Vehbi Kikaj |
(1942 - 1986)
Vehbi Kikaj lindi më 1942 në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës. Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe punësohet si mësues, pastaj punoi si redaktor i faqes së fëmijëve në gazetën “Rilindja” deri me 1968, kurse prej viti 1984 punoi në revistën “Pionieri”. Prej vitit 1984 e deri në vitin 1986, kur ndërroi jetë, ishte kryeredaktor i revistës për kulturë, art e letërsi “Fjala”. Është njëri nga shkrimtarët tanë më të shquar për fëmijë. Ai shkroi pak për tridhjetë vjet të krijimtarisë së pandërprerë letrare: rreth njëqind e tridhjetë poezi, shtatë tregime dhe një roman.
Vepra e Vehbi Kikajt është plot me realitet, kolorit jetësor, situata inventive që i duan fëmijët, energji pozitive dhe fluturime imagjinare. Kikaj ishte njeri prej atyre që bëri kthesën më të madhe kah moderniteti.
Disa nga veprat e këtij autori:
- Gurrat
- Zogu i argjentë
- Shtëpia ime ka sy
- Ecjen e mësoi prej lumit
- Dukati e fjala
- Havakushi
- Drandafili im
- Tri gëzime
- Djaloshi i gurtë
- Princi i mjerë
- Në lundrën "Teuta"
- Sarajet e bardha
- Lokja
- Pyetje pa kuptim
- Sa gëzim ka lumi
- Ti, dëborë, ke mbuluar shtigjet
- Me xhaketën kuqezi
Poezi nga Vehbi Kikaj
PEMËT NË VERË
Mollës së hollës
iu ka tharë fyti,
për një gotë ujë
Dielli e mbyti.
Dardhës -së bardhës
iu ka tharë dora
nga vapë e verës
lëngon e gjora.
Kumbulla -sumbulla
s’mund t’i thotë kuj:
si t’shkojë të lumi
të pi pakëz ujë.
I pari -kopshtari
zgjohet që më natë,
pemëve të etura
u jep limonatë…
E NISEM NJE SHTATOR
Erdh shtatori me ere molle,
Shtatori mbi qerre me rrush!
N ‘agim degjoj zile shkolle,
E rruges vrapon nje vogelush.
Romaket sulmojne me shpata,
Ilireve iu prin Teuta…
Si nderrohen dita e nata?
Duhet t’flasesh pa u nguta.
Po s’dite ligjin e Arkimedit,
Merr librat e fle mbi to!
Kimisti t’pyet sipas rendit
Me formula t’veta – H2O…
Nje shtator, e nisem nje shtator,
Ure te gjate na duhet kaluar.
E kjo ure e ka fundin n’qershor,
Kur t’kalojme, pershendetemi: Gezuar!
DY SHITESE TE LULEVE
Zbresin n’qytet ne mengjes
Te shesin lule me vese.
Dhe syte i kane si lulet
Dhe fjalet si puhia kur ulet
Te loze me gjethe ne ere,
Te shperndaje parfum-pranvere.
Para fontanes shesin lila:
“Xhaxha a don trendafila?
Agulicet kushtojne lire
ja vjollcat ne doni me mire.”
Dy shitese te fontana presin,
Pranveren n’qytet na e shesin.
NE QERSHOR
Pritnim te na ndaje librezat
mesuesi me kravate te blere
qershor ka qene – me qershia
e lule te bukura me ere…
Nje çast n harroi ne klase,
shikonte n’dritare te vet
po ç’dritare? Ai shihte kohen
dhe dinte ne jete ç’na pret.
Njeri e bart neper tela
fuqine e lumit nen pyll,
tjetri ben shifra dhe mat
largesine nga toka ne yll.
Ky ben projektin e ures
a t’uzines sipas deshire,
ai n’ledhe t’qytetit te zhdukur
lexon mbishkrimet ilire.
Nje mjeke me ilaçe t’reja
jeten i zgjat nje femise,
nje trim i prin batalionit
ne roje t’atdheut e lirise…
Kush e di me tutje ç’deshironte
mesuesi n’dritare te vet,
po rruga qe ai me tregonte
sa bukur, sa bukur – me pret.
_______
Materiali është marrë nga interneti
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen