Mittwoch, 23. Oktober 2013

Prelë Milani

Prelë Milani, datlindja 10.02.1963 (lindur në Shosh të Shkodrës)
Banues në Shkoder aktualisht Oficer i Policise Gjyqesore me graden Komisar
  • Ka mbaruar gjimnazin 29 Nentori në Shkodër
  • Ka studjuar ne Uiniversitetit Luigj Gurakuqi në fakultetin Histori-Gjeografi
  • Eshte sepecializuar për histori moderne
  • Ka përfunduar gjithashtu studimet në Akanemine e Plicisë Tiranë
  • Është themelues dhe Kryeredaktori i parë i Gazetës Dukagjini, dhe redaktor që nga lindja e kësaj gazete deri më sot
  • Ka qenë Antare i kahershen i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Atisteve të Shqiperisë
  • Është Antare i Unjonit të Gazetarve të Shqiperisë
  • Antare i Unjonit të Gazetarve të Veriut
  • Publicist që ka shkruar e vazhdon të shkruaj me mediat qendrore dhe lokale duke levruar gjitha zhaneret e publicistikës
  • Studjues, në fushen e historisë, folkorit, etnografisë, gjeografisë, pjesmarrës në shumë seminare dhe simfoziume shkencore.
  • Poet saterist, autor tekstesh dhe libreist.

Botimet:
  • Qaje e qeshe per shtetin” satira
  • Bibla e pershtatur ne vargje” poezi
  • Dukagjini yne” vellimi I Antologji historike
  • "Bota sillet rreth grave” satira
  • Dukagjini yne” vellimi II Artiste te shquar
  • Dukagjini yne” vellimi III Sportiste te shquar
  • Lufta e cuditeshe” (Gurit Kuq 1941) monografi
  • Balec Ndou Prijesi djelmise se Shoshit” monografi
  • Zoti Rush” satira
  • Shoshi “ monografi historiko-gjegrafike
  • "Atentati qe trondit dy shtete", monografi
  • Nje histori grih e dy armiqeve te betuar A.Zogu dhe Klonel Ndoke Gjeloshi



Nga Prel Milani

Tregim sipas një motivi të moçëm dukagjinas!

Kanga e mëngjezit e zogut të verës dhe rrezja e parë e diellit i b’zanë si përditë Ndre Delisë : -“Çohu, he burrë, se erdh vakti me i mjelë delet e me i lsh...
ue në rudinat e larta të bjeshkëve të Kakisë” – Tek bunet e Shalës, atje lart mbi çatinë e Apleve, njeriu zgjohej prej gjumit i lehtë, si flutura kur vallzon mbi petale. Këtu njeriu rron i përqafur buzë për buzë me flladin e dashur e ledhatues, parajsën e pasusur të mushkrive të njeriut. Ndre Deli Shala pas atij gjumi të rahatshëm pa kurrfarë vezvezje, u çue prej shtratit, doli në qoshe të stanit, u hodhi 3-4 palë grushta ujë syve nga burimi i akullt i Kronit të Zanave. Mbushi bucakun me ujë dhe i thirri nanës: – Si ke njehë, Lokjo?- Mirë, paste nana- iu përgjigj ajo tek çarraniku! – Qe ku e ke ujit me shqilue koritat e tamlit:- Të lumtë krahu e ta mbushtë nusja ! -Ju përgjigj nënlokja. Ndreu mori strugën hyri në torishtën e deleve, i mjeli mirë e mirë, pa harrue asnji në njiqind kokë që kishte, bile disa që e mshefnin tamlin në gji, i cerkati nga dy herë. I kënaqur nga e mjela e bereqetshme i uroj delet: Kjoshi n’ dorë të Zotit! Mos u paftë syni i keq , e ua njomtë Shëngjergji gjirin! Tamlin e mjelur e kulloi dhe e holli në porcak. Nji gjysëm kusie që i teproi, e vuni në vargoj, e vljoj morë e mirë dhe thermisi në nji bludë përshesh në tamel. U dha një valë të lehtë dhe bani “barrë”mirë e mirë për një vakt!Për mjesditë e ama ia mbushi deng nji strajcë leshit të endur në vek e të thurur me ngjyra ku dominonte e kuqja. Në strajcë i futi nji kungull 3 okësh me bulmet, nji t’preme të bashme djathi, nji të katër buke kakini dhe nji shplakë mish të thatë thiut. – Birë, bukën e ke gati. Udha e mbare të kjoftë e të pruftë Zoti shëndosh! – Mbarë paç lokjo, e mirë të gjetsha!- iu përgjigj djaloshi – Ndreu mori strajcën në njerin krah, fyellin e tunxhit e futi në brez dhe manxerrën e gjatë të Karadakut në krahun tjetër. – Biro, je ngarkue randë ! Lene njatë shejtane pushke se nuk po të duhet gja me veti!- e këshilloi e ama çobanin - Po m’ ra ujku në dele si me ja ba?! – Delet që janë për dam, i han ujku. Dami ka hisen e vet gjithmonë, por pushka asht ma e keqe se ujku se ajo po han vit për vit krena njerzish në këto male. – Mos u ban merak moj loke, se pushkën nuk e kam vu sot për herë të parë në krah! : Besa lokja boll vezveze ashtë ditë për ditë, për njatë dreq ngatrrese që kanë Shale e Nikaj për shefi. – Na kurrkuj borxh nuk i kena, as nuk po i biem kërrkujt n’ qafë. – Po na cenoi kush fytyrën pushka për erz asht, – tha Ndreu dhe u nis duke i futë një mendje të lehtë këshillës së zgjuar të nënës zemërdhimbshme.
Delet u shpërndanë kullotës së gerdhatave alpine, tam-tumet e trokeve, blegërimat e qëngjave, cicerimat e zogjve, gurgullimat e krojeve dhe tinguj e fyejve, ishin orkestra e përsosur e këtij oazi të vetmuar baritor. Ndreu delet i shtini mallim, ndërsa vetë u ngjit dalë nga dalë shpatit të Zharit përpjetë dhe doli në Qafë të Lisit. Në nji rrem ahi vari strajcën e bukës, pushkën e mbështeti me tytë përpjetë për trup të list dhe vetë u ul kamkryq në hije, duke soditë ato livadhe plot gjelbërim e gjallnim bjeshkatar në çdo kënd. Pas asaj soditje magjepse, mjeshtri nxori prej brezit instrumentin e tij të dashur, fyellin gjashtë vrimësh, prej tunxhi. Intermezon e parë fyrymore e luajti për delet në kullotë. Sipas ritit të lashtë baritorë bagëtitë mrizojnë, pinë ujë e kullosin më mirë nën përkëdheljen e joneve të fyellit. Jehona e joneve të Nder Delisë ishte një ujdisje mjeshtrore e stilistikës baritore që dëgjohej me endje disa kilometra larg. Timber që depërtonte thellë brenda e të thekte shpirtin, të zgjonte kujtime, ndjesi të fjetura e të therte me afshin e mallit të panjohur. Çobani i rrembyer nga vala e pasjonit të tij mjeshtror dhe mundësitë shprehse të këtij instrumenti sa të thjeshtë, aq edhe të magjishëm, vazhdoi të luante disa improivizime të lira tipike lirike, përmes së cilës shprehte drithërimat shpirtërore plot butësi mall e brengë, të papërmbajtur për vashën bareshë që po e dëgjonte diku në hije të një mrizi tek bunet e Nikajve. Sorkallës bjeshkatare nën shaminë e bardhë si bora i vareshin dy bistekë të mëndafshtë deri aty ku beli i ngushtohej sa një përçik. Dranja, emrin ja kishtë vjedhë një lulje. Por ajo ishte lulja më e bukur e florës alpine, me dy sy të mëdhenj plot shkëlqim, më poshtë dy faqe të ëmbla me një përskuqje të lehtë dhe dy buzë trandafilore për të cilat Ndre Delia ishte gati të bënte kurban tufën me gjithë ogiç. Çobanesha trup hedhur me forma të rregullta, veshur me xhupletën vajznore, kishte një bukuri ekzotike që mund të gjendej vetëm tek disa femra të rralla, mbi të cilën kullotnin qindra sy, duke i iponuar një mbikqyrje të rreptë nga të afërmit që nuk e lenin ma të shkonte në mal me gja. Ajo tash ishte rritë e ba gati për martesë: E kishin fejue pa e pyet diku në një derë të mirë në Mërturë. Çika mendjën dhe zemrën i kishte te Ndreu me të cilin pati ba do ditë verim verën që shkoi. Patën mrizue bagtitë tek i njëjti mriz në pikun e vapës. Patën pi tamël e borë dhe me grushta të saj i pati shue etjën e kallë zemrën flakë në ortek të borës djalit të dashtun që i kishte hy pa ditë pa pritë në skutën e vathit të zemrës. – Ndersa çobani ulur këmkryq në pllajën përballë duke vibrue mbi tytën e fyellit dhe lëvizur gishtat gjithë delikatesë e shkathtësi u ngashërua në një melankolizëm të thellë për mallin e një dashurie të pa fat të motit të shkuar. Pas asaj melodie Ndreu e uli fyellin më një anë dhe ja nisi një këngë të përmadhshme.
“Moj e mirë që shkon me gja
Mal më mal të njofta n’ za”…..
Pas atyre vargjeve sa të kthjellta e lakonike, aq qumështore e të lëmuemë nëper rrymën e moteve në thelb të së cilës dalloheshin hov- hov nota trishtimi, këngtari e mbylli këngën me një ofshamë të thellë pikëllimi.
Kushna ndau mue e ty
Kurr mos paftë diell me sy
Ai vraftë vetën me allti!
Mali malit ja prcolli dorë më dorë jehonën e këngës së mallit. Çika mal më mal ja njohu zanin çobanit ,ajo po qëndiste xhubletën e nusnisë. – Prej habimit çikës i pshtoj nga dora gjylpana e rruzat i ranë për dhe. Disa kokrra të kristala loti u rrokullisën vazhdarë nga qepallat e zeza e ranë mbi mollzat e njoma të faqeve. Lotët e ngrohtë të shpirtit, që buronin nga syri i kaltër. Çika i fshiu lotët me cep të shamisë si malli i pashuar i ndjenjës me fisnike të zemrës së saj. Dy zemra në distancë, vuanin të njejtën brëngë, të njejtin mall për një dashuri të ngrohtë si stina e verës dhe të shkurtë e të bukur sa vetë kjo stinë.
Ndre Delia i zhytur në kujtimët më të bukura të ndjenjave të tij të fisme, kishte harruar delët. Ato duke kullotë lirshëm në atë oqeanishte barishtore në pafajsinë e tyre, hynë në livadhet e Nikajve, atje ku e kishin të ndaluar rreptësisht. E ku dinin gja delet e shkreta se Shala e Nikajt ishin pa besë, pa ndore për këtë shefi me kufij të pa përcaktuar qartë! Më mirë do ishte sikur të kishin shkuar në guvën e ujkut se aty! Delet kan Zot çobanin e ai do ua kishte mbrojtur kokën. Po çobanit të tyre kush do ja mbronte kokën ?! Koka e shkretë e të cilit u bë tabelë qitje nga dy haramzade Nikajsh, që kishin da kusht se nuk lenin këmbë berrri të huaj me shkelë në rudinat e Kakisë pa kercitë pushka. – O Uka ? – O va, iu përgjigj Uka Keqanit – Apo i sheh njato dhën të Shalës sa mirë po kullosin në livadhet tona!- Po besa boll mirë po i shoh!- A janë ka të dukën ndo pak?
Qebesa o nji, o nji qind po! A e din ,si e kena kushtin me Shalë?! E di e di por ç’ka ban i forti, çuditet i ligu! – Marrte dreqi për darkë kryet e Keqanit, në kjoftë bajraktari Shalës çobani tyre po nuk kërsiti pushka qetash mbi ta. – Keqana moshën e ke, me ba vetën belih për burrë! Uka, a po më ndihmo kurgja ti ,se asht kaollaj ti me fole me gojë e me lujtë gishtin tjetërkush?: Na i prush qetu njato dy maxerre që i kemi varun tek mrizi . Hamdreq ç’ka kam Nikaj nuk po të hjeku hile der të mbarohen të tanë fishekët që kena me veti.- Pashë gjakun e jaraninë që kena bashkë, mos e nisni pushkën me Shalë sot!- u bani be Shpënd Mala!- Po shkojmë e marrim dhënt. Ata janë të detyruar me shtrue pengjet, se kanë shkelë osullin, e nuk po vritena për planca me Shalë!- Shpenda, në kjosh ka tutesh, nisu e shko te Raza, se më duket nuk ta ka da gjitë hala! – Merr vesh Keqan Murreci . Në kjosh burrë e përseritë edhe një herë njatë fjalë që fole ;- i tha Shpedi me dorë në dorzë të alltisë: – Unë e Zoti ndermjet burra nderhyni pa frymë Ukë Sadria. Keqan, Keqan :- i tha Ujka. Burri nuk kcen si zorra në prush ! Shpendi ashtë djali yt me moshë. A e din se asht i biri i Mal Vukës?- që ja ka ndie zanin tanë Dukagjini ! A din se asht nipi Terak Sylës Merturit?! A e din se Razë Terakja ashtë grue burrneshë, me të cilën krenohën tetanë Nikaj- Mërturi?!- Ujka i di boll mirë tetana njito gjana, se jena kushri. Më ma vra kush këtë djalë larg kjoftë mue më tokon me qitë para teje, mej marrë gjakun! Unë nuk kam pushkë për ty as për Shpendin . Në paçi pushkë qe ku e keni Ndre Delinë e Shalës, ka na kullotë livadhet, ka i bjen fyllit me na shitë mënd, e ka u këndon për lakmi çikave e grave tona! Uka, pushkën ti e Shpendi drejtojani Delisë jo mue! Qatij Delisë që ka kënë mësue senën tjetër me pi bore e tamël te mrizet tona. – Kujtova se çka po na thue more Keqani se bore e tamël pinë te tanë çobania. – Uka, ti nuk i din do gjana.Taml e borë ka pi me nji rruspi tonën!- Keqan, mos fol njashtu, se burri nuk qet gjithçka për gojet!- Po u kallzoj unë, mbasi ju nuk e dini . Qajo rruspi ashtë Dranja, kushrina jeme e juaj që e kena feju në Btoshë. Asaj, i madhi Zot ja theftë qafën, pa e qitë kurr duvakun mbi krye!- Po ça ke pritë der tash?! A ke pritë me u rritë! – i tha Uka! – Nuk ka shkue fort vonë jo;- shfry gjithë inat dufin e vet Keqani . Instikti gjakatar nuk e la rahat, prandaj turr shkoi e kapi pushkën, i futi fishekun në gojë dhe mori shej . Ndre Delia , kur pa delet se kishin hy në livadhet të Nikajve u turr pa frymë me i marrë. T’u ec vrap, thoshte vet me veti; – prapona Zot sherrin! Kur krisi pushka tak-tum, plumbi gjurmë lënës, fluturoi derjt objektivit. Flaka e zjarrtë i përzhiti vetullat dhe qerpikët, gjëmimi tronditës ja shurdhoi veshët. – O ç’më vranë,- tha Nderu dhe ju dha dora me prekë ballin, aty ku ndjeu afshin përvelues të fishekut dinamit. –Dy gisht mbi ballë plumbi i kishte shpuar kapuçin tej e përtej, baruti dhe flokët e djegun, vinin erë shkrumb. Plumbi i dytë goditi në një plis dheut ku bubrrecat kishin ngritë stehzën e tyre konike mes asaj njomishtje të gjelbër. Tymi e pluhni u çuen hava përpjetë, duke i pënguar shenjtarët e nderkyer të dallonin për një çast objektivin – Ndreu erdhi në vete dhe e kuptoi se po të rrinte si hu mes livadhit plumbi i tretë do ta rrafshonte lik përmjet. Duke përfituar nga tymnaja u rrezua mbi barë dhe duke u rrokullisur shkoi e ra pas një kaçubje.
Gjaksoret kokëkrisur thanë me vete e çuem tek të shumtit, prandaj dolën prej pritet në cuhal në mes të rudinës! – Nder Delia prej pas nji kaçube mrajash bashkoi thep e shkjekëz dhe me të parën të shtime i bjen në lule të ballit Shpend Vukës dhe ja derdhë tana trutë në mes të livadhit. – Eh! Na vrau Shpëndin he vrafta Zoti!- piskati si i çartun Keqan Murreci. E Keqan Keqan ,e kam një plumb edhe për ty; tha Nderu në heshtje dhe i dha zjarr gackeqës. Keqan Sadria shkaktari i gjithë kësaj gjillurdije të përgjakshme që ma me fat se i pafajshmi Shpend. Thonë se dreqi nuk e han dreqin! Gjithësi Keqani nuk u nda fort lehtë, plumbi e mori në klavikul , të cilën ja bluzhditi copë-copë, i zhbutoi shpatullën e djathtë dhe u rrxue e ra për tokë pa ndjenja si derr i plagosur i mbuluar nga gjaku i një varre sakate. Që të mos e pësonte si shokët e vet Uka u turr me vrap me gjetë strehë pas nji lisi, ndersa çobani i Shalës shprazi edhe dy- tre pushkë përpjetë dhe mori iken drejt imshtës. Të ndjemet e pushkëve çuen në kambë te tanë çobanët e të Thermes së Nikajve ka nji e dy për konak.
Kur panë dy vishkuj djelsh të ri të mbytur në gjak mes livadhit instikti i shpagimit shperthej si baruti kur merr shkëndi. Tue pvetë shoqi- shoqin ka hyni gjaksi, u sulën pas tij pup më pup si gjetë. Prit e bje këndej, prit e bje andej, e dytyruan gjaksin me msy të parën shpi në krye te tanë Nikajve. Në atë valikë të tmerrshme të shpirtit Ndre Sadria, hyni pa za turr e mbrendë: Sa kaloj pragun e derës tha me za të lartë “Ndorën tande e të Zotit ,o shpijak”!.Mrena qëlloj e zonja e shpisë Raze Terakja e Terak Sylës së Mërturit. Ku dinte gja gjaksori i hutuar se në ç’portë kishte trokitur?! Razë Terakja ishte grue, por ishte burrneshë si burrat e vërtetë. Kishte një djalë deshirit që i jati e la jetim që në bark pa le. Djalit ju kishte ba nanë e babë, vëlla e shok, shtëpinë e kishte mbajtë plot me gja e me mall, si mali me dushk me nderë e burrni. Dera e Mal Vukës ishte hapur e sofra shtuet në çdo orë të ditës e çdo ditë të motit për miq, bija, kumbarë e dashamirë. Djalin e kishte rritë edukue me tipare burrnore ndonse nuk i kishte vu hala brisk mbi faqe. Kishte tokë me vadë, livade e homalla, bjeshkë vrri e gja e mall plot. Ma të madhën deshirë në jetë kishte me i gjetë edhe një nuse të mirë e bijë sojtë Shpëndit të cilin e donte sa të gjithë botën. – Shpendi, ishte martue sot me një plumb në lule të ballit! Gjaksori vjen e hyn në atë portë së cilës me pushkën e tij vrastare i vurri ferrën e zezë për gjithë jetën: – Futja shulin derës shpejt e shpejt i tha Raza.
Prej ka të kena more trim, e ç’rrezik të ka shty me qitë pushkë? Jam Ndre Delia prej Shalet. Kam qitë pushkë për rrezik. Pasha besën e Zotit e tanden moj sojnike nuk e kam nisë unë pushkën. Nuk e di kush më ka gjuejt veç kqyrma kapuçin si ma kan shbirue me plumb.Kam qitë e vra një njeri e varrue nji tjeter, por se kush janë ata nuk e di se jena gjuetë për kundra. Pas mejet janë vu tetanë çobant e Nikajve, prandaj kam hy me pshte kryet. -Je në besë të Zotit e Razë Terkës së Mërturit. Ke hy në shtëpi të Mal Vukës së Nikajve që dritë i baftë shpirti! Futu në qiler se nuk guxon kush me të prekë pa u kallë flakë tetanë kjo kullë e me u djegë edhe unë me ty mbrenë. – Nikajt për pushkë e poterë kanë qënë gjithmonë të fortë si bishat dhe të idhtë si toksat, prandaj tue ndjekë kamba kambës gjaksin e panë se hyni në kullën e Raze Terakës.Tuj mendue se Raza ishte grue e nuk i del për ndore një gjaksori të një fisi tjetër,u turrën gjithë vrerë t’a merrnin gjakun e Shpendit flakë për flakë . Tridhjetë burra rrethuan kullën në tre fij prita. Ukë Sadrisë nuk i zinte vëndi vënd. I kërleshur si kulshedra në stuhi, i betuem për jeta vdekje për shpagim, thirri në mënyrë kercenuese me gjithë fuqinë që pati O Raze ! O Razë Terakja – Çka po thue more Ukë Sadria;- u përgjegj në dritare amzona luftarake. – Hape deren e nxjerre njatë njeri jashte se ka qitë pushkë e ashtë pa besë me tanë fisin e Nikajve.- Nuk e hapi derën as nuk e nxjerri jashtë. Ky gjaksorë ka ra në dore të Zotit e të shtëpisë së Mal Vukës. Oj Razë. nxjerre jashtë gjaksorin, o hyni te tanë fisi e t’a vrau mbrënë. Në mbështetje të Ukës bertiten me të madhe edhe tridhjetë burra të tjerë -Nxirre jashtë! Nxirre shpejt gjaksin o te tanë fisi ta sulmoi kullën e ta bani zhare! – O burrat e fisit, ndigjoni mirë. Gjakun lypeni një ditë tjetër, jo sot. Pasha Zotin si më ka falë, mikun nuk e dorzoj pa u ndezë edhe vetë flakë e tym megjithë kullë. – Hape derën moj shtrigë e vjetër,- bertiti një ftigan gojkeq prej pas gardhit të oborrit dhe shprazi një pushkë përpjetë.– Njekjo ashte kulla e Mal Vukës. Unë jam Razë Terakja e Merurit, por nderën e njektij oxhaku nuk ka burrë nanet qe cenon pa dekë vet. Raza nxorri pushkën në dritare e gjuejti pese herë rresht përpjetë – Mos kujtoni se jam grue edhe vini e ma preni mikun në derë të shpisë. A more vesh more Shytan Cani. Mos bani gabim me gjuetë ma se pasha Zotin, jam ka gjuej me shëj mbi rrashtat tueja. Mos kujtoni se kjo kullë asht shpi grash e bani si të doni ju. Mal Vuka ka dekë, por ka lanë pas një djalë. –Ujkë Sadria në mënyrë të papërmbajtëshme ulëriu t’ue lëshue mallkimin bombë që kishte shkretue atë kullë e ndezë flakë gjithë fisin e Nikajve . Hape derën ,more të thashin krahët! Hape derën e nxirre jashtë gjaksin e djalit tand! Sokolesha e goditur me shigjetë të helmatisur në zenër nuk u lëkund as nuk u ligshtue:”Paçim Zotin se miku asht ma i madh se djali”! –Ndre Delia doli prej qilerit dhe me lot në faqe renkoi. – Mu thafë dora, mu thaftë! Si e paskam qitë këtë shpi faret! Po dal moj nanloke, ma mirë të më vrasin qetesh se nuk më duhet ma gja kjo jetë.- Ty të thashin krahet ç’ma paske tha zemrën e barkut dhe mbyllë me ferrë derën e konakut! T’ma kish vra i Shënkolli atë djalë pak më duket me e ba copa-copa! Hyn mbrënë, ty të vrafë Zoti i qiellës larg shtëpisë temë! Por mbasi ke hy në derën temë, kjosh falë deri sa të shkosh në tokë të Shalës! Ty njetu nuk ka burrë që të prekë;mbasi, ashtë ma e ranë premja e mikut se deka e djalit të vetëm! – Qite more gjaksin jashtë të qitë Zoti pikën! ulerinin si të çmendur Ukë Sadria, Shytan Cani ,Dash Matia, Col Kukeli et etj burra të fisit që kishin shternguar martinet e dalë në atë poterë të çuditshme. – Bjeni burra- thirri Ukë Sadria.- Unë jam ma i pari kushri i kësaj kulle. Në ketë derë nuk e kanë ba kurrë ligjin gratë! Kur e shprazi Uka pushkën pas tij shpërthyen qindra plumba si breshri n’ rrmore mbi kulmin, perzoret dhe murët e gjana të kësaj kulle të lashtë. Pushka vloj si në lodertunë për nji kohë të gjatë. Burrat e fisit qit, e Raza Terakja kunderpërgjigju prej në frëngji të katit dytë. Fatmirsisht nuk pati asnjë të vramë, as të varruem mbi të dy palet gjuanin nga pozicjone të mbrojtura mirë! Kur ra muzgu i mbramjes, tentuan me u avite me i hedhë zjarrin shpisë me i djegë gjallë në kullë. –Ku po i çoni ato un zjarri more?- u vikati Raza prej mbas frengjiet. Ka je nisë o Ujkë Sadria?- se sherri yt dhe i Keqan Murrecit më ka lanë sot pa djalë. Djali më shkoi, kurse tash po vjen edhe me m’koritë për s’ gjalli: Prapsou se pasha shpirtin e njati djalit n’ ta mbajnë me hy në atë shteg oborri, shkove gjak hupte në jetën tjetër! – A ka krenë, a bajraktarë ky vënd?! A ka burra kanuni ky fis që vinë me i pre mikun një gruje?!- Pikërisht në momentin më kulmor të konfliktit, ja mbrrini bajraktari i Nikajve Bash Bajrami së bashku me të kater kambet e fisit.- O burra!- thirri Bash Bajrami me një za të thekshëm e me ton urdherues. Shujeni poterën. Ulni armët. Tash e mbrapa unë dhe të katër kambët e fisit jena ndermjet jush.!- Ulni armët e qetsoni gjakrat bre burra e mos e hulumtoni bajrakun! Burrat në malet tona nuk luftojnë me gra. Me kanu djali falet, baba e vellau falën, por miku i premë nuk falet kurrë! Kësaj sokoleshe na duhet me i ndihmue me varrosë djalin, gjaku i të cilit nuk hupë edhe 100 vjet! Oj Razë! Hape derën në besë të Bashë Bajramit thirri bajraktari. Raza doli në kervet të kullës me gjithë pushkë në dorë – Bajraktarë, qe ku e ke pushkën teme për pëng. Në dorën tande tash e mbrapa jam unë dhe miku jem- gjaksi i djalit tem e i te tanë fisit. Je në besë të zotit, temën e te tanë fisit të Nikajve ti dhe ai!- premtoi me serjozitetin më të madh bajraktari. Gjaksi i Shalës ka besë për tre ditë deri sa të bahet gjama e të hynë Shpend Mala në dhe. Bajraktari hypi në kervet dhe i dha dorën sokoleshës dhe duke i forcue kryet i tha: – Zoti të dhashtë kivet e forcë për ç’ka të ka gjetë!- Zoti të ndoimoftë e paç faqën e bardhë! – Bajraktar ,kjosh e pleqnosh! Të pastë fisi e të pastë Dukagjini! – Ndigjoni more burra;-qortoi me zgjuarsi bajraktari. Keni gabue randë që ja keni rrethue kullën kësaj burreshe.E di se vrasja e Shpndit ja ka ba gjakun xeher për shpagim te tanë fisit. Por në qoftë se ju ka tha kujt zemra, ashtë tha zemra e nanës për loçkën e vet! Razë Terakja sot ka nderue babën në vorr, djalin në drrasën e dekës, Nikaj-Merturin e te tanë Dukagjinin. Historia e saj nuk ka me u harrue kurrë për mirë sa të jetë besa dhe ndorja shqiptare. – Në nantë bajrakët e Dukagjinit ushtoi zani :- O oooo Ka vdekë Shpend Mala i Nikajve e hyn neser në dhe! Nën tunin e spatës u plasi rrashta dy qeve të kularit dhe nji mort i madh filloi. T’ nantë bajrakët e Dukagjinit lëshuen varg e vijë. Gjama e burrave terbushëm, dridhi tokën dhe tmerroi edhe zanat në malet përreth. Po mbydhej një herë e përgjithmonë dera e një kulle fisnike. Ndre Delia hyri në rradhën e parë të burrave gjamatar. Nji herezi, tue u gevishtë faqet deri në gjakosje, tue rrahë me grushta gjokin me një za të fortë thellsisht tragjik përseriti klishin e njohur dhe të përmotshëm “A oooooo i mjeri unë ,miku jem”! … aaah, aaaha, aaaha, aaa ha,ha, ha. A ka burrni ma të mbinatyrshme se sa nana me hy ndore për gjaksin e djalit?! Në fund të këtij rituali të vjeter sa reja e lashte e trungut arbnor. Ndre Delia ra mbi të vdekurin që e kishte vrarë me gishtin e vet. E përqafoi në shenjë dhimbje e respekti. Derdhi lot dhe qau me denesë, sikur ta kishte vëlla!- U ngrit në këmbë e faqe nanës shami zeze e gjithë fisit armik tha: Paç dritë e dielli o Shpend Mala! Ti paske kënë jetë shkurtë e unë rrezik zi! Razë Terakja, burrnesha e madh e malsisë Zoti të dhashtë kivet e qanër! -A ka gja ma të vështirë për një nanë se me pa gjaksin tue ra përmbys, bashkë me gjamatarët, përmbi të vetmin djalë e me nderue veç të tjerësh, për mos me shkelë kanunin?! – A ka forcë më të çeliktë karakteri në botë se sa ditën e tretë pas varrimit të djalit të vetëm nana, i thanë gjaksit të djalit:- Çohu se po të përcjell!- Razë Terakja e veshur në të zeza, e mbetur si qyqe pa frutin e saj të vetëm të kësaj jete e përcolli gjaksorin deri sa kaloi Qafën e Ndermanjës dhe hyri shëndosh në tokë të Shalës! Amzonat luftëtare sipas mitologjisë greke mendohet se kanë jetuar në Azinë e Vogël, në Kaukaz apo në stepat ukrahinase. Në qoftë se amzonat e verteta kanë jetuar tek ndonjë popull në histori , ato kanë jetuar në malet tona shqiptre. Amzona shqiptare Razë Terakja, triumfoi utopisht mbi dhimbjen e thellë të një nënë zemerplasur nga vdekja e djalit të saj të vetëm . Ajo u shenderrue ikonë e kultit të fjalës së nderit. Kult që thirret besa e shqiptare, e cila është fjala më e njohur në fjalorin e gjuhës sonë të vjetër.
  • Tregimi është marrë në Facebook nga profili i krijuesit Nikoll Ulndreaj

Keine Kommentare:

Kommentar posten