Donnerstag, 23. Mai 2013

Ali Kelmendi

Ali Kelmendi, (1909 - 1939), ishte luftëtar aktiv për çlirimin kombëtar e sigurimin e pavarësisë. Hero i popullit, lindi në Pejë. U aktivizua që në rini në lëvizjen kombëtare në Kosovë kundër shovinizmit serb, më 1920 erdhi në Shqipëri, ku u bë një nga veprimtarët kryesorë të shoqërisë demokratike Bashkimi. Mori pjesë gjallërisht në lëvizjen demokratike dhe në Revolucionin e Qershorit 1924. Pas dështimit të Revolucionit mori rrugën e mërgimit bashkë me revolucionarë të tjerë.

Më 1930 u kthye në atdhe, kontribuoi në krijimin në zhvillimin e luftës popullore kundër reaksionit Zogist e imperializmit fashist. Ali Kelmendi mbajti që në fillim kontakte me Kominternin dhe ishte figura më me autoritet. Atij ju besuan detyra të rëndësishme, u organizuan një sërë shoqërish punëtore. Sipas porosive të tij morën pjesë gjithnjë e më aktive edhe në lëvizjen popullore, sikundër ishin Kryengritja antizogiste e Fierit dhe Demonstrata e bukës në Korçë. Me gjithë ndjekjet e regjimit e burgimet, me gjithë terrorin policor ai nuk reshti së punuari brenda dhe jashtë vendit, faktorit themelor për kurorëzimin me sukses të luftës popullore. Vdiq në Paris më 11 shkurt 1939.

Marrë nga WIKIPEDIA

Keine Kommentare:

Kommentar posten