Montag, 30. Juni 2014

Rrahim Sadiku - Kosova...


KOSOVA – LEGJENDË
DHE REALITET

Në atë brez toke, që shtrihet ndërmjet Alpeve shqiptare dhe Rodopeve, që përgjithësisht paraqet një rrafshnaltë, në të cilën gjenden bjeshkët më të larta të Siujdhesës Bllkanike, janë edhe disa fushëgropa dhe Kosova është njëra nga ato fusha mesatarisht të larta. Ajo është më e lartë se të tjerat (se ajo e Shkupit, e Tetovës dhe e Dukagjinit) dhe do...
minon pjesën më të madhe të Siujdhesës Ballkanike. Mu kjo pozitë e ka bërë aqë të njohur në skenën politike.
 
Ngjarjet, të cilat ndodhën që nga shekujt e parë të epokës së re e deri te katastrofa shqiptare e këndej, e bartën emrin e saj jo vetëm nëpër historinë e kësaj treve, po edhe në mbarë historinë botërore. Kosova, sipas kësaj, nuk është më vetëm emër i një vendi, por fjalë e një domethënie shumë të gjërë.
 
Në shekujt e parë, kur në fushëbetejat e Kosovës zhvillonin luftime midis tyre fiset ilire e që të bashkuara u kundërviheshin sulmeve të fiseve kelte e gjermane, në analet historike Kosova përmendet me emrin: Campi Dardanici.
 
Me pushtimet serbe, në shek XIII, Kosova, në të cilën ata vendosënpushtein e tyre, nuk fitoi ndonjë emër të veçantë, sepse serbët formuan zhupanitë dhe këto të shumtën morën emrin sipas lumenjve, maleve ose qyteteve, si: Lapi, rreth lumit Llap; Lipjan, përreth qytetit të njohur nga lashtësia, Ulpinanës. Por, disa nga zhupanitë morën emra të tjerë, si janë Sitnica dhe Drenica. Si zhupani, me këta emra, ato edhe më vonë përmenden në dokumente qeveritare e në të tjera.
 
Gjithësesi, emri Kosovë, në dokumentet e vjetra serbe të para shekullit XIV, nuk përmendet. Ashtu si nuk përmendet as në këngët popullore më të hershme. Emri Kosovë bëhet i njihur vetëm pas ngjarjeve të vitit 1389 dhe që nga atëherë lidh në vete edhe vende që deri atëherë bartnin emra të tjerë. Kurse në analet e vjetra latine Kosova quhet me me emrin Campus turdorum (pylli i vreshtave) dhe Campus merularum (pylli i mëllenjave), pra me emra që më vonë i përvetësojnë e përkthejnë udhëpërshkruesit gjermanë, tek të cilët kjo fushë vazhdimisht quhet Amselfeld (Ampschelfeld) dhe ky përkthim atyre sikur u jep të drejtë të thonë se ky emër vjen nga emri i zogut kôsa (mëllenja).
 
Duket shumë i bazuar, ashtu si edhe gati i pabesueshëm, shpjegimi se ky emërtim vjen nga fjala kositje, pasi “Kosova është livadh i vërtetë i Zotit”, madhështor dhe i mbushur me brishte të mrekullueshme dhe pasi aty janë mbajtur manifestime të shumta për festat e kositjeve, të ruajtura tek shqiptarët deri në ditët e sotme.
 
Ka në popull edhe tregime se shumë pushtuiesë kanë ardhur në këtë vend, me shpata (kosa) në dorë dhe i kanë grabitur e masakruar vendasit, pra edhe sipas kësaj quhet Kosovë. Ia vlen të mbahet shënim edhe ajo që tregojnë banorët në Anamoravë, të cilët duan ta shpjegojnë emrin Kosovë me atë Kosare, të një vajze princeshë, “e cila në Novo Bërdë (Artanë) ka banuar e nëpër Kosovë kishte kopshte dhe pushimore”.
E afërtë me këto kallxime popullore është edhe ai i një shkrimtari, i cili thotë: “Por, kush e di se emri i kësaj fushe kaq të rëndësishme e të madhe nuk ka ardhur nga ajo se këtu shumë fuqi të mëdha janë mundur e kositur midis tyre? Mendoj se prej këtu Kosovë për ata që e dinë historinë e saj nënkupton edhe fushëluftim.”

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen