Donnerstag, 23. Mai 2013

Ali Pashë Gucia

Lindi më 1812, i biri i Hasan Shabanagajt. Mbaroi shkollën ushtarake në Stamboll. Mori pjesë në kryengritjet që shpërthyen malësorët e veriut kundër politikës tanzimatiste gjatë viteve 60 të shekullit të XIX-të. Kundërshtar tepër aktiv i synimeve shoviniste serbe dhe malazeze ndaj tokave shqiptare. Një ndër nismëtarët e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe një nga figurat e dalluara të Këshillit Kombëtar të saj.[1] Ali Pashë Gucia ishte një nga udhëheqësit kryesorë të rrymës centriste, që kërkonte luftë kundër shovinistëve fqinjë për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut, për një ballafaqim të matur me Portën e Lartë përsa u përket të drejtave të autonomisë së Shqipërisë. Për vendosmërinë e tij luftarake, kryesia e Lidhjes Shqiptare e zgjodhi kryetar të Shtabit Ushtarak për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë.

Në muajt e fundit të veprimtarisë së Lidhjes Ali pashë Gucia u bind se autonomia nuk mund të fitohej pa luftë kundër Portës së Lartë, por megjithatë nuk u shkëput nga partizanët e rrymës së moderuar. Pas shtypjes së Lidhjes Shqiptare, Sulltani e kurseu Ali pashë Gucinë, madje e emëroi mytesarif të Pejës.[2] 4 vjet më vonë, u vra në Grykë të Rugovës nga një atentat, të organizuar, sipas zërave të asaj kohe, nga vetë qeveritarët e Stambollit.

Te Lahuta e Malcis Ali Pashë Gucia paraqitet si hero dhe është figura kryesore e kantove të 8 dhe 9.[3]

 
    1. ^ Zeitschrift für Balkanologie. R. Trofenik 1983
    2. ^ American Annual Cyclopaedia and Register of Important Events, S. 764–, D. Appleton 1885 (Lexuar më 29 November 2012)
    3. ^ Gjergj Fishta, Robert Elsie, Janice Mathie-Heck: The highland lute: (Lahuta e malcís) : the Albanian national epic, Centre for Albanian Studies (London, England), S. 65–73, I.B.Tauris 2005, ISBN 1-84511-118-4

 


Keine Kommentare:

Kommentar posten