Krijimtaria letrare artistike:
Libra: “Etje që shuhej”, “Pëllumbat”, “Mos m`i zbukuroni plagët!”, “Ujkonja”,“Pulëbardhat përbindëshe”, “Bubulinoja çamarrok”, “Dëshira e fshehtë e Bublinos”, “Pyesni Bubulinon”, “Eh, more Bublino!”, “E fshehta e pyllit”, ”Dardi”, ”Dardi në gadishullin e vetëtimave”,“Të çuditshmit!”, ”Bubulinoja dhe Dardi, në kryeqytetin amantëve të lashtë”,(libri i parë), “Bubulinoja dhe Dardi në kryeqytetin amantëve të lashtë”, (libri i dytë), “Delfini i dy deteve drejt aventurave të reja”, “Drithërimat e yjeve”, “Dëgjoma zemrën, Budapest!”, ”28 djem plus një vajzë”, “Yje mbi Bosfor”, “Një udhëtim i çuditshëm”, “Kontrolli i befasishëm i një inspektori”, ”Të fshehtat e një mrekullie”, “Erlindi dhe papagalli i çuditshëm”, “Dielli është i imi”, “Bukuri suedeze”,”Shpëtoni papagallin Çate!”, “Për ju, miqtë e mi” etj. Ka botuar edhe disa libra me karakter didaktik, si dhe qindra shkrime në shtypin periodik, në gazeta revista brenda dhe jashtë vendit./Nga Wikipedia/
TRIMERITE E BUBULINOS
Gjatë ditës Bubulinoja tregohej shumë trim. Rrëmbente shpatën prej druri, shtizat e gjata, përdorte si mburojë ombrellën e babait ose të mamit dhe, duke nxjerrë gjoksin përpara, vërtitej nëpër dhoma duke thërritur:
- Jam Hektori, jam Aleksandri, jam Skënderbeu! Dil, or Akil, të ndeshesh me mua në fushën e betejës!?
- Dhe duke vringëlluar shpatën si Don Kishoti, sytë i shkreptinin nga trimëria dhe heroizmi. Mjerë Baronesha dhe Pisika se ç`hiqnin nga shpata dhe shtizat e tij. Por armët e Bubulinos nuk kursenin as karriget, jastëkët, kukullat, gërvishtnin muret. Veç në mbrëmje:
- Bubulino, shko e më merr pakëz pantoflat në dhomën e gjumit, - i thotë babi dhe shton: - Kujdes, mos rrëzohesh, se llampa është e djegur.
Bubulinoja i afrohet dhomës së gjumit dhe befas ndal këmbët. Pastaj hedh një hap dhe ndalon. Në dhomë është errësirë e madhe dhe diçka po lëviz atje poshtë dollapit të rrobave. Ai ka frikë të futet në dhomë. Qëndron një copë herë të gjatë, pa mundur të bëjë dot një hap përpara.
- Bubulino, i gjete pantoflat? - vjen zëri i babit nga kuzhina.
Vogëlushi s`përgjigjet. Ndjen që pranë i afrohet si me magji gjyshja. Zhurma poshtë dollapit të rrobave vazhdon. Gjyshja mban vesh një copë herë dhe buzëqesh. Janë ato shejtankat, Pisika jonë dhe Bianka e komshiut, ajo bukuroshja që s`la zogj pa ngrënë. Ato luajnë me pantoflat se u duken si bishta miu. Gjyshja i merr pantoflat dhe ia jep vogëlushit:
- Shpjerja babit, - i thotë ajo.
Bubulinoja ia shpie pantoflat babit, por sepse i mban sytë përdhe. I vjen turp që u tregua frikacak dhe pyet veten se ku i shkuan gjithë ato trimëri, ato beteja të rrepta me kundërshtarë imagjinarë, ato dyluftime me lavdi! Jo, ai s`duhet të ketë më frikë! Dhe, Bubulinoja pret me padurim mbrëmjen e ditës tjetër, që të shkojë vetëm në dhomën e errët të gjumit dhe t`i sjellë mamit apo babit diçka, që ata do t`ia kërkojnë. Por ditën tjetër, llampa elektrike u rregullua.
Kliko dhe lexo ==>> Tregime nga Viron Kona
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen