Poeti Naim Fetaj |
1. NGA KRONIKAT
Vaporrët vinin si korbat e zinj
Ushtarët mbetën anijët janë kthy
Askush se besonte për fjalë të gojës
Atë këngën e zezë për Kalin e Trojës
Gurë e dru kanë luajtur prej tokës
Kur këndohëj kënga për Rexhën e Lokës
" Pos ndërgjegjës sate prapa s'te ndjek kush"
Gjeneral Mo(i)zi...na dole për fushë...
" Pelerinën era ta ngre me tallaz "
Vetem nuk je gjeneral
Epokat i ke pas...
2. KRROKAMË
I mallkonim korbat se na i hanin sytë
E pas korbave shkojmë
Me krrokamë në fyt
Ç'na plasën të dytë
3. EKLIPSI I RI
Nga llumi bretkosat do të nisin festë
" Homo homini lupus est "*
Mes syve tanë kur të shohin urrejtjën
Dhe korbat e zi do ta ndalin brejtjën
Yjët s'do të shuhën... s'do të shihën yjët
Nga një rrëmet kur ta godet tokën
Mes pluhuri mes eshtrash nëpër atë terrinë
Futë i zi njeriu... do ta lypë i veç kokën...
* ( Njeriu për njeriun është ujk)
4. VETË I PASHË
Nuk binin gjethet po i rrëzuan lisat
Si në një front të ashpēr qysh bien ushtarët
E prenë ahishtën atë verë të vonë
Veç për dushk e prenë...që të hanin gomarët
5. LIRI-A
Liria është si flutur
Ndaj duhet të jetë e lirë
Me gisht po e vrave
Të mbetet n'dorë e ngrirë...
6. VDEKJA VJEN ME POSTË
Mbaron një luftë dhe nis një tjetër
Gjaku është i njejtë e dhimbja digjet n'etër
Mbi dënesjën tonë ti ende rri pezull
Sillu sillu botë e vjetër
Rreth kobit tonë rreth vdekjës
Sillu
Për një botë të re nuk kemi vend tjetër
As për varre tash kjo tokë nuk na del
Ndaj dhe vdekja tash vjen me një E-mail
7. PSALM PËR TRATHËTINË
Të patëm një ...Gjenaral Moisi
U dogje në legjenda e vdiçe ne histori
Treqinid tjerë sa të paskan dashtë
Ah kjo puna jote .. tragjedi e lashtë
Tremijë të tjerë
Tash janë bërë bashkë..
8. JETA NË PESË VARGJE
Po vjen tash vjeshta dhe po e ndjek verën
As i biri i pulës nuk e ndjell pranëverën
Dhe unë dua të hesht e po mè vret heshtja
Jetoj për te athua
A gjallë po më mbanë vjersha...
9. NJË JETË...TERRINË
Po shkurtohën ditët po shtohet terri
E llambat e dritës ku janë
Më terr se terri nuk është as ferri
Ndaj mos u frikësoni
Janë mësuar sytë tanë...
Një jetë të tërë ngujuar në greminë
Një jetë... terrinë...
10. KËNGA PËR KALIN
Vajtonin krushqit vajtonin thonë dhe malet
Për Rexhën e Lokës kënga hiç s'po ndaiët
I këndojmë një kali tash e njëmijë vjet
E troku i tij tinëzisht na vret...
I drunjtë a si gjog hiç nuk ka rëndësi
I lashti kobi ynë kalēron pas tij...
11. PËR KËTË KOHË
Sa shumë ëndërruam sa shumë kishim mall
E tash po themi lum ai që s'është gjall
Edhe tokën e shitëm as vend për varre s'kemi
Endemi veç si hije as gjallë nuk jemi
Mallkimin e të vdekurve as toka nuk e mbanë
A i thuhet lirisë bre ende "dobar dan"
12. SI KËNGË PËR BABËN
Trohat i mbledhte mbi sofër
As pulë nuk lente pranë koshit
Sa shumë i miri i gëzohej miellit
Kohën e Ujës kur e kujtonte
Lutje i niste hënës... këngë i niste diellit
I këndonte miellit e lutej për ne
Veç mbi sofrën e vjetër e kam parë tek qeshte
Kur thehej buka e re...
13. SËRISH PO IKIN
Sërish autobusët po lahen me lotē
Me lotët e zi...ah lotët e ndarjës
Po ikin si zogjët po ikin...po ikin
Pa ia thënë askujt ditën e ardhjës
Qiellin në dysh e ndajnë vetëtimat
Zogjtë dhe autobusët e çajnë këtë natë
Prishtinën e dridhin dënesjēt murmërimat
Fishekzjarre ndizën përmbi Beograd
14. MIZAT E KALIT
Vijnë nga ana e anës vijnë nga ana e malit
Dhe zbarkojnë ndër vithe
Aty ndër bisht të kalit
Nga një bythë vijnë
Rrugëtojnë drejt një bythe
Dhe festojnë të gjorat
Se nuk rrojnë dot ndryshe
15. E DI...
(Profesorit tim Enver Zhinipotoku.)
Nuk të kuptova mësuesi im
E merr do kancer nga britma dhe do tym
Qe njëqind vjet ...nuk ndërrove flamur
As vëllaun s'e shite me kile
Vetëm sa për lëkurë...