Sonntag, 9. Juni 2013

Roli i mërgatës në zhvillim ekonomik të Kosovës

Roli i bashkatdhetarëve
në zhvillim ekonomik të Kosovës

Duke marrë parasysh ngecjen e vazhdueshme ekonomike të Kosovës, nuk është befasi që remitencat kanë vazhduar të shërbejnë si infuzion jetik për shumë  Kosovare.Remitancat janë të doemosdoshme per vëndin ton ngase nga nje papunësi e madhe, varfëri, korrupsion, eksporti është shumë më i madh se importi që do të thotë të gjitha të hollat tona kesh i dërgojmë jasht vendit për konsum elementar e gjithë shporta familjare edhe sendet ma bazike i kemi nga vendet e Ballkanit dhe Europes. Vendi ynë ende ka stagnuar në të gjitha sferat në prodhim, turizëm, e shpenzime. Kosova për të pasur zhvillim ekonomik kërkohet të sigurojë në peridhë afatgjatë: deficit të ulët, politikë të mira, kontroll të inflacionit, tregje të përshtatshme financiare, borgj të jashtëm në nivel të qëndrueshëm, vlera, qëllime e parashikime, zhvillim të balancuar rajonal me infrastrukturë përkatëse, stabilitet politik etj. Realizimi i suksesshëm i këtyre objektivave është tregues edhe i një zhvillimi të qëndrushëm

Roli i remitencave në zbutjen e varfërisë varet nga nivelet e të ardhurave të pranuesve para marrjes së remitencave si dhe profili i emigrantëve. Studime të vazhdueshme kanë treguar se në vendet me varfëri të lartë, ku të varfërit emigrojnë dhe dërgojnë remitenca në shtëpi për të siguruar mbijetesën e familjeve të tyre, remitencat janë vërtetuar të zbusin varfërinë e amvisërive pranuese. Në rajonet ku emigrimi është më i kushtueshëm për shkak se rrjetet emigruese nuk janë lehtësisht të aksesueshme si dhe mund të arrihen vetëm nga familjet me gjendje më të mirë financiare, remitencat mund të rrisin pabarazinë e të ardhurave. Ndikimi i remitencave në zhvillimin njerëzor gjithashtu varet nga mënyra e shfrytëzimit të remitencave nga amvisëritë pranuese. Sidomos investimet në kapital njerëzor nënkuptojnë që remitencat mund të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin të qëndrueshëm njerëzor, pasi që përmirësojnë perspektivën e të ardhurave të fëmijëve në të ardhmen.

Megjithatë shumica e studimeve dhe raporteve e pranojnë faktin shumëzues të remitencave përmes nivelit të rritur të të ardhurave të amvisërive pranuese apo turizmit të diasporës – si veçori të përbashkët të tyre. Për më tepër, roli i remitencave si burim madhor i financave të jashtme konsiderohet si tejet i dobishëm për shumë vende. Pa marrë parasysh nivelin e të ardhurave të pranuesve apo profilin e emigrantëve, remitencat rrisin nivelin e të ardhurave të pranuesve, gjë që rrit kërkesën për konsum të produkteve dhe shërbimeve, duke rezultuar kështu në ngritje të kërkesës për fuqi punëtore lokale. Me fjalë tjera, efekti shumëzues i remitencave në vendet pranuese mund të stimulojë rritjen e tyre ekonomike

Mirpo në Kosove remitencat kryesisht përdoren për konsum bazik. Shpenzimet në ushqim, veshmbathje, shërbime komunale dhe shërbime tjera përbëjnë 35.4%; shpenzimet në pajisje shtëpiake, vetura, martesa, funerale, e tjera përbëjnë 24.8%; renovimi dhe blerja e banesave shtëpive përbëjnë 19.6%; si dhe shpenzimet për arsimim dhe shërbime të kujdesit shëndetësor përbëjnë rreth 10.6% të shpenzimeve totale të remitencave. Këto shifra tregojnë që përveç financimit të konsumit bazë të amvisërive pranuese dhe përmirësimit të kushteve të banimit, një përqindje e konsiderueshme e remitencave kanalizohet në dy komponente esenciale të zhvillimit njerzëzor: arsimim dhe shëndetësi. Duhet theksuar që përqindja mesatare e investimeve të remitencave në kapital njerëzor është e njëjtë pa marrë parasysh vendimmarrësin. Me fjalë tjera, përqindja mesatare e shpenzimeve të remitencave në kapital njerëzor është e njëjtë pa marrë parasysh nëse dërguesit apo pranuesit vendosin se si duhen shpenzuar remitencat
Një mesatare prej vetëm 4% të remitencave përdoret për investime në biznes, në aktivitete siç janë blerja e tokës (0.8%), hapja apo blerja e bizneseve (0.9%), si dhe blerja e aseteve prodhuese (2.2%). Pranuesit poashtu kursejnë shuma shumë të vogla të remitencave, mesatarisht 3.7% të totalit të pranuar

Remitencat kryesisht përdoren për të financuar nevojat bazike të pranuesve. Shumica e emigrantëve (94.4%) dërgojnë remitenca për të mbështetur financiarisht familjarët dhe të afërmit e tyre në Kosovë, ndërsa vetëm 2.4% dërgojnë remitenca për të blerë pronë, investuar në biznese familjare, huazuar të holla familjarëve apo miqve apo kursyer në banka në Kosovë. Një pjesë shumë e vogël e remitencave të pranuara në para të gatshme investohet në aktivitete prodhuese ndërmarrëse./

Burimi: GAZETADITORE.COM

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen