Samstag, 17. August 2013

Tahir Sinani

KRENARIA  E SHQIPTARISË
 
Nga Bedri Tahiri
 
Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në tri luftra...
 
Një emër lavdie e krenarie që nëpër shekuj e breza, nderoi kombin e atdheun. Tropoja e besës, e burrërisë, e traditës, e trimërisë, e këngës dhe e bujarisë. Ajo është pjesë e Malësisë së Gjakovës ose siç quhet ndryshe e Malësisë së Mirë dhe paraqet një mrekulli të veçantë në gjithë hapësirën shqiptare. Në Tropojë jeton një popull me zemër të pastër, me mendje të kthjellët, i shëndetshëm, i bukur, i buzëqeshur, i zgjuar,- konstaton studiuesi i kësaj treve, Ibrahim Kadri Malaj, në librin e tij “Tropoja në breza” (Tiranë, 2003). Dhe, gjithë këtë, ai e paraqet edhe përmes vargjeve:
 
Rreth e qark Alpet e nalta
I rrinë si një kurorë
Në mes tyre Tropoja ime
Ngjan si ballkon madhështor.
 
Ndërkaq poeti i madh i Devollit, Dritëro Agolli, në një vend thekson: Vetë Tropoja, me natyrën dhe djemtë e vajzat e saj, është poezi e vërtetë!
Tropoja, me kryeqendrën Bajram Curri e me 57 vendbanime, ku dominojnë katër fise kryesore; Gashi, Krasniqja, Bytyçi dhe Berisha, dha shumë burra të pushkës e të mendjes. Kështu, mjafton të përmendën: Binak Alia e Haxhi Zeka, Mic Sokoli e Ali Ibra, Zmajl Hyseni e Zmajl Mehmeti, Halil Brahimi e Rrustem Bajrami, Avdullah Hoxha e Qerim Delia, Sadri Luzha e Col Delia, Shaban Binaku e Mushak Haxhia, Ali Rrustemi e Bajram Curri, Shpend Balia e Hoxhë Dollapi, Shkurte Sherbeti e Cucë Avdylja, Bajram Rama e Ramë Sadria, Man Avdia e Sali Mani…
Kjo traditë atdhetarie kurrë nuk u shua në këto vatra derëhapura e sofërshtruara për miq e për dashamirë. Kjo më së miri u dëshmua në luftën e fundit çlirimtare, kur radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashkëngjitën shumë tropojanë, ca prej të cilëve ia falën edhe jetën lirisë së Kosovës, si: Arif Shpend Dautaj, Bylbyl Hazir Breçani, Qazim Hazir Dautaj, Ramiz Ramë Memia, Tahir Ramë Memia, Fatmir Rexhep Hasandoçi, Hazir Avdyl Malaj, Mehmet Ramë Dizdari, Hysen Mella, Tahir Hoxha, Hysni Adem Hajdarmataj, Hyrë Mehmet Demiri, Xhemile Makel Sallahi, Mon Arif Sallahi, Ramë Rexhep Sallahi, Adem Bajram Selmani… Në mesin e tyre, kurorë e mbi kurorë, qëndroi luftëtari i paepur, Tahir Sinani- “TROPOJA”, i cili shkriu jetën për bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare.
 
 
Stërnipi i Mic Sokolit
 
Në mes Bujanit dhe Geghysenit, aty ku Valbona mbretëreshë gurgullon hareshëm, shtrihet gjer e gjatë një fshat i bukur me emrin GRI. O Zot, çfarë pasurish natyrore ka GRIA! Mjafton të përmendet blloku i pandarë i gështenjave (i lanë për bijat e martuara që të vjelin fruta), i cili paraqet një raritet në gjithë vendin. Paskëtaj ka dy monumente kulturore-natyrore: Blinin e Grisë dhe Gështenjën e Bajram Currit. Banorët e Grisë janë pasardhës të Hysen Vatës, vëlla i Gjon e Pap Vatës, nga të cilët rrjedhin banorët e Bujanit.
Oxhak i njohur i këtij fisi të madh të Krasniqes qe edhe dera SINANAJ, e krijuar dhjetë breza më parë. Tjerrë hollë e hollë, filli i kësaj familjeje të flaktë atdhetare të shpjerë larg e larg në rrënjët e drurit gjenealogjik të katundit Gri.
Babai i tij, Mala, u lind në mal, rrugës, në të ikur para barabarisë serbe, në vitin 1916. Emrin e pati të gatshëm, Mal. Ishte biri i Halilit dhe i Shkurte Sadriut, bijës së Mizës së Mic Sokolit. Edhe pse djalë hasreti, ai kurrë nuk i lëshoi armët nga dora. Luftoi e luftoi, hiç pa u ndalur, për çlirimin e të gjitha trojeve shqiptare, duke vajtur deri në Sanxhak. Me vrullin luftarak, mençurinë në biseda dhe fjalën e rëndë si guri, Malë Halili do të respektohej në vitet e Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm në fshatin Gri, por edhe me gjerë- shkruan Eugen Shehu.
Kështu, me vepra e jo me fjalë, i edukoi dhe i frymëzoi edhe nëntë fëmijët e tij: Sahitin, Nijaziun, Canin. Rizanë, Agimin, Tahirin, Skënderin, Besnikun dhe Feriden.
 
 
Tahir Sinani
 
Tahir Sinani erdhi në këtë botë, më 25 maj 1964. Mësimet e para i mori në vendlindje, në Gri, ndërsa të mesmet, drejtimi i agronomisë, në qytetin pitoresk Bajram Curri. Ishte i zgjuar dhe shumë i interesuar për historinë e të parëve. Qysh si fëmijë, kur me babanë shëtiste dhe kulloste bagëtinë nëpër kodra e male, ku shihte ushtarë të armatosur, duke ruajtur kufirin midis vëllezërish, në shpirtin e tij njomëzak i pat lindur ideja e rrafshimit të atyre gurëve ndarës dhe e bashkimit të trojeve etnike.
- Një njeri, madje edhe një komb, që nuk e njeh historinë e tij është i destinuar që të bëjë gabime të rënda. Njeriu duke e ditur prejardhjen e tij, duke njohur mirë të parët e vet, nxjerr mësimet nga e kaluara, vendos objektivat e tij për jetën- shkruan ai në një historik të shkurtër të familjes së tij, një dokument origjinal, i shkruar me dorë, të cilin ma siguroi në familjen e tij, atdhetari dhe veprimtari i palodhur, Isa Breçani.
Duke u nisur nga të gjitha këto, djaloshi hafif, por shtatlartë e me zemër sa Majat e Hekurta, që herët u përcaktua në rrugën e madhe të lavdisë, në rrugën e babait, i cili kishte lënë edhe amanet që, herdokur, nëse pëlcet lufta në Kosovë, ndonjëri nga djemtë e tij të shkonte në mbrojtje të saj...
Pasi mbaroi shkollën e mesme, Tahiri kishte vetëm një ëndërr: ta studionte artin luftarak! Kështu, pasi u konsultua edhe me të atin, u regjistrua në shkollën ushtarake, në Zall- Herr (qendër stërvitore në veri të Tiranës), në drejtimin e Mbrojtjes nga Armët Kimike dhe Biologjike. Dhe, kur ekziston dashuria, nuk mungon as suksesi. Ishte kadeti më i mirë dhe më i suksesshmi i gjeneratës. Pas mbarimit të vitit të parë, në shkresën e tij përcjellëse për në vitin tjetër, i shkruante: “Studion dhe thellohet në mënyrë të veçantë në ligjet e Artit tonë Ushtarak popullor. Ka marrëdhënie shumë të mira me eprorët dhe shokët e vet. Përpiqet në çdo rast të ndihmojë ndonjë student të dobët”.
Vërtet, shumë shpejt arriti të bëhej mjeshtër i përsosur i përdorimit të të gjitha llojeve të armëve. Më 1986, me sukses shumë të lartë, mbaron studimet ushtarake dhe menjëherë emërohet instruktor i stërvitjeve në Divizionin Ushtarak të qytetit Bajram Curr. Ama, ai nuk mjaftohej me kaq. Për çdo ditë përparonte në profesionin e tij që e donte shumë. Siç tregojnë kolegët, ai ishte i rreptë, i ashpër dhe i përpiktë, si ushtarak, por i dashur, i sinqertë dhe i afërt me ushtarët, në çastet e lira. Duke u bazuar në talentin dhe aftësitë e tij e emërojnë Shef të Sektorit për Intervenime të Shpejta.
Dhe, ngjarjet rridhnin rrokullimë. Edhe damllaja, mbledhur me vite e dekada, shpërtheu si vullkan i pashuar në Kosovë. Ushtarakut sypatrembur, sakaq, iu kujtua amaneti i të atit dhe i gufoi zemra e tij e bardhë dëborë. Kontaktet me personalitetet e njohura të UÇK-së, si me Azem Sylën, Bislim Zyrapin, Agim Çelajn, Xhelal Hjaden-TONI etj. ia shtuan edhe më ndjenjën e atdhedashurisë dhe të luftës për lirinë e gjithmbarshme shqiptare. Kur plasi lufta e hapur në Kosovë, ai pa u hamendur, me tërë qenien, u vu në shërbim të saj. Ah, sa me vullnet e me gëzim e priti emërimin e tij si oficer në Kampin e Stërvitjeve në Tropojë!
 
 
Në krye të luftëtarëve të lirisë
 
-Kosova nuk ka qenë kurrë e vetme në luftërat e saj për t’u vetëmbrojtur e për të fituar mbi armiqtë. Kështu ngjau edhe në luftën e fundit çlirimtare. Tahir Sinani, i zhuritur e i përmalluar për vite, për të parë atë zonjë të trojeve të veta, por i mbushur me urrejtjen nga pasojat e luftës e gjenocidit, do të jetë nga të parët që iu bashkëngjit radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shumë shpejt do të binte në sy trimëria, kultura dhe përvoja e tij ushtarake në analizën e Artit Ushtarak Shqiptar.
Nuk janë të paktë eprorët në Zonën II ushtarake dhe në TMK që ndjehen krenarë se e kanë pasur Tahir Sinanin epror, mësues dhe edukator,- konstaton Musli Matoshi në shkrimin “Komandanti që i dhuroi jetën lirisë”..
Ashtu ishte vërtet. Pasi kishte ushtruar dhe përgatitur mirë e mirë, shumë guerilasë dhe luftëtarë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e tyre edhe dëshmorët: Agim Zeneli, Agush Gjocaj, Ilir Konushevci (Komandant “MËRGIMI”) etj. Tahir Sinani mësyu këndej, ku i rrinte mendja e shpirti, drejt Kosovës, drejt zjarrit të luftës, drejt logut ku matej burrëria. I la të gjitha mënjanë, la edhe gruan, Shpresë Osmanin, la edhe fëmijët e dashur: djemtë Rugovën (1993) e Rrezartin (1996) dhe vajzën Rrezarta (1997).
Ishte gjysma e vitit 1998, kur bashkë me trimat e lirisë, ata që vetë i kishte mësuar e përgatitur, shaluan Pashtrikun krenar dhe zbritën në Divjakë të Kosovës martire. Madje, që në aksionin e parë, në Qafën e Pagarushës, ku vetëm për më pak se dy orë luftimesh, falë strategjisë së tij, do të asgjësohet një bandë prej nëntëmbëdhjetë vetash, të paramilitarëve serbë, të cilët për disa ditë rresht i kishin terrorizuar banorët e atyre anëve. Aty, me vendim të SHP të UÇK-së, ku edhe vetë ishte anëtar, i besohet detyra e instruktorit të Stërvitjeve dhe ajo e komandimit të Njësisë Speciale “Arbëri”. “Efektivat e njësitit special “Arbëri” po kryejnë detyra të rrezikshme në prapavija të armikut sa duke i ardhur në ndihmë popullsisë civile të paarmatosur, aq edhe duke organizuar dhe kryer aksione të befasishme, të shpejta, vdekjeprurëse për formacione serbe që veprojnë të shkëputur”- thuhet në Informacionin e Ministrisë se Mbrojtjes- Tiranë, 19 qershor 1998.
 
 
Komandanti i komandantëve
 
Qendra Stërvitore në Divjakë shpejt u shndërrua në një Akademi të vërtetë ushtarake. Aty, tashmë, vepronin edhe oficerët e tjerë të UÇK-së: Bislim Zyrapi, Sali Veseli, Naim Maloku etj. Madje, kushtrimit të Tahir Sinanit iu kishin përgjigjur edhe shumë oficerë shqiptarë, si: Adem Shehu, Bardhyl Tahiri, Shpëtim Golemi, Spiro Butko etj.
Nëse ata që e kanë lexuar romanin “Mic Sokoli” të Sulejman Krasniqit dhe kanë pasur ca mëdyshje në rrëfimet për heroin, i cili në pikë të dimrit pastrohej me dëborë, tashmë u bindën në vërtetësinë e tyre, sepse, edhe stërnipi i tij, Tahir Sinani, vepronte njësoj. Ai, natën e ditën, në borë e në shi, në acar e në të ftohtë, ushtronte e ushtronte. Ushtarët e tij, në fillim e kishin të vështirë, por me kohë e kuptonin rëndësinë e tyre dhe korrnin suksese. Ai shumë shpejt u bë legjendë e gjallë, u bë komandant i komandantëve. Për këtë, më së miri është t’ua lëmë fjalën atyre që e kanë njohur nga afër:
- Më 15 nëntor 1998, komandanti i Kompanisë së Berishës, Fadil Gashi, na njoftoi se në Divjakë kishte mbërritur një oficer nga Shqipëria dhe së SHP i UÇK-së nga të gjitha Brigadat kishte kërkuar ushtarët më të mirë e më të përgatitur fizikisht e moralisht që të lajmëroheshin atje, ku do të formohej Njësia Speciale e Diversantëve Vëzhgues. Në mesin e tyre më caktuan edhe mua. Atë e takuam para Shtabit të Përgjithshëm. Ishte në një traktor, bashkë me një ushtar. Çka po bridhni rrugëve, na tha me një ton kërcënues. Kur ia shpjeguam, na përshëndeti ngrohtësisht dhe na tregoi kush ishte... Të nesërmen, në ora 7 e 30 minuta, na rreshtoi të gjithëve dhe pasi u prezantua, na njoftoi me detyrat dhe qëllimin e ushtrimeve. Ishte i prerë në vendime, shumë korrekt dhe i ashpër në komandim, kërkonte disiplinë dhe vullnet të hekurt si dhe respektim të hierarkisë ushtarake. Kështu u njoha në fillim me komandant Tahir Sinanin,- rrëfen Sylejman Cakaj nga Bushati i Drenicës, për të vazhduar:
-Pos ligjëratave, ai me djemtë që i ushtronte organizonte edhe sulme të suksesshme mbi pozicionet e armikut. Kështu në janarin e vitit 1999 u veprua në Carralevë. Më 8 janar të atij viti u bë një tjetër sulm në Biroqë të Therandës, ku pësuan tre policë serbë: Dragan Tomashoviqi nga Prokupla, Goran Boshkoviqi nga Brusi dhe Milosh Stevanoviqi nga Bratovci.
Atë ditë u shkatërrua edhe një pizgauer dhe një “NIVA” përplot paramilitarë (shih edhe librin “Feniksët e lirisë 2, Prishtinë, 2002, fq. 242). Ka qenë i suksesshëm edhe në minimin e terrenit në Zborc të Shtimes, ku me sytë e mi kam parë trupa të copëtuar të policëve serbë,- përfundon ai, duke përkujtuar me mall e krenari eprorin e strategun e vet të dashur...
Edhe Limon Thaçi nga rrethi i Malishevës ka fjalë të shkëlqyera për komandant Tahir Sinanin, me të cilin është takuar që në ditën e tretë të hyrjes së tij në Kosovë. “Ishte trim modest që nuk lavdërohej kurrë për punët e mëdha që i bënte. Me trimëritë e tij bënte mrekullira saqë u bë tmerr për armikun. Edhe pse ia kishin caktuar një veturë, ai rrallë e shfrytëzonte atë, shumicën e punëve në terren i kryente në këmbë. Gjatë bombardimeve të NATO-s, atij iu caktua një detyrë mjaft e rëndë; ta mbronte Zonën Operative të Pashtrikut, ku vepronin krerët e luftës dhe SHP i UÇK-së si dhe një popullatë me mbi njëqind mijë banorë të shtrirë që nga Malet e Berishës, Gryka e Llapushnikut e deri në Qafë të Duhles. Dhe ia doli mbanë.
Të gjitha këto e lartësojnë figurën e këtij strategu shumë të njohur ku me respektin më të madh përkulem para veprës së tij”.
Refki Mazreku (VANDAMI) nga Malisheva rrëfen; ”Tahirin e kam njohur që nga nëntori i 98- së. Ato ditë u ktheva nga Zvicrra, ku isha për shërim, sepse qeshë plagosur në betejën e 24 gushtit të atij viti, të Bajraku i Luzhnicës, ku patën rënë heroikisht; komandant KUMANOVA (Ismet Jashari), Habib Zogaj (Arbëri), Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj dhe Gani Kastrati.
Atë kohë, Tahiri përgatiste Njësitin diversanto- vëzhgues, i cili numëronte 98 ushtarë. Unë isha zëvendëskomnadant dhe komandant Togu. Aty pashë interesimin e një ushtaraku të shkëlqyer dhe virtytet e një njeriu, që në të vërtetë kishte ardhur me shpirt për ta ndihmuar luftën e UÇK-së, i cili përveç moralit të fortë të punës kishte edhe përgatitjen profesionale. Ishte aq i thjeshtë sa, në shumë raste, na thoshte; ju që keni përvojë në luftime direkte, duhet t’i udhëheqni aksionet. Betejat dhe aksionet e suksesshme të udhëhequra prej tij janë të panumërta. Mjafton të përmenden disa, si ajo në Biraçë, ku lanë kockat se paku 22 policë dhe paramilitarë serbë, ajo te Pishat e Suharekës etj.
Që nga maji i vitit 1999 Tahir Sinani ishte komandant i gjashtë brigadave të asaj ane dhe e ndihmoi shumë operacionin “Shigjeta”, duke i hapur korridore të lira për furnizim me armatim. Tahiri si komandant i Zonës së Pashtrikut dhe unë si komandant i Batalionit II gardist, në bashkëpunim me Brigadën 124 ”Gani Paçarizi” organizuam aksione dhe punuam në minimin e rrugëve Rogovë- Kushnin dhe Rogovë- Lubizhdë e Hasit, në mënyrë që të pengonim lëvizjen e formacioneve të armikut. Por, armiku ishte numërikisht më i madhe dhe më i armatosur, kështu që disa herë ndërmori ofensiva të egra. Vlen të përmendet beteja e Celinës, e zhvilluar më 26 e 27 maj 1999, ku u luftua fyt më fyt. Aty, vetë Tahiri, edhe pse si komandant i Zonës nuk duhej të rrezikohej aq shumë, me vullnetin dhe dëshirën e tij për të hapur rrugë, bëri heroizëm të pashoq. Dhe, them sinqerisht, duhej të isha një shkrimtar, siç thoshte Mihal Grameno për betejën e Mashkullores që të përshkruaj gjithë atë punë që e bëri Tahir Sinani për bashkimin e trojeve shqiptare..”
Pos tjerash, ai ka merita të mëdha edhe për suksesin e operacionit të planifikuar nga SHP i UÇK-së me emrin e koduar “Shigjeta” në Pashtrik. Sipas planit të këtij operacioni parashihej që lufta guerile e deriatëhershme të shndërrohej në një luftë frontale përgjatë kufirit Kosovë- Shqipëri. Faza e parë e këtij operacioni ishte sulmi për hapjen e korridorit të Koshares, i cili u kurorëzua me sukses, ndërsa faza e dytë parashihte luftën e rregullt në frontin e Pashtrikut...(Eugen Shehu në Lajmet com.).
Provat e vështira si instruktor i stërvitjes së trupave dhe i kuadrove, si komandant i njësitit special, si komandant i Brigadës, ishin të mjaftueshme për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta emruar Tahir Sinanin, Komandant të Zonës Operative të Pashtrikut (Revista “Pavdeksia”, Tiranë, shtator, 2002).
Pra, siç u pa dhe u vërtetua më vonë, aftësia, trimëria, vendosmëria dhe sy çeltësia e komandant Tahir Sinanit, bënë që të mbesin të parealizuara ëndrrat e kriminelëve serbë; Sheshelit e Ojdaniqit, për të pirë kafe e për të lozur futboll në Malet e Berishës. Jo, ore jo, se aty ishte Tahir Tropoja, i cili kishte urdhëruar preras: Me asnjë çmim qoftë edhe me çmimin e jetës së ushtarëve, serbët nuk do t’i lejojmë të depërtojnë te popullata!
Tahir Kosova, me bashkëluftëtarët e tij besnikë, më 12 qershor 1999, hyn fitimtar në Prizren.
 
 
Drejt luftërave të reja
 
Dhe, më në fund, edhe në Kosovën e gjymtuar, pas natës njëqindvjeçare serbosllave, agoi ditë e bardhë. Përkundër atyre që nuk përmbaheshin nga gëzimi, Tahir Kosova, siç e quanin tashti trimin tropojan, ende nuk ishte i kënaqur dhe fytyra e tij ishte e zymtuar.
- Shpirti im nuk qetësohet përderisa edhe cepi më i skajshëm i trojeve shqiptare lëngon nën thundrën e huaj!
Kështu tha dhe, një ditë, pasi u çmall me anëtarët e familjes, mblodhi krahët e dragoit e mori fluturim për në Luginën e Preshevës...
Të mos harrojmë se ky luftëtar i madh i lirisë, që kur ishte komandant i TMK-së, në Qendrën e Stërvitjes dhe të Doktrinës në Nashec, në nëntor të vitit 1999, kishte vënë lidhje me krerët kryesorë të UÇPMB-së si me Shefqet Musliun, Ridvan Qazimin (Lleshin), Jonuz Musliun etj. Pasi i mblodhi edhe disa petritë, që vetë i kishte përgatitur më parë, iu përvesh betejave në Dobrasin, Konçul e në Bujanoc. Edhe atje bëri nam dhe fitoi një emër të ri: Tahir Presheva!
Po kur u nënshkrua Marrëveshja edhe për çmobilizimin e UÇPMB-së, ç’bëri Tahir burri?!
Ah, të keqen vëllait, ai nuk honepsej dot nga rruga e nderit. Fjala- fjalë e
besa- besë! Sërish duhej vazhduar lufta. Ai punonte në TMK, në Prishtinë, ndërkaq banonte në Prizren. Një i afërm i tij u përpoq t’ia mbushte mendjen që të mos shkonte më në luftë, sepse mjaft kishte luftuar dhe tash e tutje duhej të kujdesej për familjen e për punën, por kot. Ai iu kishte përgjigjur me këto fjalë: Si çdo njeri edhe unë kam dashuri dhe dhembshuri për fëmijët dhe gruan, por dashuria për liri të shqiptarëve që ua kanë mohuar pushtuesit serbosllavë është shumë më e madhe se ajo vetjake, prandaj unë nuk ndihem i qetë!
Dhe, sërish u nis drejt fronteve të reja të luftës. Kësaj here në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. As atje, në Luginën e Vardarit, nuk vajti i vetëm. Jo, jo, atë e ndiqnin pas bashkëluftëtarët e pandashëm, ata që ua kishte mësuar mirë artin luftarak...
Për çudi, ku ishte Tahiri, ishte mirësia, ishte burrëria, ishte trimëria, ishte shqiptaria. Pas komandantit shkonin edhe luftëtarët e tij. Edhe ata të Preshevës e të Bujanocit kaptuan majat e Korabit kryelartë dhe shkëlqyen në Tanushë të Gostivarit, ku po komandonte, siç po quanin tashti, Tahir Tetova.
-Fronti i luftës na ndau, ata shkuan në Tanushë, ku do ta kishin nderin të ishin ushtarë në Brigadën 116, me komandant Tahir Sinanin, kurse unë do të qëndroja në Shipkovicë me Brigadën 112 “Mujedin Aliu”. Të gjithë ishin të gëzuar se do të hapej një front i ri, ishin të gëzuar se në krye të tyre do ta kishin Komandant Tahirin. Disa e njihnin nga lufta në Kosovë, disa kishin dëgjuar për guximin dhe trimërinë, kurs unë për herë të parë dëgjova të flitej për Tahirin dhe për trimëritë e tij kur isha në Preshevë. Tregimet e shokëve për Tahir Sinanin krijuan tek unë figurën e një legjende që pas vrasjes aksidentale të tij do të shkruaj me dhimbje një baladë- shkruan në ditarin e tij të luftës (ende të pabotuar) me titullin “MESAZH”, komandant Detion Korabi- “DETI”. Nga balada, e cila përbëhet nga 17 strofa, shkëpusim dy prej tyre:
 
Komandant Tahiri
Si furtunë po vjen
Ngarkuar me këngë
Shkruar në legjendë
Komandant Tahiri
Mbështjellë në legjendë
Në një luftë shkon
Nga një luftë vjen...
 
Ndërkaq komandant “VJOSA”, këtë legjendë të trimërisë shqiptare e përshkruan kështu: “Tahiri ishte një deti i thellë, shumë më shumë të futeshe në botën e tij, aq më shumë thesar gjeje”.
-Krenohem që kam qenë pjesëmarrës i luftës së lavdishme të Kosovës. Gjithashtu jam krenar për shokët e pushkës që i pata në këto dy lufta, ndër të cilët edhe pjesëmarrësin e të tri luftërave, ish- Komandantin e Brigadës 116 për Zonën e Gostivari, dëshmorin Tahir Sinani-“Tropoja”, i cili gjatë një fjalimi të mbajtur para ushtarëve të Brigadës, deklaroi:
“...Pas paradës që do ta mbajmë në Gostivarin e çliruar, kjo Brigadë do të marshojë për çlirimin e tokave të tjera të pa çliruara të
Shqipërisë”,- thotë në fjalën mbrojtëse në Gjykatën e faktit të Tiranës, invalidi i Luftës së Kosovës, Taip Mustafai-“Vardari”, i cili bashkë me Gafurr Adilin- “Valdet Vardarin”, kryetarin e FBKSH-së, (Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, i formuar më 12 e 13 korrik 2002, në Kuvendin Kombëtar, në Pallatin e Kongreseve të Tiranës), u pranguan dhe u hodhën në Burgun e Tiranës!!! (Shih librin e Mr. Gafurr Adilit ”Nëna më lindi, Shqipëria më rilindi”, Tiranë, 2006).
Pra, Tahir Sinani- Tetova, komandanti i Brigadës 116 “Xhemë Gostivari” ishte largpamës që nuk mund t’ia hidhte dot askush. Kur qeveria shovene maqedonase, e shtyrë nga diplomacia amerikane, karshi botës, bëri një lloj amnistie për luftëtarët e UÇK-së, zëri i tij kumboi mbi shkrepat e Sharrit plak: ”Vëllezër, ne s’kemi bërë krime që të na gëzoi amnistia e Lubo Gjeorgjevskit. Një shekull kemi durua veç krimet e tyre në shpinë. Të mos i mbyllim sytë përpara kësaj paqeje të rreme!”.
Këto fjalë të tij profetike dolën pa shkuar as dy ditë të plota. Ushtria maqedonase, me të gjitha mjetet luftarake, sulmoi pozicionet e luftëtarëve të lirisë. As Tahiri nuk qëndroi duarkryq, por u përgjigj flakë për flakë...
 
 
Lotët e Tanushës
 
Dhe, luftërat e betejat vazhdonin.
Edhe korriku përcëllues po i numëronte ditët. Ishte data 29 korrik 2001.
Tahir Tetova, me trimat e trimëreshat, që vdekjen e shikon në sy dhe i thoshin ku je, nuk do të ndaleshin pa i çliruar cep më cep trojet, ku bukës i thoshin bukë e ujit ujë. Atë ditë kishin ndarë mendje të bënin minimin e territorit të armikut. Dhe, ecnin me këngë në gojë, për t’u shndërruar edhe vetë në këngë: Tahir Sinani- TETOVA, Hyrë Emini -MIRA, Brahim Ademi (TT), Naser Ademi dhe Hisa Fazliu. Po, po, dhe mu atë ditë i mori me vete përjetësia! Tanusha e bukur, mu si e dashura e Halil kreshnikut, ishte kapluar nga zymtësia dhe, për herë të parë në jetën e saj, i ngrinë pika loti në qepallë.
Dhe, po atë ditë, me dhembje e krenari, përzier tok, trupat e atyre burrave të mëdhenj të kombit, u paqëtuan në Kukël- Zabel të Tanushës së Gostivarit.
 
 
Të shtënat e nderit u përzien me krismat e lirisë që vazhdonin betejat...
 
Më 24 maj të vitit 2002, trupi i dëshmorit Tahir Sinani rivarroset në Varrezat e Dëshmorëve, në Landovicë të Prizrenit. Rivarrimi i tij qe madhështor, asi çfarë e meritonte trimi i paepur, i cili luftoi për çlirimin dhe bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Edhe pjesëmarrësit ishin nga të gjitha trojet shqiptare, nga Drenica e nga Tropoja, nga Anadrini e nga Presheva, nga Kumanova e nga Dukagjini, nga Llapi e nga Tetova, nga Bujanoci e nga Gostivari.
Shembulli i tij do të mbetet unikat dhe përherë do të jetë frymëzim për brezat e ardhmërisë. Në fund ai u quajt Tahir Shqipnia, që më së miri tregon synimin e tij përfundimtar. I frymëzuar nga kjo, luftëtari dhe njëri prej themeltarëve të UÇK-së, gjeneral major Rexhep Selimi do të shkruajë:
Rruga jonë ka nis me shekuj
Shokë ju mos u ndalni
Nëse doni t’më kujtoni
Amanetin mbani
Unë jam veç një çlirimtar
Kështu m’deshi liria
M’kanë pas thënë Tahir Sinani
Jam Tahir Shqipnia!
Emri dhe vepra e tij nuk harrohen për jetë të jetëve. Për të thuren vargje e këndohen këngë. Kënga del prej grykës së pushkës,- thoshin dijetarët drenicarë. Dhe, ky atdhetar, ishte në këtë vazhdë, andaj të gjithë e nderojnë dhe i këndojnë. Por, Tropoja e tij e dashur, kjo perlë e këngës dhe valleve shqiptare, është prijatare.
Nuredin Sadik Lushaj, mësues pensionist nga Gria, ka shkruar shumë vargje për trimin që e nderoi shqiptarinë, prej të cilave shkëpusim:
 
N’zemrat tona Hero i gjallë
N’çdo betejë na prinë në ballë
Shpirti yt si pëllumb i bardhë
Re me nder për komb shqiptar
Flamur u ngrite në Maqedoni
Je rreze drite për L I R I .
 
Po Isa Breçani, njeriu që edhe vetë kontribuoi në kufi, në mallet e Shipshanit, në detyrën e Radionënlidhjes të grupit operativ në Brigadën Bajram Curri, në mbështetje të veprimeve të UÇK-së, e që sot pesëqind e ca dëshmorëve u ka ngritur lapidarë në vargje? Për të s’kemi çka të themi, ai ka bërë shumë e shumë vargje për krenarinë e Tropojës e të gjithë shqiptarisë. Pa ditur çka të zgjedhim më parë, u përcaktuam për një strofë të këngës më të re të tij, kushtuar gjeneralit Tahir Sinani, e cila vjen edhe si një porosi që duhet mbajtur vath në vesh:
 
Amaneti i gjeneralit
Me sokolat e idealit
Mbet n’Tanushë t’Gostivarit
Për Flamur, bashkim kombëtar
Krahët e shqipes mos me u ndalë!
 
Për merita dhe aftësi të jashtëzakonshme ushtarake dhe për kontributin e madh që dha në të gjitha luftërat dhe betejat për çlirimin e trojeve shqiptare, komandant Tahir Sinani, është graduar, dekoruar dhe shpërblyer nga shumë shoqata e institucione shtetërore e ushtarake.
Brigada 116 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilën e kishte udhëhequr vetë me gradën gjeneralmajor, në shenjë respekti, mori emrin “TAHIR SINANI”.
Shtabi i Përgjithshëm i TMK-së e ka dekoruar me Urdhrin Adem Jashari, ndërsa Këshilli i Bashkisë i qytetit Bajram Curri i ka dhënë titullin “Qytetar nderi”.
Akademia e Mbrojtjes “Hamëz Jashari” i ka akorduar Dekoratë, ndërsa Qendra e Stërvitjes dhe e Doktrinës në Nashec i ka dhënë Mirënjohje.
Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, me seli në Manhaim i ka dhënë Mirënjohje.
Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Brigada 112 “Sherif
Januzi- Enver Ramadani” i ka dhenë Lëvdatë.
Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, me dekret të shtatorit 2001, posmortum e gradoi Gjeneralbrigade.
Më 29 korrik 2003, në dyvjetorin e rënies së dëshmorit Tahir Sinani, Organizata Kombëtare “Për Dëshmorët e Atdheut”, në Muzeun Historik Kombëtar, organizoi një veprimtari përkujtimore. Atë ditë, në emër të Shoqatës TROPOJA, kryetari i saj, Adil Neziri, familjes se tij ia dorëzoi çertifikatën Tahir Sinani- Nderi i Shoqatës Tropoja dhe ka propozuar që gjeneralit, i cili bëri tri luftëra për bashkimin e trojeve shqiptare ti jepet titulli i lartë NDERI I KOMBIT.
Edhe më ka Mirënjohje, Dekorata e Lëvdata, qoftë për dëshmorin, qoftë për familjen e tij, por nuk është nevoja të përmenden të gjitha. Mjaftojnë këto, për ta ditur kush ishte ky luftëtar i madh i të gjitha Trojeve Etnike Shqiptare.
Pra, me këto pak fjalë, sepse kjo figurë madhore meriton shumë më shumë, ky ishte:
 
Tahir Sinani- TROPOJA!
Tahir Kosova!
Tahir Presheva!
Tahir Tetova!
Tahir Shqipnia!
 
Një popull që lind të tillë burra, kurrë nuk duhet të frikohet nga zhbërja!
LAVDI...I leht te qofte dheu ,vella...gjaku yt e vulosi ngjyren e kuqe ne flamurin kombetar...ndersa ngjyra e barutit tand shkruajti historin me te re te kombit...U vrat per te mos vdekur kurr ne zemrat e shqiptareve.

Fjalet e shenuar me larte jane shendruar ne kenge nga kengetari Halit Gashi per Tahir Sinanin.
_____________________
Burimi: zemrashqiptare.net

Freitag, 16. August 2013

Molla e Evës


Tregim nga Albert Zholi

Atë të diel, në plazhin privat të Glifadhës (Athinë) s’kishe ku të hidhje mollën. Njerëzit ngatërroheshin me shoqi-shoqin si pleksja natyrale e gishtërinjve të duarve kur futen midis njëri-tjetrit. Kishin vërshuar për të mposhtur vapën drejt ujit të detit, edhe pse ky i fundit dukej si një xhezve e vënë në zjarr. Avujt e parë shtilleshin në formën e një mjegullnaje dhe lëvizja e qetë planetare dukej sikur nga çasti në çast do të vidhisej bashkë me gjallesat që do të bëheshin pre e nëntokës. Transoqeanikët gjigantë perceptoheshin si barka fëmijësh, ndërkohë që palmat e kishin humbur funksionin e tyre, duke marrë forma të çuditshme nën mbretërinë e avujve.
Çadrat e vendosura si kuadratet ushtarake me helmeta në parakalime s’ta mbushnin aspak mendjen se kryenin funksionin e rehatisë. Një zallamahi njerëzish, ecje në breg të detit, stërkala uji, të goditura topi, përplasje duarsh dhe biseda në celular. Njerëzit dukej se po i gërricte vetja. Të krijohej ideja se këta njerëz nuk po kënaqeshin aspak me vetminë e dëshiruar që prej kaq vitesh, e kishin kthyer në institucion jetësor.
Kthehesha në plazhin e Glifadhës pas gjashtë vjetësh dhe nuk më cyste aspak dëshira për të pikasur transformimet e begatisë. U largova nga motra dhe kunati, duke sjellë ndërmend plazhin e Durrësit, që, edhe pse ishte inferior ndaj luksit dhe madhështisë së plazhit të Glifadhës, ishte superior në ekzistencën njerëzore. Mes kësaj madhështie mungonte zëri njerëzor, ai që i jep jetë tokës. Kur isha në Greqi nuk i isha ndarë këtij plazhi, ndërsa sot, pas 6 vjetësh, ai më dukej i huaj, i panjohur, i largët. Nën forcën e bisedës sime me vetveten kisha mbërritur në breg të detit. Këmbët e mia veçuan një brez midis ujit dhe rërës. Gjysma e shputave ishte mbi ujë, gjysma në rërë. Nxehtësia e rërës përparonte dhe mpakej te gishtërinjtë që rrekeshin nën freskinë e ujit të kripur. Edhe trupi dukej se po lidhte dy botë. Një lloj ekuilibri fizik qëndronte mrekullisht në përputhjen e dy elementëve më interesantë të galaktikës: tokës dhe ujit. Meditimin ma ndërpreu një top i përplasur në këmbët e mia. Një drithërimë përhumbjeje ma përshkoi gjithë trupin. Erdha në vete, duke pikasur pranë këmbëve topin e llastikut. I kaltër, me ca pulla të kuqe, dukej si një fëmijë fajtor, që padashur i janë skuqur faqkat nga turpi. U përkula dhe e mora në dorë. Një grua rreth të tridhjetave po afrohej duke më buzëqeshur. Duhej ta kishte hedhur ajo. Trupi i gjatë dhe i rregullt, beli i hollë, buzët e trasha plot lëng, flokët e zinj të mbledhur mbrapa topuz, gjinjtë e kolmë dhe syzet e errëta të diellit, krijonin tek ajo një siluetë perëndeshe. Ajo grua e krijuar nga dheri, uji dhe pasioni, dukej si e vetmja shenjë jete në atë sallatë vape. Ishte afruar gati një metër kur unë zgjata duart për t’i dhënë topin.
- Nuk më njeh Naim? - pëshpëriti ajo duke shtuar dozën e buzëqeshjes dhe duke nxjerrë në pah rruazën e dhëmbëve. Zëri i saj m’u duk gjysmë i njohur. Kujtesa filloi të pështjellohej dhe dukej se po i binte kambanës së alarmit. E zhbirova përsëri fytyrën e saj në harmoni të përsosur, duke kuptuar se ajo fytyrë engjëllore nuk kishte hyrë kurrë tek unë.
Ndërkaq gruaja hoqi syzet. Shtanga. Sytë e saj, me shkëlqimin e ullinjve majoshë në kulmin e vajit, nuk i kisha harruar kurrë. Ata sy më kishin kushtuar ngasjen. Në blerimin e tyre dinakë ishin pleksur në mënyrë inatçore bukuria dhe shëmtia, tundimi dhe provokimi.
Po. Sytë e saj kishin rremat e pacipësisë. Ata ishin një histori e tërë pafytyrësie. Rrija si i hutuar. Nuk doja t’i flisja, as ta shihja në sy. Doja të largohesha menjëherë.
- Keni ditë që keni ardhur?- pyeti ajo duke i dhënë fytyrës një ëmbëlsi femërore.
“Oh Zot! Shejtankë të tillë nuk më kanë zënë sytë”,- mendova.
- Pak ditë kam. Do të iki shpejt,- iu përgjigja me ton të zbutur. Isha përmbledhur vetvetiu. Fundi i fundit, s’kisha pse të krijoja konflikt në atë ambient. Si djallushkë e lindur, gruaja perceptoi ndryshimin dhe më buzëqeshi më me përzemërsi.
- Je me shërbim? Kam dëgjuar që ke një punë të rëndësishme në Tiranë. E kam thënë gjithnjë që ti ke qenë shqiptari më i hairit. Të kam admiruar gjithnjë për këtë.
Ndërsa fliste, gruaja më hodhi krahun.
- Po. Kisha një punë në ambasadë. Po Dritani ku është? - e pyeta me atë sinqeritetin fëminor që të tjerët ma marrin shumë herë për budallallëk. Ajo ndaloi dhe fytyra i mori një pamje serioze.
- Nuk e ke takuar Dritanin në Tiranë? - pyeti ajo e habitur. - Ju keni qenë miq të mirë.
- Jo, - i thashë me po atë ton fëminor që i drejtova pyetjen.
Ajo, duke u përpjekur të dukej e prekur në shpirt, më tha:
- Uff! Ç’të të them Naim. Ja, është pak e dhimbshme. Ka një diçka që... Dëgjo, dëgjo, - dhe fytyra i mori një mimikë dhimbjeje. - Unë dhe Dritani u ndamë. Kishim probleme. Unë e doja atë njeri, por…
Një lot i zi rrëshqiti nga syri i saj majtë i kallajisur në gjithë formën e tij të bukur. Ajo u përpoq ta zhdukte shenjën e tij.
- Ai u kthye në Shqipëri. Ka gati një vit. Ndërsa unë jam martuar me një grek. Është burrë i qetë dhe i respektueshëm. E bëra për djalin, që të jetonte i qetë, jo për vete. Tani jemi një familje normale se Jani është i pasur.
Ndërkaq i ishim afruar një shezlongu ku shtrihej një burrë mbi të 50-at. I imët, me dy kocka dhe flokë të rrallë të ngritur përpjetë, dukej sikur nga çasti në çast mund ta merrte era.
Sa më pa, burri u çua në këmbë si me komandë. Eva, duke më futur krahun e djathtë, i tha:
- Jani mu, aftos ine e protos files mu stin Alvania (i dashuri im, ky është një mik i shtrenjtë shqiptar). Duke mbështetur kokën në supin tim, i buzëqeshi ëmbëlsisht të shoqit. Ai më zgjati dorën, ma shtrëngoi fort dhe më ftoi të ulesha në një karrige portative që e kishte në krah. Mua s’po më zinte vendi. Zoti Jani m’u duk si një qenush shtëpie, ndërsa Eva si një forcë e zezë magjie. Me mirësjellje i lashë të kuptonte z. Jani se më prisnin dhe se duhej të largohesha. Ai më përshëndeti me të njëjtën përzemërsi. Ndërsa Eva, pasi ishte shkëputur për disa sekonda, u afrua me një kartëvizitë në dorë.
- Merre Naim, shtëpia ime është e hapur për ty. Unë gjithmonë të kam respektuar (dhe sytë provokues i shkreptinin si atë mbrëmje para 6 vjetësh). Ti me sjelljen dhe tipin që ke, meriton më shumë në jetë. Më kupton?
Sytë iu ndezën më shumë se në atë natë vjeshte. Ajo po kalonte në ekstazë.
- Nesër Jani ikën me shërbim në Gjermani. Do të jemi shumë rehat. Për një njeri si ti kam pasur gjithnjë nevojë. Unë mund të të dhuroj shumë.
Unë as që po e dëgjoja më. Me kartëvizitën në dorë u largova duke i thënë një “të shohim”.
Motra me kunatin ishin shqetësuar për vonesën time.
- Pse je zverdhur?- më pyeti motra. Unë s’iu përgjigja, por u ula nën hijen e çadrës dhe kërkova një gotë ujë të ftohtë. Pasi e piva me një frymë dhe mbështeta kurrizin te shtylla mbajtëse e çadrës, sikur u qetësova. Shikimi m’u kthye në normalitet. Motër e kunat më shihnin ende të shqetësuar.
- Takova një person që më kujtoi diçka të hidhur, por tani kaloi. Po, kaloi,- u thashë dhe u kapërdiva.
Ata u çliruan nga ankthi dhe më vështruan me çiltërsi.



***

Ishte dasma e parë që bënim si emigrantë në Greqi. Siç e kemi zakon, nuk harruam orizin e nuses, bukën, mjaltin dhe monedhat metalike, duke dashur ta bënim sa më të pranishëm dherin dhe traditat tona denbabaden. Dasma u zhvillua në një lokal të thjeshtë në lagjen “Peristeri” të Athinës. Me Dritanin kisha qenë shok lagjeje dhe ishim sikur kishim prerë kërthizën. Ishte një vit më i madh se unë dhe ajo që na lidhte bashkë ishte miqësia e sinqertë. Sa e sa herë kishim bredhur të dy në malin e Dajtit, ndërsa unë ëndërroja të na dilte para një ari gjigant dhe t’i shpëtoja jetën. Kisha qenë gjithnjë një tip çapkën, ndërsa Dritani ishte intelektual i lindur. Njeri studios, i dalëpak me shoqëritë dhe mbi të gjitha me femrat. Eva e kishte futur në lak me hiret e saj. Jetonin ballë për ballë me shtëpi dhe ajo femër, që e mbanin si numri një në lagje, e prejardhur nga një familje intelektualësh, e bëri shpejt për vete. Familja e Evës emigroi në Greqi në 1994-n dhe pas saj shkoi edhe Dritani, që kishte rënë kokë e këmbë në dashuri me fqinjën e tij. Pas mbarimit të studimeve në Degën Fizikë me nota të shkëlqyera, Dritanin e kishin mbajtur si pedagog të jashtëm në fakultet, por ai sfidoi të ardhmen e tij. Eva sapo kishte mbaruar gjimnazin dhe ishte në kulmin e shpërthimit të pranverës së moshës. Me gjithë moshën, i pëlqente të dukej si llasticë dhe të shkelte pamëshirshëm të tjerët. Kisha përshtypjen që ishte edhe pak kurvickë dhe jo vetëm prej emrit të mëkatit biblik. Edhe pse kur ecte mundohej të ulte sytë, e ndieja që ajo i shtinte meshkujt në mëkat. Kur Dritani nisi të më fliste për të, e ndjeva që diçka kishte ndryshuar në karakterin e tij. Ai më kishte rrëfyer se ajo çapkëne i kishte propozuar të dilnin një mbrëmje së bashku dhe nga ai çast ai mendonte ditë e natë për të. Kishte rënë keq në dashuri. Ai më kërkoi mendim, por unë ngrita supet. E dija që në atë çast, kur ai ishte mbuluar nga vala e dashurisë, faktet reale do t’i dukeshin si sajime dhe do të më urrente nëse do t’i kundërvihesha sevdasë së tij.
Evën e kishte ngacmuar një shoku im i kursit. Një periudhë kohe kishin bërë edhe seks, derisa në rrjetën e saj ishte peshkuar Dritani. Me tangërllëqet e saj pa fre, ajo e linte të shpresonte akoma dhe hera-herës i sajonte ndonjë takim, edhe pse dukej që me profesorin do të krijonte një lidhje serioze. Nuk di pse kam heshtur asokohe. Gjithnjë kam menduar që njeriu duhet ta njohë vetë të vërtetën dhe të nxjerrë mësimet, por shumë burra bëhen robër dhe nuk i shpëtojnë dot lakut femër.
Eva më shikonte shpesh në rrugë me Luanin, shokun e kursit, ndërsa në lagje me Dritanin. Nuk i bënte tërr syri. Unë as që ia hidhja sytë, sikur ajo të mos më shfaqej përpara meje me përmasat reale fizike. Si Luanit ashtu edhe Dritanit, Eva u kishte folur keq për mua: Mendjemadh, indiferent, mashkull gdhë që nuk di të respektojë femrat.
Po mua aq më bënte.
Prindërit e Evës u detyruan ta linin Tiranën dhe të emigronin në Athinë. Eva, sigurisht, nuk mund të rrinte pa prindërit, por edhe prindërit pa Evën. Dritani, edhe pse tashmë me një të ardhme të shkëlqyer, u detyrua ta braktiste kryeqytetin për hir të dashurisë. Pak muaj më vonë Tirana u bë e padurueshme. Emigrova edhe unë. Me Dritanin, edhe pse jetonim në një qytet, frekuentoheshim rrallë. Banonim në lagje të ndryshme, ai punonte si ndihmës bojaxhi me orare të zgjatura dhe nuk kishte më dëshirë t’u kthehej atyre bisedave të gjata shkencore që na kishin lidhur aq shumë atëherë. Antipatia ime për Evën i shtonte akoma më shumë dozat e largësisë. Me gjithë frekuentimin e rrallë, përsëri ajo shoqëri për mua kishte mbetur e rëndësishme, ndaj dhe në rastin e ndihmës më pëlqente të isha në skalionin e parë.
Eva me Dritanin jetonin prej kohësh bashkë pa bërë ndonjë ceremoni. Ndërsa e takova një ditë Dritanin, i thashë të bënin një dasmë se shpenzimet e darkës ia merrja unë përsipër. Mua më ecnin goxha mirë punët dhe më dukej se duhej të bëja diçka shumë të veçantë për t’i treguar që ai kishte shumë vlera në jetën time. Bashkë me të shoqen e mirëpritën dhe e vlerësuan këtë akt. Mora një orkestër që bridhte nëpër dasmat e shqiptarëve, e përbërë nga sazexhinjtë e Përmetit, që në ato vite të vështira mbijetese për shqiptarët ishin larguar drejt tokës së Orfeut. Orkestra u vendos në cep dhe përbëhej nga një klarinetë, një fizarmonikë, një def dhe një kitarë, aq sa për t’i qarë ato këngët e Jugut.
Dritanit i erdhi vetëm babai, ndërsa nëna nuk kishte mundur të pajisej me vizë. Farefisi i Evës ishte mbledhur në Greqi dhe u vendos në ballë të lokalit dhe rreth tyre 70 familjarë të tjerë, shokë, miq dhe të afërm të çiftit, të gjithë të pispillosur si për festë. Sigurisht, ndriçimin më të madh mes të ftuarve e kishte nusja me dhëndrin. “Janë bashkuar një diell dhe një hënë”, - më tha njëri nga orkestrantët. Fustani dhe velloja e bardhë e Evës, ecja e saj si një shtojzovalle, tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve menjëherë sapo ajo përshkoi së bashku me dhëndrin korridorin dhe u vendosën në ballë të tryezës.
Ka një bukuri mahnitëse momenti i dasmës. Një rit që ka mbijetuar me shekujt dhe që është bërë pjesë e njeriut. Gjithë ata të ftuar që gëzojnë për dashurinë e dy të rinjve. Bashkimi ritual mes një femre dhe një mashkulli, ku të dy shijojnë mrekullinë e natyrës dhe shumimit në çastin më të epërm të prehjes fizike. Ky zakon i bukur njerëzor kërkon gjithë respektin human. Dhe në fakt, mirësia e të pranishmëve ngrihej rreth e rreth tryezave, ku të ftuarit shijonin bukën e të martuarve për t’u uruar një jetë të mbushur me gëzim e me trashëgimi. Natyra kishte falur goxha dhunti tek ajo nuse. Gjithnjë e kujdesshme, pispilluqe, e buzëqeshur para meshkujve, të jepte përshtypjen e një engjëlli. Dukej se ishte bërë nuse vetë, sepse dallova fytyrën e qumësht, sytë plot nur, gjokset e nginjur, vithet e hajthme, që të bënin t’i kushtoje se s’bën vëmendje. Kur sfiloi pranë meje për t’u ulur në vendin e saj të rezervuar, e përshëndeta thatë. Atë mahnitjen e madhështisë së saj para meshkujve nuk e duroja dot. Përkthehej: “Edhe sot nuk të pëlqej? Para bukurisë sime janë përulur burra të fisëm që janë mbajtur si njësha, jo ti!”. Kjo lloj parade djallëzore nuk më shkonte aspak për shtat. Në momentin që na u kryqëzuan sytë, ajo afroi kokën te Dritani dhe me vështrimin ende tek unë e puthi atë lehtë në faqe. E hoqa vështrimin vrikthi nga ajo dhe u drejtova tek orkestra. Nuk më pëlqeu ajo puthje, dukej artificiale.
- Merrjani një kënge popullore, - u thashë sazexhinjve. Dëshiroja një tjetërsim ambienti me shije shqiptare për të dalë nga ajo gjendje melankolike që më kaploi trupin.
Orkestra filloi të këndonte njëzëri:
Te qafa e malit
Të putha në buzë,
Loti preu faqen
Zemrat u bënë urë.
Ata tinguj ishin të magjishëm. Klarinetisti dukej sikur ata tinguj i nxirrte nga thellësia e shpirtit dhe jo nga një instrument i pajetë. U harrova mbas atyre tingujve dhe fillova të këndoja bashkë me ta. Nisën të na shoqëronin të gjithë. Ai lokal i vogël dukej se do të shembej nën tingujt e orkestrës dhe të korit të të ftuarve:
Kjo urë le të zgjatet
Sa koh’ e kurbetit,
Lotët s’do të thahen
As nga er’ e detit.

Klarinetisti u ngrit në këmbë. Ai ulej dhe ngrihej me klarinetën në dorë sa dukej se ishte bërë njësh me të. Ndërkohë nisi të lotonte. Atmosfera u ndez më shumë. Njerëzit, jashtë çdo organizimi, kërcenin sup më sup. Kështu vazhdoi dasma deri në të gdhirë. U largova i fundit nga lokali, pasi likuidova pagesën me pronarin. Kishte qenë një moment i veçantë.
Pas dasmës me Dritanin takohesha më rrallë. Puna e rëndë kishte nisur t’i nxirrte kërkesa të tjera. Pas disa muajsh çiftit i erdhi në jetë një djalë.
Pikërisht kur djali mbushi muajin, Dritani u rrëzua nga ballkoni i një ndërtese trekatëshe ndërsa lyente. Kur Eva më lajmëroi atë pasdite për katastrofën, nuk mund ta besoja. Kishte thyer të dyja duart dhe i ishin prerë gishtat e dorës së djathtë. Një katastrofë për atë burrë të ri, që sapo kishte krijuar familjen e tij. Shtrimi në spital ishte një problematikë më vete. Dritani nuk kishte sigurime shoqërore dhe pjesën dërrmuese të shpenzimeve të spitalit e mbuloi vetë, me kursimet e pakta që kishte vënë mënjanë gjatë tre viteve punë. Dritani ndenji rreth një muaj e gjysmë në spital dhe unë çdo natë gdhihesha pranë tij. Në këtë periudhë miqësia jonë u bë si atëherë në Tiranë. Edhe Eva filloi të ishte më e përzemërt me mua, megjithëse unë qëndroja në llogoret e indiferencës. Pas daljes nga spitali, ekonomia e Dritanit ishte shkatërruar. Sipas mjekëve, ai nuk mund të punonte në ndërtim ose në zanate me lodhje fizike. Kjo gjë e shkatërroi Evën. I ati i saj kishte tre muaj që kishte vdekur dhe barra ekonomike ra në duart e së ëmës. Ndaj të shoqit filloi të shfaqte shenja indiferentizmi dhe nënvlerësimi. Kjo solli sërish largesën time. Nuk i duroja dot ankesat për të shoqin në sy tim dhe sikletin e paaftësisë së tij. Nuk di se sa kisha pa shkuar, kur një mbrëmje, rreth orës 19.00, zhurmoi celulari. Në ekran dallova telefonin e shtëpisë së Dritanit. I telefonova menjëherë.
- Alo, Naim, Eva jam. Hajde pak në shtëpi se kam një problem.
U shqetësova jashtë mase. Mendova se mos Dritani kishte pasur ndonjë komplikacion dhe renda. Pas 20 minutash u gjenda në prag të shtëpisë së tij. I rashë ziles.
- Kush është?- dëgjova Evën në citofon.
- Naimi jam, - thashë me nxitim. U dëgjua sinjali elektrik i hapjes së derës. Kur u ngjita, te dera e hyrjes së apartamentit të tyre me qira qëndronte e ambalazhuar një sobë elektrike. E mora me mend pse më thirri Eva. Dritani nuk mund ta fuste brenda atë pajisje elektrike. Pa arritur të trokisja gruaja e re më hapi derën. I zgjata dorën me një fill buzëqeshjeje në buzë. Ajo ma shtrëngoi gjatë dhe më afroi afër vetes duke më puthur si mik të vjetër. U befasova paksa nga ky afinitet. Sakaq te dera u shfaq Dhionisi i vogël, të cilit nuk kisha harruar t’i merrja një pako biskota. Isha në pritje të daljes së Dritanit dhe nënës së Evës, por më kot. Gruaja, siç duket, e kuptoi shqetësimin tim dhe më tha:
- Prandaj të thirra, nëna me Dritanin nuk janë sot. Ata kanë ikur në Tiranë për punën e ca dokumenteve të shtëpisë. Vetëm nuk mund ta fusja brenda sobën.
U stepa. Mund ta kishin futur punëtorët që e transportuan. Si djall që ishte, gruaja e bleu menjëherë mendimin tim dhe shtoi shpejt e shpejt:
- Më saktë, nuk kishte kush të ma montonte. Kush rri tri-katër ditë pa sobë.
Hoqa xhaketën dhe iu përvesha punës. Pasi e futa brenda stufën, fillova montimin. Puna vazhdoi mbi një orë. Gjatë kësaj kohe Eva po tundte në krevat të birin. Përsëritja e herëpashershme e emrit Dhionis, Dhionis, sikur më ngacmonte nervat. Sesi më tingëllonte ai emër i huaj, kur ne kemi emrat tanë aq të bukur. Kur Dhionisin e kishte zënë gjumi, ajo u fut në kuzhinë:
- Hë Naim, u lodhe? Të më falësh, por nuk kisha rrugë tjetër. Unë ty të kam këtu. Ktheva vështrimin nga ajo. Nuk u besova syve. Ajo kishte mbathur një këmishë nate transparente, ku shquheshin breçkat fine dhe sytienat e zeza, të plota. Flokët i kishte anuar në të mëngjër dhe rrinte aq normalisht sa më cimbisi në kraharor. Kur shikimet tona u kryqëzuan, ajo buzëqeshi në mënyrë kaq ndjellëse, sa brenda qenies sime u trondit sistemi i jetës. Dy qenie filluan të kaploheshin brenda meje. Një piskamë epshi dhe dëshire për të hyrë në shpellën e seksit të saj dhe një vetëkontroll natyral për nder të sinqeritetit miqësor. Nga njëra anë, tundimi i pashpirt drejt rrugës së mëkatit përballë një krijese të bukur dhe të brishtë, nga ana tjetër serioziteti burrëror i besnikërisë, që në këto momente të fisnikëron mbi çdo gjë. Pas atij dyluftimi të brendshëm, aq tragjik, brenda meje u vendos paqja. Po, asgjë nuk do të ndodhte. Epshet mashkullore u strukën, u fshehën si iriqë duke i lënë vendin miqësisë.
Si djall që ishte, gruaja e deshifronte më mirë se unë dyluftimin tim.
- Do të gatuaj një tavë dheu me fërgesë. Nuk e ke idenë sa të shijshme e bëj,- tha gruaja.
- Jo, Eva. Unë do të iki.
- Mos e diskuto një gjë të tillë. Sonte do të hash bukë me mua se nuk hahet buka vetëm. Pastaj u lodhe!
- Jo, nuk u lodha, përkundrazi.
- Lëre kokëfortësinë dhe mendjemadhësinë.
Nga minibari gruaja nxori një shishe vere dhe pasi hoqi tapën e derdhi në dy gota. Ndërkohë unë provoja sobën. E hapa dhe e mbylla disa herë derisa u binda se funksiononte normalisht.
- E ke në rregull,- i thashë Evës dhe mora gotën e verës.
- Gëzuar dhe ta gëzoni sobën. E vura verën paksa në buzë. Në këtë moment ajo ishte ngjitur me trupin tim. Parfumi i saj të ftonte drejt ngasjes. Befas më hodhi duart në qafë. Shtanga. Frymëmarrja e saj kryhej brenda buzëve të mia. Nuk durova dot më. Ia kapa të dyja duart, ia hoqa nga qafa dhe e shtyva tutje. Ajo desh u rrëzua. Hapi sytë e frikësuar. Nuk e kishte pritur këtë lloj reagimi. Sytë dhe fytyra iu egërsuan në çast. Bukuria dhe feminiliteti i perënduan nga fytyra. Ngjasonte me një luaneshë të plagosur, e cila kurrsesi nuk mund të pranonte humbjen, duke pasur parasysh dhuntitë e saj. U zvarrit duke përtypur buzët dhe gotën e zbrazur të verës e vendosi mbi sobë. Sytë e saj të tmerrshëm shpërthyen në një urrejtje të paimagjinueshme. Duke shtrënguar dhëmbët nga sfida, zhveshi këmishën dhe me një shkathtësi prej buçeje i hodhi poshtë këmbëve sytienat. Ai trup lastar si një shelg i bardhë liqenesh të tundonte. Një metër larg meje ishte engjëlli dhe djalli, njeriu dhe shtaza, qejfi dhe mëkati. Mbylla sytë për një çast dhe shtrëngova dhëmbët. Para syve m’u shfaq Dritani, pa atë energjinë e dikurshme, pa forcën fizike dhe ëndrrat e marra. Kishte kohë që shpirti i tij nuk qeshte si dikur. Ajo ishte afruar sërish aq afër, sa frymëmarrjet tona dëgjoheshin qartë. Ajo frymënxirrte epsh dhe dëshirë shtazore seksi, unë ndieja urrejtje për atë grua mjerane.
- Mos do të më shtysh prapë dhe do të më thuash se sonte nuk do të flesh me mua? Mblodhi buzët duke shtrënguar dhëmbët. Fytyra i ndërronte çehre çdo sekondë. Herë i nxihej, herë i zverdhej, herë i merrte ngjyrë gri, herë ngjyrë të kuqe. Dukej si ylber, ku çdo ngjyrë imponohej nga instinkti. Në këto momente nuk kishte mbetur asgjë nga Eva normale. Nën këtë ngjyrim të gjithëndryshueshëm të fytyrës ajo hoqi edhe të mbathurat. M’u duk si një prostitutë që përpiqet me çdo mënyrë të afrojë një klient të çfarëdoshëm, vetëm e vetëm që të fitojë paratë e punës. Një shpërfytyrim i pazakontë i natyrës femërore.
- Eva, unë nuk mund të bëj asgjë me ty. Më dëgjon?
Ajo m’i nguli sytë dhe po më ndiqte.
- Unë nuk mund të shkoj me një grua që s’e ndiej, me një grua që kam krijuar miqësi dhe më vonë dashuri vëllazërore. Unë Dritanin e kam shok, vëlla. Nuk mund ta ha në besë. Më duket sikur po shkoj me motrën time.
- Ha, ha, ha, - u zgërdhi ajo. - Kam vite të tërë që e vuaj nënvleftësimin tënd. Por unë jam e bindur që ti më dëshiron. Kur dëshiron dikë më shumë se jeta jote i hedh tutje të gjitha lidhjet. Kush pyet për miqësi para një femre si unë. Unë dëshiroj të jem tani, në këtë çast, brenda shtizës tënde. Kam nevojë për një mashkull si ty. Sot ti do të flesh me mua. Do të bësh dashuri gjithë natën me mua. Dhe e di? Herën e parë do ta bëjmë këtu, mbi sobë. Seks mbi sobë... Ndoshta vetëm ne të dy në mbarë botën do ta provojmë për herë të parë. Ajo kërceu mbi metalin e ftohtë dhe hapi këmbët duke zhytur gishtat e mi në organin e saj që kullonte qejf.
Unë tërhoqa gishtat, i fshiva në këmishë dhe e shkunda nga supet. U bëra gati ta shtyja më fort se herën e parë. Ajo reagoi si ujkonja ndaj rrëmbyesve të këlyshëve.
- Nëse më shtyn do të bërtas. Do të bërtas sa të dëgjojë gjithë lagjja. Dhe ti e di shumë mirë se ç’të pret në Greqi kur përdhunon një grua. Do ta marrin vesh të gjithë dhe do të kalbesh në burg.
- Bërtit sa të duash moj bushtër e dreqit, unë nuk mund ta kryej këtë akt. Për mua është më shumë se një krim.
- Tani po e kuptoj.
Gruas së inatosur i lodroi një nënqeshje ironie në fytyrë. Një nënqeshje e përdalë, e jargavitur, pa ndjesi njerëzore.
- Ke të drejtë. Ti ndoshta je i sëmurë dhe nuk bëhesh dot mashkull, je impotent.
Për një moment u hutova. Taktika e saj më la pa fjalë. Kurrsesi ajo grua nuk mund të luante me karakterin dhe forcën time mashkullore.
- Ah, po është kështu puna më fal! S’mund të bisedohet me një mashkull që nuk është i aftë të përmbushë kriteret e tij gjinore. Më fal, po ndoshta ke dhe sëmundje, - tha dhe nënqeshi sërishmi, po aq në mënyrë të poshtër, sa nuk m’u durua:
- Jo, Evë e dashur! Unë jam mashkull dhe do të të çaja më dysh, - i thashë dhe e ngrita zërin.
Ajo u step.
- Nuk mendoj se do ta merrje veten kaq shpejt. Fuqia ime mashkullore nuk është e thënë të të japë kënaqësi ty.
- Si?
Ishte strukur pas sobës.
- Po, unë kam vend ku ta tregoj këtë fuqi.
Duke përfituar nga hutimi i saj u turra te dera dhe fluturova jashtë, duke e mbyllur derën me forcë pas meje. Nga ai veprim i rrufeshëm, ajo s’pati kohë për reagim. Në ecje e sipër këmbët e mia shkelën mbi veshurinat e saj që në atë ambient ishin më origjinale se fjalët. I kapërceva shkallët tre e nga tre dhe nuk e di se si nuk u rrëzova.
Për fat këmbët më çuan larg atij vendi, larg asaj femre. Brenda vetes ndieja neveri. Më vinte të villja dhe e urreva qenien femër me gjithë forcën e shpirtit tim.

***


Jetoja një botë tjetër. Kudo më ndiqte hija e Dritanit. Me të ishim ngrysur duke përkthyer Rolling Stonsat, kishim shkëmbyer
pantallonat xhins dhe kishim ëndërruar të ishim miq të përjetshëm. Përse vallë njohja me seksin e ëmbël do të na ndryshonte udhën e jetës. Përse fati ynë kishte ndryshuar kaq dhimbshëm dhe përse atij djaloshi aq të zgjuar i ishte shndërruar udha e jetës në një ferr real? Pse i kishte rënë për fat një nepërkë. A janë të gjitha femrat kështu? Aty të japin ëmbëlsinë, aty hidhërimin; aty të falin bukurinë, aty të marrin mendjen; aty të japin gëzimin, aty të derdhin helmin; aty të pushtojnë ndjenjën, aty të mallkojnë me zemër; aty të ngrenë përmendore dhe po aty të ngjallin krupën.
Truri im ziente, bluante, tkurrej, bymehej, vetëm nën ligjin femër. Gjithë ato ditë edhe të dashurën time nuk e mora në telefon, lëre më ta takoja. Më dukej se edhe ajo kishte diçka si Eva. Ky mendim më sfiliste, më priste gjunjët. Nuk e di se sa ditë kaluan në këtë gjendje, kur një mbrëmje, para pallatit tim, u përballa me Dritanin. U afrova ta takoja, por që në momentin që vështrimet tona u kryqëzuan ai mblodhi vetullat dhe morsoi nofullat. Acaronte një dimër zemërak.
Kur iu afrova në largësinë e të dhënit të dorës, ai papritur shfryu:
- Ptuh!
Një bëllgamë e madhe pështyme mbuloi fytyrën time.
-I poshtër!
Një pëllëmbë e fortë zemërimi u përplas në faqen time të majtë. Sytë më lëshuan xixa. Për një moment m’u errën sytë.
- Fëlliqësirë! Dhe një shkelm u përplas në gjurin tim të djathtë. Dhembjen e tmerrshme e struka brenda vetes, duke shtrënguar fort dhëmbët. Një poshtërim i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë. Vetja më dukej si një leckë e hedhur atje tej, te koshat e mbeturinave. I vetmi qetësim shpirtëror në ato momente ishte mungesa e kalimtarëve.
- Ti do vrarë,- shqiptoi ai për herë të fundit duke u fshehur në natën e zezë.
Nuk mora mundimin as t’i flisja, as ta sqaroja, as t’i kundërpërgjigjesha.
Atë pasdite nuk dola nga shtëpia. Fika celularin dhe u shtriva në shtrat. Deri të nesërmen në mëngjes ndenja pa fjetur, duke parë vetëm televizor. Nuk e besoja që Eva mund të arrinte deri këtu. Nuk e besoja që një femër mund të gënjente deri në atë farë feje. “Si janë transformuar njerëzit?” - pyesja veten. Të nesërmen u nisa në punë me humor të prishur. Rrugës ecja i shkujdesur, pa parë as majtas, as djathtas. Sa vura në gjendje pune celularin, dëgjova zilen. E hapa pa vënë re kush ishte telefonuesi.
- Urdhëro!
- Si je gdhirë sot, mirë?- dëgjova një zë femre që për momentin nuk e njoha.
- Mirë,- i thashë sa për t’u përgjigjur.
- S’besoj. Nuk mund të flihet mirë kur merr një të pështyrë, një pëllëmbë dhe një shkelm. Ë?!
Nuk do të ishte më bukur të kishe bërë seks me një femër që të dalldis kur e zhdëp me shkopin mashkullor?
Nuk mund ta dëgjoja më atë zë. Zëri i saj në telefon më dukej si sokëllima e një bushtre që i përdredh bishtin çdo qeni që i shfaqet përpara. Nga inati, në vend që ta fikja celularin e përplasa atë fort në tokë. Copat e tij të thyera u përhapën në mënyrë rrethore. Njerëzit që po kalonin ngritën supet. Shfryva një “uf” si balenat që dalin mbi sipërfaqen e detit. Një grua plakë u afrua dhe me një zë të ëmbël më tha:
- Me siguri diçka e keqe të ka ndodhur (në greqisht). Mblidhe veten. Jeta është mbushur me hipokrizi, pabesi dhe shejtanllëk - dhe u largua duke tundur kokën.


***

Atë pasdite shtatori isha ulur para Galerisë së Arteve. Në atë lokal preferoja gjithnjë tavolinën e fundit, aty ku me një të zgjatur të dorës mund të prekje statujat e ndryshme, midis të cilave edhe ato të rilindësve të vendosura enkas për bashkëbisedime brezash. Sapo kisha dalë nga një promovim libri dhe mbresat e diskutimeve u përzien me mendimet e mia. Romani i një shkrimtareje të re, me një analizë interesante, më zhyti sërish në botën e emigrantit. Në atë botë ku mister kishte mbetur Eva. Ajo ngjarje më ishte kthyer në makth. Veten e vendosa në rolin e Lindës (personazhit kryesor të romanit të shkrimtares), ndërsa vajzën prej statuje në rolin e Evës.
Linda: - Eva, pse e gënjeve burrin tënd?
Eva: - Do të vijë dita që edhe ti do ta gënjesh atë tëndin.
- Jo, me mua nuk ndodh! Unë tashmë kam atë që dua.
- Po nëse ai do të neveritet?
- Neveritja e ka fillesën te njohja në detaj e negatives, jo te vazhdimësia. Kur dashuria është e fortë, zbukurohet dhe neveria nuk gjen vend. Neveritet vetëm njeriu që nuk ka vlera.
Ti…
Dikush, pa marrë leje, u ul në tavolinën time. Dialogu sakaq mori fund. Ktheva kokën me përtesë nga i sapoardhuri hije, pasi më çuditi fakti që dikush u ul pa më përshëndetur dhe pa marrë leje. Sapo njoha siluetën e tij, u preva në fytyrë. Sytë e tij të mbushur me rrudha më kundronin me lutje. Për minuta të tëra sytë tanë, të fokusuar te njëri-tjetri, krijuan një pikë kontakti aq të fuqishme, sa dukej se bisedimi me sy do të nxirrte xixa. Burri ishte hequr në çehre, ishte thinjur, ishte zbehur. Në sytë e tij lexova të vërtetën e mëkatit.
“Ti zbulove te vetja se ajo që të mungonte më shumë ishte paraja. Nga ngazëllimi i parasë shkove me një burrë grek. Unë s’kam ndryshuar natyrë, përkundrazi e kam ndierë veten ngushtë kur kam fituar para të shumta me punë dhe më vinte turp ta shprehja gëzimin në praninë tënde, sepse më dukej se të nënvlerësoja para parasë. Ti ishe gjëja më e bukur e jetës për mua. Nuk mendoja se do të shkonte për shtat gëzimi dhe martesa me një burrë vetëm pse është i pasur. Te njeriu ka diçka më madhështore se paratë. Është shpirti. Unë t’u përkushtova ty, sepse rashë në dashuri. Të njëjtën gjë ma kishe shprehur edhe ti. Harrova nënë, baba, atdhe, profesion për t’u përshtatur me ty. Dhe ishim të lumtur. Gjithkund kemi qenë bashkë, gjithkund jemi ngazëllyer me veten tonë dhe kemi ndërtuar ëndrrat tona. Pas aksidentit tim ti për herë të parë nuk më fole për plane, punë, perspektivë, dialog, ndjenjë. Fatkeqësia të rrëmben një pjesë të normalitetit, por kurrë nuk ta fshin shpirtin. Unë do të të doja akoma më shumë, edhe pse mund të ishim më të varfër. Në këtë jetë i kam sytë vetëm për ty”.


Dritani qëndroi ashtu për minuta të tëra. Unë lexova te sytë e tij gjithë bisedën me Evën.
Pastaj, kur filli i dialogut u ndërpre, ai uli sytë përdhe dhe tha:
-Më fal, Naim. Më fal! E besova verbërisht.
Dy pika loti i rrëshqitën faqeve të rreshkura nga dielli.
Unë e shihja ende me vëmendje në çdo milimetër të fytyrës. Sa ishte tjetërsuar! Sa dhimbje kishte në fytyrën e tij! Sa shpejt i ishte tretur freskia e fytyrës, aq e lakmuar nga femrat!
- E takova para një jave. Isha në Athinë. Ja ku e ke kartëvizitën,- i thashë duke e lëshuar atë në tavolinë. Ajo letër katërkëndëshe, e bardhë me germat e zeza që tregonin adresën dhe telefonin e Evës, i dha një tronditje elektrike Dritanit, sa ai filloi të dridhej. Mezi po merrte frymë. Nofullat i shtrëngoi aq fort, sa dhëmbët brenda folesë gojore filluan të kërcisnin. Zgjati trupin dhe dorën njëkohësisht për të marrë në dorë kartëvizitën. Kur dora ishte fare pranë saj, ai e tërhoqi menjëherë si i zënë në faj.
- Si e takove? Ku? Me kë ishte? Me djalin? Por dhe …? - një breshëri pyetjesh që nuk munda t’i ndaja njëra nga tjetra. Përsëri sytë filluan t’i lotonin. Unë përhumba në mendime për ta lënë të qetë në gënjeshtrat e pafajshme që thurte ky njeri brenda vetes. Me keqardhje e kuptova tërësisht se ai e dashuronte akoma. Ai po e vuante me të njëjtat përmasa atë dashuri. Po Eva, gruaja e llastuar, delikatja, provokuesja, mendjemadhja? Ajo as ka për të njohur dashuri. Dashuri për të do të jetë çdo mashkull që njeh, mjafton të ketë para, të jetë i fortë dhe pak misterioz. Asnjë gjurmë nuk lë tek ajo çdo mashkull kur largohet prej saj, pavarësisht kohës së njohjes. Sa femra të tilla si Eva ka sot në botë! Ka shumë? Vallë a dashurojnë ato një herë me gjithë forcën e ndjesisë femërore, pa interes dhe lakmi pangopësie? Çfarë shijojnë ato në lukuninë mashkullore të shfryrjes së epshit duke u dhënë vetëm para dhe asgjë të sinqertë? A kanë nevojë këto femra për dialog, për të mësuar, për të biseduar, për të qarë hallet…? Sigurisht që jo. Ato kanë nevojë vetëm për qejf. Qejf të bazuar jo në ndjenjë, por në interesa, shitje trupi, si sendet e shtëpisë që ndërrohen kur vjetërsohen pa u kushtuar rëndësi dhe… Një frenim makine në bulevard më preu mendimet. Dritani kishte marrë në dorë kartëvizitën dhe e rrotullonte sa majtas-djathtas. Pashë me dhimbje se ajo kartëvizitë po i jepte kënaqësi.
- Mua nuk ma ka dhënë adresën,- psherëtiu thellë si pa vetëdije, duke e vendosur kartëvizitën në xhepin e këmishës.
A do të kishte vlerë ta qortoja? Dritani s’do të dëgjonte asnjë nga fjalët e mia. Duke i hedhur sytë për herë të fundit, kujtova një shprehje të Rasit: “Dashuria është zjarr që nuk mund të fshihet në zemër. Të gjitha na tradhtojnë: zëri, heshtja, sytë. Kush mundohet ta mbulojë, e shfaq më mirë atë”.

“Mos i mbiftë në prag askujt një dashuri e tillë!” - i bëzana statujës dhe u largova.

Donnerstag, 15. August 2013

Në manastirin e Zvërnecit


Nga Gëzim Llojdia

 

Rrugëtimi

Kisha dëgjuar për manastirin :”Fjetja e Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit .15 gushti është një ditë e nxehtë vere . Rruga ka një mbulesë asfalti të re por është e ngushtë për dy makina që këmbehen afër ish gërmadhave të Sodës .Pylli i egër .Kthemi majtas ,ecim drejt dhe zbresim më poshtë .Shfaqet ishull i Zvërnecit .Një pyll dhe disa ndërtesa në të verdhë .Përpara kemi një urë druri .Imazhi I saj dhe godina e manastirit gjenden përherë në fotot turistike si dhe në botimet për kishat dhe manastiret bizantine .Ura mund të jetë mbi 130m e gjatë e ngushtë .Drurët e saj vende-vende kanë filluar të kalben . Ka një tabelë që sinjalizon se ky është vend i shenjtë dhe se si duhet ët zbatosh rregullat . Kur ura përfundon je në cep të një bankine rreth 1m betoni dhe ndesh tregtarët , që pjekin misra dhe shesin gjithfarë gjerash .. Manastiri i është i vogël dhe nga kompleksi i ndërtesave aty ,shquhet lehtë. Mënyra e ndërtimit tipi dhe stili i tij është tërheqës .Aty po mbahej edhe mesha e paradites .Futemi brenda .Kthina e parë ku digjen qirinjtë . Ka shumë qirinj të ndezur . Prifti që mbanë meshën flokëthinjur me veshjen e zezë . Ajo që më tërheq është gjuha e mbajtur . Shqip . Kupton mirë qëllimin e kësaj dite . Shikoj ikonostasin në dru .Kryqin e madh .Pas kësaj i hedh një sy varrit të Marigos .Me mermer të zi dhe germa të mëdha lexohet :Marigo Pozio . Ç’po qëndis moj Marigo .... më vijnë ndër mend vargjet .Nisemi për nga pylli .I egër dhe madhështor . Hijezim .Aty këtu banorët këpusin dafinë në tufa të mëdha .Mesa shikoj ajo gjendet në gjendje të egër .Më tërhoqi një dhomë e veçantë e manastiri vendi i murgjve . Mbështetëset prej druri ku vareshin murgjit në përhumbjen e madhe . Dritare të vogla vend për meditim dhe pastrim shpirti .


Çbënë këtu ti Marigo ?

Sipas rrëfimeve të ish drejtuesve të Komitetit ekzekutiv një letër e ardhur nga Kolonja tregonte manastirin si vend ku prehej Marigoja . Ajo ishte varrosur sipas të dhënave aty në vitin 1932. Besimi i Marigosë e kishte sjellë në dyert e një vendi mitik ku preheshin dhe shpirtrat e murgjve nga koha e mjegullës së përhimët deri në vitet kur ligji i viti 1967 ,prishi dhe kyci dyert e manastireve .Aty pranë ka edhe disa varre të tjera mes tyre një mbishkrim grek . Arsye dhe përse është në këtë gjuhë nuk ta shpjegon askush në këtë ditë feste ,ku njerëzia vërdallosen sa në manastiri rreth tij e larg tij në pyll .


Studiuesi Meksi për manastirin 

Sipas studjuesit të saj Pr.Dr. Aleksandër Meksit kisha e Shën Mërisë së Manastirit të Zvërnecit është e tipit "kryq i lirë" me kupole. Ajo mbart në vetvete dy faza ndërtimi, duke u veçuar në pjesën e vjetër dhe atë të re. E vjetra përbëhet nga Naosi (salla) dhe Narteksi (parasalla). Naosi ka formën e një kryqi të lirë, ku krahet lindore dhe perëndimore janë më të gjatë se krahët jugore dhe veriore. Ai përbëhet nga absida, një protezis gjysmërrethor dhe diakonikoni. Pjesën më të madhe të tij e zë tamburi me kupolën, i cili është ndërtuar me gurë e copa tullash të vendosur me llaç midis tyre. Narteksi është pjesa tjetër e ndërtimit të vjetër që përfaqësohet nga një zgjatim katërkëndor. Ndërsa pjesa më e re e kësaj kishe përbëhet nga ekzonarteksi (Portiku) dhe këmbanorja.Ekzonarteksi është ndërtuar me të njëjtën teknike si pjesa e vjetër e kishës dhe është shtuar më vonë. Fasada e tij përbëhet nga shtatë harkada të mbështetura në gjashtë kolona, të cilat janë ndikim i arkitekture romake në atë bizantine. Në pjesën perëndimore të kishës ndodhet këmbanorja, e cila mund të jetë e të njëjtës kohë ndërtimi me ekzonarteksin. Restaurimi i fundit i këtij objekti është bërë në vitin 2003. Per percaktimin e kohes se ndertimit te kesaj faltore kristiane ekzistojne disa mendime. Studjuesi shqiptar A. Meksi argumenton se kisha i perket shek XIII-XIV. Ndersa çifti i studjuesve austriake Helmut dhe Herta Bushhausen mendon se koha e ndertimit i perket shek. te X. Kurse nje tjeter studjues Krauthemeri mendon se ky tip e ka marre stilin arkitektonik nga mauzoleumet romake dhe eshte ndertuar larg qendrave urbane midis shekujve X-XI. Kjo ide duket interesante sepse çuditerisht brenda kishes ne naos ndodhet ne dyshemene e saj edhe nje pllake varri. E shkruar ne greqishten Bizantine, ajo ka sherbyer si mbulesa e nje sarkofagu, i cili ose ka qene aty qysh ne fillim, ose eshte marre nga ndertuesit per tu vendosur ne dyshemene e salles se kishes. Autori Theofan Popa duke ju referuar shenimeve te Historianes Bizantine Ana Komnena mendon se: varri duhet te kete qene i Dukës Argjiro KARANXHAS, i cili u dërgua në këtë rajon në shekullin e XI nga Perandori Bizantin Aleks Komneni.
Argjiro Karanxha ishte komandant i gardës Perandorake Bizantine (Eteriarh). Ai u dërgua në vitin 1091 nga Perandori Aleks Komneni me mision në Durrës, i paisur me dy letra. Njëra ishte për Joan Komnenin Dukën e Durrësit, ndërsa tjetra ishte për parinë e këtij qyteti. Argjiro Karanxha u nis drejt këtij qyteti me qëllim të dyfishtë. Si fillim ai do të dorëzonte letrën e parë, e cila i kërkonte Dukës Joan, që të shkonte në Kostandinopol, për të dhënë shpjegime, pasi dyshohej për veprimtari komplotiste ndaj Perandorit. Qëllimi kryesor i Argjiros ishte ta bindte Dukën Joan, që të kthehej në Kryeqytet dhe vetë të merrte kontrollin e Durrësit. Ndërkohë që letra e dytë me të cilën Perandori e kishte ngarkuar Karanxhasin ishte tepër sekrete. Atë ai do ta përdorte në rast se vërtetohej fakti se Duka Joan ishte vërtet komplotist. Atëherë Argjiro Karanxhas do ta përdorte këtë letër, duke i kërkuar në emër të Perandorit Parisë së Durrësit ndihmë, për të arrestuar Dukën Joan, që ishte njëkohësisht nip i Perandorit. Por në këtë mision u përdor vetëm letra e parë, sepse Joan Komneni u bind nga Argjiroja dhe u nis drejt Perandorit, që ndodhej në Filipol të Bullgarisë. Këtu Perandori e priti dhe pasi u bind se akuzat e përhapura për të nipin ishin të rremë, e nisi përsëri drejt Durrësit ku e "thërriste detyra". (Burime tregimtare bizantine për historinë e Shqipërisë, shek X-XV, Tiranë 1975, fq fq 107). Ky ishte njoftimi që na jep në librin e saj Aleksiada (vëll II. Lib VIII, 7.8 fq 19-23) historiania bizantine Ana Komnena për misionin e Komandantit Argjiro Karanxhas, i cili u dërgua në Durrës për të marrë drejtimin e kësaj theme në vitin 1091. Argjiro duhet të ketë qëndruar në Durrës për një periudhë të shkurtër pothuajse dy mujore. Për fatin e tij nuk dihet gjë se ç’ndodh më tej. Por erdhi dita kur studjuesi i monumenteve të kultit kishtar i ndjeri Theofan Popa, publikon në librin e tij: "Mbishkrime të kishave të Shqipërisë", një mbishkrim nga Kisha e Manastirit të Shën Mërisë në Zvërnec të Vlorës. Mbishkrimi ndodhet në dyshemenë e sallës së kishës mbi një pllakë varri prej guri gëlqeror të gjatë 1.87 m e të gjerë 0.67 m. Ai është vendosur në një fushë të sheshtë. Pllaka anash është zbukuruar nga imitimi i dy kolonave korintikë, sipër të cilave qëndron një hark. Mbishkrimi përbëhet nga 3 rreshta dhe përmban këtë tekst: "Këtu prehet Kondos Karanxhas, burrë fisnik me preardhje prej një fisi fisnik, degë fisnike". Poshtë mbishkrimit dora e e një skulptori ka gdhendur me shumë art një kafkë njeriu, rrethuar prej një gjarpri e të kurorëzuar prej dy kockash simbol i cili nuk është shpjeguar deri më tani.


Vendinternimi

Djali i Mark Ndojës, Leka poeti dhe përkthyesi e takuam tek panairi i librit në Vlorë. Poeti dhe mësuesi Vangjel Pici më tha se kishte njohur Markun kur ishte i izoluar në Zvërnec. K pasur edhe shumë politikanë të tjerë apo krijues që u mbyllën në Zvërnec . Kur kishat panë ditën e errtë të kohës , murgu i fundit iku sy lotuar për djegien e bibliotekës më të madhe .Ishulli i Zvërencit është i rrethuar nga ujërat e ndenjura që nuk kapin 30-50 cm lartësi .Gjithë faqja lindore dhe veriore e manastiri ka këtë fushëpamje .Ujëra .Dikur murgjit udhëtonin nëpër llumbërtirën me kripë, leshterikë .Pas manastirit është pylli me drurë të lartë . Pjesa tjetër rrethohet nga uji ku gjendet Kisha e Shen Triades .


Pakomi themeluesi

Nga enciklopedia Ëekpedia e lirë morra këtë material që po e citoj të plotë lidhur me të dhënat .Themeluesi i jetës manastiriale ishte Pakomi i cili lindi dhe jetoi në Egjipt gjatë shekullit IV. Ai krijoi komunitetin e parë të njerëzve që jetonin të veçuar dhe i përkushtoheshin vetëm besimit. Këta njerëz u quajtën murgj dhe jetonin në kuvende, nga ku i largoheshin jetës së përditshme dhe kërkonin në vetmi paqen dhe qetësinë. Ata kishin si detyrë kryesore që ti luteshin zotit së bashku kurse pjesën tjetër të kohës e kalonin duke ju përkushtuar zejeve, shkrimit të librave, kopjimit të traktateve, veprimtarive të tjera, etj.
Pakomi përcaktoi edhe rregullat e para të këtij shërbimi siç ishin: betimi, besimi, dhe bindja ndaj kryemurgut . Manastiri është një institucion i veçantë që vepron Brenda kishës si organizatë fetare zyrtare. Ai përbëhet nga një objekt në formë katërkëndëshi ku në qendër të tij është vendosur kisha, e cila zakonisht mban emrin e një figure të Panteonit Kristian. Kisha rrethohet nga një oborr i gjerë rreth të cilit janë vendosur një kishëz më e vogël, banesat e murgjëve, mensa (trapezeria), punishtja, depot, stallat, etj. Manastiret ndërtoheshin në vende të veçuara, dhe të mbrojtura larg qendrave të banuara. Në ta zhvillohej monakizmi, jeta e murgjeve , që zyrtarisht nisi në vitin 471, kur Murgu Italian Benedeto i Norçias formuloi "Rregullin e Mjeshtrit", i cili rregulloi veprimtarinë e jetës monastike. Manastiri i parë u ndërtua në Kampanjë pranë Napolit prej tij në vitin 530. Megjithatë Manastiret rrethoheshin nga ndërtesa dykatëshe dhe mure të lartë. Ato kishin disa porta por ajo kryesorja ishte e tipit monumental e paisur edhe me kullë fortifikimi.
Njerëzit që jetonin në Manastire quheshin murgj. Ata ishin persona që në mënyrë individuale e kishin braktisur jetën e përditshme dhe i ishin kushtuar këtij shërbimi, për të arritur bashkimin me zotin. Nën drejtimin e kryemurgut (Abatit, Igumenit) ata bënin një jetë të thjeshtë, të bindur, dhe të përkushtuar. Në manastire ishin hapur shkolla, ishin ngritur punishte etj, ishin krijuar anekse të veçanta për të sëmuret psiqike. Pranë tyre zhvilloheshin panaire, ndërsa në to murgj të specializuar shkruanin libra, kodike, traktate si dhe kopjonin vepra te autoreve te shquar. Në rrethana të tilla në manastire u realizuan kodike, ikona, afreske, epitafe dhe vepra të tjera artistike e kulturore. Diku rreth shekullit të VI kjo traditë nisi të aplikohej edhe në vendin tonë, duke krijuar traditën e saj edhe në rajonin e Vlorës, ku nuk mungonin vendet e përshtatshme dhe të vetmuara për ngritjen e manastireve.

Mittwoch, 14. August 2013

Drago Siliqi

Drago Siliqi lindi më 9 qershor të vitit 1930 në Tiranë. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Moskës. Pas kthimit në atdhe punoi si redaktor dhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Naim Frashëri”. Për herë të parë shkroi në moshën 15-të vjeçare. Drago Siliqi është i biri i atdhetarit dhe poetit Risto Siliqi.
Vdiq më 13 korrik 1963 në një fatkeqesi të komunikacionit ajror.

Veprat letrare

1. Antologjia e poezisë ruso-sovjetike, "Naim Frashëri", Tiranë 1959.
2. Këngë e re për dashurinë e vjetër, (Poemë), "Naim Frashëri", Tiranë 1960.
3. Zgjimi i pranveres, vjersha për fëmijët e moshës së rritur shkollore. Tiranë 1965.
4. Kur zemra flet, poezi të zgjedhura, SHA Kartografike, Tiranë 2000.
5. Në kërkim të së resë, (artikuj e studime letrare), SHA Kartografike, Tiranë 2000.



DASHUNIA

C'asht dashunia? - flasin shumë në botë.
Ca lule vjeshte, që gënjejnë rininë.
C'asht dashunia?... Vec një andrr' e kotë, -
thonë gjithë ata, që s'njohën dashuninë.

C'asht dashunia?..... Interes n'dy anë.
E krahasojnë ate me tregëtinë
të gjithë ata, që rini n'zemër s'kanë
e s'mund ta gjejnë në jetë kurrë dashuninë.

C'asht dashunia?... Lule e vërtetë,
por plaket jeta, ajo ma nuk ndrin, -
thonë gjithë ata, që s'jetojnë dot një jetë
e s'kanë fuqinë ta mbajnë dashuninë.

Asht dashunia: krue i pashterim!
Sa herë që pi, ma shumë të shtohet eti.
N'te pasqyrohet qielli në kthjellim,
ma e pafundshme ajo asht se deti.

Asht dashunia: erë e lirë, që fryn
e plagët ma të randa t'i shëron,
minierë e thellë, që plot visare ndryn,
pallat prrallor, ku lumtunia rron.

I ka ajo dy sytë porsi perria,
zemrën e saja ma të nxehtë se zjarri,
flokët - të arta, ndjenjat - si magjia,
me te ndër lufta bie luftëtari.

Edhe nuk vdes. S'asht andërr kjo. E vërtet.
Për gjithë ata që kanë dashuni.
Ajo provohet vec një herë në jetë,
nuk vdes, as plaket kurrë si për cudi.

1953

Montag, 12. August 2013

Kulti i Afërditës


 Nga GËZIM LLOJDIA*

Dhe unë, nuk kam të drejtë duke pohuar se ka dy perëndesha?Një plak, që nuk ka nënë, e cila është quajtur Afërditë qiellor - ajo është e bija e Urani, të ri, i cili është bija e Zeusit dhe Dione - atë që ne e quajmë të përbashkët, dhe Dashuria që është është quajtur me të drejtë e zakonshme, si dashurit e tjerë qiellor. Të gjithë zotat duhet të ketë lavdërimin e dhënë atyre, por jo pa dallim të natyrës së tyre, dhe prandaj duhet të përpiqet për të dalluar të dy karakteret .Platoni.
Afërditë (Αφροδίτη, "rritur nga shkuma e detit") është perëndeshë greke e dashurisë dhe bukurisë.


Adhurim

Ajo ishte quajtur edhe Kypris ose Cytherea pas lindjes së saj të dyshuar- në Qipro dhe Cythera, respektivisht. Ishullin e Cythera ishte një qendër e kultit të saj.
Ajo u shoqërua me Hesperia dhe shoqërohet shpesh nga Oreads, nimfat e maleve.
Afërditë kishte një festival të vetën, përforcues, e cila u festua në të gjithë Greqinë, por sidomos në Athinë dhe Korint. Në Korint, marrëdhënie me priftëresha e saj ishte konsideruar si një metodë e adhurimit të Afërditës. Afërditë ishte e lidhur me, dhe shpesh përshkruhen me delfinët, pëllumba, mjellma, shegë dhe pemë bli.
Analog i saj romak është Venus. Mesopotamian homologu i saj ishte Ishtar dhe homologu i Syro-palestineze e saj ishte "Ashtart (në standardin Astarte greke spelling), ekuivalente e sajetrusk ishte Turan (perëndeshë).Venus u referohen shpesh me epitetin Venus Erycina pasi Sicili, një nga qendrat e kultit të saj.


Lindje

 " Afërditë ishte lindur nga shkuma e detit pranë, Qipro pasi Cronus i preu organet gjenitale Uranit gjaku i zotit të madh dhe farës ra në det, ku ata filluan të nxjerr shkumë nga goja. Afërditë ka lindur e rritur plotësisht nga shkumë.Kështu Afërditë është i një brezi më të vjetër se Zeus. Iliada (Libri V) shpreh një tjetër version të origjinës së saj, me të cilën ajo u konsiderua si një bijë e Dione, i cili ishte perëndeshë origjinal profetik ("Dione" po thjesht "perëndeshë", etimologjikisht një ekuivalent i "Diana") në Dodona.
Tek Homeri, Afërditë, venturing në betejë për të mbrojtur Enean e saj të preferuar, ka qenë i plagosur nga Diomedes dhe kthehet në nënën e saj, për të zhytet poshtë në gjurin e saj dhe të ngushëllohen. "Dione" duket të jetë një ekuivalent të, Nënë Tokës, të cilin Homeri e ka zhvendos në Olimp. Pas kësaj ngjarje, Afërditë vetë ishte nganjëherë referohet si "Dione". Pasi Zeusi kishte uzurpuar orakullit të Dodonës, disa poetë e bën atë të jetë babai i Afërditë.
Qendra e Afërditës e adhurimit e mbetur në Paphos, në afërsi të bregut sirian, ku perëndesha ka qenë prej kohë e adhuruar si dhe të Ashtarothit Ishtar. Është thënë se ajo së pari doli në breg paraprakisht në Cytherea, një vend të ndaluar për tregti dhe kulturën në mes të Kretës dhe Peloponez. Kështu, ndoshta ne kemi se gjurmët e kultit të Afërditës origjinale nga Levanti në kontinent.
Platoni e konsiderohen Afërditën se kishte dy manifestime, duke reflektuar si histori, Afërditë Ourania ("qiellor" Aphrodite), dhe Afërditë Pandemos ("përbashkët" Afërditë). Sipas Platonit këto dy manifestime përfaqësuan rolin e saj në homoseksualitetin dhe heteroseksuale, respektivisht (homoseksualiteti më hyjnore për Platoni).
Nga ana tjetër, Afërditë ishte një bijë e Thalassa (sepse ajo ishte e lindur e detit) dhe Zeus.
Afërdita, në shumë nga mitet që përfshin të saj, është karakterizuar me karaktere të ndryshme.
Një variant i saj jepet edhe tek Homeri dhe libri ‘Iliada”. Një variant tjetër e tregime të tjera jepen Titiani, Venus e Urbinos (1538)version të tregimit të Hippolytus, Afërditë ishte katalizator për vdekjen e tij.


Kulti i Afërditës në Amantia

Ne Amanti ka qene i përhapur edhe kulti i Afrodites, e cila ne këtë qytet mban epitetin Pandamos, si perëndeshë e dashurisë se lire dhe e hetereve. Deri tani nuk është zbuluar ndonjë paraqitje skulpturale e Afrodites. Ne rrënojat e Ploces është zbuluar një pllake e vogël guri, një kushtim votiv Afrodites Pandemia nga ana e Aristos, bijës se Aleksandërit, për vete e për te bijtë. Një mbishkrim tjetër votiv kushtuar kësaj perëndeshë, mban një pllake,be e thyer për t'u vene ne murin e një shtëpie te fshatit, ku gjendet edhe sot e kësaj dite. Interesant ne këtë pllake është emri i Aspibuzehut, qe lexohet aty, i cili, ngjan te jete vendës. Bo¬tuesi ne nje shënim te vene pranë këtij mbishkrimi, njoftonte se kishte dijeni për ekzistencën e një mbishkrimi tjetër lidhur me Afroditen Pandamos. Afro¬dita Pandamos ka pasur ne qytet një tempull te saj, për këtë bën fjale mbishkrimi i përmendur me sipër. Me kultin e Afrodites lidhen edhe disa figura te vogla bronzi te cilat do t'i trajtojmë veçmas.


Tempulli i Afërditës në Amantia

Ne jug lindje te majës shkëmbore te Plocës, afërsisht 200-300 m. poshtë saj, gjendet një pllaje jo shume e madhe, një ta¬rrace e sajuar, te cilën banoret e fshatit e quajnë «lëmi i Pecit». Tab. X. Kjo pllaje lidhet me akropolin nëpërmjet një qafe mjaft te gjere e deri-diku te sheshte e cila vazhdon deri te muret ku ndodhej edhe një porte; anët e tjera te kodrës janë te pjerrëta. Nga veriu dhe sidomos nga lindja, kodra ka qene përforcuar me një mur mbështetës me kontraforca. Sheshi i vogël dhe muret mbështetëse te aneve kane qene bere me qellim qe aty te ngrihej një godine monumentale. Për te njohur karakterin e godinës ne «Lëmin e Pecit» ne vitin 1950 u be një sondazh. Mbi sipërfaqe u gjeten trungje shtyllash dhe një tok gurë te skalitur, te thyer. Sondazhi tregoi se vendi kishte qene gërmuar ne mënyrë të parregullt,nga njerëz te ndryshëm jo për qëllime studimi; gjurmët e këtyre kërkimeve shi¬heshin ende tek disa gropa te mbetura te hapura. Sondazhi ne «Lëmin e Pecit» nxori ne drite themelet e dy godinave. Godina e pare, me e lashte dhe pa tjetër me kryesorja, zinte thuajse mesin e pllajës. Ajo ishte e orientuar nga jugperëndimi ne verilindje. The¬melet e godinës janë te gjate nga 12,15 m. dhe te gjere 6.75 m. Ato përbehen nga disa blloqe paralelepiped gëlqerorë 1-1.20 m. te gjate dhe 0.90-1 m. te gjere te punuar mire. Blloqet kane faqet e lëmuara dhe mjaft te drejta, duke dale nga sipërfaqja e tokës 10 cm. Godina ka një planimetri katerkendeshe me hyrjen nga jugperëndimi; ne këtë ane zgjaten, ne te dy qoshet, dy blloqe 1 m. te gjate. Pas hyrjes ka patur një ambient 5.75 m. te gjate; ai ndahet nga ambienti tjetër, me i vogël (2,30 m. i gjate) nga një mur 1 m. i trashe. Përreth dhe brenda këtyre gurëve te themeleve janë ruajtur edhe gjurme te tjera muresh. Para dhe prapa blloqeve te themeleve u gjeten pjese te një shtroje prej rrasash te mëdha, 2 m. te gjera, te rrethuara nga bloqe me te vegjël se te paret dhe ne një nivel me ta. Një shtroje tjetër (0,85 m. e gjere) dhe bloqe gurësh ka edhe ne dy krahët e vegjël te godinës. Dy radhe blloqesh 0,50 m. te gjere gjenden edhe ne ambientin e vogël ne fund te godinës, ne një nivel me blloqet e mureve anësore. Bloqe gurësh ka edhe brenda dhe jashtë ambientit ke pare por te 4;rregullt. Këto duhet ti përkasin një ndërtimi dhe përdorimi te dyte te godinës, me te cilën duhet te lidhen disa mbeturina shume te pakta mozaiku, te përbëra nga shtresa e poshtme e tij dhe kubike te shpërndarë andej e këtej. Të dhënat tregojnë se themelet i përkasin një tempulli, qe ngrihej ne këtë pllaje te vogël. Tempulli, porsa del nga përmasat e tij, ka qene i vogël; ai, me sa duket nga ato pak mbeturina qe shihen, ka qene i rrethuar me shtylla. Midis frag¬menteve arkitektonike te gjetur te shpërndare ne «lëmin e Pecit», ka edhe trun¬gje shtyllash: një trung shtylle dorike me diametër 0,80 m. dhe pjesa e një shtylle me te vogël, me diametër 0.40 m. Brenda themeleve te tempullit dhe përreth tij, u gjeten fragmente te tjera arkitektonike shume te thyera, te cilat i përkisnin kësaj godine: këto janë copa gjethesh akanthi, dhëmbëza, astragal e veza prej guri gëlqeror.Materialet e gjetura, gjate sondazhit, nuk ndihmojnë për te përcaktuar ko-hen kur u ngrit tempulli as hyjninë, kultit te cilit ai i shërbeu. Jemi te prirur te mendojmë qe tempulli te jete ndërtuar aty nga shek. III para erës sonë dhe se rindërtimi, shtresa me mozaik te jete bere ne shek. II erës sonë.Ne pllajën e «lëmit te Pecit» ne lindje te substrukcioneve te tempullit u gjeten edhe themelet e një godine tjetër, ne ndërtimin e se cilës ishin përdorur gurë paralelepipedë deri 0.60 m. te gjate (te dalur 0,45 m. mbi sipërfaqe) dhe tulla te thyera 0,04,5 m. te trasha, te lidhura me llac gëlqere. Kjo godine ne zanafille ka patur një planimetri katerkendeshe me këto përmasa: 14 m. e gjate dhe 1 5_m. e gjere. (Tab. XII) Ne një kohe te dyte asaj ju shtua edhe një gungore me rreze 2 m. dhe e ndërtuar nga një mur 0.90 m. Kështu ajo u kthye ne kishe duke patur orientim lindje-perëndim; ne qoshen jugperëndimore te saj kishte një ambient te vogël 3.5 m. x 3.25 m. Përreth kishës u gjeten, shume te thyera, disa fragmente relievesh te kohës paleokristiane. Mbi faqe ato mbajnë zbukurime ne trajta rrjetet e sajuara nga vija oblike, qe kryqëzohen. Fragmentet e skulpturuar kane brima me ane të cilave ato lidheshin me faqet e mureve te godinës. Me interes është një fragment rrase gëlqerore, ne te cilën janë ruajtur dy krahët e një kryqi të punuar ne reliev, dhe te shoqëruar me zbukurime vegjetale.
( Raport mbi sondazhet ne Ploce ne vitin. 1950 (Arkiv i sektorit te Arkeologjisë)S.Anamali” Amantia”-botuar ne “ Iliria “Nr2 viti 1972. Referencë-Michael Lahanas-Greek and Roman Mythology

Msc.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve