Freitag, 10. Oktober 2014

Kujtim Stojku

Kujtim Stojku

Kujtim Stojku ka lindur në Dibër në vitin 1964. Pas mbarimit të tetëvjeçarës dhe gjimnazit në vëndlindje, vazhdoi studimet në Institutin e Kultures Italiane, pranë fakultetit të gjuhëve të huaja në Tirane. 
Në vitin 1997 mbaroi studimet edhe në World English Institute në ShBA. Më pas ka ndjekur studimet për master në Nations University, për filozofi. 
Kujtim Stojku ka filluar të shkruaj poezi në moshen 13 vjeçare. Pas viteve 90' ka shkruar artikuj në gazeta të ndryshme. Njëherit, ka shkruar edhe librin "Religjoni dhe komunizmi" që i përket zhanrit historiko-filozofik, liber ky i cili pjesërisht është botuar në shtyp, kurse i plotë, gjendet në internet. 
Ky autorë, pos poezisë, shkruan edhe tregime. Deri më tash ka botuar dy libra me poezi: "Jehonat e zërit tim" dhe "Jam biri i shqipes".


Poezi nga Kujtim Stojku
NGA FRYEN ERA
A thua me të vërtetë u ngjajmë stërgjyshërve tanë?
Kur mendojmë se fara e tyre na ngjizi,
Por, po i shkelim zakonet që na lanë,
Furtunat si presim më me gjoks,
Por, pa pikë turpi u kthejmë kurrizin.
Ajri i padukshëm ne na mbështjellë,
Gjaku na pastrohet kur atë në mushkri e thithim,
Retë ngjyrë gjaku fluturojnë në të pafundmin qiell,
Ndërgjegjia jonë sa vjen e bëhet më e errët,
Malet lëshojnë jehonë sa here ne klithim.
Atmosfera si putanë është e mbarsur,
Në ciklin e saj të plotë do të lindë,
Ne jetojmë njëri tjetrit vdekjen duke i kallur,
Duke marrë frymë nga mushkritë e përjetësisë.
Ne vimë duke u enjtur si një pemë gjigande,
Rrënjët ushqejnë sythet që çelin më shumë,
Ajri është i mbushur me rezonanca të ndryshme,
Zëra të ashpër përzihen si përrenj e, lumenj me shkulm.
Shkrepat peshojnë mbi këtë tokë rëndë,
Shkrimet mbi gurë më duken gënjeshtare,
Fjalët e tyre çajnë shpatet me kujë e gjëmë,
Ne qeshim hidhur mbi tokën e lashtë shqiptare.
Në mes njëri tjetrit ka mbirë fara e mosbesimit,
Rrugën e duhur nuk mund ta gjejmë,
Eshtrat e t’parëve i shesim,na është ngjall lakmia e fitimit,
Shpirtrat e tyre na ndjekin hap pas hapi,të qetë nuk na lenë.
Ata na përfytyrohen me imazhe flakësh të pështjellur,
Nga dhimbjet gjithçka përreth rënkon,
Nga lutjet hipokrite sytë ç’po i mbyll qielli,
O Zot na fal,sa i rëndë paska qenë mëkati jonë.
Se padashur po e prishim të tënden gjuhë,
Edhe unë që tani po shkruaj jam mëkatar e të përulem,
Fjalë të huaja po mbijnë aty këtu,
Duke gërmuar në gjenialogjinë tënde lodhjen se ndija,
Dëgjoj rënkimet e etërve që nuk mund të shuhen,
E prej ofshamave të tyre kanë marrë jetë kockat e mia.
Ditët që po vijnë m’duket se janë pa shije,
Si karkaleca me damarë po shuajmë etjen në pikat e vesës,
Pëshpërima e gjetheve tinguj të magjishëm po më bie,
E në shpirtrat tanë këto fjalë mbetën.
Dashuria hyjnore për ne është e pakufishme,
Por prej nesh ndonjë e përçmon aty këtu,
Tingëllon zëri yt i magjishëm,
Në gjokset tanë rrënjë thellë ka lëshu.
Pikërisht ne këtë kemi më të veçantën,
Prej qiellit historia jonë i ka rrënjët,
Zëra mbytës,
Që vijnë nga një pus i thellë e i ngushtë.
Lumenjtë kanë shpërthyer me gurgëllima të ethshëm,
Çdo pemë e lis ka harlisur në lulëzim,
Por në stinën e vjeshtës gjethet bien e kalben,
E unë sipas mendimit tim do ta quaja dënim.
Peshqit kërcejnë jashtë me fletët e tyre,
Qentë i shoh mbuluar me luspa të sillen rreth pemës,
Hëna kreh flokët e saj të mëndafshta,
Përzihen me shkumën e detit që përhapet në formën dantellës.
Por ne i kemi këputur zinxhirët e s’mund të prangosemi përsëri,
Shpirtrat mbarsin hapsirën mes përmes i bien,
E unë n’mes kësaj vorbulle sillem gjithnji
Në trollin e lashtë Pellazg ku fryn erë lirie….
16.06.2013
KONCEPTI I LIRISË
Specia njerzore është ndërtuar në mnyrë të tillë,
Të kthehet në një inkuizitore të lirisë së vet,
Telat me gjëmba dhe klonin e ka brenda nesh,
Gjaksore e shpirtit të pakufizuar,
Pëllumb që gugat gjithë shpresë.
Bubëllimat e brendshme që duhen të dëgjohen,
Të ngjethurat në mish, dritë e vetëtimës,
Me sa shihet më pak zgjidhje propozohen,
Duke kërkuar tërsisht qenien me gjuhën e psherëtimës.
Molekulat dhe atomet,dhuratë e përhapur në kohë,
Enrgji,vrull dhe passion përzier me lirinë,
Guxim pasionant që do të kalojë klonin,
Qeliza vrojtuese me burgun mish, lirinë kontrollonin.
BRENDA NESH

E keqja gjithmonë kultivohet brenda qenies,
Rrënjët i lëshon thellë në shpirt,
Nga pamja jashtme fytyra merr zbehtësinë e vdekjes,
Sikur jep frymën e fundit dhëmbët kërcëllijnë.
Ne themi se brenda nesh gjithmonë hyn djalli,
Nga brenda lëkurën tonë ai me thonj na çjerrë,
Përpiqet të dalë jasht me furi si i marri,
Thonë se është krejt i zi, prej gjuhe vetëm helm nxjerrë.
Gjaku prishet,nga i ëmbël kthehet i thartë,
Kthehet në një acid ku eshtrat gërryhen,
Vështrimi të erret, turbullirë sheh në çdo anë,
Kryet mbushet me zemrim, në humnera shpirti gremiset.
Edhe kur përkohsisht ai struket në qetësi,
Injorojmë pëshpërimat e ëmbla që na i thatë në vesh,
Me fytyrë të neveritur brenda teje helm ai derdh,
Transformim i mënjehershëm djallëzor,
Që shprehet në fytyrën e zbehtë.
Prej britmave çjerrëse,goditjeve të pamëshirshme,
Me çdo kusht mundohet të na gjunjëzojë
Mundohet të na shqyejë copa copa,
Pastaj të vajton me ulërima dridhëse,
E lindur në këtë botë nga gjaku,
Nginjet si i babëzitur prej simes kufomë.
Deri më sot parandalimin e saj e kemi pas të pamundur,
Kur kalëron dita me diell kthehet në errësirë,
Edhe pse mundohemi brenda nesh ta mbajmë të kyçur,
Kur rebelohet këput pranga dhe zinxhirë…
SHKREPTIMA SYSH
Sytë tanë shpesh janë kureshtarë,
Të mbushur plot me hile shohin gjithë lakmi,
Më pas pyesin pa u turpëruar fare,
A mund ta fajsosh turpin tek qenia njeri?
Vështrimi kureshtar ndjenjat gjithmonë i nxit,
Po të mos shohësh do të thotë se objekti s’ekziston,
Një rrëshqitje e butë ndodh gjithë lumturi,
Imazhe konturesh në horizont dallon.
Mundohet gjithmonë të arrijë pikën kulminante
Nën lëkurë ndjenjat qimet ngrejnë përpjetë,
Era në qiell shtyn retë, ekrani blu hapet,
Yjet e ndezur mbi ne, vështrimin kanë hedhë….
NGA DRITARJA IME

Nga dritarja e hapur e dhomës sime,
Përmes gjetheve të gjelbërta shikoj qiellin,
Fati im me ngjyrën e tij të kaltër përzihej,
Luante me mua duke u fshehur pas rrezeve të diellit.
Shpesh më ka pëlqyer peshku i pjekur në zgarë,
Gotën e verës përballë dua ta shoh,
Si i krisur,mendime dhe ide më sillen vardallë,
Përmes xhamit të thyer,unë përjshta shoh.
Reflektimi i dëshirave flet me gjuhën e shpirtit,
Me pemët dhe lisat shpesh unë bisedoj,
Gjoksin e vajzës e kam përkdhelur ëmbël me dorë,
Epoka moderne reflekton në qelqet e syrit,
Në këtë kohë pjata është bërë gati,
Vera e kuqe në gotë rrezëllon…
Parvazi i dritares është dëshmitar i gëzimeve të mia,
Hidhërimet përmes saj janë përcjellë në qiell,
Kur fikeshin dritat,lulet dridheshin nga frika,
Kur vinin më pas, trokisnin duke na buzqeshë.
Përmes fantazisë së çmendur,
Mundohesha të kujtoja teoremat gjeometrike,
Ekuacionet si funksione të mosqenies së kohës,
Ulur pranë dritares buzëqesh me veten time,
E heshtura përzihet me buzëqeshjen,
Shtohen thinjat e kokës.
Rritja e gjetheve më duket se shkatërron sythet,
Kur bien në vjeshtë kthehen në humus të tërë,
Bashkë me to toka më duket pa re,
Gjethet fillojnë e dridhen kur fillon e fryn flladi i lehtë.
Më të shumtën e kohës,
Këngët mbajnë të pushtuar mendjen time,
Përkunden në djepin e gjoksit,nanuritur prej shpirtit,
Si xhami i plasaritur i dritares zëri më kriset,
Ndoshta askush s’do ta këndojë kurrë,
Mbrëmbja bie e perdet ulen,
Shpreh nëpër muzg valët e rrëzëllimit.
Po në fund të fundit çfarë kam bërë?
Kushedi se sa fletë kam mbushur me vargje,
Mendimet kanë qenë si një shakullinë me erë,
Kur ndizen dritat në tavan errësiar sprapset.
Hijet më duket sikur ma bëjnë me shenjë,
Shpirti dridhet prej territ dot nuk ndahet,
E keqja këmba këmbës na ndjek në çdo hap,
Shkërdhehen si qentë duke i thënë botës,
Shikoni se ç’jemi duke bërë!
Shkumëzojnë si të tërbuar me sytë e skuqur gjak….
PORTRET IMAGJINAR
Kur u pashë në pasqyrë fytyrën e kisha me rrudha,
Kisha lënë mjekër,qimen e kisha të ashpër,
Kryet e pashë tullac,të mbajë kapele nuk dua,
Lëkurën e duarve se kam të çarë,
Kur rruhem, në vend të makinës rrojes përdor një drapër.
Vështrimi vegimtar ngulur në rrudhën më të thellë,
Si hullia në arë djersa në të çurgon,
Për të kapur peshk me fijet e merimangës thur një rrjetë,
Këto mbeten në kujtesë,syri më thellë vështron…
.   .   . 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen