Samstag, 5. Januar 2019

Mustafë Ismaili

Mustafë Ismaili

Mustafë Ismaili lindi më 7 mars 1955 në Samolicë të Bujanocit. Sudimet për letersi dhe gjuhë shqipe i ka mbaruar në Prishtinë. Për disa vite ka punuar si mësimdhënës në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë më. Ka bashkëpunuar me gazetat “Rilindja”, “Zërin e Rinisë” etj. Është autor i 10 librave. Prej vitit 1999, jeton në Toronto të Kanadasë.

Veprat:

  1. "Jeta ka nje kahe", poezi, Prishtinë 2011 
  2. "Rruga pa Adrese", roman, Prishtinë 2012 
  3. "Shtigjeve te nates" roman, Prishtinë 2013 
  4. "Monolog mergimtari", poezi, Prishtinë 2014 
  5. "Loti i Camerise" reportazh, Tiranë 2015 
  6. "Krenaria Arbreshe", udhëpërshkrim, Bota Sot, Zurich 2016 
  7. "A Journey Without Destination", roman në gjuhen angleze, Vancouver - Canada 2017 
  8. "The Night Trails" roman në gjuhen angleze, Prishtinë 2018 
  9. "Deportation With Violence" roman në gjuhen angleze, Prishtine 2018 
  10. "Me Luginasit e mi në Kanadanë e largët", Prishtinë 2018 


Poezi nga Mustafë Ismaili


POETËT E DIASPORËS

Si pelegrinë nëpër botë kalurojnë,
Më hapa të lodhur çalojnë!
Ndriçojnë mendjen,thesarin e krijojnë ,
Në furtunën e mërgimit kurorëzojnë!
Me nji kohë të pasosurë.
Malli I tokës i ndez eshkë!
Porsi prushi zbardhin kujtimet,
Ngarkuar me peshë malli sa nji bjeshkë!
Dhe fjala e lidhurë në pranga 
N’Atëdhe merrë arratinë!
Si të ishte zjarr i ndezur,
Duartrokitet nuk kanê mbarim!


ARRITA

Tërë natën shtigjeve çalova!
Gjymtyrëgërvishur i lënduar
Plot hidhrim i trishtuar! 
Me plagët e huaja i shoqëruar,
arrita në mëngjesin e bekuar!


KËRKOJ

Kërkoj edhe një herë të kthehem , 
Te çatia ime të më lag shiu lejsan,
nën strehën e shtëpisë sê vjetër, . . 
Kur aty prezent eshte dikush tjeter!
I krekosur me gëzim e pres natën
Nuk shpifi do të vi në ëndërr,
Të futem e do pushoj kokën,
Në të ngrohtën time votër!
Jam ai që dêshiroj strehën time,
Me bukë në dorë si kalaman lazdran,
Me grimca sheqer kubani duke ngrënë.
Të më lag deri në palcë shiu lejsan!
Sikur krejt botën të ma falin
Edhe bulevardet zhurmuese,
Që aqë mirë i njoh
Asgjë si streha ime nuk mê qetson!



LUTJE

Të lutem eja më rino,
Eja më ndez zjarrin e djalërisë.
Eja hapi portat e mbyllura më beko!
Sa s'më ka humbur durimi!
Eja se nesër
As kush nuk ka për të besuar.
Eja mos ngel fajtore,
Mos prit fundin fjalës së pa thënë.
Më dhuro aromë festive.
Eja dashurinë mos e nxjerr nga radha.
Eja sa nuk më është ndalur fryma.



ZHGËNJIM

Akullin nëse e shkrij me lotë të ngrohtë
Nëse kujtesa ime shtrydhet si nji rrobë e larë!
Nëse nuk vi këtë behar kur të vijë dielli i ngrohtē!
Dije, diçka e shumtuar mua më ka ngjarë.
Do të krekosem i përgjakur, 
i molisur nga dhimbjet ...
Nuk do të ndalem për ty pa ardhur si rilindja!



SONTE

Sonte jam në brendinë e të krisurëve.
Kujtimet më ngacmojnë,
Sa padrejtësisht fitova padrejtësi.
Fjalët nuk lirohen të më mbrojnë!



PRITEM 

Plot me mall mbusha valigjet,
bres  rrokaqiejëve të besdisura.
Në maje hunde më erdhën çalimet
e bulevardeve të  qëndisura! 

Plot energji malli  po nisem
të zbres, në provincen time.
Të perqafoj lahutën e gjyshit
e  këngët e pakënduara t'i ringjallë.

Unë plak me energji djalërie!
Po nisem me ardhë.
Pritem aty ku benim dikur vendtakime!
Të trazoj rrugët e fëmijerisë time.

Ju që erdhët pas ikjes time.
Më pritni t'ua prezentoj, 
rrudhat  unike të biografisë!
Të çmallem me mallin e rinisë!

 Do të vij të rilind si lulja në prill

Do t'i shtroj ëndrrat magjike
në aromen e vendlindjes.
Të ngopem me pogaçet
e pjekura nga duart e gjyshes.



MUHAXHIR

Harta e shkruar me ngjyrë gjaku,
me plagë kujtese nuk po hiqet për jetë!
Pas vdekjes kerkoi vdekjen te pragu.
Vesa e mëngjesit të nëntorit 1878!
Lumi i lotëve si vajtim nëne
rrodhi si krua mbeti si klithje!
Nga parajsa e amshimit
e dergove porosinë:
Në orën e historisë
çmimi për Atedhe,
nuk paska kufi, moshe as gjini!
Syçelë e hape një kaptinë,
qe të gezojme ne,
krenarine që dhuratë na e le!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen