Në plejaden e mësuesve që punuan e u flijuan për idealet atdhetare, që me mish e me shpirt punuan për ndriçimin e mendjes së popullit shqiptar dhe çlirimin e atdheut nga pushtuesit e huaj rradhitet dhe Hoxhë Hasan Muglica i Okshtunit të Dibrës.
Shkruar nga Kolec Traboini
Hoxhë Hasan Muglica. i lindur në Okshtun në vitin 1854, që në moshë të re u brumos me ndjenja atdhetare dhe shpirt liridashës. Dibra si e gjithe Shqipëria, ishte vendi i luftrave të pareshtura. Vetëm ndonjë shkëndijë revolte të ndizej diku në ndonjë krahinë dhe merrte flakë e tërë Shqipëria. Shqiptarëve historia u kish mësuar që mjeshtria e parë që duhej të përvetsonin ishte ajo e luftëtarit. Dhe të tillë u njohën shqiptarët nëpër shekuj robërie. Të tillë u njohën edhe në vitin 1878, kur fuqitë e mëdha vendosën coptimin e Shqipërisë duke i konsideruar trojet shqiptare thjeshtë si plaçkë lufte, që mund të tjetërsoheshin për të ushqyer babëzinë shovenistëve të ballkanas. Në Prizrenin historik u mblodh "Lidhja Shqiptare" e cila i doli zot atdheut me armë në dorë. Shtëpia e Hasan Muglicës, i cili kishte dy vite që nën petkun fetar të imamit zhvillonte veprimtari atdhetare, u kthye në një vatër ku mblidheshin krerët e maleve. Ai priti e përcolli shumë luftetarë që shkonin në Prizren e në mes tyre edhe Abdyl Frashërin. Duke qenë antar i degës së Lidhjes për Dibrën, ai organizoi forcat vullnetare, nga një për shtëpi, për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Në krye të këtyre forcave Hasan Muglica luftoi kundër ushtrisë otomane të komanduar nga Dervish Pasha.
Vitet e "Lidhjes Shqiptare të Prizrenit" ishin si për të gjithe atdhetaret edhe për Hasan Muglicën një shkollë e madhe. Ai ishte fort i bindur në mësimin që i kish dheënë Abdyl Frasheri, se duhej mbjellë fara e diturisë si hap i parë drejtë çlirimit kombëtar.
I ndezur nga atdhedashuria Hasan Muglica ngriti në shtëpinë e tij të parën shkolleë shqipe në krahinën e Okshtunit në vitin 1904, të cilën edhe pse me ndërprerje do ta mbante të hapur gjer pas pavarësise. E jo vetëm kaq, por me t'u mësuar shkrim e këndim okshtunasve, i shpërndante ata ndër fshatrat e tjerë si mësues të gjuhës shqipe.
Sipas të dhënave biografike të mbledhura ndër vite nga dibrani Xhemal Koçi, rezulton që Hasan Muglica ka bashkpunuar me Komitetin e fshehtë të Monastirit që drejtohej nga Bajo Topulli, me të cilin mbante lidhje direkte dhe merrte udhëzime për ngritjen e çetave kryengritese. Veprimtaria e tij atdhetare e bëri që të lidhej me figurat eminente të luftës për pavarësi, Luigj Gurakuqi, Dervish Hima, Vehbi Dibra, Aqif Pashë Elbasani e tjerë.
Hapjen e "Normales" së Elbasanit në 1909, jo vetëm e përshendeti, por që në fillim u bë një nga përkrahësit me të flaktë të saj. Në kohën kur patrioti i shquar Hasan Prishtina dërgonte nga Kosova djelmosha në "Normale", Hasan Muglica nis për atje një grup nxënësish nga Golloborda e Okshtuni, në mes tyre edhe të birin Osmanin.
Mësuesi i Okshtunit mori pjesë si i ftuar në Kongresin e Monastirit. Për t'i bërë jehonë ne popull vendimeve të marra në kongres, me nisiativën e tij mblodhi popullin e Gollobordës në fushën e Klenjës. Në këtë kuvend ai foli për rëndësinë e gjuhës shqipe, të alfabetit, të shkollës Normale të Elbasanit dhe u bëri thirrje që të dërgonin djemtë në këtë shkollë. Mbledhja që pati jehonë të madhe u shpërnda plot entusiazëm duke qëlluar me pushkë si një sihariq për malet. Kur pushtuesit otomanë e morën vesh ngjarjen, dërguan fuqi të mëdha për arrestimin e Hasan Muglicës. Me të shkelur në këtë krahinë, pushtuesit u pritën me pushkë nga atdhetarët e organizuar ndër çeta, të cilat pas katër orë luftimesh i zbrapsën trupat otomane që ishin të armatosur me topa e mitraloza.
Rëndësia e kësaj ngjarje, shkruante shkrimtari Haki Stermilli, ishte jo vetëm se kjo krahinë mbeti e lirë për zhvillimin e idealit kombëtar, por edhe sepse ndezi zjarr zemrat e njerëzve duke bërë jehonë të madhe në popull. Në vitet 1910-1912 Shqipëria u bë arenë e kryengritjeve të mëdha dhe luftrave të përgjakëshme. Kombi ndodhej para alternativës ja pavarësi, ja copëtim e humbje një herë e përgjithmonë. Hasan Muglica si mesues e atdhetar që i dëgjohej fjala në çdo kuvend burrash, bëri thirrje për forcimin e çetave të armatosura për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Tek vendi i quajtur "Plepi i egër" në Maqellarë, në Kuvendin e Krerëve të Dibrës për organizimin e luftës së armatosur, ai u ngrit e tha: "Të shtojmë forcat duke luftuar për jetë a vdekje. Ne malesorët e krahinave të Gollobordës dhe të Okshtunit do t'i përgjigjemi vendimeve që do të marrë ky kuvend, për të luftuar deri në fund për këto troje të parëve tanë." Në fillim të vitit 1912, kur shkonte të takohej me disa krerë kryengritës, kapet në befasi nga autoritetet otomane dhe burgoset. E torturuan tre muaj me rradhë me qëllim që ta mposhtnin e ta detyronin të largohej nga rruga atdhetare, por ai qëndroi burrërisht, madje edhe pas daljes nga burgu, ai merr rrugën për te çetat e armatosura në malësinë e Dibrës. Në shënj hakmarrje pushtuesit otomane dhe bashkëpunetorët e tij vendas ja dogjën shtëpinë dhe bibliotekën e tij me libra shqip. Por ata mundnin të digjnin shtëpi e libra shqip, madje edhe të vrisnin njerëz siç kishin bërë rreth pesëqind vjet, por nuk mund të ndalnin të bëhej Shqipëria. Kur në Vlorë ndodhej edhe bashkëluftëtari i tij Vehbi Dibra si përfaqësues i Dibrës në Kuvendin Kombëtar të drejtuar nga Ismail Qemali, që ngriti flamurin kombëtar me 28 Nëntor 1912 duke e shpallur Shqipërinë të lirë e të mosvarme, Hasan Muglica mblodhi bashkëluftëtarët dhe ngriti flamurin me shqiponjën e zezë dykrenare në çati të kullës se vet në Okshtun, për tu valëvitur kështu Flamuri i Skenderbeut edhe maleve të Shqipërisë.
Një rrezik i madh po i kanosej atdheut. Shpallja e pavarësisë i shtoi lakmitë e fqinjëve shovenistë që në programet e tyre kishin copëtimin e aneksimin e trojeve shqiptare e për ta realizuar e bërë fakt të kryer këtë coptim, nxituan të dërgonin trupa ushtarake për pushtimin e Shqipërisë. Serbia në jug pushtoi Kosoven shqiptare, ndersa në jug nguli kthetrat skilja greke duke pushtuar Janinën e Çamerinë që historia, që kur mbahet mend e që kur është shkruar në lashtësi, i ka njohur si troje ilirie me vazhdimësi në tradita, gjuhë, doke e zakone, arbërore. Në këto hapsira shqiptare të pushtuar nga fqinjët agresive shovenistë do të niste shpërngulja e shfarosja e popullsisë vendase, çfarë nuk prajti si gjenocid deri ne fundin e shekullit 20. Ndoshta veç hebrejve, nuk gjendet popull tjetër në botë të ketë pësuar kaq travajë, ndalime e mundime e të ketë derdhur lumej gjaku në histori, si shqiptarët. Hasan Muglica duke e ndjerë rreziku e madh që po i kanosej atdheut, si një fetar që i dëgjohej fjala anë e mbanë maleve të Dibres, lëshoi kushtrimin.
Nuk ish kohë për predikime por për të luftuar. O sot o kurrë! Përndryshe mbetemi përjetë pa atdhe e do të shuhemi me komb e racë shqiptari prej armiqëve pushtues! Vendosi heqjen e përkoheshme të petkut fetar dhe rrembeu pushkën e luftëtari kombëtar dhe në krye të burrave të krahinës doli tek Ura e Spiles mbi lumin Drin përballë pushtuesve të rinj serbë. Ndër luftime të rrebta, ku ushtria serbe e zënë në lak në grykat e maleve la me mijra e mijra të vrarë, dhanë jetën edhe qindra luftëtarë në mbrojtje të trojeve e shtëpijave të veta, e ndër të renët për atdhe ishin edhe 80 bashkluftetarët e tij okshtunas. E megjithë betejat e përgjakshme e humbjet e mëdha, ushtria e panumurtë serbe arriti të pushtojë tërë trojet e Shqipërise lindore duke synuar të dilte në Adriatik, për ta këputur Shqipërinë mes për mes dhe shuajtur çeshtjen shqiptare në Ballkan. I ndodhur në kushte tepër të vështira, Hoxhë Muglica shkoi në Elbasan, por edhe atje e pritën burgu, mundimet dhe torturat, kësaj radhe nga forcat tradhëtare esadiste, të cilat nuk lanë gjë pa bërë për t'a poshtëruar fetarin dhe luftëtarin e moshuar. Me ndihmën e atdhetarëve arratiset nga burgu dhe kthehet fshehurazi në vendlindje që mbahej pushtuar nga forcat ushtarake serbe. Pushtuesit me ta marrë vesh se në Okshtun ish kthyer Hasan Moglica, nisin ta kërkojnë lagje në lagje e shtëpi në shtëpi si armikun e tyre më të betuar në malet e Dibrës. Serbët nuk e kishin harruar disfatën e turpshme përballë luftëtarëve shqiptarë të armatosur keq, por me trimëri të pashoqe. Pushtuesit kërkonin hakmarrje, kërkonin të zhduknin krerët që populli përfundimisht ta pranonte robërimin e tjetërsimin e trojeve. Por me atdhetarë të flaktë si Hasan Muglica populli frymëzohej e hidhej në luftë plot besim e pushtuesit kurrë nuk do gjenin qetësi. Bënë çfarë është e mundur t'a shtinin në dorë dhe ja arritën qëllimit, veçse kurrë nuk do të arrinin t'a kapnin nëse në këtë mes të mos laperdharej tradhëtia.
E torturuan mizorisht tre ditë por nuk arritën t'a përkulnin dhe as t'a bënin bashkëpunëtorë të tyre për të pranuar pushtimin e predikuar përkuljen e nënshtrimin. Nuk ish Hasan Muglica nga ata burra që e shiste atdheun, por nga ata që për atdheun e jepnin jetën si me lè. Atyre që u munduan të ndërhyjnë për lirimin e tij, komandanti i trupave pushtuese serbe u tha: "Edhe sikur ta peshoni me flori, Hoxhë Moglica nuk lirohet!"
E çuan tek vendi i ekzekutimit bashkë me patriotin Abdi Sallaku, të cilin e kishte strehuar në shtëpinë e tij. Ishte 15 qershori i vitit 1915, një ditë e bukur për natyren por e zymtë për kombin. Në ato pak çaste që i mbeteshin, Hoxhë Hasan Muglica mori frymë thellë, vështroi Okshtunin e tij e malet përreth me besim se nuk kish forcë në botë që e vriste lirinë e popullit të vet që një ditë do të gjendej i lirë e krenar e zot në trojet e veta. Ai besim e bënte të mbante kokën lart në qendresë, sepse para së gjithash ishte një luftëtar kombëtar e si i tillë ai duhej t'a pranonte fundin tragjik, kryekreje se për një luftëtar nuk ka nder më të madh se sa rënia për komb e atdhe. Më kot ngazëllenin ushtarakët serbë, burrin e urtë e trim të Okshtunit Hoxhë Hasan Muglica nuk mundën t'a shuanin dot, as aty tek "Ara e Sheremetit", por as në zemrat e okshtunasve e mbarë Dibrës. Edhe sot e kësaj dite në kujtesen e popullit ruhet i shtrenjtë kujtimi i fetarit, mësuesit e luftëtarit të papërkulur, ruhen ndër breza fjalët e fundit, para se të binte nga bresheritë e plumbave të pushtuesve: "Rroftë Shqipëria!". E dëgjuan malet, e jehuan tej e pertej Korabit e ky ja përcolli mbarë trojeve shqiptare si kushtrim lirie. Edhe sot e kësaj dite ende e dëgjojmë trojeve etnike shqiptare anë e mbanë Ballkanit. A nuk e dëgjuam nga zemra e Kosovës, a nuk e dëgjuam në Drenicen e Adem Jasharit, a nuk e dëgjuam në Iliriadë, në Tetovë e Gostivar. A nuk e dëgjojmë në Çamëri e Mal të Zi e botës mbarë ku ka shqiptarë:
Rroftë Shqipëria! Amaneti i fundit i Hoxhë Moglicës rron e do të rrojë ndër shekuj në zemrat e shqiptarëve!
___________
Shkrimi i K.Traboinit është perfshire në botimin e nipit të Hasan Moglicës për këtë figurë kombëtare në faqen 546-556, "Burri i madh Hasan Moglica" Elliott Moglica
Toronto Kanada & Shqipëri 2012.
Samstag, 24. September 2016
Aqif Pashë Elbasani
Aqif Pashë Elbasani, ose siç njihet me mbiemrin tjetër Biçakçiu; ka qenë Ministër i Brendshëm nga 28. 3. 1914 deri më 3. 9. 1914.
Veprimtarinë politike Aqif pashë Elbasani e pati filluar qysh në kohën kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Osmane, d.m.th. përpara 28 Nëntorit 1912. Atëhere ai ishte njëri ndër aktivistët e lëvizjes kombëtare kundërosmane që zhvillohej në Elbasan, ndërsa pas shpalljes së Pavarësisë u emërua në administratën e shtetit të pavarur shqiptar, në jerarkinë e kësaj administrate. Në fillim, në vitin 1913 Aqif pashë Biçaku (siç quhet ai edhe ndryshe), zuri vendin e prefektit të Elbasanit. Me ushtrimin e kësaj detyre u përpoq të forconte pozitat e qeverisë së parë kombëtare, duke e shndërruar Elbasanin si mbështetjen kryesore të qeverisë qendrore, me qendër në fillim në Vlorë e drejtuar nga Ismail Qemali, mandej në Durrës.
Në kohën e regjimit të Vilhelm Vidit, që pasoi për gjashtë muaj qeverisjen gati njëvjeçare të Ismail Qemalit, Aqif pashë Elbasani u emërua ministër i punëve të brendshme, funksion që e mbuloi për 3-4 muaj, nga maji deri në fillim të shtatorit 1914. Pas këtaj ministri i rendit u detyrua të linte vendin e të kalonte në emigracion politik, si të gjithë anëtarët e tjerë të kabinetit, së bashku me vetë kryetarin e shtetit, me princ V. Vidin.
Largimi nga vendlindja ndodhi më 3 shtator të 1914-ës kur kishte kaluar plot një muaj nga fillimi i përleshjes botërore, nisja e së cilës njihet 4 gushti i vitit 1914. Në braktisjen e vendit nga Aqif pashë Elbasani ndikoi për të keq shpërthimi i Luftës I Botërore. Fuqitë e huaja evropiane, qoftë ato ndërluftuese si Austro-Hungaria apo të tjerat që shpallën përkohësisht qëndrimin “asnjanës” ndaj luftës, si Italia, nuk ishin më të interesuar për ekzistencën e shtetit shqiptar, dhe, rrjedhimisht, hoqën dorë nga mbështetja e tij për stabilizim. Megjithëse ishte tejet negativ për shoqërinë, nuk qe faktori i jashtëm ai që përcaktoi vendimin e Aqif pashë Elbasanit për të lënë vendin e tij. Ishte lëvizja e armatosur që shpërtheu në Shqipërinë e Mesme, e cila njihet me emrin “Lëvizja e Haxhi Qamilit”, dhe ishte sidomos zgjerimi i kësaj lëvizjeje, që e detyruan Aqif pashë Elbasanin të largohej nga Shqipëria së bashku me shumë kolegë dhe shumë patriotë të të tjerë rilindës. Aqif pashë Elbasani kishte zëvendësuar në maj 1914 Esat pashë Toptanin, i cili me fillimin e kryengritje antividiste u akuzua si mbështetës, nën rrogoz, i kryengritësve, veprimet e të cilëve nisën më 17 maj. Megjithë përpjekjet si ministër i punëve të brendshme Aqif pashë Biçaku me forcat e tij dhe mbështetësit e kryetarit të shtetit, nuk arritën të mposhtnin kundërshtarët. Pas 4 muajsh, në shtator 914, shqiptarët antividistë zotëronin të gjithë Shqipërinë e Mesme duke filluar nga kryeqyteti, nga Durrësi.
Aqif pashë Elbasani nuk qëndroi gjatë në emigracion, në Bari të Italisë, ku u vendos në fillim. Ai u kthye në vend pas gati gjashtë muajsh, në fillim të vitit 1915. Ai nuk qëndroi dot në Bari, por nuk shkoi dot as në Elbasan ku ligjin vazhdonin ta bënin forcat kryengritëse. Ai u vendos në Shkodër dhe jo rastësisht. Qyteti më verior i vendit ishte shndërruar asokohe në një qendër të rëndësishme ku kishin gjetur strehim figura atdhetarësh të spikatur nga mbarë vendi, që nga jugu e në veri, madje që nga Çamëria e deri në Kosovë. Në fund të dhjetorit 1914, Italia kreu agresionin e saj të parë kundër shtetit shqiptar. Forcat e armatosura italiane u vendosën atëherë në pozitën gjeostrategjike të Vlorës. Largimi në këtë kohë i Aqif pashë Elbasanit nga Italia a mos lidhet me këtë akt agresiv të fqinjit tonë të përtej detit? Në këtë rast kemi të bëjmë me një hamendësi. Këtë dyshim nuk e shmang dot as një njoftim i shtypit të kohës ku pohohet se: “Qeverija italiane shumë herë e kishte ngarë Aqif pashën dhe s’e kishte lënë që të rijë në Bari, po shqiptari i urtë kishte gjetur anën që të mos ndahet nga bregu i Adriatikut”.
Sidoqoftë prania në vendin e tij i jepte mundësi pashait elbasanas të ndiqte më nga afër zhvillimin e ngjarjeve dhe të ndikonte në ecurinë e tyre me mendimet që mund të jepte. Ç’është e vërteta për veprimtarinë atdhetare të Aqif pashës në qytetin e Rozafës nuk kemi ndeshur në shumë të dhëna. Veprimtaria e tij në Shkodër, ashtu si atë të shumë figurave të tjera, e mbulon më shumë heshtja, në kuptimin se ajo nuk ka gjetur pasqyrimin e nevojshëm në dokumentet dhe materialet e tjera të kohës. Megjithatë është vërtetuar tanimë se Aqif pasha ishte njëri nga patriotët që formuan në Shkodër në vitet 1914-1915, një komitet të fshehtë, i cili i vuri vetes për detyrë të bashkërendiste veprimet për mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe për organizimin e Lëvizjes Kombëtare. Komiteti veproi gjatë konfliktit botëror, por më shumë u aktivizua në mbarim të këtij konflikti, kur koha shtroi nevojën e mbrojtjes së vendit nga planet ekspansioniste të fituesve të luftës. Përveç Aqif pashës në këtë komitet bënin pjesë figura të njohura të politikës shqiptare, si Hoxhë Kadri Prishtina, Sotir Peci, Eshref Frashëri, Ali Shefqet Shkupi etj.
Në Shkodër veprimtaria politike e Aqif pashës vazhdoi për disa muaj, deri në korrik 1915. Këtë radhë ishin forcat e fqinjit të Veriut, të Malit të Zi, që e ndërprenë dhunshëm këtë aktivitet, kur ato shtinë në dorë Shkodrën, në mbarim të muajit qershor 1915. Me pushtimin e Shkodrës nga forcat e armatosura të Malit të Zi Aqif pashë Biçaku u bë njëri nga viktimat e këtij pushtimi.
Largimi i detyruar i Aqif pashës nga vendlindja është një tregues i peshës politike që gëzonte kjo figurë në mjedisin shqiptar. Megjithatë, falë zhvillimeve në frontet e Luftës së Parë Botërore, internimi i Aqif pashë Elbasanit në Mal të Zi nuk vazhdoi veçse për disa muaj. Ai i shpëtoi izolimit në fillim të vitit 1916 në rrethanat e krijuara nga zhvillimi i luftimeve. Në janar 1916 komanda e forcave të armatosura të Malit të Zi, në luftime me forcat e Perandorisë Austro-Hungareze u detyruan të nënshkruanin aktin e armëpushimit e të kapitullonte. Paskëtaj në territorin e Malit të Zi u vendosën trupat e Perandorisë Dualiste. Në kushte të tilla shpëtoi nga internimi Aqif pashë Elbasani bashkë me Luigj Gurakuqin, me Sotir Pecin etj.
Duket që ishin këto rrethana që e nxitën Aqif pashën dhe bashkë me të Luigj Gurakuqin, Bajram Currin etj t’u drejtoheshin shqiptarëve me një thirrje publike, e cila i ftonte këta të mos u bënin qëndresë forcave austriake që po hynin në kufijtë politikë të shtetit shqiptar, se këta po vinin si “mbrojtës dhe çlirimtarë”. Përzënia jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar e forcave serbe dhe vendosja këtu e njësive të armatosura të Perandorisë Dualiste e nxitën Aqif pashë Elbasanin të merrte nismën për ngritjen e pushtetit shtetëror me administratorë vendës, shqiptarë. Këtë nismë të Aqif pashës duket se e nxiti edhe mendimi se kjo detyrë i takonte atij, si ministër i punëve të brendshme i qeverisë së fundit të kohës së Princ Vidit. Këtë nismë e paraqiti madje sikur e kishte marrë me autorizimin e Princ Vidit. Kështu i shkruante Aqif pasha në fillim të marsit 1916 përfaqësuesit të ministrisë së punëve të jashtme të Vjenës në Shqipëri, August Kralit. Legjitimimi i këtij pushteti u mendua të bëhej bile nga një kongres ndërkombëtar, për përgatitjen e të cilit u ngrit një komision i posaçëm i përbërë nga patriotë elbasanas si Ahmet Haxhi Sinani, Sava Papajani, Shefqet Daiu, Simon Shuteriqi, Ymer Stringa etj. Ndërkaq Aqif pasha emëroi disa nëpunës të lartë si prefektë, nënprefektë e kryetarë komunash, që mbulonin prefekturat e Durrësit, të Elbasanit dhe të Beratit, ku ishin vendosur forcat e armatosura të Vjenës.
Bastuni dhe Thika e Aqif Pashë Elbasanit, marrë nga Muzeu Historik Kombëtar.
Edhe veprimet për thirrjen e kongresit nisën në të njëjtën kohë me atë për ngritjen e administratës shqiptare, pra në muajt shkurt-mars 1916. Në kongres u parashikua të mernin pjesë përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit, pavarësisht nëse këto ishin nën administrimin e njësive ushtarake austro-hungare, bullgare, italiane apo greke. Në kongres u ftuan të merrnin pjesë gjithashtu të deleguar nga kolonitë shqiptare të Bullgarisë, të Rumanisë si dhe nga grupet shqiptare që ndodheshin atëherë në Zvicër. Këtë veprimtari politike Aqif Pasha dhe bashkëpunëtorët e tij e nisën pa marrë më parë miratimin e autoriteteve austro-hungareze, por të bindur, mesa duket, se ky miratim nuk do t’u mungonte. Mirëpo rrethanat e disa viteve më parë, kishin ndryshuar dhe bashkë me të kishte ndryshuar edhe qëndrimi i Vjenës ndaj të ardhmes së Shqipërisë. Diplomacia vjeneze nuk ishte më e interesuar për përtëritjen e shtetit të pavarur dhe sovran shqiptar, sikundër mendohej nga patriotët elbasanas kur nisën veprimtarinë e tyre, dhe nga të tjerë. Të nisur nga këto synime autoritetet austro-hungareze e penguan veprimtarinë e mëtejshme të administratës shqiptare të drejtuar nga Aqif pashë Biçaku duke ndaluar edhe mbledhjen e vetë kongresit. U gjetën edhe pretekstet. Në vendet ku ishin shtrirë forcat austro-hungareze ishin të ndaluara mbledhjet me karakter politik, shkruhej në urdhërin e ndalimit të kongresit, ku theksohej se zhvillimi i mbledhjeve të tilla nuk lejoheshin në kohë lufte as në vetë territorin e Perandorisë. Po ashtu sipas udhëzimeve të Vjenës çdo administrator apo funksionar vendës (shqiptar) emërimin e tij duhet ta marrë “vetëm e vetëm prej administratës sonë ushtarake dhe jo nga një anë tjetër”, nënvizohej ndër të tjera, në këto udhëzime. I vënë përpara këtyre pengesave të pakapërcyeshme për të dhe për kohën, Aqif pashë Elbasani u detyrua të hiqte dorë nga veprimtaria politike për ngritjen e administratës vendore të drejtuar nga shqiptarë si dhe nga mbajtja e kongresit në Elbasan. Për këtë dorëheqje ai njoftoi në fund të prillit 1916 prefekturat dhe nënprefekturat që ishin ngritur ndërkohë. “Nga shkaku i veprimeve ushtarake, të qeverisunit e Shqipënisë do të bahet përkohësisht prej ushtrisë së mbretnisë së madhe të Austro-Hungarisë dhe qysh prej kësaj minute po largohem nga detyra”, i njoftonte Aqif pashë Elbasani vartësit të tij.
Pikërisht në qershor 1916 revista “Biblioteka Zëri i Shqipërisë”, ia kushtonte plot një faqe të saj portretit të Aqif pashë Elbasanit, të shoqëruar me një mbishkrim, në të cilin midis të tjerave pohohet se “Me gëzim të madh po botojmë sot fytyrën e atdhetarit të çkëlqyer Aqif pashë Elbasanasit, i cili atdhetarismën e provoi me vepra dyke vënë...ndë rrezik kaqe herë dhe jetën e tij. Këtë burrë besnik tërë populli shqiptar e adhuron edhe pret nga ay edhe shumë shërbime të tjera. Sot ndodhet, për shërbim të atdheut, ndë Elbasan”, përfundonte mbishkrimi. Në foto Aqif pasha na paraqitet në moshë mesatare, i veshur me kostum modern; në qafën e tij duket qartë kravata ala papijon. Vetëm në kokë festen nuk e kishte zëvendësuar ende me kapelen “republike”.
Heqja dorë prej Aqif pashë Elbasanit nga veprimtaria për ngritjen e administratës shqiptare u pasua nga një heshtje e gjatë që vazhdoi për mëse dy vjet. Me këtë qëndrim, Aqif pasha u bashkua me shumë politikanë të tjerë shqiptarë, që kishin menduar të hynin në veprime në situata më të qarta politikisht, kur mbarimi i Luftës Botërore do të përcaktonte grupimin fitues të luftës dhe, rrjedhimisht, do t’i bashkonte shqiptarët në përpjekjet e tyre për mbrojtjen e të drejtave kombëtare nga dhunuesit e tyre.
Heshtjen e tij prej mëse dy vitesh e ndërpreu pikërisht mbarimi i luftës dhe shtrimi së afërmi i të ardhmes së Shqipërisë dhe i çështjes kombëtare në tavolinat e Konferencës së Paqes. Këtë radhë Aqif pasha shfaqi botërisht pikëpamjet e tij për rrugët që duheshin ndjekur për mbrojtjen e vendit nga pretendime e Fuqive ë Antantës, të cilat, si fituese të luftës do të përpiqeshin të vinin në jetë planet e tyre ekspansioniste, të njohura tanimë botërisht qysh mëse një vit më parë. Në nëntor 1917 ishte botuar Traktati i fshehtë i Londrës i 26 prillit 1915, i nënshkruar midis tri fuqive të Antantës dhe Italisë, traktat i cili e ndante territorin e shtetit shqiptar midis tre vendeve fqinj, midis dy shteteve ballkanike dhe Italisë, që të tre fitues të luftës botërore. Në këtë rast Aqif pasha shprehur mendimin për “armën” që duhej të përdornin shqiptarët në luftën diplomatike për mbrojtjen e çështjes së tyre kombëtare. Si bazë për këtë mbrojtje duhej të shërbente vendimi i Konferencës së Ambasadorëve i 29 korrikut 1913 për Shqipërinë, vendim i cili “as nuk asht prishun, as nuk asht vjetrue”, theksonte ai me forcë në një letër drejtuar më 20 dhjetor 1918 nga Elbasani kryetarit të Kongresit të Durrësit, Mehmet Konicës. Dhe po aty shtonte se duheshin kërkuar gjithashtu “me u ndreq gabimet dhe padrejtësitë që u banë atëherë në caktimin e kufijve” dhe që këta kufij duhet “të çohen në qoket e natyrshme të tyne”. Kongresi do të hapej më 25 dhjetor në Durrës, si ish-kryeqyteti i vendit gjatë viteve 1913-1914. Vlerësimi prej Aqif pashës i rëndësisë që kishte për Shqipërinë Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të 29 korrikut 1913 dhe se ky vendim “as nuk asht prishun, as nuk asht vjetrue”, dëshmojnë për mprehtësinë e tij në kapjen e akteve ndërkombëtare me vlera të veçanta në rrafshin diplomatik për mbrojtjen e vendit të tij nga pretendimet e shteteve fqinje. Pohimi i mosprishjes së këtij vendimi nënkuptonte mospjesëmarrjen e shtetit shqiptar, si organizëm shtetëror, në kasaphanën botërore që sapo kishte mbaruar. Këtë qëndrim “asnjanës” të Shqipërisë në konfliktin botëror do ta theksonte mandej delegacioni qeveritar shqiptar në memorandumin e tij dorëzuar Konferenës së Paqes më 12 shkurt 1919. “Asnjanësinë e saj (e Shqipërisë) që Fuqitë e Mëdha ia kishin garantue, ia prishën ushtritë luftare e...Shqipnia ka pa gjithë tmerrimet e pushtimit”, pohohej në këtë dokument të delegacionit zyrtar që doli nga Kongresi i Durrësit i 25 dhjetorit 1918[13]. Sipas letrës së 20 dhjetorit Aqif pasha dëshironte të merrte pjesë në këtë kongres, porse “kohët e liga dhe rrugët e këqia” e kishin penguar atë të vinte në Durrës. Ka mundësi që ky pohim të jetë i vërtetë, porse nuk përjashtohet edhe dëshira e pashës për t’iu shmangur debatit politik që mund të hapej në Durrës (në vijim të debatit të zhvilluar kohët e fundit nga grupe politikanësh shqiptarë) për problemin madhor që koha kishte shtruar për zgjidhje. Nga përmbajtja e letrës rezulton se Aqif pashë Elbasani nuk pajtohej me pikëpamjet e disa politikanëve shqiptarë për të cilët për të shpëtuar vendin nga e keqja më e madhe i duheshin bërë disa lëshime Italisë, deri në vendosjen e shtetit shqiptar përkohësisht nën “mbrojtjen” e kësaj fuqie të madhe fqinje. Me këto pikëpamje kishin dalë botërisht në shtyp (në muajt tetor-nëntor 1918), Turhan pashë Përmeti (kryeministër në kohën e qeverimit të V. Vidit), Mufit bej Libohova, Visar Dodani, Syreja bej Vlora, dhe vetë Mehmet Konica etj. Aqif pashë Elbasani nuk u pajtua me këto pikëpamje dhe reagoi. Kundërshtimin e tij e shfaqi pikërisht në letrën e 20 dhjetorit në të cilën pohonte: “Mbretnia italiane duhet të dojë Shqipninë me formën e vendueme prej Konferencës së Londrës, se ndryshe u çel rrugën kërkimeve të anmiqve të Shqipnisë, të cilët kërkime janë edhe kundër interesit të saj” Me “anmiq të Shqipnisë” këtu nënkuptohen dy vendet ballkanike fqinj, Greqia dhe Serbia.
Më 1926, me rastin e vdekjes, gazeta “Liria Kombëtare”, e vlerësonte si “njeri pozitiv” duke e përjashtuar nga bejlerët dhe pashallarët “e liq”. Nuk ka mbetur jashtë as nga botimet memorialistike. S. Vllamasi e cilëson si patriot “të flaktë”, por “kokë fortë dhe inatçi deri në fund”. Veprimtaria politike e Aqif pashë Elbasanit është vlerësuar po ashtu nga pushteti politik. Në vitin 1962 ai është dekoruar me urdhërin “Për veprimtari patriotike” të klasit II-të.
Në vitet e pluralizmit politik, është ngritur për të një përmendore, e vendosur në njërin prej shesheve publike të Elbasanit.
_____________
Ngaq Wikipedia

Abonnieren
Posts (Atom)