Sonntag, 22. März 2015
S'din ka pshurrë pula, e me diplomë fakulteti!
Nga veshi në vesh (1)
Shkruan Dylaver TARAKU
Ishin ulur ne një klub dy mërgimtar, kishin marrë nga një pije dhe po bënin muhabet.
- A njeve ej? – pyeti njëri nga ata.
- Po çka ashtu o Sylë? – u interesua Lleshi.
- Ish bo njani me fakultet.
- Kush ashtu ej?
- Ai që nuk ka lanën ven' pa i shti hun'të!
- Po thuje me emën ore burr i dheut!
- Po ti nuk je aq i trashë sa mos me e marrën vesh se për kënd e kam fjalën! - vazhdoj prapë Syla me avazin e tij, duke e lënë Lleshin qe të mundohej vet për ta gjetur se për kënd bëhej fjalë.
- Eu Sylë, eu. Po gjithmonë e ke pasur ketë zanat të keq, me na qu kodër pas bregu! Po thuaje se kush muti është ai ose le fare këtë muhabet!
- Po ai de, ai… Ai që tash po ju kapet t'm'dhejve si rriqna n’bythë t’kalit!
- Aha… tash e mora vesh se për kënd e ke fjalën. Atij përnime, tanë jeta i ka shku tuj ngajtën si muqa m'as daijve! Po si dreqin u bë ai me fakultet kur deri dje s‘ka diten as kah pshurrë pula?!
- Nuk asht ai krejt i trash prej men've qysh doket o Llesh, jo. Ish kan shku n’Shipni për punë tjera dhe atje e kish pas gjetën 'i pizivenge*. Ti e din se atij edhe arshafin ja ka kajtën gjithmonë. Ajo pizivenga i kish pasën lidhjet kahmos, sepse ish kanën shumë e gjymert dhe nuk i kish pas pritue hiq asaj punës.
- Jo, he burr?! – foli Lleshi si i habitur.
- Po qëbesa. Krejt pahiri kish ra llafi se n'Shipni merrej kollaj fakulteti dhe ky herifi, pa nje - pa dy, i kish pas thanë asaj se është i interesuar edhe vet me e marrën një diplomë.
- Haj medet, haj! Po çka i vyjke ej, kur s’ka gja n‘krye t'vet?! – e ndërpreu prapë Lleshi.
- Po donte me u ba profesor ore burr!
- Allahile …
- Ajo pinivenga ia kish nxjerrën ketij herifit një diplomë fallse të shkollës së mesme dhe e kish pa' regjistru në një fakultet privat. Ky paguajke e tjetërkush ia kryjke provimet.
- Eu, sha tokë e qi'll, çka s’po nijka njeri n’ditë t‘sodit! – befasohej Lleshi.
- Po pasha t'madhin zot. E ka rru dreqi n’tana anët o Llesh! – ia kthej Syla.
- Ani, po thu se e ka kry a? – pyeti sërish Lleshi nga kurreshtja.
- Po ta merr menja... çka po mendon ti ?! E ka krye dhe tash na duhet me e thirrën profesor! – e ngacmoj Syla, pasi e kishte parë që Lleshi kishte mbetur gojhapur.
- Sha kishën e Sh’nanue, kurr prej gojës teme s’ka me e n'ie fjalën profesor. Po ai thuhet profesor atij teveqeli ej, pa u hallakat njeri prej menve jo?! – foli Lleshi dhe luajti vendit.
- Ani Llesh ani, veç ai shpejt ka me u ba edhe magistër dhe, qëbesa edhe doktor shkence ndoshta. E prite tani, kur ta nxan naj pozitë t’mirë dhe t’bahësh ti miftijaq* për të! – vazhdonte Syla që ta provokonte.
- Pasha n’jat´ Krisht o Sylë, ma para i bij plum' vetit se bana miftijaq për atë hajrsuz*! Eu... po ku s’i del flaka n’tana anët, se keq u pishën kjo dynja! – e lëshoj një mallkim Lleshi dhe vazhdonte ta luante kokën në shenjë habie.
E kush e di sa kishte për të vazhduar ky dialog, sikur ata të mos punonin të nesërmën. Paguan pijet dhe ikën për të fjetur.
________
*Muhabet - bisedë
*Herifit - përsonit për të cilin bëhet fjalë
*Pizivenga – femër e parehatshme
*Miftijaq - nevojtarë
*Hajrzuz – njëri që nuk i shihet hajri
22. 03. 2015
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen