Samstag, 8. Juni 2013

Ahmet Delia

Nga Mehmet Bislimi

Qysh prej Lidhjes së Prizrenit e deri te viti 1912, ka qenë periudha e intensifikimit të kryengritjet shqiptare për liri. Asokohe qenë mobilizuar në një masë të madhe shqiptarët e malësisë së Drenicës, të Llapit, Gollakut, Gjilanit, Gjakovës, Prizrenit e të shumë krahinave të vendit.

Kryengritësit të udhëhequr nga bijtë më të mirë të popullit shqiptar, ishin hedhur fuqishme kundër forcave ushtarake turke në veçanti kundër trupave të Shemsi e më vonë edhe të Maxharr Pashës. Në ballë të këtij organizimit, prinin burrat me nam të kohës si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini, Ahmet Delia e të tjerë. Kulla e Ahmet Deliut, atdhetarit dhe tribunit popullor ishte e hapur gjithmonë për çlirimtarët e atdheut. Ahmeti me të birin Murselin e me shumë shokë e bashkëluftëtarë, prisnin e përcillnin krerët e Lëvizjes sonë kombëtare, të cilët në kullën e tij, mblidheshin e bisedonin për një kryengritjeje të përgjithshme kombëtare kundër pushtueseve.

Më 1912, për të satën herë Hasan Prishtina kishte shkuar në kullën e Ahmet Delisë, ku kishte njoftuar të pranishmit se Parlamenti Turk nuk kishte dashur as të dëgjonte zërin e deputetëve shqiptarë për t’i plotësuar kërkesat e tyre. Ai sqaroi më tej, se po atë ditë në Stamboll, nën kryesimin e Ismail Qemalit ishte mbajtur një mbledhje e fshehtë, ku ishte vendosur që pikërisht në Kosovë, sa më parë të fillojë një kryengritje e përgjithshme, e cila do të shtrihej në të gjitha viset shqiptare. Të gjithë krerët e Drenicës, që ishin ftuar enkas aty, e përkrahën qëndrimin dhe vendimin e Hasan Prishtinës dhe të Ismail Qemalit, aty dhanë edhe besën e burrave se do të dhënë çdo gjë për liri të atdheut. Krerët e Drenicës të mobilizuar në kullën e Ahmet Delisë të Prekazit, nisën përfaqësuesit e tyre për në Kuvendin e Junikut, ku ishin mbledhur të gjithë krerët e Kosovës, Dibrës, Shkodrës si dhe krerë të viseve jugore të Shqipërisë. Në këtë Kuvend u aprovua programi me kërkesat tona kombëtare, kështu që kryengritja jonë shqiptare mori kuptimin e vërtetë të një kryengritje të përgjithshme.
 
Nën trysninë e vazhdueshme të kryengritësve shqiptarë, forcat turke u detyruan të tërhiqen nga tokat tona, s’do mend se kjo tërheqje u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë e cila u kurorëzua më 28 nëntor të vitit 1912. Nga ana tjetër, në mënyrën më të pa drejt e në kundërshtim me të gjitha parimet ndërkombëtare mbi të drejtën e popujve për të jetuar të lirë në shtetet e tyre sovrane, fuqitë e mëdha evropiane, njëanshëm, duke shkelur mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit shqiptare, njohën të “drejtën” e shteteve fqinje serbe e malazeze për copëtimin dhe aneksimin e tokave të Shqipërisë! Evropa ndau tokat tona. Populli shqiptarë u detyruan që të dalë në mbrojtje të tokave të veta me të gjitha mjetet që posedonte atë kohë, pra edhe me mjete luftarake. Nga ana tjetër, pushtuesit barbarë sllav, të yshtur nga pasionet e tyre të ulëta ekspansioniste, kryen masakra, terrorizuan popullatën shqiptare, me qëllim që të shuajnë rezistencën e tyre dhe t’i shpërngulin ata, për të bërë më vonë edhe spastrime etnike, me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike në Kosovë. Prapa kësaj fshihej qëllimi i pushtetit serb, që më vonë të sillnin kolon serbë e malazezë në Kosovë, gjë e cila ka vazhduar në forma të ndryshme, deri në fund të shekullit të kaluar!
 
Xhandarmëria e Pashiqit, veç kishte filluar reprezaljet nëpër disa fshatra të Drenicës. Në njëfarë mase, pas shpalljes së Pavarësisë, kryengritjet në Shqipëri sikur kishin pushuar ca. Ahmet Deliu, i vetëdijshëm për qëllimet e Serbisë, mblodhi prapë krerët e Drenicës në kullën e tij, dhe së bashku me trimat, aty bënë edhe një Kuvend duke kujtuar besën e dhënë!
Ishte fillimjanari i vitit 1913, veprimet e dhunshme të xhandarmërisë serbe, sa po shtrëngonin dhe po ashpërsonin rrathët e krimeve mbi popullin tonë. Siç e thotë edhe kënga : “ Ky Ahmeti çka thanë: a e kem besën siç kemi dhanë! ”... Aty ishte dhënë edhe një herë fjala e burrave se do të rezistojnë me të gjitha mjetet e mundshme, pa e kursyer as jetën në mbrojtje të tokave dhe popullatës sonë, duke i dalë në mbrojtje: vëllai vëllait, fqinji fqinjit, fshati fshatit...

Një grup prej 13 xhandarësh serb, pak ditë pasi që ishte dhënë “ besa e burrave”, në kullën e Ahmet Deliut, kishin mësyrë Prekazin. Ata kishin terrorizuar dhe plaçkitur dy- tri shtëpi në Prekaz. Lajmi kishte shkuar tek Ahmet Delia, i cili lëshoi zërin e mobilizimit, por ai nuk priti as sa të mblidheshin trimat! I vendosur dhe pa humbur kohë, mori sëpatën dhe i lëshoi zë të birit Murselit, që të shkonin në mbrojtje të Halilit, fqinjit të tyre!... Kënga popullore rrëfen për këtë histori tragjike dhe heroike:

...“ Te Halili janë hi shkinia,
Bërtasin robt, piskasin fëmija,
Po na i ndien Ahemt Delia “...
 
Ahmeti dhe Murseli, marrin sëpatat shpejt e shpejt, duke vrapuar në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tyre. Në derën e oborrit, ata lënë në vend rojën serbe, në brendësi të oborrit. Murseli ia nxjerr pushkën një serbi dhe fillon të godasë me ç rast vret disa xhandar.
Ahmet Delia mësynë kullën, Në të hyrë të saj, në shkallë ndeshet me një tjetër xhandar dhe e godet me sëpatë...
 
...” Me sakicë na i ra në ballë
Tana trutë ia qiti n’shkallë”...

Përleshja ishte e ashpër. Ndërkohë Ahmeti plagoset rëndë, kurse trimat tjerë të Prekazit, si: Ramë Islami , Xheladini, Jetullahu, Hajredini e të tjerë kishin rrethuar vendin.

 ...“ Pa u provua nuk njihet trimi,
Dy na i mbyti Xheladini”...
 
Në këtë qëndresë heroike të burrave të dheut, të cilët kishin lidhur besën për ta mbrojtur atdheun, ra në altarin e atdheut, Ahmet Delia, e disa të tjerë u plagosen. Nga ekspedita e xhandarëve 12 mbetën të vrarë, ndërsa shpëtoi një prej tyre.

...” Prej 12-tëve pshtoi Jovani
Shkon tuej ikë për rreth një gardhi
Banë kuku na faroi Prekazi”...

Jovani, kishte ikur me vrap, dhe pas dy orëve xhandarmëria serbe e rrethit të Mitrovicës kishin marrë lajmin e hidhur. Ata ishin bërë gati që të sulmojnë fshatin me forca tjera shtesë, mirë po trimave të Prekazit iu kishin bashkangjitur burrat e besëlidhjes dhe ishin mobilizuar e kishin zënë pozitat për ta mbrojtur fshatin me çdo kusht. Kur xhandarët serb po i ofroheshin Prekazit, kishin vërejtur se do të dilnin të humbur. Për të mos u bërë gjakderdhja më e madhe, ata sikur i ishin bindur një grupi xhandarësh Austro- hungarez, të cilët më të dëgjuar këtë lajm, nga Mitrovica kishin shkuar në Prekaz me një pajton me dy palë kuaj! Ky grup, pastaj kishte ndërmjetësuar mes trimave të Drenicës dhe xhandarmërisë serbe. Ishin marrë vesh që të dorëzohet vetëm trupi i Ahmet Delisë i cili kishte qenë pa shenja jete, gjoja për ta dërguar në spital! Forcat e xhandarmërisë serbe, duke e parë se Ahmeti nuk po jepte shenja jete, atë e groposin atë në arat e fshatit Tërnavc, fshat ky rreth 4 km. në veri të fshatit Prekaz. Veprimtaria për çlirimin e atdheut në Drenicë vazhdoi nën udhëheqjen e trimit të shquar Shaqir Smakës, ndërkaq pas rënies së tij Lëvizjes i priu Azem e Shote Galica. Gjatë tërë kohës së rezistencës për çlirim kombëtar, Murseli i biri i Ahmet Delisë ishte ndër luftëtarët më të shquar, dhe mu për këtë Azem Bejta e kishte edhe njeriun më të afërt të tij. Murseli nuk e hoq për as një çast pushkën nga krahu. Ai vdiq në vitin 1930 në rrethana misterioze në një spital të Shkupit. I vetmi trashëgimtar i Murselit, nga gjinia mashkullore, mbeti i biri i tij, Zeneli i cili nuk jeton më. E tërë veprimtaria e Ahmet Delisë ishte në shërbim të organizimit të rezistencës për çlirimin e atdheut.
 
Burimi: ZEMRASHQIPTARE:NET

Ndue Përlleshi

Rrafshi i Dukagjinit
i kishte të çelura dyert
për legjendën e trimërisë

Nga Tomë MRIJAJ

Veprimtaria patriotike e familjes së Përlleshajve, nuk fillon me liderin e katolikëve të Lugut të Drinit dhe mbarë Rrafshit të Dukagjinit, Ndue Përlleshin, siç e quan shefi i UDB - së, Gojko Medenica në fejtonet e luftës në Kosovë të botuara në gazetën "Vecernje Novosti" të Beogradit, të titulluar "Poraz Pod Pshtrikom" (Humbjet nën Pashtrik nga data 22 shkurt gjer me 19 mars 1965 dhe në gazetën "Rilindja" e Prishtinës "Nata e frorit" 24 - 26 shkurt 1965. Në librin "Famullia e Zllakuqanit", faqe 51, thuhet se në kryengritjen e vitit 1909, të organizuar nga Zef Gjidoda, nga familja e Përlleshajve morën pjesë Mark dhe Dedë Përlleshi. Për Lugun e Drinit flet edhe Mark Kolë Kçira, të cilin në shenjë respekti vendasit e thërrisnin Marka Kola i Zllakuqanit. Burri me një pamje kreshniku e fillonte kështu bisedën në odat e Lugdrinasve: "Vendi ynë nuk qëndroi i pastër etnikisht dhe kombëtarisht pse deshën të tjerët.
 
Ne falenderojmë pushkët e djemve tanë, që i mbajtën gjithmonë për faqe, duke filluar nga kryengritja e Mirditës e vitit 1876 që kryesohej nga kapidani Bibë Doda. Shumë djem të këtij vendi morën pjesë nën komandën e kapidanit të Mirditës, ku midis tyre veçojmë Zef Markun (Gjonlleshaj) dhe Nikoll Mrin, gjer në kryengritjet e njëpasnjëshme të Lidhjes së Prizrenit, ato të vitit 1909 dhe kryengritjen e Kaçanikut me 1910, ku kapidani i Mirditës, Marka Gjoni dhe Abati Preng Doçi kishin dërguar shumë luftëtarë nga Mirdita të udhëhequr nga Prengë Marka Prenga, bajraktar i Oroshit dhe Ndue Përdeda, që ishte prej krenve të para të Spaçit. Pjesmarrës në këto kryengritje ishte edhe vetë Marka Kola i Zllakuqanit me shumë vendas të tjerë që ua tregonin rrugët dhe shtigjet kryengritësve mirditas, të cilit kishin lënë emër të mirë në ato anë". Marka Kola tregonte se me rënien e Turqisë dhe me ardhjen e Serbisë, në vitet 1918 - 1919, Lugu i Drinit ishte prapë i fortë. Në tri komunat, në vijë të drejtë rreth 22 km, nga Gjurakovci deri në Dollc ishin këta tre kryetarë: Ukë Paloka në Gjurakovc, Pren Nikoll Mrijaj në qendrën e Lugut të Drinit, në Zllakuqan dhe Beqir Toma në Dollc. Këta udhëheqës të kësaj treve, me gjithë presionet që i bëheshin këtij vendi nga serbo - sllavët, nuk munguan që së bashku me priftërinjtë e këtij vendi të trokisnin në dyert e Romës dhe Vjenës për t'i ardhur në ndihmë kësaj popullate, që nuk i ishte gjunjëzuar për pesëqind vjet Perandorisë Osmane dhe ishte në vështirësi nga sllavizimi serbo - sllav.
Për liderin e katolikëve të Rrafshit të Dukagjinit, Marka Kola thoshte: "Me gjithë vështirësitë dhe torturat e papara gjer atëhere mbi një popull nga komunistët e porsalindur, dyert e çdo kulle në Rrafshin e Dukagjinit ishin të hapura për legjendën dhe luftëtarin e paepur Ndue Përlleshi".
Ndue Përlleshi lindi në Paskalicë, fshat në Lug të Drinit, më 1908. Ishte biri i Gjonit dhe Prenës nga Nepolja e Lugut të Baranit. Shkrim e lexim mësoi në Zllakuqan, në shkollën e kishës që ishte hapur që më 1897 nga Atë Shtjefën Gjeçovi. Thuhej se mësuesi i tij ishte Ndue Vorfi. Edhe pse s'kishte kryer ndonjë shkollë të lartë, ai qysh në ditët e hershme të fëminisë së tij, kishte mësuar mjaft në odën e burrave të familjes e tij të paisur me tradita burrërie, nderi e trimërie. Ndou ishte aktiv në jetën politike të kohës. Që nga viti 1939, kur Shqipëriau okupua nga Italia fashiste dhe për herë të parë u hap kufiri shqiptar Kosovë - Shqipëri, nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Mark Gjon Marku, Ndue Përlleshi u emërua kryetar i Komunës në Vogovë të Hasit, që gjendej në vijën kufitare Kosovë - Shqipëri. 
   Vendi kyç që iu dha Ndout të ri, bëri që ai të njihej për së afërmi me personalitetet e jetës politike dhe luftarake si me Xhafer Devën, Muharrem Bajraktarin, Abaz Kupin, Mark Gjon Markun, vëllezërit Kolë e Pashuk Biba, që ishin në përgatitje për të përballuar erërat e Lindjes që kishin filluar të fryjnë në Shqipërinë e Jugut. Më vonë Ndue Përlleshin e shohim kryetar në komunën e Becit, komunë në prefekturën e Gjakovës, ku pati rastin të njihej me shumë personalitete të atyre viseve, si Mehmet Agën e Rashkocit, Demë Ali Pozharin, familjen e madhe të Zhel Hasanëve, Elez Myrtën e sa e sa të tjerë. Më vonë, deri në fund të vitit 1944, e shohim kryetar në komunën e Budisalcit. Në këtë kohë vjen brigada e VII partizane me komandant Shaban Haxhiun, i cili e njihte shumë mirë aktivitetin e Ndue Përlleshit.  Në Veri të Shqipërisë Muharrem Bajraktari, Pashuk Biba e të tjerë, kishin likuiduar shumë komunistë shqiptarë. Ndou me shumë shokë u takua në kullën e Ukë Bekës në Krushevë të Madhe me brigadën e Shaban Haxhiut. Me të hyrë brenda, parulla përshëndetëse e partizanëve ishte: - Vdekje fashizmit - Liri Popullit! Por Ndou, që e dinte se çfarë fshihej pas asaj parulle, nuk u përgjigj. Ai me shpejtësi nxorri revolen dhe ia drejtoi komandantit. Të pranishmit ndërhynë me të shpejtë. Që nga ai moment Ndou filloi jetën e kaçakut. Çeta e tij u rrit shumë shpejt. Në malet e Dollcit u takua me çetën e Ukë Sadikut. Me çetën e Ndout ishte edhe Marije Shllaku, dikur sekretare e Iliaz Agushit dhe e Xhafer Devës. Ajo u bë shembull i rezistencës për bashkimin e trojeve. Çeta e Ndue Përlleshit, së bashku me vëllezërit e tij Zefin, Hilin dhe bashkëluftëtarët Ndrec Nikollën, Zef Sokolin e shumë të tjerë bashkëpunoi me Ukë Sadikun, Shaban Polluzhën, prof. Ymet Berishën, Qazim Bajraktarin, Alush Smajlin etj. Shemull i rezistencës së forcave kaçake ishte lufta në Trestenik të Drenicës më 21 shkurt 1945 dhe vrasja e dy kreshnikëve të Drenicës, Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Sipas shënimeve të Marije Shllakut në librin "Shqipëria e Marije Shllakut", në faqen 50 thuhet: "Ndër komunistë, 17.864 e ndoshta edhe më mbetën si zogjtë kur i rrëmben shqiponja n'anën e vet. Gjithashtu edhe forcat e Shaban Polluzhës u shpartalluan edhe ata që mbetën iu bashkuen çetave të Ukë Sadikut, prof. Ymer Berishës, Ndue Përlleshit, Qazim Bajraktarit, Alush Smajlit etj. Kështu nga ajo kohë çeta e Ndue Përlleshit u rrit me mbi njëqind luftëtarë". Me datën 4 dhe 5 gusht 1945 u mbajt kuvendi i Dobërdolit, në Llugë të Dan Pjetrit, ku u mblodhën 2000 luftëtarë e prijës të çetave kryengritëse të r ajoneve të ndryshme të Kosovës, nga Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Aty gjindeshin krerët e lëvizjes për çlirimin e trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin e tyre në një shtet si: Ukë Sadiku, prof. Ymer Berisha, Ndue Përlleshi, Qazim Bajraktari, Marije Shllaku, Mehmet Aga i Rashkocit, Alush Smajli, Dem Ali Pozhari, Prek Shyti nga Prizreni, përfaqësuesit e Muharrem Bajraktarit - Kruma e Luma, Pashuk Biba, Shaban Boshnjaku nga Pazari me 800 luftëtarë, krerë nga Drenica, Llapi, Gollaku, Gjilani, Shala e Bajgorës, Ferizaj, Kaçaniku, Rugova, Podguri etj. Pranë Dardhës së Madhe valonte flamuri me shkabën dykrenare, tetë metra i gjatë, të cilën e kishte sjellë Alush Smajli i Llazicës. Kuvendin e ruenin luftëtarët e Ndue Përlleshit, Alush Smajlit dhe Qazim Bajraktarit, të udhëhequr nga Smajl Hajdarii Gjurgjevikut të Madh dhe vëllai i Ndue Përlleshit, Zef Përlleshi. Kuvendin e hapi Ukë Sadiku, që ia jep fjalën pro. Ymer Berishës. Proçes - verbalin e mbante Marije Shllaku. Komandant u zgjodh njëzëri Ukë Sadiku, ndërsa udhëheqës politik u zgjodh prof. Ymer Berisha. Po ashtu u zgjodhën komisarët e çetave kryengritëse, sipas territoreve dhe e tërë Kosova u nda në 12 sektorë luftarakë dhe për këtë arsye u quajtën "Dymbëdhjetë këshillat". Pas kuvendit të Dobërdolit u bënë shumë takime me popullatën e vendit për organizimin dhe mobilizimin rreth organizatës "Besa Kombëtare". Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari, Mehmet Aga i Rashkocit dhe prof. Ymer Berisha u nisën për një mbledhje të përbashkët me krerët e Shqipërisë së Veriut, diku në malin e Pashtrikut. Çeta e Ukë Sadikut mbeti nën udhëheqjen e vëllait të Ukës, Shaban Sadiku. Data e 10 shtatorit 1945 mbeti datë e paharruar për banorët e Prekorubës dhe Drenicës.  Në Fushëgropë, mes maleve të Çelisë së Jellovcit, brigada famëkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Çelinë ditën e tretë të Bajramit. Aty mbetën të vrarë 23 luftëtarë dhe 9 të plagosur rëndë. Mga radhët e armikut mbetën 40 partizanë të vrarë e dhjetra të plagosur. Nga çeta e Ndue Përlleshit kishte mbetur Zef Sokoli me djalin e tij, Markun shtatëmbëdhjetë vjeçar dhe Marije Shllaku ishte plagosur rëndë. Grusht të rëndë lëvizjes i dha vrasja e udhëheqësit të njësiteve guerile të lëvizjes popullore shqiptare në Kosovë prof. Ymer Berishës me 10korrik 1946 në Hereq, ku së bashku me Ndue Përlleshin ishin nisë të merrnin pjesë në Kongresin V të Ballit Kombëtar në Lipovicë. E kobëshme ishte edhe data e 17 shkurtit 1947, ku nga OZN - a dhe ushtria serbo - sllave u plagos rëndë komandanti i NDSH - së Ukë Sadiku. Në sverkën e Gashit mbeti i vrarë Qazim Bajraktari dhe Halil Sadria i Gjurgjevikut. Çeta e Ndue Përlleshit kishte mbetur të veprojë thuajse e vetme, me pak luftëtarë dhe shumë e ndjekur nga OZN - a. Më 8 shkurt të vitit 1948, së bashku me du shokët e tij, Ndrec Nikollën e Shaban Demën u rrethuan nga OZN - a. Mbas disa orë luftimesh mbetën të vrarë dy shokët e tij Ndrec Nikolla dhe Shaban Dema, ndërsa Ndou i plagosur qëndroi në mesin e pyllit deri në orët e para të mëngjesit, ku me një breshëri plumbash çan rrethimin duke lënë në fushë të betejës shumë të vrarë e të plagosur nga partizanët dhe vullnetarët me dhunë. Atë mëngjes komandanti i OZN - ës pushkatoi në vendin e ngjarjes të riun Pren Gojani nga fshati Dugajev, i cili ishte nga fisi i Ndue Përlleshit, me pretekst se i kishte hapur rrugë këtij të fundit. Ndou, me plagë të rënda arrin në shtëpinë e tij. Kur po i mjekonin plagët, aty arrin kryetari i komunës së Jagodës, Jank Boriçi, i cili hedh një bombë brenda në shtëpi. Ndou me shpejtësi e kap dhe ia kthen mbrapsht. Bomba pëlcet dhe plagoset rëndë Janku. Që të mos kapej nga partizanët, Ndou largohet menjëherë dhe shkon te Ibish Sokoli, vëllai i Zef Sokolit, të vrarë në Çelinë e Jallovcit. Tek Ibishi qëndron, deri sa shërohet. Nga aty kalon në Llapçak, tek Pren Gjoka, që ishte një shok i tij. Ky fshat i takonte komunës së Istogut. Qeveria Jugosllave, kur merr vesh se Ibish Sokoli e kishte strehuar Ndue Përlleshin, e dënon Ibishin me 8 vjet burg dhe gruan e tij me 6 vjet. Në fshatrat e Lugut të Drinit ushtria sllavo - komuniste e torturoi popullatën e kësaj ane në mënyrën më çnjerëzore dhe shumë e pësuan me burgje të rënda. Pas një qëndrimi në familjen e Pren Gjokës, Ndou duke parë se Partia Komuniste kishte dominuar thuajse në çdo krahinë të Kosovës, largohet me disa bashkëluftëtarë për në Shqipëri, ku bashkohet me çetat e Ndoc Mirakës në viset e Pukës, të cilët vepronin në atë territor. Sipas disa shënimeve të botuar në "Shejzat" e Ernest Koliqit në Romë dhe në "Albanien Liber", shkruhej: "Ndue Përlleshi së bashku me Ndoc Mirakën dhe Ndue Fushën, u vra nga forcat partizane të Shqipërisë në Bjeshkët e Iballes, në vendin e quajtur Boset, me datën 29 gusht të vitit 1949. Ata një ditë më parë ishin nisur të largoheshin për në Greqi. Largimi pengohej pasi në urën e Bërdhetit në Pukë ishte plagosë rëndë bashkëluftëtari i Ndue Përlleshit, Elez Myrta nga Kosova". Ndou nuk pranoi në asnjë mënyrë të lejë vetëm e të plagosur shokun e luftës. Profesor Lukë Çuni shkroi e dërgoi nga Melbourni i Australisë në redaksinë e gazetës "Shqipnija e Lirë", poezinë që ia kushton të ndjerit Ndoc Mirakaj dhe shokëve të tij, nga e cila po veçojmë disa vargje: 

Çka kan malet qi gjimojnë?
Djelt e Shqipes ç'po luftojnë!
Ç'po luftojn'o n'at Boset,
Ndoc Mirakaj me shok't'vet.

 
Ball për ball me klysh t'Rusisë,
N'dor Flamurin e Lirisë,
Amanet dorzim q'i - a bani,
Mark Gjomarkaj Kapidani.

 
Ndue Përlleshi i Lugut Drinit,
Asht përbe m'Zanë Lubotinit,
Asht përbe me lot ndër sy:
O vras veten, o des me ty"...

Miradije Ramiqi

Miradije Ramiqi lindi më 11.9.1953, në Pozheran të Vitisë, ku kreu filloren, kurse normalen në Ferizaj e Gjilan më 1972. 1974-1978 Akademinë e arteve (dega e pikturës), e kreu në klasë të prof. Rexhep Ferri dhe të prof. Muslim Mulliqi në Prishtinë. Gjatë studimeve më 1974-1978 ishte anëtare e Pleqësisë së Fakultetit, njëherësh edhe anëtare e Senatit të Universiteti të Prishtinës, përfaqësuese e studentëve të Akademisë së Arteve. Kurse në janar të vitit 1978 mori pjesë në "Takimet e Universiteteve të Jugosllavisë" në Malinska-Kërka, e cila përfaqësoi studentët e Universitetit të Prishtinës me paraqitjen e saj dinjitoze. 1979 Ka bërë specializimin ( 3) mujor në Francë-Paris, në artet figurative, financuar nga; Bashkësia Krahinore për Punë Shkencore e Kosovës, dhe ishte realizuese e suksesshme e projektit. 1995-1997 Kreu studimet pasuniversitare te prof. Muslim Mulliqi, në Prishtinë dhe mbrojti Temën e Magjistrarurës me titull "Arti në udhëtim rreth rikuptimësisë së tij". Punon; Profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Jeton në Prishtinë.


Ekspozitat KOLEKTIVE:

  • 2008 Galer. e Arteve “Flaka e Janarut” Gjilan
  • 2007 Galer. Qendra e kultures, nentor Mitrovice
  • 2007 Galer. Nacion.” Cifte Hamam”Ekspoz.Mbarekombetare-Ditet e kultures
  • shqiptare ne Maqedoni , nentor Shkup-Gostivar
    • 2007 Muzeu i Kosoves- ” Rrugët e lirise ” SHAFK, mars Prishtinë
    • 2007 Galeria e Arteve ” Flaka e Janarit ” Gjilan
    • 2006 Galeria e Arteve te Kosovës, Ekspozita ” Çmimi Muslim Mulliqi-2006 ”
    Prishtinë
    • 2006 Galeria ” Çifte Amam ”, ( nentor ) me rastin e vendosjes së Shtatores se Skënderbeut Shkup
    • 2006 Galeria e Arteve e Kosoves, ” Salloni i nëntorit” Prishtinë
    • 2006 Kolonia e artistëve ” Festina ” Therandë
    • 2006 Muzeu i Kosovës, ”Dita e Prishtinës” ,qershorë Prishtinë
    • 2006 Galeria e Arteve, "Flaka e Janarit" Gjilan
    • 2005 Galeri d’Art Patenier, ekspozitë e artistëve shqiptarë, 9 deri 28 dhjetor
    Namyr - Belgjikë
    • 2005 Galeria e Arteve e Kosovës "28 Nëntori - Festa e Flamurit", SHAFK
    Prishtinë
    • 2005 Galeria Nacionale e Republikës së Maqedonisë, Ekspozita internacionale
    "Skënderbeu strateg e luftar", Çifte Amam - Shkup
    • 2005 Galeria Arteve e Kosovës, Ekspozita Internacionale "Skënderbeu –
    strateg e luftëtar" - Prishtinë
    • 2005 Akademia Europiane e Arteve 35o Sallon “Concours Internationa “ Bruksel
    • 2005 Galeria "QAFA" e Ministrisë së Kulturës "Dita e Prishtinës" SHAFK –
    Prishtinë
    • 2005 Ekspozita “Konkurs Internacional në 70-vjetorin e vdekjes
    së Aleksandër Mojsiu”, Llugano
    • 2005 Muzeu i Kosovës "8 Mars" Prishtinë
    • 2004 Galeri "ARSENAL", Universiteti Notre Dam de la Paix Namyr - Belgjikë
    • 2004 Akademia Evropiane e Arteve 34o Sallon “Concours International” Bruksel
    • 2004 Shtëpia e Kulturës, "Mitingu i Poezisë" Gjakovë
    • 2004 Galeri "HIBIYA", Ekspozitë Internacionale për Paqe Japoni
    • 2003 Shtëpia për aktivitete rinore "FESTARI" Therandë
    • 2003 Shtëpia e Kulturës e qytetit të Shkodrës Shkodër
    • 2003 Galeri "ARTITUDE", Ekspozitë Internacionale për Paqe Paris
    • 2002 Galeri "CLAE" Luxemburg
    • 2002 Galeria e Arteve të Kosovës, Ekspozita "Dita e Prishtinës" (SHAFK) Prishtinë
    • 2002 Galeria e Arteve të Kosovës, Ekspozita "Portreti" Prishtinë
    • 2002 Teatri Kombëtar, "Kohët e paharruara", Prishtinë
    • 2001 Shtëpia Popullore në Ronneby Suedi
    • 2001 Shtëpia e Kulturës në Hassleholm Suedi
    • 2001 Shtëpia e Popullit në Alvesta, Ekspozitë e Artistëve nga Kosova - Suedi
    • 2001 Galeri- kafe "KOHA", Qendra për Kultivimin e Artit Figurativ (QKAF) "Studio&Plejada", Prishtinë
    • 2001 Galeri Pallati i Rinisë, Ekspozitë e Qershorit "Dita e Prishtinës", Prishtinë
    • 2001 Teatri Kombëtar, "Për fëmijët bonjakë dhe invalidët e luftës" (Eksozitë shitëse) Prishtinë
    • 2000 Galeri-kafe "KOHA", Pamor Art "DARDANËT" Prishtinë
    • 2000 Teatri Kombëtarë "8 Mars" Prishtinë
    • 1998 Galeri Pallati i Rinisë "Salloni i nëntorit" (SHAFK) Prishtinë
    • 1992-2005 Ekspozita tradicionale "Flaka e Janarit" Gjilan
    • 1998 Galeri "EUROPA"- Ekspozitë mbarëkombëtare Gostivarë - Maqedoni
    • 1997 Galeri "Hani i dy Robertëve" - Salloni i Nëntorit" (SHAFK) Prishtine


    Çmime për pikturë:

  • 2006 Mirenjohje dhe Medalje të Argjendë në konkursin internacional të ” Sallonin e 36-të të Akademisë Evropiane të Arteve ” në Bruksel 2006 Çmimi blerës i galerisë ”Flaka e Janarit” , Gjilan
  • 2005 Medalje të Argjendë kombëtare në konkursin internacional në ” Sallonin e 35-të të Akademisë Evropiane të Arteve" në Bruksel 2004 Mirënjohje dhe Medalje të Argjendë në konkursin internacional të "Sallonin e 34-të të Akademisë Evropiane të Arteve" në Bruksel Është anëtare e rregullt e:
  • Shoqatës së Artistëve Figurativë dhe Aplikativë të Kosovës Akademisë Evropiane të Arteve në Bruksel dhe eLidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (anëtare e Kryesisë) Përveç veprimtarisë në krijimtarinë e kulturës figurative, qysh në moshë të re është marrë edhe me aktivitete dhe krijime të fushave të tjera. Që nga vitet ‘70 është prezente me shkrime poetike, tregime, ese etj. në periodikun tonë: në Fjala, Zëri i rinisë, Jeta e re, Sfinga, Lemba e Ulqinit etj., si dhe në të përditshmen prestigjioze, gazetën Rilindja. Po ashtu është e përfshirë edhe në antologji të shumta në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja.
    • 2007 Antologji e perkthyer ne gjuhen rumune Shpirt i përflakur, Bukuresht
    • 2000 Boton vëllimin e tretë poetik Pëshpërim mbretërie, "Rozafa”,Prishtinë
    • 1990 Boton vëllimin e dytë me poezi Shi në pasqyrë, “Rilindja”, Prishtinë
    • 1981 Boton vëllimin e parë poetik Drithërimë ngjyrash, “Rilindja”, Prishtinë


    Çmimet për poezi:
    • 2007 Çmimi i tretë në ”Flakadan i Karadakut” LSHK në Viti
    • 2006 Çmimi i tretë në ”Sofra Poetike” Ymer Elshani në Drenicë
    • 2004 Çmimi i dytë në ” Flakadan i Karadakut ” LSHK, Viti
    • 2001 Çmimi i tretë në "Ditët e Nënës Terezë" të SHSHK, Prishtinë
    • 2000 Çmimi i parë në "Takimet e poeteshave" i SHSHK-së në Vushtrri
    • 2000 Çmimi i parë i "Flakës së Janarit” – “Flaka e Lirisë" në Gjilan
    Vushtrri:
    • 1986 Çmimi i parë në "Takimet e poeteshave" i SHSHK-së në Vushtrri





    Miradije RAMIQI

    TRIPTIK POETIK

    1. URIA ARTISTIKE

    Çdo njëzete e katër orë
    Ndjejmë uri
    Hamë Gjuhë
    Lëpijmë Buzë
    Puthim Sy
    Kafshojmë Veshë
    Ngopemi dashuri
    Kështu
    Pak nga pak
    Ikim nga vetvetja
    Mbyllemi në kornizë
    Pak fare pak bëjmë
    Vetvrasje Artistike






     
    2. KOHË (DHE) DHEMBJE E BUKUR NË SHI

    Më dhemb deri në Iliri
    Kur jam largë e afër teje
    Derisa Ti ik në turmën ecejake
    Në majë gishtash ndalur
    Në pëlhurë t’i zë të gjitha ikjet
    Bukuria shndërrohet ne pikturë
    Aty krijohet ëndrra e dhembjes

    Brenda një kohe në fytyren time
    Përzihen pikat e shiut dhe loti

    Me siguri më dhemb
    Me mallin për ty
    Edhe me një Mbretëri
    Kur Ti s’ishe aty
    Një ditë të bukur
    Me shi e pa shi
    Në pasqyrë takohen
    Shi e dhembje e bukur




     
    3. STINËT E MËKATIT

    Ti nuk u ktheve
    Nuk më fale në pranverë
    Mëkati më shpërlau
    Nëpër gurët e rrufeve
    Më kot më veshe me fustan malli
    Në vend teje pranvera stoli
    Një kurorë lulesh ma solli

    Në ecjen tënde
    Nuk më fale as në verë
    Kallinjtë m’i mbështollën flokët
    Dielli tinëzisht u fsheh në ta
    Sërish ëndërrova mëkatin e parë
    Një copë gjelbrim t’a arrnova
    Në ecjen tënde deri te unë pikturë

    Si nuk u njohëm
    Në vjeshtë arrita pak para teje
    Ti megjithate nuk më fale
    Si nuk u njohëm as në këtë vjeshtë
    Mëkati t’u lulëzua në fytyrë

    U struke në hijen e germave

    Një ditë dimri më zure në pritje
    Barin e thatë e njomi loti im
    U struka në hijen e germave
    Më mbylle në një mallëngjim

    Refreni
    Ti asnjë stinë nuk ma fale
    Unë dola sërish me fustan të njëjtë
    Si në katër stinët e tjera
    T’i mbledhë ëndrrat e kuqërremta
    Që më harruan
    Për të arritur deri te Ti




     
    4. RILINDJE ARTISTIKE

    Në çarjet e gjoksit drithërim
    Në ecejaket e dhembjeve të murosura
    Çuditërisht shpërthen një pikturë
    Ngadalë e përgjumur zbret deri tek unë

    ” Ecën nëpër gjakun tim të shprishur ”

    Lëkur-rjepur Atdheu im
    Eshtrat kërkojnë qetësi
    Nga vuajtja Vdekja apokaliptike
    Përvujtënisht në tablo paraqitet
    Rilindje artistike




     
    5. MUREVE TË HARRESËS

    ( Ç’të bëj me pritjen duke kërkuar
    kthimin tënd mall i pashuar )

    Zgjohuni o ju të mallkuar
    Kur malli kërkon dashurinë
    Rrugëve të mendjes së fjetur
    Sh(p)aloni shekujt mbi supe ngarkuar
    Në muret e harresës
    Ndrydhje ndjenjash kujtime
    Nëpër të prekurat
    Dhembje e murosur Rozafë
    Në heshtje Gjoksit tonë derdhet dashuria
    Mbjell qëndresë themeleve të Ilirisë
    Zgjohuni o ju të bekuar
    Në prekje të këtij shekulli
    O ju njerëz
    Të përvuajturit e kësaj toke
    Mureve të harreses
    Zgjohuni






     
    6. PRITJA

    /Pritja më e madhe se ardhja ishte /

    I shemba muret që na ndanë
    Ti prap nuk ishe aty
    Duke e përsosur vetmin në afreskë

    Gërvisha lëkurën time dhe s’doli gjak
    Në vend të plagës pashë fytyrën tënde
    Lotonte Pritjen si dhunti të flisë
    Gritha edhe pak sa të më dalë gjaku
    Ç’çudi I pashë duart e mia mbi atë fytyrë
    Duke ta zbehur mërzinë e Pritjes
    Nga ai dhelkim u drithërua afreska
    Tha: ” S’mund ta duroj më këtë robëri ”

    Zbriti dhe shembi muret që na ndanë
    U ul në skajin tjetër të studios
    Tha: ” Më shpirtëzo edhe njëherë ”
    Nga ajo Pritje unë u ringjalla
    Fytyrën tënde e ktheva në skulpturë
    Që të më ruaj nga një dimrim i ri

    Pritja është më e madhe se ardhja







    7. E BARDHA NË PASQYRË


    Një mbrëmje e heshtur në pasqyrë
    Ca puthje t’i fala Orfe
    Dhe gjithçka ndodhi më vonë
    Në dritare të pritjes
    Rrinte e varur këmishë e bardhë

    Ngjyrat e harresës t’i fala
    Të shkrira në një pikturë të çmendur
    Derisa në dritare shfaqej pikëllimi
    Shi binte deri në dhembje
    Porteti yt zgjohej nga ëndërrimi
    Përqafonte fytyrën në pasqyrë

    Me duar tona përthekuam bardhësinë



     

    8. ALEGRO (I)

    Deri sa të piqen ngjyrat
    Qiellin e mbaj mbi supa
    Mos m'i shikoni gjithmonë
    Buzëqeshjet e kursyera
    Kujtimi i hëngi muret e dhomës
    Në Studion ku isha një herë
    Duke i krijuar ngjyrat
    Prapë udhëtim e vetëm udhëtim
    Dhe peizazhi që më ndjek kudo

     
     

    9. PRITJA E NGJYRAVE

    M'i more duar këmbët
    Peizazhi imi i gjorë
    Mbeta torzo
    M'i verbove sytë
    Tash s'di ku më le
    Peizazhi im i gjorë



     10. NJË NATË

    Çdo natë e ka
    Edhe një natë tjetër
    Errësira shumëzohet
    Pjell harresën
    Çdo natë e ka
    Edhe një natë tjetër
    Bredh në çdo skutë
    Fantazmë trishtimi
    Një natë
    Si asnjë natë tjetër
    E s'është natë tjetër


     

    11. NË UDHËKRYQ

    Tash s'di
    A kam zbritur ende në vetvete
    Apo kam dalë prej saj
    Me një lot më tepër
    Jam nisur kësaj rruge
    Të arrij njëherë
    Pa u mplakur prej pritjes
    Në udhëkryq
    Prej nga më ndjek nëpër rrudha
    Që malli me ngulmë i ndërton
    Tash s'di
    A kam dalë nga vetvetja
    Apo jam mbyllur në ty



     
    12. NJË DITË DERI TE BARDHESIA

    Derisa në pëlhurë shkrij
    Ngjyrën e dhembjes
    Bëhu roje e natës Orfe

    ***
    Në portretin tënd
    T’a vizatoj fytyrën time
    Të paluar diku në pritje
    Në pasqyrë të thyer
    Njëmijë thërmiza bardhësie

    Edhe një puthje më fal
    Në muret e mbyllura në pasqyrë
    Nga buzët tua të njoma
    Për Ty
    T’a pi edhe një gotë harrimi

    ***
    Në një mëkat u përqafuam
    Në një stinë të ngrohtë më shpërndërrove
    Me dhembje të palova në puthje

    ***
    Ti ike që nesër të kthehesh
    Në një hapërim me duar të mpira
    Të kuptosh se për Ne
    Dashuria nuk ka kuptim


     
    13. STUDIO I

    Hajneshë e trupit tim të mëkatuar
    Ik prej meje deri sa të të zë
    Në Studio para meje shtrihet gjeregjatë
    Arkivoli i shndërruar në një hije
    Një dorë e merr brushën time të lënë
    Më kthen në një peizazh të verdhë
    Në parakalim i vizatoj të gjitha stinët
    Njeri pa emër e nishan
    Arkivoli i zgjatur në një hije
    Brusha ime më ngjyros murit të bardhë



    14. TA ZDESH KËMISHËN E NATËS


    Prej nga në këtë dhomë të bardhë
    Barikada prej thonjve të macjes
    Në Studio fillon të rigojë pikëllimi
    Gjaku fqinji im i parë më zgjoi prapë
    Nga gjumi dimëror i lëkurës së regjur
    Ta vazhdoj udhëtimin nëpër peizazh
    Që më mbeti para sa shekujsh këtu
    Vizatim i pakryer në pëlhurë të zezë
    Ta zdesh këmishën e natës
    Heshtjen ta kthej në një qiri vallë
    Të dalë prej murit që më muros

    Ukshin Hoti

    Ukshin Hoti ka lindur më 1943 në Krushë të Madhe të Rahovecit. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në Prizren dhe Prishtinë. Shkencat politike i kreu në Zagreb, kurse 2 vite pasuniversitare i kreu në Beograd në seksionin për marrëdhënie ndërkombëtare politike dhe ekonomike. Pastaj specializoi një vit edhe në Universitetet amerikane: në Chicago, në Universitetin e Harvardit në Boston si dhe në Washington D.C.
    Në vitet e ’70-ta ushtroi detyra të ndryshme në pozita të ndryshme të jetës politike dhe arsimore të Kosovës.
    Pas një diskutimi në një mbledhje në Fakultetin Filozofik në Prishtinë më 19 Nëntor 1981, ku ai haptas i mbrojti kërkesat e studentëve shqiptar për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë, ai u dënua me 9 vjet burg, të cilat nga gjyqi suprem u reduktuan në 3,5 vjet. Pas lirimit nga burgu u kthye në vendlindje ku u izolua.
    Më 1990 punoi në Lubjanë (Slloveni) në revistat shqiptare “Alternativa”, "Republika" dhe "Demokracia Autentike - DEA" si redaktor deri më 1991, kur u mbyllën ato. Pastaj u kthye në Prishtinë ku punoi për një kohë në Universitetin e Prishtinës.
    Në mars të 1993 u burgos për herë të dytë pasi që një vit më parë kishte organizuar homazh për martirët e demokracisë në Brestovc. Në të njëjtin vit u rrah keq nga forcat speciale serbe pasi që kishte vizituar pjesëmarrësit e grevës së urisë në pallatin e shtypit në Prishtinë.
    Po ashtu më 1993 pasi e lëshoi Lidhjen demokratike (LDK) Hoti mori pjesë në tubimin mbarëkombëtar të organizuar nga përfaqësuesit politik në Tetovë (Maqedoni) ku u theksua nevoja e bashkimit kombëtar të shqiptarëve në një shtet të vetëm.
    Më 17 maj 1994 e dënuan me 5 vjet burg për arsyen se ishte pjesëmarrës i lëvizjes për Republikën e Kosovës.


    Fati i Ukshin Hotit

    Më 16 maj 1999 kishte mbaruar afati i vuajtjes së dënimit politik prej 5 vjetësh. Të burgosurit shqiptarë dëshmojnë se në përcjellje të tre zyrtarëve të sigurimit serb atë ditë ai është nxjerrë nga burgu i Dubravës (Istog, Kosovë), ku ishin sjellë më parë të burgosurit shqiptarë nga burgu i Nishit (Serbi).
    Pas bombardimeve të NATO-së më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe.
    Babanë e vëllanë e Ukshin Hotit i kanë vrarë kriminelët serbë, bashkë me 30 kushërinj të tij e 174 bashkëfshatarë të Krushës së Madhe të Rahovecit.
    Mbi fatin e prof. Ukshin Hotit (prej 1999) nuk dihet më asgjë!


    Veprat

  • “Lufta e ftohtë dhe detanti", 1975
  • "Filozofia politike e çështjes shqiptare", 1995



  • Të tjerët për Ukshin Hotin

    Rexhep Qosja 
    "Ukshin Hoti - ky sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domethënës, më frymëzues në jetën tonë politike sot. Dhe, kjo tregon se populli ynë e çmon, ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare, që rrezaton sot emri i tij."
    Ismail Kadare 
    “Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë, që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir... Është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç'partie i përket, ose nuk i përket, të mbahet në zinxhirë. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq, princat goditen shpesh në mënyrë të vdekshme."


    Burimi. WIKIPEDIA

    Shaban Polluzha

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që ta dekorojë me Urdhrin "Hero i Kosovës" luftëtarin e shquar Shaban Polluzha, për kontributin e dhënë dhe trimërinë e treguar në luftën çlirimtare për lirinë e Kosovës gjatë viteve ‘40 të shekullit të kaluar.Ky Urdhër u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
    Vendimi hyn në fuqi menjëherë, kurse medalja me Urdhrin "Hero i Kosovës" do t’u dorëzohet familjarëve të Shaban Polluzhës në një ceremoni të veçantë, bëhet e ditur në një njoftim të Presidencës. /Telegrafi/ 19.02.2009


    Shaban Polluzha lindi më 1871 në fshatin Godanc të Drenicës. Rrjedh prej një familjeje të varfër, e cila mezi siguronte kafshatën e gojës. I ati i tij ishte shpërngulur përkohësisht nga Polluzha në Godanc, ngase kishte marrë më shumë sipërfaqe toke nga bregu i atij rajoni. Familja e tij sërish kthehet në tokën e mëparshme në Polluzhë. Shabani qysh si fëmijë ishte kacafytur me problemet e luftës për ekzistencë. Në këtë kohë sheh format e vrazhda të eksploatimit të fshatarësisë në Drenicë nga sundimi turk, e më vonë edhe nga ai serb, bullgar e austrohungarez, dhe sërish nga ai serb. Si i ri, shpeshëherë kishte rënë në konflikt me njerëzit e pushtetit. Duke provuar këmbënguljen e tij në mbrojtjen e interesave të fshatarësisë, rrethi i Polluzhës në kohën e pushtimit bullgar, e zgjedh përfaqësues të vetin (çaush).
    Polluzha aso kohe gjendej në vijën kufitare të pushtimit austrohungarez. Shaban Polluzha nuk mbante mbikqyerjen vetëm në zonën pushtuese bullgare, por shpeshherë dilte edhe në anën austrohungareze për të parë se si jetonte populli në atë pjesë. Përderisa pushtuesit bullgarë bënin zullum të madh në pjesën e vet mbi fshatarë, në anën tjetër pushtuesi austrohungarez ishte më i matur dhe mundohej të përfitojë sa më shumë popullatën vendase, duke përfillur deri diku të drejtat kombëtare, dhe duke hapur shkolla në gjuhën shqipe.
    Kur Kosova pushtohet sërish nga Serbia, Shaban Polluzha ngre zërin kundër këtij regjimi. Për rezistencë që i bën, ai burgoset në Skenderaj dhe Mitrovicë.
    Në vitet 1920 bie në kontakt me Azem Bejtën. Për disa çështje kishin pikëpamje të kundërta. Më në fund merren vesh për veprim të mëtejmë. Shaban Polluzha në këtë periudhë ishte zgjedhur kryetar komune në Polac.
    Në Luftën e Dytë Botërore, në kohën e pushtimit italian, burgoset me gjithë familje në kullën e Sheremetit në Pejë më 1941. Merr pjesë në mbrojtjen e kufirit në Rozhajë, e pastaj me brigadën e tij shkon në Jeni – Pazar për t’i mbrojtur myslimanët e asaj ane nga çetnikët, që nëatë kohë bënin reprezalje të mëdha, duke i vrarë dhe duke u djekur tërë pasurinë. Atje qëndron një kohë përderisa i zmbrap forcat çetnike dhe me luftëtarët e vetë kthehet në Drenicë. Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, angazhohet në anën partizane, por nuk u pajtua me vrasjet që i bënin brigadat serbe e malazeze dhe OZN-ja në Drenicë, prandaj nis luftën kundër tyre.
    Tribuni i popullit, Shaban Polluzha, në të gjitha etapat e jetës së tij u angazhua për mirëqenien e popullit shqiptar, duke mos kursyer asgjë për të, madje as jetën, as familjen e as truallin dhe kullat. Ideali i tij për pavarsin kishte zënë vend në shtatin etij qysh në moshën e re. Për këtë ideal, më vonë do ta japë jetën.
    Gjatë rezistencës që i bëri ushtrisë jugosllave në Drenicës e në Shalë të Bajgorës, u dëshmua si prijës tribun. Në këtë periudhë Shaban Polluzha barte flamurin kombëtar, me të cilin mbështillte plisin e bardhë. Pra, në të njejtën kohë flamurin dhe plisin – plisin mbështjellë me flamur! Në kujtimet e veta Tahir Topilla thotë se Shaban Polluzha, asnjëherë nuk doli pa flamur, sepse për të luftonte dhe për të ishte i lidhur gjatë tërë jetës. Me të u vra dhe për të dha jetën!
    Shtabi i Shaban Polluzhës, ishte i vendosur në Rezallë, në kullë të Zymber e Hajzer Malajt. Ky shtab, në këtë vend strategjik, qëndroi afro një muaj. Nga kjo qendër bëhej strategjia dhe kontrollohej një pjesë e territorit të Drenicës përëndimore.
    Shtabin e përbënin: Shaban Polluzha (komandant), Miftar Bajraktari, Sadik Lutani, Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari dhe Rifat Maloku. Sali Xhinovc, ishte sekretar i Shaban Polluzhës, i cili me mjaftë gjeturi e kryen këtë detyrë deri në përfundim të luftës së Drenicës. Në përbërjen e shtabit ishin edhe: Hazir Xhaka i Oshlanit, Mulla Iljasi i Brojës, Feriz Boja i Kërnicës, Rexhep Gjeli i Likoshanit, Hamzë Istogu i Polluzhës. Në Rezallë shatabit i bashkohet edhe Jusuf Giliani, i cili vjen këtu pasi likuidon shtabin partizan në Prekaz. Në kreun e shtabit vjen edhe Mehmet Gradica. Korier ishte Nuhi Bradashi i Llapit, për të cilin kanë ditur vetëm komandanti dhe sekretari.
    Në lagjen e Malajve të Rezallës, ku rrinte Shaban Polluzha, brenda ditës ushqeheshin me bukë me qindra njerëz të brigadës.
    Në Rezallë, në lagjen e Malajve është ruajtur në tërësi kulla, ku ishte vendosur shtabi; dhe shumë gjëra të kësaj periudhe janë ruajtur me përkushtim. Në odë është ruajtur si kujtim edhe sixhadeja në të cilën ulej Shaban Polluzha.



    PËRGATITJA E ATENTATIT KUNDËR SHABAN POLLUZHËS


    Në fund të vitit 1944 dhe në fillim të vitit 1945, në Skenderaj e Gllogovc formohen komandat vendit dhe në to vendosën njerëzit që mendojnë se mund të jepnin kontribut në konsulidimin e pushtetit të ri komunist. Në komandën e vendit, të Skenderajit, asokohe vendosen Riza Voca, Vllado Kërstiq dhe Hysen Thaqi. Nëpër qendra të mëdha fshatare formohen edhe komunat. Në Polac kryetar i komunës emërohet Mulla Brahimi e kështu emërohen edhe kryetarët në qendrat tjera. Në këtë kohë, Shaban Polluzha me brigadën e vetë të posaformuar kishte shkuar në Sërbicë me qëllim që t’u bënte me dije autoriteteve në pushtet se duhej të kishin kujdes për sjelljet e tyre me fshatarët e Drenicës. Posa arrin në këtë qender, Shaban Polluzha hyn në komandë dhe takohet me udhëheqjen e saj. Menjëherë pas Shabanit hyn edhe Mulla Brahimi i Polacit dhe i drejtohet Riza Vocës me këto fjalë: “Qysh bën, unë si kryetar të mos di për arrestimin e njerëzve të mi, për burgosjen e Osman Xanit dhe të dy bashkëfshatarëve të tij”?. Në skenë del Vllado Kërstiq, i cili imamit të Polacit i thotë se nese i kanë duart të përlyera me gjak, do të marrin edhe të tjerë dhe nuk do t’i kthejmë më e nese jo, atëherë do t’i lirojmë. Ndërkohë që foli Kërstiqi, Shaban Polluzha kishte dal jashtë zyrës dhe në momentin kur u kthye i dëgjoi vetëm fjalët e fundit “duart me gjak” dhe menjëherë reagoi duke e pyetur atë se kush kërkon këtu gjak dhe me nervozizëm i thotë atij se kush ishte. Ç’ është e vërteta, Shabani nuk e njihte fare Vlladën dhe gjatë bisedës me të, nuk mund të hetohej se nuk ishte shqiptar ngase fliste mjaft mirë shqip. Ky i thotë se quhej Vllado Kërstiq dhe me të hetuar se ky ishte malazez, i drejtohet:”Ti po kërkon gjak, apo jo?”. Vllado mbeti i hutuar dhe papritur fare Shaban Polluzha nxjerr revolen për ta vrarë, por urgjentisht reagojnë Riza Voca, Hysen Thaqi, Iljaz Cini, Imami i Polacit dhe unë, tregon Shaban Aruqi i Rezallës, që ishte korrier në komandën e vendit. Vllado Kërstiçi, nga frika hyri nën tavolinë, ndërkaq ne e kapëm Shaban Polluzhën për ta qetësuar dhe mezi e bindëm të dilte jashtë. Më kujtohet, thot Shaban Aruqi, kur thekësoi këto fjalë: “Nuk do të lejojë çdo kënd të sundojë në Drenicë”. Mori brigadën dhe u nis, si më duket, në drejtim të Mitrovicës.
    Sipas disa njoftimeve që kisha si korrier në këtë qendër, - tregon Shabani, - në Mitrovicë përgatitej atentati kundër Shaban Polluzhës. Menjëherë Vllado Kërstiq bën me dije autoritetet e Mitrovicës për vërsuljen që i kishte bërë Shabani.
    Duke theksuar se gjatë asaj periudhe Shaban Polluzha gjithëherë është ruajtur dhe përcjellë mirë nga njerëzit e brigadës së vet dhe mu për këtë, si thotë Shaban Aruqi, nuk ka mundur të realizohet atentati i përgatitur në Mitrovicë.
    Ky fakt është bindës, sepse Shaban Polluzha, posa kuptoi qëllimet e tyre, filloi të ngrinte zërin për t’iu kundërvën më vonë edhe me luftë të organizuar.


    SI U VRA SHABAN POLLUZHA

    Prej Bezheniqit shkojmë te Dvoranët e Tërstenikut dhe vendosemi në tri kulla. Të nesërmen në mëngjez, me 17.02.1945, rrethohemi nga të gjitha anët prej shumë brigadave e divizioneve ushtarake, që ato ditë ishin përqëndruar në Drenicë. Luftuam prej mëngjezit e deri në ora 15. Meqenëse ishim në kulla, sado që kishin forca të mëdha ushtarake, aa nuk mund të na afroheshin. Diku rreth orës 16, kanë mbërrijtur topat, me të cilët fillojnë të na gjujnë. Gjalet e topit – thotë Ramadan Polluzha, rrëzuan një pjesë të kullës, ku isha unë. Kur erdhi mbrëmja, shkova në kullën, ku ishte babai me Mehmet Gradicën. Shaban Polluzha plagoset nga trarët e kullës së rrëzuar, kurse Mehmet Gradicës i kishte rënë gjylja e topit në këmbë. Nëpër terr e kemi shpërthyer rrethimin. Babain e qita në kalë. Kur dolëm në rrugën kryesore, në drejtim të Gllogovcit, atë e mori një plum i kobshëm në gjoks dhe, pa hyrë në Gllobar, Shaban Polluzha vdes. Së bashku me Ali Ahmetin dhe Sejdi Mehollin vendosëm që kufomën e babait ta qojmë në pusin e thellë të lumit Drenica, në afërsi të tunelit të Poklekut. Aty thyem akullin dhe lëshuam kufomën.

    Nga FORUMISHQIPTAR

    Freitag, 7. Juni 2013

    "Gjenerali" popullor i uroganëve shqiptarë

    Kryetrimi Isa Boletini , ka thënë: ”Një qind herë jetën e jap, por jo kurrë: /Armën, Nderin, Flamurin e Atdheun tim!/

     Nga Prof. Murat GECAJ/ publicist e studiues-Tiranë

     1.
    Lumenj gjaku u derdhën nga populli  trim e liridashës shqiptar, deri sa u kurorëzua akti i madh historik i 28 Nëntorit 1912, kur Shqipëria u shpall shtet i lirë dhe i pavarur. Në ballë të sa e sa kryengritjeve masive të shqiptarëve, kundër pushtuesve otomanë, qëndruan shumë trima të ditur dhe luftëtarë trima. Me armë e me penë, me guxim e dituri, ata nuk kursyen asgjë, që të realizohej ideali ynë i lartë kombëtar.
    Kur kujtojmë figurat e shquara të Kombit tonë, menjëherë mendja na shkon edhe te biri i thjeshtë i Boletinit të Shalës, në Mitrovicë të Kosovës, Isa Boletini ose, siç e thërrisnin malësorët, “Isa Begi”, për të shprehur kështu nderimin dhe respektin për të. Lindi më 15 janar 1864, në një familje me tradita atdhetare. Kushtrimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për luftë kundër armikut, çoi në këmbë edhe Isën 17-vjeçar. Shpejt u dallua kudo për trimëri dhe guxim, zgjuarësi e urtësi. Armiku pushtues e shprehu urrejtjen e madhe për të edhe kur i dogji kullën e tij, gjashtë herë dhe gjashtë herë e rindërtoi. Nuk u mposht ndaj përndjekjeve e presioneve dhe gjurmimeve, që i bëheshin nga pushtuesit gjakatarë. Ka mbetur proverbiale shprehja e tij e njohur: “Unë jam mirë, kur asht mirë Shqipnia”. Ndërsa nuk e zinte gjumi, kur shihte padrejtësitë dhe synimet grabitqare të otomanëve pushtues dhe të monarkive shoviniste fqinje.


     Drejt Vlorës: Isa Boletini, në krye të “uruganit” të luftëtarëve trima…
     2.
    Në fillim të këtij shekulli, Isa Boletini u vu në krye të Malësisë së Shalës dhe bashkë me Idriz Seferin u dallua si udhëheqës i kryengritjeve antiosmane të viteve 1910-1912. Veçanërisht, spikati trimëria e luftëtarëve shqiptarë në grykat e Kaçanikut e Cerralevës. Shumë domethënës është epiteti, që i vuri shtypi i kohës, i cili e quajti Isa Boletinin: “Gjenerali popullor i kryengritjeve shqiptare”.
    Ai udhëhoqi me trimëri luftëtarët shqiptarë edhe për të kundërshtuar synimet grabitqare, nga shtetet shoviniste fqinje serbo-malazeze etj., që kërkonin t’i copëtonin e t’i merrnin trojet shqiptare. Qëllimi i lartë, që i vuri vetes, e afroi atë me atdhetarër e shquar e udhëheqësit më në zë popullorë, ndër të cilët ishte dhe Ismail Qemal Vlora. Biri trim i Kosovës, Isa Boletini ishte përkrah tij dhe delegatëve të tjerë shqiptarë, si: Luigj Gurakuqi, Mithat Frashëri, Vehbi Agolli, Babë Dudë Karbunara, Nikollë Kaçorri, Sali Gjukë Dukagjini, Dervish Hima, Rexhep Mitriovica, Myfit Libohova, Jani Minga, Bedri Pejani, Ilias Vrioni, Dhimitër Zografi etj., të cilët nënshkruan Aktin e Madh historik të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe valvitën lart Flamurin tonë Kombëtar, pas 500 vjet robërie, nën sundimin otoman. Prijësi i betejave legjendare kundër pushtuesve armiq, në krye të mbi 300 luftëtarëve të armatosur kosovarë, u bë mburojë e çeliktë për zhvillimin dhe suksesin e atij Kuvendi të madh mbarëkombëtar.
    Një ndër ish-drejtorët e shkollës shqipe të Korçës dhe delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, në Kuvendin e Vlorës, por dhe kryeredaktor i gazetës “Përlindja e Shqipërisë”,  Dhimitër Berati (1886-1970), në kujtimet e tij me titullin “28 Nëntor 1912”, ka shkruar: “Midis shumë të tjerëve, që kanë një emër më shumë a më pak të famshëm, tërheq vërejtjen fytyra e Isa Boletinit. Në fytyrë e në shtat Isa “Begi” përmbledh vetijat e shqiptarit dhe jo më pak në jetën e tij shpirtërore. Të pamët-luftëtari, gjithmonë i vrenjtur, kurrë s’i qeshë buza, pa shkak të rëndë. I gjatë dhe i hollë, trupi është i lidhur me dej të hekurt. Dëgjon shumë dhe flet pak; s’përzihet në fjalën e tjetrit dhe, kur flet, s’ngutet. Ai s’qe njeriu i fjalës, por i punimit a, më mirë, i pushkës” (B.Gaçe, “Ata që shpallën Pavarësinë Kombëtare”, Tiranë, 1997, faqe 205)

    3.
    Isa Boletini është i njohur edhe për udhëtimin, që bëri më 1913, nëpër disa shtete të Europës, për të mbrojtur me çdo kusht të drejtat e ligjëshme të popullit shqiptar, të cilat donin t’i nëpërkëmbnin, armiqtë e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës. Shovinistët serbomëdhenj kërkonin ta largonin trimin atdhetar nga rruga e tij e luftës për të drejtat tona kombëtare. Prandaj u përpoqën, me dinakëri e me të holla, i propozuan poste e detyra, që ta afronin të bashkëpunonte me pushtuesit e rinj ose, të paktën, të hiqte dorë nga lufta e tij e vendosur. Por Isa Boletini trashëgonte cilësitë më të mira të shqiptarit, si krenarinë, besën e burrërinë etj. Prandaj, i përçmoi të gjitha joshjet e përpjekjet e armiqëve dhe, si kurdoherë, mbeti luftëtar i papërkulur, i vendosur deri në fund, që populli shqiptar të ishte i lirë dhe i pavarur. Ai i qëndroi besnik idealit të tij, betimit që kishte bërë një herë: “Unë një qind herë jetën e jap, por jo kurrë: Armën, Nderin, Flamurin dhe Atdheun tim!”
    Pasi ushtritë  austro-hungareze pushtuan Cetinën, Isa Boletini kaloi në Podgoricë. Gjenerali gjakatar, Vashoviqi bëri plane për të organizuar një kurth. E lajmëroi të shkonte tek ai, por Isa e mori vesh qëllimin dhe nuk u bind. Në këto rrethana, forcat malazeze organizuan një pritë tjetër, në befasi. I.Boletini qëlloi me kobure, duke dhënë kështu sinjalin e luftës. Beteja ishte e përgjakshme dhe ai qëndroi si u ka hije trimave, deri sa ndërroi jetë. Pranë mbetën dhe djemtë e tij, nipat e disa bashkëluftëtarë. Aty, te Ura e Ribnicës, përgjithnjë u çimentuan themelet e një lapidari trimërie e burrërie, në shërbim të çështjes së madhe mbarëkombëtare, atij të 23 janarit të vitit 1916.

    4.
    Tashmë, është e njohur një histori nga jeta e këtij kryetrimi shqiptar, që po e ripërsëritim më poshtë. Më 1913, atdhetarët Ismail Qemali e Isa Boletini shkuan bashkë në Londër, si përfaqësues të denjë të popullit tonë. Aty do të takonin kryetarin e Konferencës së Ambasadorëve, për t’i shprehur protestën e vendosur ndaj padrejtësive të mëdha, që po i bëheshin Shqipërisë. Gjithashtu, do t’ia çonin atij betimin solemn dhe të njëzëshëm të mbarë shqiptarëve, se ata ishin të vendosur, deri në fund, për t’i bashkuar trojet tona amtare, Se ato na i kishin lënë të parët tanë trashëgim, brez pas brezi. Ishte një rregull i caktuar që, para se të hynin në zyrën e sër Eduard Greit, duhej t’i lenin armët në garderobë. Këtë kërkesë ia përsëritën edhe rojet Isa Boletinit, i cili veproi po ashtu, pra la koburën në garderobën e duhur. Pas bisedimeve zyrtare, Grei iu drejtua Isës, me të qeshur: “Më në fund, zoti Boletini, atë që nuk e kanë bërë dot pashallarët turq, e bëmë ne, në Londër!” Kreshniku i Kosovës martire dhe i mbarë trojeve shqiptare e mori vesh mirë, se diplomati  europian e kishte fjalën se, gjoja, ata e paskëshin çarmatosur!? Ndërkaq, Isa Boletini e shikoi drejt e në sy zyrtarin e lartë  dhe, po me buzëqeshjen dhe krenarinë e ligjeshme të shqiptarit trim e të zgjuar, të paçarmatosur kurrë, iu përgjigj shkurt e prerë: “Jo, besa, kurrë, as në Londër!” Dhe, aty për aty, nga gjiri nxori një kobure tjetër, me fishekët në gojë!… Për brezat  tanë, ai do të mbetet kurdoherë në kujtesën  e tyre, ashtu me armët ngjeshur fort, në brez. Të tillë e kemi tani edhe nëpër fotografi, në piktura e monumente.
    Marrim, kështu, nga jeta heroike e këtij luftëtari të shquar të lirisë e Pavarësisë, mesazhin e madh, që ka përcjellur historia për shqiptarët: Ata kurrë nuk do të durojnë t’i shtypin, t’i çarmatosin as t’i nënshtrojnë armiqtë, sado të fortë e dinakë të jenë. Shqiptarët “e bëjnë dekën si me le”, kur i thërret zëri i tokës amtare, kur rrezikohen seriozisht liria dhe pavarësia e tyre. Për këtë gjë flasin qartë sakrificat e shumta, që provoi, sidomos, dhe mbarë populli martir i Kosovës, vendlindja e kryetrimit Isa Boletini, “gjeneralit” të kryengritjeve shqiptare ose uruganeve popullore. Gjeneralë të tillë të shquar, ashtu si edhe Adem Jashari me bashkëluftëtarët, bënë që andej të largohen të mundur pushtuesit serbë dhe Kosova, krahas shtetit-amë, Shqipërisë, të hyjë e sigurtë në rrugën e demokracisë, e lirë dhe e pavarur.

    Nga GAZETDIELLI.COM

    Këshillat e Fan Nolit

    Nga Arben Llalla
     
    Fan S. Noli ky atdhetar me ndërgjegje të lartë qytetare politike dhe demokrat i shquar, reformator i kishës, gojëtar, udhëheqës politik, kompozitor i cili luftoi për Shqipërinë larg saj zotëronte rreth 12 gjuhë të huaja. Duke bërë të flasin në shqip Shekspiri, Gëte, Hygoi, Ibseni, Servantresi etj. Noli kur ishte i vogël ka patur bindjen në vetveten e tij se do të bëhej njeri i madh. Shokëve të tij ai u mburrej se do të bëhej mbret.
    Kur kam jetuar dhe punuar për disa vite në Selanik u njoha edhe me kushërirën e tij që quhej Maria Kutulidhi. Mëma e saj ishte kushërirë e parë e Nolit. Zonja Maria më ka treguar kujtimet e saja për fshatin Tiqero, për shqiptarët se si u shpërngulën nga Ibrik-Tepe dhe erdhën në Tiqero. Tiqero është një Bashki në Greqi, kufi me Turqinë dhe kjo Bashki banohet me shumicë nga grekë me origjinë shqiptare. Kushërira e Nolit, Maria Kutulidhi më ka folur për historitë e Fan Nolit që i kishte treguar mëma e saj. Një herë kur Fan Noli nuk dëshironte të shkonte në shkollë gjyshja e tij e futi në thes duke e mbajtur në krah dhe e dërgoi në shkollë. Më tregoi për zënkën e Nolit me të atin e tij dhe që nuk folëm më me njëri-tjetrin.
    Gjatë disa kërkimeve të mia për Fan Nolin në Greqi gjeta edhe këto thënie të t’ia që i ka shkruar kur ka jetuar për disa vite në Gjermani pas largimit me dhunë nga Shqipëria. I zgjodha këto fjalë për botim me rastin e 45 vjetorit të vdekjes së udhëheqësit shpirtëror të shqiptarëve Fan S.Noli i cili emrin e vërtetë e kishte Theofan Mavromati, por ai vendosi për mbiemër, emrin e gjyshit të tij Noli. Kështu u quajt gjithmonë Fan Stilian Noli.
     
     
     
    ZGJIDH E MERR
     
    1
    A të duhen luftëtarë
    Dhe arratinë armiku ta marrë
    A do botës ti vesh zjarrë?
    Merr nja dhjetë Kosovarë.
     
    2
    A do të urtë njerëzit të rrinë
    Në komandë të kesh ushtrinë
    Në udut të vesh njerëzinë
    Merr të gjithë Labërinë.
     
    3
    A do trima e sejmenë
    Kapardisur kudo venë
    Gjumë pa i zënë mos flenë
    Për tre Mirditor bëj benë.
     
     
    4
    Do për punë një Korçar
    I ke bujq dhe ustallarë
    Me gra bashkë të hapin varre
    Krahë e kokë s’kanë të sharë.
     
    5
    A të duhen gënjeshtarë
    Matrapaz e kokë tharë
    Rrërën ta shesin për farë
    Merr Krutanë i je i larë.
     
    6
    Po qefllinj a të duhen
    Që me zonjat dinë të kruhen
    Zonja që pjellin çdo vit
    Elbasani veç i rrit.
     
    7
    Me dy këmbë do hajvanë
    Budallenj me din pa anë
    Ku ti futesh të venë
    Dil shëtit gjithë Myzeqenë
     
    8
    A do të ruash florinë
    Katandinë dhe shtëpinë
    Me dy qofte mbushur tepsinë
    Na e merr Gjirokastrinë
     
    9
    Do të kesh e të bësh qejf
    Sofrën shtruar si për mbret
    Pastërtore e për yzmet
    Të tillë gjen veç në Përmet.
     
    10
    A do ministra Kolonjarë
    Se mbahen burra me mend
    Duan kudo të jenë të parë
    Në mexhelis e në Kuvend
     
    11
    Hall i madh me Skrapallinë
    Ka rrezik të hash dhe dru
    Dy ministra le të rrinë
    Se na duhen dhe pa tru
     
    12
    O i gjorë mos harro Vlorën
    Se ky faj lahet me gjak
    Veç nishanet dhe shiritat
    Kësaj pune i venë kapak.
     
     
    Fan Stilian NOLI
    Berlin 1926.

    Nga zemrashqiptare.net

    Beteja e Kaçanikut

    Shkruan: Rasim Rexhepi. prof.

    Rreziku i Shqipërisë në kohën e krijimit të shteteve ballkanike

    Shqiptarët e besimit të krishterë, e që ishin shumica, me të madhe u shpërngulën në Itali si në Venedik, në Napuli e në krahina të tjera. Nga një marrë- veshje turko-venedikase, sipas Marin Barletit vetëm nga Shkodra më 1467 në Venedik ishin vendosur rreth 5 000 shqiptarë. Pjesa tjetër që kishin mbetur, sidomos gra e fëmijë, iu nënshtruan islamizimit me ndihmën e shumë oficerëve të rinj shqiptarë, të cilët ishin marrë peng që në fëmijëri, të cilët edhe ishin shkolluar në institucionet ushtarake osmane. Ata kishin hyrë në shërbimin osman dhe shumë prej tyre ishin kthyer në Shqipëri. Në mesin e tyre i kishte edhe predikues të fesë siç ishin dervishët, hoxhallarët dhe lloj-lloj sektesh të tjera. Kështu, Shqipëria nga shekulli i XVI deri në shekullin e XVIII pothuaj se e tëra u islamizua, përveç viseve të thella malore, të cilat i rezistuan islamizimit deri në ditët e sotme. Me imponimin e fesë islame Perandoria Osmane bëri që më lehtë t’i përfitojë popujt e Evropës, të Azisë dhe të Afrikës për t’i pushtuar popujt e besimeve të tjera. Vlen të theksohet se në periudhën e hershme të feudalizmit u zhvilluan shumë luftëra në emër të fesë, prandaj edhe janë quajtur luftëra fetare.


    Rrezikimi i Shqipërisë në Ballkan

    Fundi i shekullit të XIX-të dhe fillimi i shekullit të XX-të për Shqipërinë paraqiten rrezikun më të madh për zhdukjen nga faqja e dheut pas pasardhësve të tyre-Ilirëve në kohën e luftërave romake, ilire, bizantine dhe sllave deri në shekujt X-XII. Shekujt XIX-XX ishin një periudhë e zezë për popullin shqiptar të strukur në Ballkanin Perëndimor. Turqit osmanli synonin që të krijonin kombin turk nga të gjithë popujt e islamizuar. Shqiptarëve iu ishte ndaluar gjuha, shkollimin, traditën dhe çdo gjë që ishte shqiptare. Në anën tjetër rusët, e sidomos serbët malazezët, maqedonasit, bullgarët dhe gregët pretendonin tokat shqiptare.


    Krijimi i shteteve të reja ballkanike

    Në shekullin e XIX-të u krijuan shtete të reja ballkanike me ndihmën e shteteve të Evropës, por në veçanti të Rusisë. Të gjitha shtetet e mëdha të Evropës kishin pretendime ndaj territoreve të sapo çliriuara nga Perandoria Osmane dhe sidomos Rusia synonte që të ketë ndikim sa më të madh në Ballkan, kurse qëllimi i saj i fundit ishte dalja në Detin Mesdhe, të cilin mendonte së më se lehti mund ta realizonte përmes Serbisë e cila për shkak të historisë shoviniste ndaj tokave shqiptare për hir të Perandorisë? së Nemanjiqve, e cila e kishte sunduar një pjesë të madhe të Ballkanit dhe pjesë të mëdha të Shqipërisë në shekullin e XII.
    Më 1930 Greqia me kryengritje të përgjithshme popullore dhe me ndihmën e shteteve evropiane e krijoi shtetin e vet në një territor të Atikës dhe të Peleponezit me disa ujdhesa përreth dhe me qendër Atinën, Serbia, fëqinji verior që nga vitit 1878 kishte fituar autonominë nga Perandoria Osmane. Ajo kishte të drejtën e shkollimit në gjuhën e vet, administrimin dhe ishte zgjeruar deri në Nish në jug, deri në Drinë në jugpërendim dhe deri në Pirot në lindje. N të njëjtën kohë ishin krijuar edhe Mali i Zi dhe Rumania si principata. Kështu i ishte hapur rruga Rusisë për dalje në Detin Adria- tik përmes Rumanisë,Serbisë dhe Malit të Zi. Poashtu edhe principate veriore e Bullgarisë, Rumelia veriore. Më 1908 dy Rumelitë, ajo veriore dhe lindore u bashkuan në një shtet dhe u krijua Bullgaria. Popullit shqiptar i kanosej rreziku i copë- timit nga të gjitha këto shtete, kështu që çështja shqiptare ishte vështirësuar shumë.


    Krijimi i vilajeteve shqiptare

    Në vitet e ‘60-ta të shekullit të XIX në trojet e Perandorisë Osmane u krijuan territore administrative osmane, të cilat fituan një lloj autonomie, sepse brenda territorit kishin një shumicë të një përkatësie. Në trojet shqiptare u krijuan katër vila jete: Vilajeti i Kosovës, Vilajeti i Janinës, Vilajeti i Manastirit dhe Vilajeti i Shkodrës.


    Vilajeti i Kosovës

    U krijua në vitin më 1864 me qendër në Prizren, por shumë shpejt qendër e vilajetit u bë Shkupi. Vilajeti i Kosovës përfshinte rreth 42 km. Katrorë edhe atë: një pjesë të veriut të Shqipërisë, Kosovën e sotme, Preshevën e Bujanocit, në jug Tetovën dhe deri në Gostivar si dhe Plavën e Gucinë në perëndim. Në territorin e këtij vilajeti për popullin shqiptar ndodhen ngjarje tronditëse, ndërsa në Kosovë deri më 1999 kur u çlirua nga okupatori serb Sllobodan Milosheviqi.


    Lidhja e Prizrenit e 10 qershorit të vitit 1878

    Pas vdekjes së Skënderbeut dhe bashkimit të principatave shqiptare në Lezhën legjendare më 1444 dhe të luftës 25 vjeçare të shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane, qershori i vitit 1878 ishte fillimi i bashkimit të shqiptarëve në një front të përbashkët për t’u pavarësuar.
    Rilindja Kombëtare Shqiptare e cila lindi në Stamboll e kishte për qëllim jo vetën ngritjen kulturore, arsimore e fetare, por qëllimi i saj i fundit ishte formimi i shtetit shqiptar nga të gjitha trojet etnike ku jetonin shqiptarët me shumicë, pra në katër vilajetet të banuara me shqiptar: në Kosovë, në Manastir, në Janinë dhe në Shkodër. Personalitetet më të shquara ishin: vëllazërit Frashëri, Thimi Mitko, Nikolla Naço, Ismail Vlora, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Isa Boletini, Idriz Seferi, Sylejman Vokshi, Ali Pashë Gucia-Ferri e shumë të tjerë. Duke e parë rrezikun e copëtimit të tokave shqiptare me paqen e Shën Stefanit, por edhe me Kongresin e Berlinit, ata u ngutën dhe vetëm tri ditë para Kongresit të Berlinit u tubuan në Prizren dhe morën vendime shumë të rëndësishme për shpëtimin e kombit shqiptar që të mos zhdukej nga faqja e dheut.


    Paqa e Shën Stefanit e 3 marsit të vitit 1878 dhe copëtimi i tokave shqiptare

    Pas luftërave turko-ruse të viteve 1877-78 dhe humbjes së Perandorisë Osmane, Turqia ishte e detyruar që t’i bëjë lëshime marrëveshjes ruso-turke pas kësaj lufte. Në Manastirin e Shën Stefanit të afërsi të Stambollit. Në fakt Turqia pranoi copëtimin e tokave shqiptare në dobi të Serbisë, të Greqisë, të Bullgarisë dhe të Malit të Zi. Serbia u zgjerua në drejtim të Leskocit, të Kurshumlisë, të Prokuplës, Vrajës, Bujanocit dhe Preshevës të cilat kishin qenë të banuara me shqiptarë. Mali të Zi iu dhanë Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Ulqini dhe Tivari. Bullgarisë iu dhanë Tetova, Manastiri, Gostivari dhe deri në Korçë, kurse Greqia e mori Janinën me rrethinë.
    Në atë kohë Idriz Seferi ishte takuar në Shkup me Abdyl Shkupin, i cili e kishte njohur me punën e Komitetit Shqiptar, i cili ishte formuar në Stamboll dhe punonte pa ndërprerë për çështjen shqiptare. Nga Abdyl Shkupi Idriz Seferi kishte marrë udhëzime që Karadaku të organizohej si bazë për ngjarjet që do të rridhinin më vonë dhe në veçanti për t’u mbrojtur nga Serbia.


    Lidhj e Prizrenit e 10 qershorit të vitit 1878

    Të vetëdijshëm se ishin në rrezik që t’i humbin trojet e veta dhe identitetin kombëtar, në atë kuvend morën këto vendime: që të njihen katër vilajetet shqiptare, që në vilajetet shqiptare administrata të jetë në gjuhën shqipe dhe që shqipja të jetë gjuhë zyrtare, që të hapen shkollat në gjuhën shqipe, që ushtarët shqiptarë të shërbejnë në territoret e mbaruara me shqiptarë, që të krijohen fonde për punë në viset e banuara me shqiptarë. Gjithashtu në fshehtësi u formua Komiteti Shqiptar i mbrojtjes, kryetar i të cilit u zgjodh Sylejman Vokshi.
    Idriz Seferi nuk kishte marrë pjesë në punimet e Lidhjes së Prizrenit
    Me rekomandimin e Abdyl Shkupit në Karadak bënte riorganizimin e çetave shqiptare, sepse Serbia i kishte pushtuar trevat e banuara me shqiptarë në rrethinën e Leskocit, të Prokuplës, të Kurshumlisë dhe treva të tjera. Ajo synonte ta pushtojë Anamoravën dhe tërë Koso-vën. Sylejman Vokshi në bazë të përvojës që kish –te në luftën e deriatëhershme, Idriz Seferin e kishte emëruar komandant i pjesës verilindore të Vilajetit të Kosovës prej Merdares s deri në Shkup, kurse Isa Boletini prej Merdare deri në Mitrovicë dhe Bjeshkët e Zhlebit. Sipas tp gjithë historianëve fronti i veriut ishte më i rëndi sepse kishte të bënte me një me një shtet sllav, i cili priste që sapo të largohej Përandoria Osmane nga Ballkani, e dihej se ditët i kishte të numëruara. Atëherë me të drejtë thuhet se Isa Boletinit dhe Idriz Seferit u kishte rënë barra më e rëndë për mbrojtjen e Shqipërisë veriore. Në Kuvendin e Prizrenit ishte vendosur që territori i Shqipërisë të mbrohej me diplomaci, por edhe me gjak. Me qenë se diplomacia evropiane, të cilën e përbënin Anglia, Franca, Italia, Austria dhe Gjermania, e sidomos Rusia nuk do t’i përkrahnin kërkesat e shqiptarëve, të cilët në Kongresin e Berlinit nuk kishin të drejtë të merrinin pjesë për zgjidhjen e çështjes së tyre.
    Kongresi i Berlinit u mbajt më 13 qershor të vitit 1878 në Berlin të Gjermanisë. Në të cilin u shqyrtuan shumë ankesa. Të gjitha shtetet ishin pajtuar me ndarjen e tokave ballkanike sipas Paqes së Shën Stefanit. Popujt e Ballkanit në kohë kishin shtetet e tyre, si Mali i Zi, Greqia, Serbia Bullgaria dhe Rumania. Që të gjitha ankoheshin, por në të shumtën e rasteve pa të drejtë. I vetmi populli shqiptar s’kishte arritur që ta formojë shtetin. Arsyeja ishte se me shqiptarët e besimit mysliman në shtetin turk, Perandoria Osmane synonte që ta formojë kombin turk nga të gjithë myslimanët. Kishte edhe shumë arsye të tjera të brendshme pse shqiptarët ishin të vonuar dhe rreziku i humbjes së identitetit kombëtar ishte i madh.
    Kongresi i Berlinit çështjen e shqiptarëve fare nuk e zgjidhi me presionin e Rusisë, e cili i kishte përgatitur Serbinë dhe Malin e Zi që më forcë t’i marrin tokat shqiptare dhe me kompromis[ i ishte dhënë e drejta Austohungarisë ta aneksojë Bosnjen e Hercegovinën, por ajo synonte edhe tokat shqiptare. Hoti, Gruda, Plava, Gucia dhe Ulqini i ishin premtuar Malit të Zi, Kosova dhe Maqedonia Serbisë, kurse jugu i Shqipërisë i ishte premtuar Greqisë. Të gjitha këto shtete ishin përgatitur që më herët dhe vazhdonin me të gjitha mjetet për ta dobësuar lëvizjen shqiptare dhe pritnin momentin e caktuar të futeshin në tokat e premtuara.
    Kështu shtetet e Evropës të cilat në vitet 1878-1912 u bënë kumbar i shteteve ballkanike: Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi, pas 97 viteve më 1999 u ndihmuan shqiptarëve për ta larguar “Sadamin” Ballkanit nga Kosova. Shtetet e mëdha në luftë për marrjen pjesën sa më të madhe nga shpërbërja e Përandorisë Osmane edhe ato u munduan që të shkëputin nga shqëpria e cunguar. Shumë prej krijuesve të “paqes” as që dinin për Kosovën dhe Shqipërinë, si psh. Bizmarku, i cili e kishte bashkuar Gjermaninë, duke i parë nga dritarja çamët kishte pyetur kush janë ata më fustana të bardhë, qeleshe të bardha të rrafshta në kokë. Pasi e mori përgjigjën se nuk janë as turq as grekë, por janë shqiptarë-arnautë në Shqipërinë e jugut, ai vetëm e tundi kokën në shenjë mos dije. Edhe një shembull se si dhe sa na ka njohur bota ne shqiptarëve. Një inxhier i punimeve të shumë kanaleve të ujit, në mes tjerash edhe i Kanalit të Njuxhersit në bashkimin e SHBA-ve, Woodroow Wilson (më vonë kryetar i SHBA) ishte caktuar në komisionin për vlerësimin e kanalit Danub-Moravë-Vardar-Selanik. Gjatë udhëtimit nga Bujanoci nëpr Preshevë, Kumanovë, Shkup, Tetovë, kushte vërejtur se popullsia e atyre trevave nuk ishin serbë as turq. Pas bisedave kishte kuptuar se ishte popullatë shqiptare, që nuk ka ashgjë të përbashkët me serbë e as me turq përveç që një pjesë e tyre ishte e besimit islam. Thuhet se në saje të atyre njohurive e kishte ndihmuar çështjen shqiptare, kur kishte arritur në postin e kryetarit të ShBA-ve dhe në veçanti më 1919 në Konferencën e Parisit i kishte kundër-shtuar synimet për shpërbërjen e Shqipërisë.
    Që nga viti 1850 Serbia në krye me Milosh Obrenoviqin kishte lidhur marrëveshje me Francën për studime në lidhje të Danubit përmes Moravës dhe Vardarit me Detin Egje. Përmes këtij kanali-rruge detare më vonë janë përzierë Anglia e Gjermania e më në fund edhe SHBA-të dhe Rusia. Mirëpo Lufta e parë Botërore e kishte ndërprerë këtë projekt madhor (Marr nga A. Jahiu).
    Pas Kongresit të Berlinit, shqiptarët e kishin të qartë se duhet të përgatiteshin me forcat e veta duke iu përveshur punës për t’i mbrojtur trojet e veta. Të gjitha gazetat që dilnin në gjuhën shqipe në kolonitë shqiptare në Rumani, në Bullgari, në Egjypt e gjetiu kishin për detyrë që ta njoftonin opinionin evropian me çështjen shqiptare dhe luftën e tij të drejtë për formimin e shtetit të vet.


    Idriz Seferi
    (1847-1927)

    U lind nga babai Isufi dhe nëna Kaja, që të dy nga Seferi. Pasi që martesa e Isufit dhe Kajës për rrethanat e kohës ishte e palejueshme ata u larguan nga Seferi dhe ishin vendosur në Shqipëri. Sipas një versioni Idrizi ishte lindur në Lumë. Pas disa viteve, me lejen e Canit, vjehrrit të Isufit ata ishin kthyer në vendlindje. Pajtimi u pas vdekjes së Isufit kur Idrizi u bë për martesë. Meqenëse heret ishte vërejtur se Idrizi ishte djalë i zoti ai ishte pranuar në Shoqatën e pajtimtarëve. Gjyshi i tij kishte ndërhyrë të djemtë dhe nipat e vet që Idrizin ta pranojnë si të vetin. Kështu pas martesës Idrizi ishte bërë pjesë e familjes së gjyshit të vet haxhi Can Seferit. Idrizi më 1914 nga Seferi u shpërngul në Zhegër ku edhe vdiq. Deri sa ishte gjallë luftoi kundër pushtuesit serb.

    Lidhja e Pejës dhe Idriz Seferi

    Pas Lidhjes së Prizrenit më 26-30 janar të vitit 1899 u mbajt[ Lidhja e Pejës, kurse personaliteti më me rëndësi dhe dora e djathtë e komandantit të përgjithshëm të Lidhjes së Prizrenit Sylejman Vokshit ishte Haxhi Zeka. Idriz Seferi mori përsipër organizimin ushtarak në pjesën verilindore të vendit. Ai gjithnjë ishte në lëvizje në Karadak, në Anamoravë dhe në Vardar. Në vitin 1909 të shekullit XX duke u kthyer nga Shkupi, ku kishte qendruar dy ditë në Kaçanik, Haxhi Zeka ishte takuar me Idriz Seferin me të cilin kishin bisedur gjër e gjatë për ta organizuar luftën. Në bazë të asaj që më vonë kishte dëshmuar Bislim Hogoshti, Haxi Zeke e kishte pyetur “çka po thotë Karadaku” kurse Idrizi i ishte përgjigjur “ barut rusi në gji”.

    Lufta e Llapit dhe ndihma e Idriz Seferit

    Idrizi Seferi pasi që kishte dëgjuar për luftën e Llapit kishte përgatitur 100 forca të armatosura për t’i ndihmuar, por llapjanët e kishin kryer punën vetë duke vrarë shumë tagrambledhës. Kur bylykbashi ishte kthyer në seli dhe ishte pyetur nga eprori i vet se a e kishte mbledhur vergjinë dhe ku e kishte ushtrinë, sipas këngës popullore ishte përgjigjur:

    Si ne paqi ju bukën thatë
    Si ni paqi shpijat me kashtë
    Urdhni i pashës mej pa grat
    ............................................
    E pvet pasha q’e bane ushtrinë
    E lash n’Llap tuj mledh verginë
    E pvet pasha ku i le pishtolet
    I lash n’ Llap mej ruajt vorret

    Kotë vargje janë pasqyrim i një rezistence të fuqishme, por edhe i vetëdijesimit kombëtar, për të mos u besuar gënjeshtrave dhe premtimeve boshe të sulltanit.


    Lufta e Plavës dhe e Gucisë

    Pas copëtimit të tokave shqiptare nga Kongresi i Berlinit shqiptarët kishin vendosur që me gjak t’i mbronin territoret e veta. Mali i Zi e kishte ushtrinë e vet të organizuar dhe në krye me komandantin Mark Milanin ia kishte mësyrë Plavës e Gucisë. Luftëtarët shqiptarë pas thirrjes së besa-besës se vendi është në rrezik dhe duhet të mbrohet nga Peja, Gjakova, Deçani dhe e tërë Kosova nisen çetat e armatosura. Nëpër Pejën legjendare natë e dit vërshonin çetat shqiptare. Gryka e Rugovës vlonte nga kënga e lirisë shqiptare. Plava e Gucia e kishin filluar luftën me patriotin komandant Jakup Ferrin, pasi që Mark Milani me 12 mijë malazezë ishte afruar në kufijtë shqiptarë. Idriz Seferi Jakup Ferrit i dërgoi ndihmë 100 luftëtarë në krye me komandantin Kurt Tërnavën, të cilin Idrizi e kishte krah të djathtë. Nga Shkodra në ndihmë Plavës e Gucisë i kishin shkuar luftëtar të prirë nga Isuf Sokoli e Filip Ceka, nga Rugova të prirë nga Celë Shabani, si dhe nga Podguri, Reka e Peja të prirë nga Haxhi Zeka Ushtria malazeze ishte armatosur me armë moderne ruse. Beteja u zhvillua në Nokshiq dhe ishte shumë e ashpër. U bë luftë fyta-fytas. Ushtria malazeze pësoi humbje të mëdha. Në atë Luftë u vra Kurt Tërnava bashkëpunëtor dhe krah i fort i Idriz Seferit. Për këtë betejë rapsodi popullor këndoi:

    Mark Milani hypi n’Previ
    Shikon Limin me dylbi
    Çka asht ky Lim qe derdhet zi
    Hajmedet për vojnikt e mi
    Sa ta kaloi qafën e Previsë
    Kurr s’i lypi ma isefir Shypnisë
    Kurt Trnava n’kaparan
    N’crnagor po ban denam
    Ku je kon more Bislim
    E myta shkaaun e qita n’Lim

    Në betejën e Nokshiqit forcat shqiptare i munden malazezet edhe pse ata ishin të armatosur me armë moderne ruse, kishin përkrah- je morale dhe materiale nga Rusia dhe shtetet sllave të Ballkanit. Po ashtu ishte një vërejtje e madhe për Perandorinë Osmane, e cila shqiptarët i përdorte për nevojat e veta, por i pengonte për t’i mbrojtur trojet e veta. Për Kongresin e Berlinit ishte një turp i madh, sepse padrejtësitë e vendimeve të tij në lidhje me çështjen shqiptare dolën në shesh.


    Lufta kundër bandave sllave

    Serbia me përkrahjen dhe ndihmën e Rusisë ishte shtrirë në jug në dëm të tokave shqiptare, ndërsa në perëndim në dëm të Bosnjës, kështu që ajo priste momentin e largimit të Perandorisë Osmane për ta pushtuar Kosovën, Maqedoninë dhe në mos tërë Shqipërinë dhe mu për atë qëllim organizonte dhe dërgonte në Kosovë mercenarë për t’i vrarë krerët e lëvizjes shqiptare. Sipas strategjisë serbe grupet paramilitare ishin të moshës madhore, të pamartuar dhe të regjistruar si vullnetarë. Ata visheshin me rroba shqiptare, kur ishin në lëvizje bartnin plisa të bardhë dhe e mësonin gjuhën shqipe për të komunikuar me njerëz apolitikë i dhe me barinj për të marrë informacione të ndryshme se çfarë mendimi ka popullata dhe si do të reagonte në rast të pushtimit të territore shqiptare. Ata strehoheshin nëpër fshatra të pakicës serbe, por më tepër në kisha ku ishin larg syrit të popullit shqiptar. Serbët e Kosovës dhe të viseve të tjera ishin të liruar nga shërbimi ushtarak dhe kishin të drejtë të shkollimit në gjuhën e tyre kurse shqiptarët kishin të obliguar shërbimin ushtarak por edhe e merrnin redif (rezerv) të ushtrisë turke, ndërsa nuk u lejohej shkollimi në gjuhën shqipe, por në gjuhën arabe. Në shumë pika ngjasonte me ditët e sotme kur serbët e Kosovës ankohen për të drejtat që i kanë në Kosovë, por nuk i shfrytëzojnë sepse Kosovën nuk e njohin si shtet të vetin.


    Çeta e cila u zbulua dhe u shpartallua në Pasjan më 4 korrik 1907

    Propaganda serbe nga Kosova gjithnjë ishte në rritje. Atë e përcillte shteti, por edhe priftërinj e mësues të cilët jetonin në territorin osman. Në Pasjan, fshat serb në lindje të Gjilanit u zbulua një çetë komitash prej 30 vetësh, të cilët ishin strehuar në kishën e fshatit. Një kalimtar rasti i kishte hetuar dhe e kishte lajmëruar Saqip Muqibabën, kurse Saqipi e kishte lajmëruar Idriz Seferin. Me urdhër të Idrizit ata ishin rrethuar nga çeta shqiptare, me gjithë atë ata e kishin hetuar dhe kishin ikur dhe strehuar në Gjylekar të komunës së Vitisë. Përsëri ishin rrethuar dhe pas një lufte të ashpër ajo çetë komitësh ishte asgjësuar, e bashkë me ta edhe komandanti i tyre, Dragolub Nikoliqi nga Beogradi. Pas shpartallimit të kësaj njësie të armatosur, njësi të organizuara nuk janë hetuar më deri më 1912 kur Serbia e pushtoi Kosovën. Vlen të theksohet se në viset e banuara me shqiptarë ekzistonte njësia zbuluese serbe “Dora e zezë” (Crna ruka). Personat e saj ishin të veshur në rroba civile dhe kishin për detyrë t’i përcillnin sidomos personalitetet e larta shqiptare dhe më pas e lajmëronin shërbimin e vet në Beograd. Mënyrat e përcjelljes ishin të ndryshme, si me fotografi, qëndrimin e tyre, pastaj me përvetësimin e njerëzve labilë. Idriz Seferi në lidhje organizimin dhe mbrojtjen nga synimet e ndryshme thoshte ” Mblidhni mendjen, mbyllni gojën, shtrëngoni dhëmbët që armikut të mos i shkojë asnjë pikë uji në mulli të vet” (Seferi ndër shekuj f.42).


    Komitetet mbrojtëse kombëtare dhe mbledhja e Gjilanit

    Perandoria Osmane e shtrënguar nga fuqitë e mëdha, e sidomos nga Rusia, vazhdimisht i bënte koncesione Serbisë në dëm të shqiptarëve. Po ashtu, futja e çetave serbe në Kosovë dhe në Maqedoni ishin tregues të qartë për synimet e Serbisë ndaj territoreve shqiptare si dhe zhgënjimi me xhonturqit, të cilët më 1908 shqiptarëve u kishin premtuar reforma në arsim dhe në kulturë, si dhe që shqiptarët të formojnë Komitetet Kombëtare të Mbrojtjes. Ato komitete filluan të formohen më 1909 së pari në Ferizaj, pastaj në Shkodër, në Prizren, në Manastir, në Shkup, Gostivar, Tetovë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Dibër e gjetiu. Komitetet ishin organe ushtarake me qëllim të mbrojtjes së atdheut nga rreziku i shteteve fqinje dhe Perandorisë Osmane.
    Të gjitha komitetet lëshuan një proklamatë të përbashkët, e cila ishte nënshkruar nga Komiteti Qendror i Kryengritjes, në të cilën ndër të tjera thuhej “Perandoria Osmane nuk u duk aspak mirënjohëse për shërbimet që ia dhamë, por përkundrazi na hodhi në zverk zgjedhën e tiranisë duke kërkuar të na shuaj nga faqja e dheut (faqe 43). Në ato rrethana me iniciativën dhe nën udhëheqjen e Idriz Seferit në mars të vitit 1910 në Gjilan u mbajt mbledhje me krerët e Anamoravës në të cilën shquheshin Zeqë Pira, Islam Pira e Hamdi Kurteshi nga Pozhorani, Shabi Kajolli nga Gjylekreshta, Mustafë e Adem Kabashi nga Kabashi i Vitisë, Murat Bilalli nga Bresalci, i cili e mbajti flamurin në emër të Bresalcit, të Poneshit, të Llabjanit, Kishnapolës, Sllakocit, Vërbicës e Marecit, pastaj Fetah Sadovina e të tjerë ( po aty f. 43). Në mbledhje u shqyrtua gjendja momentale dhe u miratuan të gjitha vendimet e Komitetit Qendror si dhe të merren masa të ngutshme për t’u përgatitur për luftë. U vendos që të formoheshin njësitë vullnetare, në mënyrë që të jenë në gjendje gatishmërie për të hyrë në luftë. 

    Bashkëpunimi i Idriz Seferit me Kajmekamin e Gjilanit

    Studiuesi mr. sc. Aliruza Selmani sjell disa të dhëna për bashkëpunimin e Xhelal Beut me krerët shqiptarë të Lëvizjes, por edhe dënoncimet që i janë bërë. Kështu mësuesi Zhivko Popoviq në letrën dërguar konsullit të Shkupit Bullanxhiq, i cili pastaj ia kishte dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë në Beograd merret vesh se valiu i Kosovës, i cili kishte dyshuar në kajmekamin i kishte tubuar bejlerët për të parë se a janë simpatzues apo përkrahës të kryengritjes, por bejlerët e kishin bindur se nuk janë përkrahës të kryengritjes. Raportuesi thoshte se besimi ndaj sulltanit është vetëm farsë e shqiptarëve (Seferi ndër shekuj f.45-46). Raportuesi gjithashtu lajmëronte se Xhelal Beu nëpër ndeja thoshte se shqiptarëve ua kam lakmi që luftojnë për lirinë e vet dhe për trimërinë që poe e tregojnë (po aty f. 46). Lidhjet e Xhelal Beut me krerët shqiptarë, e në veçanti me Idriz Seferin ishin shumë sekrete. Kur në fillim të marsit të vitit 1910 ishte mbajtur mbledhja e Gjilanit. Xhelal Beu se për t’i fshehur gjurmët, kinse i kishte burgosur Idriz Seferin, Ramë Abdylin, Shabi Kajollin e disa të tjerë, kurse në realitet i kishte mbajtur në zyrën e vet dhe u kishte dhënë për të ngrënë e për të pirë gjithçka që kishin dashur. Se ajo ishte vetëm kamuflim i Xhelal beut e dëshmon edhe fakti se të nesërmen Isufi i biri i Idrizit me një grup malësorësh kishte arritur në Gjilan kinse për t’i liruar dhe se lirimi i tyre nga burgu ishte bërë pa kurrfarë rezistence dhe se duke dalë nga burgu Idrizi iu kishte drejtuar Xhelal Beut me fjalët “edhe unë ty po të burgos”. Xhelal beu i kishte ndihmuar shqiptarët në çdo mënyrë.


    Vrasja e priftit Katiniq

    Pas luftës së Kaçanikut shumë pjesëmarrësve të luftës u kishte dhënë vërtetime se nuk kishin qenë pjesëmarrës për t’i shpëtuar gjyqit të ushtarak Shefqet Dërgut Pashës dhe për t’u kthyer të lirë në familje. Mbledhjen e armëve edhe nga popullata serbe deputetet serbë me keqardhje e përcollën në parlamentin turk. Ata e akuzonin valiu dhe zyrtarët osmanë me prejardhje shqiptare. Kur ministri i luftës i Perandorisë Osmane e kishte vizituar Kosovën, i cili më 25 maj 1910 kishte qëndruar në Gjilan, Xhelal Beu kinse për t’u treguar kundër kryengritësve e kishte burgosur Sahit Agën me të bijtë Hysenin e Hasanin, të cilët ishin në radhët e kryengritësve shqiptarë. Poashtu Xhelal Beu ishte i interesuar që të meremetohej rruga Gjilan-Ferizaj. Më 28 tetor 1910 gazeta serbe “Zakonitost” që botohej në Shkup kishte shkruar “Tashmë 23 ditë është duke u meremetuar rruga Gjilan-Ferizaj” Poashtu qeveria serbe kishte reaguar ashpër në Stamboll për shkak se çiqinjëve të Kufcës, fshat afër Gjilanit, bejlerët nuk po ua japin tokën për ta punuar, por ata po e punojnë vetë, ndërsa kajmekami u kishte thënë se “ju jeni qeraxhinjë në tokë të huaj dhe nëse nuk ju duket mund të shkoni në Jemen ku keni tokë sa të doni” (faqe 48).
    Ndaj veprimit më 22 janar 1911 Sasha Ristiqi i kishte shkruar konsullit serb në Shkup duke e shprehur habinë për qëndrimin e kajmekamit ndaj të ankuarve duke thënë se “Çifqinjët e kanë të drejtën mbi tokën që e punojnë”. Kur me rastin e amnestisë së janarit të vitit 1911 mytesafiri e kishte liruar nga burgu aktivistin e lëvizjes shqiptare Hamdi Novobërdën nga Gjilani, serbët e Gjilanit ishin ankuar te kajmekami se Hamdiu e kishte vrarë priftin Kataniq për motive politike si dhe iu kishte kërcënuar të tjerëve. Xhelal Beu e kishte refuzuar të kenë qenë vrasje politike duke thënë se më të rrezikshëm janë mësuesit serbë se Hamdiu ( po aty faqe 48).

    Edhe pse pushteti qendror ishte në dijeni se Xhalal beu ishte në lidhje me kryengritësit shqiptarë për shkak të situatës së tensionuar në vitet 1910–11 nuk ndërmorën masa ndaj tij, por bashkë me shumë redifë (ushtarë rezervë) nga Gjilani e trasferuan në Jemen për ta shuar kryengritjen arabe. Në mesin e redifëve kishte edhe seferas si Isuf Isuli, i biri i Idrizit i cili edhe u vra atje, pastaj Dalip Dalipi, Sahit Sahiti dhe Hajdar Zeneli. Xhelal Beu ishte marrë vesh me Jahjanë, imamin prijës të kryengritëseve arabë dhe e bind që të mos luftojnë në mes veti, sepse edhe shqiptarët sikurse arabët luftojnë për të njëjtin qëllim, pra për çlirimin e tokave të veta. Xhelal beu pas largimit nga Gjilani nuk i kishte shkëputur lidhjet me Idriz Seferin dhe bashkëluftëtarët e tij. Ai kah gjysma e vitit 1911 ishte emëruar vali i Kumanovës dhe kishte vazyhduar ta ndihmojë popullin e asaj ane.

     

    Kuvendi i Ferizajit më 5-23 korrik 1908 dhe rrjedhat politike në Gjilan dhe rrethinë

    Si parapërgatitje e pjesëmarrjes së Kazasë së Gjilanit në Revolucionin xhonturk ka qenë tubimi në fshatin Orman?, afër Shkupit në verën e vitit 1908 dhe në prag të revolucionit. Organizatorë të tubimit ishin Komitetet xhonturke, kurse pjesëmarrës ishin edhe prijësit shqiptarë të pjesës juglindore të Vilajetit të Kosovës. Në atë tubim përveç Idriz Seferit morën pjesë edhe Islam Pira dhe Hamdi Kurteshi nga Pozhrani me ç’rast u shqyrtua çështje e koncesioneve që kishte bërë sulltani ndaj fuqive të mëdha, për keqpërdorimet e organeve të pushtetit si dhe ishte marrë qëndrim që në të ardhmen të mos paguhet asnjë detyrim dhe të punohet për krijimin e një shteti demokratik parlamen- tar në të cilin do të siguroheshin të drejtat kombëtare për të gjithë banorët e vendit (Aliriza Selmani: Gjurmime historike për Gjilanin dhe rrethinën f. 10).
    Në Kuvendin e Ferizajit u morën vendime të shumta, me ç’rast po i veçojmë disa: Më 2 korrik sulltanit iu dërgua një telegram kërcënimi që nëse nuk shpallet Kushtetuta e vitit 1876 do të fillonte marshimi i 50 mijë shqiptarëve drejt Stambollit (po aty f. 17). Duke e ditur se sulltani nuk do të përgjigjet pozitivisht shqiptarët kishin filluar marshimin drejt Shkupit ng Bujanoci, Gjilani, Presheva, Kumanova, Tetova e tj. Asokohe ambasadori austrohungarez në Stamboll njoftonte Vjenën se rreth 50 mijë shqiptarë ia kishin mësyrë Shkupit nga veriu i Shqipërisë (po aty f. 22). Në ndërkohë në rretinë përgatiteshin vendstre-hime për kryengritësit që arrinin nga çasti n]ë çast. Sipas konsulit serb Bullançiq në fshatrat Orman dhe badofc ishte paraparë të vendoseshin rreth 2 mijë kryengritës, ndërsa në Shkup iahin goditur 10 furra për të pjekur bukë dhe ishin poprositur 200 tenda për vendosjen e tyre ( po aty f. 41). Sulltani i trembur nga lëvizja revolucionare shqiptare dhe xhonturke u detyrua ta pranonte kushtetutën e vitit 1876 në natën në mes 22 e 23 korrikut të vitit 1908.
    Më 25 korrik në Shkup ishte planifikuar të shpallej kushtetuta në mënyrë solemne. Këtë gjë populli e priste me shpresë dhe me entuziazëm të madh. Për atë arsye, atje më 24 korrik në mbrëm-je shkuan në Shkup me tren special nga Ferizaji 60 përfaqësues nga Kuvendi i Ferizajit. Ata u pritën ngrohësisht dhe me nderime të mëdha nga autoritetet dhe qytetarët, mirëpo masës së armato-sur shqiptare nuk iu lejua që të hyjnë në qytet. Për këtë qëllim komiteti xhonturk dha urdhër që qyteti të rrethohej me forca të mëdha ushtarake dhe me topa (44).

    Kryengritja e përgjithshme në Vilajetin e Kosovës më 1910

    Pasi që paria shqiptare kishin kuptuar se as sulltan Hamiti, as Komiteti turk për Shpëtim dhe përparim, çështjen e pavarësisë nuk mendonin ta zgjidhnin fare në favor të kombit. Shqiptarët e dinin se rreziku i Serbisë për shqiptarët dhe trojet e tyre ishte shumë herë më i madh se ai osman. Kështu mbledhja e Komitetit të Gjilanit e udhëhequr nga Idriz Seferi kishte bërë përgatitjet për luftën e ardhshme. Përveç të tjerash ishte vendosur që popullit t’i bëhej thirrje që të mos paguajë taksa, që të mos i përgjigjet ftesës për shërbim ushtarak, që të sigurojë armë dhe të jetë vigjilent. Kazaja e Gjilanit dhe e Prishtinës si territor kufitar me Serbinë duhej që me kujdes t’i përcjellë veprimet dhe synimet e Serbisë ndaj çështjes shqiptare. Idriz Seferi ia kishte bërë me dije parisë së Serbisë së luftë të përbashkët kundër mund të bënin vetëm në baza të barabarta dhe pa asnjë kushtëzim. Si dëshmi e fillimit të parapërgatitjeve ishte edhe deklarata e Idrizit, i cili kishte thënë “Vllazen na se shpejti do të nisemi ta zamë Grykën e Kaçanikut, të Moravës e të Preshevës e të grykave të tjera të rëndësishme. Atje do t’i tregojmë Turqisë dhe Evropës se sa luftojmë na për trojet tona, për të drejtat tona, për lirinë tonë dhe jo për mbret e kral sikur se po shkruajnë nëpër gazeta (Seferi ndër shekuj f. 50).


    Fillimi i kryengritjes

    Sinjalet e parra të kryengritjes ishin konfliktet e para të armatosura në ditët e prillit të vitit 1910 në Pejë dhe në Llap ndërmjet fshatarëve shqiptarë dhe ushtrisë turke, e cila kishte shkuar t’i vjelë taksat me dhunë. Autoritetet osmane në vend se të lejonin hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe që të liberalizohej jeta e popullit kishin urdhëruar mbylljen edhe të atyre shkollave që ishin hapur dhe i kishin shtuar represaliet ndaj popullit. Konform me situatën Komiteti Qendror i kryengritjes kishte parashtruar këto kërkesa: vetëqeverimi i Shqipërisë nën hijen e Perandorisë Osmane me flamurin shqiptar të bashkuar me atë turk, guvernatori i dërguar i Turqisë të jetë me miratimin e Shqipërisë, Shqipëri të quhen katër vilajetet, pra Vilajeti i Shkodrës, i Kosovës, i Manastirit dhe i Janinës dhe të qeverisen me kabinet shqiptar, me ushtrinë e vet kombëtare, me nëpunës të vet pa dallim feje dhe derisa Turqia të mos i përmbushë këto kërkesa kryengritësit nuk do t’i lëshojnë armët nga dora, por do t’i kërkojnë me gjak e me theror sikur të mos mbesë vetëm një shqiptar-Qetësia e vendit të mos trazohet, të huajt do të mbrohen. Pasi që të fillojë kryengritja çdo shqiptar duhet të vrapojë shpejt kudo qoftë për t’u bashkuar me kryengritësit. Poashtu edhe ushtarët shqiptarë të tokës dhe të detit të çdo shkalle si dhe nëpunësit civilë e të tjerë që ndodhën në bukë të Turqisë. Ndryshe kush nuk do të ngritet ose të tradhtojë kudo dhe në çfarëdo mënyre bëhet pengim për ta prishur kryengritjen dhe qëllimet e saj, do të dënohet me vdekje, si dhe familja e tij, kurse gjë e mall i zaptohet për kryengritje. Kush nuk është i zoti ta ndihmojë kryengritjen me ar[më, lypset ta ndihmojë me para në çdo mënyrë. Mjekët dhe barbërësit ( farmaceutet) shqiptarë detyrohen të bashkohen me kryengritësit për të shërbyer programit. Çdo gazetar shqiptar me të filluar të kryengritjes, me të marrë vesh, lypset ta botojë Programin e kryengritjes në faqen e parë të gazetës së tij. Përmbajtja e katër nyjeve të para të lidhet me patriotizmin e shqiptarëve (po aty f. 51).
    Lidhur me fillimin e kryengritjes të përgjithshme të Vilajetit të Kosovës thuhej se në rrafshin e Kosovës në Mitrovicë, në Vushtri, në Prishtinë, në Gjilan, në Ferizaj e gjetiu kishte rreth 30 mijë ushtarë turq të armatosur, prej të cilëve rreth 15 mijë ishin nga rrethi i Mitrovicës. Në mesin e ushtarëve kishte edhe shumë shqiptarë që kishin dezertuar nga radhët e ushtrisë turke. Me qëllim shuarje të kryengritjes shqiptare Turqia në pjesën e parë të prillit kishte dërguar 18 batalione ushtarësh nga Shkupi, ndërsa më të shpejt pritej për t’u dërguar edhe 34 batalione të tjera. Për shkak të situatës shpërthyese sulltani shpall një dekret shtetrrethimi për Prishtinën dhe Pejën duke kërkuar nga populli t’i dorëzojnë armët. Komandant i ekspeditës për dorëzimin e armëve ishte caktuar Shefqet Turgut Pasha i cili ishte shumë i aftë, por edhe shumë gjakpirës i shqiptarëve, prandaj edhe quhej ashtu. Më 9 mars 1910 Ismajl Qemajl Vlora në emër të deputetëve shqiptarë në parlamentin turk kushte kundërshtuar ekspeditën e Turgut Pashës dhe kishte kërkuar që menjëherë të ndërpritet terrori ndaj popullit shqiptar duke e vënë rrezikun nga Aleanca Ballkanike në mes të fqinjëve të popullit shqiptar, të cilët pothuaj se i kishin bërë hartat e copëtimit të territorit shqiptar, siç thuhej pas largimit nga Ballkani të të sëmurit të Bosforit. Në rrethin e Gjilanit gjatë prillit ishin shtruar incidentet, por edhe numri i vullnetarëve shtohej nga çasti në çast. Në popull mbretëronte atmosferë lufte. Idriz Seferi ishte kreu i organizimit dhe vazhdimisht mbante mbledhje me krerët e kryengritjes në Pozhran, në Viti, në Preshevë e gjetiu. Në të gjitha ato mbledhje ishte trajtuar gjendja e mbrojtjes së popullsisë serbe dhe ishte theksuar se për çfarëdo keqtrajtimi çdo individ do të përgjigjet. Popullata serbe nuk ishte ftuar në kryengritje, ndërsa përfaqësuesit e shtetit serb në Shkup dhe në Prishtinë përmes agjentëve të tyre e njoftonin qeverinë serbe për çdo gjë që ndodhte në Kosovë, e veçmas në Anamoravë. Konsuli serb në Prishtinë për tubimin e Pozhranit kishte njoftuar eprorin e vet se në Kazanë e Gjilanit është tubuar një masë e madhe kryengritësish dhe se shqiptarët e të gjitha viseve janë simpatizeus të Lëvizjes (25). Me qëllim të ngulfatjes së kryengritjes, ministri i luftës i Përandorisë Osmane, Mah-mut Shefqet Pasha, kishte vendosur që në Kosovë t’i sjell’ forcat elite të stërvitura nga oficerët gjermanë dhe të armatosur me armët më moderne gjermane të kohës.


    Tubimi i Carralevës

    Para se të fillonte lufta në oborrin e xhami-së së fshatit në Carralevë ishin tubuar krerët e luftës, si Isa Boletini, Idriz Seferi, Hasan Hyseni i Budakovës, Ramadan Zaskoku e të tjerë. Tubimin e kishte udhëhequr Idriz Seferi në të cilin ishte shqyrtuar gjendja rreth përgatitjes, e sidomos furnizimi i luftëtarëve me ushqim. Ishte konstatuar se gjendja me furnizim të ushqimit ishte organiz-uar mirë dhe se kryengritësit në asnjë grykë dhe në asnjë përrua nuk kishin mbetur pa bukë, të cilën ua kishte siguruar vetë populli. Vlen të përmendet se nga Bjeshkët e Carralevës shihe-shin kupolat e tendave gjakpirëse të Shefqet Turgut Pashës, por ato nuk i trembnin luftëtarët e lirisë shqiptare, të vendosur për të luftuar për pavarësinë dhe çlirimin e të gjitha territoreve shqip –tare, të cilat me shekuj sundoheshin nga push-tues të ndryshëm.

    Beteja në Grykën e Kaçanikut

    Prandaj lidhja e Kosovës me hekurudhë kishte shtuar ambicjet dhe pretendimet për Kosovën. Gryka tjetër e Kosovës që çonte në drejtim të qendrës së lashtë Prizrenit ishte ajo e Carralevës. Ajo grykë edhe pse nuk kishte hekurudhë ishte tejet e rëndësishme për depërtimin e ushtrisë osmane thellë në territorin shqiptar të Kosovës dhe të Shqipërisë së sotme. Kosova në lindje i kishte edhe dy gryka të rëndësishme për hyrjen e armiqve nga lindja në zemër të Kosovës, Gryka e Konçulit dhe Gryka e Karadakut. Në kohën kur turqit ia mësynin Kosovës vinin më shumë nga Kumanova, Presheva dhe Bujanoci. Këto ishin tri qendra shumë të rëndësishme në lindje të Vilajetit të Kosovës, por edhe shumë të rëndësishme për kumunikacionin ndërkombëtar, e sidomos në kohën kur fqinj ynë verior Serbia me Rusinë kishin bërë plane për ta pushtuar Luginën e Preshevës, që nga Bujanoci, deri te Kumanova e Shkupi, bile kishin punuar edhe për ndërtimin e kanalit Danub-Deti Egje në Selanik.


    Vlera e Grykës së Karadakut u tregua edhe në vitit 1999

    Pas bombardimit të Serbisë për qëllimet gjenocide dhe eliminimin e popullit shqip-tar nga toka e tyre shekullore dhe pastrimin etnik dhe kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës bashkë me forcën e Aleancës Atlantike ai theu kurrizin Serbisë dhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës ku Serbia kapituloi para NATO-së siç thotë populli ynë edhe pse ne shqiptarët pritnim se okupatori i fundit do të largohet nga Kosova rrugës prej nga ka ardhur dhe po asaj rruge do të vinin çlirimtarët, por ajo nuk ndodhi. Armiku u largua të njëjtës rrugë nga kishte ardhur, por çlirimtarët na erdhën Grykës së Karadakut. Nëpër atë baltën nga vinin edhe më herët turqit osmanli, bullgarët më 1913 dhe 1941, serbët më shumë shkonin në Karadak, Grykës së Karadakut për t’i zënë kaçakët shqiptarë, për t’i identifikuar djemtë e shëndosh dhe për t’ua përgatitur kurthat në 100 vitet e fundit.
    Se cila është Gryka e Karadakut për ata lexues të nderuar që nuk din vetëm disa rreshta. Prej kufirit të Maqedonisë me Kosovën nga mali Maja e Zezë dhe fshati Bellanoc në mes Stançiqit në Kosovë rrjedh përroi i cili quhet uji i kuq dhe përroi i fshatrave Rusht dhe Dunavë dhe bashkohen këto dy përroje, të cilat derdhën në Moravë mes të Lladovës dhe Budrikës. Gjatësia e lumit që quhet Shurdhanka nga burimi e deri në derdhje ka 30 kilometra. Ky lumë nga derdhja në Moravë kalon nëpër Lladovë, Zhegër, Haxhaj Pidiq, Shurdhan. Verës ka shumë pak ujë, kurse në vjeshtë, dimër dhe pranverë ka shumë ujë. Strategjia e grykës është me shumë rëndësi, sepse rruga Gjilan-Kumanovë shkurtohet rreth 20 km. Nëse shkohet Gjilan-Preshevë e shumë më gjatë është Elezhan-Shkup-Kumanovë. Tash e tri vite është asfaltuar rruga Gjilan-kufiri me Maqedoninë. Cila ishte dëshira e shqiptarëve me rastin e ardhjes së çlirimtarëve? Francezët erdhën nëpër baltën e trojeve shqiptare prej Sllupçanit deri në Zhegër, sepse rruga ishte e paasfaltuar. Tanket franceze dhe ushtarët që ishin përlloqur na u dhimbsen, por një plak na tha ndasht sepse gjyshërit e tyre na kanë hyrë në hak më 1912 sepse atëherë është dashur të na ndihmojnë. Plaku mori aplauz për ushtarët e rinj dhe jo për ushtarët e vjetër. Në fund është fakt se me qindra helikopterë të Aleancës nga Kumanova kanë hyrë në Kosovë, në Gjilan e rrethinë dhe njerëzit e kuptuan se sa rëndësi paska pasur Gryka e Karadakut për Anamoravën.


    Marrja e Grykës së Kaçanikut

    Kryengritja e Vilajetit të Kosovës kishte për-fshirë të gjitha viset e Kosovës, por caku kryesor ishin Gryka e Kaçanikut dhe Gryka e Carralevës ku ishin përqendruar forcat më të mëdha të kryengritësve. Kjo ishte planifikuar qysh më herët, sepse këto dy gryka e shkëputnin ushtrinë turke në Kosovë dhe e pamundësonin ardhjen e ushtrisë turke nga Selaniku, Manastiri e Shkupi. Këto dy gryka, e sidomos ajo e Kaçanikut e paralizonte Perandorinë Osmane në këtë pjesë të Ballkanit. Gryka e Kaçanikut ruhej nga krye-ngritësit e Anamoravës, të Preshevës dhe kuptohet të Kaçanikut, ndërsa komandant ishte Idriz Seferi. Qëllim kryesor i kryengritësve ishte që ta marrin hekurudhën që lidhte Shkupin me Mitrovicën. Sipas shtypit serb komandës ushtarake osmane i zihej për të madhe që kishte lejuar që kryengritësit shqiptarë të marshonin drejt Kaçanikut. Forcat shqiptare rreth 3 mijë vetë, të prirë nga Idriz Seferi ishin strehuar në malet e Beqir Sadovinës dhe më 23 prill marshuan drejt Kaçanikut, e morën Shkallën e Kaçanikut dhe e zunë Grykën te Guri i Shpuem, kurse të nesërmen në orën 7,30 e ndalën trenin që vinte nga Shkupi dhe pasi që bënë kontrollin e trenit i çarmatosen 40 ushtarë e oficerë turq, por nuk i keqtrajtuan. Në vazhdim kontrollimi bëhej, dhe trent qarkullonin drejt Mitrovicës normalisht, por pa ushtarë turq. Më 27 prill qarkullimi i trenave ishte ndërprerë, kurse pushteti osman edhe zyrtarisht prijës të kryengritësve të Kazasë së Gjilanit i kishte shpallur Idriz Seferin, Adem dhe Mustafë Kabashin nga Kabashi, Ramë Abdylin nga Pozhrani, Salih Kupinën nga Tërpeza, Hasan Lutën, Katil Ahmetin dhe feti Proshin. Kryengritësit nga Presheva, Gjilani, Kaçaniku e Tetova kishin zënë pritat në të dy anët e Grykës së Kaçanikut, ashtu sikurse edhe kishte qenë planifikuar që më parë. Për këtë ngjarje konsulli serb në ditarin personal kishte shkruar “Në Kaçanik ndodhet Idriz Seferi dhe 6-8 shqiptarë të armatosur. Seferi deklaron se fitorja është e sigurt dhe se ushtria armike do të pësojë keq”(27). Për numrin e kryengritësve shqiptarë në Grykën e Kaçanikut jepen shifra të ndryshme prej 3 mijë, 15 mijë, 20 mijë. Sipas mendimit të shumë historianëve aty kishin qenë rreth 5-6 mijë kryengritës të armatosur kurse numri i saktë nuk mund të dihet, sepse përditë nga Gjilani, Vitia e Presheva niseshin vullnetarë drejt Kaçanikut. Se çfarë beteje e përgjakshme ishte bërë flasin këto vargje:

    Kaçanikut i raft pika
    Nuk e ditka çka asht frika
    U vranë me pushkë
    Janë therë me thika
    Therë me thika nan sahat
    Tej sa kali ra not n”gjak (28)

    Kryengritësit ishin shumë të përgatitur dhe çka është me shumë rëndësi të theksohet se në shënjestër ishin sidomos oficerët osmanë, ndërsa ushtarët kurseheshin, gjë të cilën e dëshmon edhe gazeta bullgare “Dnevnik”, e cila shkruante se” oficerët u veshen me rroba nizami-ushtari për të mos u dalluar me që kryengritësit shqiptarë po bënin kërdi duke vrarë oficerë, sidomos në luftën e Carralevës dhe të Kaçanikut. Plagët e oficerëve janë në gjoks e lartë, dhe kjo dëshmon se shqiptarët shtinë drejt (29).


    Marrja e Grykës së Kaçanikut ishte planifikuar më heret

    Kjo ishte planifikuar qysh më herët, sepse këto dy gryka e shkëputnin ushtrinë turke në Kosovë dhe e pamundësonin ardhjen e ushtrisë turke nga Selaniku, Manastiri e Shkupi. Këto dy gryka, e sidomos ajo e Kaçanikut e paralizonte Perandorinë Osmane në këtë pjesë të Ballkanit. Gryka e Kaçanikut ruhej nga krye-ngritësit e Anamoravës, të Preshevës dhe kuptohet të Kaçanikut, ndërsa komandant ishte Idriz Seferi. Qëllim kryesor i kryengritësve ishte që ta marrin hekurudhën që lidhte Shkupin me Mitrovicën. Sipas shtypit serb komandës ushtarake osmane i zihej për të madhe që kishte lejuar që kryengritësit shqiptarë të marshonin drejt Kaçanikut. Forcat shqiptare rreth 3 mijë vetë, të prirë nga Idriz Seferi ishin strehuar në malet e Beqir Sadovinës dhe më 23 prill marshuan drejt Kaçanikut, e morën Shkallën e Kaçanikut dhe e zunë Grykën te Guri i Shpuem, kurse të nesërmen në orën 7,30 e ndalën trenin që vinte nga Shkupi dhe pasi që bënë kontrollin e trenit i çarmatosen 40 ushtarë e oficerë turq, por nuk i keqtrajtuan. Në vazhdim kontrollimi bëhej, dhe trenat qarkullonin drejt Mitrovicës normalisht, por pa ushtarë turq. Më 27 prill qarkullimi i trenave ishte ndërprerë, kurse pushteti osman edhe zyrtarisht prijës të kryengritësve të Kazasë së Gjilanit i kishte shpallur Idriz Seferin, Adem dhe Mustafë Kabashin nga Kabashi, Ramë Abdylin nga Pozhrani, Salih Kupinën nga Tërpeza, Hasan Lutën, Katil Ahmetin dhe Feti Proshin. Kryengritësit nga Presheva, Gjilani, Kaçaniku e Tetova kishin yënë pritat në të dy anët e Grykës së Kaçanikut, ashtu sikurse edhe kishte qenë planifikuar që më parë. Për këtë ngjarje konsuli serb në ditarin personal kishte shkruar.


    Luftimet në Grykën e Kaçanikut

    Gryka e Kaçanikut ishte bllokuar nga të dy anët nga kryengritësit kah Shkupi dhe Ferizaji. Turgut Pasha në cilësinë e komandantit suprem të ushtrisë osmane në Kosovë u kshte bërë thirrje kryengritësve që të shpërndaheshin dhe të shko-nin nëpër shtëpi të veta. Ai u përpoq ta përdorë metodën e dinakërisë dhe për atë qëllim më 27 prill i kishte ftuar në Prishtinë të gjithë krerët shqip-tarë nga të cilët kishte kërkuar që të ndikojnë te kryengritësit që të qetësohen dhe të shpërndahen nëpër shtëpi. Këtë komanda ushtarake e kishte bërë me qëllim që të përfitojë në kohë deri sa të arrijnë forca të reja nga Selaniku dhe Stambolli. Në ndërkohë Turgut Pasha kishte tubuar Këshillin ushtarak të luftës me komandantët dhe gjeneralët: Shefki Pasha, Ali Pasha, Xhavit Pasha si dhe Daut Pasha. Turgut Pasha ishte i sigurt në fitoren e tij, kështu që konsullit serb Nenadiq në Stamboll i kishte deklaruar se “ së shpejti do të nisemi në Ka -çanik ku do t’i kapim dhe do t’i vrasim prijësit kryengritës. Raportuesi shprehte rezervë ndaj atyre fjalëve të tij sepse “ në ralitet ishte shtuar dyshimi i portës në fitore (31). Pas përgatitjeve intenzive dhe të gjithanshme nga Këshilli i ministrave ishte dhënë urdhër që forcat ushtarake nga Ferizaj dhe Shkupi të nisen drejt Kaçanikut. Nga Ferizaj ishin nisur 30 batalione të këmbësorisë me altileri dhe reparte të kalorësisë në tri drejtime: Krahu i majtë nën drejtimin e osman Pashës me 8 batalione ushtarësh, 2 bateri topash malor dhe 4 mitralozë, kishte marshuar në drejtim të Pozhranit, Viti, Korbliq, për të vepruar nga ana e veriut dhe për të arritur në Han të Elezit. Krahu i djathtë nën komandën e Xhavit Pashës me 10 batalione, me 2 bateri topash, me 4 mitralozë ishte planifikuar të vepron -te në jugpërendim, kështu që kishte marshuar drejt rrjedhës së Lepencit. Kolona e tretë qendrore e udhëhequr nën komandën e vetë Shfqet Pashës me 8 batalione, me 4 bateri topash dhe me 8 mitralozë kishte marshuar në drejtim të Ferizajit, Komogllavë, Begracë, Nikoc për të arritur në Kaçanik të Vjetër. Ushtria e stacionuar në Shkup poashtu marshoi në tri drejtime. Një kolonë marshoi nëpër Quhor e Bllatë për ta sulmuar Demjakun. Disa batalione që ishin nisur nga Shkupi, të udhëhequr nga Mehmet Pashë Dervalla pasi që e kishin thyer rezistencën e shqiptarëve kishin depërtuar në Gllobiçicë dhe kishin arritur që t”i vendosin topat në një lartësi që dominonte në Grykën e Kaçanikut. Kolona e tretë nga Shkupi ishte nnisur në drejtim të Kumanovës, të Preshevës, të Bujanocit, Gjilanit. Kështu forcat kryengritëse ishin të rrethuara në të gjitha anët në mes Gjilanit, Karadakut, Ferizajit, Shkupit, Maleve të Sharrit, Anamoravës dhe Kaçanikut. Para se të bëhej rrethimi i hekurt i kësaj pjese të Kosovës, Shefqet Turgut Pasha kishte urdhëruar që të shkatërrohen të gjitha fshatrat shqiptare ku do të kalonte ushtria turke me qëllim të frikësimit të popullsisë dhe të zbrajes së kryengritësve shqiptarë për ta ndërprerë luftën. Kolona e majtë e komanduar nga osman Pasha i kishte shkatërruar fshatrat kabash, Binçë, Pozharan e të tjera në të cilat ishin fortifikuar fshatarët të cilët forcave turke u shkaktonin dëme të mëdha, kurse konsuli serb kishte shënuar “Osman Pasha hyri në Kaçanik me një ushtri tejet të shkatërruar” kolona e Shefqet Turgut Pashës pasi që u përforcua me njësi të reja nga Ferizaji vazhdoi rrugën në drejtim të Kaçanikut. Ushtria e kolonës së dytë dogji radhazi fshatrat Begracë, Stagovë, Runjevë, Verban dhe të tjera duke vrarë shumë civilë, gra e fëmijë. Të gjitha kolonat marshuan drejt Grykës së Kaçanikut. Më 29 prill kishte filluar beteja më e madhe ndërmjet kryengritësve dhe forcave turke. Sipas burimeve historike ushtria osmane kishte angazhuar rreth 9 mijë këmbësorë, 2 batalione të altilerisë dhe repartet e kalorësisë. Turgut Pasha me me altileri rrafshoi për toke fshatrat përreth Grykës së Kaçanikut. Luftimet më të rrepta u zhvilluan prej 30 prillit deri më 2 maj 1910, kur në Shkallë të Kaçanikut luftohej fyt për fyti me ç’rast mbeten shumë të vrarë në të dy anët.
    Kryengritësit luftuan me guxim të hatashëm gjë të cilën e pranuan edhe oficerët osmanë, të cilët ishin mahnitur me trimërinë dhe disiplinën e tyre. Kryengritësit pas 2 majit u tërhoqën në drejtim të Karadakut dhe të Anamoravës, prej nga e vazhduan luftën edhe shumë kohë. Një pjesë e kryengritësve u tërhoq në drejtim të Grykës së Carralevës për ta vazhduar luftën për mbrojtjen e Rrafshit të Dukagjinit si dhe qytetin e besa-besës shqiptare Prizrenin. Kështu përfundoi një prej betejave më të mëdha nga kryengritësit shqiptarë nën udhëheqjen e Idriz Seferit. Luftimet vazhduan në Carralevë e gjetiu. Turdut Pasha pas tërheqjes së kryengritësve u doli prapa shpine dhe u përpoq që t’i rrethonte me qëllim të shpartallimit sa më të shpejtë.


    Lufta e Komogllavës

    Pasi kryengritësit u tërhoqën nga Gryka e Kaçanikut, Idriz Seferi me shtabin e vet ndodhej në Komogllavë, ku kishin zënë pozita dhe me qëllim të vazhdimit të luftës drejt Karadakut. Sipas studiuesit turk Syjelman Kulçe më 2 maj 1910 ishte zhvilluar një betejë e madhe. Sipas këtij historiani ishte zhvilluar luftë e rreptë ku turqit kishin humbur oficerë dhe 113 ushtarë, ndërsa sipas kryekomandantit dy batalione turke kishin shtënë kundër njëri tjetrit për shkak të rrëmujës që ishte krijuar. Në këtë luftë vetë komandanti Idriz Seferi ishte përballur me ushtrinë turke dhe ishin vrarë 12 ushtarë turq. Lufta ishte e rrufeshme, por e pabarabartë, sepse Idriz Seferi ishte me fare pak ushtarë, kurse forcat turke ishin në ofanzivë dhe shumë më të mëdha. Në saje të shkathtësisë Idriz Seferi shpëtoi bashkë me suitën e vet, kurse luftërat nuk u ndërprenë deri më 1912. Gjatë luftimeve më 1910 Idriz Seferi dy herë është shpallur i vrarë nga komanda e ushtrisë Osmane.
    _______________________
    Shkrimi ësjtë botuar me rstin e 100 vjetorit  të betjës së Kaçanikut

    Marrë nga gazeta "Bota sot"