Nga Xhevahir Cirongu
‘’Drenica’’ e Durrësit dhe 15 vjetrori i çlirimit të Kosovës
(Me rastin e 15 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë,qërshor 1999 e të çlirimit të mbarë Kosovës martire).
Memoriali ‘’Luftëtari i Lirisë’’ te ‘’Drenica’’ Durrës.
Sa herë që marrin vizitorët e ndryshëm rrugën për në Shqipëri, ata do stacionojnë pak çste te memoriali ‘’Luftëtari i Lirisë’’ në qytetin bregdetar të Durrësit. Qytetit të Durrësit i është shtuar edhe një simbol tjetër, që na tregon e do na tregojë në shekuj historinë e bashkimit të të gjithave trojeve shqiptare. Prill 1939! Prill 1999! Vite lufte në këto dy ngjarje me rëndësi jetike për popullin shqiptar. Njëri vit ’39, i kobshëm për popullin shqiptar. Atëherë kur ‘’Sorrat’’ e zeza Musoliane zbarkuan dhe pushtuan Shqipërinë. Ishte 7 prilli i vitit 1939-ës. Qielli i shqipes u nxi dhe toka rënkonte nga çizmja e fashizmit Italian. Por, Kosova martire edhe pas Luftës së Dytë Botërore, mbeti nën thundrën e serbit. Një padrejtësi e historiisë dhe e politikës së kohërave ndaj popullit të vogël shqiptar , por me shpirti të madh që në gjak ka lirnë. Familja patriotike e Sadri Kapitit ka dhënë kontributet e saj si në luftën e Dytë Botrore në çlirimin e Shqipërisë,por edhe në vitin 1999 në çlirimin e Kosovës.Sadri Kapiti ishte invalid I LANÇ. Këtë vit festojmë 70 vjetorin e çlirimit të Shqipërisë e të 15 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Dy festa që do mbeten simbole në shekuj për ne shqiptarët.
Mbas 60 vitesh që nga viti 1939,erdhi viti plot lavdi me bekimin e ‘’Baba Tomorri’’ muaji prill me kurorë të bardha lulesh, ku qe shkruar Liria e Pavarsia e Kosovës! Ishte prilli i vitit 1999-ës!Këtë vit, shqiponjat shqiptare nga perëndimi e diaspora erdhën në Durrës; te ky qytet i lashtë e historik, pranë valëve të detit adriatik. Pikërisht, atje te vatra patriotike e pagëzuar me emrin’’Drenica e Durrësit’’ e vëllezërve ‘’Kapiti’’. Ata ishin luftëtarët e lirisë, të cilët lanë luksin e perëndimit, dhe s’kursyen përveç të tjerave, as edhe gjakun e tyre për çlirimin e gjysmës së kombit e të atdheut, të Kosovës martire.
Në atë kohë,e gjithë bota u tund si tërmet. Popujt e kombeve në gjithë globin, panë me sytë e tyre në stacionet televizive e në gazeta, barbarizmat e gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Nga ky barbarizëm i pashoq, bota e qytetëruar, s’e kishte parë më parë. Si rrjedhojë i këtij gjenocidi, nga Kosova u larguan mbi 800 mijë shqiptarë. Peshën kryesore e mbajti Shqipëria: mbi 500 mijë veta. Bijët e bijat, të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë , nga gjithë trojet shqiptare e diaspora; ju përgjigjën trimërisht thirrjes së Atdheut, për çlirimin e Kosovës nga okupatori shekullor serb, që edhe ajo të ishte e lirë dhe e pavarur. ‘’Drenica’’ e Durrësit, u bë kryeqendra e pritjes dhe e bashkimit të të gjithë vullentarëve të lirisë, për t’i thënë përfundimisht pushtuesit serb se, ky vend këtu ka zot. U desh shumë sakrificë e gjak, që të vinte dita e lirisë dhe pavarsia e Kosovës. Pikërisht, qërshori i këtij viti 2014-ës, populli shqiptar do festojë me madhështi 15 vjetrorin e Çlirimit të Kosovës e 70 vjetorin e Çlirimit nga bisha nazifashiste të Luftës së Dytë Botërore , nëntor 1944- nëntor 2014. Shqipëria u bashkangjit kualicionit dhe frontit antifashistë botëror, qysh në fillimet e tij, me në krye aleatin tonë të madh ShBA. Pas kaq dekadash, erdhi koha që SHBA-ja, iu gjend në krahë shqiptarëve, e në veçanti Kosovës. Ishte pikërisht, aleati ynë strategjik SHBA, e cila udhëhoqi NATO për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb. Dhe më pas, më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova shpallt Shtet i Pavarur e Sovran.
Historia flet në çdo kohë, por bën edhe apel që ajo të mos harrohet kurrë. Të kujtohet e t’u flasi brezave. Sot, në qytetin e Durrëst, pas kaq vitesh nga ajo ngjarje madhore e vitit 1999, për popullin shqiptar e të Kosovës martire, qëndron kryelart memoriali ’’Luftëtari i Lirisë’’. Aty, te ai lokal i vogël ( ish dikur) buzë detit adriatik, u shkrua me gërma të arta e të lyera me gjak dëshmori Liria e Pavarësia e Kosovës. Memoriali ‘’Luftëtar i Lirisë’’ përjetëson historinë e lavdishme të luftës së Kosovës, e të kombit tonë. Përveç memorialit është shkruar edhe një libër që fletë për atë lokal të vogël, por që u kthye në një ambasadë e vërtetë diplomatikoushtarake. Libri me titull ’’Atdhetarizmi jeton në përjetësi’’, me autor Bedri Tahiri nga Vushtrria e Kosovës, midis ngjarjeve të tjerave të cilat janë të shumta, flet edhe për kontributin atdhetar të familjes së Sadri Kapiti. Janë të shumtë inetektualë, akademikë, diplomatë e politikanë, shoqata të ndryshme atdhetare e kulturore, që u janë drejtuar instancave më të larta shtetërore si në Shqipëri e Kosovë që ‘’Drenica e Durrësit’’ të shpallet Muze Historik Kombëtar. Ne po sjellim disa vlerësime në këtë shkrim, sepse ato janë të shumta që kanë bërë personalitete të të gjithave fushave.
Me të drejtë gazetari Thanas Mustaqi në një reportazh të botuar në gazetën ‘’Zëri i popullit’’ më 9 prill të vitit 2000, shkruan se, ’’ Populli e ka shpallur me zemër ‘’Drenicën’’ një ‘’Mekë’’ të atdhedashurise.’’
"Sadri Kapiti ka qenë burrë mbi burra. Fakti është që edhe bijtë ndoqen besnikërisht rrugën e tij"- ka thënë z. Qemal Mançe, , ish-kryetar i Shoqatës së Invalidëve të LANÇ për rrethin e Durrësit, tashmë i ndjerë.’’
‘‘Drenica’’ e Durrësit është qendra kryesore e frymëzimeve atdhetare të buzë detit, është Tempull atdhetarie. Më vjen mire që kjo shtëpi lirie dhe tempull i atdhetarisë, pikërisht u pagëzua nga poetët dhe artistët. Ajo e ndërshqiptarizoi këtë vend, nga i cili buroi jetësimi i çështjes sonë madhore, çlirimi kombëtar.’’
(Xhevahir Spahiu, poet e akademik)
’’Ushtria Çlirimtare e Kosovës është Lëvizja më e mirë që ka krijuar populli shqiptar.Ajo ngriti tensionin botëror dhe i dha argument Amerikës dhe botës së qytetëruar për ta bërë politikën’’ (Spartak Ngjela, avokat) ’’Emri i nderuari ‘’Drenica’’ do të kujtohet gjithashtu edhe si kontribut atdhetar e patriotik i djemëve të familjes së respektuar Kapiti. Ajo meriton që të kujtohet një qëndër e edukimit atdhetar dhe patriotik të brezit të ri. (Bujar Muharremi, ish diplomat e ambasador i Shqipërisë në Kosovë, tashmë i ndjerë)
’’Ky është një moment historik i cili si i tillë duhet të përjetësohet nga të dy qeveritë tona, në Tiranë e në Prishtinë, dhe kjo të futet në planprogramet e tyre si pjesë e histories kombëtare ku brezat e rinj ta vizitojnë rregullisht.’’ (Ilir Malindi,shkrimtar e avokat).
Shfletojmë dokumentat e kohës, të cilat u shkruan në zjarrin e luftës për çlirimin e Kosovës. Kanë kaluar 15 vjet që nga ajo kohë, dhe qërshori i këtij viti, 2014, na jep krenarinë ligjitime. ‘’Lufta nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave. Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviçin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë.’’
‘’Nga Memoriali “DRENICA” atë ditë festive historike, iu dërgua një letër përshëndetëse Xhorxh Bushit, të cilën, para të pranishmëve e lexoi publicisti dhe krijuesi i njohur, z. Bashkim Hoxha. Nga kjo deklaratë ne shkëputëm këtë fragment ku thuhet:
‘’… Nëpërmjet jush ne dëshirojmë t’i shprehim mirënjohjen tonë Kongresit të SHBA dhe institucioneve të tjera ligjvënëse amerikane, të cilat kanë qenë gjithnjë të ndjeshëm në miratimin e një varg rezolutash, ku është denoncuar dhe dënuar shkelja e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhuna dhe terrori sistematik i Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, dënimi i politikave të spastrimit etnik….’’
Qërshori 2014-ës, erdhi edhe më i bukur! Këtë radhë me aromë Lirie!. Atje te Memoriali ‘’Luftëtari i Lirisë’’ në Durrës do vendosim tufa lulesh me aromë lirie në këtë 15 vjetor e përgjithmonë në shekuj. Kështu do jesh mot e jetë e qeshur Kosova ime!
Durrës, 11 qërshor 2014.