojnë në përtesën e ajrit dhe
drurët falin namazin. Apo i përulen kësaj
murge mbështjellë me cohë të zezë?
Hijet përkulen deri në vuajtje!
Harrim kamomili
Kanatet e portës këndej e andej.
Fryma e stinës së verdhë
vjen deri te unë dhe orët
kanë trishtimin e kamomilit
me petalet e mbledhura prej shiut.
Fjalët janë të pazonja e mendimet
të panginjura me dritë si muzgjet e dimrit,
mbesin të mpita në strofulla letargjie
si kokrrat e pabluara të drithit
në mokrën e lodhur nga motet.
Fshehur drita n’ato grushte të vogla,
më ndjell në dremitje të ëmbël,
në një kapitje molisëse pa ngjyrë,
mugëtirë që ngjitet fshehtas
nga rrënjët eshtër më eshtër.
Oh, mos më prit, do të shtrihem të fle
në harrimin e këtij kamomili mes shiu...
Se është mirë të flesh,
të biesh në gjumë, të harrosh
se askurrë e askund s’ka ndodhur asgjë.
Kanatet e portës këndej e andej.
Fryma e stinës së verdhë
vjen deri te unë dhe orët
kanë trishtimin e kamomilit
me petalet e mbledhura prej shiut.
Fjalët janë të pazonja e mendimet
të panginjura me dritë si muzgjet e dimrit,
mbesin të mpita në strofulla letargjie
si kokrrat e pabluara të drithit
në mokrën e lodhur nga motet.
Fshehur drita n’ato grushte të vogla,
më ndjell në dremitje të ëmbël,
në një kapitje molisëse pa ngjyrë,
mugëtirë që ngjitet fshehtas
nga rrënjët eshtër më eshtër.
Oh, mos më prit, do të shtrihem të fle
në harrimin e këtij kamomili mes shiu...
Se është mirë të flesh,
të biesh në gjumë, të harrosh
se askurrë e askund s’ka ndodhur asgjë.
Josif Gegprifti
Josif Pasko Gegprifti, lindur në Tiranë më, 28
Prill 1954. Ne vitin 1973 ka mbaruar arsimin 8 vjeçar dhe mëpastaj gjimnazin ne
qytetin e Pogradecit. Në vitin 1977 ka mbaruar arsimin e lartë ushtarak në
Tiranë dhe ka punuar oficer në Vlorë e Tiranë.Josif Gegprifti ka botuar dy libra me poezi: „Vetwm një zë“ dhe „Mjegull mbi liqen“.
Aktualisht është në pension të parakohshëm dhe jeton në Tiranë.
Poezi nga Josif Gegprifti
AROME MIKEJE.
Fryn kjo erë plot freski,
gjethi pyllin ka bleruar,
dielli larg në perëndim,
...
Fryn kjo erë plot freski,
gjethi pyllin ka bleruar,
dielli larg në perëndim,
...
disa re ka zbukuruar.
Mbas një shiu pa mbarim,
dielli i artë zë ndriçon,
këndon ëmbël një bilbil,
lart në qiell zogjtë fluturojnë.
Plot aromë vjen mikja ime,
ja puth buzët prush të zjarrta,
mbushen zemrat plot gëzime,
luajnë gishtat në flokët e arta!
Mbas një shiu pa mbarim,
dielli i artë zë ndriçon,
këndon ëmbël një bilbil,
lart në qiell zogjtë fluturojnë.
Plot aromë vjen mikja ime,
ja puth buzët prush të zjarrta,
mbushen zemrat plot gëzime,
luajnë gishtat në flokët e arta!
ME THUAJ NJE FJALE...!
Përse duhet të ngacmoj një plagë,
Që prej vitesh jeton në gji,
Kur në mendje s’e kam fare,
Se kush kish faj, unë apo ti?
E ç’më duhet të mendoj,
Përse mëndjen ta vras tani,
kur me një tjetër unë jetoj,
Me një tjetër jeton dhe ti.
Më thuaj vetëm një fjalë,
Moj mikja ime e parë
Me dashurinë çfarë bëre ti,
Apo e mban si unë në gji?
Përse duhet të ngacmoj një plagë,
Që prej vitesh jeton në gji,
Kur në mendje s’e kam fare,
Se kush kish faj, unë apo ti?
E ç’më duhet të mendoj,
Përse mëndjen ta vras tani,
kur me një tjetër unë jetoj,
Me një tjetër jeton dhe ti.
Më thuaj vetëm një fjalë,
Moj mikja ime e parë
Me dashurinë çfarë bëre ti,
Apo e mban si unë në gji?
LUTJU ZOTIT PER PAK FAT!
Ndoshta do kujtosh moj mike,
Rrugëve kur të endesh ti,
Do kujtosh kur më thërrisje,
Eja, eja përsëri.
Do kujtosh ti moj mike,
Atë natë me yje plot,
Kur me dhimbje në shpirt ike
Dhe nga sytë të rrodhën lot.
Bashkë nuk qëndruam gjatë,
Se kështu ishte e shkruar
Lutju Zotit për pak fat,
Që një tjetër të t’ dojë si mua.
***
Më thoje se do vije
dhe unë të prisja,
por ti nuk vije
e unë përsëri të prisja e të prisja.
Ah,
ti nuk e di moj mike,
nuk isha unë që prisja,
nuk ishte ti që s’vije,
por ishte vetë dashuria
kjo ndjenjë perëndie
që luante,
me ndjenjat e tua
dhe ndjenjat e mia.
***
Nuk jam poet,
sepse atë që ndjej për ty,
nuk e përcjell dot me vargje.
As piktor s’jam,
buzëqeshjen tënde dhe sytë e tu
s’i pikturoj dot në qiellin blu.
Asnjëherë s’e kam kuptuar,
pse sytë më rrinë lotuar
kur këndoj për ty
vargjet që të kam shkruar.
Ndoshta do kujtosh moj mike,
Rrugëve kur të endesh ti,
Do kujtosh kur më thërrisje,
Eja, eja përsëri.
Do kujtosh ti moj mike,
Atë natë me yje plot,
Kur me dhimbje në shpirt ike
Dhe nga sytë të rrodhën lot.
Bashkë nuk qëndruam gjatë,
Se kështu ishte e shkruar
Lutju Zotit për pak fat,
Që një tjetër të t’ dojë si mua.
***
Më thoje se do vije
dhe unë të prisja,
por ti nuk vije
e unë përsëri të prisja e të prisja.
Ah,
ti nuk e di moj mike,
nuk isha unë që prisja,
nuk ishte ti që s’vije,
por ishte vetë dashuria
kjo ndjenjë perëndie
që luante,
me ndjenjat e tua
dhe ndjenjat e mia.
***
Nuk jam poet,
sepse atë që ndjej për ty,
nuk e përcjell dot me vargje.
As piktor s’jam,
buzëqeshjen tënde dhe sytë e tu
s’i pikturoj dot në qiellin blu.
Asnjëherë s’e kam kuptuar,
pse sytë më rrinë lotuar
kur këndoj për ty
vargjet që të kam shkruar.
Samstag, 6. Juli 2013
Romani "Ulërima"
Shkruan Haxhi Muhaxheri
VEPRIMI KOLEKTIV I PERSONAZHEVE
Hasan Hasani: „Ulërima“, roman, „Rilindja“ - Prishtinë.
Në romanin „Ulërima“ të autorit Hasan Hasani, dëshmohet përvoja krijuese, shija artistike, dhe ligjërimore, shkathtësia e zotrimit në konceptin e shprehjes së thellë filozofike në përdorimin e formave të reja më të zhdervjellta në ndërtimin thelbësor të veprës, përmbajtjen e saj ideoartistike, skalitjen e karaktereve të personazheve, pjekurine e mjeteve shprehëse e artistike dhe përsosshmërinë e mëtejme të gjuhës së tij artistike. Njëkohësisht, na shfaqet edhe një formë e re në shtjellimin e ngjarjeve në nivelin e kënaqshëm e artistik të temave të trajtuara më parë, ç’gjë i kontribuon dukshëm edhe romanit tonë në përgjithësi, i cili po pasurohet me qasje të reja formësore të akrtit krijues dhe me reflekse të rëndësishme përmbajtësore e stilistike.
Tematika e këtij romani është pathyeshmjëria shpirtërore e materiale e popullit tonë gjatë sundimit 500-vjeçar otoman. Ngjarjen e këtij romani autori e ndërton pëmes ndodhive, fakteve dhe fytyrave dhe toponimeve imagjiare mjaft të qëlluara. Ulërima është fshati i Malësisë së Veriut në të cilin është vendosur dhe zhvillohet ngjarja apo kryengjarja e romanit.
Ajo që vlen për t’u veçuar në këtë roman është fakti se nuk kemi kryepërsonazh si ndodh në shumicën e rasteve, por personazhet ndërrohen kohë pas kohe me njëri-tjetrin, varësisht nga situatat konfliktet dhe tabllot impresive që na janë dhënë. Për këtë arsye krijohet bindja se kryepersonazh i këtij romani është kolektiviteti veprues.
Kësisoj, ndërrimi i shpeshtë i personazheve kontribon që romani të lexohet me një frymë dhe përkushtim, sepse me ndërrimin e tyre, ndërrohet edhe forma e veprimit dhe e ndërtimit kompozicional të tabllove sipas natyrës së vetshprehjës së heronjve. Edhe në traditën tonë letrare është dëshmuar se zhvillimi i ngjarjeve sipas veprimit kolektiv, (pa kryepersonazh që shfaqet në gjithë veprën duke krijuar monotoni) është më i avancuar për nga arritshmëria realizuese e konceprit ideoartistik. Kjo duket të jetë edhe arsyeja që në këtë roman autori Hasan Hasani i shmanget paraqitjës së personazheve të mëdha, duke na dhënë një pasqyrë më reale në pëtëritjen e tyre dhe, në këtë mënyrë, çdo personazh i ri që na shfaqet i kontribuon ngjarjës së romanit dhe e dëshmon dukëm përsonafikimin e vet para lexuesit.
Personazhet më te spikatura janë padyshim Dile Përkolaj, e cila na paraqitet në tre-katër kapituj të romanit dhe me shpirtin e madh të saj, qëndresën dhe mosthyerjen morale e shpirtërore edhe në çastet më të vështira dhe tragjike kur fshati mbetet pa meshkuj, vetëm me fëmijë dhe gra. Ajo përkundër kësaj asnjëherë nuk e humb vetdijen pëballë së keqës, por këshillon dhe udhëzon gratë e Ulërimës dhe me ndihmën e banorëve të fshatrave të tjera të Malësisë së Gjakovës, ia arrinë qëllimit për t’i përballuar rrezikut më të madh, përhapjes së ndonjë epidemie nga shkaku i vikrimave të pavarrosura. Njëherit, edhe Mirushe Mulaj si personazhe e ketij romani e dëshmon mjaft mirë përsonafikimin e vet, e cila për të mbrojtur nderin lufton si luaneshë fyta-fyt me ushtaret e çartur otoman.
Sëkendejmi, në funksion të realizimit të romanit „Ulërima“ të autorit Hasan Hasani janë edhe gjuha e pasur shprehëse, stili i qartë organik, percemtimi metaforik, përdorimi i frazeologjizmave, urtive popullore etj. Kjo kontribuon jo vetëm në forcimin e saktësisë shprehëse, por ndikon drejtperdrejt edhe në karakterizimin e personazheve. Andaj, më të drejt mund të themi se autori i këtij romani ia ka arritur qëllimit për ta realizuar dhe paraqitur me sukses idenë dhe porosinë qendrore të veprës. Edhe pse është romani i parë, „Ulërima“ është njëra ndër veprat më të mira të tij.
Abonnieren
Posts (Atom)





