Dienstag, 15. Oktober 2013

Mirënjohje nga Bukureshti për Haxhi Muhaxherin

 
 
Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë dhe Redaksia e revistës Shqiptari - Albanezul, nderuan këto ditë me mirënjohje disa nga krijuesit letrar dhe veprimtaret kulturor. Me një këso mirënjohje u nderua edhe veprimtari, letrari dhe administratori i Portalit "Ora shqiptare", z. Haxhi Muhaxheri.
Ndaj, Redaksia e portalit "Ora shqiptare" falënderon veprimtaret e palodhshëm të kauzës shqiptare që veprojnë në Rumani, që me veprimtarinë e tyre fisnike nderojnë kulturën, historin, traditën dhe atdheun e tyre.
 
"Ora Shqiptare"
Redaksia
15. 10.2013
 
 
DISA NGA KOMENTET NË FACEBOOK
 
Haxhi Muhaxheri:
Kjo mirënjohje më gëzoj tejmase, sepse vjen nga veprimtaret e shquar të kauzës shqiptare qe veprojnë në Bukuresht të Rumanisë. Jane këta njerëzit fisnik që e nderojnë kulturën kombëtare shqiptare. Faleminerit miq! Zoti ju bekoft juve dhe familjet tuaja!
 
Baki Ymeri, shkrimtar,publicist dhe përkthyes:  
Faleminderit dhe ta gëzosh!
 
Grigor Jovani, poet dhe botues:
Urime, mik! Çdo vlerësim për Ty është i merituar!
 
Bexhet Asani, shkrimtar dhe studius:  
Urime Haxhi, marsh edhe mirënjohje tjera!
 
Ermentila Guci, poete: 
Një nderim per njerzit se punojnë, E meriton vërtetë këtë Mirnjohje.
 
Kujtim Stojku, poet: 
Pershendetjet e mia Haxhi dhe ju uroj suksese. Bashkesia kulturore e Rumanise ka nderuar veten ne radhe te pare, ju, dhe permes teje gjithe krijuesit. Me inciativen tende bashkove mijra njjerëz rreth fjales se bukur shqipe.....Ju uroj suksese te metejme...
 
Esat Loshaj, poet: 
Urime! Suksese dhe vetem suksese ne rrugen e artit dhe kultures!
 
Xhemajl Rudi, Poet:  
Urime Haxhi,mirenjohjen te mira e suksese gjithmone...!
 
Miftar Zagragjaj, veprimntar dhe publicist:  
Urime e suksese edhe në te ardhmen!
 
Halil Xani, shkrimtar:  
Urime, miku yne i nderuar. vertet e ke merituar nje mirenjohje te tille sikunder edhe shume mirenjohje te tjera.
 
Nikoll Ulndreaj, poet:  
Urime Haxhi Muhaxheri!
 
Agim Metbala, shkrimtar:  
Urime i nderuar Haxhi MUHAXHERI...me punën që keni bërë e po bëni në avansimin e Letërsisë Shqiptare...i meritoni edhe shumë e shumë mirënjohje të tjera...
 
Mikel Gojani, shkrimtar dhe publicist:  Urime mik dhe krijues i nderuar! Uroj te keni edhe suksese te tjera te metejshme.
 
Isa Mullaidrizi:
Urime Mirenjohja mik i nderuar Haxhi Muhaxheri edhe shume suksese te tjera ne vijim.
 
Hyqmet B. Hasko, poet:
Nje vlersim i madh,,dhe i merituar.Urimet me te mira nga ana ime per ju mik i mrekullushem Haxhi Muhaxheri..Respekt dhe per Baki Ymerin per kontributin qe ben per te nderuar penat me te mira Shqiptare.Respekt pa fund nga ana ime per ju.
 
Izegjid Tusha, veprimtar:  
Çdo mirënjohje është e mirëseardhur por kur vjen ajo prej një bashkësie të tillë është nder për punën dhe aktivitetin e Juaj andaj urimet më të mira prej Kaçanikut dhe të gjitha të mirat për ty dhe familjen tënde!
 
Anastas Nika, aktor:
Urime mik i nderuar! Te tjera nderime ardhcin ne jeten tende.
 
Gjin Morina, poet:  
Një MIRËNJOHJE e merituar Miku im Haxhi . Gëzohem shumë dhe më vie shum mirë që vllëzërit tanë nga Rumanija të kanë vlersuar punën e palodhshme tëndën . E gëzofsh dhe urime të përzemërta !
 
Zef Ndrecaj, poet:  
Mirenjohje me vend, per njeriun qe e meriton . Ju pergezoi vlla ...URIME !
 
Agim Gashi, rapsod dhe veprimtar i shquar:  
O Urime o vlla i dashur Haxhi Muhaxheri. E gëzofsh o vlla i dashur. Falenderime edhe Baki Ymerit që nuk po ndalet!
 
Biser Mehmeti, shkrimtar:  
Shumë urime i nderuar....
 
Spiro Naqo, Vlorë:
Kënaqësi për mua, që Miku ynë
i mrekullueshëm, Haxhi Muhaxheri, vlerësohet për punën plot pasion të letrave shqipe !
Urimet më mira, i dashur HAXHI ! Suksese pa mbarim !
 
Idriz Berisha, piktor:
Dhe keshtu realisht vijne rezultatet,kenaqesi kur vlersohete cmohet kontributi i nje krijuesi qe pas bukes ka librin,artin ,krijimin...suksese z.Haxhi Muhaxheri,e gezofsh MIRENJOHJEN!  FALEMINDERIT BASHKESISE KULTURORE TE SHQIPTAREVE NE RUMUNI per vlersim.
 
Lekë Mrijaj, veprimtar dhe publicist:
Gezuar mik i nderuar Haxhi kam parasysh se ju keni merituar nje mirnjohje te tilë prandaj ju pergezoj,suksese...
 
Fahri Xharra, publicist dhe poet:
Gezuar miku im, gezuar!
 
Izri Rexha, mësimdhënës dhe poet:
Urime miku im i nderuar! Besoj se meriton edhe me shume mirenjohje.
 
Shaban Cakolli, poet dhe publicist:
Mirënjohja më e merituar. Urime mik!
 
Fehmi Qerimi, poet:
Pergezime i nderuari Haxhi, shendet dhe suksese te metutjeshme ne jete dhe krijimtari... 
 
Salih Zogiani, mbledhs dhe sudiues i filklorit:
Urime për mirënjohjën, ju meritoni shumë më tepër.
 
Fadil Curri, shkrimtar dhe studius:
Pershendetje Haxhi. Vertet meriton edhe mirenjohje e shperblime me te medha, sidomos per ndihmen dhene shperndarjes se fjales se lire neper redaksite tuaja botuese debatuese. Urime edhe per te tjera!
 
Musa Jupolli, shkrimtar:
Arti vë shpirtin në ëmbëltyrë, dhe fill ndihemi mirë! Haxhi Muhaxheri-it gjithë nderimet e mia për këtë dhuratë POETIKE, punë e vlerë në shpirtin e tij !
 
Baki Ymeri, shkrimtar, publicist dhe përkthyes:
Është hera e parë kur një dhuratë e Bukureshtit etiketohet (klikohet) me rreTh 89 vota. Dhe nuk është hera e parë kur Haxhi Muhaxheri i prezanton vlerat shqiptare pa kurrfarë interesi, duke e respektuar mbi të gjitha interesin kombëtar! Gëzuar!
 
Nehat Jahiu, shkrimtar dhe veteran i arsimit:
Je shume meritor i nderuari miku im z. Haxhi Muhaxheri! Urime per mirenjohjen! Respekt!
 
Ragip Dragusha, poet:
Mendoj se zoti Haxhi Muhaxheri asht njeriu me kontribute konkrete ne art i cili ka prezantu perpose librave te tije por dhe proklamimin e shume krijimeve te poeteve dhe miqve tane, kontribut ky qe e ofron ma shume me lezuesin vepren e artit. Pergzime dhe respektet e mia maximale miq te nderuar.
 
Arqile Gjata, shkrimtar:
Kontributi, vlerat dhe jehona letrare që ka dhe përciell Miku ynë i pa lodhur Haxhi Muhaxheri përbënë një kapital të madh intelektual jo vetëm për Bashësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, por është ivenstim shpirtëror dhe pune me një vizjon qytetarie dhe krijuesi të palodhur dhe i pëkushtuar për të gjithë botën letrare Shqiptare.Ju përshëndes dhe ju përqafoj me respekt vëllazëror i dashur Haxhi!
 
Edip Daci, Tiranë
Eshte kenaqesi edhe per ne lexuesit e veprave dhe shkrimeve te mikut tone te madhit Haxhi Muhaxheri,eshte nje vlersim dinjitoz qe e ka fituar me shume mund e sakrifice . Une Uroj mikun tim Shkrimtarin Haxhi Muhaxherin.ne krijime te tjera sahtu si dhe sot,qe shoqeria mbare shqiptare ,shoqata te ndryshme, akademite e vendit e te huaj ti japin me shume vlersim dhe nderim ketij buri te madh ne krijimtarite letraro - artistike.dhe nje here urimet me te perzemerta nga Une Edipi!
 
Ymer Nurka, shkrimtar:
Urime mik i mderuar Haxhi Muhaxheri!
 
Fakete Rexha, poete
Haxhi Muhaxheri. I dashuri mik Haxhi. E gëzofsh këtë mirënjohje nga Bukureshti. Për gjithë ç'ke bërë dhe po bënë çdo ditë e më shumë, duke hapur dritare pas dritareje, duke na mbledhur e tubuar rreth sofrave të gjithë neve, e pra ti, miku ynë i miri meriton edhe më shumë se kaq. Të përshëndes shumë përzemersisht.
 
Demë Fetaj:
Shume urime Miku im i vjeter dhe shume i dashur.Te uroj edhe sukse te reja.
 
Agim Gashi, rapsod dhe veprimtar i shquar:
Je i mrekullueshëm. Te perqafoj fort nga larg vlla i dashur!
 
Nijazi Jahja Mripa, poet:
Shumë urime Haxhi ! Respekt !
 
Rrustem Gërguri, poet:
Urime ...meritor ..shendet e mbaresi...
 
Ramiz Selimi, pulicist:
Urime mik i nderuar dhe resektuar! Pa e ule vleren e nje shoqate ne mergim, une mendoj se ju meritoni mirenjohje edhe nga institucionet dhe shoqatat e krijuesve ne vendlindje. Urime dhe suksese!
 
Naim Gallopeni, poet:
Urime mik i dashur Haxhi Muhaxheri ndaj mendimin e njejte dhe une me ata qe vlersuan vepren tende te madhe!...
 
Napolon Braho:
Urime i nderuar Haxhi Muhaxheri ! Suksese perhere Ty dhe  organizatoreve (Revistes "Shqiptari").
 
Luan Jakupi, piktor:
Mirënjohje e merituar për punën e madhe! Suksese! Haxhi Muhaxheri... E mbaresi ne punen tuaj!
 
Shahadije Llohaj, poete:
Urime dhe suksese. e meritoni!
 
Xhevair Baxhia, ushtarak:
Urimet me te mira mik i nderuar per kete mirenjohje te bukur...Paci perhere suksese !
 
Sylejman Muriqi, poet:
Mirenjohje e meritueshme. Urime mik, edhe shume suksese!
 
Hamit Taka, poet dhe prozator
Urimet me te mira!
 
Mehdi Prushi, veprimtar i diasporës:
Urime o daja Haxhi dhe suksese!
 
Haki Muhaxheri: 
Urime axhi Haxhi!
 
Rina Vokshi:
Suksese ....suksese !

Samstag, 12. Oktober 2013

Agim Spahiu

Agim Spahiu

Agim Spahiu u lind në fshatin Kolesjan më 22 prill të vitit 1952. Ai kreu shkollën e mesme në gjimnazin e Kukësit dhe studimet në Institutin e Lartë Pedagogjik trevjeçar të Shkodrës për gjuhë-letërsi. Përfundoi studimet në vitin 1974 dhe për 15 vjet rradhazi punoi si mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë në rrethin e Hasit,në Gjinaj dhe shkollën e mesme të Fajzajve. 

Në moshën 18 vjecare ai kishte botuar vëllimin e parë poetik me titull "Liria". Libra të tjerë në prozë e poezi të tij janë : "Duart e Punës"(1973), "Vjen në moshë"(1982), "Këngë për Idën e Hasin e Bardhë"(1982), "Të jetosh me ty", "Është koha të duhemi"(1990), "Njeriu mbi Pikëllimë", "Kurpalet" etj.

Agim Spahiu vdiq aksidentalisht më 14 dhjetor të vitit 1993. Vdekja e tij e parakohshme qe një humbje për arsimin, letërsinë dhe kulturën e Kukësit. Me dekretin nr.786, datë 3 mars të vitit 1994 është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të Klasit të Parë.


Poezi nga Agim Spahiu


AUTOPORTRET

Here-here me grafullon gjoksi si tambli ne flake,
jam shend e vere, plot hove njerezore, i pashem,
i fresket e i gjalle,
i paster e i lare si natyra pas shiut,
i tejdukshem si qelqe e zbrazet.
Gjithkush ma lexon shpirtin ne bebez te syrit...

e viti me duket nje dite...

Here-here shkretem krejt
pres
regetime e fundit te heshte,
jam si pylli dimeror,
i ftohte pa ndjenja,
bosh,
e dita me duket nje vit...
Nga casti na cast pres te me cojne ne varreze
Pse s'me cojne?!


 
PREK TRUPIN E NJERIUT

Dua të prek trupin e njeriut, të lehtin, të lirin,
gazplotin e jetëdhënësin trup, të marr e të jap
dritë, guxim e mençuri… Puthmë! Ç’është kështu me ty?!
E ndien veten të lodhur e të plakur nga një mendim nator,
që mbjell harresë e vetmi… Dhe trembesh si fëmijë.
Ç’rëndësi ka mosha?! Puthmë! Ç’është kështu me ty?!
Prek trupin e njeriut, të lehtin, të lirin,
gazplotin e jetëdhënësin trup, merr e jep dritë,
guxim e mençuri!
Vetëm prekja e njeriut është kundër shurdhimit,
harresës, vetmisë, vetëm prekja e njeriut.
Shëtiti mollëzat e gishtave mbi supe, krahë, ballë,
vetulla e sy, futi gishtat në shkurren e flokëve dhe dëgjo
si këndojnë zogjtë e dashurisë në buzë… Nesër
agu do ta largojë këtë mendim nator, më beso,
nesër do të jetë shuar krejt…
Do ta ndiesh veten të freskët, të lehtë,
do ta zgjedhësh fustanin luleshumë, buzëkuqin e ndezur,
do të krihesh me kujdes,
do ta shtosh buzëqeshjen… Nesër,
e mrekullueshme do të jesh nesër!
Si mëngjes mesprilli verior, si vajzë e dashuruar
do të ndihesh nesër, më beso,
nesër kur të prekë dita-jetë që sapo ka filluar…
Puthmë! Prek trupin e njeriut, marr e jap pafundësi,
mbushur plot e përplot shpresë e dashuri.
 
Kukës, 1986




UNE, I ZAKONSHMI YT

Shpesh shpërthej e dal prej gjoksit tim si Drini
në vjeshtë,
shpesh, sa shpesh!
Ki durim! Jam në mrekullinë e krijimit.
Nga shtegtim’ i vrullshëm shpejt do kthej
te i zakonshmi yt i drojtur. Ki durim!
Asgjë e ligë s’del prej gjoksit tim. Ki durim
dhe besim,
edhe pse je e lodhur më ofro fisnikëri e mirësi
(Pak, oh sa pak!)
Dhe shih: kur të jem qetësuar një mal do të jap…
Dora jote mbi ballë,
një përkëdhelje dridhëse, e dashura ime,
një shëtitje dashamirëse e gishtërinjve
mbi vullkanin tim në shpërthim,
një fjalë e mirë… Heshtje, heshtje e mençur.
Dhe shih,
nga çasti solemn i krijimit do të kthejë
i mrekulluar e i çliruar dhjetëfish,
i drojturi, i treturi, i zakonshmi yt.







PARA TEJE

Jam i vogël, sapo kam nisur të nxjerr tinguj,
të qesh, të zgjas faqen për puthje te të mëdhenjtë.
S’di ç’është ajri, uji, zjarri, e prek e digjem. Qaj
e prapë drejt teje nisem… Tetëmbëdhjetë jam,
i dashuruar në krehrin e pasqyrën,
gjithë vetulla, sy e forma të derdhura shtati,...


përqafuar me dëshirën, më e hishmja në botë - fytyra,
këngëtar i madh që di vetëm këngë me emrin tënd,
djalosh i zjarrtë, qengj i butë, të gjithë ma shohin
dashurinë, s’kam aspak frikë: e shpall para të gjithëve
mrekullinë që ndodhi në mua, i magjeps rrugët, pemët.
gurët, prej tyre magjepsem, i marr para me frymë.
Pesëdhjetë. Njëqind. Njëmijë vjeç qenkam, më lulojnë
lulet e bardha mbi krye, dhjetë herë qenkam kthyer
për ty në botën e të gjallëve pa pyetur për fyerje
dhe sharje… E prapë digjem e sillem në moshën
e shpirtit: një dhe tetëmbëdhjetë, një dhe tetëmbëdhjetë.
O, ç’paske qenë ti, moj dashuria ime!






TI E DI SI DUHET VDEKUR

Ti e di si duhet vdekur të jetojë plisi i bardhë
e gjaku i valë,
tambli në sisë e fara në arë,
ti e di si duhet vdekur, vëllai im i heshtur, vullkan
i ndezur, vëllai im i tretur, i pabuzëqeshur,
i fyer e i poshtëruar,
vëllai im i panënshtruar…
Ka kaq shtatore në udhë e sheshe, bij-hyjni jetojnë
                                                                         në ty
ata si farën në arë kryet lanë në kohën tonë prej
gjaku dhe ëndrre.
Ti e di si duhet vdekur, vëllai im i heshtur -
vullkan i ndezur-ti e di si duhet vdekur…




KËTU

Këtu dielli rrezon për mua dhe bora boron për mua,
në gjakun tim shkrirë janë të gjitha viset e tua,
rroj në male fisnike me ujëra jetëdhënëse në gji,
në përqafimin e lumenjve të mi: njëri i Bardhë,
tjerti i Zi.
Këtu jam, gjithnjë, mbi Gjalicë e Pikëllimë,
i mbushur me kujtime,
këtu lëndohet e gazmohet zemra ime.
Nuk mund të rroj ku s’kam ç’të kujtoj.
Këtu jam i idhët pelin, i ëmbël si misri i ri,
këtu jam plot shëndet,
kam shumë punë për të bërë dhe s’kam ngè të vdes…
Këtu dhe vetëm këtu jam guri me rrënjë,
i rëndë në vend të vet,
çdokund tjetër rrumbullohem, troshitem e harrohem,
vetëm këtu thepohem…
Këtu jam zjarr që djeg, dorë e bardhë që përkëdhel,
fjalë mjaltë që mrekullon, vuajtje që s’harron…
Brenda meje përkunden djepe, shtrihen varre pa harrim,
digjen e rilinden malet e visit tim.
<<Këtu!>> më thonë djepet e varret, drurët e gurët,
<<Këtu!>> Shekspiri është luajtur dhjetëfish,
                                                           ta dish,
në familje, buzë kufijsh
dhe brenda gjoksit të njeriut!
Jam këtu përqafuar me diellin,
dragua për të mos harruar asgjënë,
mbrojtës, rojtar nderi i fytyrës sime që s’e çbënë…
Këtu me tokën përjetësisht jam i dashuruar,
si fëmijën e puth, e mbaj, e kthej me duar.
Rris pemët, shtrydh gurin e ujin të më japin më tepër
dhe unë gjithçka u jap: në çdo gjë pjesëtoj veten.
Me armiqtë thikë më thikë jam këtu, sy për sy,
i dashuruar me të dashurit e mi.
Këtu dhe vetëm këtu jam puthja, mallkimi, ëndërra
dhe zgjimi,
dashuri në udhët e tua,
ku bora dhe dielli rrezojnë për mua…

Kukës, 1986

 


DAL NËPËR NATË

Dal nëpër natë me fyell të gjatë në brez,
atë yll të largët lyp nëpër terr
një fjalë t’i them
e nëntë male në mes, medet, nëntë male në mes
E dhentë s’po tuten e mallet po s’po ulen… Po qe:
balli me dukat m’i bën dritë shtegut t’udhës.
Medet, i mjeri unë,
kot mundohem ta fsheh dridhjen e buzës!
Tufëzat hanëza-hanëza m’i ka çjerrë thëllënza,
meraku ka pikur mbi xhamadanbojëgjaktin,
shlyer e ka krejt, mjeri unë me det!
Mbi tirqit e bardhë ofshamat e mallit
(t’i kallëzon dukat i ballit)
kurrkund nuk m’u ndanë qysh ditën e parë,
pesë gishtat e dorës përanash lanë zi
kur u ndamë të dy…
Përmidis të gjoksit m’u ka bë një gropë,
                                                    medet,
nuk e mbushin tokë as shokë, medet!
Meraku për ty më hollon përorë
e nëntë male në mes, medet, nëntë male në mes!
XIXËLLONJA

S’kishim asgjë të na falte gaz e prehje atë natë
të errët martesore
dhe nuk e di ç’mund të mbanim mend
të mos ish ardhja e një xixëllonje…
Pranë njëri-tjetrit, mbi krevatin e vjetër dhe
larg,
(Sa larg!)
Përballë nesh jona ish edhe një arkëz e vogël
me copëza fashete për mentesha.
E gjora! Sikur vinte nga lufta!
Në luftë të re hynte-prapavijë besnike -
ku ruhej buka.
As fjalë s’kishim. Jona ish edhe heshtja:
një heshtje e gjatë dhe e egër na errte e na errte.
Dhe zor ta hiqnim qafe asaj nate
të mos vinte xixëllonja,
që digjej e digjej për ne të dy,
në buzët e tua, në sytë e mi.
Ishim kaq të lodhur, kaq të shqetësuar…
E s’e trazuam.
E s’u gëzuam.
S’kishim asgjë të na falte gaz e prehje atë natë
të errët martesore.
Dhe nuk e di ç’mund të mbanim mend
të mos ish ardhja e asaj xixëllonje…

1987
DHE FËMIJËT RRITEN

Më e shtrenjtë se buka, më e pashme se lulja
ishe për mua,
(Sa zor e kam t’i marr nëpër duar, t’i hap
fletët e viteve që shkuan!)
U miqësova me librat dhe heshtjen,
të isha i ditur, i mençur,
fitova krenarinë tënde me pak përhënie,
ecjen dhe përshëndetjen…
Dhe vrapoja të shihja, të thosha një fjalë,
(Ora nuk plakej pa të parë!)
Edhe pantallonat i mbaja në ngjyrën që të pëlqente
për një vështrim, për një buzëqeshje…
Tash që na shtohen thinjat e grindjet
dhe fëmijët rriten,-mendjen atje e mbaj.
Të lutem, mos më bëj të qaj!




KUR S’TË SHOH...

Shihem në pasqyrat e mëngjesit, i mbush mendjen
vetes se jam i ri, vesh këmishën e bardhë e dal
në pikëpjekje me ty...
Dal të shoh hapin, fytyrën e çelët,
të ndiej ecjen, vështrimin, përkëdheljen
e ti të therësh si flutur prilli nëpër shtatin tim,
të më japësh kaltri, forcë e besim,
të më japësh zjarr djali
e të më mbash në këmbë – të lehtë të ma bësh
çdo gjendje të rëndë... E pastaj,
e pastaj unë i gjithi të jem dashuri
përqafuar me botën, përqafuar me ty,
i shpenguar si era, i mrekulluar si pema
të sythoj ëndrra e punë të reja...
Por kur qëllon që s’të shoh dot
pasqyrat më qorrohen, nxihet këmishë e bortë,
më sulmojnë rrudhat, plakja e mosdashja,
mërgon ëndrra, fjala, më mbulon nata.
Plakem një mot kur s’të shoh dot!



VIZATIME DASHURIE NE TERR


1. Oh!


Po më dridhet shpirti si një fije bar,

unë po shkoj drejt dimrit, ti del në behar…


2. * * *


Me mall e gjamë po të lyp nëpër hanë

Gjersa t’m’ngrijë fryma në gojë
gjysma akull,
gjysma borë…


3. Mall


… s’më lë mjegulla të të shoh, of, të të shoh,

pezmi im,
helmi im!

E largoj me dorë – afron,

me krahë e pres – qesh e më mbulon,
më mbështillet, rreth meje përdridhet,
i fryj sa kam fuqi e prapë s’të shoh ty, helmi im,
pezmi im!
Dhe dal nëpër hënë vetëm, kur mjegulla ka tretur,
qaj kodrat me radhë, qaj malet e larta
e ti s’je as zë as hije, laznorja ime…
S’më lënë njerëzit të të prek, of, me ty të flas,
të qesh,
s’më lënë dhe dal nën hënë vetëm,
kur njerëzit kanë fjetur.
Shtrihem mbi barin që dhemb për hapin tënd
e ti s’je më as zë as hije, laznorja ime…
Vetëm-o, cingthi – pres mjegull të mos ketë
e prapë të shoh, të prek, të flas e të qesh me ty,
helmi im, pezmi im!


4. Frymë a hije


A je ti, fol, a je ti –

frymë a hijeq
që përbihesh derës
për në thelb të zemrës?!

A je ti, fol, a je ti –

mallkimi im,
syfilxhane, mollëbojëpeme –
pëllumb i bardhë midis reve?!…


5. Kur të pashë


Të vërejta e u rrëqetha… Ecja

e s’ecja,
re m’u duk vetja,
trëndafil ku vdiste vesa…


6. * * *


Në këmishë të hollë, jelekbojëgjake,

si kripa në zjarr
më plase…

M’i jep jetë kësaj nate!



7. Ne të dy


U deshëm pa fjalë.

Si të vdekur
a si të gjallë?!…


8. Ti më vjen


Ti më vjen me zjarr në duar

e terur, e përvëluar,
ti më vjen me zjarr në duar…

Zjarrin do ta mbaja në pëllëmbë të dorës

si yjzit në vallen e horës…

Ti më vjen me zjarr në duar

e terur, e përvëluar,
ti më vjen me zjarr në sy…

…dhe digjemi të dy.



9. Mungesat nuk thuhen


Qysh t’i them mungesat?! S’mundem,

mungesat nuk thuhen,
mungesat veç ndjehen, të zënë si ethet
e s’ke më gojë as fjalë, mbytesh në ankth e mall,
veç sytë të thonë se je gjallë…

Po t’i fal sytë. Merri sytë!

Me dy drita syri të flas nga thellësitë,
të them je gjëma ime, je shpresa ime –
e heshtura me gjëmime. Të them – je muzikë,
gjëmëtare kundër gjëmës, këngë e mbushur prej ëndrrës…
Me dy drita syri të them je e vërtetë
që më mban në jetë, plagë që dhemb e vdekjen
e tremb…
Qysh t’i them mungesat?!
Druhem, mungesat nuk thuhen,
mungesat me ty shkrihen, flenë dhe ringrihen,
në ty përpëliten, dridhen, të shtojnë dhimbën –
drita i largon, terri i afron…
Po t’i fal sytë! Merri sytë!
E në dy drita syri, në dy drita syri të ndiej
si më ndrit ylli.


10. Kur jam vetëm


Digjem për buzën e djegur,

për fjalën e mençur tretem –
kur jam vetëm.