Dienstag, 5. August 2014

Shaban Cakolli, poet e promotor që na mungon.


Nga Rami Laçi

Poet e publicist, promovues i letrarëve të rinj dhe aktivist i palodhshëm. Ky ishte Shaban Cakolli, i lindur më 1958 në fshatin Krilevë (KS) kurse rreth dy dekada jetoi në Gjermani. Ndëroi jetë, me 27 korrik 2014. Cakolli  adhuronte letërsinë që nga femëria. Botoi përmbledhjet poetike : “Tokë Dardane”, “Loti i Atdheut”, “Deti i Qiellit”, “Krisma e Fjalës”, dhe “Agsholli” Pas vetes la edhe disa dorëshkrime. Publikoi në shtypin ditor dhe periodik si dhe në disa portale interneti: “Zëri i Kosovës”, “Bota Sot”, “Rilindja”, “Emigranti”, “Kosova e Re”, “Zëri”, “Filolet” “Devolli” etj. Cakolli është i përfshirë në antologji poetike në gjuhën shqipe dhe atë gjermane. Disa poezi i janë përkthyer në gjuhën kroate dhe tyrke.
 
Një ndër karakteristikat kryesore dhe më dashamirëse të poetit është puna e tij në promovimin e emrave të rinj në letërsinë shqipe. Frytdhënës i pakrahasueshëm në këtë drejtim, largimi i tij nga mesi i ynë, lë një humnerë të rëndë në kërkimin e autorëve fillestarë dhe më pak të njohur të letërsisë shqipe. Kurrë nuk kam pasur rastin të has një njeri aq të përkushtuar këtij diapazoni, ku arriti të nxjerr në dritë me qindra emra të atyre që bënin hapat e para në rrafshin letrar.
 
Pa asnjë zmadhim, them se jam njëri ndër njohësit më të informuar me punën e z. Cakolli e njëherit edhe lexuesi në imtësinë i veprimtarisë së tij, sidomos i asaj pjese që dërgohej vazhdimisht për publikim në një portal ku jam kryeredaktor dhe në disa medie të tjera ku përgatis editorialë etj. Kjo njohje me poetin, na miqësoi dhe për çdo ditë, bashkëpunimi intensifikohej gjersa, para dy muajsh më lajmëroi për dobësim të shëndetit dhe për ndërprerje të aktivitetit. Më bëri përshtypje ajo se për gjatë tërë kësaj kohe, nuk përmendi asnjëherë riaktivizimin, sikur e ndjente se nuk do t’i rreket më penës. 
 
Letrarët e rinj dhe pak të njohur, humbën promotorin kryesor por humbën edhe në aspektin moral e human. Ata shumë pak, e gati aspak, nuk denjën që me një fjalë të shprehin ngushëllime familjes dhe dashamirëve të viganit – promovues veprash. Zotëri Cakolli, u mësova me shkrimet e juaja, me humanizmin e juaj që tregonit në çdo kënd jete. Ju më mungoni si mik dhe si intelektual. 
Zoti ju bekoftë!
 
______
Huazuar nga shqipmedia.com

Montag, 4. August 2014

Fahri Xharra - Dielli dhe Atdheu mbi të gjitha !

Nuk jeni ne rrugen e Zotit, po rreni! Edhe Kur`ani e dënon tradhëtinë kombëtare !
Ju kujtohen: Mulla Idriz Gjilani; At Stathi Melani, Atë Luigj Palaj, Hoxhë Voka i Dibrës? Po Fishat i madh me thenien e pavdekshme Kombetare: “Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”/.. A ju kujtohen…?/ “Por së bashku të krishterë dhe musl...imanë , do te kuptojmë se jemi një.” kete nuk po e duan rrethi mbërthyes i tri qendrave anti shqiptare. Këte nuk po e duan.” (fxh)
 
“Moje bukura More” një këngë e vjetër 600 vjeqare dhe një nga këngët më të vjera shqipe e cila këndohet edhe sot e ksaj dite.I kujt është mëmëdheu? Pra i kujt është atdheu?
Ju që mirreni natë e ditë me Librin e Shenjt të muslimanëve , pse nuk e spjegoni kryesorën , pse i jepni lak gjërave sipas urdhërave që i merrni .?Edhe Kur`ani e dënon tradhëtinë kombëtare ? e dini këte? Nëse e dini pse nuk e flitni?

”Sipas rrugës morale islamike, tradhëtia është veprim që shkatërron shoqërinë dhe besimin në të mes njerëzve.Islami dënon tradhëtinë individuale, kolektive dhe kombëtare. Perëndia i bëri në Librin e Tij të Shenjtë, rregullat e përcaktuara për besimtarët në besnikëri në të njëjtën kohë ai e ka ndaluar rreptësisht pabesinë, “O ju që më besuat. Mos e tradhtoni besimin që kemi vendosur në ju “ Zbulimi i të fshehtave të vendit dhe shoqërisë dhe dhënja e tyre armikut , për t’u mundësuar atyre për të shfrytëzuar njohuritë e këtyre sekreteve në dëm të vendit dhe shoqërisë është një tradhetitë nga më të mëdha..” (Tradhëtia ndaj atdheut (Kur`an 5:1))

Kemi edhe brenga tjera. Jemi te ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një.Ju kujtohet Mulla Idriz Gjilani (1901-1949): S´ka fe pa atdhe ”Fetar, atdhetar konseguent, orator e mjeshtër i penës, i zoti i punës, besnik i fjalës, predikues fetar dhe mualim-mësues iluminist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse si bjeshkët e Kosovës të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pathyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua për t’u bërë legjendë.”

Ju kujtohet At Stathi Melani? E shikonin si prift , fliste për zotin, e predikonte të mirën, e dënonte të keqen , nuk biente në mashtrimin e kohës , nuk harlisej pas parave dhe pas të mirave që i afronin sepse e kishtje mendjën e pa ”helmuar” , e dinte dhe e thoshte haptas dhe pa frikë:” Djema! Ju më shikoni si prift, por unë nuk u linda kësisoji, por shqiptar dhe shqiptar dua të vdes” E dinte mirë që e vërteta e thënë e mbyt , i vetdijshëm që e vërteta e mbrojtur e hedhë në botën tjetër ; por , e thoshte të vërtetën .At Stathi Melani ,një atdhetar shembull ; një atdhetar që duhen t`i kenë lakminë edhe predikusit e sotëm të fesë. * Stathi Melani ishte një prift ortodoks shqiptar, pjesëmarrës i Kongresit të Manastirit, i cili vendimet e marrura në kongres për përhapje e gjuhës së njësuar letrare shqipe i zbatonte në fshatrat e Shqipërisë së jugut. Për veprimtarinë e tij patriotike ai u përndoq nga autoritetet turke që sundonin në atë kohë në Shqipëri. Edhe përkundër faktit që turqit ia dogjën tri herë shtëpinë, ai nuk e ndali veprimtarin e tij. Në të njëjtën kohë veprimtaria e tij përcillej edhe nga priftërinjtë ortodoksë grekë të cilët organizuan edhe vrasjen e tij. Kështu, më 24 Dhjetor 1917 banda e kusarëve të Josif Suropullos i zuri pritën e vrau dhe i masakroi kufomën duke i prerë kokën për t’u tërhequr vërejtjen dhe frikësuar veprimtarët e tjerë shqiptarë ortodoksë. Megjithatë vrasja dhe masakrimi i tij te të rinjtë e Shqipërisë së jugut ishte vetëm një vërtetim për rendësinë e gjuhës shqipe

Më mars 1913, Atë Luigj Palajt, frat nga Janjeva, i cili shërbeu në Gllogjan të Pejës, u burgos dhe u vra në Janosh të Gjakovës. Atë Luigji ishte i lidhur me Rexhep Sylën, (shqiptar i besimit mysliman nga fshati Maznik i Dushkajës së Gjakovës) Rrugës duke ecur të zhveshur, të zbathur, nëpër acar të madh, xhandarët i kishin rrihnin pa mëshirë dhe kërkonin prej tyre të pranonin serbishten dhe fenë ortodokse.Mbahet dy ditë i lidhur me rreth 300 shqiptar të tjerë, të cilët kishin kundërshtuar të konvertoheshin në fenë e pushtuesit. Pasi i prenë gishtërinjtë, kërkuan nga ai që t’i bindë besimtarët e burgosur me të që të pranojnë konvertimin, por edhe këtë e refuzoi. Dhe në fund i vranë.

Hoxhë Voka i Dibrës : Veprat kryesore që S. Najdeni (Hoxhë Voka i Dibres) i botoi me alfabetin latin janë dy. E para është “Fe rrëfenjësja e myslimanëve”, botuar në Sofje më 1900, dhe e dyta “Abetare e gjuhës shqipe ndë të folë gegënisht”, botuar po në Sofje më 1900, por pa emër të autorit, pra anonime. E para është një vepër fetare e mbështetur në parimet Kur’anore, që janë të detyrueshme për të gjithë besimtarët myslimanë. Ky përfaqëson një manual fetar, por me mjaft të dhëna patriotike dhe filozofike. Problemin e diturisë dhe të prapambetjes Najdeni e trajton gjerë. Ai pranon dy dituri: atë fetare dhe atë të mendjes, të cilat, duke u mbështetur në Kur’an, nuk i kundërvihen njëra-tjetrës. Dituria për të është një armë e fuqishme, që mëkon ndërgjegjen kombëtare, që e njeh njeriun me shumë të dhëna, i jep atij pavarësi dhe e bën të barabartë me të tjerët.

Në këtë botim ai përfshin edhe thirrje për të përvetësuar shkrim leximin shqip, për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë kombëtare. Duke e shkruar këtë vepër me alfabetin e Stambollit, ai prononcohet krahas atyre që mbronin alfabetin latin. ”
Kemi edhe brenga tjera. Jemi te ngërthyer me lloj lloj grabitjesh. Jemi të mbërthyer nga fara e keqe .Vështirë e kishim gjithmonë , e kemi edhe tani. Por së bashku të krishterë dhe muslimanë , do te kuptojmë se jemi një.“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”(At Gjergj Fishta )
Fol te drejten.. Pergjigju shqip…
Më në fund po iu them troc : ”Kemi tri fe, por kemi vetëm një atdhe të përbashket, një gjak vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detyrë mbi detyra kemi bashkimin dhe mbrojtjen e atdheut. ”

Sonntag, 3. August 2014

Alibia me Eqrem Çabejn e kryeministrit.


Nga Dr. Enver Bytyçi

Të citosh Eqrem Çabejn për patriotizëm dhe të pranosh të kundërtën e asaj që pohonte i madhi Çabej, ishte kjo mënyra me të cilën kryeministri shqiptar, Edi Rama, u përpoq “të shesë krunde për miell” në sezonin e fundit të Kuventi të Shqipërisë. Diket se ai besoi të enjten e kaluar gjatës fjalës së tij në parlament se shqiptarët nuk do
të shihnin se pas talljes me patroitizmin e shkenctarit më të shquar të gjuhës e kulturës shqipe, Çabej, qëndronte pohimi i tij se “Himara është zonë minoritare”.
Shihni me sa mjeshtëri e realizoi Edi Rama strategjinë e tij progreke sa i përket çeshtjes së Himarës. Ndërsa citoi fjalë për fjalë gjuhëtarin shqiptar, Rama u shpreh në pralament me fjalët e mëposhtëme: “Po meqë ka pasur shumë barcaleta dhe ka pasur shumë folklor, po rikthehem tek Eqrem Cabej që punonte si inspektor i arsimit. Në atë kohë, Himara pati ca telashe që historia çuditërisht thoshte se nxitej nga një farë Bollano. Ministri dërgon shkencëtarin e madh, inpekstorin e madh, Eqrem Cabej. Dhe pas inpektimit Eqrem Cabej harton një promemorie: Himara, në tanësinë e saj ka qenë dhe është një krahinë shqiptarë ku spikasin cilësitë shqiptare. Në Himarë, Dhërmi e Palasë flasin qartë zakonet e pastra shqiptare, labe, toponamistika, kangët e vajtimet e tyre, në martesa e në vdekje. Ata e dinë se janë në një fis me lebrit e Vlorës ....””
Ndërkaq zoti Rama deklaroi pikërisht tezën, të cilën e kanë përsëritur në kohën e Çabejt dhe e përsërisin bollanot e sotëm, sipas të cilës, Himara zonë e minoritetit grek: “Fakti se në Himarë jeton një pjesë e minoritetit grek nuk nënkupton detyrimin për të nënkuptuar liritë individuale, nuk nënkupton asgjë tjetër përveçëse detyrimit për të jetuar dhe kaq”, u shpreh Rama. Bollanove dhe Duleve kaq u mjaftoi nga gjithë zhurma që ata bënë për hartën e re administrative të Shqipërisë. Ata nuk donin e nuk duan më shumë se kaq nga një kryeministër shqiptar. Ata realizuan përmes kryeministrit të sotëm atë që nuk kishte pranuar ta bëntë asnjë kryeministër i djathtë ose i majtë i Shqipërisë, madje asnjë autoritet tjetër shtetëror në Shqipërinë e këtyre 25 viteve, përfshirë dhe ministrat me origjinë minoritare greke të PD-së e PS-së. Megjithatë nga fjala dhe deklarimi i zotit Rama nuk u pezmatuan as Shpëtim Idrizi dhe deputetët “patriotë” të PDIU-së.
Nëse ballafaqojmë këto dy fragmente të fjalës së kryeministrit tonë në senacën e të enjtes të parlamentit shqiptar, kur po diskutohej harta e re territoriale e kundërshtuar nga Vangjel Dule dhe jo vetëm ai, atëherë me shumë lehtësi vemë re se ka një kontradiksion të stisur në atë mënyrë, siç di vetë zoti Rama t’i stisë amalgamat e tij në formën e hieroglifeve të lashtësisë e paralashtësisë historike. Për kërshërinë e lexuesit po ndalem më konkretisht:
- Çabej: Himara, në tanësinë e saj ka qenë dhe është një krahinë shqiptare ku spikasin cilësitë shqiptare. Në Himarë, Dhërmi e Palasë flasin qartë zakonet e pastra shqiptare, labe, toponamistika, kangët e vajtimet e tyre, në martesa e në vdekje. Ata e dinë se janë në një fis me lebrit e Vlorës .... Nuk besoj se duhet ndonjë provë e ndërmjetme për të dyshuar në përceptimin e shkenctarit të shquar shqiptar, sa i përket pohimit që ai bën.
Atëherë pse Rama përdori fajlinë kundërshtuese: ““Fakti se në Himarë jeton një pjesë e minoritetit grek nuk nënkupton detyrimin për të nënkuptuar liritë individuale, nuk nënkupton asgjë tjetër përveçëse detyrimit për të jetuar dhe kaq”?. Pse pohon sot pas 78 vitesh të kundërtën e asaj që pohonte Eqrem Çabej? Dhe për më tepër, pse e përdor emrin e tij si alibi për të vënë makiazh sa i takon pohimit të tij, se “Në Himarë jeton një minoritet grek”?! Shumë kush, nëse e lexon të veçuar fjalinë ku citohet Çabej, do ta përceptonte kryeministrin e sotëm të Shqipërisë si një patriot të madh, madje të përmasave të Mustafa Krujës. (Ka nga ata që nuk do të përtypin këtë krahasim, por e vërteta është se Kruja ishte një kryeministër atdhetar I një profile të jashtëzakonshëm).
Megjithatë, për të bërë krahasimin midis deklaratës së kontestuar të kryeministrit shqiptar të sotëm dhe promemories së shkenctarit të pakontestueshëm Eqrem Çabej, do të ishte e mjaftueshme t’i referoheshim një konstatimi të saktë që bënte Ledi Shamku-Shkreli në një analizë të sajën të datës 4 maj 2009. Në atë analizë të promemories së vitit 1936 Shamku shkruan se përgjegjshmëria e shtetit të asaj kohe dëftohej përmes politikave konkrete arsimore në Himarë e në krejt Shqipërinë si dhe dallohet profesionalizmi si shembull i ndërtimit të këtyre politikave. Më pas Shamku numëron vendet prej ku banorët e Himarës dhe fshatrave përrreth kishin emigruar drejt bregdetit, për të dëshmuar autoktoninë e tyre të të qenit shqiptar.
Nëse do t’i duhej zotit Rama të dëshmonte përmes Çabejt këto që thoshte e shkruante zonja Shamku-Shkreli, ai do të ishte i mirëseardhur dhe i përshëndetur për gjestin patriotik, të tij e do të dëmohej si profesionist në tribunën e kuvendit të Shqipërisë. Por nuk ndodhi kjo. Zoti Rama e përdori dhe keqpërdori shkënctarin e shquar shqiptar për të mbrojtur tezën e lëshuar për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar nga një kryeministër i këtij vendi, se në Himarë ka minoritet grek. Prej të enjtes së shkuar, të gjithë kryeministrat e ardhshëm të këtij vendi, të gjithë presidentët, ministrant e jashtëm, madje dhe studiuesit, historianët, shkenctarët e këtij vendi dhe të të gjithë botës që na rrethon, do të përballën me “argumentin” grek, sipas të cilit “Përkatësinë greke të Himarës e ka pohuar vetë kryeministri i Shqipërisë i vitit 2014, Edi Rama”. Kështu kryeministri ynë, i etur për të kapë rekorde, tashmë ka merituar medaljen e artë për një prej këtyre rekordeve, pikërisht për deklaratën e së enjtes në lidhje me përkatësinë etnike të Himarës.
Në përpjekje për ta lënë në errësirë e në heshtje thelbin e deklaratës së tij, zoti Rama u përpoq të rikthehej në tonet autoritare, kur u shpreh se “prej sot diskutimi për këtë çeshtje është i mbyllur”. Por se diskutimi nuk mund të mbyllet, përkundrazi ngjiz më shumë kërshëri, këtë fakt e ndjen dhe vetë ai që bëri deklratën e pavërtetë, të pa mbështetur në shkencën linguistike, etnokulturore, e historike. Për ata që e duan Himarën Greqi diskutimi në pikëpamje shtetërore sapo është hapur. Çfarëdo të ketë shkruar Çabej në memorien e tij të 1936-ës e më vonë për etnikumin shqiptar të Himarës dhe Bregut të Detit, çfarëdo të thotë Pëllumb Xhufi apo historianë të tjerë sivëllezër ideologjikë me Ramën, edhe sikur të ngrihet një çetë historianësh dhe etnologësh “përt të provuar” shkencërisht se “Himara është shqiptare”, ata që kundërshtojnë konceptet unikale të hulumtimit dhe definimit të etnive do të thonë: “Jo Himara është greke, sepse këtë e ka pranuar vetë krzeministri i Shqipërisë së vitit 2014, Edi Rama” A nuk po e përdorin kësisoj grekët dhe mbështetësit e tyre që prej një shekulli nënshkrimin e Protokollit të Korfuzit prej Princ Vidit?! Eshtë dashur një investim i jashtëzakonshëm për të zbutur efektin e Protokollit të vitit1914, dhe megjithatë ai protokoll u bë baza e diversionit të pashoq të nacionalizmit grek kundër Shqipërisë dhe territoreve shqiptare në Jug të vendit. Do të duhen gjithashtu 100 vjet të tjera për ta zbutur në të njëjtën masë efektin negativ të deklaratës së Edi Ramës të 31 gushtit 2014 në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Kastriot Islami, i cili mesa duket e njeh nga afër kryeministrin e Shqipërisë, është i mendimit se kjo deklaratë nuk duhet marrë seriozisht, madje nuk duhet mbajtur shënim, ose duhet mbajtur shënim si një budallallëk i radhës i kryeministrit Rama.. Po a do të funksionojë kjo për lobet, fraksionet, qarqet antishqiptare brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilët kanë arësye ta marrin seriozisht, ta mbajnë fort shënim, madje ta arkivojnë në redaksitë e gazetave e televizioneve greke, në informacionet diplomatike e arkivat e ministrisë së jashtme e arkivën e shtetit helen?! Ok! Po pranojmë që zotin kryeministër të mos e marrim aq seriozisht edhe për shkak të asaj që shkruan Kaçi, se kreu ynë i ekzekutivit nuk ka haber nga politika e jashtme. Po pse atëherë zoti Rama pati haber të thotë të kundërtën e asaj që kishte thënë Eqrem Çabej, edhe pse provoi që e njihte promemorien e shkencëtarit të shquar?! Nuk mund të besohet se deklarata e tij ishte rezultat i mungesës së habereve. Unë besoj se ai i dha Venizellosit pikërisht atë që ai po kërkonte. I dha Pirro Dhimës, pikërisht atë që Pirrua ia kërkoi Koço Kokëdhimës. I dha politikës greke, shtetit grek, shoqërisë greke kasusin e kauzës që ata e kanë shpallur prej shumë dekadash në lidhje me Himarën. Shërbim më të madh në pikëpamje të linjës shtetërore nuk ka guxuar të bëjë asnjë shtetar shqiptar që prej vitit 1912 e këtej.
Megjithatë më duhet të pohoj se asnjë deklaratë e kujtdo qoftë nuk mund të ketë efekt të përjetshëm. Thuhet se në Maqedoni u anullua regjistrimi fundit i popullsisë, sepse dhjetramijë qytetarë me besim ortotoks u deklaruan se kishin kombësi shqiptare. Kjo kategori qytetarësh qenë regjistruar sit ë kombësisë maqedone para 60 apo 50 vitesh, pasi presioni asokohe ndaj shqiptarëve ishte shumë i madh. Tash, mbas shumë dekadash, kur ndryshoi pozita e shqiptarëve në Maqedoni e në rajon, kjo kategori “maqedonasish” u rikthye në origjinën e vet. Kjo ishte surpriza më e pakëndshme për qeverinë e Gruevskit në Shkup. Ndaj dhe ai anulloi procesin e numrimit dhe regjistrimit të popullsisë në vendin e tij.
E njëjta gjë do të ndodhë mbas disa dekadash edhe me Himarën e himariotët si dhe territore të tjera të ashtuquajtura “zona të minorutetit grek” në Shqipëri. Sapo shqiptarët të zënë vendin që meritojnë në mesin e kombeve të qytetëruara, do të ndryshojë qëndrimi i atyre himariotëve që sot e konsiderojnë veten grekë, sepse në subkoshiencën e tyre ata nuk ndjehen të tillë e nuk janë të tillë. Himara ka thuajse të njëjtën histori si edhe Mirdita, ka synuar një autonomi të caktuar edhe pse pjesë e identitetit shqiptar. Ndoshta kjo histori e përbashkët e kërkesave të të dy këtyre zonave lidhet me identitetin e njejtë dhe prejardhjen mirditore të himariotëve. Por në fund të fundit mund të thuhet se aq sa është greke Mirdita, me historitë e saj të lëvizjeve historike për autonomi, aq është greke Himara, me të njëjtat përpjekje historike dhe aktuale që bën një pjesë e manipuluar e drejtuesve politikë të kësaj zone. Nëse Himara ka synuar në historinë e saj të re një autonomi të caktuar, kjo nuk ka qenë e motivuar etnikisht, ka qenë një përpjekje dhe një lëvizje për të shfrytëzuar me racionalitet pozitën gjeografike dhe resurset që ajo ka për zhvillim e prosperitet. 
E njëjta gjë ndodhi dhe në këtë çerek shekulli të fundit, sepse himariotët nuk patën kujdesin e duhur të qeverisjes në Shqipëri. Këto përpjekje historike të saj sollën lirinë ekonomike të Himarës, më pas rritën kontaktet e saj me fqinjët, diktuan njohjen e kulturës greke, italiane e kështu me radhë dhe natyrisht që e shndërruan gradualisht atë në një zonë bilinguine. Nevoja i bëri himariotët të mësonin jo vetëm shqipen si gjuhë të nënës, por edhe greqishten e italishten, ndonëse më pak, si gjuhë të tregëtisë e emigracionit sezonal. Pikërisht këto përpjekje për liri ekonomike dhe integrim lunguistik në veprimtarinë tregtare i përdorën dhe keqpërdorën nacioanlistët grekë brenda e jashtë kufijve shqiptarë për qëllime ekspansioni dhe i legjitimoi si të tilla në sallën e parlamentit të Shqipërisë kryeministri i këtij vendi, Edi Rama.

Samstag, 2. August 2014

Kujtim Stojku - Përtej legjendës

Dardani sapo kishte mbaruar studimet në Zvicër dhe, ishte kthyer në vendlinjden e tij. Kishte vendosur që të mos shkonte më jasht por, të punonte aty në qytetin e tij. E kishin rekomanduar që të takonte një inspektor në ministrinë e arsimit. Ora po shënonte 10-30’ dhe ai po qëndronte para derës së zyrës së inspektorit. Trokiti dhe uli dorezën e derës së zyrës. U fut Brenda dhe përballë tij, ulur në një tryezë me rimeso arre qëndronte i ulur inspektori me kokën e tij tullace dhe mjekër të zezë.Kostum ngjyrë kafe dhe një kravatë të gjelbër. Kjo pamje e tij atë e shtangu për disa sekonda.Ai,zoti inspektor pasi i uroi mirseardhjen nuk harroi t’i kujtonte se e kishte porosi edhe nga Bekimi për të cilin kishte respekt dhe ia dëgjonte fjalën. Pasi u informua për edukimin e tij, inspektori nja dy-tre herë rrudhi buzët kur degjoi se ai kishte studiuar shkencat humanitare me profil historinë.Pas kësaj bisede të shkurtër inspektori i mori numrin e telefonit se do ta merrte vete në telefon dhe, ai të mos mundohej fare për t’u paraqitur në zyrë. Mirëpo qysh prej asaj dite nuk u kujtua kush më për të. Zhvillimet social - kulturore ishin të larmishme.Por ai nuk u besoi veshëve të tij kur pa në televizion politikanë që sulmonin historinë se gjoja ajo nuk ishte shkruar siç duhet. Dhe sulmi drejtohej njërit prej figurave qendrore të historisë: Gjergj Kastriotit Skëndërbeu. Kjo figurë historike është e pakrahasueshme për kohën ku me gjenialitetin e tij gjunjëzoi një perandori të tërë. Ai sot i ka kaluar kufjtë e legjendës.
Sepse legjenda është organi me anë të cilës perceptohet madhështia figurës së tij.Dhe kjo është një nga përgjigjet më të mëdha të shpirtit njerzor të identitetit të një kombi.Dimensioni i këtij shpirti dhe gjenialiteti i ka kaluar përmasat njerzore duke u futur në përjetësi. Ngjitja në këtë shakllë të jashtzakonshme, ndërmarrja me gjenialitet po të veprave të jashtzakonshme,për shkencat e sotme si psikologjia, do të ishin të mjaftueshëm pragmatizmi dhe metodat realitetit të treguarit.Ne kemi në dorë një çelës dhe me këtë çelës ne hapim ditën e zakonshme, ky është kyçi magjik që ne hapim të gjitha gjërat. I tillë është besimi në disa epoka. Pozitivizmi është religjioni i kohës që nuk ka eksperiencë të madhe. Por e madhërishmja është e përhapur pak mbi hartën e botës,si një copëz metali që përshkon rrugën e gjatë, si gur i papërfillshëm. Mosbesimi ndaj të madhërishmes është lindur prej shpirtit njerzor.Tek ne ka disa shpirtra të vegjël të cilat vërtiten brenda trupit njerzor,që si ajo vemja na gërryejnë dalëngadalë derisa na thërrmojnë plotësisht, shpërbëhemi, coptohemi veç e veç si coprat e një shkëmbi të madh. E tillë është, e pandërprerë, etja e veprës nëntoksore e ndërtuar nga grimcat.Para se ta kuptojë njeriu në fillim duhet të ulë entuziazmin për të kuptuar asimilimin dhe, elementët e fuqishëm, ky eshtë funksioni automatik i njerzimit. Kështu ai e han përmes madhështisë, e shkatërron atë, historia mbushet me fole milingonash dhe shkatrrohet ajo më ndijesorja, kodrat e dheut i braktis madhështia.Nxorri paketën nga xhepi dhe ndezi një cigare.Mendimet po i vinin njëri pas tjetrit duke mundur të analizonte gjithçka me hollësi. Nuk i kujtohej se ku e kishte lexuar se shoqëria e hapur ka edhe armiqtë e saj.Ngrysi vetullat dhe konkludonte se psikologjia është mediokritet, besimi në njëtrajtshmërinë, rregulli i përhimtë për milingonat.Ai po mendonte dhe po mendonte duke krahasuar analizuar ngjarje, fakte, të dhëna të reja. Ai ishte i bindur se shkencat shoqërore nuk mund të eksperimentoheshin në laborotor. Ngjarjet historike nuk mund të përsëriten që t’i shohë historiani. Historiani është në kërkim të vazhdueshëm të grumbullimit të materialeve studimore si arkeologjike, historike, botimet e ndryshme e shumë e shumë të tjera dhe i analizon ato me syrin e studjuesit. Karl Poperi theksonte se shkencat shoqërore e pranojnë se parashikimi historik është qëllimi i tyre kryesor dhe, që pohojnë se ky qëllim është i arritshëm nëpërmjet zbulimit të ritmeve ose të rrugëve,të ligjeve ose të prirjeve që fshihen nën evolucionin e historisë. Këto bënin pjesë në historicizëm sipas këtij studiuesi të madh. Nëpër mendjen e tij shekujt ditët, ngjarjet po vraponin me shpejtësi.Individë që bënë historinë nuk mund të flaken nga ajo se kështu u pëlqen disave. Këta figura ishin pjesë e saj dhe historia i sheh me vështrimin e saj se veprimtaria njerzore ka ndikimin e saj në zhvillimet historike. Ngandonjëherë ndodh që rrethanat e ngjashme lindin vetëm brenda një periudhe të veçantë historike. Kur erdhi në shek e XIX filloi të shihte me një vështrim tjetër ngjarjet sepse koha evulon gjthmonë përpara. Në shekullin e 19 njeriu i madh nuk ishte më ai njeriu i shekujve të mëparshëm si në shek e XV.Në këtë shekull ky njeri u konsumua menjëherë, epoka të reja filluan të dilnin në skenë. Njëra nga këto ishte edhe epoka e psikologjisë e cila shpaloste dimensionet të pafundme dhe, kjo ishte një pafundësi e vërtetë.Një ditë me diell ku nuk fryn erë është zagushi dhe, dita është mjaft e lodhshme,njerzimi gulçon kur sheh ngushëllimin. Betohen se do të lindin jo më shumë se një njeri të madh. Ata mohojnë ekzistencën e tyre,dhe kthehen në grimcat e fillimit. Me një sens ngushëllues, mediokriteti është rikonstituar në principet e kuptueshmërisë, në restaurimin e racionalizimit. I githë territori i jetës është i ndarë,shpërndahen dhe sillen nën kontroll. Madhështia e kotësisë është proklamuar, lajmërimi është i pamundur dhe, në procesin historik objektiv është parashtruar nga figurat dhe statistikat dhe, në këtë çelës të kuptimit të historisë duhet parë. Ecte i menduar në trotuarin shtruar me pllaka të kuqerremta ku bleu tek një gazeta shitës gazetën “E VËRTETA”.Gazetashitësi po i kthente reston por ai Dardan Sharri iku duke lënë dorën shtrirë atij dhe u përqëndrua në titujt e gazetës.Gazeta këtë lajm e kishte botura në faqen e saj të parë. E lexoi duke u ndalur herë pas here dhe, të rrënqethura po ia përshkonin shtatin. Megjithatë mendoi ai me vete ai është një shkrim i thjeshtë gazetaresk dhe, jo historik.Ai këtë po e analizonte si fonemen në shoqërinë e lartë politike që kishte frenat drejtuese të pushtetit. Ata persona që kishin hapur këtë lojë kishin një imunitet të marrë nga votat e popullit. E mbylli gazetën, përshëndetjes së një burri rreth të pesdhejtave ai nuk iu përgjigj se nuk e kishte mendjen. Mendja tij bridhte nëpër skutat e historisë…
Figurat që bëjnë historinë paraqiten me të gjithë madhështinë e tyre, me aftësitë e tyre të rralla gjeniale kanë mundësi t’i ndryshojnë dhe t’i kontrollojnë ato. Populli nga ku dalin këto gjeni nuk i harron kurrë se, ato kanë dalë nga gjiri i tij. Sido që të flitet për ta ai i ruan me fanatizëm në kujtesën e tij. Dhe nëse ka paqartësi për epokën që shqyrtohet ajo vjen krejt ngadalë dhe fillon e përceptohet midis nesh duke kërkuar rrezet e dritës. Fjalët që përhapen me një qëllim të caktuar shkaktojnë një reaksion mbi popullin sepse i mohon ata. Dhe ky mohim ngrihet përballë një besimi religjoz fals i cili përballë gjenisë së individëve historik shkërrmoqet si kështjellë rëre. Mirëpo populli e mbron gjeniun e vet sepse ai e udhëhoqi drejt madhështisë. Historia bëhet madhështore dhe, kjo madhështore është përbuzëse, ngashnjyese,sepse mohon indulgjencën. Lajkatarët gjithnjë kanë fytyrë të pështirë. Ata që punojnë për llogari të dikujt tjetër, u lexohet në fytyrën e zbehtë shëmtia kombëtare. Këto lloj personazhesh kurvërojnë me një prostitutë që i ka ikur mosha. Ajo i ka blerë ata për kënaqësitë e veta. Prandaj ata janë dashuruar si të marrë me të sepse janë paguar për një punë të ndyrë. Ata do të punojnë pa u lëkundur dhe me devotshëmri, duke iu betuar asaj me dashurinë e tyre të zjarrtë, duke marrë mbi vete barrën e turpit përgjithnjë.
Kur madhështia e historisë fillon e anohet,ligjet e zakonshme qeverisëse ndërpresin proceset. Psikologjia dhe racionalizmi,këto procese të reduktimit dhe të kuptimit,bëhen një artileri gjymtuese, e çmendur dhe e pavlerë.Intelekti tërheq kapitullimin.
Ligjet e së madhërishmes janë në disporpcion të metodës së mendimit të përditshëm. Mendja kërkon t’i kapë ato dhe t’i kthejë mbrapsht në thellësinë e rezervave të saj,ndërtimi kohor që ndërton është i përshtatshëm dhe besimi në të vjetrën është legjendë. Kjo së pari është rubrika, titulli i përkohshëm i romancës me të cilën mbarset njerzimi.
Thelbi i manifestimit të madhështisë të antinomisë në vetvete qëndron në gënjeshtrën.Ajo në vetvete mban kontradikta të mprehta dhe, të pakrahasueshme, por ne e ndjejmë se vetëm nga perespektiva e kuptimit janë shtuar me një shenjë negative,ndërsa nga disa të tjerë,ana e panjohur e këtyre kontradiktave zgjidhen në vetvete me një marrveshje mjaft të lartë,permes arsyes dhe pozivititetit. Ne me gjuhën tonë humane duhet t’i shpjegojmë ato me guxim me shënimin “jo”, kjo përgjigje i përforcon ato me negativitete.Kjo është një gjë, e pandashmja dhe e tëra si në asnjë gjë tjetër në botë, ku ne duhet ta ndajmë në antiteza duke u përpjekur në padobishmërinë, dhe e tëra nuk është e ngjashme me një gjë tjetër në botë por, kur ne përpiqemi ta integrojmë veten me botën e qytetëruar oksidentale, përballemi me orientalizmin që na është ngjitur si muti pas këpucës. Ndezi edhe një cigare tjetër por,sa e thithi e flaku se ishte bërë helm duke i pirë njëra pas tjetrës,paketa po shkonte drejt mbarimit, i kishte a si kishte pesë-gjashtë cigare. U fut në një bar-kafe dhe porositi kafe dhe konjak.Kokën e kishte të rënduar. Ambjenti ishte i rëndë nga pirja e duahnit brenda. E ktheu menjëherë gotën me konjak dhe porositi një tjetër, edhe atë e ktheu menjëherë, barmeni e pa i çuditur, ai pagoi dhe doli jasht. Pak më tutje bleu një kaush me fara lule dielli tek një jevgë dhe u drejtua për në banesë. Rrugës analizonte figura, karaktere, individë, grupe etnish dhe rracash, kombe që kishin lindur dhe ishin zhdukur nga faqja e dheut dhe historisë. Ai deduktonte se sa mund të jetë i thellë dhe i gjërë një individ kur punon për shpëtimin e kombit të vet? Një burrë që e shpëton një komb nga zhdukja, kombi atë e ka atë bir, baba dhe krijues. A është ai për kohët e sotme modeli i vullnetit të sakrifices për të shpëtuar kombin e tij? Gjenitë janë mbinjerzorë,ata edhe pse nuk jetojnë fizikisht, kundërshtarët e tij i tmerron fryma që ai ka lënë. Ata nuk mund ta uzurpojnë këtë frymë as me përuljet e neveritshme dhe ,as me sulmet e pashpresa ndaj figures së tij. E si mund të jetë kjo krenari kombëtare përbuzje për njerzit? Spse ajo kryesisht priret nga adhurimi dhe dashuria,për veprimtarinë e pashenbullt nga sakrifica dhe përkushtimi për popullin dhe kombin e tij.Ja pse orientalizmi e sheh me trishtim madhështinë e figures së tij. Sepse ai e demaskoi përpara gjithë botës falsitetin religjioz që po përhapej me anë të shpatës. Ai demaskoi profetët e rremë. Dhe për këtë ai u bë i pavdekshëm.A zbehet apo theksohet më tepër sublimja e këtij gjeniu të kombit? Ne e ndjejmë se, në përputhje sigurisht me ligjet e thella,këto çifte antinomike nuk e zhdukin njëra tjetrën,por qëdrojnë midis një sasie të lartë.Disa e fillojnë me mësime të mëdha.Një detyrë e madhe është vendosja për politikanët, historianët,strategët dhe moralistët. Specialistët do të marin pjesë në këtë hapsirë, ajo ndahet midis vetvetes, ajo matet me hunjtë e gardhit të tyre, përmes këtyre dimensioneve superhumane.
Gjergj Kastrioti Skëndërbeu u shfaq i plotë me veprat e tij,ai ishte i transformuar në to,ai u shfaq përmes mendimit të tij gjenial.Ai paraqiti një kapacitet suprem për të investuar me një potencial të plotë në kategoritë lëndore,duke mos lënë që të largohet asgjë.
Veçanërisht tek ky moment,ai është vullkan i energjive aktive dhe, natyrisht i detyruar nga ngjarjet.Ai nga natyra ishte një forcë në mes forcash të tjera që nuk mund t’i përballoje lehtë.Këtu na dalin të harmonizuara mençuria,forca,strategjia e shumë e shumë të tjera që e barazon atë me një engjëll.
Por një i madh është i madh kur ai vepron.A nuk përmbante këto cilësi? E madhërishmja dhe e padëpërtueshmja, ai mbetet jasht tyre. Ai nuk i shteron plotësisht rezervat e tij, ai duhet të mabajë rezerva për një qëllim të madh. Forca e tij dhe, zemra e qenies së tij e bëjnë atë të pathyeshëm ku i tejkalon kufijtë e legjendës. Ai kurrë nuk shterron dhe nuk shpërndahet si një re kur fryen era dhe, kështu ai mbetet një figure e pakrahasueshme që i kapërcen kufijtë e legjendës.
 
 
Roli i tij historik është pikërisht fillimi.

  Skëndërbeu ishte e gjithë prezenca dhe momenti. Një shkëndijë e mrekullueshme që shpërthen nga vatra dhe ,shkëputet komplet duke pasur edhe një fat. Por ndryshe veprimet nuk do të ishin të fundit.Me mëdyshje dhe, me një kundërshtim të rëndë kur nuk mund të veprojë ndryshe ai i lejon veprimet ekzemplare të bien nga shpata e tij. Morali i fortë i cili e vazhdon më gjatë veprimin, është shumë më i rëndësishëm për të.Ai e ruan atë për lartësimin e kombit të tij,ai për ta forcuar më shumë vendos kapitalin e tij të përjetshëm, së pari nga brenda vetes pastaj tek të tjerët.Për këtë arsye ai rritet nën vështrimin e të gjithëve.Ai merr madhështinë mbi veten,e investon atë në veten e tij,ndërsa siguron vendin.Ai ndërton statujën e padukshme me anë të veprimtarisë së tij.Edhe pas vdekjes njerzit e shohin atë duke kalëruar nëpër hapsirë.Ai ai fluturon nga njëri mal në malin tjetër me gjithë kalë dhe len gjurmë mbi shkëmb ku dallohen edhe sot. Imazhi i tij përshkon hapsirën për shpëtimin e popullit, kombit dhe civilizimit.Një ditë kur kur kjo madhështi e tij mbaron, ai nis të mos perceptohet,fillojnë ta sulmojnë me fjalët jo të denja për një hero, por si një pushtues.Ndërsa atij, pushtuesit me të cilin ai u ndesh dhe i gjunjëzoi i ngrejnë objekt kulti që të falen për nder të pushtimit që ndërmori, por njëkohësisht nuk harrojnë as gjunjëzimin e tij dhe disfatat e turpshme…dhe pikërisht këtu shpërthen histeria. Sulmi i tyre mjeran synon që ta fshijë atë nga kujtesa e popullit, mirëpo ata harrojnë se edhe kafshët kanë kujtesë por nuk kanë asnjë kujtim. Dhe pikërisht këtë ata nuk e perceptojnë dot sepse ai u largohet gjithmonë e më shumë duke marrë përmasat e një engjëlli, largohet për tek e madhërishmja duke bartur tiparet e tij përgjithmonë. Sido që ta analizoje veprimtarinë e këtij burri nuk kishte se si dilte ndryshe. Qëllimi është i qartë, sulmi ndaj tij është sulmi ndaj kombit që e nxorri dhe mohimi i tij duke na quajtur popull endacak. Ngjiti shkallët e apartamenti dhe i ra ziles. Derën ia hapi e ëma. Pasi i tha të birit se mos donte ndonjë gjë për të ngrënë,ai i kërkoi vetëm një çaj dhe u fut në studion e tij…
Skëndërbeu paraqiti veten në histori si të pakrahasueshëm dhe, ishte një nga burrat e rrallë ku i kalojnë kufijtë e njerzores dhe marrin përmasa hyjnore. Ai e futi veten në histori si një gjeni i pakrahasueshëm duke i dhënë formën e mrekullueshme karrierës së tij. Ai është karakteristik për fuqinë e tij sepse ai ishte nga një popull me traditë, e shkuara i peshonte në shpirt. Kjo ndryshe shfaqet nga zgavrat e historisë,nga varret,jashtë së shkuarës. Ai është në buzë të ëndrrave të bardëve, i turbulluar nga vizionet e poetëve, i ngarkuar nga gjeneratat martire.Ai është e gjithë vazhdimsia. Ai e tërheq të kaluarën pas si një mantel të madh për gjithë civilizimin Evropian.
Në kohën që ai jetoi fytyra e tij ka qenë si të gjithë fytyrat e njerzëve të zakonshëm. Natyrisht kur i kujtojmë këto hollësi ne sot buzqeshim….Pas vdekjes shfaqet përjetësia, ëndrrat janë shfaqur në fytyrë dhe janë tërhequr nga kujtesa.Ajo endet përmes një procesioni të fytyrës e cila gjithnjë dhe më shumë është e zbehtë, e gjërë dhe rrezatuese nga ku radhiten këto ëndrra. Kur vendosen mbi të ngrijnë duke i dhënë fytyrës maskën e fundit, dhe përgjithmonë fytyrën e atdheut.
Dardan Sharri po i ngjiste dhe po i zbriste etapat e historisë si në ethe. Skëndërbeu, Pal Engjëlli, Frang Bardhi, Pjetër Budi, Pjetër Bogdani e shumë e shumë të tjerë deri tani po na dilka se nuk paskan bërë asgjë. U mundua të rehatohej mbi poltronë sepse nuk po ndihej rehat.Ai shikonte një shpatë vezulluese dhe një dorë e fuqishme që me të çante shkëmbin dysh dhe,prej kësaj goditje buronte ujë…Turma ushtarësh dhe jeniçerësh thërmoheshin nën thundrat e kalit të tij që hingëllinte pa ndalur dhe,shpata e tij nuk kishte të ngopur me këtë gjak aziatik por, kokat e ushtarëve fluturonin si domate e grumbulli i të vrarëve rritej dhe vetëm rritej.E sot për ne dhe civilizimin Evropian nuk ka burrë më të madh,por dëgjojmë hingëllima….njerzish…..por atë Skëndërbeun nuk mund ta prekë askush.

Mittwoch, 23. Juli 2014

Rrugës së gjyshërve për liri dhe atdhe

ASIP EMRULLAHU
DËSHMOR I KOMBIT
 
Shkruan: Nehat Jahiu
                                       
Asip Emrullahu u lind në fshatin Hotël të komunës së Likovës më 6 mars të vitit 1961. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, por në vazhdimësi ai nuk mundi tivijoj mësimet  për arsye ekonomikeedhepse kishte një dëshirë të madhe për shkollim të mëtutjeshëm. Ai këtë nukmundi ta bënte, sepse babai i tij Muhameri kishte vdekur në një moshë të re dhekështu që Asipi si djali më i madh i nënës Sevdije dhe babait Muhamerit duhejtë kujdesej për anëtarët tjerë të familjes, kështuqë si shumë shqiptarë edhe ainjë ditë u detyrua të marrë rugën e kurbetit për të siguruar kafshatën e bukëspër vete dhe për familjen e tij. Edhepse u largua përkohësisht nga familja dhenga vendlindja e tij Asipi kurr nuk u shkëput prej tyre, por gjithnjë punoi përta dhe jetoi me to.
Mallin dhe dashurinë për familjen,vendlindjen, atdheun e tij ai e kishte ngulitur thell në shpirt dhe gjithnjëmendonte që një ditë të kthehej përsëri për të jetuar dhe kontribuar mu aty nëvendlindjen e tij Hotël të cilën e kishte dashur shumë, sepse këtë e kishte synimkryesor se gjëja më e shtrenjtë nga vetvetja duhej ti falej vendlindjes,atdheut dhe lirisë, kështu dhe ate që ia kishte dhënë vetes për obligim se pasnjë kohe do i thotë lamtumirë kurbetit dhe ashtu edhe bëri.
Duke u kthyer në vendlindjen e tij nëfshatin Hotël dhe për të vazhduar jetën në vatrën e tij shekullore ku kishtelind vet ai, prindrit, gjyshërit , stërgjyshërit dhe të gjithë të parët e tij  mu në këto vatra të trojeve tona të lashtashekullore. Aty ku me shekuj ishte derdhur djerësa dhe gjaku për ti ruajtur den–babaden si sytë e ballit. Asip Emrullahu këtë e kishte trashëguar edhe nga familja e tij që nga fëmijëria ehershme, sepse ai rrjedhte nga një familje shumë bujare, fisnike, besnike dheatdhetare. Babai i tij Muhameri ishte shumë punëtor, bujar dhe besnik që njihejsi njëri ndër banorët më të ndershëm dhe i respektuar në vendlindje dhe mëgjërë ndër miq dhe farefisëri që edhe sot e kësaj dite emri i  tij përmendet në të mirë për të dhe familjene tij.
Asipi kishte fat të madh që pas vdekjes sëbabait të jetoj në mbikqyrjen e së ëmës së tij Sevdijes një nënë bujare,fisnike dhe shumë e edukuar familjarisht që kujdesej me të madhe për familjen esaj dhe për rritën e fëmijëve, tre djemve Asipin, Isamedinin, Nizamedinin dhevajzat Zejnepen, Fatimen dhe Zubejden të cilët mbetën që herët pa babain etyre, por në përkujdesjen e saj.
Asipi pas vdekjes së babait Muamerit nëpërkujdesje kishte edhe gjyshin e tij Tasimin i cili përkujdesej për mbesat dhenipërit që kishin mbetur të një moshe shumë të re pa babain e tyre.
Tasim Asip Emrullahu ishte një njeri shumëi njohur në vendlindje dhe më gjërë me  bujarinëe tij që si familje e kishin trashigimi nga të parët e tyre.  Konaku i tyre ishte gjithnjë i hapur dhesofra e shtruar me bukë, kripë e zemër për miq, por edhe për çdo udhëtar që ezinte nata nga malësia e kësaj ane të Karadakut, Kosovës e më gjërë.
Ai pos që ishte një punëtor i vyeshëm,human, bujar dhe njeri besnik, ishte edhe një atdhetar që gjithnjë në shpirt,atdhedashurinë e mbante dhe vepronte për të. Ai ishte një përkrahës i madh iOrganizatës Nacional- Demokratike Shqiptare, e quajtur shkurt si  NDSH  dhe njërin ndër atdhetarët e mëdhenj dhe udhëheqësin e çështjes kombëtareSulë Hotlën ose siç e quante populli i kësaj ane Aga Sulë. Qëllimi i kësajorganizate pjesë e së cilës ishte edhe gjyshi i Asipit, Tasim Emrullahu ishteçlirimi dhe bashkimi i trojeve etnike shqiptare.
Kontaktet dhe kontributi i gjyshit tëAsipit, Tasimit dhe familjes së tij me këtë organizatë dhe me prijësin e sajSulë Hotlën dhe me shokët e tij nuk kishin munguar asnjëherë duke u ndihmuar nëçdo aspekt për të mos kursyer asgjë për çështjen kombëtare. Gjysh  i Asipit, Tasimi që në moshën e re bashkëpunoidhe dha kontributin e tij kombëtar të një atdhetari , kështuqë familjaEmrullahu ishte një çerdhe dhe një vendstrehim i atdhtarëve shqiptarë duke indihmuar ata si në aspektin moral, ideal, ushqimor, veshmbathje dhe vendstrehimnë konakun e tyre..
Mu për këtë edhe Tasimi gjyshi i Asipitpërcillet rregullisht dhe do të maltretohet vet ai personalisht sëbashku mefamiljen e tij dhe së fundi do të burgoset dhe do të dënohet me  vuajtje dënimi të rëndë me burg, por gjthnjëduke qenë besnik, i paluhatshëm dhe i pathyer dhe ideali i tij nga presionet  dhe maltretimet që i bëheshin. Ai i përjetoitë gjitha këto tortura dhe presione vet dhe familjarisht, por gjithnjë qëndroibesnik dhe stoikisht në idealet e tia ndaj çështjes kombëtare duke ua pecjellsi trashëgimi edhe brezërave më të reja të familjes së tij, që në këtë do tëvërtertetohemi edhe gjatë vitit 2001.
Trashëgimtari i kësaj familje Asip MuhamerEmrullahu me të dal në skenë Ushtria Çlirimtare Kombëtare gjatë vitit 2001 dovishet me uniformën e kësaj ushtrie të lavdishme dhe do ta bart me krenari ëmblemën,nismën e luftës për liri e barazi në iliridën Shqiptare.
Ai do të rrok armët dhe do ti bashkangjitetshokve të luftës për të luftuar për atdhe e liri. Familja e Asip Emrullahukishte një gjenezë edhe më të lashtë me një taban të fortë kombëtar dhe liridashës.Edhe vëllai më i madh i gjyshit të tij Tasimit, Shaip Asip Emërllau ishte njënjeri me emër në fshatin Hotël  dhe mëgjërë si njeri punëtor, bujar, besnik , i mençur dhe gjithnjë kishte kontribuarpër çështjen kombëtare, kështu që ai dhe shumë mendimtarë të tillë të këtijfshati do të përcillen nga UDB-ja e atëhershme dhe në vazhdimësi do të jetë nëpërcjellje, kështuqë më vonë ai do të ketë shumë presione që të heq dorë ngakjo ide duke i dhënë presione nga më të ndryshmet duke e maltretuar fizikishtdhe psiqikisht, por ai asnjëherë nuk u largua nga ideja e tij që veç tani më nëkëtë familje po trashigohej dhe po çelikosej për të dhënë çdo gjë nga vetvetjapër çështjen kombëtare në mënyra të ndryshme.
Nga presionet, brutaliteti, maltretimet qëdo të përdorin njerëzit e UDB-së dhe bashkëpunëtorëve të saj, atij dita – ditësdo i keqësohej gjendja shëndetësore, kështuqë do të shtrihet dhe do të dirgjetnë shtrat që edhe të sëmurë deri në vdekje nuk do e lënë të qetë.
 Ideali për liri në këtë familje nuk kishtemunguar, sepse ishte përcjellur brez pas brezi. Edhe Salim Emrullahu axha igjyshit te Asipit, Tasimit sikurse shumë qytetarë nga vende të ndryshme edheshumë shqiptarë gjatë perandorisë Osmane ishin dërguar ushtarë për të marrëpjesë në shumë luftëra që i zhvilloi kjo perandori si në Hergjaz, Batum eJemen. Shumë luftëtarë ranë viktima gjatë këtyre luftërave. Kjo kishte ndodhurgjatë viteve 1879, 1880, 1890, 1895, 1900, ku shumë shqiptarë ishin mobilizuarnë ushtrinë turke dhe që dërgoheshin në këto luftëra (konflikte) të Turqisë mearabët. Një numër i madh prej tyre do të vriten dhe asnjëherë nuk do të dihetasnjë gjurmë për ta, Nuk do ju dihet as varri në shumë vende të Jemenit ku atau vranë. Në këto luftëra do të vritet edhe Salim Emërullahu nga fshati Hotël  i cili kishte lënë gruan me një foshnje (vajzë)6 mujore.
I lindur në një familje atdhetare dhe irritur në një frymëzim patriotik në gjirin e një famije me një bagazh dhe menjë taban të rrafsh të idealit kombëtar.
Asipi asnjëherë nuk ndejti duarkryq dukemos punuar dhe duke mos dhënë kontributin e tij personal dhe familjar për tadërguar në vend amanetin e të parëve të tij sa herë që kishte nevojë kombi dheatdheu. Kontributi i kësaj familje nuk mungoi asnjëherë duke kontribuar përçështjen kombëtare në çdo aspekt, por për të nëse ia vlen dhe ka nevojë tëjepet edhe ajo më e shtrenjta siç është gjaku dhe jeta. Edhe këto do të jepenpa e llogaritur kur çmimin e tyre kur është në pyetje atdheu dhe liria. Edhe Asip Emrullahu do të ndjek rrugën e tëparëve të familjes së tij dhe gjithnjë që nga rinia e hershme e tij do të jetëi frymëzuar me një dashuri të madhe për liri e atdhe dhe se për to nuk do tëkursej edhe ate më e shtrenjtën jetën.
Siç përmendëm edhe më lart në hyrje të këtij shkrimi Asipi ishte djali ibabait Muhamerit dhe nënës Sevdijes dhe vëlla i dy vëllezërve Nizamedinit dheIsamedinit dhe motrave Zejnepes, Fatimes dhe Zubejdes dhe, pra prindrit eAsipit gjithësejt kishin gjashtë fëmijë. Asipi që në moshën e tij rinore do të paiset në shpirtin e tij njomarakme vyrytet e një djali të besës dhe të një karakteri burrërorë me vyrtyte tëvërteta tipike të një shqiptari të vërtet. Këto vyrtyte ate e bënin që të jetëi dashur dhe i sjellshëm jo vetëm në gjirin e tij familjar, por  edhe në fshatin e lindjes mes shokëve,banorëve të vendlindjes së tij dhe më gjerë.
Siç kemi përmendur edhe më lart se Asip Emrullahu disa vite ishte larguarnga vendlindja përkohësisht pët të punuar në Zvicër për të mirëmbajtur familjene tij. Ai edhe në mërgim gjithnjë ishte i preokupuar me çështjen e fatit të kombit tonë në të gjitha trojetShqiptare.
Ai gjithnjë përpiqej dhe nuk kursente asgjë që të jap nga vetja për zgjidhjene çështjes kombëtare duke qenë në shumë raste iniciator që rreth vetës të tubojedhe shumë shokë të idealit për të kontribuar për çështjen kombëtare. Ndihma etij morale dhe materiale asnjëherë nuk kishte munguar nga ai për të dhënë përçështjen kombëtare që një ditë të arrij që atdheun dhe popullin e tij tëshumëvuajtur ta shoh të lirë. Ndihma dhe kontributi i tij ishte i madh nëaspektin moral dhe matrial për ta ndihmuar luftën e  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ishte nëgjendje që çdo gjë të jepte nga vetja për këtë luftë të shenjtë dhe për tindihmuar bijtë dhe bijat më të dashur të kësaj ushtrie të lavdishme që luftoninme armikun me vulën e kësaj ëmbleme të shenjtë çlirimtare. Për kontributin dheveprimtarinë e tij sot flasin shokët e tij të idealit të cilët kishin bashkëpunuar,kontribuar dhe vepruar në interes të çështjes kombëtare për tokën e shenjtë tëKosovës. Kur kulminacioni i nëpërkëmbjes së dinjitetit kombëtar shqiptar kishtearritur të padurueshmërinë.   
Edhe në vendlindjen e Asip Emrullahut me brutalitetin dhe sjelljet të jobarazisë nga pushtetarëtsllavomaqedonas, tani më edhe ai nuk mund të rrinte duarkryq dhe me daljen nëskenë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Asipi me një dëshirë, vullnet dhekrenari të madhe veshi këtë uniformë të kësaj ushtrie të lavdishme dhe nënëmblemën e kësaj ushtrie u rreshtua në rradhët e saj dhe iu bashkangjit bijavedhe bijve  më të dashur të këtij populli.Ai do të jetë në detyrën e një ushtari të lirisë i cili do të luftojë me njëdinjitet dhe vullnet të madh kombëtar të një atdhetari ku edhe do të udhëheqshokët e tij të luftës si komandant Togu.
 Asip Emrullahu do të jetë çdoherë në vijën e frontit për liri dhe gjithnjëme shpirt hapronte nëpër beteja drejt fitoreve duke mos e kursyer aspak edhe mëtë shtrenjtën jetën. Është për tu veçuar njëra ndër betejat më të vështira, poredhe ndër më të lavdishmet të trimave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që uzhvillua në fshatin Mateç ballë për ballë me forcat  sllavomaqedonase ku në këtë betejë bindshëmngadhnjyen trimat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Në këto aksione të kësaj beteje nuk mungoi edhe Komandanti i Togut Asip Emrullahu- Komandant Rrufeja meshokët e tij duke luftuar drejt fitores së shumëpritur jo vetëm nga shokët etij të luftës, por edhe nga e tërë popullata e Karadakut e më gjërë të tëgjitha trojeve tona dhe të diasporës shqiptare.
Kurorëzimi i kësaj beteje ishte një fitore e madhe, e krushqve të lirisë qëderdhën gjakun dhe dhanë jetën për liri e barazi, në trojet Shqiptare tëIliridës
Trimi i lirisë Asip Emrullahu- Komandant Rrufeja duke përqafuar fushat emalet e Karadakut të lashtë dhe legjendar dhe duke e ujitur me gjakun e tij tënjë dëshmori të kombit, të lirisë dhe të atdheut, duke i puth dhe duke i ujiturkëto fusha e male me gjakun e tij dhe të shokve,  do ia fal më të shtrenjtën jetën atdheut dhelirisë duke ra dëshmor më 23 qershor të vitit 2001 në fshatin Mateç.
Ra dëshmor për të mos vdekur asnjëherë Asip Emrullahu- Komandant Rrufeja.
Ai u varros me nderime të larta në fshatin e tij të lindjes Hotël të cilën aq shumë e deshti. Trupi i Dëshmorit të Kombit Asip Emrullahut- KomandantRrufejës sot pushon në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit nëfshatin Hotël të komunës së Likovës.
Dëshmori i kombit Asip Emërllai nga martesa e tij me Zejniaren si trashigimtarë dhe pasardhës të tij pas vete la dy djemtë e tij të cilët shumë ideshti e ata janë Irfani dhe Ajhani. Që sot bijtë e tij janë krenarë që patënnjë baba i cili ia fali gjakun dhe jetën atdheut dhe lirisë dhe u nderua meçmimin më të lartë që ekziston Dëshmor i Kombit.
Ai sa ishte gjallë gjatë jetës së tij kishte një përkushtim të posaçëm ndajfamiljes së tij e sidomos ndaj edukimit të drejtë të djemve Irfanit dhe Ajhaniqë sot këta dy djem në shpirtin e tyre bartin një bujari, një krenari, njëatdhetarizëm të trashëguar nga babai i tyre dëshmor Asip Emrullahut dhe nga familjae tyre atdhetare e të parëve.   
Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit Asip Emrullahut – KomandanrtRrufejës!     
Le të mbetet i përjetshëm dhe i paharruar kujtimi për trimërinë e tij dhepër gjakun dhe jetën që ia fali lirisë dhe atdheut! LAVDI !
                                                                                                                                                                                                                                                                                                                  
 Dy poezi kushtuar dëshmorit
 
Tri shkreptina një rrufe

Hije e zezë ka zënë atdheun
vendlindjen time dhe mëmëdheun
po ushtojnë male e fusha,
kushtrimin ka dhënë Karadaku e Tanusha.

UÇK-ja shtatin me rrethatore ka stolisur
amblemën me t
ri shkronja ka qëndisur
është tërbuar sllavi, gjaku i është prishur
ushtarët trima me gjak tokën kanë ujitur.

Armiku është armik 
dhe kurrë nuk bëhet mik,
jemi të fortë zjarr e çelik
për atdheun, nuk luajmë qerpik.
Shqiptaritokën me gjak ka la
kurrë për të pabesin besë nuk ka!
këto fjalë Asipi i thonte pa nda
kishte zemër të madhe,sa një kala.

Mos mendoni se vdes Ilirida
s'vdes shqiptari as shqiptaria,
për trojet e mia asnjëherë su bëra urë
atdheu mbetet atdhe,i huaji s'bëhet kurrë.

Emri yt Asip,ka lënë gjurmë e po lartësohet
ky emër,në faqet e lavdisë po shënohet.
gjith shqiptarët kanë një atdhe
tri shkreptina një Rrufe.
 
                                          Zeqirja Latifi


Më thërret vatani

Tek ngritet shqiponja larë megjak
në maje të larta atje në Karadak,
ngrihet në këmbë Asip trimi
i thot nënës më thërret kushtrimi.

Më thërret nëna ime fusha e mali
pasha besën më thërret VATANI,
mi jep rrobat e ushtrisë sot ti veshi
edhe armët  fort në brez ti ngjeshi.

Trup e shpirt  për liri duhet tretur
për trojet e mia duhet vdekur,
eh, nëna ime sa më ka marr malli
atdheut gjakun  e jetën të ia fali.

Shpirti flakë nënë po më digjet
të shoh se si për liri e atdhevdiset,
ta shoh si do bëhem dasmor ilirisë
në tokën time të ëmbël tëArbërisë.

                                      Nehat Jahiu

Sonntag, 13. Juli 2014

Batuta të zgjedhura të politikanëve shqiptarë


Shpesh herë politika shqiptare kthehet në një teatër të madh, ku aktorët politikanë shajnë, fyejnë apo ironizojnë njëri-tjetrin si aktorë profesionistë. 20 vitet e fundit përveç se na kanë pro...dhuar një pafundësi sharjesh dhe fyerjesh, po ashtu na kanë sjellë një mori batutash, të cilat kanë lënë me gojë hapur të gjithë ata që i kanë dëgjuar. Gazeta “Tirana Observer” publikon në mënyrë të përmbledhur dhe të dokumentuar 50 shprehjet më të forta që kanë lënë politikanët në Parlament, në konferenca shtypi apo në intervista për televizione dhe gazeta. Në batutat më të forta padyshim nuk mund të qëndrojnë ata që kanë qenë edhe me të fortë në këto 20 vite. Duke filluar nga Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta, Skënder Gjinushi, etj., janë disa prej tyre të cilët me një fjali me humor kanë bërë që shtypi të rrijë duke u marrë një javë. 


Batutat

Politikanët që njihen më tepër për batuta janë Fatos Nano dhe Edi Rama, të cilët në çdo situatë e nxjerrin një shprehi e cila sjell të qeshura te të pranishmit. Aktualisht batutat më të forta jepen nga kreu i qeverisë dhe lideri i opozitës, pasi Nano është shkëputur prej kohësh nga politika aktive. Ndryshe nga fillimi i karrierës politike, aktualisht me stofin e një politikani me eksperiencë dhe me peshë në vend përveç veshjes, shprehive, ka ndryshuar rrënjësisht dhe batutat. Me të ardhur në krye të PS-së, batutat e Edi Ramës janë me pakicë në krahasim me tetë vitet e para të karrierës së tij. Jo më pak se Rama është i dalluar dhe Berisha në batuta. Ai me ironi të hollë nuk lë kundërshtar pa thumbuar me batuta. Ka pasur raste kur seancat parlamentare ktheheshin në një asamble batutash mes Berishës dhe deputetëve të opozitës.

1. Dritëro Agolli në një vizitë në Skrapar në vitin 1994, kur një grup demokratësh e qerasën me raki, shkrimtari ju thotë: Do ta pi rakinë tuaj, sepse një demokrat në Skrapar është sa një socialist në Tiranë.

2. Dritëro Agolli në vitin 1997, pas deklaratës së Nanos për meritokracinë e kuadrove: Kësaj i them shkërdhatokraci dhe jo demokraci

3. Edi Rama sapo emërohet ministër i Kulturës në vitin 1998 nuk pranoi badigardë duke deklaruar: “Nuk do të pranoj badigardë, përjashto rastin kur të më japin një më të gjatë se vetja”.

4. Pjetër Arbnori, ish-kryetari i Parlamentit, data 13 shtator 1999, në një konferencë për shtyp: Këta nuk janë socialistë, por specialistë.

5. Edi Rama, ministër i Kulturës, në gusht të vitit 1999: Është vështirë të jesh ministër Kulture në një vend me kulturë të tillë.

6. Edi Rama gjatë fushatës së Nanos për katarsis në vitin 2001: Nano është bërë si Robert Çamçakëzi, fut duart në xhepa dhe bredh nëpër kantier.

7. Fatos Nano në gusht të vitit 2001 kur shkon në Lezhë për fushatë elektorale, del nga makina dhe i hap derën Lesit duke thënë: “E, ç'është një lider partie para një lideri të shtypit të lirë”.

8. Fatos Nano gjatë fushatës për katarsis në vitin 2001: E mora Ramën me thonj pa prerë nga Parisi dhe e bëra ministër.

9. Fatos Nano: Në mbledhjen KPD-së në dhjetor të 2001: Lavatriçe? Po Musa, ti nuk vlen as sa një lavatriçe.

10. Fatos Nano në Parlament në vitin 2001: Unë jam çliruar nga makthet e Berishës. Ndërsa kam thënë se lëvizjen "Nano" nuk e ndalon dot më as vetë Nano, regjimin e Berishës në Shqipëri nuk e kthen dot më as vetë Berisha.

11. Arta Dade në dhjetor të vitit 2001 gjatë fushatës së Nanos për Katarsis: Më tepër të dhemb kur ta fut i yti.

12. Edi Rama në komision hetimor ndaj tij, i drejtohet Uran Metkos: Nuk t’i zgjidh dot hallet. Vetëm mund të të jap ndonjë pulë të pjekur dhe një shishe raki që ta pish me Shpëtim Rroqin.

13. Edi Rama më 9 tetor 2002 i drejtohet Njazi Kosavrastit: Sikur të ka gjet doktori te gabi.

14. Gramoz Ruçi pas akuzave të Nanos se e ka mbajtur në kurriz për 12 vjet: Kemi një shprehje ne andej nga jugu, dhëndrit të ri mos i dil përpara gjashtë muaj para e gjashtë muaj pas dasmës.

15. Edi Rama më 9 tetor 2002 i drejtohet Rusmajlit: Do t’u jap një shkallë të Komunales që të shihni çfarë kam unë në kokë!

16. Edi Rama më 9 tetor 2002, i drejtohet Rusmajlit: Të fala doktor Najlonit.

17. Edi Rama në vitin 2002 në emision televiziv: Kush e di se cila nga stërgjyshet e tezës së njërit, s’ka pasur një moment gëzimi me stërgjyshin e hallës së tjetrit.

18. Pandeli Majko. Gazetari: A do ta pranonit postin e kryeministrit nëse do t’u propozohej? Unë nuk jam nga ata që ua fusin thikën pas shpine shokëve. (Më pas e pranon e postin e kryeministrit)

19. Edi Rama: “Unë solla në tiranë grupin “Scorpions” ndërsa PD-ja, Rroqin me kitarë”

20. Edi Rama: Kemi vënë bythën në qendër se nuk ka mushkonja, në periferi ka më shumë mushkonja me llastiqe në dorë.

21. Edi Rama si kryetar i Bashkisë së Tiranës pas akuzave si i korruptuar: Nuk ka bir kurve të gjejë lekë të vjedhura në xhepat e mi.

22. Nikollë Lesi në tetor të vitit 2004 gjatë protestave anti-Nano: I kam kërkuar Berishës të më japë PD-në mua dhe për 24 orë e rrëzoj Fatos Nanon.

23. Fatos Nano në Parlament në vitin 2004: Pasuria ime më e madhe, më e çmuar dhe e hipotekuar në sytë e të gjithëve, është Sali Berisha.

24. Kastriot Islami më 22 prill 2004 në Parlament: Herën e parë ta thashë italisht, tani do ta them shqip: Je bërë si Cari i Rusisë.

25. Bamir Topi në Parlament për Fatos Nanon: Unë, zoti kryeministër, nuk merrem me ndryshime mbiemrash. Ju keni të njëjtin mbiemër Nan´-i vogël. Ndërsa ju e doni në shumës mbiemrin tim, që të më arrini mua me gjatësi

26. Sali Berisha më 10 shtator 2005 në kohën kur ai piu pak ujë nga gota që gjendej mbi foltoren e Kuvendit, disa deputetë vijuan me komentimin e fjalëve te tij. Berisha iu drejtua krahut të majtë me fjalët: Nuk i flitet tjetrit, kur pi ujë".

27. Sali Berisha në gusht të vitit 2005 në konferencë për shtyp: Nikollë Lesi është i vetmi që ngrin në gusht.

28. Sali Berisha, ish-shefi i opozitës në emisionin “Opinion” në TV “Klan”: E kam gjetur presidentin (për Moisiun:), duke luajtur domino, përpara se ta propozoja atë në postin e Presidentit.

29. Edi Rama më 6 maj 2005, me të hipur në "arenën" e fjalimeve të socialistëve kërkon t’i hiqet podiumi qe ndodhej para foltores: Kongresmenët nuk kanë faj që duan të më shkurtojnë se jam shumë i gjatë.

30. Artan Lame në korrik 2005 në KQZ: Nëse peshku qelbet nga koka në PS është qelbur nga këmbët.

31. Ben Blushi në korrik 2005 në edicion informativ në Tv “Klan”: Nga Partia Socialiste kishte kandidatë që bënin fushatë me pantallona të shkurtra.

32. Nikoll Lesi, njëherë pas fitores së zgjedhjeve të 3 korrikut 2005 nga koalicioni i djathtë: Tani do ketë vetëm investime dhe arrestime.

33. Gramoz Ruçi në kongresin e tetorit (2005) të PS-së: Tani që kaluam në opozitë as ujë nuk kemi.

34. Edi Rama menjëherë sapo zgjidhet nga kongresi në krye të Partisë Socialiste deklaroi 10 tetor 2005: Duhet të ulim numrin e burrave për metër katror.

35. Edi Rama gjatë inaugurimit të një rruge në Tiranë: Ne nuk hedhim asfalt “më ka ç’u moma me la gojën”.

36. Bujar Leskaj, ministër i Kulturës në një konferencë shtypi për konfliktin me FSHF: Do ta ngul aq thellë atë gozhdë, sa të thonë o lele, o mami gozhda.

37. Sali Berisha, në 16 mars 2006 në konferencë shtypi tek kryeministria: Gazetarët jashtë tani. Se po t’i lesh këta, bëhen banorë të Kryeministrisë. Po nuk kanë faj këta kur shohin Bashën, qeë ka pothuajse moshën e tyre.

38. Blendi Klosi më 14 mars 2006 në Parlament: Zonja Topalli që nga dje nuk të njohim si kryetare e Kuvendit. Ti përfaqëson vetëm frikën e 80 burrave në Kuvend të cilët janë kthyer në gra.

39. Sali Berisha në prononcim për median më datën 16 mars 2006 për situatën në Parlament: Bilbilenjtë të bilbilojnë. Majko ishte bërë si Çe Guevara.

40. Genc Pollo, ministër i Arsimit pas largimit nga PDR-ja e Nard Ndokës: Politika duhet të përballet me haxhiqamilizmin parlamentar, sepse në rast se përmes PDR-së kemi sjellë pa dashje në Kuvend ndonjë kokërr jo “du babën” por “du postin”,

41. Blendi Klosi, në seancën parlamentare të datës 27 maj 2006: Kjo qeveri të kujton atë fjalën e urtë të grave, keq me burrë dhe keq pa burrë, më mirë të mos isha martuar kurrë.

42. Fatos Nano, data 14 korrik 2006 gjatë bisedës me Berishën në një pritje në ambasadën franceze: “Karrigen tënde dhe timen nuk e ha as dreqi”.

43. Spartak Ngjela më 28 korrik 2006 në Parlament: Kur dola nga burgu i pashë njerëzit duke ngrënë fara, dje isha në Durrës dhe po hanin misra, kemi ecur shumë këto 15 vjet.

44. Namik Dokle i drejtohet Nishanit në datë 28 korrik 2006: Jam duke bërë një dramë, por më mungonte roli i idiotit, por tani e gjeta.

45. Arta Dade i drejtohet ministrit të Jashtëm në Parlament: I duket vetja si Don Zhuan ministrit tonë të Jashtëm dhe thotë pata një bisedë miqësore me zonjën Ilika (ministrja e Jashtme e Maqedonisë) ashtu sikurse mendon se ka pasur edhe ndjenja të tjera të miqësisë apo simpatisë me gra apo me shoqe të tjera që zotin ministër e kanë rrethuar edhe në kohën kur pinte çaj me klor kur ishte nxënës në shkollë.

46. Pandeli Majko në dhjetor 2005 iu drejtohet demokratëve për krizën energjetike: Deri në fund do na akuzoni se kemi bërë pakt me Perëndinë që të mos bjerë shi.

47. Neritan Ceka: Nuk ka faj njeri. Jetojmë në kohën e Haxhi Qamilëve. Vetëm në Parlament janë nja 50 Haxhi Qamilë, mos të shtojmë edhe ata të qeverisë.

48. Sali Berisha, në bashkinë e Kamzës, 5 shkurt 2007:
Po shikoja lajmet, shikoja Edvin Ramën në bulevardin e Kombinatit. Po ecte pash më pash bulevardit të Kombinatit dhe takon papritmas, në mes të bulevardit, një gomar. Aty ku ju kishte premtuar se do të kalonte tramvaji, po kalonte sot vetëm veshgjati për ta përshëndetur ish-kryetarin. Pas 3 vitesh takohej me veshgjatin në të njëjtin vend.

49. Edi Rama për Berishën: Dua t’i kërkoj falje publike Pinokut, kësaj krijese naive të përrallave që e kam fyer pa të drejtë dhe krahasuar me Saliun.

50. Fatos Nano pas një mungese të gjatë në Parlament (2007), merr pjesë në një seancë për të mos djegur mandatin. Sapo hyn në Parlament, kryeministri Sali Berisha ishte i pari që e ngacmoi Nanon, duke e pyetur: Fatos, ku e ke pas celularin, pse s’më ke marrë njëherë? Dhe Nano ia kthen menjëherë: “Nuk kam pasur lekë në telefon, ndaj s’të kam marrë”.

Burimi: veriu.net

Samstag, 12. Juli 2014

Rexhep Shahu

Rexhep Shahu

Rexhep Shahu u lind në vitin 1960 në Bardhoc të Lumës, mes Kukësit e Prizrenit. Fëmijërinë e kaloi në breg të Drinit të Bardhë me Pikëllimën në shpinë e Pashtrikun në sy, aty, në mesin e dheut, ku pajtohen e bëhen një dy Drinat, i Bardhi dhe i Ziu dhe rendin bashkë me ëndrrat e tyre drejt detit.
Në Durrës kreu shkollën e mesme teknike-mekanike, kurse Universitetin për letërsi e kreu në Shkodër.
Ka provuar gjithëfarëlloj punësh e profesionesh në fusha e male me bujq e blegtorë, kosëtarë e korrës gruri... Ka jetuar me mineralkërkuesit, minatorët, vagonistët, ka punuar si motorist e xhenerik, ka bërë sekretarin në prokurori, shpesh duke u dridhur për fatet e të tjerëve, ka qenë drejtues kulture, tregtar, ka themeluar një kompani ndërtimi, ka punuar gazetar në Radio Kukësi, në Radio Tirana, në Top Albania Radio e në organe të shumta shtypi të Tiranës e Prishtinës, ka punuar zëdhënës në Qarkun e Kukësit, zëdhënës shtypi e keshilltar per mediat e marredheniet publike në Ministrinë ë Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Tiranë, më pas drejtues i sektorit të Informacionit Bujqësor në këtë Ministri.
Ka drejtuar si kryeredaktor revistën kulturore “Dy Drina”, revistën për fëmijë “Kallz”, organe këto të Qendrës Kulturore “Dy Drina”, të përkohshmen “Gazeta e Kukësit” dhe shtatë vite si kryeredaktor edhe revistën kombëtare “Bujqësia Shqiptare”, organ i Ministrisë së Bujqësisë, Tiranë. Është aktualisht prej tre vitesh botues dhe kryeredaktor i Illz, reviste letrare e Tiranës.
Rexhep Shahu ka botuar klëto libra : “Mali i Hënës”, poezi, Tiranë, 1988; “Bregu i Brengës”, poezi, Prizren, 2000; “Misioni për Paqen”, kushtuar krizës së Kosovës dhe aktorëve të kohës; “Bllaca” monografi me bashkeautoresi; “Marsi i Minave”, Tiranë, 2006; “Lis i Vetëm në Fushë, Tiranë 2011; “Apologji për Udhën e Kombit”, Tiranë 2012; “Bukën Tonë të Përditshme”, Tiranë 2014 dhe “Qyteti i Lutjeve”, Tiranë 2014; Sytë e Lirisë, monografi, Tiranë 2014; Ku ishe ti Hero, Tiranë, 2015; Kjo verë mërzie, Tiranë 2016; Shkrimtarët për Havzi Nelën – shpirti i lirë i Lumës , Tiranë 2018, përgatitë; Havzi Nela , Shtatë Fletore, Tiranë 2018, përgatitë.
Rexhep Shahu është botues, president i "Klubi i Poezisë", me qendër në Tiranë.


Poezi nga Rexhep Shahu


NGA DRITARJA IME
NË MAJË TË PIKËLLIMËS

Nga dritarja ime në majë të Pikëllimës
Vështroj si zog përmbi botë.
Me dritën e syve të mi
Shkruaj melodinë e përmallshme 
Të një kënge të trishtë që s’e njoh.

Lexoj luftrat e humbura të të parëve të mi
Luftra të përgjakshme ku secili
Prej tyre edhe pse ish ushtar i vetëm 
Sillej si ushtri.

Nga dritarja ime në majë të Pikëllimës
Shoh luftrat e sotme të bashkohësve të mi
Luftra të egra që bëjmë me veten, 
Mburrjet neveritëse të humbësve
Dhe mashtrimin që humbjet i shet si fitore.



LEHJA E QENVE

Si nuk u kujtua kush për festivalin e lehjes 
Në qytetin tonë qenëshumë
Qen që lehin e s’të hanë, 
Qen që s’lehin e të hanë tinëz.

Festivali i lehjes do t’ia shtonte dinjitetin qytetit
Që lehjet muzikë i ka në sfond ditë e natë.

Lehja askujt s’i prish punë, 
Liria jonë është liri e lehjes.



KUR T’MË SHOHËSH PA SY

Kur të shohësh bosh gropat ku duhej të ishin sytë e mi
Gropat e zeza pa sy, 
Pafund të frikshme, 
Mos mallko kot korbat. 

Kur t’më shohësh pa buzë
(Mbeti në buzë të nxira tuli i buzëve të mia).
Kur të shohësh dhëmbët e mi të ndryshkur
Që duken sikur qeshin për botën,
Mos mallko të qeshurën,
Mos mallko borën.

Kur t’më shohësh pa zemër,
Kur t’ma shohësh bosh zgavrën e kraharorit 
Pa shpretkë e mushkëri,
Mos i mallko zotat.

Zotat do të thonë më vonë,
Se frymuan dikur në tokë
Do hije,
Që ngjanin si njerëz
Dhe hanin njerëz.



SI TA SHKRUAJ HARRIMIN 

Si ta shkruaj se të kam harruar, kur nuk shoh letër të bardhë, 
Por veç fytyrën tënde derdhë nga sytë e mi.
Lapsi nuk vlen për të shkruar, filloj me gishta
Të shkruaj buzët e tua, të prek hundën tënde
Të puth nishanin tënd dhe ti gudulisesh.

Si të shkruaj se të kam harruar a dua të të harroj
Kur harrohem në ty dhe s’kam kohë për gjë tjetër,
Kur pamja jote ka zënë sytë e mi gjithë kohën
Si tani kur të shkruaj letër.

Më thuaj si ta shkruaj harrimin e vetës time në ty.




HISTORINË E SHPIRTIT TIM 

Historinë e shpirtit tim unë mund ta shkruaj 
Vetëm me ty, vetëm mbi ty e në ty. 
Nuk gjeta kurrë pergamenë tjetër,
Letër tjetër, rrasë guri a tokë tjetër, 
Ku të mbjell veten e ëndrrën ta rris.

Nuk gjeta kurrë liri as burg pa ty gjysma ime,
S’e pashë kurrë veten sa jam, si jam,
Pse jam, përveçse në sytë e tu
Të pafund që kanë zënë brenda
Gjithë qiejt e dimrave e detet e verës bashkë.

Historinë e shpirtit tim unë mund ta shkruaj
Vetëm në çastet e marrëzisë së thellë,
Teksa rend me buzë si rreth botës, rreth gjinjve të tu,
Teksa vizatoj me duar gjurmë të papërkthyeshme
Nëpër barkun tend, strehë e zotave. 



PO BËHEM MBRËMJE 

Dalëngadalë
Po bëhem mbrëmje,
S’kam më sy,
Por dy male mjegulle.
Brenda syve dy kalorës pa kuaj zvarriten
Dhe një diell i shuar që kush e di kur ka vdekë.

Dalëngadalë po bëhem ikje,
S’kam më këmbë,
Por dy kaproj vetmie.
Në brirë kaprojsh është ngatërrue pylli, 
Nuk di nga mund të dilet.

Dalëngadalë po bëhem dhimbje,
S’kam më duar,
Por dy mjellma malli.
Në krahët e tyre do ta mbaj qiellin
Dhe botën që është veç prej ajri.



UNË E DI BIJË 

Unë e di bijë
Askund nuk jam i pacënueshëm 
Si në mbretërinë e dashurisë tënde,
Askund nuk jam më i sigurtë dhe mbret i vërtetë
Sa në planetin tënd të dashurisë,
Askund nuk jam më njerzor, bijë
Sa nën vështrimin e ëmbël të syve të kujdesit tend,
Askund nuk jam më ngrohtë se në zemrën tënde.

Në netët e errta të jetës
Duart e tua më mbështjellin fytyrën, 
Ma ngrenë kokën të shoh yjet që vallëzojnë në qiell
Dhe në sytë e tu.

Në ditët e trishta kur dimri më ngrin, 
Duart e tua mbështjellin fytyrën time, 
E kthejnë nga dielli
Dhe unë ngatërroj diellin me ty.

Unë e di, bijë, 
Kur qesh ti, kur qeshin sytë e tu
Qesh rruga, qeshin vëllezërit e tu krenarë për ty 
Qeshin orenditë, pikturat, librat, pemët, oborri, lulet 
Qesh shiu kur bie, po, betohem qesh shiu kur qesh ti.

Unë jam i bekuar, më i bekuari i zotave në jetë

Qeshja jote bijë është zemra ime. 



TI KURRË NUK MUND TË JESH MË E BUKUR

Me mollzat e gishtave pikturoj në fytyrën tënde
Gjithë ëndrrat e mia. 
Me dritën që buron nga sytë e mi kur të shoh,
Vizatoj udhët që kalova dhe udhët që më presin.
Kur ti buzëqesh tek më sheh sa pikturoj
Bëhem kanibal për buzët e tua që i thith,
Derisa ti më gudulis që ta ndërpres.
Kur ti më vështron ashtu thellë,
Unë hesht dhe zhytem në sytë e tu.

Teksa lundroj si në lumenj, në fytyrën tënde
Dhe shoh vetën të pikturuar aty, 
Ti më dukesh më e bukur se kurrë,
Fillimi dhe fundi i botës është në ty,
Fillimi dhe fundi i çdo horizonti dhe mendimi,
Verimi e dimërimi.

Unë që s’kam besuar në zot asnjëherë, 
Të shpall në heshtje e me zë zotin tim të vërtetë,
Zot që të besoj dhe të falem,
Zot që të shoh e të prek,
Zot që më jep besim e jetë, 
Dhe nuk ka kund tjetër zot në asnjë qiell,
Zot i vetëm i imi je ti.
Unë e shoh teksa pikturoj me gishtërinjtë e mi
Ëndrrën për jetën në fytyrën tënde.

Me mollzat e gishtave rrëshqas nëpër fytyrën tënde,
Lehtas e dridhshëm si flutura mbi lule
Qiejve s’ua gjej dot fundin,
As deteve që i shoh bashkë në sytë e tu.

Ti kurrë nuk ke qenë më e bukur 
Se kur unë pikturoj në ty, në fytyrën tënde
Sigurinë time, vrasjen e frikës dhe përkëdhel shpresën.

Kurrë nuk mund të jesh më e bukur 
Se kur ta pi lotin e gëzimit në burim të cepi i syrit,
Lotin e sigurisë së burrit që njom rrënjët e paqes
Dhe mëkon fuqinë për jetën. 

Ti kurrë nuk mund të jesh më e bukur
Se në çastet kur unë shkruaj në ty
Në fytyrën tënde me gishtërinjtë e mi
Fjalët e pashkruara që s’i thotë asnjë gjuhë.

Ti kurrë nuk mund të jesh më e bukur
Se në çastet kur ta marr kokën në duar,
I ngazëllyer çmendem e harroj të flas,
Të vështroj e të puth të vështroj e thërras.



VIJ PATJETËR 

Gjithmonë do të kthehem te ti,
Vonoj, por vij patjetër.

Si mall, si thinjë, si rudhë
Si lot i pavënë re, si harresë,
Si dorë që dridhet
A udhë që s’shkilet.

Edhe kur vonoj e s’vij
Vij patjetër! 



NË MOTET QË DO TË VIJNË

Heronjtë heshtin. Ç’kishin për të bërë e bënë,
Gjithnjë do vdesin për Atdhe.

Trimat që ikën nga lufta
Kërkojnë statuja trimërie.

Që njerzit të kenë një vend më shumë 
Ku të bëjnë shurrën në motet që do të vijnë.



E KA FAJIN VETË, AJO KURVË

E ndjej shollën e këpucëve tuaja
Mbi eshtrat e mia që kërcasin prej dhimbjes,
E ndjej por s’kam fuqi të thërras,
S’kam kujt t’i thërras,
As pse t’i thërras,
Askush në qytetin tonë nuk të gjendet pranë,
Nuk bëhet me ty kur ke nevojë.

Të gjithë të bëjnë fajtor
Dhe thonë në kor, e ka fajin vetë kjo kurvë!

E ndjej gëlbazën kur pështyni mbi mua,
E shoh kënaqësinë tuaj, kur pështyni gëlbazë
Mbi fytyrën time,
Kur kruani fytin si gjiriz i papastruar kurrë,
Ju njerëz gjirize mbi gjirizin e madh të qytetit tonë
Ku mbretërojnë minjtë.

Ju minj, mbretër të qytetit
Që thërrisni në kor: “Vetë e ka fajin ajo kuuurvë”!
___

Nga libri "Qyteti i Lutjeve"