Samstag, 15. März 2014

Suljeman Krasniqi

Sulejman Krasniqi u lind më 7 dhjetor të 1937 në Hocë të Vogël të Komunës së Rahovecit, në Kosovë, në një familje atdhetare. Shkollen fillore e kreu në vendlindje ndërsa gjimnazin në Prizren. Ka vuajtur burgun serb i akuzuar për ndarjen e Kosovës nga Serbia pushtuese dhe bashkimin e saj me Shqipërinë. Vitet e burgut i kaloi në Rahovec, në Prizren dhe në Kallugjerska Bare, nga 1952-1953.
Pas vdekjes së mistershme të të atit në Jugosllavinë komuniste, ai vendosi të arratisej nga vendlindja e tij Kosova. U arratis për në Shqipëri me përkushtimin për të bërë të pamundurën për çështjen kombëtare. “Shpëtimin” mendoi se do ta gjente në Shqipërinë nënë, kur më 1958 i dolën lot gëzimi teksa shkelte për herë të parë në Shqipëri. Fjala shqip e ushtarëve të kufirit teksa i thoshin “Ndal” iu duk si përshëndetja më e ëmbël në atë vend që akoma se kishte mirëpritur dhe nuk do ta mirëpriste edhe për një kohë të gjatë.
Kaloi 13 ditë në burgun e Tiranës, ku u thoshte hetuesve se ishte larguar nga Kosova sepse serbët e përndiqnin se donte çlirimin e Kosovës. Pas hetuesisë e çuan në vendqëndrimin e emigrantëve jugosllavë në Llakatund të Vlorës, sepse për shqiptarët e vendit mëmë ai ishte jugosllav. Në fund e internuan në Levan të Fierit. Këtu u njoh me të tjerë të internuar, si Drita Kosturin, Osman Kazazin, Dali Ndreun e Liri Gegën. Të gjithë vuanin dënimin me internim pa gjyq (ashtu si dhe ai) si të pakënaqur me regjimin. Këto ishin vitet e para të Sulejman Krasniqit në Shqipëri, por pas disa vitesh jeta e tij ndryshon.
Ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjise, dega Gjuhë - Letërsi Shqipe, 1963 - 1967. Ka punuar si mësues i shkollave të mesme në Mat dhe në Tiranë deri në vitin 1982, kur ka dalë shkrimtar në profesion të lirë. Në shtypin periodik ka shkruar mijëra faqe (skica, tregime, artikuj, reportazhe, pamflete etj.) Romanin e parë e shkroi kur ishte mësues në Klos të Matit, ku ditën jepte mësim e natën ulej të shkruante. Ishte laureuar me “Çmimin e Republikës”, dekoruar me “Urdhrin e Punës” nga Kuvendi i Shqipërisë. Është shkrimtari i mbi 20 veprave historike, autori i një sërë artikujve dhe shkrimeve gazetareske.

U nda nga jeta në Tiranë më 16 korrik 2011.

Disa nga veprat e Sulejman Krasniqit:

- Tri motra, tri histori - 1972, novelë
- Në shpellën e banditëve - 1973, roman 
- Qielli i përflakur - 1974, roman
- Prijesja e komiteve - 1975
- Beteja të nëndheshme - 1976
- Lindita - 1977
- Rrustë Kabashi - 1978, radiodramë
- Mic Sokoli - 1979, roman
- Besëlidhja shqiptare - 1980, dramë
- Pushka top, Bajram Curri - 1982, roman
- Dardanët - 1985
- Heronjtë e borës - 1985, radiodramë
- Oso Kuka - 1986, roman
- Shqiptarofobia e serbomedhenjve - ese
- Njeriu dy herë i pushkatuar - 1991, roman
- Belbacakja - 1992
- Rrëfimet e majorit - 1993
- Evropë deri kur do të keqpërdorësh durimin e Kosovës shqiptare - 1996, libër eseistik
- Rapsodia e kosovares - 1999, roman
- Rebeli i Bajraqeve, 2010
- Makthi i hijeve… etj.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen