Samstag, 12. September 2015

Sabit Alidema

       Sabit Alidema ka lindur në Pozhoran me 04. 05.1939. Mësimet e para i mori në vendlindje, kurse shkollen e mesme e kreu ne Gjlan. Mëpastaj ndoqi edhe studimet dhe diplomoi për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe ne Shkup. 
       Pas kryerjes së studimeve, Sabit Alidema për disa vjet ka punuar si mësimdhënës ne vendlindje dhe në shkollën Normale në Ferizaj. Gjithashtu, ka punuar edhe në funkcione të larta shtetrore. Me shkrime lerare ka filluar të merret qe në rini. Pos me letersi është marrë edhe me studime historike dhe publicistike. Njëkohësisht, Sabit Alidema e ka dhënë një kontribut të vleshëm edhe me pjesmarrjen e tij në aksionin për pajtimet e gjaqeve në kohën kur ishte kryetar në komunën e Vitisë.
        Tash e disa vjet jeton dhe krijon në Paris.



Librat e botuara:
  1. Dallëndyshet lëshuan foletë e veta me 1958
  2. Drama Lata
  3. Dragonjtë e Anamoravës
  4. Njeriu me shpirt të blertë
  5. Meteorë lirie
  6. Rrënjë e dege
  7. Bota dhe femra shqiptare
  8. Film dokumentar Operacioni Shigjeta
  9. Lufta e Pashtrikut
  10. Jeta e lene peng
  11. Palca shkembi
  12. Pika te kuqe ne histori
  13. Pergamena e viteve 2015


Poezi nga Sabit Alidema


ZGJATE DORËN E PAJTIMIT

Kufijtë e shtëpisë
 Nuk shëmben.
 Koha nuk duhet të na vdesë.
 Kemi rrënjët tona
 Mos e humb
 Shpirtin e harrimit
 Po zgjate dorën
 E pajtimit.


ÇKA LIDH GJUHA

Vetëm gjuha shqipe
 E lidh
 Lashtësinë
 Bukur
 Me epokat
 Ndërmjet veti. 




DY STRATEGË
 /Agim Ramadani e Salih Cekaj/

O ne duhet të jemi
 të bindur
 siç jemi
 në përkushtimin
 e kësaj lufte
 shekullore

Edhe ne
 si të gjithë
 në çdo cep
 të vendit
 ta mbushim lirinë
 me ardhmëri
 Guri në male
 fusha e livadhe
 bimë
 pemë
 e lule
 të jenë
 ushtarë
 nën urdhërin
 e lirisë
 Po marrim
 frymë
 në dheun e Kosovës
 me mushkkëritë
 tuaja
 në mermer

Me pika te kuqe te gjakut
 me keto pika të kuqe
 të shkruhet
 historia
 e brezave
 Femije gra
 e pleq
 me jehonën e lumenjve
 e maleve
 në gjithë
 rruzullit tokësor
 amanetin
 e tokës martire
 ta gdhendim në gur


EPOPEA E DËSHMORËVE

Shpirtërat martirë
 nën dritë dielli
 e hënë
 dhe yll polar
 Meteorë lirie
 që erdhën
 ndriçuan qiellin
 e lirisë
 dhe ikën

Nga Zvicra
 e Gjermania
 Italia
 Norvegjia
 e Franca
 hiq më pak
 nga Turqia e Siria
 e Australia
 e një batalon
 nga Amerika


RAMIZ CERRNICA


Po ky është
 Burri që bashkoi
 Të pabashkuarat
 E epokës.

Shqiptar
 Me plis të bardhë,
 Art i thellë i lirisë.

Ekzistencë e sprovuar
 E përjetuar
 Si simbol qëndrese.

Plaku nga Cernica
 I dënuar me burg
 Për vendin
 Për popullin

Jehon nëpër shekuj
 Refreni:
 Me Serbinë JO
 Me Shqipërinë PO!

Fjalë e gdhendur
 Në shkëmbin
 E vatanit.


HYSEN TERPEZA

Këtu dhe atje
 Ai është gjithkund
 Ku e lyp atdheu.

Hysen Terstenaliu
 Në Greqi e Turqi
 Edhe në gjithë Europën
 Kërkon një copë atdhe.

E gjeti
 Në zemrat tona
 Dhe aty fjeti
 Përgjjithmonë.


HIMN MENÇURIE
/Kushtuar Halil Alidemes/

Tungjatjeta, Halil Alidema !
 Unë për Ty lëshoj një kushtrim.
 Për Ty ngre lapidar,
 Shpirti Yt të mbetet pishtar.

Ne dhé drite
 Jemi në këtë jetë.

Në përpjekje e në rrezik,
 Asnjeherë s’pate frikë.

Në shënjestër të hafijeve,
 Në fund u shkove punëve.
 Të prangosën e të burgosën,
 Deri në grykë të varrosën

Në atdheun tonë të lirë,
 Pushoi zemra jote e dlirë.

Të vjelim mençuri,
 Nga populli ynë gjeni.

Me rrënjë në Iliri,
 Ne bëmë histori .


NË DRITAREN E ARDHMËRISË
 Dëshmorit Bafti Haxhiu

Shumë të pastertë
 Me ndergjegje t’lartë njerëzore.

Me mend e karakter
 Me guxim hapërove
 Drejte lirisë atdhetare.

Në Pashtrik
 I parë ndër të parët
 Shikove nëpër dritaren e ardhmëri

Ku i lamë e ku na mbeten
 Veteranet
 E luftërave të ardhme?

Epokë e rëndë
 E shqipeve
 Mbeti prapa krahëve:



APOKALIPSI

Kush i trazon planetët
 Gjen frikën
 Nga apokalipsi.
 Në numrin 21.12.2012.

Tranzicion planetar,
 Frymëzues i jetës
 Sistem
 Në rrugëtimin matematikor

Pa fakte
 Më domethënëse
 Për zhdukjen e botës
 Nga apokalipsi i rremë
 Është rrenë klluçe .


FLET MEJDI KORRANI

E kam në zemër Kosovën
 Vend i të gjitha
 Trojave që u këndoi Homeri.

Më keni e ju kam
 Të dashurit e mi.

Jam gjithkund ,
 Në çdo cep te Kosoves
 Dukagjin,
 Sharr,
 Llap e Shalë
 Karadak,
 Koshare e Pashtrik.

Rrugëtojmë bashkë
 Amanetin stërgjyshor
 Për ta çuar në vend.


NËPËR FLAKË

Nëpër male të larta
 Sharr e Karadak
 Koshare e Pashtrilk
 ulurin dhembja
 në flakë

Në Prekaz e Reçak
 Llashticë
 e Likoshan
 Retkoc e në Krushë
 dhe Kosovës
 anembanë
 se tërbimi i kafshës
 s’ prante

Fjala pa mbulesë

Mos e shqetëso vetëveten
 merri te gjitha
 fjale
 për
 fjale


E PËRGJITHSHMJA

Unë nëna jote
 jam banore
 e Kosovës
 pergjithmonë
 Bën me gisht
 biro
 jane dy rrugë
 që vetë duhet gjetë

këndej
 apo andej
 zgjidh
 me mendjen tënde


VETËVETJA

S’bej asgjë
 pa arsyetuar
 ty dhe
 vetëveten

Me kthjelltësi politike
 e besnikëri të pathyeshme
 do t’këndojnë
 për hallet
 tona
 himne me tupan

Ne do të mbrrijmë
 pa destinacione
 në domenin e besueshëm
 të fjalëve


RINIA NË BOTËN E RE

Askush nuk iu udhëheq
 Drejt rrugës së shpresës.
 Vendimet i merrni vetë
 Në të mirë të jetës.

Mos hyni në lojë
 Që s’dini si luhet.

Të sillni harmoninë
 Gëzimin dhe paqen
 Në shpirtin fisnik,
 Që t’iu ndrijë faqen.

Kudo që troket
 Në dyert tona
 Plot mirësi e shpresë


KOSHARJA E LIRISË

T’i dërgova djemtë në luftë
 për liri
 disa ranë dëshmorë
 si të bienin në gjumë
 në gjiun
 e tokes sonë

Mbi ta pikat e shiut
 u përzien
 me pikat e kuqe të gjakut
 dhe tani rrjedhin
 nëpër të gjithë
 lumejt e Kosovës
 Kosharja ruan
 hapat e fëmijëve në jetë
 dhe shkëlqimin
 e buzëqeshjes së tyre
 në qiellin e lirisë

Në kujtim të Koshares
 nënat lotë derdhin
 fëmijët krenohen
 nuset e ruajnë
 si pajen në arkë


NJË GRUSHT DHÈ

Jam andej
 kosovar
 kurse
 tani parisien

Paris
 qytet i dritave
 ku një grusht dhéu
 i Kosovës
 peshon
 se e gjithë
 Kulla e Ajfelit

Paris i revulucionit
 metropol boteror i luksit
 i artit e novator
 parajsë e gjallë mbi tokë

Ky grusht dhé
 nga vendlindja ime
 më zgjon atë revulucion
 të parajsës sime


SHOQES SË DIKURSHME

Bukuroshe
 Sy laroshe
 E njomë
 Në botën e saj.

Shpërndan erë dashurie
 Je shoqja e kujtimeve
 Me atë vesë
 Në qepallë .

Kur flet ti
 Heshtin bylbylat.
 Hëna rrezaton
 Zemrat zbukuron


NANË

Biri im
 Nëna ty
 Shumë të don.

Të rrita
 S’di se si
 Me troha
 Buke
 E me dashuri nëne.

Të vesha
 E të mbatha
 Me duar
 e kërrabza.

Tani m’u rrite
 Dole nga duart
 Për të kërkuar fatin
 Për shumë
 Mote.

Mos harro
 Mua këtu më ke
 Me shaminë e mallit
 Mbështjellë
 rreth kokës.


TI E UNE

Edhe ti
 Edhe unë
 Unë edhe
 Ti.

Do të jemi
 S’ bashku
 Kudo që
 Shkojmë
 .
 Jemi një
 Fis
 I vetëm
 Dardan

Kudo që jemi
 Në ’Tiranë e Prishtinë
 Ballkan, Evropë,
 Azi e Amerikë,
 Australi e Afrikë
 Në mend
 E kemi
 Gjithmonë
 vendin tonë.

Jam ti
 Unë ai
 Ajo e
 Ata e ato.

Kështu i pari
 Na ka mësuar
 Timin vilajet
 Për të mos harruar.


POETET NGA PRISHTINA NË TIRANË
 Shtegëtim poetik

Keni forcën e natyrës
 E keni zemrën shkëmb
 Të gjithë ata që kanë shkruar
 Namin ia kanë madhëruar.

Ishte kohë e pakohë
 Ndaj kohën mos ndalo.
 Njërën me tjetrën
 Kurrë mos i mpleks
 shkel e shko.

Shpesh me duket vetja
 Se jam jetim.
 Sa herë jam larg
 Nga qytetit im.

Qëndrojnë para vetes
 Në qendër të jetës
 Në sofrën e dy qyteteve
 Si në rreth të shpresës.

E kundroj stilin e jetës
 S’bashku sofrën e bukës
 E keni forcën e madhe
 Të bashkohemi rrugës.

Na kthyet kujtesën.
 Na sollët harmoni
 Edhe paqen e shpirtit
 Dhe sa shumë dashuri.

Ende pa përgjigje
 Ka mbetur pyetja ime;
 Bota a na do:
 Nuk ka as jo as po?
 Zjarr me zjarr

Flaka me zjarr
 shkon pa tym
 flaka kall
 nëpër mahallë

Une kërkoj
 e ti kërkon
 po a jo
 drejtësi
 e paqe
 në kafazin prej ari

Ka edhe te ne
 rrëzë Kopilaçës
 e Sharrit
 e nuk mungon
 edhe Karadakut


PA AMANET

Hap sytë Migjen
 Shih këto ndërtime.
 Në kët botë jallane
 Zhytur në mjerime.

Me shumë kulla
 E shumë pallate
 Sa shumë kulme
 E shumë kate.

O Fishtë,Fishta
 Unë i krisur besova
 Më ka shtyrë kjo tokë
 Që tashti nxjerr bishta.

Fishtë,
 Faji jo i imi,
 As i yti,
 S`di burimin.

Çdo gjë tregon
 Kohën e vet,
 Çdo gjë sjell
 Në vendin e vet.


UDHËKRYQI
 /I nenes Nife/

Qe një rrugë
 plot jetë

Qe një tjetër
 me plot mall
 që s’ ka jetë


E VERTETA E FSHEHUR

Nëpër shumë katunde
 e qytete
 ka diçka
 që është harruar

Zogjët
 që cicërojne
 nga dhembja
 s alidema
 Kush ndryshon boten

Kush është pjesë
 e kësaj lëvizjeje
 përgjegjësia
 mbetet mbi ju
 Të bekuarit e mi
 S alidema


HIJA E SË VËRTETËS
Gënjeshtar
 thuaje
 njëherë
 të vërtetën
 po munde

Për ty
 do të jetë
 korigjim
 final
 i padrejtësisë

Po deshe
 ta keshë
 një biografi
 të mirë
 Ka ardhur
 koha
 t’i meremetojmë
 gjërat
 e shëmtuarI


PESHA E LOTIT TË NËNËS


Punoni gjëra
 që nuk prishin
 mendjen
- thoshte nëna
 Të përjetoni
 e ta jetoni
 përulur
 sofrën
 e kësaj toke
 nëse doni
 të keni një të ardhme
 të ndritshme
 para vetvetes

Loti i nënës pikon
 ujit malet
 fushat
 mbush përrockat
 gërryen dheun
 se të keqen
 e bajnë
 lumejt në det
 Me lotin
 e nënës shkruhet
 historia
 e shqiptarit

Ka ardhur
 koha
 t’i meremetojmë
 gjërat
 e shëmtuara


BASHKIMI

Shpesh u bashkuan
 feja
 e kombi
 me politikën
 se jemi
 shqiptar
 Bashkuam
 tri gjëra
 fituam
 lirinë
 e përhershme128
 Kështu u bë
 forma rrethore
 e tokës
 dhe sofres shqiptare

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen