- Ose: Porosi për farën e qelbur, që nuk dinë apo nuk duan të marrin vesh ndryshe.
Nga Haxhi MUHAXHERI
Sot, më shumë se kurrë më parë, ka zën fill një dukuri e shëmtuar që po na e zë frymën. Disa individ që nuk kanë dije, guxim, moral njerëzorë dhe as te kaluar të pastër, janë bërë të padurueshem dhe lehin pa ndërprerë. Lehin dhe vetëm lehin. Lehin ditë e natë dhe kafshojnë pas shpine. Kafshojnë ndonjëherë edhe në vend të keq! Ky fare soji e ndërrojnë gëzofin sipas motit. E ndërrojnë edhe identitetin. I ndërrojnë edhe emrat. I ndërrojnë edhe ngjyrat dhe flamujt. Bëhën shumë lehtë argat të së keqës, vazhdojnë të merrën gjithë jetën me punë të pisëta dhe nëse u jepet mundësia, janë kurdoherë të gatshëm për ti shërbyer edhe djallit. Ruana zot prej tyre!
Disa syresh, kur në Kosovë luftohej për të dalë nga zgjedha e pushtuesit, me veshet e futur në lesh, qenë zhdukur, sikur të kishin hyrë në birë të miut. Tash me kokën lartë dhe pa fijën e turpit mbajnë leksione për trimerinë! Disa mjeranë të tjerë më te kaluar të dyshimt, sot përpiqen të na tregojnë e mesojnë se si duhet dashur atdheu! Kurse disa fytyrënxirë që kanë rën në provim për motive të ulëta, sot paturpërisht duan të na mbushin mendjën se janë shembull për moral! Po ashtu, edhe lloji i sharlatanëve mendjeçalë na shfaqën sikur janë më të diturit e kësaj bote. Medet!
Soji i tyre nuk kanë turp, merren me intriga dhe nuk lënë guri pa lëvizur që ti realizojnë qëllimet e tyre djallëzore, për të mbjellur mosbesim e urrejtje ndaj njerëzve dhe për ti përçarë ata. Veprojnë kësisoj, sepse nuk duan qe të mbretëroj dashuria, toleranca dhe mirëkuptimi ndërmjet nesh. Qellimi i tyre është që bota të mbërthehet nga urrejtja dhe trishtimi, sepse vetem athere soji i tyre kenë mundësi qe të mijetojnë dhe të veprojnë lirshëm. Kjo është arsyeja pse ata përpiqen me format më të ndyera që ti realizojne endërrat dhe synimet e tyre ugurzeza. Qëllimi kryesor i tyre është qe fara e këtij llumi të shumohet dhe e keqja ta pushtoj dheun.
Prandaj, ka ardhur koha qe fuqishëm dhe pa frikë t'u themi: MBYLLENI GOJËN LEGENA! Mbylleni se na e keni prurë në maje të hundës! Mylleni sa nuk është bërë vonë se pëndryshe po na detyroni t'ua themi gjërat troç dhe t'u tregojmë publikisht se kush dreqi jeni dhe nga çfarë e prishur keni mbirë! Mjaft më se edhe ajrin na keni ndotur e fryma na është zënë! Dhe mos harroni, nese ju kemi duruar deri më tash, ju kemi duruar se nuk kemi dashur që fëmijët tuaj të mbesin kokëulur për gjithë jetën, shkaku i bëmave dhe marrëzive tuaja. Kemi qenë te vemendshëm, sepse fëmijët nuk janë fajtor për pisllëqet që keni bërë ju dhe familjaret tuaj.
Ndaj, hiqni dorë nga zanati juaj i të qenurit legen dhe leni më intrigat e veset tjera të këqija. Mjaft më se edhe durimit tonë i ka ardhur fundi. Mjaft ore të gjorë, se keni lehur aq shumë sa edhe veshët kanë zënë të na shurdhohen nga ju. Mbylleni më ju farë e qelbur, he ua mbylltë i madhi zot!
15. 03. 2015
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen