- OSE: Si provuan të më blejnë organizatoret e një konkursi letrar?
Nga Haxhi MUHAXHERI
Veç sa u ktheva nga puna dhe ndjehesha goxha i lodhur. Si zakonisht, ndeza një cigare dhe po pija një kafe. Paprimtmas, dëgjohet zilja e telefonit. Kush mund të jetë tash që ma ndërpreu kafenë që isha duke e pirë me shumë lezet. Mora telefonin dhe e hapa.
- Tungjatje miku im! - u degjua një zë kur hapa telefonin.
- Jungjatjeta! - ia ktheva.
- Po më duket se nuk po me njeh?
- Jo për besë, ia ktheva
- Jam filan fisteku dhe të kam thirrur për një punë, si miku mikun.
- Qoftë e hajrit! - ia ktheva unë.
- Po, po. E hajrit është, por kisha dashur qe të mbetet vetëm mes nesh.
- Për këtë punë mos mbaj gajle, iu përgjigja.
- Është puna për një konkurs letrar. Me së pari më ka shkuar mendja të ju, sepse ju njoh dhe kam besim të plote. Prandaj kam menduar qe ju të jeni kryetar i jurisë. Do të paguheni mirë për këtë punë, bile më shumë se ata që do të marrin çmimet e para.
- Faleminderit për besimin, por do te ishte më mirë sikur këtë punë t'ja besoni ndonjë krijuesi më të dëshmuar.
- Jo, mik. Jemi të bindur se ju e meritoni të jeni kryetar i jurisë. Ne e kemi vetëm një kërkesë, por po më vjen keq t'ua thëm.
- Thuaje lirshëm ore burr! -
- Është fjala për çmimet. Kishim dashur që ato të jepeshin në marrëveshje me organizatoret e konkursit. Për ju do të jetë shumë më lehtë. Nuk do të keni fare nevojë për ti lexuar të gjitha krijimnet që do të arrijnë. Ne ua japim emrat dhe titujt e krijimeve të atyre që duhet shpërblyer, kurse ju si kryetar i jurisë e bëni vetëm një arsyetim formal. Anëtarët tjerë të jurisë i kemi gjetur dhe ata kanë pranuar marrëveshjen. Dhe mos harro, shpërblimi për ju do të jetë tri herë më i madh se shuma që do të jepet për çmimet e para! - dhe kush ed i edhe sa do të vazhdonte të fliste "miku" im, sikur të mos e ndërprisja.
- Jo, jo, jo! Nuk jam unë nga ata që bëj punë të tilla. Gjëj ndonjë tjetër...ka mjaft prej sojit të atyre që mund ti blesh edhe më lirë! - ishte pëgjigja ime dhe ia mbylla telefonin.
Sërish më më thirri dhe mu përgjerua që ajo bisedë të mbetej vetm ndërmjet nesh. E kishte kapur frika se mos do e bëja publike bisedën dhe kërkesën e tij. I premtova se nuk do t'ja pëmendja emrin dhe prapë ia mbylla telefonin. Isha tejet i dëshpruar për faktin se në duar të kujt kanë mbetur organizimet e konkurseve letrare. Kjo është edhe arsyeja pse krijimet letrare që shpërblehën, në të shumtën e rasteve nuk na kënaqin me nivelin e tyre artistik. Dreqi e mori, kisha mbetur pa e pirë edhe kafenë. Ajo tash veç ishte ftohur. Zot, shpëtona nga këta njerëz!
_____________________________
Disa nga komentet ne Facebook
FRAN UKCAMA, shkrimtar
Para se me u takua me shkrimin tuaj mjaft të goditur po meditoja per flamën e konkurseve, shitjen e blerjen e çmimeve, mall me mall, çmim më çmim, më jep të të jap e sidomos me blerje avokatesh kritike gjoja në tregun e zi që kundrejt pagesave thurin lavde e eloshe medikriteteve..Të uroj zoti Haxhi per mesazhin që përcillni në këtë rrëfenjë pikante!
YMER NURKA, poet
Pershendetje miku im Haxhi ! Une kurre nuk kam besuar ne konkurse te tilla, madje i kam bojkotuar dhe do vazhdoj ta bej nje gje te tille. E keqja eshte se keto ndodhin dhe ne konkurse kombetare si pena e arte dhe pena e argjende, qe jepen ne Shqiperi. Nga keto palo konkurse, qe (me mire te mos behen fare sepse na irritojne), deri me sot nuk eshte promovuar asnje vlere qe te ngelet per kulturen kombetare. Kesaj i thone artin e bejne te tjeret, ndersa te mirat materiale i fitojne njerzit pa kredibilitet te allish-verisheve dhe pazareve te ndyra. Une te pergezoj per kete akt te larte moral, por ajo qe duhet bere me tej eshte qe keto konkurse te demaskohen me themel dhe te bojkotohen, pasi jane nje ceremoni antivlerash per shoqerine dhe artin ne pergjithesi, qe nuk shkojne me misionin e krijuesit te vertete, ata e demoralizojne letersine dhe penat e talentuara duke u shkaterruar besimin dhe vetvleresimin...
GRIGOR JOVANI, poet dhe botues i Revistës "Pegasi"
Ndaj jam krenar për ty, miku im. Të ngjafsha, Bacë!
NDUE LAZRI, shkrimtar
Eh, nuk ka mbetur fushe e jetes ku te mos kete hyre plaga e korrupsionit dhe allishverisheve. Do ishte mire qe edhe te tjere si ju tu rezistonin tundimeve e ti kundershtonin maskarada te tilla. Por a ka te tjere!!!
REXHEP SHAHU, poet
I dashur Haxhi Muhaxheri. Ma shton nderimin qe kam per ty ky xhest i yti. Por mos u cudit shume. Kjo eshte moda e kohes tone e cila per fat te keq shpik poete e shkrimtare me shume se sa bujq e punetore ndertimi. Trafiqe te tilla bjerrin perdite e perdite vlerat e pakta letrare. Ata vetem kohen nuk e blejne dot. Kohen qe do ti mbyse ne harrese. Nderime per ju.
HAMIT TAKA, shkrimtar
E reja e ketij statusi eshte denoncimi publik, sepse e verteta dihet nga te gjithe. keshtu ndodh ne Shqiperi e Kosove...Merita eshte e Haxhi Muhaxherit, qe nuk pranon te behet pale me lekistet e artit...
MENTOR THAQI, poet
Ta dijsh mirë i dashur poet, i ke "humbur" disa qindra euro të "majme", lehtë e ka pasur, të kryesh punën si të thanë, fundja, ashtu po veprohet në shumicen e konkurseve, qoftë në Atdhe apo Mërgatë ... po ani de, ne me fukarallëk jemi mësuar o Haxhi vëllau, je pasuruar me betonim morali të fortë e unë veçse e dyfishova nderimin dhe dashurinë vëllazërore për ty, qebesa!
FRAN TANUSHI, poet
Te Lumte Haxhi Muhaxheri ...! Keta matrapaz vetem dushi i ftohet i kendell nga agonia e ndergjegjes se munguar !
MIKEL GOJANI, shkrimtare
Kahere njoh korrektesine dhe sinqeritetin tuaj. Ju pershendes...
FADIL CURRI, shkrimtare
TENDERËXHINJTË LETRARË; Mik i nderuar, Haxhi, me kërshëri e lexova kronikën keqkulturore, e cila, të të them të drejtën, më joshi shumë, sepse festivalomania e kuridsjeve letrare ka marrë përmasa serioze. Do të të sjell një rrëfim timin-përjetim.
Shkonim në një orë letrare të Kumanovë dhe me miqtë e mi shkrimtarë rrugës, u zhvillua biseda e korrupsionit letar. Njëri nga ne tha se do të kumtone poezinë dhe që paraprakisht do t’ia bëjë me dije jurisë se është jashtë garimit shpërblyes, duke shprehur pakënaqësitë ndaj kurdisjeve letare që po bëhen ndërmjet organizatorëve të “festivaleve” e jurive të sapërsyefaqshme letare, pra edhe në këtë ngjarje. Shtoi se vinte në këto organiuzime vetëm për të takuar ndonjë mik të vjetër, sepse nga lezeti poetik nuk ka mbetur gjë. Bile aq parashikues u tregua bashkudhëtari ynë krijues letrar, sa posa i pa pjesëmarrësit në sallë, prognozoi tre emra që do të marrin shopërblimet letrare, I spikati njërin nga Gjilani, tjetrin nga Shqipëria dhe të tretin nga Maqedonia, me emër e mbiemër e qytetet nga vinin.
U habitëm se si për poetët nga Gjilani e Shqipëria ia kishte qëlluar si me gisht, kurse atë nga Maqedonia e huqi. Miku ynë profetizues, si e pagëzuam, shprehu brengën se organizatorët(tenderëxhinjtë) letrarë shyqyr që nuk kanë mundësi më të mëdha, se do të shkatërronin jo vetëm jetën letarre, por edhe gjenin etnik, më keq se politikanët e mafiat ekonomike. Rreth vetes kanë siguruar njerëz që një vit më parë kanë sharë organizimin, kuptohet kur nuk janë shpërblyer, kurse një vit më vonë heshtin me të marrë ndonjë shpërblim. Që është më joinjerëzore, organizimet i bëjnë duke “nderuar” data, ngjarje e figura të përdëftuara atdhetare e kulturore, I mllefosur fliste miku shkrimtar. E mira e së mirës është të shkruash dhe të botosh libra, se sa të merresh me organizimet e pështira letrare, të bëhesh përforcues akulturifikimeve të këtilla, përfundoi rrëfimin miku ynë shkrimtar, parashikuesi i malverzimeve kukturore.
Këta organizatorë janë bërë të pacipë, sa edhe po t’ua kishe përbotësuar bisedën telefonike, nuk e kanë hall, sepse janë bërë një me djallin.
XHEMAJL RUDI, poet
Shumë gjëra të në bëhën në prapaskenë të një lojë djallëzorë, qyqarë dhë të mjerueshme.....Të përshëndes Haxhi Muhaxheri....më gjithë të mirat!
ISMET JONUZAJ, poet
Kjo mënyrë e vlerësimit kaq jo objektiv po bënë që zor se do të marr pjesë në ndonjë të ashtuquajtur Konkurs letrar, jo pse më mbetet merak që nuk do të fitoj cmime por nuk dua të bëhem pjesë e këti cirkusi që po ndodhë tash e sa vite! Dhe o zot tash të gjithë që i kanë 1000 Euro po botojnë libra !!!
DRITON SMAKAJ, poet dhe proztor
Respekte i nderuar Haxhi për ju që e keni refuzuar këtë punë (do thoja të mjerë).
Por, mos denoncimi dhe mos bërja publike e personit, besoni apo jo, për mua nuk është e mjaftueshme vetëm tregimi që ju jeni i ndershëm dhe nuk pranuat të jeni pjesë e jurisë.
Fakti që i keni premtuar që nuk do ia përmendni emrin, ia keni miratuar atij vendimet që ai ta gjejë dikë tjetër që pranon punën e pistë.
Pra, me një fjalë duhet ti denoncojmë dhe publikojmë emrat dhe mbiemrat nëse duam ti ndalim gjërat e liga. Respekte!
RAGIP KÇIKU, krijues letrar
Miku im i ndruar z. Haxhi Muhaxheri, prandaj jemi këtu. Nuk po them asgjë tër re se këtë e dinë të gjithë. Por e dinë se ai "miku" patjetër se e ka gjatur jurinë sipas standardeve bashkëkohore shqiptare. Ju mik i nderuar jeni jashtë "kësaj" kohe. Respekte për Ju dhe për portalin "Ora shqiptare"!
SEVEME FETIQI, poete
Per kete arsye kam humbur vullnetin te garoj ne ndonje konkurs, as qe me shkon mendja me, nuk eshte cudi me ata te Kosoves, por me shqiptaret ne Perendim qe te njejten veprojne eshte turp kur dihet ketu se te holla ka cdokush, por ende nuk ngopen. Me emer e mbiemer i dijme te gjithe, o Haxhi, por qe na ka mbetur neve qe emera te mos permendim. Pa i permend emrat cdo gje eshte e kote, se ata ende vazhdojne te veprojne ne te njejten menyre dhe ta bastardojne artin dhe te na vejne hije te keqe edhe neve qe s jemi te tille. E dij nje "poete" qe ka qene ne gjendje ti jap 3000 euro vetem e vetem qe ta merre cmimin e pare ALI PODRIMJA por s'ja ka shkrep te nje poet qe e ka refuzuar.
KUJTIM STOJKU, poet
Larg...larg sa me larg nga batkçinjte......Krijuesi shkruan se kete e ka dhunti nga qielli...pa sa per çmime dhe para perendia u ka dhene aftesi te tjereve...Edhe krijues edhe lekist nuk mund te behesh....Jeta e shume krijuesve ka kaluar ne varferi sa me zor kane siguruar ushqimin e perditshem....por pasionin ata nuk e shiten asnjehere....Kushdo qe ka pak njohuri nga historia e letersise e di se krijuesit e medhenj nuk e kishin kete pervilegj....shume nga ata dhane shpirt pa fituar asnje konkurs dhe vdiqen ne mjerim te plote duke i lene ne doreshkrim veprat e tyre.....De Rada jone i Madh....vdiq me nje cironke ne xhep......e ne sot ate e kemi nje nga korifejt e mendimit krijues......Larg , sa me larg prej batakçinjeve....por kujdes se mos bini ne strofullen e arinjeve....
SABIT RRUSTEMI, shkrimtare
Haxhi, n' kofsh burrë, thuji me emna, allahile ...se ndryshe nuk luftohet e keqja edhe n' ket fushë...
AGIM GASHI - Drenica, poet
Ty te lumte vella i dashur Haxhi per vendimin dhe reagimin. Ne kete kohe kur çdo gje eshte materializuar e çka nuk ndodhe. Kur antivlera shperblehet, vrahet vlera. Ashtu si jemi edhe po na vejne punet. Eshte fat qe kami ende krijus e mbi te gjitha njerez si ti edhe pse shume pak.
MUSA JUPOLLI, poet
Pse arti nuk e don kështu, e ti mik e vëlla Haxhi Muhaxheri e don artin, arti të ushqen e nuk e shqelmon, si dritën e diellit si shëndritjën e hënës shkrimet dojnë respekt, dojnë kritikën që meritojnë, kritika ky art që të vë në drejtim e filozofi parësore e dritësore!
MUHAMET LUMA, poet
Me kalimin e kohes po e pyes veten: "Athua, ka dicka te sinqerte tek ne shqiptaret?" RESPEKTE per ju i cmuari mik Haxhi Muhaxheri.
FARIDA ZMIJANI RAMADANI, poete
Te falenderoj shume per sinqeritetin por per fat te keq shpesh ndodh keshtu por jo gjithmone.Prandaj nuk permbyset bota se kane mbetur akoma njerez te ndershem si ju. Respekte per te gjithe ato qe vleresojne pa nderhyrje...
ZEF NDRECAJ, poet
Kjo po me doket e njajt me ate qe ju thote pleqnareve "Pleqnin dane - po livadhin lema mu !"- Pershendetje z. Haxhi Muhaxherri!
...
Mjerishte, miku im Haxhi M. keto jan ka ndodhin. E di qe ne nje konkurs letrar ne Shqipri, eshte thirre nje krijues shume i fort nga Kosova, dhe ju ka premtu ai çmim. Udhton ne Shqiperi, dhe ai qe ia kishte kumentuar se do ti ndhet çmimi i thote : Me fale, keshtu ka qene vendos dje. Por ky çmim po i ndahet ketij personi ( I P ) sepse ai ato te holla ( leke) po i ndan me kryetarin e Jurise!
...
Kudo qe te jen, keto gjera se paku nuk duhet te jen tek Krijuesit, eshte mjerim qe nuk na dergon askund!
RAMIZ SELIMI, gazetare
Une te njohe personalisht Haxhi miku dhe e di qe nuk jeni ju personi qe do te pranonte dicka te tille! Ne mentalitetin perendimore ky rast do te zbardhej dhe personi ne fjale do ti behej i njohur publikut, por ja qe ne jemi shqiptare dhe i mbesim besnik "mikut", per te mos e denoncuar, qe dicka e tille te marr fund. Ju po na tregoni per nje problem i cili eshte i njohur te krijuesi dhe te lexuesi. Se paku eshte dyshuar cdohere per parregullsi, e cili eshte ai idiot qe nuk ka turp ti thot veti krijues, vlersues dhe ti kerkoje Haxhiut nje vleresim sipas direktivave? Asnjeri nga ne nuk po e ka guximin ta thote hapur, ky eshte "virusi" me emer e mbiemer, i cili po e ngulfat perparimin tone krijues. Personi ne fjale i ka te gjitha mundesit qe prap ne evenimente tjera te manipuloje vleresimin. A duhet ne te presim, apo ti identefikojme dhe te ja bejme te njohur publikut. Ju si gazetare i vjeter Haxhi, ju takon ta luani rolin edhe te hulumtuesit ne perendim, sepse nuk jemi pak mergimtare qe merren me krijimtari. Ky eshte vetem nje mendim personal, te gjitha te mirat...
XHEVAT REXHAJ, veprimtare
E të lumtë dhe shumë respekt o Haxhi Muhaxheri, vërtet rast që na prek ndërgjegjen tonë kudo jemi. Të them edhe këtë ke veprue shumë mirë që na e ofrove këtë ngjarje, të marrim mend edhe ne kudo jemi të tjerët.
ADEM ZAPLLUZHA, poet
Të lumtë Haxhi Muhaxheri! Të paktë janë ata burra që veprojnë në këtë mënyrë. Unë veproj pak më ndryshe në të shumtën e rasteve, në manifestime u them haptas se nuk bëjë gara me miqtë e mi krijues. Ty të përshëndes nga zemra se ja taman burrë e kaluar burrit. E ke respektin tim...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen