Mittwoch, 5. Juni 2013

Zef Ndrecaj

Zef Ndrecaj lind më 12 tetor 1962 në fshatin Krushevë e madhe të komunës së Klinës. Shkollën fillore e kreu në Budisals, kurse atë të mesme në Qendrën shkollore „ Luigj Gurakuqi „ të Klinës. Diplomoi në shkollën e Lartë Pedagogjike „Bajram Curri „ në Gjakovë në degën e kimisë.
Me shkrime u muar që nga bangat e shkollës fillore. Punoi pesë vite në arsim , deri sa përjashtohet nga puna nga drejtoria e dhu...nshme serbe më 1991. Që atëherë u detyrua të migroje , prandaj edhe sot punon dhe jeton në Austri.


Veprat:
"Prerë", poezi, Klubi letrar “Vorea Ujko” , Klinë 2000
"Ora e Kullës ", Klubi letrar"Vorea Ujko", Klinë 2002
"Shkolla e Luciferrit ", roman satirik , Klubi letrar „ Vorea Ujko „Klinë 2002.
"Tregime odash nga Lugu i Drinit" (folklor), Klubi letrar “ Vorea Ujko “ Klinë 2002.



Zef NDRECAJ
PRERË

Pluhuri i jetës
S’mund ta pushojë gjëmën
As sjelljet vërdallë
Ujë i ngrirë havanit.
Vallëzime në meloditë
Në akordimet e djallit
Të kafshatave të helmuara
Haraçeve që përfalen.

Vrojtime të vdekura
Të një fati të pashkruar
Prerë politikës boshe
Atak i heshtjes së verbuar.

Ngjeshim brezat e skuqura
Lutja mbetet e verbuar
Prerë mallkimit të jetës
Lirisë s’duhet vetëm kënduar.
 

SHKRONJAT E JETËS

Vreshkur nga lotët
Dërmuar nga perëndimi
Pritje në gërmadhat e kullës
Tretje në flakën e qiririt.

Krenohem me vdekjen
Lexohej në një varr të retur
Në gurin dyshkronjash
Liri e Etur.

Ia lëkunda eshtrat
Me tanke i rrafshuan varrin
Humbi shkronjat e jetës
Treti bashkë me truallin.

Mos më kërkoni eshtra
Në arkivolin e tretur
Shkronjat mbanin gjëmën
E euforisë që mbeti.

Kështu më janë tretur
Të parë dhe stërgjyshë
Pranë shkronjave të jetës
Të gjëmës së dyfishtë.
 

ËNDËRR E ZHGËNJIMIT

Lundroja qiellit
Barka ishte në det
Mblidhja ushtimën
Në thastë e mi
Të ëndrrës që mbet.

Prisja valët e detit
Ndëgjoja gjuhën e Hyjit
Të hënës që vret
Në shkretëtirën e robërisë.

Përgjoja vrimave të stuhisë
Erërave që linin mbresë
Shfletoja ditët e lavdisë
Të jetës që nuk vdes.

Kuajt bredhnin lëndinës
Unë shpalosja fërshëllimën
E tefterëve të utopisë
Shekujve të përvidhur
Të ëndrrës së zhgënjimit. 


KALKUTË

Kalkutë
Shpirtërash dërmuar
Ngjyra – ngjyra shtruar
Hyjni e jetës betuar.

Jetë e falur
Atyre që s’kanë ç’të falin
Numëruar në të gjallët
Shpresë e vetme e varrit.

Kalkutë ngritur në vrerë
Bijë e një populli të mjerë
Zhytur në pellgun e gjakut
Cunguar dhe fatit prerë.

Ndihmove ata që s’kanë zë
Të ngrihen dhe përfalin
Lotët nuk thyejnë robërit
As mirësitë që t’i falë.
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen