- Personi NN, përderisa kryente shërbimin ushtarak në APJ, bashkë më një person tjetër që e kishte prejardhjen nga treva prej nga ai vinte, janë regrutuar si informator i KOS-it (Kontraobaveštajna služba - Shërbimi intelegjent i kunderzbulimit të Armatës Jugosllave). Mëpastaj, si spiun më përvojë, ka vazhduar ti shërbej edhe UDB-ës (Uprava državne bezbednosti - Drejtoria e Sigurimit të Shtetit).
Pas shkatërrimit të Jugosllavisë dhe pasi filluan përpjekjet serioze të shqiptarëve të Kosovës për t’u çliruar nga zgjedha serbe, ai nga frika se mund të zbulohej, ndryshoj identitet dhe ia mbathi nga Kosova bashkë me familjën e tij. Iku dhe për disa kohë u zhduk, sikur të mos ekzistonte.
Më vonë, duke menduar se kishte shpëtuar pa u zbuluar veprimtaria e tij prej spiuni, filloi të shfaqej në veprimtaritë e ndryshme kulturore e shoqërore që i organizonte mërgata shqiptare dhe pa fijën e turpit paraqitej edhe si patriot i flaktë, që zemra i digjej për atdhe e shqiptari! Pasi ishte gojtar i zoti, njerëzit i besoni verbërisht dhe i duartrokitnin kur ai merrte mundin që t’u fliste. Mërgimtarët e përveluar me mallin pë atdheun, ju besonin përrallave të tij të ngjyrosura kuq e zi. Madje, filluan ta nderonin. Në ndeja dhe takime e merrnin si shembull për të mirë, si intelektual të zotin dhe njeri me vlera të padiskutueshme. Sepse ai tashmë e kishte ndërruar lëkurën dhe tregohej edhe human, duke ndihmuar heraherës njerëzit hallegjinj në Kosovë.
Kësisoj, atij filloj ti hyje vetja ne qejf. Pasi e kishte të kryer Fakultetin për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, vendosi qe t’ja fillonte për t’u marrë edhe me krijimtari letrare. Librin e pare me vjersha për fëmijë e botoi pasi ato ia krehu një shkrimtar me të cilin kishte miqesi. Pastaj filluan ti botoheshin librat njëra pas tjetrës, gjithmonë falë përkujdesjës dhe redaktimit të miqeve të tij, të shkrimtarëve që kishin nevojë për lek, sepse ai tashmë e kishte krijuar bisnesin e tij fitimprurës në perëndim, me paratë që i kishte grumbulluar përderisa i shërbente djallit.
Pasi kishte shërbyer me sukses për shumë vjet si spiun dhe pasi kishte njohuri të mjaftueshme për strukturën organizative të shërbimeve intelegjente për të cilat kishte punuar, vendosi që përvojën e vet ta materializonte në prozë. Filloj të shkruaj roman me atë tematike. Por edhe kesaj radhe u tregua shumë i zgjuar. Ngjarjet dhe përsonazhet e romanit i krijoj në kohë dhe vend tjetër. Në roman paraqiste kinse veprimtarinë e një shërbimi intelegjent të një shteti të fuqishëm perëndimor që kishte dhënë kontribut të vleshëm për çlirimin e Kosovës. Shumëkush u befasua me romanin e tij dhe temen që trajtonte. Disa edhe e pëlqyen dhe nuk nguruan të jepnin edhe vlerësimet e tyre për atë roman.
NN, kur e vizitonte Kosovën, prapë ishte shumë i kujdesshëm. Trembej se mos dekonspirohej veprimtaria e tij prej spiuni. Prandaj nuk shfaqej shumë, nuk shiste mend dhe nuk përralliste ashtu si vepronte në perëndim, sepse në vendlindjën e tij shpesh ia përmendnin thesin me patate që ia kishin dërguar të pragu i shtëpisë. Dhe dihet, kujt i dërgohej thesi me patate, e priste plumbi. Bashëvndasit e tij edhe sot e kësaj dite tregojnë se ai e kishte qitur në kurthin e UDB-së edhe frratin që ia kishte pagëzuar fëmijët, frratin që ishte burr shkuar burrash dhe që e nderonte kombin e atdheun.
Por për befasinë e të gjithëve, ai tash ishte berë emër i njohur dhe i respektuar në disa nga rrethet e krijuesëve letrarë të Shqipërisë. Ata duke mos e njohur, e pritnin, e përkrahnin dhe e nderonin. Dhe papritur, një ditë nga disa letrarë në qytetin e Vlorës, në Vlorën e Ismal Qemalit, në Vlorën e Flamurit dhe të Pavarësisë, është organizuar dhe është mbajtur një mbrëmje kushtuar krijimtarisë së shkrimtarit të mërgatës NN. Më atë rast për atë dhe krijintarinë e tij kanë folur shumë krijues të nderuar nga Shqipëria. Ka folur edhe një letrare dhe veprimtare çame. Për atë ngjarje kulturore është folur dhe shkruar edhe në mediat shqiptare të informacionit. Dhe për shumë kënd që e njihte personin NN, kjo ishte skandaloze.
Ruana zot! Spiuni nderohet në Vlorën tonë të krenarisë. Nderohet nga njerëz të mirë dhe shkrimtarë të dalluar. Nderohet nga intelektual dhe njerëz që e duan dhe e nderojnë atdheun e tyre. Nderohet nga banorët fisnik vlonjat, nga qytetarët e qytetit ku është ngritur flamuri shqiptar dhe është shpallur Pavarësia e Shqipërisë. Dhe askush nuk e ka kuptuar se janë duke ndeuar një spiun të dyfisht që ka ndryshuar identitet dhe që ju ka shërbyer me devotshmëri shërbimeve intelegjente të armiqëve të Kosovës. Madje as vet shërbimi intelegjent i shtetit shqiptar nuk ka arritur për ta zbuluar spiunin e rexhur! Ai edhe sot e kësaj dite vazhdon të nderohet!
Spiuni i djeshëm, axhent special i sotëm!
Spiuni NN edhe pas largimit nga Kosova ruajti dhe mbajti lidhjet me punëdhënësit dhe kolegun e tij, shokun e dikurshem te ushtrisë NG qe ishte nga e njëjta trevë e Dukagjinit. Edhe NG pas shërbimit që i kishte bërë dikur KOS-it, kishte vazhduar ti shërbente me besnikëri UDB-s dhe i raportonte baxhanakut të tij udbash JLL. Kurse, pas fillimit të luftës së armatosur, ai kishte veshur uniformën dhe ishte infiltruar në radhet e UÇK-së në Dukagjin.
Ashtu si NN, kishin ikur nga Kosova shumë shpirtshitur që i kishin punuar kunder popullit të vet dhe për interesa të pushtuesit. NN, atje në perëndim, ra në kontakt edhe me agjentin specialtë UDB-së JLL të cilit i kishte shërbyer me vite të tëra. E vizitoj atë disa here dhe nga ai mori instruksionet për veprimtarinë e mëtejme, sepse JLL dhe udbashët tjerë qe tash jetonin në shtetet perëndimore kishin marrur instruksione nga UDB-ja qe të riorganizoheshin për ta vazhduar zanatin e vjetës. Ata kishin për detyrë që gjatë luftes në Kosovë të infiltronin sa më shumë informatorë në radhet e ushtareve të UÇK-së. Të mbledhnin informacion mbi organizimin dhe strukturën udhëheqëse të UÇK-së. Të informonin për planet dhe lëvizjet e tyre. Të informonin me kohë për grupet që bartnin armatim nga Shqipëria, që atyre t’u organizoheshin kurthe dhe të binin në prita, mandej te përhapeshin fjale se gjoja ata ishin tradhëtuar nga kreret e UÇK-ë. Të bënin luftë special dhe të nxisnin mosdurim e konflikt ndërmjet dy formacioneve të armatosura shqiptare të Kosovës, atyre që merrnin urdhëra nga nga Ministria e Mbrojtjës dhe të tjerëve që komandoheshin nga Shtabi në Drenicë. Të vrisnin dhe likuidonin sa më shumë ish politikan dhe veprimtarë besnik të LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, në mënyrë që në popull të krijohej konfuzitet, pakënaqësi dhe mosbesim ndaj ushtarëve të lirisë dhe udhëheqësve të tyre. Të pëhapnin në popull informata të rrejshme se kinse ushtarët e UÇK-së dhe kreret e tyre merreshin edhe me punë të liga, se keqpërdoronin paratë e mbledhura për luftën, se vidhnin shtëpitë e boshatisura, se dhunonin dhe detyronin femrat për ti kënaqur ata seksualisht etj.
Pas përfundimi të luftës, agjentet me përvojë që kishin ikur nga Kosova morën përsipër detyra tjera nga punëdhënsi i tyre. Ata në fillim organizonin takime me bashkëpunëtorët e tyre në Maqedoni dhe në Shqipëri, kurse pas disa kohe morën guxim qe të njëjtën gjë ta bënin edhe në Kosovë. Kësaj here kishin për detyrë qe të kryenin veprimtari edhe më specisle. Ata piksepari duhej qe të shfrytëzonin të gjitha mundësitë për të nxitur pakënaqësi dhe urrejtje ndaj ushtarëve të lirisë, se gjoja ata nuk kishin luftuar për ti dale zot atdheut, por për t’u pasuruar dhe për ta plaqkitur pasurinë e Kosovës. Kësisoj përhapeshin fjalë se ushtarët e djeshëm tash uzurponin popmat e benzinës, restoranet dhe lokalet hoteliere, banesat dhe ambientet e ish ndëmarrjeve shoqërore. Për shembull, bashkëpuntoret e UDB-s shkruanin në dyert e banesave dhe lokaleve tjera “Pronë e komandantit X”. Poashtu, shqiprtshiturit kishin për detyrë që të vazhdonin me vrasjet e vepritarëve të LDK-së, që të likuidonin ndonjë nga krerët e UÇK-së dhe të nxitnin konflikt dhe dyshim ndërmjet ish bartësve që e kishin udhëhequr luftën. Por detyrë më special dhe shumë djallëzore e tyre ishte qe të bënin sa më shumë përpjekje për të nxitur mosdurim fetar ndërmjet shqiptarëve dhe për këtë qëllim, atyre ju vëhshin në dispozicion mjete të shumëta materiale. Kësisoj, për ta kryer ketë mision, ata duhej qe të bënin përpjekje qe të angazhonin mundësisht edhe udhëheqës shpirtërorë dhe ndonjë intelektual me ndikim që mund të blihej. Më vonë, ata morën për detyrë qe të bënin përpjekje për tu futur në organizimet politike dhe shoqërore të Kosovës dhe qe të nxitnin emigrimin e shqiptarëve, korrupsionin, narkomaninë, prostuticionin dhe krejt çka mund ta dëmtonte imazhin e Kosovës dhe shtetit të ri që do të krijohej.
Po cili ishte roli i spiunit NN? Ai vinte rrall në Kosovë, por kishte detyra edhe më speciale. Detyrë e tij kryesore ishte qe të gjënte njerëz që pranonin pranonin ta shitnin shpirtin e tyre dhe të dëshmonin rrejshëm në proceset e montuara gjyqësore që do të bëheshin kundër ushtarëve të lirisë dhe udhëheqësve të tyre, në mënyrë qe të damkosej sa më shumë imazhi luftës çlirimtare. Njëkohësisht, ai kishte për detyrë qe të rifreskonte me anëtarë të rinj radhët e sektorit të UDB-ës qe vepronte për Kosovën. Poashtu, ai kishte për detyre qe të nxiste dhe organizonte me pagesë konvertimet fetare në Kosovë, mundësiht nga të dyja besimet, që shqiptarët të urrenin sa më shumë njëri tjetrin.
Pra, spiuni i djeshëm NN, tash është edhe më i rrezikshëm. Ai është ngritur në detyrë dhe kryen punën e agjentit special të UDB-ës. Ai pritet e nderohet si shkrimtarë në Shqipëri, por respektohet edhe nga disa krijues dhe inelektual në Kosovë. Kurse në vendlindje, bashkëfshatarët ia përkujtojnë thesin me patate qe pak kohë para luftës ia kishin lënë të pragu i derës së shtepisë!
Falë zotit, më në fund, është zbuluar veprimtaria e agjentit famkeq NN. Pritet qe ai të përgjigjet për të kqijat që ia ka bërë popullit të vet. Po ende nuk dihet se kur do të ndodh kjo. Është punë që ju përket organeve të shtetit. Ata e dinë se çka duhet bërë...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen