Sonntag, 15. Februar 2015

Yrjet Berisha

Yrjet Berisha u lind më 1955 në Buçe të Sharrit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Prizren. Studioi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Magjistroi dhe doktoroi në Universitetin e Prishtinës. Shkroi prozë, poezi, eseistikë, dramë.
Punimet e tij janë përkthyer në kroatisht, suedisht e rusisht, si në “Antologjia e letërsisë shqiptare të shekullit XX”, Sankt Petersburg, 1999, në gjuhën rumune iu botuan vjersha në revistën “Haemus”, nr. 3-4, (28-29), Bukuresht dhe më 2006 edhe në kinezisht. Ishte anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe bashkëpunëtor i jashtëm shkencor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. 
Shkrimtari dr.Yrjet Berisha ndërroj jetë në vitin 2015.


Ka botuar këto vepra:
  • “Anatomia e vetmisë” (1994) – poezi;
  • “Vetë” (1994) – poezi;
  • “Edhe – Rastësi” (2000) – poezi;
  • “Orët” (2000) – dramë;
  • “Ulkiani” (2004) – roman.

Keine Kommentare:

Kommentar posten