Mittwoch, 5. Juni 2013

Hasan Qyqalla

Hasan Qqalla u lind më 8 janar 1961 në Bardh të Fushë Kosovës. Poezin filloi ta shkruaj që në bankat e shkollës fillore. Më 1976, botoi poezinë e parë në Revisten „Shendeti“! Që atëher është i pranishëm pothuaj në të gjitha organet letrare të kohës në Kososvë. Ishte themeluse e Kryetar i Klubit Letrar „Naim Frashëri“ në Bardh, antarë i klubit Letrar „Lulëkuqet“,Klubit Letrar të Fushë Kosovës, të Fakultetit Filozofik, etj. Nga viti 1993 jeton e vepron në Brohl, afër Bonit në Gjermani. Është antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, dhe Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptar në Gjermani. Fitues i disa konkurseve poetike dhe bartës i shumë Dekoratave.

Librat e botuar:
1.“Dua të vdes shqip”, Sh.B. Spektri – Prishtinë.
2. “Robi i Lirisë”, Sh.B. “Mërgimi A&B” Tiranë – Gjenevë – Prishtinë.
3. Bashkautor në Antologjinë “Asht e gjak Arbërie”, Sh. B. “Doruntina”, Hanover – Prishtinë.
4. “Prekja e ëndrrës”, Sh. B. “Globur R” – Tiranë.
5. “Arkeologji e shpirtit”, Sh. B. “Shkëndija” – Prishtinë.
6.“Meshari modern”, Sh.B. “ADA” – Tiranë.
7. “Trinomi i Lirisë”, Album poetic me bashkautor (N. Lulaj) , Sh. B. “Jeta e Re” – Prishtinë.
8. Ideator e autorë i Antologjisë (100 poet, 100 poezi) “Një shekull dritë”, Sh. B. “ADA” – Tiranë.
9. “Buzëqeshje e trishtë”, Sh. B. “ADA” – Tiranë. Të gjitha përmbledhje me poezi!



Hasan QQYQALLA

NJOHJA ME ELIN NGA ÇAMËRIA

Jam molisur nga udhëtimet e gjata,
N'pritje t'këngës Çamëria shurdhër fle
Unë thyej kufi shtetesh e futem n'atllase
Më thuaj ku të lashë? Të pyes ku më le?

Me vizën e kuqe n'indeksin e kaftë
... Për disa muaj do çmallemi në valë
Ty çame e njomë vesa mos te raftë
Shqip kur më pyete:_"Si të thonë,or djalë?"

Unë emër Orienti, ti paksa Helenase
Gjurmonim rrënjët në buzë të detit,
-Jam deg'e degdisur,-the,-s'jam Kretase
-Shikim' i parë si goditje e tërmetit!

Tok takuam Nolin ne teatrin antik
Dramë arvanitase luante çuditërisht
Loti i vakët mbi faqe të rrëshqet
Kodi i gjakut tuaj foli arbërisht.

-Ç'ke zemër të pyeta me qetësi
-Duke ndjerë tënden zbrazëtirë-hon
-Fjala zemër, si në shqip u gjegje
-N'asnjë gjuhë BESA nuk tingëllon!

U njohëm që të vuajmë,apo kush na ndau?
Ti ngele në ishull,unë kthyer n'atdhe
U dogjen dhe letrat,syri shqip qau
S'më kujtohet ku të lashë? e di ku më le!?

Në fillim të kthimit e mora disi lehtë
Madje s'thosha dot as fjalën "dashuri"
Por tërësisht i qullur nga stuhia jote
Thellë në zemrën time po ndjeje mërdhi!

Mbaje premtimin me forcën e dëlirësisë
Letrat e malluara si rërë e zhuritur
Ruaje emrin tënd Eli e Çamërisë
E yllta ime arbëreshë gjakshprishur!

Nëse më pret diku, pse këtë s'ma the
Nuk di që të lashë,nuk di që më le
Nëse më lexon, të lus për një Ftesë
Çamërisht më fto kurrë të mos vdes.

Atje do të vij prap në një ditë gushti
Trageti i fundit do më sjellë në Kretë
Të të gjej gjurmët në hirin nga prushi
Apo vetmin të zgjoj në plazhin e shkret.


 DO KTHEHEM PËRSËRI

Në majat e bjeshkëve
Në fushat e blerta
Në çdo konak
… dhe në rrugë
Gdhendim emrin Kosovë
Kryedashurinë tonë

As veriu kur fërfëllinë
Germat e emrit s’i luan dot
Në rrepet e lashtë çdo germë ka rrënjët
Në shqotat e kohërave qëndruam fort.

Fëmijë a plak
N’Atdhe a mërgim
Në varr, a gjallë
Japim kumtin krenarë:
“Jam SHQIPTAR!”.

Nuk tretet etnia
Boshti i gjuhës
Gjaku i Jasharajve
Derdh shqip

Ligjëroj arbërisht
Dasmë me Flamur
Lehonën e bartëm mbi supe
Me gjoksin e zbërthyer.

Në çdo vend ku qëndruam
Pas shtegtimit biblik për një strehë liri
Si ritual-lutje para prekjes së bukës:
“Kosovë do kthehem përsëri”.

Vitet kalojnë shpejt
Unë mërgimtari i huaj-busull e mbetur
Një biletë kthimi si hajmali në xhep
Si fëmija – Nënën, Kosovë kam për të rigjetur!


 KOSOVË, FJALA IME E FUNDIT

Të takoj në botën e Dreqit
Me samar të thyer
Flladit të mëngjesit
Ku mrizon Zanë e Malit
Kosovë: Histori n’labirinth
Peng i dashurisë
Gaz i fëmijërisë
Psherëtimë e nusërisë
Ofsham e burrërisë
Kosovë, fjala ime e fundit
Kosovë, Fjalë e bekuar
Burim i pashuar
Kullë, tirq e plis
Kronik e shkruar në fis
Kosovë, ftesa e unit
Kosovë, FJALA IME E FUNDIT!


 MOS …

Mos më thaj sonte lotin e njomë
Ka mall Kosove
Mos ma ndal këngën e re
Ka etje Kosove
Mos më sulmo ëndrrat e natës
Kanë ngjyrë Kosove
Mos më lëndo samarin e shpirtit
Me të bartë Kosovën
Mos më vrit me maskë në lak
Shkel gjakun, vret Kosovën…!


VDEKJA KRENARE
-Familjes Jasharaj-

U përkula para Teje: t’më dëftosh Ti, o Trim
U gjunjëzova para syve: t’thellë sa deti I Arbërit
U përshëndetëm pa zë: për Nder të fisit tim
U ndamë në heshtje: unë n’udhën e mërgimtarit.

Shqiponjë në këngë Kosove
Gjergj epokal i trungut të ri
Baladë shekulli hyre prore
Kandil kombi i brezit të ri…

Fryj një çast puhi marsi: flladit qerpikun e atdhetarit
Ndal rënkimin lum Prekazi: flakadan përtej malit
Zjarr, o trim nga trimëritë: Kosovë djep i Shqiptarit
„Ndal!“ – i the dhunës barbare mbi bijtë e Arbërit.

Kur këndohen këngë Lirie
Sjell voglushët çdo shkurt e mars
Të takoj në tel poezie
Dritë, legjendë,…histori në laps…!


PREKJA E ËNDRRËS

Sot nuk kërkoj aromë lulesh
As lakmoj retë qiellore
As kërkoj ndihmë shenjtërish

Sot le të mos vijnë yjet
As rrezet e hënës
Se s'bie më terr në Kosovë


PREKËM
ËNDRRËN!


Sot Kosovë e Pavarur
Është vet dielli i rilindur
Dhe unë shtetasi i saj Shqiptar

PAVARËSI E KOSOVËS
Prekja e ëndrrës së brezave
Qarkullim i gjakut tim në deje...


 TA BËJMË SHQIPËRINË ...

Atje ku bebzë e Tokës buron gjak
Atje ku Bes’ e Flamur n’arkë, n’miqësi
Atje ku n’bisht ngreh kokë bajlozi plak
Krenarisht ajo Tokë quhet Shqipëri...

Atje ku janë ndërtuar kullat Dardane
Bajraqet ngritur lart në atë Troll
Loja e fëmijëve në gjuhë Ilirjane
Atje, ajo Tokë quhet Kosovë...

Atje ku fushëmejdanet kundërmojnë barot
Ku “Kali i Trojës” merr turr e vrap
Ku loket përkundin djepat me këngë e lot
Ajo palcë Tok’ e bekuar, Kosovë quhet prap...

Atje ku ëmbël përkdhelen valët e detit
Ku Nora e Kelmendit shkroi “parahistori”
Atje ku Oso Kuka n’krye t’arbanasëve të kepit
Derdhi gjakun shqip vetëm për Abëri...

Atje ku flasim, qajmë e qeshim edhe sot
Ku u mbajt kongresi n’zemër të Manastirit
Bilbilat e kombit n’akord me gaz e lot
N’Abetare të shkruhet kjo Tokë është ILIRI...

Atje ku vampirët sot luajnë lojën e djallit
Sofrat janë shtruar me bukë, krip e zemër
Është këngë e plumb roje mbi majën e malit
Luginë e Shqiponjave ju thonë për emër...

Atje ku edhe sot pallen bijtë e Helen – usit
Edhe ai Dhe është i shqipeve Çamëri
Për ne tash po vie (ndoshta) treni i fundit
Unik në një Truall, ta bëjmë Shqipërin – SHQIPËRI

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen