Gjon Gjergjaj |
Gjon Gjergjaj u lind më 15. II. 1951 në Krushevë të Vogël të Klinës. Filloren dhe gjimnazin i kreu në Klinë. Shkruan për fëmijë e për të rritur në të shumë zhanre letrare, kryesisht në poezi e dramaturgji. Ka botuar krijime letrare që nga fundi i viteve ’60 e këndej. Deri më 1990 punoi në Klinë, pra që prej atëherë dhe gjatë viteve të mbas luftës është i papunë. U prezantua në antologji të letërsisë shqipe për fëmijë në Prishtinë e në Tiranë. Poezitë e tij janë botuar në Prishtinë, Tiranë, Shkup, diasporë etj. Merret me aktrim, skulpturë, etnografi, me ruajtjen e trashëgimisë, aktrim në teatro e filma artistikë etj. Kështu, kureshtjen e vizitorëve e mban gjallë muzeu i tij me eksponate etnografike e arkeologjike etj, si dhe salloni i pasur i skulpturave të tij origjinale.
Është kryetar i Klubit të Shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës.
Është praqësuar në shumë antologji të letërsisë për fëmijë.
Veprat
- “Lisat e Nakllit” (poezi),”Rilindja”, Prishtinë 1989,
- “Bukuroshja e detit” (poezi për fëmijë), “Rilindja”, Prishtinë 1992,
- “Kroje ëndrrash trëndafili” (poema për fëmijë), botim i autorit, Klinë 1992,
- “Lulja që i priu detit” (poezi për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1994,
- “Shembje sfinksash”, (dramë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1997,
- “Ninullë e blertë” (poezi për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1997,
- “Përralla ka atdhe”, (poemë për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1997,
- “Kali i Shtrigës” (dramë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 1998,
- “Përralla ka grevë urie”, (poezi për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2000,
- “Karazuzari” (burleskë dramatike në pesë akte), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2002,
- “Edhe dhia do tagji”, (poemë satirike), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2002
- “Rrugën e diellit, dallëndyshe, e more” (drama dhe pjesë teatrale për fëmijë), KL “Vorea Ujko”, Klinë 2002.
- ”Kameleonët zbresin Shkallëve të Parajsës” (zoon-komedi), KL “Vorea UJKO”, Klinë 2004.
- “Feniks zjarresh” (dramë), Klubi letrar “Vorea Ujko”, Klinë 2005
- “Lepurushi i gjyshit”, poezi për fëmijë, Klubi letrar “Vorea Ujko, Klinë 2005
- "Vjersha me mjaltë", poezi e poema për fëmijë, 2008
- "Një motër e vogël", poezi për fëmijë 2012
- "Fshija lotin rrushit", poezi për fëmijë dhe të rinj, 2012
- "Ëndrra e dritës", dramë për fëmijë, 2013
- "Lëngu i fikut", poezi për fëmijë dhe të rinj, 2013
- "Dy drama", Shkup 2014
- "Dashuria e ka rrugën me dritë", 2014
- "Doruntina në rrugën e pikëllimit", dramë, 2014
- "Me falë asht trimni", roman për fëmijë, 2014
- "Proza popullore e Lugut të Drinit" (Nga letërsia gojore), 2014
Poezi për fëmijë nga Gjon Gjergjaj
KU FSHIHET SEKRETI
Në zemër të luleve
Fshihet një sekret
Është shumë i vogël
Por bëhet det
Është sekret
I bukurisë
Që buron
Prej dashurisë
Ku puqen
Dy dashuri
Shkrihen bëhen një
E bëhen ëmbëlsi
Jeta vazhdon
Me hoje
Rriten lule e zogj
Në këto troje
LULJA NË DJEP UUUËËËËË
Në maternitet shkon nëna
Për të na sjellë lule
Buzëqeshin me pekule
Ta përkundë djepin motra Makbule
Lulja në djep uuuuëëëëë
Kokën sa një qepë uuuëëë
Është lule e lulishtes uuuëëë
Është zog i plepishtës uuuëëë
Në maternitet shkohet
Për të nxjerrë zogun
nga çerdhja në krah
E nëna ta mësojë zogun
Të fluturojë zogu në hava
Vjen nga një botë e brendshme
E vjen këtu në jetë
Për pak kohë zogu
Fluturon si pëllumbi përpjetë
Na gëzon të gjithëve uuuëëë
Në jetë erdhi kjo krijesë
U gëzuan të gjithë, rend e shend
U gëzuan more për besë
BLETA ËSHTË NJË MJEK
Tha një mjek
Në Klinë
Një tjetër ashtu tha
Edhe në Prishtinë
Ju në fshat
Mbani bletë
Se bleta
Është mjek vetë
Bleta është
E bekuar
Puna e saj
Është e uruar
Një lugë mjaltë
Të bën mirë
Hani se shëroheni
Sa mirë, ç’dëshirë
DING-DANG
Ding-dang
Bukë e lang
Nis e sos
Bukë e kos
Kështu shkon jeta
Me fleta e peta
Diçka po sillet
jeta po dridhet
Si shelnja në ujë
S’jemi n’tokë të huaj
Por mos harroni
Vendin ta doni
Sado i varfër
Të jesh
Dashurinë për atdhe
Ta kesh
Nuk është turp
Për atdhe
Me vdekë
Si me le
KAPËRCEVA DRININ
Kapërceva Drinin
E dola në blerim
Ti moj gocë e vogël
Rritesh me gëzim
Kapërceva Drinin
Drinin tërë valë valë
Bukuria e vendit
Një vajzë e një djalë
Kapërceva Drinin
Drinin për bukuri
Jeta mund t’vazhdojë
Jetë me dashuri
Kapërcva Drinin
E rashë në mes yjesh
Bukuroshja e bacit
Rritesh në mes dy dijesh
NDEZI TË GJITHA
DASHURITË E QIELLIT
Zogu në telin e çikrikut
Hipi maje pipit të fikut
E piu lëngun e pipit të fikut
Hipa maje pjeshkës me këmbë
Të ja prek pjeshkës atë bërthamë
E u bën lesh e lëmë
Kur bjeshka e fsheh diellin
E pash Hënën kur e puthi Yllin
E me ëmbëlsi e ndriti qiellin
Kjo botë qenka për çudi
Fshehurazi të dhurojnë dashuri
Edhe atëherë kur ti s'e di
Kaltërsia e detit kishte zënë pusi
Dikur në tërë qiellin është shtri
E ti prisje shi shi shi shi shi
Ndezi të gjitha dashuritë e qiellit
Ngopi me ujë lulet e prillit
E pije çajin e blirit
ME NJË PUTHJE
Lumi
Ka ngecë
Epja një puthje
Le të ecë
Ylli
Ka mbetë
Puthe Yllin
Se ec më lehtë
Zogu
S'po fluturon
Puthe zogun
Se ai larg me gëzim shkon
Lulja e bukur
Sot s'ka disponim
Dhuroja një puthje
Të punon më gëzim
Blerimi
Rrugën e ka harrua
Puthe rreze e bukur
Se ka për të fluturuar
Mali
Ka ra në pikëllim
Puth e përqafo
E bën me disponim
Ka thënë
Lulja e prillit
Me një puthje
zbriti yjet e qiellit
KJO UNAZË DIÇKA PO THOTË
Kjo unazë
Diçka po thotë
Jemi e do të jemi
Për jetë e mot
Tani jemi rritur
Më nuk jam fëmijë
Diku në qytet
E kam një simpati
Takohemi me vajza
Takim bukurie
Dridhem si purtekë
Takim dashurie
Vajzat t'i ngacmojë
E të gjuajnë me fjalë
Të bukura të mira
Si pëllumbeshë, si djalë
Shpesh krekosemi
Sillemi si frajer
Para vajzave të bukura
E bëjmë nga ndonjë sherr
Edhe pse dikush
Mund të na këshillojë
Nuk na zgjat shumë
Edhe kjo punë kalon
Lumi
Ka ngecë
Epja një puthje
Le të ecë
Ylli
Ka mbetë
Puthe Yllin
Se ec më lehtë
Zogu
S'po fluturon
Puthe zogun
Se ai larg me gëzim shkon
Lulja e bukur
Sot s'ka disponim
Dhuroja një puthje
Të punon më gëzim
Blerimi
Rrugën e ka harrua
Puthe rreze e bukur
Se ka për të fluturuar
Mali
Ka ra në pikëllim
Puth e përqafo
E bën me disponim
Ka thënë
Lulja e prillit
Me një puthje
zbriti yjet e qiellit
KJO UNAZË DIÇKA PO THOTË
Kjo unazë
Diçka po thotë
Jemi e do të jemi
Për jetë e mot
Tani jemi rritur
Më nuk jam fëmijë
Diku në qytet
E kam një simpati
Takohemi me vajza
Takim bukurie
Dridhem si purtekë
Takim dashurie
Vajzat t'i ngacmojë
E të gjuajnë me fjalë
Të bukura të mira
Si pëllumbeshë, si djalë
Shpesh krekosemi
Sillemi si frajer
Para vajzave të bukura
E bëjmë nga ndonjë sherr
Edhe pse dikush
Mund të na këshillojë
Nuk na zgjat shumë
Edhe kjo punë kalon
ARTA PO NDËRTON NJË JETË
Çka ka Arta
Që s merr vesh
Mos i ka hy
Ndonjë mizë në vesh
Nuk pi tëmbël
E s'ha përshesh
Është drejtuar
Drejt e në pasqyrën
Dhe po e shikon fytyrën
Krihet ndreqet
E rregullohet
I lyen flokët me gëll
Dhe për qytet drejtohet
Ku e presin
Shumë rini
Dans e bit
Valle me kërcye
Me dashuri
Ku është gëzimi
E hareja
Me të rinj
E me të reja
Merr hov vallja
Kënga këndohet
Çdo gjë me hare
Përthekohet
Arta e mirë ka qen
Po tash s'e di
Do gjëra është
Duke m'i përzje
Ku ia ka dhanë
Puna s'e di
Prindit e Artës
Janë të shqetësuar
Dhe për këtë punë
Janë të interesuar
Dhe një ditë
Të përmendorja
I ra në tokë fletorja
Aty u gjend me Artanin
Atë të bukurin
Zog Miranin
Nxënësin
Më të mirë në shkollë
Sy zi
E bel hollë
Më të bukurin
Dardhë e mollë
U shikuan
Me sy t'fëmijërisë
Dhe dhuruan puthje
Prej dashurisë
Prindit këtë s'qenë kur e panë
Tash e ditën
Se ku janë
Prindit e Artës
U bindën vërtet
Se Arta
Po ndërton një jetë
GJYKIMI
-Ku je Drita
-Kështu nuk po më shkon dita
-Pse je vonuar
-Matematika s'është duke më shkuar
-Po çka qe ai djali
-Shoku i bankës Ermali
-E çka po thua
-Po jemi duke mësuar
-Pa çka tu ka skuqur fytyra
-Duke shkruar detyra
-Mos më nervozo
-Po shkolla nervozë nuk do
-Tu ka bërë mendja pluhur e hi
-Pa mësuar babi s'ka dijeni
-Sillu ma mirë ..shkollë e dashurisë
-Po me gjithë dëshirë në rrugën e lirisë
-Prokurorin e luan babi im
Shumë i ashpër e me guxim
-Avokat mbrojtës gjyshja me padurim
Mundohet ta mbrojë të drejtën nga ky akuzim
-Nëna mundohet t'i ulë gjakrat me urti
-Dihet se unë luftoja për dashuri
-S'ishte rend mësimi as matematike
Ishte rend dashurie në pikë dite
Në shtëpinë tonë kështu gjykimi mbaroi
Me grusht tavolinës gjykimi përfundoi
NË KLASËN TONË JANË ZGJUAR DASHURITË
Vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh
Dikush pëshpërit
Në bankën e fundit
Dritani me bukuroshen Dritë
Vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh
Dikush kokën ngrit
Pranvera me Manin
Hana me Kristianin
Vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh
Gurrat ecin me valë
Vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh
Një vajzë e një djalë
Vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh
U bë si në pyll
Vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh
Me puthje filmi u përmbyll
TREN I QIELLIT KAH PO SHKON
Tren i qiellit kah po shkon
Nëpër botë shi po çon
Retë si vagonë kanë mbushë fushën
Dhe çdo gjëje ia flladit gushën
Thërret gjinkalla,misri, pylli, gjithnjë
Që mbi tokë të bjerë shi
Që në tokë pa shi kurrgjë nuk rritet
Pa shi s'ka jetë çdo gjë mërzitet
Çdo gjë shiu e mban në jetë
Botë e imagjinuar çdo gjë është e vërtetë
Vagonët ndihen rrang dang dang
Por kur zbrazen ujë të banë
Çka ka Arta
Që s merr vesh
Mos i ka hy
Ndonjë mizë në vesh
Nuk pi tëmbël
E s'ha përshesh
Është drejtuar
Drejt e në pasqyrën
Dhe po e shikon fytyrën
Krihet ndreqet
E rregullohet
I lyen flokët me gëll
Dhe për qytet drejtohet
Ku e presin
Shumë rini
Dans e bit
Valle me kërcye
Me dashuri
Ku është gëzimi
E hareja
Me të rinj
E me të reja
Merr hov vallja
Kënga këndohet
Çdo gjë me hare
Përthekohet
Arta e mirë ka qen
Po tash s'e di
Do gjëra është
Duke m'i përzje
Ku ia ka dhanë
Puna s'e di
Prindit e Artës
Janë të shqetësuar
Dhe për këtë punë
Janë të interesuar
Dhe një ditë
Të përmendorja
I ra në tokë fletorja
Aty u gjend me Artanin
Atë të bukurin
Zog Miranin
Nxënësin
Më të mirë në shkollë
Sy zi
E bel hollë
Më të bukurin
Dardhë e mollë
U shikuan
Me sy t'fëmijërisë
Dhe dhuruan puthje
Prej dashurisë
Prindit këtë s'qenë kur e panë
Tash e ditën
Se ku janë
Prindit e Artës
U bindën vërtet
Se Arta
Po ndërton një jetë
GJYKIMI
-Ku je Drita
-Kështu nuk po më shkon dita
-Pse je vonuar
-Matematika s'është duke më shkuar
-Po çka qe ai djali
-Shoku i bankës Ermali
-E çka po thua
-Po jemi duke mësuar
-Pa çka tu ka skuqur fytyra
-Duke shkruar detyra
-Mos më nervozo
-Po shkolla nervozë nuk do
-Tu ka bërë mendja pluhur e hi
-Pa mësuar babi s'ka dijeni
-Sillu ma mirë ..shkollë e dashurisë
-Po me gjithë dëshirë në rrugën e lirisë
-Prokurorin e luan babi im
Shumë i ashpër e me guxim
-Avokat mbrojtës gjyshja me padurim
Mundohet ta mbrojë të drejtën nga ky akuzim
-Nëna mundohet t'i ulë gjakrat me urti
-Dihet se unë luftoja për dashuri
-S'ishte rend mësimi as matematike
Ishte rend dashurie në pikë dite
Në shtëpinë tonë kështu gjykimi mbaroi
Me grusht tavolinës gjykimi përfundoi
NË KLASËN TONË JANË ZGJUAR DASHURITË
Vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh
Dikush pëshpërit
Në bankën e fundit
Dritani me bukuroshen Dritë
Vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh
Dikush kokën ngrit
Pranvera me Manin
Hana me Kristianin
Vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh
Gurrat ecin me valë
Vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh
Një vajzë e një djalë
Vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh
U bë si në pyll
Vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh vëzh
Me puthje filmi u përmbyll
TREN I QIELLIT KAH PO SHKON
Tren i qiellit kah po shkon
Nëpër botë shi po çon
Retë si vagonë kanë mbushë fushën
Dhe çdo gjëje ia flladit gushën
Thërret gjinkalla,misri, pylli, gjithnjë
Që mbi tokë të bjerë shi
Që në tokë pa shi kurrgjë nuk rritet
Pa shi s'ka jetë çdo gjë mërzitet
Çdo gjë shiu e mban në jetë
Botë e imagjinuar çdo gjë është e vërtetë
Vagonët ndihen rrang dang dang
Por kur zbrazen ujë të banë
__________
Prezantimi i autorit Gjon Gjergjaj është përgatitur nga shkrimtari, kritiku dhe studiusi i letërsisë, z. Prend Buzhala.