Sonntag, 14. September 2014

Prend Buzhala dhe “Ҫaste lirike”

 
Nga Rrahim Sadiku
 
Universi poetik
si amë e yjelindjeve
 
  • Prend Buzhala “Ҫaste lirike”, poezi, (vëllimi i parë), 1-90, 1 janar 2014 – 31 mars 2014, Prishtina PRESS, 2014, Prishtinë
 
Më bëhet se me librin “Ҫaste lirike” (vëllimi i parë) Prend Buzhala, si askush tjetër para tij, e ka plotësuar atë thënien profetike e gjithënjerëzore të Petrarkës: “Paqe nuk gjej e luftë s’kam për të bër.”. E themi këtë me bindje, sepse poeti nuk ka si të jetë i qetë brenda një realiteti aspak premtues, brenda një universi të pafund krijues e një shpirti që prehjen e gjen duke punuar e menduar për të tjerët. Në këtë paqetësi zgjidhja nuk është lufta, qoftë edhe ajo fiktive, por mendja kreative. Artistikisht arrijmë të vendosemi në botën e mendjes. Aty poeti na njeh me këtë mendje që sheh përtej territ, që shpalos palët më të fshehta të shpirtërores, ku takohemi me dashurinë, sa tokësore aq edhe hyjnore, me synimin për të na e sjellë sa më afër diellin e jetës, tek i cili burojnë, të ndërlidhura me të domosdoshmën e të padukshmën, të gjitha mbarësitë e të këqijat, të gjitha të mundshmet e të pamundshmet, të gjithja kërkesat e shpresat për të qenë vetja në kohë e në hapësirë, sepse: “Aty merr pjesë krejt universi: uroje këtë amë të yjelindjeve.” (f.11)

Duke i lexuar këto poezi të Prend Buzhalës, që anojnë mjaft drejt prozës poetike e eseut filozofik-meditativ, fillojmë e ndjejmë, mendojmë e filozofojmë bashkë me autorin dhe nga ne sikur mërgon e zakonshmja. Bëhemi një me krijimet që janë të dhuruara para nesh si inspirime ditore e si përvojë e madhe jetësore, si pasuri diturore e si ҫaste përndezjesh frymëzyese poetike. Nisim e hyjmë gradualisht në një unvers poetik me shumë grishje, me shumë etje e synime për ndjerë, gjetur e parë një botë ndryshe. Janë këto ndryshime vazhdimisht të kapura etheve të krijimit e të realizuara plot ankth e fuqi poetike, brenda të cilave oshëtinë fuqia e mendjes dhe urtësia e arsyes. Jetojmë e ndjejmë brenda vargjeve, nëpër të cilat endemi me ashkun e shpirtit kërkues dhe të etjes për botën e idealeve. Kjo botë e idealeve, ku shpesh mungon plotësisht idealja, bëhet arë ku mbin fara e paqetësisë, e ambientit jetik, që krijohet me fuqinë e pafund të fjalës e me mallin për ikjen e mundësive. Nga kjo ikje e nga ky mall dalin të gjitha ato shpërthime spektrore e magjike, që mbajnë emrin e përbashkët, në shikim të parë krejt të zakonshëm “ҫaste lirike”, po që nisin e na shoqërojnë mandej pandalshëm e pashkëputshëm. Janë këto krijime përmes të cilave hyn në botë e thellë të mendimit, të imagjinimit e të frymëzimit, duke u përballur me aspektin kohë, me dukurinë hapësirë dhe me fenomenin njeri. Na bëhen kështu tri rrugë të ndryshme që dërgojnë drejt një qëllimi: lulëzimin e shpirtërore dhe shërimin brendisë së njeriut, ndjekjen e shpirtit të lig e të krimit dhe hedhjen në veprim të mbarësisë, dashurisë, respektit e hynores. Reliasht, krijimet e kësaj përmbledhje kërkojnë mundësi të lidhjes së ngushtë midis njerëzores dhe hyjnores. Kjo lidhje duket në horizontin ylberor poetik si një realitet i ri, tejet i nevojshëm për njeriun e kësaj toke dhe për njerëzimin në përgjithësi. Por, mu këtu poeti përballet me luftën e pandalshme e tejet të vjetër, e cila daton që nga krijimi i universit, me luftën midis dritës e errësirës, midis të mirës e të keqës. Kudo takojmë besimin e patundur të Prendit se do të ngadhnjejnë drita dhe e mira. Por, nënteksti i krijimeve na flet se kjo ndodh vështirë, sepse: “Shpeshherë të ndodh të mbytesh së brendshmi ta shpëtosh shpirtin.” (f.90) Dhe kjo mbetet e vazhdueshmja e poetizimit të veҫantë, e thellësisë së dellit të rrallë të kapjes së madhështive e ngjitjes majave dhe të mendjes që nuk lodhet nga shumësia dhe kontradiktatg e mendimeve e ndeshjkeve me mundimet e dukshme dhe të padukshme. Në këto kontradikta Prendi e kërkon thelbin e shpirtërores dhe njerëzores, të cilat maten me lartësinë dhe thellësinë e shpirtit, duke ushqyer më sublimen, duke ndezur qirinj shprese për kombin e njerëzimin e duke ngrehur deri në pakufi mendjen e hyjnishme.

Prend Buzhala në këto krijime është kërkues, më shumë se kërkues, është ngulitës i besimit. Kërkues ndaj vetes e në vete, ai, në radhë të parë, është kërkues ndaj botës që e rrethon dhe ndaj shpirtit që nuk e lë të qetë. Në këtë paqetësi del paqartësia dhe e pakuptimta e botës që ushqen bukurinë e shëtinë, që na rrethon me aureolën e Hyjit e me praninë e djallit; që na vë përballë e njerëzores që mungon e mendjes që devijon. Në këtë dualitet të vrapon tutje dhe shumëdimensionalitet që nuk përthekohet lehtë ndalemi e sikur pyesim veten, përmes poetit: pse janë kështu, të pafund, të pakuptueshëme të padeshifrueshëm njeriu e mendimi. Dalim pastaj tek meditimi i vazhdueshëm e tek shpalimi i mbamendjes dhe ushqimi që na vjen nga ajo që gjatë viteve e shekujve është krijuar si traditë kombëtare e njerëzore. Vazhdojmë kështu ecjen në rrugët e mundimit e mospajtimit e të ligën, që shkon deri tek shkrirja e konceptit kohë dhe dalim në pafundësinë hapësirë, ku përballja me fizikën si të dukshme dhe metafizikën si të dëshirueshme. Gërshetimi i epikës e lirikës, janë zgjidhje e qëlluar, madje parë me syrin e mendjen e poetit, edhe të domosdoshme, për të ardhur deri te refleksioni meditativ, deri tek nënvetëdija e deri tek kërkimi i rrugës aq të shkurtër e pafundësisht të gjatë, për të arritur deri te vetja. Kjo vete reflekton edhe vetat tjera si pasuri e mendimit biblik për jetën, besimin e hyjnoren, që na vijnë si simbolikë biblike e si pasuri jetësore, për të shkuar tutje që të arrihet lidhja e gjithë kësaj me kombëtaren, me universalen e me rrjedhat e përgjithshme historike. Këto rrjedha poetizohen e mbarështrohen si specifika të së bukurës, si dukuri jetësore e si abstragim artistik e si vlerë estetike, të kapura në vargje me shpirtërorzen, me urtësinë dhe me etjeve e pafundëta njerëzore. Takohemi shpesh me njeriun si bari, si urtësi e si mundësi e ruajtjes së vlerave më njerëzore, për të mos lejuar të bëhet e pranishme mendja e humbur, që të mos merret me ne shpirti i prishur e të ndjejmë kudo klithmën e dashur me shekuj: njerëzorja dominon. Është mu ky dominim i nevojshëm që njeriut i mundëson ikjen nga absurdi dhe i krijon lidhje e besimit në të pavdekshmën, në hyjnoren e arritjen në bekimin e përjetshëm. Por, kjo hyjnore e ky bekim sikur nuk janë lumturi e synim për të gjithë dhe në horizontin krijues kërleshen e përleshen pandalshëm lufta e paqja, përparimtarja e anakronikja, e bukura dhe e liga. Na lindin kështu pamje të bujshme arenash ku krijohet historia e ndodh tragjedia; ku komikja pëqesh shpesh idhshëm realitetin e ku dramatika nis e shpalos ngjarje të përgjakshme,veshur me petkun e madhështisë, fitores, krenarisë. Ky petk, që shpesh fsheh nën vete mashtrimin e thikën vrastare, ka nevojë të domosdoshme për fjalën e bukur dhe pashën e saj. Sepse “në fillim ishte fjala” dhe ajo u madhështua me ligjërimin poetik e i dha rrugë mendimit imagjinativ, mundësisë për të ndjerë e krijuar një botë ku shpirti e mendja kanë mundësi të jenë dashuri e lumturi. Jetojmë mandej në një universi krijues; bëhemi pjesë e pandashme e një universi plot kontradikta, që na del si thirrje për njohje, si pafundësi e mundësi për të parë të panjohurën e për të jetuar shumë ҫaste edhe me hyjnoren, e cila në atë mes,na largon nga mendimet e liga e nga pësime, ku. “Kërkimtari shndërrohet në qenie që shtegëton nëpër kohë e mbikohësi.” (f.18)

Prend Buzhala nuk na ballafaqon me mendime retorike atdhedashurie e patriotizmi, edhe pse dendur, pothuaj në secilin krijim të kë tij libri, trajton temën kombëtare. Ky trajtim është në rrjedhë të krijimit, në funksion të ndjenjës e në shërbim të qëllimit poetik. Ai krenohet me lashtësinë tonë, me rrënjet tona, me sakrificat tona të pafund, po realiteti nuk e ushqen të shkuarën, miti nuk e arsyeton plogështinë e kohës. Sepse ai ballafaqohet shpesh me të ligën, me degjenerimin, me ikjen nga e mira dhe sheh kahmos lidhjen me të keqen. Kjo nuk premton të ardhme të dëshiruar e të ëndërruar me vite e shekuj, kur i thot të ligës: “Ti hapëron nëpër ilirishtet e mia, nëpër Arbdhe e Shqipdhe” (f.62) Ky hapërim rëndon padurueshëm, shemb shenjtërinë, luan me varret e të parëve dhe mundohet të zhduk gjurmët, të mohojë dëshmitë. Kjo përballje me realitetin e hidhur e kjo ikje nga e zakonshmja e grishin ëndrrën poetike, e krijojnë një botë ku e zakonshma nuk ka vend e ku poetikja orienton të jetuarit, po e gjitha zgjat si ҫast, për t’u kthyer përsëri te përditshmëria, ku shpirti vuan e mendja kërkon dhe poeti na rrëfen: “mbetem eng” (f.19) Dalim përsëri tek mërgimi shpirtëror e tek tëhuajësimi intelektual, kur sfidohet mendja kreative e kur truri i vyshkur ngulit mentalitet. Poeti e lufton dhe sfidon këtë me universin krijues, që jo rrallë na vjen si klithmë dëshpërimi e si dëshmi besimi se do të dëgjohet zëri i arsyes; si thirrje për njohje, si pafundësi kërkimi dhe si hyjnore, që shpresën e mundësinë e shpëtimit i ka në atë mes: “Kërkimtari shndërrohet në qenie që shtegëton nëpër kohë e mbikohësi.” (f.18) Në këtë kohë e mbikohësi njeriu bashkëkohor bart padukshëm peshën e kryqit të pamerituar, shpesh edhe pa e ditur këtë. Kryqi si simbol i flijimit dhe rilindjes shpirtërore e morale, na shpie deri te Dëshmia si rrugë e trasuar ndodhive biblike e jetësore, ku njeriu i zakonshëm duhet të përballet me amplitudat e shpirtit, kur shpëtimi shpesh kërkohet te Pergamena dhe tek fjalori biblik. Kur frymëzimi poetik shtrihet mbi këtë fushë, tek poeti zgjërohet e dritësohet delli estetik pa estetizime, poetika e arritjeve të rralla dhe nga dendësia e nëntekstit, që jep impulse të pafundëta për të ndjerë e përjetuar. Dalim kështu te vizioni për ardhmërinë, tek shpresa e besimit në dashurinë, tek nevoja për të dashur më shumë njerinë. Dhe poeti beson se të gjitha këto janë të mundshme e të arritshme, duke embajtur Hyjin si simbol, si besim, si vazhdimësi, si mësim e si ndjenjë e mendimit e si kuptim të shpirtit. Dhe Hyji është kudo ku mbahet njerëzisht e qëndrueshme, e hapur dhe mikpritëse Porta e shtëpisë dhe ku endet e pranueshme fryma e shenjtë.

Prend Buzhala na mundëson të shohim nga afër dhe nga thellë portretizimin estetik e eseistik të ndjenjës dhe mbizotërimin e mendjes krijuese. Këtë e arrin duke na ofruar atmosferë mitike, fenomene letrare me thellësi homerike, gjëmime që sikur vijnë nga kohët kreshnike dhe duke ua vënë përballë të gjitha këtyre urtësinë biblike. Kjo urt përballë si t përballë m përballë son: “Përpara ke një pasqyrë të errët dhe pyet veten: kush je (f.39) Autori nganjëherë kalon te gjuha e thjeshtë, rutinore e përditësore, duke mos harruar asnjëherë se kjo botë është përplot “Thirrma gjakimesh.” (f.13) Abstragimi poetik shpesh na ngre tejet lart, po edhe na shtrin përballë mu pranë të zakonshmes: “Stepesh: si nuk mund të arrish asnjëherë tek majat e buzëqeshjes së një fëmije.” (f.q15), për të dale te një betejë e bashkëveprim i gjatë midis të gjallëve dhe të vdekurëve (f.39) Të gjitha këto shumësi gjetjesh poetike e dituri të thëna me mjeshtri, na bëjnë të mendojmë më thellë e më ndjeshë, për etikën e fjalës dhe peshën e mendimit; na krijojnë munësi për të ikur nga urrejtjet e për ta thelluar dashurinë; për të marrë mësime nga Golgota e nga Rozafa e për të ndjerë sa më thellë krismën e welësitme të cilin na hapen dyert e jetës. Na vjen faqeve vijuese të librit njerëzimi si një vazhdimësi dhe si një plagë e krfenari, shoqëruar edhe me figurat mitike, me ato biblike e me ato kombëtare,që në këto krijime na vijnë si të njëzuara: Adami e Eva, Hadi, Kallnori, Gjergj Kastrioti... Megjithatë, poeti sikur mbetet vazhdimisht i pangushëlluar, morali prej njeriu e prej poeti nuk e lë të kënaqet me arritjet e frmëzimet e veta dhe ai, edhe pse nuk e thot, të lë të kuptosh se në këtë botë dhembja ishte dhe mbeti doracak i pakalueshëm, ku zhgënjimi shpeshherë vret shpirtin e ku të zënë pritë e nuk të lëshojnë rrugë pezmi, pesimizmi e dëshpërimi. As idealizmi e as figurat e ndritshme nuk ngushëllojnë e nuk mbushin dot zbrazëtitë që hap përditshmëria e vrazhdët, njerëzit shpirtprishur e të nënshtruar; nuk mbyllin dot as vërragët që hapin vërshimet nga bota që na sundoi e që do të na robërojë përsëri, nga ajo botë që ka zezuar botën e do të na zezojë edhe ne. Vijmë pastaj tek lutjet për shpëtim, tek shpresa e ikjes nga pikëllimi dhe nga frika se zeza mund të dominojë. Poeti këshillon që të mendohet më shpesh për pendim, nga mëkatarët, duke u thëvë se pendesa është vlerë dhe një nga thesaret e mirësive njerëzore:
Kjo prekje është besimi yt. Më i fortë se religjionet, njerëzit dhe Hyji” (f.58) Gjithnjë Hyji na del në moment vendimtare, duke na kujtuar se nga ai kanë fillin hiri e zjarri,besimet ilire, lutjet, urimet,të cilat nuk do të lejojnë të ketë: “Sosje. Fjalësosje e dritësosje” (f. 64) Dhe:
Lutju kësaj dite, hidh përsipër vetes mbulesën e saj pa njollë, virgjine.
Ja, edhe pak arrin tek Bregu i përjetshëm, me vete ke mburojën e tij.
Dërgoje, si mblatë, një Tufë të amshueshme, të padallueshme nga syri njerëzor.
Është thjeshtë një Tufë Dashurie, me kokrrat e arta të shpirit.
E lutesh: më drejto kah duhet, o mik, më fshih me sekretin e mendimeve tua.
Ja, gati ke arritur te ai Breg i Përjetshëm, ta kremtosh Ditë e Amshueshme
.” (f.173)

Nga këto që thamë deri tashti, shohim se libri poetik “Ҫaste lirike” (vëllimi i parë) i Prend Buzhalës është,nga shumë aspekte, risimtar në letrat shqipe, me figuracion tejet të pasur e domethënës dhe me shtrirje të gjatë kohore e hapsinore. Është libër që pasuron mendjet e freskon shpirtin, prandaj leximi i tij dhe bashkëndijimi me të bëhen vlerë dhe pasuri e pamatë.

Në thellësitë e ngjyrave poetike të një spektri.

Nga Fatmir Minguli
 
Jam njohur me poetin me origjinë nga Mirdita, Gjergj Nikolla para disa vjetësh dhe kjo njohje më solli edhe kënaqësinë e dyfishtë. Njoha një njeri të punës, arsimtar që shkon për ditë nga Durrësi në Rrëshen për të dhënë mësim,s i dhe njoha edhe poezitë e tij të rreshtuara krejt bukur në dhjetë libra të tij të botuar viteve të fundit. Gjergj Nikolla është një poet me bindje origjinale, rebel në kuptimin e jetëve sociale që servirin partitë politike, i papajtuar kurkund e me askënd për konformizma fallco të tipit “made in politika”. Në fakt kjo është dhe vetia e poetëve të vërtetë, poetë që nuk pranojnë asgjë në jetën e tanishme, por gjithnjë kërkojnë stade më të larta të botëkuptimit në shoqëri. Këtë konstatim të irlandezit Xhejms Xhojs e ka përqafuar me origjinalitetin e vet poeti Gjergj Nikolla. Janë këto fakte, këto veti të Gjergj Nikollës të cilat e kanë çuar atë drejt poezisë haik. Ja dhe libri më i ri i tij me poezi haiku dhe me tercina e me titullin racional “Spektër”. 100 tercina dhe 500 haiku të shkruara në një muaj midis mesit të muajit maj dhe mesit të qershorit, duke u mbështetur në dritaren e autobuzit, tek shkonte për të dhënë mësim. Një ngadhënjim jo vetëm poetik, por më tepër një përqëndrim maksimal i mendimit, brenda një kohe të shkurtër. Një ngjarje që përputhet plotësisht me teorinë e bërjes së poezisë haik. Shkurt, bindshëm dhe plot mendim e figura poetike.
Haiku, ky vogëlush me origjinë nga Japonia e largët është njohur në vitin 1868 dhe është ambientuar në Europë rreth viteve 1905 – 1917, vite kur u botuan dhe dy antologji poetike me haik, një në Paris dhe një në Londër, ndërkohë që mjeshtri më i madh japonez i haikut konsiderohet mësuesi poet japonez Matsuo Basho ( 1644 – 1694 ). Ndërsa tercinat që Gjergj Nikolla na i sjell të freskëta si ajri i bjeshkëve të veriut janë që nga Dante Aligeri në veprën e tij “Komedia hyjnore”. Gjergj Nikolla bëhet i dyti poet në Shqipëri që paraqet tercina mbas Moikom Zeqos që botoi në vitin 1999 librin “ Tercinat e pasvdekjes së Dantes japonez”. “Spektër” është një libër që do ta klasifikoja “libër xhepi” sepse ia vlen ta kesh me vete dhe tek lexon poezitë do të ndjesh një largim të përkohshëm nga rrëmujat e jetës së sotme shqiptare dhe njëkohësisht edhe të afrohesh me bukuritë origjinale që natyra dhe njeriu shqiptar ka. Kjo është dhe detyra misionare e poetit Gjergj Nikolla. Në poezitë e tij autori ka gjetur veten e tij, ka ekspozuar pamje të ndryshme të mendimit, duke na sjellë edhe veçoritë e tij poetike siç janë vargu i thyer dhe rebel, teoria e numrave e konvertuar në mendim, përshkrimi i natyrës, (natyrë që ai e ndjen gjer në palcë të ndjesive të tij), dhe analiza dostojevskiane e shpirtrave njerëzor. Gjergj Nikolla bindshëm ka thelluar kërkimet e tij në ndërtimin e poezisë së haikut dhe të tercinës duke realizuar dy gjëra të çuditshme, të vështira për t’u realizuar nga kushdo poet. Këto janë vazhdimi i traditës, stilit të tij origjinal poetik dhe përshtatja me teorinë e ndërtimit të këtyre poezive sipas origjinave të tyre, përsëri në mënyrë të stilit të tij. Në këtë libër poeti spektron me artin e imagjinizmit, term i përdorur nga poetët europiane në fillimet e shekullit njëzet e pikërisht nga adaptuesit më në zë të haikut nga poeti Ezra Pound. Gjergj arrin që me 17 rrokje e me tre vargje të na japë “poemën me një imazh”, e cila është ashtu e shkurtër por që pasqyron një formë të super pozicionit, është si të thuash një ide që qëndron mbi të tjerat. Të bësh poezi haiku dhe tercina nuk është kollaj. Shumë poetë shqiptarë dekadat e fundit kanë botuar libra me poezi haiku por pak prej tyre e kanë goditur në pikën e dobët dhe njëkohësisht të forte që haiku fsheh në brendësi të tij. Edhe pse mund t’a njohin teorinë bazale të zenbudizmit, ku haiku mbështetet, prap nuk kanë mundur depërtimin në thellësi tij. Ka poetë të tjerë shqiptarë që janë munduar të bëjnë poezi haik por nuk kanë e kanë mundur fillimin. Gjergj Nikolla ka përdorur sistemin e vëzhgimit me lente zmadhuese për të zbuluar pikërisht këto të fshehta. Ai ka zbuluar jo vetëm lëvizjen kaotike të figurave letrare por dhe rrjedhat e mendimit të përqëndruar në një ide që shfaqet në tre vargjet e haikut. Prandaj ai di të dallojë dhe fraksionet e ngjyrave të spektrit poetië, t’i coptojë ato e t’i rendisë sipas rregullave që haiku dhe tercina kërkojnë. Ai njeh matësin e thellësive të ngjyrave, di t’i manovrojë e t’i sistemojë në pesë, shtatë e pesë rrokje duke qëndruar besnik ndaj formës dhe vetë përmbajtjes. Libri “Spektër” do t’u japë kënaqësinë lexuesve dhe studjuesve të këtyre dy gjinive për të parë me sytë e mendjes bukuritë e natyrës shqiptare, e bashkë me to dhe fenomenet e jetës së shqiptarëve. Libri është tejet bashkohorë, sjell edhe frymën e një informacioni artistik plot ngjyra por krejt ndryshe nga sa mediat e varura dhe të “pavarura” pasqyrojnë.

Gusht 2014

Sonntag, 7. September 2014

Kryeministrat e shtetit shqiptar (IV)

Më jetëshkurtëri ishte Qazim Koçuli, më i moshuari Turhan Pashë Përmeti, më i riu Ahmet Zogu, kurse më i gjati (deri më tash) është Edi Rama!

 
27 VJET, REKORDI GUINNES NË DETYRË
Kryeministri më jetëgjatë në detyrë është Mehmet Shehu. Me 27 vjet në detyrë Shehu është rekdordmeni në historinë e shtetit shqiptar por edhe në botë. Një rekord që pak gjasa ka që të thyhet. Pas Shehut kryeministri i dytë më jetëgjatë është Enver Hoxha me 10 vjet, Adil Çarçani me 9 vjet dhe Sali Berisha me 8 vjet.
 
KRYEMINISTËR 8 VJET, REKORDMEN PAS ‘90
Sali Berisha është i katërti kryeministër më jetëgjatë në detyrë mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar. Por Berisha është rekordmeni më jetëgjatë në detyrë pas vitit 1990. Me 8 vite ai lë pas Aleksandër Meksin me 5 vjet, Fatos Nanon me 4.5 vjet dhe Ilir Metën me 2 vjet.
 
NJË DITË KRYEMINISTËR
Kryeministri me jetëshkrurtër në detyrë është Qazim Koculi. Ai qendroi kryeministër një ditë, ose më saktë 12 orë, nga mëngjesi deri në mbrëmje. Pas tij vjen Hasan Prishtina me 5 ditë kryeministër, Idhomeno Kosturi me 12 ditë.
 
27 VJEÇ KRYEMINISTËR
Ahmet Zogu është kryeministri në detyrë në moshën më të vogël. Ai ishte 27 vjeç e 67 ditë kur mori detyrën në 2 dhjetor të vitit 1922.
 
81 VJEÇ KRYEMINISTËR
Turhan Pashë Përmeti ishte 81 vjeç kur e la detyrën në janar të vitit 1920, duke mbajtur edhe rekordin e kryeministri shqiptar në moshën më të madhe në detyrë. Pas tij është Pandeli Evangjeli I cili ishte 76 vjeç kur la detyrën e kryeministrit ne vitin 1935.
 
DY METER KRYEMINISTËR
Edi Rama është kryeministri më i gjatë në historinë e kryeministrave të shtetit shqiptar. Dy metra i lartë, Rama kishte privilegjin ta nisë me rekord detyrën.

Kryeministrat e shtetit shqiptar (III)

Tetë kryeministra
te shtetit shqiptarë,
varret jasht atdheut!
 
 
 
TURHAN PASHË PËRMETI
Lindi: 1839
Vendi i lindjës: Përmet
Vdiq: 18 shkurt 1927
Vendi i vdekjes: Neuylli, Francë
Vendi i varrit: Romë, Itali
 
 
ESAD PASHE TOPTANI
Lindi: 1863
Vendi i lindjës: Tiranë
Vdiq: 13 qershor 1920, në atentat
Vendi i vdekjes: Paris, Francë
Vendi i varrit: Parcela serbe, Paris, Franë
 
 
FAN NOLI
Kryeminister, Ministër i Jashtëm, deputet, shkrimtar, botues, përkthyes
Lindi: 6 janar 1882
Vendi i lindjës: Ibrik,Tepe, Turqi
Vdiq: 13 mars 1965
Vendi i vdekjes: Selanikboston, SHBA
Vendi i varrit: Boston, SHBA
 
 
MEHDI FRASHERI
Kryeministë, Minister i Brendshëm, firmëtar i Aktit të Pavarësisë, deputet,
ambasador në Lidhjen e Kombeve etj.
Lindi: 1874
Vendi i lindjës: Frashër, Përmet
Vdiq: 25 maj 1963
Vendi i vdekjes: Romë, Itali
Vendi i varrit: Romë, Itali
 
 
REXHEP MITROVICA
Firmëtar i Aktit të Pavarësisë
Lindi: 1888
Vendi i lindjës: Mitrovicë
Vdiq: 21 maj 1967
Vendi i vdekjes: Stamboll, Turqi
Vendi i varrit: Romë, Itali
 
 
SHEFQET VERLACI
Lindi: 15 dhjetor 1877
Vendi i lindjës: Elbasan
Vdiq: 21 qershor 1946
Vendi i vdekjes: Zyrih, Zvicër
Vendi i varrit: Romë, Romë
 
 
EQREM BEJ LIBOHOVA
Kryeministër, Minister i Brendshëm
Lindi: 28 shkurt 1882
Vendi i lindjës: Libohovë
Vdiq: 1948
Vendi i vdekjes: Romë, Itali
Vendi i varrit: Romë, Itali. Varri i është zhdukur
 
 
FIQRI DINE
Lindi: 1887
Vendi i lindjës: Dibrae Madhe, Maqedoni
Vdiq: 26 nëntor 1960
Vendi i vdekjes: Bruksel, Belgjikë
Vendi i varrit: Bruksel, Belgjikë

Samstag, 6. September 2014

Kryeministrat e shtetit shqiptar (II)

 
SHTATË KRYEMINISTRA TË VRARË
 
Shtatë kryeministra në historinë e shtetit shqiptar janë vrarë. Ata janë Ismail Qemali i helmuar,  Esad Pashë Toptani i vrarë në atentat, Hasan Prishtina i vrarë në atentat, Xhaferr Ypi i vrarë nga bombardimi, Idhomeno Kosturi (në foto) i vrarë në atentat, Kostaq Kota vdekur në burgun e Burrelit nga torturat, Maliq Bushati i pushkatuar si armik.
 
 
DHJETË KRYEMINISTRA TË DENUAR ME VDEKJE
 
Mes shumë kryeministrave shqiptarë, dhjetë prej tyre janë dënuar me vdekje. Ata janë: Ahmet Zogu, Fan Noli, Maliq Bushati, Ibrahim Bicakciu, Kostaq Kotta, Shefqet Verlaci, Rexhep Mitrovica, Mustafa Kruja, Ekrem Libohova dhe Fiqiri Dine. Numrin më të madh e kanë kryeministrat që kanë qeverisur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe që regjimi komunist i shpalli kriminelë lufte dhe i dënoi me vdekje në mungesë duke pretenduar që fuqitë e mëdha do ti dorëzonin. Mes dhjetë të dënuarve me dënim kapital janë ekzekutuar dy prej tyre: Maliq Bushati u pushkatua dhe Kostaq Kota vdiq në burg nga torturat. Ndërkohë Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë dënuar njëri-tjetrin me vdekje pas kryengrityjes së vitit 1924 kur Noli erdhi në pushtet dhe në dhjetor të atij vitit kur Zogu erdhi sërish në pushtet.
 
 
TRE KRYEMINISTRA TË DËNUAR ME BURG
 
Janë tre kryeministra pas vitit 1990 që janë dënuar dhe kanë bërë burg. Adil Çarçani dënua me 15 vjet, por bëri 3 vjet, i dënuar për abuzime me pushtetin gjatë regjimit komunist, Fatos Nano u dënua dhe bëri 4 vjet burg për abuzime me ndihmat italiane dhe Vilson Ahmeti bëri 2 vjet burg i dënuar për skandalin “Arsidi”.



NJË ISH KRYEMINISTRI I ËSHTË ZHDUKUR VARRI

Eqrem Bej Libohova është ish Kryeministri shqiptre që ka vdekur dhe është varrosur në Romë të Italisë, por i është zhdukur varri!

Freitag, 5. September 2014

Kryeministrat e shtetit shqiptar (I)

ISMAIL QEMALI
Qëndroi në detyrë nga 4 dhjetori 1912 deri më 22 janar 1914.
 
TURHAN PASHE PËRMETI
Ka qenë dy herë kryeministër: 15 mars 1914 – 20 maj 1914 dhe 25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920
 
ESAD PASHË TOPTANI
Qëndroi në detyrë nga 5 tetori 1914 deri në 27 janar 1916.
 
SULEJMAN DELVINA
Qëndroi në detyrë nga 30 janari 1920 deri më 14 nëntor 1920.
 
ILIAZ VRIONI
Ka qenë tre herë kryeministër: 11 korrik – 16 tetor 1921, 27 maj 1924 – 10 qershor 1924 dhe 24 dhjetor 1924 – 5 janar 1925.
 
OMER PASHË VRIONI
Dhjetor 1921 - Janar 1922
 
PANDELI EVANGJELI
Ka qenë katër herë kryeministër: 16 tetori 1921 – 6 dhjetor 1921, 6 mars 1930 – 11 prill 1931, 20 prill 1931 – 7 dhjetor 1932 dhe 11 janar 1933 – 16 tetor 1935
 
QAZIM KOCULI
Qëndroi kryeministër vetëm 1 ditë, nga mëngjesi deri në mbrëmjen e 6 dhjetorit 1921. 
 
HASAN PRISHTINA
Qëndroi si kryeministër vetëm 5 ditë: 7 dhjetor – 12 dhjetor 1921.
 
IDHOMENO KOSTURI
Qëndroi kryeministër 12 ditë: 12 dhjetor 1921 – 24 dhjetor 1921. 
 
XHAFERR YPI
Qëndroi kryeministër nga data 24 dhjetor 1921 deri më 26 dhjetor 1922. 
 
AHMET ZOGU
Ka qene 7 herë kryeministër, nga këto dy mandatet e para ekzekutues dhe 5 mandatet e tjera si president me fuqi ekzekutuese: 2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924, 6–31 janar 1925, 1 shkurt 1925 – 23 shtator 1925, 28 shtator 1925 – 10 shkurt 1927, 12 shkurt 1927 – 21 tetor 1927, 24 tetor 1927 – 10 maj 1928, 11 maj 1928 – 1 shtator 1928. 
 
SHEFQET VERLACI
Ishte dy herë kryeministër. Herën e parë qëndroi në detyrë 58 ditë, nga 30 marsi 1924 deri më 27 maj 1924 dhe herën e dytë nga 12 prill 1939 deri më 3 dhjetor 1941. 
 
FAN NOLI
Qëndroi si kryeministër nga 16 qershori deri më 24 dhjetor 1924.
 
MEHDI FRASHËRI
Ka qenë kryeministër nga 21 tetori 1935 deri më 7 nëntor 1936.
 
KOSTAQ KOTTA
Ka qenë kryeministër nga 9 nëntori 1936 deri më 7 prill 1939. 
 
MUSTAFA KRUJA
Ka qenë kryeministër nga 3 dhjetori 1941 deri më 4 janar 1943.
 
EKREM LIBOHOVA
Ka qenë dy herë kryeministër. Herën e parë 24 ditë, nga 18 janari deri më 11 shkurt 1943 dhe herën e dytë nga 11 maji 1943 deri më 10 shtator 1943. 
 
MALIQ BUSHATI
Ka qenë kryeministër nga 12 shkurti 1943 deri më 28 prill 1943. 
 
REXHEP MITROVICA
Ka qenë kryeministër nga 5 nëntori 1943 e deri më 16 qershor 1944. 
 
FIQIRI DINE
Ka qenë kryeministër nga 18 korriku deri më 28 gusht 1944.
 
IBRAHIM BIÇAKÇIU
Ka qenë kryeministër nga 6 shtatori deri më 25 tetor 1944. 
 
ENVER HOXHA
Ka qenë 10 vjet kryeministër pa ndërprerje me 8 mandate: 23 tetor 1944 – 21 mars 1946, 2 tetor 1948 – 21 nëntor 1948, 23 nëntor 1948 – 16 nëntor 1949, 17 nëntor 1949 – 4 korrik 1950, 5 korrik 1950 – 5 shtator 1951, 6 shtator 1951 – 9 prill 1952, 10 prill 1952 – 31 korrik 1953, 1 gusht 1953 – 19 korrik 1954.
 
MEHMET SHEHU
Ka qenë 27 vjet kryeministër pa ndërprerje me 7 mandate: 1954 – 1958, 22 qershor 1958 – 16 korrik 1962, 1962 - 1966, 14 shtator 1966 – 18 nëntor 1970, 19 nëntor 1970 – 28 tetor 1974, 1974 – 1978, 27 dhjetor 1978 – 18 dhjetor 1981. 
 
ADIL ÇARÇANI
Ka qenë vjet 11 vjet kryeministër pa ndërprerje me 3 mandate: 15 janar 1982 – 23 nëntor 1982, 23 nëntor 1982 – 19 shkurt 1987, 20 shkurt 1987 – 21 shkurt 1991. 
 
FATOS NANO
Ka qenë 4 herë kryeministër: 22 shkurt 1991 – 10 maj 1991, 11 maj – 4 qershor 1991, 25 korrik 1997 – 23 prill 1998, 29 korrik 2002 – 1 shtator 2005. 
 
YLLI BUFI
Ka qenë kryeministër nga 11 qershori 1991 deri më 6 dhjetor 1991. 
 
VILSON AHMETI
Ka qenë kryeministër nga 18 dhjetori 1991 deri më 13 prill 1992. 
 
ALEKSANDER MEKSI
Ka qenë 5 vjet pa ndërprerje kryeministër me dy mandate: 13 prill 1992 – 10 korrik 1996 dhe 11 korrik 1996 – 1 mars 1997. 
 
BASHKIM FINO
Ka qenë kryeministër prej 11 marsit 1997 deri më 24 korrik 1997. 
 
PANDELI MAJKO
Ka qenë dy herë kryeministër me dy mandate: 2 tetor 1998 – 25 tetor 1999 dhe 22 shkurt 2002 – 25 korrik 2002. 
 
ILIR META
Ka qenë dy herë kryeministër me dy mandate: 28 nëntor 1999 – 6 shtator 2001 dhe 6 shtator 2001 – 29 janar 2002. 
 
SALI BERISHA
Ka qenë 8 vjet kryeministër pa ndërprerje me dy mandate: nga 2005 deri më 2009 dhe nga 2009 deri më 2013. 
 
EDI RAMA
Më 12 shtator nisi mandatin e parë si kryeministër.

Montag, 1. September 2014

Çasje specifike ndaj autorit dhe veprës letrare

Monografi shkencore
e ҫasjeve specifike ndaj autorit
dhe veprës letrare
  • Dr. Sc. Faik Shkodra “Visore letrare (vepra të Fran Ukcamës)”, monografi kritike dhe analitike, “Shkëndija”, Prishtinë, 2014
 
Shkruan Rrahim Sadiku
 
Viteve të fundit, në letrat shqipe, po shtohet numri i studimeve monografike për autorë e vepra, të cilat ishin shumë të pakëta në numër e ishin bërë vetëm për disa autorë të caktuar, prandaj mungesa e të cilave ishte mjaft e ndjeshme. Marrja serioze me studime të këtilla dhe synimi për të na e pasqyruar shumëdimensionalisht një autor, një vepër apo një rrjedhë letrare, ka bërë që këto vepra të jenë të mirëpritura nga lexuesit e sidomos nga studiuesit e kësaj lëmie, pasi studime të këtilla i mundësojnë kritikut, në radhë të parë, të flas për autorin e për veprën e tij pa kufizim dhe përimtësisht. Si të këtilla, këto vepra e demantojnë praktikisht thënien hipotetike të Roland Barthit për “vdekjen e autorit” dhe tregojnë se vepra e autori gjallërojnë e jetojnë së bashku,kudo e kurdo, në kohë e në hapësirë. Këtë bashkëjetesë e këtë lidhje të pandashme midis autorit e veprës së tij na e nxjerr me sukses në dritë edhe studiuesi i palodhshëm, Dr. Sc. Faik Shkodra në këtë vepër monografike e studimore, kushtuar veprës dhe jetës së krijuesit Fran Ukcama, me përvojë pothuaj pesëdhjetëvjeҫare në fushën e krijimtarisë letrare (i lindur në Betoshë të Nikaj-Mërturit, afër Tropojës, më 1946), duke nxjerrë në dritë afinitetin krijues të këtij autori, vlerat artistike e estetike që sjell ai në krijimet e tij, temat e motivet me të cilat merret, figurshmërinë me të cilën shërbehet dhe aspekte të tjera, universale e personale, që dalin nga krijimtaria e gjatë dhe e shumanshme e Franit.
 
Dr. Sc. Faik Shkodra, gjatë hartimit të kësaj vepre, krijimtarinë e Fran Ukcamës e ka parë, ndjerë dhe mbarështruar nga shumë aspekte, duke u munduar të mos i shpëtojë as edhe një vogëlsi e saj pa u nxjerrë në dritë. Veprën e këtij autori ai e ka shikuar nga shumë prizma, duke e trajtuar si objekt dhe si subjekt të studimit të tij; si burim jetësor e si pasuri letrare; si prodhim të një kohe e si vazhdimësi të traditave krijuese shqiptare; si frymëzim të pastër krijues e si histori shpirtërore e imagjinative; si ushqim për shpirtin e si art që synon të pavdekshmën. Për ta arritur këtë ai ka arritur të praktikojë me sukses gërshetimin e metodës lexim-studim-mendim kritik, e cila më bindshëm, më pranueshëm dhe më thellësisht e vë në zbatim lidhjen lexues-vepër letrare. Kjo metodë mundëson që të kalohet dallimi i ndjeshëm, por i padukshëm që krijohet midis kritikës së ftohtë letrare, që sikur e shndërron mendimin kritik në shkencë ekzakte dhe kritikës që merr shumë nga vepra që ka për objekt studimi, duke u shndërruar kështu nga mendim i jashtëm për veprën letrare, në pjesë përbërëse të kësaj vepre.
 
Gjatë leximit të këtij studimi të Faik Shkodrës, hasim shumë mendime kritike, estetike e teorike, tejet të qëlluara, që ka ai për krijimin letrar si tërësi, por edhe për zhanre të ndryshme letrare, në veҫanti. Kur analizon poezinë e Ukcamës, Faiku i përkushtohet pasqyrimit të saj nga aspekti ndjenjor, nga lirizmi që buron nga ajo dhe nga pasuria e figurshmërisë me të cilën shërbehet autori. Kur analizon romanet e Franit, Faiku i shikon ato nga aspekti i temës, kohës, rrëfimit, shtrirjes historike e gjeografike që kanë ata, duke u kushtuar vëmendje të madhe e të vazhdueshme personazheve, si bartës të ngjarjes e si karaktere. Me mjete tërësisht të ndryshme shërbehet ai kur flet për shkrime dhe interesime të zhanreve të tjera, të cilat i ka marrë për shqyrtim. Kjo metodë studimi, që nuk e ndan mendimin kritik në një anë dhe veprën letrare në anën tjetër, po i njëson dhe shtron për leximin njëkohësisht ato, është treguar si mundësi shumë më e qëlluar për të arritur krijimin e një ure lidhëse, gjithnjë të kërkuar, midis lexuesit e veprës letrare, sepse sqaron e nuk dikton norma e shablone për brendinë, formën dhe porosinë e krijimtarisë letrare. Duke qenë e këtillë, kritika studimore e Faik Shkodrës bëhet moderne, aktuale dhe hap vizione për kritikët e ardhshëm.
 
Zhanret e shumta krijuese, me të cilat merret Fran Ukcama, i kanë mundësuar studiuesit të veprës së tij të nxjerr më lehtë në dritë pikëpamjet e veta për artin dhe jetën, për realen dhe imagjinaren, për formën dhe për përmbajtjen, për tekstin e për nëntekstin, për shpirtin krijues e personazhin që intrigon. Këto Faiku i arrin duke ndjekur rrugën analitike, gjatë përshkrimit kritik të krijimeve të Ukcamës, po shpesh kalon edhe në ҫasje sintetike studimore, ashtu që vepra e cila na pasqyrohet, të shikohet nga më shumë aspekte e të krahasohet edhe me krijime simotra të autorëve tanë e të huaj. Janë këto vepra që marrin frymë si prozë e si poezi, si realitet i pasqyruar përmes imagjinatës; si imagjinatë që e ka bazën në realitet, i cili shkon, të shumtën, vizavi me jetësoren, historinë e me botën që na rrethon. Njihemi këtu me krijime që na shpien edhe më tej se realja jetësore, sepse autori, gjatë hulumtimeve të bëra, na e shpalon edhe të padukshmën, edhe të dëshiruarën, edhe shpresën e ëndrrën. Njihemi kështu me një botë të krijuar nga thellësia e shpirtit, të ushqyer nga mbamendja e njohuritë e gjëra dhe të dimensionuar si dashuri, si mundësi e si nevojë. Të lë përshtypje gjerësia e interesimeve që autori nxjerr nga vepra e Ukcamës, lidhja me historinë aktuale e me të kaluarën, ajo fuqia shpirtërore që i shoqëron ato; ajo delikatesa artistike e stoikja artistike që gërshetohen thellë e bindshëm si art. Mu këto e shtyjnë Dr. Faikun të konstatojë se shkrimtarët janë të dashur dhe të nderuar në gjirin e popullit nga gjiri i të cilit kanë dalë; të dashur për lexuesit e veprave të tyre dhe të denjë për të ҫmuar e vlerësuar gjurmën që lënë ata, në kohë e në hapësirë, me krijimet e veta. Ky konstatim forcohet me thënien e autorit: “Ҫdo vepër letrare hartohet mbi ngjarjet e kohës dhe krijuesi me përvojë në procesin e krijimtarisë letrare e me imagjinatën krijuese, ndërton boshtin thelbësor të veprës, shkrin dhe gërsheton një mori faktorësh “material e shpirtërorë, gnoseologjikë, substancialë e formalë”. (f.147) Kur flet për ndryshimet që ndodhin vazhdimisht brenda dhe jashtë krijuesit, si ndjekja e kërkesave dhe gjurmëve të kohës, Faiku konstaton: “Kështu ngjet me krijuesin tonë të afirmuar, Fran Ukcamën, i cili objektivisht është ndër shkrimtarët më të lexuar dhe ndër artistët e fjalës së shkruar më për zemër për lexuesit e vegjël.” (f.52) Duhet të themi se autori shpesh e ka hetuar se krijimet e Fran Ukcamës shpesh përshkohet nga didaktizmi,po që te ky krijues na vjen si vlerë, si dukuri dhe si zgjidhje.
 
Studimin monografik për veprën e Ukcamës autori e fillon me veprën “Kulla në qerpik të diellit”, përmbledhje poezish, e cila sipas tij shënon arritjet kulminante të këtij krijuesi në fushën e poezisë. Për të arritur që të na mundësojë të komunikojmë me këto krijime, Shkodra bën përimtimin e motiveve, llojet e vargjeve, figurshmërisë e gjetjeve artistike, që të gjitha së bashku na mundësojnë të kemi një pasqyrë të plotë për artin poetik të Fran Ukcamës. Kurse veprës “Postieri i zemrave”, roman për fëmijë, ai i qaset nga aspekti i temës, rrëfimit e karaktereve të personazheve, duke na mundësuar që të tërë veprën ta shohim përmes përshkrimeve historike, gjeokrafike, etinike, etike, kulturore e të traditës. Një studim me peshë është ai për veprën “Vjosana bija e delfinit”, gjithashtu roman për fëmijë, në të cilin më shumë përshtypje na lë Vjosana, si symbol i vuajtjes, i sakrificës, i dhembjes e i mirësisë njerëzore. Ajo na pasqyrohet edhe si simbol qëndrese, shprese e bukurie. Dallohen nga autori këtu qasjet risimtare të autorit, që janë si një udhëtimin e gërshetuar midis kohës, imagjinatës e realitetit historik. Dimensioni letrar dhe përkushtimi i krijuesit për të nxjerrë në dritë ide, mendime, ndodhi e mundësi, që shohin secilën gjë ndryshe e secilin segment të jetës nga një dritë tjetër. Nisur nga kjo, Faiku këtë krijues e krahason përkushtinin e Fran Ukcamës ndaj krijimtarisë imagjinative me punën e bletës. Ky vlerësim na bëhet më i dukshëm tek studimi për librin “Zemra shkruan kartolina”, përmbledhje poezish për fëmijë, brenda së cilës, sipas autorit, jeton artistikisht një botë e madhe shpirtërore e fëmijëve, me shumë synime, etje dëshira. Analiza e poezive të kësaj përmbledhje bëhet e thellë dhe me përkushtim, me fjalor të pasur, me shkrehje shkencore, duke e afruar kështu lexuesin edhe më shumë me krijimtarinë e Ukcamës në përgjithësi.
Faik Shkodra shpesh analizon si të veҫanta pikëpamjet e Fran Ukcamës për shumë ngjarje, dukuri e ndodhi për ngjarje brenda kombit e në gjithë globin. Shohim se tek ai ka një interesim dhe inspirim të thellë e të vazhdueshëm për ngjarjet e viteve të fundit në Kosovë, për gjendjen e kombit shqiptar, për mërgimin si dukuri e si realitet dhe shohim se për të gjitha këto përkushtimi krijues i Fran është i thellë, I përjetuar shpirtërisht dhe i lidhur ngusht me besimin se e kaluar nuk do të harrohet, se ajo do të jetë mësim i vazhdueshëm për gjeneratat e reja, të cilat do të krijojnë një jetë më të këndshme e një mundësi zhvillimi krejt ndryshe. Kjo na bën që shpesh të ballafaqohemi me antitezat: histori – padrejtës - krenari, qëndresë – fitore, pësim – mësim, mërgimi – atdhedashuri, njohja – ardhmëri, po nuk mungojnë as dënimi i humbjeve, klithma për viktimizimin e shqiptarëve, nga të cilat rritet shpresa e ardhmërisë dhe dinamika e jetës. Ukcama nuk i do Shqiptarët të huaj në trollin e tyre, të ndarë, të vrarë e të etur për të arritur ditën dhe dritën e bashkimit, por të dinjitetshëm e zot në truallin e tyre e krijuesë të ardhmërisë së tyre.
 
Fëmijët, kudo janë ata, po sidomos prania e madhe e fëmijëve shqiptarë në diasporë, ku ballafaqohen me pengesa, mentalitete e kërkesa të ndryshme, janë preokupim i vazhdueshëm i trajtimit në romanet e Fran Ukcamës. Trajtimi i gjërë dhe i gjithanshëm i kësaj teme dhe thellësia e njohjes së saj, nga Faik Shkodra vlerësohet si një nga arritjet më të mëdha krijuese të Franit. Në këtë mes del edhe delikuenca e të miturëve, si dukuri e përhapur në botën modern, e cila lë pasoja të mëdha për të ardhmen. Në shumësinë e personazheve që analizon Faiku, shpesh na del në dukje bota e krimit, vuajtja e varfëria dhe kjo krijon parametra të rinj krijimi, për të arritur deri te shndërrimi i tyre në dimensionin artistik. Këtë e hetojmë më së miri tek shkrimi për librin “Zemra e nënës shegë e plasur”, roman për fëmijë, i cili fuqimisht e bën reale maksimën: ”Nëna të mban nëntë muaj në bark e tërë jetën në shpirt” (f. 138). Na jepen të mëdha e tejet të dukshme dashuria e pamasë amtare dhe zemra e nënës, e cila jeton me fëmijën e për fëmijën. Autori heton se ky krijues e shndërron në lapidary pavdekësie figurën e nënës. Kjo temë pak a shumë trajtohet edhe te romani “Bobi i biznesmen beut” dhe aty na del në dukje specifika e fëmijërisë pa fëmijëri, e prindëve pa mundësi përkujdesjeje për ata që i kanë sjellë në jetë, se kontradiktave që sjellin ndryshimet shoqërore. Shfaqet aty besimi i autorit tek fuqia e artit, i cili stimulon mendjen e shpirtin dhe largon ligësinë e urrejtjen. Kjo fuqi lidhet ngusht me rolin edukativ dhe arsimor që ka arti, gjë që, sipas autorit, shihet shumë dallueshëm në veprën e Fran Ukcamës. Dr. Faiku i vë në spikamë, si vlera e si arritje të vewanta poezitë e Ukcamës kushtuar Festës së Abetares, me të cilën lidhen tridhjetë e gjashtë rrëfime nga më të ndryshmet, një tregim për një shkronjë, që nuk janë diwka e re si temë, po që sjellin shumë risi, si përmbajtje. Ai thekson se secili prej tyre na vjen ndryshe, me ngjarjen e vet, me realitetin artistik që përmbanë dhe me synimet për ta parë e bërë më ndryshe botën e fëmijëve, perms njohjeve e diturive të fituara. Kurse shkrimin për librin “Kështjella e kujtesës” autori na e sjell si dëshmi për aftësinë e Fran Ukcamës që të merret me eseun, tregimin, skicën, historinë, kujdesën kombëtare e me dukuri të tjera që janë preokupim i gjeneratës së tij e sidomos i gjeneratës më të re.
 
“Baca i Muzeqesë dhe Dardani i Reҫakut”, romani më i ri për fëmijë i Fran Ukcamës, analizohet nga autori gjithanshmërisht, sidomos figura brilante e Sali Krasniqit, një burri të traditës së mirëfilltë shqiptare, përmes të cilit vihen bindshëm në dukje sakrifica, humanzimi, si forcë shpirtërore e si dukuri të një populli. Njihemi këtu me shumë aspekte të konvertimit moral, shpirtëror, kombëtar të personazheve, përmes të cilave arrihet më i fuqishëm tipizimi i tyre dhe nxjerra në dritë e shkakut dhe e pasojave të shumë ndodhive e dukurive. Autori shpesh përimtëson përshkrimin brenda romanit, me ҫka na mundëson të shohim si të filmuar ecurinë e zhvillimit të fabulës në roman, duke nisur nga fjalitë e para e deri te kulmimi me vepër. Krakteristike, sipas autorit, në këtë roman mbetet qasja ndaj Kosovës, qoftë si histori, qoftë si dhembje e si krenari. Takojmë shpesh aty krenaroinë e të qenit shqiptar dhe etjen për bashkimin e kombit; dëshirën e pafundme për zhvillimin dhe rritën e tij drejt së ardhmes e etjen për bashkërenditjen e shqiptarëve me popujt tjerë, ndër më të zhvilluarit, të botës së qytetëruar.
 
Në përfundim të veprës kemi jetëshkimin e shkurtër të krijuesit dhe Faik Shkodra na njofton më nga afër me Fran Ukcamën. Ne mësojmë se ai është autor i mbi tridhjetë veprave letrare, të botuara, po edhe i shumë dramave për fëmijë e shkrimeve të tjera. Dhe shton: “Janë bërë më shumë se një decenie që intensivisht ndjek punën krijuese letrare të poetit e shkrimtarit tashmë të afirmuar gjithandej trojeve shqiptare, Fran Ukcama, nga qyteti i Fierit.” (f.91) Kur flet më nga afër për poezinë për fëmijë të Fran Ukcamës, në shumë aspekte na del se ai mbetet kultivues i poezisë sipas traditës së letërsisë sonë për fëmijë, por duke u marrë me tema e motive plotësisht të reja. Këto të dhëna shoqërohen edhe me informacionin që jepet edhe për veprat e Ukcamës që nuk ka mundur t’i analizojë, vlerësojë e pasqyrojë autori.
 
Duke e përfunduar këtë shkrim, më duhet të theksoj se Dr. Sc. Faik Shkodra, në këtë vepër i përkushtohet hulumtimit të gjithanshëm, mendimit vetanak shkencor, thellësisë së tij njohëse e vlerësuese, prandaj edhe nuk bëhet rob i citimeve e i konstatimeve të të tjerëve, kurse qasjet krahasuese janë vënë plotësisht në shërbim të kërkesave që i ka ky studim.